Ju lutem shkruani ketu cdo lloj problemi qe keni me forumin

gurax

Pan ignoramus
@broken_smile , eshte e vertete qe ajo ngjyra gri eshte pak e zbehte, keshtu qe per momentin eshte vene nje zevendesues i GrayXen, i emertuar DarkerXen. Do doje edhe pak pune akoma sepse ka shume zona qe jane akoma te zbehta neper shkrime dhe seksione dhe zona te forumit. Por per nja 3-4 dite akoma besoj kompletohet. Sa te gjejme ku i ka te tera 'vidat' e mberthimit. :)
 

katsune

cherry blossom
Flm gurax :) s'eshte se kam shume pretendime gjithsesi, per mua eshte mire dhe keshtu. Pergezime per punen qe keni bere :)
 

"Gambler"

Forumium praecox
Struktura e kesaj forme komunikimi te mundeson automatikisht krijmin e nje lloje marreveshje (joformale) mirekuptimi midis postuesit dhe publikuesit (forumit), e cila permbush dy kushte:

1 - Autori i postimit e autorizon forumin qe te kryej nje postim publik nen emrin e tij;

2 - Forumi pranon ta publikoje ate postim nese postimi i permbahet rregullores se forumit.

Cfaredolloj pretendimi autoresie nga Shqiperia.com rreth materialit qe une kam publikuar ne kete forum, do te ishte thjeshte absurde dhe thyerje e te drejtave te autorit. Per aq kohe sa une jam autori, ekskluziviteti dhe pergjegjesia e cdo postimi qe une bej, me mbetet MUA, dhe JO stafit te forumit. Pershembull, nese do te ngrihej ndonje akuze ligjore kundrejt ndonjeres prej publikimeve te mia, a do te ishte i pergjegjshem stafi i forumit per ate publikim? Sigursht qe JO! Stafi drejtues mund te kritikohej per neglizhenc - per lejimin e publikimit te atij materiali; por nuk do te merreshin masa ligjore kundrete tyre. Kjo ndodh sepse forumi ka marre persiper/ka si objektiv publikimin e postimeve nga autor te ndryshem, dhe jo autoresin e postimeve. Per kete arsye, jo vetem qe duhet ti jepet perdoruesit e drejta per te fshire publikimet e tij, por stafi i forumit nuk duhet te jet i autorizuar as per te modifikuar postimet pa lejen e autorit (per shkak se humbet autentitetit i materialit), por vetem ti fshij ato (apo dhe te marri masat perkatese kundrejt autorit sipas rregullores se forumit - paralajmerim, perjashtim, etj etj...) ne rast se postimi nuk perputhet me rregulloren e forumit.

Nese une si autor kerkoj te mos ndaj me me publikun materialin tim (kushdo qofshin arsyet e mia), stafi i forumit (nese nuk eshte abuziv) nuk duhet te ma mohoj nje te drejte te tille - pasi nuk kemi bere asnje marreveshje formale ku une ti jap forumit te drejta te plota per ta perdorur materialin tim, sidomos per nje afat kohor te papercaktuar. Ne rastet kur forumi vendos te thyej marreveshjen e mirekuptimit dhe te vazhdoje ta publikoje materialin pa autorizimin/mirekuptimin e me tejshem te autorit (apo ne kundershim te deshires se autorit), atehere forumi thjeshte po shfrytezon besimin dhe materialin e autorit, per ti mundesuar vetes ne nje te ardhme perdorim te pa autorizuar te atij materiali.

Nese ketu praktikohet dhe mbrohet nje parim i tille, atehere kualiteti i sherbimit te cilin ofron ky forum, nuk i permbush detyrimet morale kundrejt kapacitetit frekuentues... Kjo demonstron haptazi se objektivat e Shqiperia.com nuk orjentohen aspak tek mirembajtja e perdoruesit por pikerisht tek shifrat (ne kete rast tek numri total i postimeve/temave ne forum). TURP per ju!
 

gurax

Pan ignoramus
Pikerisht sepse nuk ka nje mareveshje formale per te drejta te plota mbi materialet e hedhura ne forum, per kete arsye forumi nuk ka asnje detyrim qe te heqe materiale te hedhura nga cfaredo antar. Mirekuptimi i autorit nuk ka pse te cenohet dhe vazhdon te ngelet si ne momentin e regjistrimit te autorit ne kete forum. Do te kishte shkelje te ketij mirekuptimi nese materialet e vendosura ne kete forum do te coheshin tjeterkund, apo te botoheshin, apo te perdoreshin ne nje forme apo ne nje tjeter, jashte ketij forumi dhe ne te njejten kohe pa miratimin e autorit per kete gje. Por per sa kohe eshte autori vete i cili me vullnet te lire ka vene cfaredoqofte materiali ne forum, eshte e kote te pretendoje me vone dicka te llojit "une ndrrova mendje, tashti dua te ma hiqni ate qe shkrova dikur". Jo, nuk funksionon keshtu. Vendimmarrja per te shkruar dicka ne forum i perket autorit. Vendimmarrja se cfare do te ndodhe me shkrimet publike te nje forumi privat per perdorim publik, per sa kohe nuk dalin nga hapesira publike e ketij forumi, i perket stafit qe e operon forumin.

Antaresimi ne kete forum nuk eshte i detyrueshem. Te gjithe antaret paperjashtim jane antaresuar me vullnetin e tyre te lire dhe me deshiren e tyre. Pjesemarrja ne kete forum, jo vetem ne kete forum por ne *cdo forum*, eshte me shume nje privilegj sesa nje e drejte. Forumi nuk eshte demokratik, por hierarkik. Ne forume nuk votohet per te percaktuar menyren e tij te funksionimit. Kjo eshte nje nder arsyet kryesore pse te gjithe bejne mire te kujtojne shprehjen "mendohuni perpara se te shkruani", ashtu sic edhe ne jeten e perditshme eshte mire te mendohemi dhe te mos flasim kuturu'. Eshte ne te drejten e plote te stafit te forumit te vendose fatin e shkrimeve nese keto bien ndesh me nje regullore te pergjithshme te forumit, apo kane elemente ofendues, apo nuk pershtaten me nje drejtim te caktuar ne menyren e trajtimit dhe natyres se forumit ne vazhdimesi dhe ne kohe. Dhe pikerisht per kete arsye disa nga shkrimet moderohen per mire, disa moderohen per keq, disa lihen ashtu dhe atje ku jane, disa levizen nga nje zone ne nje tjetren, dhe disa fshihen.
 

Universal

AnonymouS
Pershendetje "Gambler" !

Ajo qe ju kerkoni e ka emrin censure dhe ne Albforum ne nuk aplikojme asnje lloj censure. Cdo anetar i forumit eshte i lire te shprehi mendimin e tij lirshem. Nderhyjme vetem atehere kur preket liria e nje anetari per te shprehur mendimin e tij lirshem duke i mohuar apo sulmuar nje anetari tjeter mendimin e lire.

Ndryshe nga mediat e tjera shqiptare ku aplikohen "filtra" dhe "editoriale", ne jemi nje pasqyre e paster e realitetit shqiptar. Lexon ne forum temat qe vete anetaret hapin dhe mendimet qe ata vete postojne ne keto tema. Dhe kjo eshte vlere dhe bukuri e forumit, pasi kushdo qe futet e lexon ketu, njihet me larmine e mendimeve te shqiptareve nga te gjitha trojet e nga mbare bota.

Nese nuk ju pelqen imazhi qe shikoni ne pasqyre, ky eshte problemi juaj e jo i albforumit.
 

abs

nuk e di...
Pyetje, ku duhet te klick qe te shkruaj dikujt dicka ne privat. Flmd per pergjigjen. Tung :D
 

gurax

Pan ignoramus
@abstract , ende nuk e ke mesuar se si behen keto privatet? :p

screensample1.png
screensample2.png


Djathtas-lart, tek "Inbox" apo "Lajmerime", ne varesi te gjuhes se zgjedhur, do te dale nje liste me mesazhet ekzistuese (bosh nese nuk ka mesazhe). Ne pjesen e poshtme eshte nje link, "Fillo nje bashkebisedim" apo "Start a New Conversation". Kur te zgjidhet ky, do te kerkohet te shkruhet nickname i antarit per bashkebisedimin, titulli, teksti.

Dhe kaq. :)
 
  • Like
Reactions: abs

gurax

Pan ignoramus
Klik tek emertimi "Inbox" ose "Lajmerime" lart ne fillim. Brenda faqes qe shfaqet duhet te kete edhe nje buton "Fillo nje Bashkebisedim". Ndoshta 'shortcut' nuk eshte ne te tera rastet, por opsioni brenda seksionit duhet te jete.
 

gurax

Pan ignoramus
Mund te kete patur ndonje lloj konfuzioni gjate upgrade persa i perket llogaritjeve automatike qe behen per 'permitions' qe i aplikohen lexuesve normale, moderatoreve, etj. Edhe mundesia per te filluar, iniciuar nje bisede, nga forumi shihet si nje permition me vete.
:)
 

abs

nuk e di...
e Prä kam kohe qe nuk kam shkrujt privat, s'paskam ken e vetmja, kiss and hug

Guri, please me shkruaj shkurt nje pm, danke!
 
Last edited:

Aki

Paint It Black
Ka ca kohe ( e provova para disa javesh) nese ve link te url (zakonisht nga imgur) me del si broken image. Ka ndonje ndryshim ne forum apo eshte problemi tek une?
 

gurax

Pan ignoramus
Po bej nje test me nje foto random tek imgur. image link:
Code:
 http://i.imgur.com/S01qp7g.jpg

Test per te pare si del me 'insert image':
S01qp7g.jpg

Kjo me siper nga 'forum software' ka raw form':
Code:
[IMG]http://i.imgur.com/S01qp7g.jpg[/IMG]

Ketu test per thjesht 'paste' per te njejtin link:
http://i.imgur.com/S01qp7g.jpg

Aki, bej edhe ti nje prove me ndonje imazh qe te mund te shoh si del kur e provon ti?
 
Top