Struktura e kesaj forme komunikimi te mundeson automatikisht krijmin e nje lloje marreveshje (joformale) mirekuptimi midis postuesit dhe publikuesit (forumit), e cila permbush dy kushte:
1 - Autori i postimit e autorizon forumin qe te kryej nje postim publik nen emrin e tij;
2 - Forumi pranon ta publikoje ate postim nese postimi i permbahet rregullores se forumit.
Cfaredolloj pretendimi autoresie nga Shqiperia.com rreth materialit qe une kam publikuar ne kete forum, do te ishte thjeshte absurde dhe thyerje e te drejtave te autorit. Per aq kohe sa une jam autori, ekskluziviteti dhe pergjegjesia e cdo postimi qe une bej, me mbetet MUA, dhe JO stafit te forumit. Pershembull, nese do te ngrihej ndonje akuze ligjore kundrejt ndonjeres prej publikimeve te mia, a do te ishte i pergjegjshem stafi i forumit per ate publikim? Sigursht qe JO! Stafi drejtues mund te kritikohej per neglizhenc - per lejimin e publikimit te atij materiali; por nuk do te merreshin masa ligjore kundrete tyre. Kjo ndodh sepse forumi ka marre persiper/ka si objektiv publikimin e postimeve nga autor te ndryshem, dhe jo autoresin e postimeve. Per kete arsye, jo vetem qe duhet ti jepet perdoruesit e drejta per te fshire publikimet e tij, por stafi i forumit nuk duhet te jet i autorizuar as per te modifikuar postimet pa lejen e autorit (per shkak se humbet autentitetit i materialit), por vetem ti fshij ato (apo dhe te marri masat perkatese kundrejt autorit sipas rregullores se forumit - paralajmerim, perjashtim, etj etj...) ne rast se postimi nuk perputhet me rregulloren e forumit.
Nese une si autor kerkoj te mos ndaj me me publikun materialin tim (kushdo qofshin arsyet e mia), stafi i forumit (nese nuk eshte abuziv) nuk duhet te ma mohoj nje te drejte te tille - pasi nuk kemi bere asnje marreveshje formale ku une ti jap forumit te drejta te plota per ta perdorur materialin tim, sidomos per nje afat kohor te papercaktuar. Ne rastet kur forumi vendos te thyej marreveshjen e mirekuptimit dhe te vazhdoje ta publikoje materialin pa autorizimin/mirekuptimin e me tejshem te autorit (apo ne kundershim te deshires se autorit), atehere forumi thjeshte po shfrytezon besimin dhe materialin e autorit, per ti mundesuar vetes ne nje te ardhme perdorim te pa autorizuar te atij materiali.
Nese ketu praktikohet dhe mbrohet nje parim i tille, atehere kualiteti i sherbimit te cilin ofron ky forum, nuk i permbush detyrimet morale kundrejt kapacitetit frekuentues... Kjo demonstron haptazi se objektivat e Shqiperia.com nuk orjentohen aspak tek mirembajtja e perdoruesit por pikerisht tek shifrat (ne kete rast tek numri total i postimeve/temave ne forum). TURP per ju!