Re: jeton njeri ne Danimarke momentalisht?
Pershendetje!
Hej, hej hvordan går det!
Edhe une jetoj në Dk, dhe me sa e kuptova ju jetoni në vest julland, e une jetoj ne sonderjulland.
Pyetja eshte se cfare mendoni per popullin danez dhe per Danimarken.
Populli danez eshte nje popull mjaft human dhe nuk mendoj se jane njerez te ftohte, mua me duket se jane shume njerez familjar, njerz te qete. Por kohet e fundit d.m.th pra qe dy vitesh kur shteti udhehiqet nga nje parti radikale, kane ndyshuar shume raportet ndaj te huajeve, sepse cdo dite ata konsumojn nga shtypi shume gjera kunder te huajve dhe kjo mua me duket paksa si racizem, apo edhe ndoshta problemet qe ka shteti me papunesine, pra nje krize qe ndoshta ka filluar ta kaploj gjithe evropen, danezet kane filluar qe ta fshehin duke u perqendruar tek te huajt apo tek udlændinger.
Sa i perket vendit si vend eshte nje vend me nje natyre shume te bukur dhe nje vend me nje sistem ku te ofron mundesi shume te mira per shkollin, sherbime shendetesore falas e shume tjera, e edhe klimë te mire sidomos sivjet qe kemi pas nje vere shume te nxehte. Por mua personaisht me merr shume malli per vapen e gushtit dhe ate te ftohtin e dhjetorit kur te skuqen faqet dhe vije era taman acar. /pf/images/graemlins/frown.gif