Re: Jeta! Realitet apo nje enderr?
Duke u nisur nga fakti qe gjithcka perceptohet dhe perjetohet duke nisur nga psiqika, fillon dhe lind dyshimi nese,/ dhe gjithe ato ndjesite qe ne kemi ... jane apo nuk jane thjesht nje produkt i psiqikes apo jo.
Nese shpimi i gjilperes ne krah do me zgjonte nga Enderra, a do te thote se zgjimi nga gjilpera me sjell ne realitet? Po nese perjetoj nje enderr ne te cilen po enderroj sikur dicka me shpon me gjilpere dhe me kthen ne jeten-enderr 1? A do ishte ajo enderr nje realitet i imi?
Lojrat qe na ben psiqika, mund te jene te atilla qe ne te lejme hapesira qe dallimi i Jetes dhe Enderres eshte shume i veshtire. E megjithate nje argument mund te kthehet nga Mendja/Llogjika.
Qe une ekzistoj, dyshimi dhe mendimi (dekart) do te thote qe une ne thelb ekzistoj!
Si ta bej dallimin mes Jetes dhe Endrres?
Pervec anes fizike qe mund te shtiret dhe nga psiqika nepermjet endrres, Endrrat jane te kushtezuara nga uni im dhe une mund te ndryshoj rrjedhen e tyre. Qofte me koshience apo pa koshience, une mund te percaktoj vazhdimesine e nje enderre, kalimin ne kohe dhe humbjen e shume ligjeve te tjera qe nuk mund te shmangem ne gjendjen time 1, Jeta reale.
Dallimi i vetem eshte qe ne Realitet (gjendja ime 1) ka ligje te tjera te Natyres qe nuk mund te thyhen. Ne Enderr Apo procese te tjera psiqike keto ligje mund te thyhen. Llogjika mund te beje nje kontroll dhe te percaktoje se kush eshte Jeta dhe kush eshte Endrra (megjithese i gjite ky proces mund te jete shume i veshtire dhe shpeshhere shfaqet ne semundje te ndryshme psiqike).
Kontrolli i pavarur nga njeriu i ligjeve natyrore mund te percaktoje nje tjeter pikepyetje, qe ne dhe ligjet natyrore qe na rrethojne jetojme ne nje strukture fizike apo metafizike... Kjo nuk mund te sqarohet ne percartje llogjike, cdo hipoteze do ishte e papergjigjshme nga argumentat llogjik. I vetmi shpjegim mund te jepet ne praktika fetare!