Italy Serie A 2015-2016

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Galliani: Problemi i Milanit ndaj ekipeve të vogla
1455292774Galliani.jpg
Në tre javët e fundit, Milani ka arritur të marrë dy fitore dhe një barazim. Kuqezinjtë fituan bindshëm në derbi dhe më pas në transfertë ndaj Palermos, por gabuan në “San Siro" ndaj Udineses edhe pse shihej si një ndeshje e lehtë.

Administratori i deleguar i klubit kuqezi, Adriano Galliani foli për luhatjet e ekipit si dhe për ndeshjen e radhës ndaj Genoa-s në “San Siro”. Ai tha se problemi i Milanit tashmë qëndron me ekipet e vogla, me të cilat ka humbur shumë pikë.

“Përqëndrimi duhet të jetë maksimal nga ana e lojtarëve. Është e pafalshme për ne kur mendojmë se sa shumë pikë kemi lënë rrugës ndaj këtyre skuadrave që ndodhen pas nesh. E gjitha kjo të lë një shijë të hidhur”, tha Galliani.

Po ashtu, edhe në ndeshjen e radhës Galliani u shpreh se ekipi i tij duhet të bëjë kujdes, pasi Genoa është ekip i rrezikshëm, sidomos në fushën e saj.

Aktualisht, Milani gjendet në vendin e 6 në renditje më 40 pikë, 6 më pak se Fiorentina e vendit të tretë, i cili të çon në Champions, një objektiv i vështirë për kuqezinjtë, duke qenë se në garë për këtë pozicion janë edhe dy ekipe të tjera, Interi dhe Roma.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Roma vuan, por fiton 1-3 ndaj Carpit
1455317635dzeko.jpg

Mjaftuan vetëm dy minuta në çastet e fundit të ndeshjes Carpi-Roma që skuadra e Spalletit të siguronte fitoren e katërt rresht duke dhënë sinjale të rëndësishme ndaj rivalëve në garën për një vend në Champions League.

Kryeqytetasit hasën shumë vështirësi në transfertën kundër debutuesve por falë formës së shkëlqyer të Mouhamed Salah gjetën suksesin me rezultatin 3-1. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura edhe pse Carpi tentoi të jepte sinjale të rrezikshme në portën e verdhekuqve.

Francezi Digne zhbllokoi sfidën në minutën e 56 me një gol që i dha oksigjen ekipit të Spalletit, por Lasagna gjeti rrugën e rrjetës për të barazuar llogaritë.

Naingolan, Pjanic dhe Salah transformuan fytyrën e skuadrës së Spalletit që e kërkoi me ngulm golin dhe arriti ta realizonte në minutën e 84 me Dzekon por merita kryesore shkon për egjiptianin.

Pak sekonda më vonë, sulmuesi afrikan mbylli përfundimisht takimin duke i dhuruar tre pikë të arta Romës që ngjitet përkohësisht në vendin e tretë të klasifikimit me 47 pikë, një më shumë se Fiorentina dhe dy më shumë se Interi që do të ndeshen të dielën në “Artemio Franchi”.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Thohir i jep mbështetje Mancinit: Është më i miri për ne
1455381662mancini-thohir.jpg
Në kohën kur Interi ka rreshqitur në vendin e 5-të në klasifikim dhe gishti është drejtuar ndaj trajnerit Roberto Mancini, presidenti i skuadrës zikaltër Eric Thohir i ka dhënë mbështetjen atij.

Në një intervistë për “Premium Sport”, presidenti Thohir deklaroi se, ai do ta mbështesë skuadrën jo vetëm kur është në krye, por edhe kur humbet.

“Kampioni ka gjithnjë ulje dhe ngritje, gjysmën e kampionatit ne ishim në krye dhe sot kemi zbritur në vendin e pestë. Është e çuditshme se duke mos shkuar mirë gjërat në fushën e lojës, në media është raportuar se raportet e mia me trajnerin nuk kanë qenë të mira. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Unë jam nga ai tip drejtuesisht që e mbështes skuadën gjithnjë, edhe kur ajo humbet. Jam i bindur që Mancini është më i miri që mund të kishim. Ai do të ketë gjithnjë mbështetjen time”, deklaroi Thohir.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Triumfi ndaj Napolit, Allegri kërkon të ulë euforinë
14554480584315.0.472745869-kL0H-U140608251693h1B-620x349@Gazzetta-Web_articolo.jpg
Juventusi arriti të triumfojë ndaj Napolit, me rezultatin 1-0 në Torino, për të marrë edhe kryesimin në Serie A, gjë që ka shtuar entuziazmin te tifozët e “Zonjës së vjetër”. Megjithatë, trajneri Massimiliano Allegri preferon të tregohet i kujdesshëm dhe kërkon të ulë euforinë, duke deklaruar se llogaritë për këtë sezon janë ende të hapura.

“Fituam një ndeshje të rëndësishme, por rruga për të fituar titullin është ende e gjatë, - tha Allegri. - Kemi shumë ndeshje për të zhvilluar deri në fund të sezonit. Meritën për këtë fitore e kanë të gjithë futbollistët, pasi janë përmirësuar ndjeshëm në çdo aspekt. Sfida me Napolin ishte një test i fortë për ne, sidomos në aspektin psikologjik”.

Ndërsa trajneri i Napolit, Maurizio Sarri deklaroi se, Juventusi është një skuadër e një tjetër niveli dhe se, kjo ndeshje u vendos nga një devijim i mbrojtjes së skuadrës së tij.

“Juventusi është dukshëm një ekip që i përket një tjetër kategorie, - tha Sarri. - Luajtëm si të barabartë ndaj tij. Sfida u vendos nga një gjuajtje e devijuar, pasi ishte bllokuar dhe me shumë pak raste. Pothuajse nuk lejuam asgjë në mbrojtje, edhe pse në sulm bëmë shumë pak”.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Interi lëviz në marketing, pranë rinovimit me “Pirelli”-n
1455449064a.espncdn.com.jpg
Erick Thohir nuk është vetëm në kërkim të investitorëve të rinj, por edhe të zgjidhjes së çështjes së sponsorizimit.

Sipas asaj që publikohet në median italiane, presidenti i Interit vazhdon bisedimet me drejtuesit e kompanisë “Pirelli” për rinovimin e kontratës, e cila skadon në qershor të këtij viti.

Duket se gjërat po ecin mirë në këtë pikë, pasi palët janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për një kontratë të re 3-vjeçare për 9 milionë euro në sezon, shifër e cila mund të rritet në 18 milionë euro nëse i shtohen edhe disa bonuse të tjera.

Por jo vetëm kaq, tek Interi po mendohet edhe për një sponsor të dytë. Sipas medias italiane, në “pole position” për të marrë këtë rol janë dy kompani ajrore aziatike; kompania kineze “Hainan” dhe ajo indoneziane “Garuda”, me këtë të fundit që është edhe partner i Liverpool.

Kjo është një lëvizje e rëndësishme e Thohir për marketingun, për të ndihmuar klubin milanez për të qenë sa më konkurrues dhe për të redukltuar sa më shumë të jetë e mundur diferencat, që janë në këtë pikë me klubet më të mëdha europiane.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Serie A, Fiorentina mposht Interin
1455487565babacar.jpg
Fiorentina ka fituar përballë Interit me përmbysje në një ndeshje që u tensionua shumë në pjesën e dytë dhe sidomos në kohën shtesë kur gjyqtari dha dy te kuqë.

Pavaresisht se Fiorentina e nisi mjaft mirë ndeshjen duke rrezikuar seriozisht portën e Handanovic, ishin miqtë ata të cilët kaluan të parët në epërsi.

Kur luhej minuta e 26-të një kundërsulm i shpejtë u shfrytëzua mjaft mirë nga Brozovic që i pa penguar nga askush shënon nga brenda zonës për epërsinë e zikaltërve 0-1.

Edhe pse kishte raste të tjera, tifozët në stadium dhe miliona të tjerë para ekraneve nuk panë golë të tjerë, ndërsa edhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të njëjtë.

Pas një ore lojë, një aksion që nisi nga këmbët e spanjollit Borja Valero përfundoi në rrjetë nga po i njëjti lojtar, i cili i pa markuar arrin të çojë topin në rrjetë me kokë pas një krosimi nga e djathta.

Telles që ishtë ndëshkuar me një karton të verdhë në pjesën e parë, u përjashtua nga loja pasi mori edhe të dytin kur po luhej minuta e 82 pas një ndërhyrje të palejuar.

Me një lojtar me tepër në fushë, skuadra e Sousas filloi të sulmonte më shumë duke kërkuar tre pikët. Dhe në minutën e 91 i gjithë mundi u shpërblye kur Babacar arrin të shtyjë topin në rrjetë falë edhe reagimit të dobët të mbrojtësve zikaltër.

Sidoqoftë, ndeshja nuk u mbyll me kaq, pasi Zarate i Fiorentinës u ndëshkua me të kuq për shkak të vonesave, ndërsa në fund edhe Kondgobia mori të kuq pasi një debati me gjyqtarin kryesor.

Me këtë fitore, Fiorentina shkon në kuotën e 49 pikëve dhe rimerr vendin e tretë, ndërsa Interi mbetet në vendin e pestë me 45 pikë, dy më shumë se Milani i vendit të gjashtë.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Milani rikthehet të fitorja, tashmë 4 pikë larg zonës Champions
1455465861milannn.jpg

Pas barazimit të një jave më parë ndaj Udineses, Milani i është rikthyer fitoreve në Serie A. Kuqezinjtë kanë mundur këtë të diel në “San Siro” 2-1 Genoa-n.

Kolumbiani Bacca dhe japonezi Honda ishin dy autorët e golave për ekipin e drejtuar nga Mihajlovic, ndërsa golin e vetëm për Genoa-n e shënoi lojtari i cili fazën e parë të kampionatit ishte pjesë e Milanit, Alessio Cerci.

Me 3 pikëte fituara në këtë takim, Milani mban vendin e 6-të në renditje, por është vetëm 4 pikë nga Roma e vendit të tretë, megjithëse Fiorentina dhe Interi, që gjenden përkatësisht në vendin e 4-t dhe të 5-t luajnë mes tyre në mbrëmje.

Të dielën u luajtën edhe 3 ndeshje të tjera në Seria A, ku Torino fitoi në transfertë 1-3 ndaj Palermos, Bologna fitoi në Udine 0-1, ndërsa sfida mes Sampdoria-s dhe Atalanta-s përfundoi me rrjeta të paprekura.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Cavani në merkato, Juve i ofron 7 milionë euro në sezon
1455622227cavani.jpg
Edinson Cavani vazhdon të jetë në shënjestrën e Juventusit. Drejtori i Përgjithshëm i Zonjës së Vjetër, Beppe Marota ka folur hapur për synimin e tij për ta sjellë uruguajanin në Torino në merkaton e muajit qershor.

Në fakt kampionët e Italisë e bënë tentativën e tyre për Cavanin edhe në merkaton e janarit duke ofruar 20 milionë Euro dhe kartonin e Mandsukic, ofertë kjo që nuk u morr në konsideratë nga drejtuesit e Paris Sën Zhermen.

Gjërat mund të ndryshojnë pas 5 muajsh dhe Juventus tashmë ka nisur përpara kohe lëvizjet e tij për të arritur te Cavani për ta pasur më pas më të lehtë për të fituar ndaj konkurrencës së klubeve britanike si Chelsea e Arsenal që kanë edhe burime më të mëdha financiare.

Pengesa e madhe në këtë pikë për Juventusin bëhet paga e futbollistit e cila te paris Sën Zhermen është 8 milionë Euro në sezon deri në vitin 2018. Por presidenti i Juventusit , Andrea Anjeli do të kërkojë ta bindë Cavanin duke i ofruar një kontratë 4-vjeçare me 7 milionë euro në sezon.

Nga ana tjetër, vetë Cavani e dëshiron një rikthim në kampionatin italian, ndërkohë që te Paris Sën Zhermen tashmë drejtuesit janë të gatshëm të marrin në shqyrtim të gjitha ofertat që mund të vijnë për të, duke qenë se po përgatiten për një revolucion në fund të sezoni. Në këtë pikë për Juventusin gjithçka do të varet nga Morata, i cili duket se është ai që ka probabilitetin më të madh për t'i lënë vendin Cavanit te Juventus duke qenë se Dybala konsiderohet i pashitshëm nga bardhezinjtë.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Inter dhe Pirelli zgjasin marrëveshjen e tyre edhe për 3 vite
1455706476pirelli.jpg
Pirelli do të vazhdojë të jetë sponsori kryesor i Interit. Kompania italiane e prodhimit të gomave dhe klubi zikaltër rinovuan kontratën e bashkëpunimit mes tyre edhe për 3 vjet të tjerë, deri në vitin 2019, për një vlerë prej 10 milionë eurosh në vit. Mësohet se kjo shifër mund të rritet akoma më shumë nëse Interi gjatë 3 sezoneve të ardhshme do të mund të fitojë trofeun e Ligës së Kampioneve.

Kreu i kompanisë Pirelli, Marco Tronchetti Provera, vetëm përpara një jave foli për raportet me klubin milanez, duke lënë të kuptohej zgjatjen e kësaj kontrate me të.

“Interi është një skuadër e rëndësishme dhe ne e kemi të qartë detyrën tonë. Vullneti për të vijuar bashkëpunimin është, por në kushte korrekte”, ishte deklarata e Proverës.

Interi është në një periudhë ku po punohet shumë në aspektin financiar. Presidenti Thohir pritet të zhvillojë një takim me Massimo Moratin me kërkesën e bërë ndaj Goldman Saks për të kërkuar partnerë të rinj në Azi. Por indoneziani ka në axhendën e tij edhe takimet me familjen Berlusconi, me të cilën do të diskutojë çështjen e modernizimit të stadiumit San Siro.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
“Spastrime” te Interi: Ljajiç, Jovetiç, Telles...
1455792959ljajic-jovetic.jpg

Trajneri i Interit, Roberto Mancini po mendon për një revoplucion në skuadër sezonin e ardhshëm. Klubi zikaltër po jeton momente shumë të vështira në këtë fazë të sezonit aktual dhe sipas “Tuttosport” të akuzuarit kryesorë janë Adem Ljajiç, Stevan Jovetiç dhe Alex Telles. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Interi nuk ka ndërmend që të blejë përfundimisht kartonat e këtyre lojtarëve.

Në rastin e Ljajiç nuk duket se zikaltrit do të kenë probleme, pasi në kontratë nuk është me detyrim blerja e këtij futbollisti. Ndryshe është diskutimi për Jovetiç. Blerja e futbollistit malazez është e lidhur me 2 klauzola: numrin e ndeshjeve të luajtura dhe pozicionin e skuadrës milaneze deri në dhjetor të vitit 2016. Te Manchester City tashmë konsiderohen të arkëtuara 14.5 milionët e kartonit të Jovetiçit dhe do të jetë e vështirë që drejtuesit e kësaj skuadre t'u kthehen bisedimeve me Ausilion për çështjen e tij. Ajo që i mbetet për të bërë Interit në këtë pikë është që të gjejë marrëveshjen me agjentin e futbollistit për gjetjen e një skuadre tjetër për të, për shifra të arsyeshme.

Përsa i përket Tellesit, Interi do të përpiqet të diskutojë uljen e çmimit të tij për të cilin është arritur edhe akordi me Gallatasarajin. Për Interin është diçka e pamundur pagesa e 8.5 milionë eurove për brazilianin, por nëse skuadra turke i redukton pretendimet e saj me 50%, atëherë gjërat mund të ndryshojnë edhe pse mbeten ende të hapura rrugët që të çojnë te Coentrao e Criscito.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Kurajo dhe fat, Juve fiton në 15 minutat e fundit
1455813114zaza.jpg
Fati shpeshherë ndihmon më të mirët dhe në këtë rast Juventus mund të krenohet me atë çfarrë i rezerovohet në finalet e ndeshjeve që zhvillon, pak rëndësi ka stadiumi ku luan.

“Zonja e vjetër” që bëri një kapërcim galopant në renditje duke kaluar në vendin e parë nga zonat modeste të Serisë A, por nga statistikat tregohet se në çerek orëshin e fundit të përballjeve ia del në shumë raste të vulos tre pikët.

Që nga derbi e deri tek aksioni i finalizuar nga Zaza kundër Napolit janë katër gola të realizuar nga minuta 75 e deri në shtesë. ADN prej akrepi e cilësojnë shumë opinionistë në futbollin italian, por ajo që faktohet është se Juventus nuk dorëzohet kurrë e prandaj numëron 15 fitore radhazi.

Në një klasifikim të veçantë të golave të shënuar në 15 minutat e fundit, “bardhezinjtë” janë të dytët dhe vetëm Lazio i parakalon në spirtin final. Skuadra torineze në fazat e fundit të ndeshjes ka triumfuar katër herë, respektvisht me Torinon, Fiorentinën, Romën dhe Napolin.

Kurajo dhe fati janë një koktel që po i bën mirë Juventusit në futbollin italian e nëse titulli do të rikonfirmohet për “zebrën” atëherë merita do të jetë e mos dorëzimit asnjëherë.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Serie A, pas 15 fitoresh radhazi Juventusi ndalet nga Bologna
1455919624juveeee.jpg

Është Bologna ekipi që e ndal Juventusin në Serie A. Pas 15 fitoresh radhazi bardhezinjtë frenohen me një barazim pa gola në stadiumin “Renato Dall’Ara”.

Ndeshjen hapëse të javës së 26 në Serie A Juventusi e nisi pa Dybala, i cili ishte lënë në stol në kuadër të sfidës me Bayerni-n dhe me Morata-n e Zaza-n në sulm. Ekipi i Allegrit prodhoi pak raste për shënim në 45 minutat e para të takimit.

Në pjesën e dytë, Allegri hodhi në fushën e lojës edhe argjentinasin Dybala dhe sulmet ishin më të shpeshta, por u ndalën nga mbrojtja e Bologna-s, e cila është një prej ekipeve më në formë në kampionatin italian.

Prej 31 tetorit të vitit 2015, Juventusi merrte pikët e plota nga çdo takim, por nga “Dall’Ara” ata u larguan vetëm me një pikë, e cila nuk është e vlefshme për t’i mbajtur bardhezinjtë në vendin e parë, nëse Napoli do të fitojë të hënën ndaj Milanit, pasi aktualisht është vetëm 2 pikë pas Juventusit.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
“Bunkeri” Juventus
1456750006juve-festaaa.jpg
Juventusi konfirmohet si një prej skuadrave me mbrojtjen më të mirë në Evropë. “Zonja e Vjetër” deri tani ka pësuar vetëm 15 gola në Serinë A, duke e vendosur veten në këtë pikë në vendin e tretë në Kontinentin e Vjetër.

Në këtë aspekt, të vetmet skuadra që shfaqen më mirë se kampionët e Italisë janë Bajerni i Mynihut dhe Atletiko Madridi, me vetëm 11 gola të pësuar në kampionatet e tyre respektive, edhe pse kanë më pak ndeshje në krahasim me 27 sfidat e zhvilluara nga të besuarit e Allegrit.

Në të njëjtin nivel me Juventusin përsa i përket mbrojtjes është Paris Saint Germain, ndërsa në Premier League skuadra me mbrojtjen më të mirë është Tottenham Hotspurs, me 21 gola të pësuar deri tani.

Skuadra torineze nuk ka pësuar gol për 8 ndeshje radhazi, duke vendosur në shënjestrën e saj rekordin e sezonit 1972/73 që e mban po vetë, kur regjistroi 9 ndeshje pa pësuar gol.

Një tjetër statistikë që duhet theksuar për Juventusin është ajo e Gianluiggi Buffon. Portieri legjendar italian e ka lënë të paprekur portën e tij për 746 minuta dhe tani synon të thyejë rekordin e Sebastiano Rossit të vitit 1994, me 929 minuta pa pësuar gol.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Spalleti: Qëndroj te Roma për të fituar
1456750393spallooo.jpg
Roma e ka rimarrë veten me ardhjen në pankinë të Luciano Spaletit. Tashmë verdhekuqtë e shohin veten plotësisht në garë për një vend në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, por trajneri italian ka ambicie akoma më të mëdha dhe këtë ua ka bërë të qartë edhe drejtuesve të Romës në një intervistë për median italiane.

“Nëse do të qëndroj te Roma edhe sezonin e ardhshëm, dua të kem mundësitë për të fituar titullin kampion në Itali. Vendin e dytë e kam provuar disa herë. Dua që Roma të jetë pjesë e atyre ekipeve që do të luftojnë për triumfin final”, ishte mesazhi i Spaletit.

Trajneri nuk kërkon aspak justifikime dhe thotë se ajo që i mungon ende skuadrës romane është forca mentale: “Këtu është krijuar ideja që nuk mund të punohet, është një alibi dhe është armikja jonë kryesore. Skuadra i ka mundësitë dhe lojtarët cilësorë për të bërë një punë të mirë. Ajo që na mungon ende është forca psikologjike që përbën edhe diferencën mes një fituesi real dhe një fituesi të mundshëm. Pa dialog nuk ka njohuri. Njerëzit duhet të dyshojnë në ato që thua dhe jo në ato që bën”.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Seria A, Antonelli i jep 3 pikët Milanit ndaj Torinos
1456651014antonelli.jpg
Milani me vështirësi ka arritur të fitojë në këtë javë të 27 të Serisë A, ku mundi 1-0 Torinon.

Në një ndeshje me shumë gabime dhe pak raste kuqezinjtë i falen golit të Antonelit në fundin e pjesës së parë për të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme që e ndihmojnë në garën për një vend në zonën e Champions League.

Pas kësaj fitoreje Milani ngjitet në kuotën e 47 pikëve, por në vendin e 6, një pikë më pak se Interi që luan mbrëmjen e së dielës përballë Juventusit.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Serie A, Juve mposht Milanin, rritet presioni ndaj Napolit
1460235441pogba.jpg

Juventus ka mposhtuar Milanin në “San Siro”, në një ndeshje ku bardhezinjtë arritën të përmbysnin rezultatin nga 1-0 në 1-2.

Të zotët e shtëpisë shënuan me anë të Alex në minutën ’18, por nuk i kanë rezistuar dot presionit të mysafirëve, që në minutën ’28 barazuan me anë të Mandzukic.

Goli i avantazhit për Juvend erdhi në minutën ’65 me anë të Pogba, që çoi topin në rrjetë nga një pozicion i vështirë.

Me këtë fitore, Juventus rrit presionin ndaj Napolit, që tashmë është minus 9 pikë dhe i duhet të mposhtë Veronën për t’u kthyer në -6.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Milani, “autoshkolla” e trajnerëve
1460454848mihabroki.jpg


Kur Berluskoni i ofroi postin e trajnerit të Milanit Arrigo Sacchit në vitin 1987, trajneri i Parmës në atë kohë kur u kthye në shtëpi i tha familjes së tij se presidenti i kuqezinjve “ishte ose i çmendur, ose gjeni”.

Sacchi, një ish-shitës këpucësh, kishte vetëm dy vite përvojë mbi shpatullat e tij si trajner profesionist dhe Berlusconi vuri një bast të rrezikshëm për të, bast që siç provoi koha u fitua nga numri një i kuqezinjve.

Gradualisht Sacchi do të ndërtonte njërën prej skuadrave më të mëdha të të gjitha kohërave dhe në pak vite të siguronte një sërë trofeshë, brenda dhe jashtë Italisë.

Por sot, 3 dekada më vonë, perceptimi për presidentin e kuqezinjve ka ndryshuar dhe kjo falë sjelljes e deklaratave të tij, rasti më i fundit me Mihajlovic, tashmë ish-trajner i Milanit.

Më 24 mars Berlusconi i premtoi trajnerit serb se do të qëndronte tek Milani nëse fitonte Kupën e Italisë kundër Juventusit, ndeshje që luhet në muajin maj. Megjithatë, të hënën, Miha u informua se “shërbimet e tij nuk kërkoheshin më nga Milani”.

Shkarkimi i tij mbërriti dy ditë pas humbjes me Juventusin në San Siro, ku Milani luajti një lojë të mirë dhe mund të kishte dalë nga San Siro me një barazim po të mos kishte përballë Gianluigi Buffon, që me pritjet e tij u dha bardhezinjve 3 pikët.

Por duket se vendimi për të shkarkuar Mihan ishte marrë para kësaj ndeshje. Pas funeralit të Cesare Maldinit të martën, Berlusconi u takua me Adriano Gallianin dhe Arrigo Sacchin. U mblodhën si miq të vjetër, por në tavolinë nuk u diskutua e shkuara e Milanit, por e ardhmja.

Nga ajo që raporton Goal.com, Galliani ka propozuar Marcello Lippin si një pasues të mundshëm të Mihajlovic, ndërsa Sacchi ka këmbëngulur për trajnerin e Sassuolos, Eusebio Di Francesco. Por Berlusconi duket se e kishte të ndarë mendjen që para kësaj tryeze dhe prej kohësh i kish vënë syrin Cristian Brocchit.

…dhe Silvio merr gjithmonë atë që kërkon. Të hënën u njoftoi shkarkimi i Mihajlovic për t’u zëvendësuar nga Brocchi, trajner i të rinjve të kuqezinjëve, lëvizje që u finalizuan me zyrtarizim të martën nga të gjitha palët.

Për herë të tretë në dy vite e gjysmë, Milani i besohet një ish-lojtari kuqezi pa asnjë përcojë në trajnim. Më parë këtë detyrë e provuan pa sukses Clarence Seedorf dhe Filippo Inzaghi.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Maldini, 3 gjenerata kapitenësh
1460461091kristiani.jpg


Christian Maldini plotësoi gjeneratën e tretë të familjes së tij, duke vënë në krah shiritin e kapitenit të Milanit. Mbrojtësi 19 vjeçar është në gjurmët e të atit Paolo dhe gjyshit të tij Cesare, duke marrë shiritin e kapitenit në formacionin e 19 vjeçarëve të kuqzinjve.

Babai i tij, Paolo Maldini luajti si mbrojtës i majtë dhe në karrierën e tij 25 vjeçare fitoi 5 kupa evropiane dhe 7 tituj të Serie A. Gjyshi i tij, Cesare luajti si mesfushor dhe fitoi 4 tituj në Serie A, griti lart të parën kupë Evropiane në vitin 1963, si edhe ka qenë në drejtimin e Milanit.

Christian e mori shitin e kapitenit të të rinjve të Milanit në ndeshjen miqësore kundër Noavaras të shtunën, në nder të gjyshit të tij Cesare Maldini, i cili ndërroi jetë në fillim të javës së shkuar në moshën 84 vjeçare.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Serie A, Inter gjunjëzon Napolin; shans i artë për “arratinë” e Juves
1460839925inter.jpg


Napoli ka marrë një goditje të rëndë këtë të shtunë në “San Siro”. Ndeshja e madhe që i parapriu javës së 33-të të Serie A u fitua nga Inter, që mundi mysafirët 2-0, duke u rikthyer në garën për një vend në Champions.

Për Napolin, ndërkohë, bëhet fjalë për një “arrest” që i jep mundësinë Juves të qëndrojë në krye me 6 pikë diferencë.

Bardhezinjtë, do të luajnë të dielën në shtëpi kundër Palermos, dhe kanë shansin që ta zgjasin më tej diferencën e pikëve.
 
Top