Italy Serie A 2015-2016

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Seria A, Juve Dhe Milan Rikthehen Te Fitorja
1445790054juve.jpg 12038472_10153122119251937_6698822404067472928_n.jpg
Juventusi dhe Milani kanë arritur të fitojnë në javën e 9 të Serisë A. Bardhezinjtë mposhtën në Torino Atalantën me rezultatin 2-0 me gola të shënuar nga Dybala dhe Mandzukic, ndërsa francezi Pogba gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 79 të ndeshjes.

Ndërsa Milani me shumë vështirësi arriti të merrte 3 pikët në “San Siro” ndaj Sassuolo-s, e cila në dy sezonet e fundit ka qenë një nga kundërshtarët që i ka mposhtur me lehtësi kuqezinjtë.

Carlos Bacca ktheu në gol një 11-metërsh në pjesën e parë, ndërsa Domenico Berardi barazoi për miqtë në minutën e 53.

Atëherë kur u mendua se ndeshja do të mbyllej në barazim ishte Luiz Adriano vetëm 4 minuta nga fundi i kohës së rregullt që e riktheu Milanin te fitorja.

Të dielën u luajt edhe ndeshja tjetër mes Udineses dhe Frosinones, të cilët vendasit e fituan 1-0.

Me fitoren e arritur të dielën, Juventusi shkon në kuotën e 12 në vendin e 12, ndërsa Milani me një pikë më shumë renditet në vendin e 10.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Roma Mposht Fiorentinen, Rrëmben Kreun
1445802336roma-fio.jpg
Roma ka arritur një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Fiornetines, duke rrëmbyer edhe kreun e klasifikimit të Serie A. Në një lojë të tensionuar, djemtë e Garcias arritën të mbyllnin ndeshjen që në pjesë të parë.

Në minutën e 7, nga vija e zonës së portierit Tatarusanu, ish-lojtari i “violëve” Muhamed Salah arrin të shënojë për 0-1. Egjiptiani vendosi të mos festojë, por nuk i shpëtoi vërshëllimave të tifozëve vendas.

Në minutën e 34, Gervinho dyfishoi epërsinë e verdhekuqëve pas një kundërsulmi të miqve për 0-2.

E gjitha çfarë arritën të bëjnë vendasit, është goli i nderit i shënuar nga Babacar në minutën e 94. Para se të gjente golin, Salah u ndëshkua me te kuq pas dy të verdhëve.

Fitore shënoi edhe skuadra tjetër kryeqytetase, Lazio që mposhti lehtësisht Torinon me rezultat 3-0.

Në minutën e 40, Luliç kaloi në epërsi Lazion, ndërsa Felipe Anderson realizoi një dygolësh për t’i siguruar një trepikësh të artë skuadrës së tij.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Seria A, Interi rikthehet te fitorja dhe merr kryesimin
1445983218icard.jpg

Pas tre barazimeve radhazi, Interi është rikthyer te fitorja mbrëmjen e së martës në Serinë A, duke mposhtur Bolonjën 0-1 edhe pse me një lojtar më pak.

Tre pikë mjaft të rëndësishme për zikaltrit, të cilët tashmë shkojnë në kuotën e 21 pikëve, duke u ngjitur në vendin e parë edhe pse përkohësisht, pasi ekipet ndjekëse janë me një ndeshje më pak, të cilën do ta luajnë mbrëmjen e së mërkurës.

Në pjesën e parë dy ekipet zhvilluan një lojë të dobët me raste të pakta për shënim. Ndërsa në 45 minutat e dyta miqtë nga Milano ishin më kërkues. Megjithatë ndeshja për të besuarit e Mancinit nuk shkoi ashtu siç duhej pasi mbetën me 10 lojtarë në minutën e 61, pas daljes me kartonin e kuq të Felipe Melo-s.

Megjithatë Interi gjati forca dhe vetëm 6 minuta më vonë ishte kapiten Icard-i që zhbllokoi shifrat duke shënuar golin e fitores. Në minutat e mbetura, lojtarët zikaltër administruar më së miri rezultatin duke marrë pikët e plota nga transferta e Bolonjës.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Roma rimerr kreun e Serisë A; fiton Napoli e Milani, humbet Juventusi
1446069769roma.jpg
Roma mundi 3-1 Udinezen duke i rimarrë Interit pas 24 orësh kreun e Serisë A.

Kryeqytetasit e drejtuar nga Rudi Garcia-s e patën më të lehtë nga sa e kishin menduar të thyenin këtë kundërshtar, i cili rikthehet pas 4 javësh te humbja.

Vendasit e nisën me vrull ndeshjen dhe brenda 10 minutave të para shënuan 2 herë me Pjanic dhe Maicon. Këto dy gola të shpejtë dhe hutimi i Udinezes i dhanë mundësinë Romës të administronte lojën dhe të rrezikonte sa herë që i jepej mundësia.

Në pjesën e dytë, Gervinho vulosi fitoren e 7 të skuadrës së Rudi Garcia-s, e cila tashmë e sheh veten në vendin e parë me 23 pikë.

Ka ngjitur shkallët në renditje edhe Napoli, i cili pas fitores 2-0 ndaj Palermos e sheh veten në vendin e dytë, 2 pikë larg Romës kryesuese. Golat e 3 pikëve për napolitanët u shënuan nga Higuain dhe Mertens.

Surpriza e kësaj mesjave në kampionatin italian ishte Sasuolo, skuadër e cila mundi 1-0 kampionët e Juventusit me supergolin e Sansone-s.

Kjo është humbja e katërt për ekipin e Allegri-t, i cili është shumë larg skuadrës së 2 sezoneve të kaluara. Ndryshe nga bardhezinjtë, Milani regjistroi fitoren e dytë radhazi dhe këtë e mori ndaj Kievos. Goli i Antonelli-t në pjesën e dytë e ngjit ekipin e Mihajlovic në kuotën e 16 pikëve.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Fitore me Torinon për të harruar humbjen ndaj Sassuolos
1446115478chiellini-kuqe.jpg
Juventusi nuk ka kohë që të mendojë shumë për disfatën me Sassuolon. Ditën e shtunë, skuadrën e drejtuar nga Massimiliano Allegri e pret derbi me Torinon dhe për “Zonjën e Vjetër” është një detyrim fitorja, duke parë edhe situatën ku ndodhet. Në “Juventus Stadium”, tekniku italian shpreson që të shohë një tjetër skuadër nga ajo që u shfaq në sfidën me Sassuolon, sidomos në pjesën e parë, por për këtë i duhet të ketë në dispozicion futbollistët më të mirë.

Në fakt, lajmet e mira nuk i mungojnë trajnerit livornez. Caceres duket se është riaftësuar dhe do të jetë mes të grumbulluarve të Allegrit për ndeshjen me Torinon, një rikthim ky që merr shumë vlerë pas skualifikimit të Chiellinit për ndëshkimin me karton të kuq. Por Allegri pritet që të ketë në dispozicion edhe 2 futbollistë akoma më të rëndësishëm dhe bëhet fjalë për Marchision dhe Khedirën. Futbollisti italian që mungoi në ndeshjen e së mërkurës për shkak se ishte në gjendje gripale do të bëjë gjithçka që të jetë gati për derbin me torinezët, ndërsa Khedira, i cili u la pushim ndaj Sassuolos, do të marrë vendin e tij në mesfushë.

Ka të ngjarë që Allegri të rikthejë në fushën e lojës edhe francezin Evra, i cili do të luajë në krahun e majtë, ndërsa Morata pritet të rimarrë vendin e tij në repartin e sulmit. Dilemat për Allegrin duket se janë mes Padoinit dhe Sturaros për të plotësuar skemën 4-3-3
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
'Askush nuk mendon shkarkimin', por Allegri ka 8 ditë kohë
1446204761allegri.jpg
“Askush nuk mendon për shkarkimin e Allegri-t”. Kjo është fjalia e përsëritur më së shpeshti në “Galileo Ferraris”. Në fakt, gjëja e fundit që kanë lënë të kuptohet drejtuesit e Juventusit në këto momente, të paktën publikisht, është shkarkimi i trajnerit, por 12 pikë në 10 javë kampionat, janë shumë pak për një skuadër që pretendon titullin kampion.

Nisur nga kjo, në korridoret bardhezi qarkullojnë zëra se drejtuesit e Juventusit, të mbledhur me urgjencë pas humbjes së mesjavës në transfertën ndaj Sassuolo-s i kanë dhënë tetë ditë kohë trajnerit Allegri.

Bëhet fjalë për tetë ditë dhe tre ndeshje, ku kërkohen pikët maksimale. Ndeshja e parë është ajo në derbin ndaj Torinos në fundjavë, më pas transfeta në Gjermani ndaj Borusia Monchengalbach dhe sfida ndaj Empolit në Serinë A.

Presioni ndaj skuadrës është i madh dhe kjo vihet re edhe në deklaratat e atyre që njihen si “Senatorë”. Buffon doli para mediave pas humbjes ndaj Sassuolo-s dhe fajësoi për humbjen nënvlerësimin që pjesa më e madhe e skuadrës i kishte bërë kundërshtarit. Sipas tij, pak e kuptuan se në atë transfertë po luhej njëra prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.

Drejtuesit e Juventusit kërkojnë kthimin tek rezultatet pozitive sa më parë, të përqendruar më shumë në një tjetër objektiv nga ai i fillimit të sezonit. Tashmë ka nisur të flitet gjithmonë e më pak për titullin kampion dhe më shumë për pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm dhe mosarritja e një vendi të tretë në Serinë A, do të ishte një goditje e rëndë për financat e klubit.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Bind Milan, 3 gola Lazios në “Olimpico”
1446414291mil-an.jpg
Milan ka arritur fitoren e tretë radhazi pasi mposhti në transfertë Lazion. Kuqezinjtë kishin gjithçka nën kontroll, duke dominuar tërësisht në “Olimpico”.

Në minutën e 25, pas një gjuajtje të Cercit, Marchetti nuk arrin të largojë si duhet topin, duke bërë që Bertolacci të shfrytëzojë këtë gabim të tij dhe të shënojë për 1-0.

Në pjesën e dytë, kur luhej minuta e 53, sërish një gafë e portierit Marchetti bën që Milan të dyfishojë epërsinë në 2-0.

Kësaj radhe, pas një krosimi nga goditja e dënimit të Bonaventurës, Mexes shfrytëzon një dalje të gabuar të gardianit të lacialëve për të hyrë në listën e golashënusve.

Ndërkohë, 11 minuta para përfundimit të sfidës, Carlos Bacca realizon golin e tretë. Pasi shmang shumë bukur dy mbrojtës, kolumbiani kalon edhe portierin për të shënuar në golin bosh.

E gjitha çfarë bëri Lazio në këtë takim ishte goli i nderit, që erdhi në minutën e 85, kur Kishna, që hyri në lojë në të 65-n, arriti të mposht Donnarumman.

Me këtë fitore, Milan arrin në kuotën e 19 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 6 të klasifikimit të Serie A, me pikë të barabarta sa Sassuolo e vendit të 5.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Inter-Milan, derbi edhe për fushën
1446547712sansiroopkok.jpg
Inter-Milan nuk është një derbi vetëm në aspektin futbollistik. Dy klubet milaneze janë në një përballje me njëra-tjetrën edhe në lidhje me stadiumin Giuseppe Meazza.

Kuqezinjtë u tërhoqën nga plani i tyre për ndërtimin e një impianti në zonën e Portelos dhe tashmë kërkojnë të kenë pikërisht stadiumin e San Siros në administrimin e tyre.

Problemi qëndron në faktin se Interi e Milani kanë një kontratë me Bashkinë e Milanos për administrim të përbashkët të stadiumit deri në vitin 2023.

Për këtë arsye u zhvillua një takim mes presidentëve të dy klubeve, Erik Tohir dhe Sikvio Berluskonit në vilën e këtij të fundit në Arcorem një takim që pritet të sjellë zhvillime të reja.
E ndërsa pritet një zgjidhje për stadiumin, te Interi e Milani po mendohet për merkaton e futbollistëve. Sipas të përditshmes 'La Gazzetta Dello Sport', pjesëtarë të të dy klubeve kanë biseduar në lidhje me të ardhmen e Ranokias dhe Hoze Mauri, të cilët mund të lënë skuadrat e tyre respektive në merkaton e muajit janar.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Milani ndalet nga Atalanta, Mihajloviç: Do kapim Championsin
1446977410b450d8c9fb47a1f6ee07e507d6af704b_169_l.jpg
Milani vazhdon të humbasë pikë ndaj skuadrave të vogla, siç ndodhi edhe këtë fundjavë kundër Atalantës, por trajneri Sinisa Mihajloviç mbetet ende optimist, se kuqezinjtë do të arrijnë të kualifikohen në Champions League.

Një vend në turneun elitar të futbollit europian sjell parà dhe prestigj, dy gjëra që skuadrës së Milanos i kanë munguar së fundmi, por tekniku serb është i bindur se në muajin maj, ata do të jenë në pozicionin e duhur.

Milan ka bërë një përmirësim dramatik në Serie A pas nisjes së dobët, duke fituar 3 herë radhazi, por duke u ndalur ndaj fqinjëve nga Bergamo.

“Ne kemi ecur mirë javët e fundit dhe tani jemi në një pozicion më të volitshëm për objektivat tona. Në 11 ndeshjet e para të Serie A kemi marrë rezultate të merituara, si humbje, ashtu dhe suksese, por objektivi ynë është të paktën vendi i tretë”, tha Mihajloviç, i cili mori karton të kuq për goditjen e një shisheje uji.

“Ndaj Atalantës fituam një pikë dhe nuk kërkoj justifikime. Sidoqoftë ka aspekte pozitive, sepse nuk pësuam gol dhe kampionati është ende i gjatë”, tha trajneri serb.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Serie A, Juve mposht 1-0 Milan; e kalon me 1 pikë
1448142869juve.jpg
Një ndeshje e luftuar, me raste por me pak gola ka qenë përballja më e madhe e kësaj jave të Serisë A, mes Juventus dhe Milan, që u mbyll me fitoren e bardhezinjve 1-0.

Dunaruma, portieri 16-vjeçar i Milan ishte dhe heroi i kuqezinjve, që më tepër u mbrojtën e qëndruan në pritje sesa mundën të vinin në provë Bufon në anën tjetër të fushës.

Me gjithë përpjekjet për të marrë nga një pikë në këtë ndeshje, një rezutlat që do t'i përgjigjej dhe mungesës së një skuadre dominuese në këto 90 minuta, kuqezinjtë dështuan.

Dibala në minutën e 66-të shënoi duke mposhtur portierin e Milan nga një distancë shumë e afërt, por duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme Juventus, duke i ngjitur bardhezinjtë në vendin e gjashtë në kuotën e 21 pikëve, 1 më shume se Milan.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Mancini ka harruar si kontrollohet topi


Trajneri i Interit, Roberto Mancini, nuk ka bërë një figurë të mirë në San Siro, gjatë ndeshjes që skuadra e tij fitoi 4-0 ndaj Frosinones.

Në momentin që po mundohej të ndalonte një top që doli në rivënie anësore, tekniku zikaltër rrëshqiti, duke rënë në tokë.

Asnjë dëmtim për trajnerin, i cili nisi të qeshë dhe u ngrit menjëherë, i ndihmuar nga Adem Ljajic.

Edhe në sezonin e kaluar Roberto Mancini ka pasur një incident të ngjashëm, kur një top i goditur fort nga Andreolli e goditi në kokë dhe e rrëzoi.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Ndalet Fiorentina, Napoli vazhdon të fitojë
1448209192higuain.jpg
Pas tre fitoreve radhazi, Fiorentina është ndalur në shtëpi nga Empoli. Ndeshja u mbyll në barazim 2-2, por për vendasit mund të kishte shkuar edhe më keq.

Pritej një fitore e lehtë e Fiorentinës, por nuk rezultoi kështu, pasi Empoli shënoi dy herë në pjesën e parë, në fillim me Marko Livajan dhe më pas me Marcel Buechel. Me këtë rezultat përfunduan 45 minutat e para, ndërsa në pjesën e dytë vendasit treguan se jo më kot ishin në krye të Serisë A, duke barazuar rezultatin me Nikola Kalinic , i cili shënoi dy gola, por vetëm kaq pasi miqtë u mbrojtën mirë dhe arritën të merrnin një pikë në një fushë të vështirë.

Napoli, ku aktivizohet edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj vazhdon ecurinë pozitive në këtë sezon, duke fituar me rezultatin 0-2 në Verona. Insigne dhe Higuain ishin autorët e dy golave të shënuar në pjesën e dytë. Hysaj zhvilloi një tjetër takim pozitiv, pavarësisht se në minutën e 57 u ndëshkua me kartonin e verdhë.

Të dielën u luajtën edhe 5 takime të tjera të Serisë A, ku Lacio nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në fushën e saj ndaj Palermos. Atalanta u mposht 0-1 nga Torino, Kievo fitoi 2-1 në fushën e Karpit, ndërsa Udineze mori pikët e plota në shtëpi ndaj Sampdorias duke fituar 1-0. Pikët e plota këtë të diel i mori edhe Xhenova, e cila fitoi 2-1 ndaj Sasuolos.

Në mbrëmje, Interi ka mundësinë më të mirë për të marrë i vetëm kryesimin e Serisë A, pasi do të presë Frosinonen dhe një fitore ndaj skuadrës që këtë vit është ngjitur mes më të mirëve në Itali, do t’i jepte zikaltërve kryesimin me 30 pikë, ndërsa Napoli e Fiorentina kanë nga 28 pikë.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Niang “shkëlqen” në “San Siro”, Milani i rikthehet fitores


Milani i është rikthyer fitores dhe golave në Serinë A. Skuadra e drejtuar nga Sinisa Mihajlovic ka mundur 4-1 Sampdorian në “San Siro” dhe protagonisti i ndeshjes ishte Mbaye Niang.

Sulmuesi francez dha pasimin për golin e parë të shënuar nga Bonaventura (18’) e më pas shënoi dygolëshin personal (në minutën e 38 me 11-metërsh dhe në minutën e 49 duke përfituar nga një gabim i portierit Viviano).

Goli i katërt për mban firmën e Luiz Adrianos (79’), ndërsa goli i vetëm i ndeshjes për Sampdorian u shënua me 11-metërsh nga Eder.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Me ‘pasoja’ nga Barcelona, Roma mposhtet në shtëpi nga Atalanta
1448814287denis.jpg
Humbja e thellë 6-1 në “Camp Nou, duket se e ka lënë më pasoja Romën. Verdhekuqtë zhgënjyen edhe në fushën e tyre ndaj Atalantës, duke u mposhtu 0-2.

Loja e dobët e të besuarve të Garcias është shoqëruar edhe me dy gola të pësuar, nga një për secilën pjesë. Alejandro Daro Gomez në pjesën e parë dhe Denis në pjesën e dytë i dhanë tre pikë mjaft të rëndësishme Atalantës. Tashmë Roma me shumë mundësi do t’i largohet edhe më shumë vendit të parë, pasi 3 ekipet e para ende nuk e kanë luajtur ndeshjes e kësaj jave.

Një fitore me vlera për mbijetesë mori pasditen e kësaj të diele në Serinë A, Frosinone, duke mposhtu me rezultatin 3-2 Veronën. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti nuk ishte grumbulluar nga trajneri i Frosinones për këtë ndeshje, pasi i është bashkuar ekipit vetëm gjatë javës së kaluar.

Një fitore të papritur arriti edhe Karpi, që fitoi 1-2 në fushën e Xhenovës. Në transfertë fitoi edhe Uninese, 2-3 ndaj Kievos.

Në mbrëmje luhen edhe dy sfida të tjera të javës së 14 të Serisë A, Empoli-Lacio dhe Palermo-Juventus.

Java e 14 mbyllet me dy ndeshjet e nesërme, Sasuolo-Fiorentina dhe kryendeshja Napoli-Inter.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Roma, e ardhmja e Garcias vendoset nga sfida me BATE-n
1448882829garcia.jpg
E ardhmja e Rudi Garcias në pankinën e Romës tani varet në fije të perit pas humbjeve të pësuara me Barcelonën dhe Atalantën. Trajneri francez nuk ka më kohë në dispozicion për të përmirësuar gjërat dhe mundësia e fundit për të duket se do të jetë BATE Borisov.

Në 9 dhjetor skuadra verdhekuqe do të luajë ndaj asaj bjelloruse, ndaj së cilës do të kërkojë kualifikimin për në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve. Fitorja është opsioni kryesor për romanët, por edhe barazimi mund të mjaftojë për ta nëse Barcelona fiton ndaj Leverkusenit.

Në rast se Roma do të dështojë në këtë objektiv, atëherë shkarkimi i tij përpara mbylljes së sezonit bëhet i paevitueshëm dhe kjo do ta detyrojë Sabatinin të nisë menjëherë kërkimet për zëvendësuesin e tij. Në këtë moment, emrat që qarkullojnë në ambientet e Romës janë ata të Luciano Spalletit dhe Walter Mazzarrit, i cili u kërkua nga verdhekuiqtë edhe në vitin 2013.

Por ëndrra e madhe e Romës në këtë pikë është Antonio Conte, i cili do të jetë i lirë vetëm pas Kampionatit Evropian të Francës që do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Tekniku i Italisë konsiderohet si njeriu i duhur për Romën për të rikthyer në kryeqytet titullin e Serisë A, që mungon prej 15 vitesh.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Juventusi ‘tremb’ kundërshtarët, Roma mposhtet në shtëpi


Humbja e thellë 6-1 në “Camp Nou, duket se e ka lënë më pasoja Romën. Verdhekuqtë zhgënjyen edhe në fushën e tyre ndaj Atalantës, duke u mposhtu 0-2. Në mbrëmje, Juventusi bindi në fushën e Palermos, duke fituar pastër 0-3.

Loja e dobët e të besuarve të Garcias është shoqëruar edhe me dy gola të pësuar, nga një për secilën pjesë. Alejandro Daro Gomez në pjesën e parë dhe Denis në pjesën e dytë i dhanë tre pikë mjaft të rëndësishme Atalantës. Tashmë Roma me shumë mundësi do t’i largohet edhe më shumë vendit të parë, pasi 3 ekipet e para ende nuk e kanë luajtur ndeshjes e kësaj jave.

Kampionët e Italisë shënuan një tjetër sukses së Serinë A. Juventusi fitoi 3-0 ndaj Palermos me një lojë bindëse. Mandzukic, Sturaro dhe Zaza ishin autorët e golave. Me këtë trepikësh ekipi i Allegrit e ngushton diferencën në 6 pikë nga Interi kryesues, por zikaltrit do të luajnë mbrëmjen e së hënës ndaj Napolit ndeshjen e kësaj jave.

Një fitore me vlera për mbijetesë mori pasditen e kësaj të diele në Serinë A, Frosinone, duke mposhtu me rezultatin 3-2 Veronën. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti nuk ishte grumbulluar nga trajneri i Frosinones për këtë ndeshje, pasi i është bashkuar ekipit vetëm gjatë javës së kaluar.

Një fitore të papritur arriti edhe Karpi, që fitoi 1-2 në fushën e Xhenovës. Në transfertë fitoi edhe Uninese, 2-3 ndaj Kievos.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Higuain: Të ruajmë qetësinë, kampionati, në duart tona
1455210174higuain.jpg
Dy ekipet kryesuese të Serie A, Napoli dhe Juventusi, do të ndeshen këtë të shtunë mes tyre, një sfidë e cila mund të ndikojë shumë edhe në përcaktimin e ekipit kampion për këtë sezon.

Padiskutim që Gonzalo Higuain me 24 golat e shënuar këtë sezon me Napolin është një prej lojtarëve më të mirë të kësaj skuadre, për të mos thënë më i miri. Argjentinasi ka folur në prag të kësaj sfide për mediat italiane, duke thënë se titulli kampion është në duart e tyre.

“Duhet të ruajmë qetësinë, të mos përfshihemi nga euforia, por të qëndrojmë me këmbë në tokë. Tashmë gjithçka varet nga ne”, shprehet Higuain.

Duke folur për sfidën e së shtunës, “El Pipita” ka thënë se ndihet i qetë dhe e ka të qartë rëndësinë e këtij takimi.

“Luaj futboll prej më shumë se 10 vjetësh dhe e di rëndësinë e një ndeshjeje si kjo. Di që kjo është një sfidë speciale dhe që të gjithë presin me padurim të japin maskimumin. Krahasimet e fundit me Maradonën normalisht që më kanë përkdhelur sedrën, por vetëm mendimi që i afrohem sadopak atij dhe asaj që ai ka arritur me Napolin është një arritje shumë e madhe për mua, një mrekulli”, ka thënë sulmuesi kryesor i Napolit.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Icardi: E ardhmja ime është te Interi
1455278774ica.jpg
Mauro Icardi e di shumë mirë se çfarë dëshiron të bëjë me karrierën e tij. Sulmuesi argjentinas e shprehu qartë dëshirën e tij për të qenë ende pjesë e Interit, edhe pse për të ka shfaqur interes një skuadër si Manchester United.

Media britanike është e sigurt: me ardhjen e Mourinhos, “Djajtë e Kuq” do të bëjnë tentativë për të sjellë në “Old Trafford” Icardin, kartoni i të cilit vlerësohet 40 milionë euro. Por sulmuesi 23-vjeçar nuk tundohet aspak dhe në një intervistë për “Corriere dello Sport” shprehu edhe një herë besnikërinë ndaj klubit zikaltër.

“Dëgjova diçka për interesimin e klubeve të tjera në muajt e kaluar, por unë dëshiroja qëndrimin te Interi. Familja ime ndihet shumë mirë në Milano ku duam të jetojmë për një kohë të gjatë. Gjithnjë e kam pasur të qartë në mendje se e ardhmja ime është te Interi. Këtu ndihem shumë mirë dhe nuk kam ndërmend të largohem. Klubi ka një projekt të rëndësishëm dhe unë dua të jap kontributin tim. Për më tepër dua të luaj në Ligën e Kampioneve me Interin”, tha Icardi.

Sulmuesi argjentinas në intervistën e tij mohoi edhe zërat e shfaqura së fundmi për probleme në raportet e tij me Mancinin: “Me Mancinin kam një marrëdhënie të shkëlqyer. Në fillim të sezonit më kërkoi të shënoja 15-20 gola. Normale që ai të ketë këto pretendime ndaj meje dhe të më japë stimuj. Me Mancinin po mësoj të luaj edhe jashtë zone, pasi më kërkon të lëviz më shumë”.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Lazio kthehet te fitorja, mund 5-2 Veronën
1455233553matri.jpg
Lazio rigjeti fitoren që u mungonte prej tri javësh ndaj Veronës në “Olimpico”, në ndeshje hapëse të javës së 25-të të Serisë A.

5-2 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, që i ngjit bardhekaltërit të paktën përkohësisht në vendin e 7-të, në kuotën e 36 pikëve. Bie më në fund Verona, që në 5 sfidat e fundit kishte marrë katër barazime dhe një fitore.

Takimi u zhbllokua nga Matri në minutën e fundit të pjesës së parë, pas një pasimi të marrë nga Cataldi. Në të 50-n Stefano Mauri shijoi golin e tij të parë sezonal, sërish pas një asisti të dhënë nga Cataldi.

Në të 60-n skuadrës së Piolit i vjen në ndihmë traversa, për të ardhur më pas te goli i sigurisë i shënuar nga Anderson të 69-n.

Tre minuta më pas Verona shkurtoi diferencën me Grecon, ndërsa goli i Luca Tonit në të 79-n dha përshtypjen se ndeshja u rihap, mirëpo në minutat e fundit Lazio shënoi edhe dy gola të tjerë me Keita Balde dhe Candrenën me 11 metërsh për rezultatin përfundimtar 5-2.
 
Top