Italianët na fyejnë identitetin!

Italianët na fyejnë identitetin!

Pershendetje,

Kushdo qe ndodhet ne Shqiperi dhe kushdo qe ndjek me satelit ne Top Channel TV te Shqiperise, duhet ta kete ndjekur ndonje fragment nga telenovela italiane "E bukura e grave (Il bello delle donne)". TCH po transmeton episodin e pare, kurse Canale 5 ne Itali po transmeton aktualisht episodin e trete.

Ne pjeset e episodit te pare, kemi te bejme me jeten e nje shqiptareje, qe na u quajtka "Duska" (!!!!) dhe te nje italianeje qe i qan hallin.

Per me teper, lexoni artikullin e meposhtem, marre nga "Albania" dhe na thoni c'mendoni per kete shfaqje? Sipas jush, a eshte thjesht injorance nga ana e italianeve, apo dicka me e nderlikuar se kaq?

- - - - - - - - - - - - - - - -

ASNJË “ALBANEZE” NUK QUHET “DUSKA”


Nga Jerina Zaloshnja

Në vitin 1948, gjatë vizitës së parë të diktatorit Hoxha në ish-Bashkimin Sovjetik, pas bisedës së ngrohtë me Stalinin, ky i fundit i premtoi diktatorit tonë se ndihmat për popullin tonë do t’ia jipnin Federatës Jugosllave. E vërteta qe se Stalini nuk e dinte se ku binte me saktësi Shqipëria – në ish-Jugosllavi, një krahinë e saj, diku më anash apo diku më sipër? Që “baba Stalini”, babai i madh, të mos kishte haber për një vend kaq të vogël e kaq të largët si Shqipëria, nuk është për t’u çuditur.
Ndoshta nuk ka ndonjë lidhje, po pikërisht kjo histori m’u kujtua tek po shihja një film italian, limonatë, por gjithsesi “të çmuar” po të kemi parasysh varfërinë që ka pllakosur në televizionet shqiptare, pas ligjit kundër piraterisë. Është fjla për filmin serial “Il bello delle donne”, të cilin e transmeton “Top Channel” darkave dy herë në javë. Në këtë film na shfaqet një personazh interesant, por i çuditshëm – një vajzë që ia thonë Duska, Duska Maroviç, të cilën regjisorja e skenaristi na e përshkruajnë si një shqiptare të bukur nga Vlora. Kjo vlonjate, sipas filmit, ka shkaktuar një dramë të rëndë në familjen “e shëndoshë” italiane. Ajo ka nisur një histori dashurie ilegale me një italian të martuar dhe pret prej tij një fëmijë. Ndërsa dashnori italian gjen vdekjen aksidentale, e shoqja e tij, një zonjë italiane (e luajtur nga aktorja Stefania Sandrelli), me një shpirtmirësi të spikatur e “bonta’”, siç i thonë italianët, bëhet nënë e babë për Duskën tonë, të dashurën e të shoqit të vdekur dhe për fëmijën e saj. Mirëpo kjo shqiptarka, megjithatë, nuk lë kusur pa i punuar familjes italiane. Ata me bukë, kjo me gurë. Duska i rrëmben të shoqin italianes, italiania e fal dhe nis një marrëdhënie afeksioni me vajzën. Duska jonë pret një fëmijë nga dashnori i vdekur, e shoqja e tij i jep punë e strehë. Duska jonë arratiset nga familja e dashnorit dhe nis prostitucionin, por përsëri është zonja italiane ajo që i shpëton jetës asaj dhe fëmijës. Nuk dëshiroj të komentoj skenarin me ngjarje thuajse të pandodhshme, por për një të pavërtetë të madhe. Kjo e pavërtetë të madhe lidhet me personazhin Duska. Çdo shqiptar, natyrisht, mund të ndiejë keqardhje duke parë këtë film, thjesht për faktin se e përkeqpërmendura është një shqiptare.
Se kjo femër me emrin Duska mund të kish qëlluar edhe bullgare, edhe ruse, edhe moldave dhe fundja mund të kish qëlluar edhe tërësisht serbe. Gjithsesi, duam apo s’duam ne, realiteti i prostitucionit të shqiptareve në vendin fqinj është një e vërtetë e njohur. Në këtë kuptim, autorët italianë të filmit nuk e kanë patur të vështirë ta identifikojnë prostitutën me një “albaneze”. Dhe nuk kanë bërë ndonjë gabim. Gabimi qëndron se këta autorë kanë vendosur ta quajnë shqiptaren me një emër që vetëm shqiptar nuk është. Kanë vendosur ta quajnë si një serbe, “Duska”, me një mbiemër edhe më serb sesa emri, “Maroviç”. Asnjë shqiptare nuk mund të quhet Duska. Aq më pak mund të quhet Duska një vajzë nga Vlora. Pyetja është e thjeshtë dhe disi e trishtueshme: si ngjet që artistë italianë ngatërrojnë pa të keq disa të vërteta të thjeshta, që, siç thotë një shkrimtar i madh rus, të gjithë i dinë prej kohësh; se autorët e një filmi, qoftë ky edhe një film i lehtë si “Il bello…”, nuk janë njerëz të rëndomtë, por nga shtresa intelektuale e vendit fqinj. Si ngjet që të kenë kaq njohuri të pakta e të përcipta për një vend e për një popull me të cilin iu takoi të jenë fqinj? Sa për ne shqiptarët, ka ngjarë gjithnjë e kundërta. Për shkak të izolimit tonë, ne i kemi njohur fill e për pe, edhe më mirë sesa vetë italianët historitë, personazhet, politikën e vendit të tyre. Për shembull, shqiptarët, edhe ata më pa shkollë e dinë se po i thirrën një femre “Svetllanë”, apo “Sofikë”, apo “Sheqere”, apo “Qefsere” qoftë, kjo kurrsesi s’mund të jetë një italiane. Si ngjet që italianët të jenë kaq pak të informuar për ne, se ç’jemi e ç’përfaqësojnë realisht shqiptarët?
Një koleg i njohur dhe që nuk ruan ndjenja të mira për sjelljen e vendit fqinj ndaj nesh beson se kjo ngatërresë është një ngatërresë me dashje, për t’i nxjerrë shqiptarët pa moral, pa emër, pa identitet. Një tjetër gazetar që ka vite që jeton në vendin tjetër fqinj, në Greqi, betohet se ka parë shqiptarë që sa vënë këmbën në këtë vend, fillojnë mësojnë nja dy fjalë bullgarisht, hungarisht a ç’të jetë, për t’u dukur, edhe “dreqi i s’amës”, siç thotë një shkodrane, por vetëm jo si “Alvanos”. Mund të ketë edhe aryse të tjera se përse italianët, fqinjët tanë, na njohin kaq pak dhe kaq shtrembër. Natyrisht, në asnjë rast nuk duhet harruar se jemi vetë ne, jeta jonë, vuajtja e nëpërkëmbja jonë e gjatë dhe e vazhdueshme që mbartim një pjesë të fajit, por jo të gjithë fajin. Ndonjëherë mendjemadhësia, dashamirësia e rreme dhe shuplaka me edukatë të vrasin më tepër sesa e vërteta më e vrazhdë.
Më ka qëlluar, për shembull, në Romë, që kafexhiu Antonio, tek i cili pija kafe çdo mëngjes, të më pyeste se ku bie kjo Albania. Ia kam shpjeguar me durim italianit të thjeshtë se jemi fqinj më të vjetër se kujtesa dhe italiani është habitur sa s’ka. Po ky është një italian i thjeshtë, që gjithë ditën bën kafe të mira dhe “corneto”. Dhe të tillë ka me miliona, që mund të mos e dinë se kush është fqinji i tyre nga lindja. Çështja është kur një autor italian shkruan të pavërteta elementare, që supozohet t’i dijë. Kështu edhe regjisori, edhe skenaristi i këtij filmi limonatë që shohim mbrëmjeve, përpara se të quante vajzën shqiptare “Duska Maroviç” a diçka të ngjashme, mund të bënte kërkime, të pyeste dhe të informohej. Për shembull, thjesht po të ishin treguar apk më të vëmendshëm do të kuptonin se mbiemri i Duskës, “Maroviç”, apo diçka e këtillë, është mbiemri i presidentit të sotëm të Serbisë & Malit të Zi. Një regjisor dhe një skenarist që krijon një personazh shqiptar, duhet ta dijë se gjuha shqipe dhe ajo sllave janë aq të ngjashme sa ç’janë gjuha italiane me atë kineze. Besoj se i keni dëgjuar polemikat, kur për një detaj të vetëm, filma të mëdhenj të autorëve botërisht të njohur janë vënë në pikëpyetje. Për shembull, pantallonat xhins, me të cilat i kishte veshur personazhet e tij një regjisor, për një film që i merrte ngjarjet nga koha e Romës së Lashtë, rrezikuan çmimin e këtij regjisori. Përse kjo arrogancë dhe shpërfillje kur vjen fjala për një detaj që identifikon një gjuhë, një identitet?
Por faji duhet kërkuar, siç thashë, edhe tek ne. Italia është një vend i rëndësishëm për ne, një vend i teknologjisë, i kulturës dhe i artit dhe një vend fqinj me të cilin shqiptarët janë të lidhur prej natyre. Ne bëjmë pak përpjekje për të prezantuar veten. Italia është një vend ku shtypi, televizionet shkruajnë dhe publikojnë shumë për Shqipërinë, më së shumti për keq. Italia është vendi ku mund të gjesh me shumicë mjaft emra të njohur të artit dhe të kulturës shqiptare, studiues, artistë, regjisorë, shkrimtarë, njerëz që e njohin kulturën dhe gjuhën italiane më mirë sesa italianët e Siçilisë, për shembull. E pra, dikë nga ky komunitet i shqiptarëve të njohur edhe në Itali, qeveria jonë mund të kishte thirrur në punë dhe t’i kishte ofruar, për shembull, detyrën e Atasheut të Kulturës dhe të Shtypit, në vend të dy anonimëve që ka emëruar atje, thjesht, për shkak të lidhjeve me klanet apo me njerëz të duhur në pushtet. Shteti shqiptar, thjesht, mund të kishte zgjedhur nga ai komunitet shqiptarësh në Romë, që është edhe qendër e kulturës, artit dhe e mediave italiane, dhe që vetë italianët i shohin me respekt.

marrë pa ndryshime nga gazeta “ALBANIA”, Tiranë – e diel, 30 nëntor 2003
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Ne pergjithesi do isha dakort me ^_^, Issi, Atman, Lara, Mirror edhe ndonje tjeter qe spo me kujtohet (sorry!) po qe pak a shume bie dakort me keta /pf/images/graemlins/tongue.gif

Por une do ti hidhja benzine zjarrit dhe jo uje :devil: .

Shqiptaret nuk kane identitet kombetar per sa i perket emrave. Ose me mire, ne pjesen derrmuese indentiteti eshte shprehur me venien e emrave krishtere- katolike apo ortodokse dhe myslimane Nje pakice emrash te mirefillte shqiptare nuk perbejne identitet. Vetem pas ndalimit te fese 67 filluan te perdoren emra "shqiptare" qe vazhdoi deri nga vdekja e Hoxhes (identiteti nuk krijohet per 15 vjet!). Me pas turli emrash, pergjithesisht perendimore, ose emra qe kane rendesi vetem nga ana fonetike. Pra, nuk mund te fyesh dicka qe nuk ekziston.

Per sa i perket mbiemrave, po ti hedhesh nje sy hartes se Shqiperise ka shume toponime sllave nga ku shume mbiemra kane rrjedhur, apo anasjelltas.

Gazetarja ZALOSHNJA ka nje mbiemer sllav dhe do bente mire te ndryshonte mbiemrin e saj para se te shkruante kete artikull ( se ka fyer kombin me mbiemrin e saj :rolleyes: )

E pse duhet te fyhemi ne kur mbiemrat dhe toponimet sllave jane pjese e identitetit tone? Sepse ishte pikerisht Marovic dhe jo Zaloshnja? Jo ush po gomar!
 

Klinton

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Ku eshte ndryshimi i italianeve me greket dhe orientalet?
Vetem paqe dhe meshire mos prisni kurre prej tyre, te mira jo e jo.
I vetmi ndryshim mes ketyre dinosaureve eshte se greket te blejne fale, orientalet te blejne me dhune, italianet te blejne me pak para.

Pastaj per cilin identitet e keni fjalen?
 

Albinos

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

<ul type="square">
[*]Adel Smith ,Presidenti i bashkimit Mysliman ne Itali , qe para ca kohesh kerkoi te hiqesh kryqi nga shkolla ku mesonin femijte e tij, dje ne menyre agresive, jo vetem hoqi kryqin nga muri ne nje dhome spitali ku ishte e shtruar e ema , por dhe e hodhi nga dritarja..
Per nje rast urgjend te nje krize ne zemer , E ema e Adem Smithit, u shtrua ne spitalin e "San Salvatore"ne L'Aquila.
I biri vajti ta vizitonte dhe u revoltua shume kur pa karshi krevatit Kryqin prej druri , me Krishtin te kryqezuar .Ai thiri menjehere infermjeret dhe kapon e salles , ku kerkoi qe t'ja hiqnin kryqin qe aty Pergjegjesi i salles e skjaroi , qe kjo ishte e pamundur , e ne se ai kishte ankesa te ketilla le ti bente me shkrim , duke spjeguar dhe arsyen.. I nevrikosur ne kulmit, duke bertitur dhe prishur dhe qetesine e te semureve te tjere Adel, i thot , qe keto jane veprime burokratike qe ju po me thoni dhe e rremben kryqin duke e hedhur nga dritarja
Menjehere ne vendin e ngjarjes , erdhi policia ku Adel , perseriti theniet qe i tha pergjegjesit salles dhe infermjereve
duke e pranuar si akt proteste veprimin e tij
Marre nga gazeta e Triestes "Il Piccolo" 16 Dhjetor 2003
P.S
Adel Smith eshte i martuar me nje Shqiptare nga Durresi Mimoza Smith , me te cilet ka dhe dy femijte E ema eshte Egjyptiane dhe i jati Italian
[/list]
 

gjekec

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Fillimisht postuar nga xhinO:
[qb] Shikoni pak kete amerikanon ketu lart "antari 160",
urdhero, sa u del llotua per ne amerike ketyre kalojne disa vjete dhe nuk i njeh me,jo jane integruar,por shnderruarr komplet.Lume per Ameriken qe i ka! :confused: [/qb]
Sa per informacionin tend un jetoj ne nje qytet (WORCESTER) ku shqipja eshte gati duke u njohur si gjuhe zyrtare /pf/images/graemlins/laugh.gif , dhe biles do ishte mire qe te flisnim ca me teper anglisht se sikur po e harrojme hihi
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Fillimisht postuar nga **** Darlington Delarge:
[qb] Pra, nuk mund te fyesh dicka qe nuk ekziston.

Per sa i perket mbiemrave, po ti hedhesh nje sy hartes se Shqiperise ka shume toponime sllave nga ku shume mbiemra kane rrjedhur, apo anasjelltas.

Gazetarja ZALOSHNJA ka nje mbiemer sllav dhe do bente mire te ndryshonte mbiemrin e saj para se te shkruante kete artikull ( se ka fyer kombin me mbiemrin e saj :rolleyes: )

E pse duhet te fyhemi ne kur mbiemrat dhe toponimet sllave jane pjese e identitetit tone? Sepse ishte pikerisht Marovic dhe jo Zaloshnja? Jo ush po gomar! [/qb]
Pikerisht, kete kam dashur te them qe nga fillimi i kesaj teme, kur ne nuk kujdesemi vete per te vene emrat tane shqiptare, duhet te kujdesemi qe italianet ta bejne kete ne nje film...!!!

Pike e zeze. Une e kam thene qe ne fillim (me gjithe respektin per temehapesin) qe me kete teme :rockband: "ja ke fut kot plako"
:rockband: ...

E veshtire te diskutosh, kur njerezit ndihen te fyer, per me teper, pa te drejte...
 

pippo

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Fillimisht postuar nga Leopardii:
[qb] INDIFERENT njerez, vetem INDIFERENT-- vetem ky eshte soluzioni kunder atyre .
edhe kur tju thone ndonje gje BUZEQESHNI me perbuzje . do te shikoni sa do te nevrikosen. mos rrini te cani drasa duke i shpjeguar se ne nuk jemi te gjithe njelloj se ne cdo vend ka njerez te mire edhe te keqinj, ka gra te ndershme po ka edhe prostituta ( è il mestiere più antico del mondo). po e perseris : vetem INDIFERENTISMI edhe shperfillja ndaj akuzave te tyre do ti bej qe ata mos te vazhdojne me akoma.
ulni koken e mesoni qe tju marrim te mirat qe ata kane edhe do ti beni te plasin nga zilija.
nuk ka gje me te hidhur per nje italian kur ja kalon nje albanez.kjo eshte lufta jone per te permisuar mesazhin e vetes tone por edhe njekohesisht edhe te vendit tone.
nje lufte in SILENZIO ku secili te beje pjesen e tij ne ate vend qe ndodhet.
sa me perpara do ecim ne aq me shume do te shkruajn e do te degjoni neper lajmet e gazetat e tyre. edhe ne akoma me shume do te vazhdojme ne rrugen tone te INDIFERNTIZMIT per ate qe thone edhe duke i marre te gjitha te mirat qe kane. [/qb]
Paskemi te njeten menyre veprimi ne lol une deri tani ka 5 vjet qe jetoj ketu ball per ball sme ka then kush gjysem llafi .... ndoshta rastesi ...
Persa i perket temes aha si vaji ne lakra me telenovela merreni ju ku baba shkon me bijene e cuni shkon me nenen qe ka pas shkuar me dajen qe kishe dashnore kushuriren e cila priste nje femije nga komshiu i cili kishte dy dashnore.............. aha i kalokeni problemit shume shume anash . Gjeja qe urrej me shume qe ne shqiptaret te pretendojme vetem nje emer shqiptar per nje prostitut .............. mah
 

King

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

sic thote nje fjale e urte dhe e bukur shqipetare:
peshku nuk qelbet nga bishti por nga koka
dhe ne kete rast ne radhe te pare jane politikanet shqipetar qe tallin b..... me popllin dhe njerzit e varfer shwipetar dhe nga ana tjeter i lepine ****** italiane ose vendeve te tjera europiane per te mare vizat per femijet e tyre ....
pastaj vine italianet ..fajin e kane vete shqipetaret qe shkojne ne itali per mendimin tim ....
 

koppertoni

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Fillimisht postuar nga xhinO:
[qb] Shikoni pak kete amerikanon ketu lart "antari 160",
urdhero, sa u del llotua per ne amerike ketyre kalojne disa vjete dhe nuk i njeh me,jo jane integruar,por shnderruarr komplet.Lume per Ameriken qe i ka! confused: [/qb]
Eh. Do votojme sivjet ja Bushi ja Kerri. Po juve? Bum Italiani! Bum Nano! Gdum Berisha! Hej kafshe pylli.

Fol me respekt per shqiptaret e rinj te Amerikes.
Na drejtohen me emrin Sir. Jo me Merda Albanesi si ty. Ske cfare i ben dot gomarit i bie samarit huh? Kujdes neser do te ngjeshi nje shqelm tjeter gomari prapanicave te tuat te i thuash faleminderit pershendetjes Merda.

Lum ti qe durron shqelmat e gomereve prapanicave, sharjet, ofendimet per ty. Mos iu thua faleminderit kur te shajne me qafsh?
E kene vene re qe ne shqiptaret ne amerike perziejne shqipen me anglishten gjithmone si pa gje te keq. Pa pyet njehere veten pse?

Ti ofendohesh 3 here ne dite. Ne te ofendohemi 1 here ne vit do hapet processi gjyqsor.
Kuminiteti europian te drejtat e njeriut ne Helsinki. Vertet i besoni pallavrave? Te mjeret ju.
 
Top