Italianët na fyejnë identitetin!

Italianët na fyejnë identitetin!

Pershendetje,

Kushdo qe ndodhet ne Shqiperi dhe kushdo qe ndjek me satelit ne Top Channel TV te Shqiperise, duhet ta kete ndjekur ndonje fragment nga telenovela italiane "E bukura e grave (Il bello delle donne)". TCH po transmeton episodin e pare, kurse Canale 5 ne Itali po transmeton aktualisht episodin e trete.

Ne pjeset e episodit te pare, kemi te bejme me jeten e nje shqiptareje, qe na u quajtka "Duska" (!!!!) dhe te nje italianeje qe i qan hallin.

Per me teper, lexoni artikullin e meposhtem, marre nga "Albania" dhe na thoni c'mendoni per kete shfaqje? Sipas jush, a eshte thjesht injorance nga ana e italianeve, apo dicka me e nderlikuar se kaq?

- - - - - - - - - - - - - - - -

ASNJË “ALBANEZE” NUK QUHET “DUSKA”


Nga Jerina Zaloshnja

Në vitin 1948, gjatë vizitës së parë të diktatorit Hoxha në ish-Bashkimin Sovjetik, pas bisedës së ngrohtë me Stalinin, ky i fundit i premtoi diktatorit tonë se ndihmat për popullin tonë do t’ia jipnin Federatës Jugosllave. E vërteta qe se Stalini nuk e dinte se ku binte me saktësi Shqipëria – në ish-Jugosllavi, një krahinë e saj, diku më anash apo diku më sipër? Që “baba Stalini”, babai i madh, të mos kishte haber për një vend kaq të vogël e kaq të largët si Shqipëria, nuk është për t’u çuditur.
Ndoshta nuk ka ndonjë lidhje, po pikërisht kjo histori m’u kujtua tek po shihja një film italian, limonatë, por gjithsesi “të çmuar” po të kemi parasysh varfërinë që ka pllakosur në televizionet shqiptare, pas ligjit kundër piraterisë. Është fjla për filmin serial “Il bello delle donne”, të cilin e transmeton “Top Channel” darkave dy herë në javë. Në këtë film na shfaqet një personazh interesant, por i çuditshëm – një vajzë që ia thonë Duska, Duska Maroviç, të cilën regjisorja e skenaristi na e përshkruajnë si një shqiptare të bukur nga Vlora. Kjo vlonjate, sipas filmit, ka shkaktuar një dramë të rëndë në familjen “e shëndoshë” italiane. Ajo ka nisur një histori dashurie ilegale me një italian të martuar dhe pret prej tij një fëmijë. Ndërsa dashnori italian gjen vdekjen aksidentale, e shoqja e tij, një zonjë italiane (e luajtur nga aktorja Stefania Sandrelli), me një shpirtmirësi të spikatur e “bonta’”, siç i thonë italianët, bëhet nënë e babë për Duskën tonë, të dashurën e të shoqit të vdekur dhe për fëmijën e saj. Mirëpo kjo shqiptarka, megjithatë, nuk lë kusur pa i punuar familjes italiane. Ata me bukë, kjo me gurë. Duska i rrëmben të shoqin italianes, italiania e fal dhe nis një marrëdhënie afeksioni me vajzën. Duska jonë pret një fëmijë nga dashnori i vdekur, e shoqja e tij i jep punë e strehë. Duska jonë arratiset nga familja e dashnorit dhe nis prostitucionin, por përsëri është zonja italiane ajo që i shpëton jetës asaj dhe fëmijës. Nuk dëshiroj të komentoj skenarin me ngjarje thuajse të pandodhshme, por për një të pavërtetë të madhe. Kjo e pavërtetë të madhe lidhet me personazhin Duska. Çdo shqiptar, natyrisht, mund të ndiejë keqardhje duke parë këtë film, thjesht për faktin se e përkeqpërmendura është një shqiptare.
Se kjo femër me emrin Duska mund të kish qëlluar edhe bullgare, edhe ruse, edhe moldave dhe fundja mund të kish qëlluar edhe tërësisht serbe. Gjithsesi, duam apo s’duam ne, realiteti i prostitucionit të shqiptareve në vendin fqinj është një e vërtetë e njohur. Në këtë kuptim, autorët italianë të filmit nuk e kanë patur të vështirë ta identifikojnë prostitutën me një “albaneze”. Dhe nuk kanë bërë ndonjë gabim. Gabimi qëndron se këta autorë kanë vendosur ta quajnë shqiptaren me një emër që vetëm shqiptar nuk është. Kanë vendosur ta quajnë si një serbe, “Duska”, me një mbiemër edhe më serb sesa emri, “Maroviç”. Asnjë shqiptare nuk mund të quhet Duska. Aq më pak mund të quhet Duska një vajzë nga Vlora. Pyetja është e thjeshtë dhe disi e trishtueshme: si ngjet që artistë italianë ngatërrojnë pa të keq disa të vërteta të thjeshta, që, siç thotë një shkrimtar i madh rus, të gjithë i dinë prej kohësh; se autorët e një filmi, qoftë ky edhe një film i lehtë si “Il bello…”, nuk janë njerëz të rëndomtë, por nga shtresa intelektuale e vendit fqinj. Si ngjet që të kenë kaq njohuri të pakta e të përcipta për një vend e për një popull me të cilin iu takoi të jenë fqinj? Sa për ne shqiptarët, ka ngjarë gjithnjë e kundërta. Për shkak të izolimit tonë, ne i kemi njohur fill e për pe, edhe më mirë sesa vetë italianët historitë, personazhet, politikën e vendit të tyre. Për shembull, shqiptarët, edhe ata më pa shkollë e dinë se po i thirrën një femre “Svetllanë”, apo “Sofikë”, apo “Sheqere”, apo “Qefsere” qoftë, kjo kurrsesi s’mund të jetë një italiane. Si ngjet që italianët të jenë kaq pak të informuar për ne, se ç’jemi e ç’përfaqësojnë realisht shqiptarët?
Një koleg i njohur dhe që nuk ruan ndjenja të mira për sjelljen e vendit fqinj ndaj nesh beson se kjo ngatërresë është një ngatërresë me dashje, për t’i nxjerrë shqiptarët pa moral, pa emër, pa identitet. Një tjetër gazetar që ka vite që jeton në vendin tjetër fqinj, në Greqi, betohet se ka parë shqiptarë që sa vënë këmbën në këtë vend, fillojnë mësojnë nja dy fjalë bullgarisht, hungarisht a ç’të jetë, për t’u dukur, edhe “dreqi i s’amës”, siç thotë një shkodrane, por vetëm jo si “Alvanos”. Mund të ketë edhe aryse të tjera se përse italianët, fqinjët tanë, na njohin kaq pak dhe kaq shtrembër. Natyrisht, në asnjë rast nuk duhet harruar se jemi vetë ne, jeta jonë, vuajtja e nëpërkëmbja jonë e gjatë dhe e vazhdueshme që mbartim një pjesë të fajit, por jo të gjithë fajin. Ndonjëherë mendjemadhësia, dashamirësia e rreme dhe shuplaka me edukatë të vrasin më tepër sesa e vërteta më e vrazhdë.
Më ka qëlluar, për shembull, në Romë, që kafexhiu Antonio, tek i cili pija kafe çdo mëngjes, të më pyeste se ku bie kjo Albania. Ia kam shpjeguar me durim italianit të thjeshtë se jemi fqinj më të vjetër se kujtesa dhe italiani është habitur sa s’ka. Po ky është një italian i thjeshtë, që gjithë ditën bën kafe të mira dhe “corneto”. Dhe të tillë ka me miliona, që mund të mos e dinë se kush është fqinji i tyre nga lindja. Çështja është kur një autor italian shkruan të pavërteta elementare, që supozohet t’i dijë. Kështu edhe regjisori, edhe skenaristi i këtij filmi limonatë që shohim mbrëmjeve, përpara se të quante vajzën shqiptare “Duska Maroviç” a diçka të ngjashme, mund të bënte kërkime, të pyeste dhe të informohej. Për shembull, thjesht po të ishin treguar apk më të vëmendshëm do të kuptonin se mbiemri i Duskës, “Maroviç”, apo diçka e këtillë, është mbiemri i presidentit të sotëm të Serbisë & Malit të Zi. Një regjisor dhe një skenarist që krijon një personazh shqiptar, duhet ta dijë se gjuha shqipe dhe ajo sllave janë aq të ngjashme sa ç’janë gjuha italiane me atë kineze. Besoj se i keni dëgjuar polemikat, kur për një detaj të vetëm, filma të mëdhenj të autorëve botërisht të njohur janë vënë në pikëpyetje. Për shembull, pantallonat xhins, me të cilat i kishte veshur personazhet e tij një regjisor, për një film që i merrte ngjarjet nga koha e Romës së Lashtë, rrezikuan çmimin e këtij regjisori. Përse kjo arrogancë dhe shpërfillje kur vjen fjala për një detaj që identifikon një gjuhë, një identitet?
Por faji duhet kërkuar, siç thashë, edhe tek ne. Italia është një vend i rëndësishëm për ne, një vend i teknologjisë, i kulturës dhe i artit dhe një vend fqinj me të cilin shqiptarët janë të lidhur prej natyre. Ne bëjmë pak përpjekje për të prezantuar veten. Italia është një vend ku shtypi, televizionet shkruajnë dhe publikojnë shumë për Shqipërinë, më së shumti për keq. Italia është vendi ku mund të gjesh me shumicë mjaft emra të njohur të artit dhe të kulturës shqiptare, studiues, artistë, regjisorë, shkrimtarë, njerëz që e njohin kulturën dhe gjuhën italiane më mirë sesa italianët e Siçilisë, për shembull. E pra, dikë nga ky komunitet i shqiptarëve të njohur edhe në Itali, qeveria jonë mund të kishte thirrur në punë dhe t’i kishte ofruar, për shembull, detyrën e Atasheut të Kulturës dhe të Shtypit, në vend të dy anonimëve që ka emëruar atje, thjesht, për shkak të lidhjeve me klanet apo me njerëz të duhur në pushtet. Shteti shqiptar, thjesht, mund të kishte zgjedhur nga ai komunitet shqiptarësh në Romë, që është edhe qendër e kulturës, artit dhe e mediave italiane, dhe që vetë italianët i shohin me respekt.

marrë pa ndryshime nga gazeta “ALBANIA”, Tiranë – e diel, 30 nëntor 2003
 

gevis

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

ah mi Bona ta dish ti ca eshte Italia.........
nuk e mer mundimin te shkruash fare per kete teme

atje po ti thuash nje italiani qe je shqiptar je njeri i dores te dyte.

por do vi dhe dita jone.
 

skin

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Gevis, e besoj qe mund te jete e veshtire. po sikur te perpiqemi ti surprizojme... pra ti tregojme qe jo vetem nuk jemi njerez te dores se dyte po mund te jemi dhe me te mire se ata vete. (kte te fundit nuk duhet tja themi sigurisht, po le ta kuptojne me kohe).

Dje te Tvsh ishte nje shfaqje ku folen dhe ca italiane qe kishin ardhur ne Tirane. Njeri prej tyre ishte aq entuziast nga vendi dhe njerezit saqe ishte gati te jetonte pergjithnje ne tirane.....
Po sikur te perpiqeni te ftoni ndonje nga te njojturit tuaj italiane ne shqiperi kur te vini dhe ju me pushime. jam e sigurt qe do ndryshojne mendje.... e meqe njihen dhe si paaak llafazane, mund ta perhapin lajmin dhe te miqte e tjere italiane.... e kshu mbases fillojme te shpresojme per ndryshimin e imazhit :thumbsup:
 

I vjetri

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Paralel me ate qe mendon olsijan dhe te tjere, mendoj se nuk eshte thjesht ceshtje injorance. A e dini ju qe jetoni jashte Shqiperise se ketu ne Ballkan po behen perpjekje qe te rishkruhet historia??? Po behen perpjekje edhe ne ministrine tone te arsimit, ku historia e re qe do te dilka, do te na qenka pa luftra, por vetem me konflikte. A e dini se edhe luften e Milohevicit dun ta paraqesin tani si konflikt???

Ne "Rimëkëmbja", e perjavhme analitike, gjeta kete shkrimth, qe eshte botuar disa dite perpara artikullit te Zaloshnjes ne Albania:

- - - - - - - - - - - - - - - -

PARADOKSE


SA INJORANTË I KEMI FQINJËT TANË!


Duke dëgjuar reklamën në televizionin “Top Channel” për telefilmin “E bukura e grave’’, më tërhoqi vëmendjen personazhi shqiptar me emrin Dushka e fejuar me shqiptarin tjetër të quajtur Mirko i cili priste të vinte nga Shqipëria në Itali në mënyrë klandestine. Asgjë shqiptare nuk kishte në këtë personazh, me perjashtim të djalit tjetër shqiptar që do trafikonte Mirkon nga Tirana në Itali, siç kish bërë më parë me Dushkën.Të jenë kaq të paditur italianët apo për ta nuk ka dallim midis ballkanasve. Apo kjo ndodh në kuadrin e Ballkanit Madh. A duhet ta pranojmë këtë?

Nga emisioni “Shqip” i Rudina Xhungës mësuam edhe për një tjetër krim të grekëve e të shtetit grek ndaj emigrantëve shqiptarë. Në gjyqet e Selanikut shqiptarët përktheheshin prej një plake të quajtur Vavacula e cila nuk dinte asnjë fjalë shqip. Jo vetëm kaq, por me vendim të gjykatës së Selanikut, kjo grua vazhdoi të përkthejë shqiptarët pasi gjykata mendon se meqë ajo ka njohuri në në gjuhët e tjera të Ballkanit si greqisht, serbisht, turqisht e bullgarisht [nëse i dinte me të vërtetë këto] atëherë ajo kishte njohuri të mjaftueshme për të përkthyer edhe nga gjuha shqipe. Ndoshta edhe kjo ndodhi në kuadrin e Ballkanit të Madh apo integrimit ballkanik apo të Ballkanit pa kufinj si ringjallje e Perandorisë Bizantine.

Mjerë shqiptarët për këta fqinjë injorantë!


F.B.

Rimekembja, Tirane, 27 nentor
- - - - - -

http://groups.yahoo.com/group/rimekembja/messages
 

E.S

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Ketu nuk behet fjale veç per injorancen e italianeve, (per te cilen nuk ka as dyshimin me e vogel dhe eshte e vertetuar nga te gjithe, dhe nga ata vete), une filmin e kam ndjekur per kuriozitet (para gati 2 vjetesh, kur filloi) sa per te pare ne ç'gjuhe fliste duska. Ajo eshe serbe dhe ne çdo film qe luan (te pakten per kanalet italiane) eshte gjithmone vajze shqiptare ne veshtiresi, qe ka probleme me familjen ose me shqiptare te tjere, dhe qe ndihmohet nga "ZEMERBARDHESIA" italiane. Nga kjo marr shkas te mendoj qe nuk eshte veç per italianet dhe egocentrizmin e tyre, por dhe per marredheniet qe ata kane me serbet (shume miqesore, skandali per telekom serbine e tregon) dhe sidomos per urrejtjen qe serbet nuk arrijne te kontrollojne per popullin shqiptar. Pasi bene ç'deshen me Bosnjen, dhe bota u zgjua per te nderhyre ne 1997, nuk humbasin rast per te na ulur. Sikur te ishte veç injorance e regjizoreve e "dashura" vajze do thonte qe nuk mund te luante rolin e nje shqiptareje.
 

E.S

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Me pare bera nje lapsus duke thene ne 1997 ne vend te 1999, kur bombarduan serbine.
 

xhoni

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Z.Blendi,une e di shume mire sesi trajtohen shqipetaret ketu,dhe se motrat tona nuk jane aspak kurva apo prostituta,por gjeja qe me ben pershtypje eshte se ti thua qe perfaqesohemi edhe nga studentet apo nga "vipat"kledi anbeta elsa etj.Keta "vipa"te kene turp sa here dalin neper skena,sepse jane keta qe evitojne gjithmone ta permendin shqiperine,sepse jane keta qe e quajn elsen gjysem shqipetare dhe gjys italiane,une kam kohe qe rri ne itali dhe si kam degjuar ndonjehere te flasin per shqiperine ,perkundrazi u vjen zor qe jane shqipetare,se perndryshe ska si shpjegohet fakti qe kur jane ne emisione dhe degjojne Maurizion qe flet per prostitucion,nuk ndihen por rrine si pula te lagura..kurse sa per studentet,ata kane vetem 2 3 vjet qe jane shtuar se me pare shuma e studenteve shqipetare ishte e paperfillshme.Studentet e Italise duhet te perpiqen te mblidhen me shume me njeri tjetrin dhe te mundohen te marrin pjese neper emisionet qe zhvillon canale 5 ose raiunoper problemet e emigranteve shqipetare ne Itali.keshtu qe mund ta ngrene zerindhe te tregojne se cfare kombi jemi.Shumica e italianeve i njeh shqipetaret nga televizori,prandaj ne duhet te mundohemi te marrim pjese ne emisione te tilla si:domenica in,Maurizio Costanzo show ,Porta a Porta etj,dhe ti tregojme italianeve se cilet jemi.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Teme interesante kjo! /pf/images/graemlins/frown.gif Nje shpalosje virtyteve tona dhe ne te njejten kohe nje shpalosje e difekteve te panumerta te ketij populli italian qe si shume popuj te tjere mezi po pret qe Sgqiperia te shkaterrohet , aq shume inat na kane :rolleyes: .
tek lexoja shumicen e mesazheve ne kete teme, me erdhi si para nje pasqyre nje pamje qe kisha pare disa dite me pare ne forumin e sitit te Lega Nord (besoj te tere e dine se çfare eshte). Atje lexoja nje sere postimesh qe jo vetem e kishin me te ashtuquajturit extrakomunitare, por e kishin dhe me jugoret e vendit te tyre. Sa gje e peshtire kur degjon dike qe per te ngritur emrin e tij duhet te felliqi me sesben emrin e dikujt tjeter vetem duke u bazuar ne paragjykime.
Neve nuk dime te bejme gje tjeter perveç se te akuzojme te tjeret per ate çka na ndodh. tere bota e ka me ne (kete koncept na e ka lene xhaxhi enver, dhe mesa shoh e paskemi te ngulur mire ne mendje kete gje). Biles ne keto momente qe une po shkruaj agjenturat serbe, greke, italiane, amerikane etj po punojne per ti bere keq Shqiperise. :cry:
Duke ju kthyer edhe njehere atij serialit qe nuk kam pare asnjehere sepse programet televiziv zakonisht i zgjedh, dhe ka pak programe mediaset qe kalojne kete site :angel: . Fakti qe shume e shikojne me le te kuptoj se i perkasin asaj fazes te telespektatorit model qe ndjek rregullisht te tere movie fiction mediaset dhe per te cilat mednoj se jane gjerat me idiote te kesaj bote!
Ne çdo vend te botes, dhe nenvizoj ne çdo vend ekzistojne njerezit me paragjykime, ekzistojne njerezit racist, por ekzistojne edhe njerez qe e kane mendjen pak me te hapur dhe shikojne me tej se hunda e tyre, dhe jane keta te fundit qe bejne diferencen e nje vendi :book: .
Ndoshta dikush do te me thote se me keto qe them jam antishqiptar, por do te gabohej keq sepse per mua antishqiptar eshte fanatiku, eshte ai qe nuk e hap mendjen, eshte ai qe nuk shikon tej hundes se tij. Ju lutem le mos te ulemi ne nivelin e disa italianeve! :rolleyes:
 

fjorent

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Bravo Issi nuk dua t'i shtoj asnje presje arsyetimit tend.
Keta Fiction sic i quajne prodhohen per italianet e shkrete qe nuk mund te bejne abonimin tek SKY per te pare nje ndeshje futbolli apo nje film te ri, prandaj e them edhe nje here nuk ja vlen te diskutohen.
Ne fund edhe nje here para se ta kerkojme gjithmone fajin tek fuqite e medha qe nuk na duan eshte mire te shihemi ne pasqyre e te vetkorrigjohemi.
Une akoma nuk kam marre pergjigje meqe qenkemi kaq shume patriote kunder te gjithe italianeve injorante: KA APO NUK KA SHQIPTARE QE I KANE KTHYER NE SKLLAVE BASHKEQYTETARET E TYRE PER DISA LIRETA NE FILLIM E EURO TANI ME SHUME?
 

Albinos

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Italianet jane va fa ne kulo.
Porko mizerja
Mmmvvvvvv
 

njoniplak101_akama

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Sidoqoftë, Artikulli është mjaft interesant lidhur me pasqyren Italiane ndaj Shqipetareve qe duket te kene shume pak informata se kush jane shqiptaret dhe a kan ata mbiemra me "viq". Zakonisht sllavet, qe gjithmone ishin dhe jane armik apo fqinje qe na shiqon me bishtin e syrit, i kan emrat qe mbarojne me prapashtesen "viq" dhe i takojne Serbise perkatesisht.
Eshte per te quditur se Shqiptaret ne Shqiperi nuk e kuptojne politiken e Sklleverve, dhe fqinjeve si te Italise. Nuk e di se sa here i keni ve ne vesh fjalet "koloni". Fjala koloni eshte perdorur shume here ne Itali ndaj popullit Shqiptar sepse ata gjithmone endrruan me ndihmen e Nacistave-Gjerman qe t'a kolonizojne Shqiperine. Serbia, Greqia dhe vendet e tjera ballkanike nuk jane permendur aq shume sepse Italia frikesohej nga Stalini qe do ua jepte doren Serbeve-Komunista.
Poashtu eshte shume ironike sa shume e adhuronin/ojne Enver Hogjen, shokun e Jugosllavit, apo termi me i mire do ishte vellau-Jugosllav.
Komunizmi nuk ben per Shqiptaret edhe pse papunesia eshte e madhe dhe ofron rruge te keqija per profesione joligjore apo jomorale.

Italia apo vendet te tjera nuk duhet harruar sepse ata jane sikurse mini mbas dere. Kemben e vogel e ka, por nese nuk jeni te bashkuar te rrezon. Apo si thone Kosovaret "Te qon me pi uje dhe te kthen pa pi uje". Mos u mashtroni por perdorni metoda politike ashtu siq na trajtojne ata neve. Por friksohem se Shqiptaret nuk kan zanat te mire me politiken e huaj.
Ku je i varfer gjithkush te merr neper kembe, dhe ai artikull eshte per t'i zgjuar Shqiptaret se konsiderohet shoqeri e ulet, dhe ka ardhur koha qe te bejne ate qe duhet bere. Antikorrupsioni.
 

mostro

Putraku
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Kush e ma men kapurral PELEGRININ /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

foli

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

smund te ekzistoj asnje shqiptare me emer te tille ajo nuk eshte e mundur.ne nuk jemi aq te humbur.
 

oneda bojaxhiu

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

italianet na urrejne aq shume sa nuk dijne si ta shprehin. Mendoj se kjo eshte nje menyre per te shprehur racizmin e tyre kundrejt shqipetareve.
 

genti

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Une personalisht jetoj ne hollande dhe nuk e kam idene per ne shtete te tjera por do te shtoja nje gje,

me ka ndodhur shpesh ketu kur kam dale me shoke dhe kur na binte rasti dhe takoheshim me dike keta te fundit prezantoheshin si italjane apo greke ( kjo sipas gjuhes se huaj qe ata zoteronin me mire /pf/images/graemlins/wink.gif )Dhe kjo gje eshte shume e theksuar tek ne, me sa kam pare.

Tani me pak fjale, kur vet ne nuk e pranojme veten per ata qe jemi dhe mohojme identitetin tone dhe lejojme te na therrasin me ndonje emer si tu vije me lehte ketyre ketej, apo si eshte bere me shqiptaret ne greqi qe po u bejne ate qe kane bere spanjollet me konkuistadorin, qe i merrnin sklleverit dhe u vinin emrat e tyre i pagezonin dhe ua ndalonin qe edhe me njeri-tjetrin te flisnin ne ndonje gjuhe pervec spanjishtes.
 

genti

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

O njerez mos ua vini gjithmone te tjereve per cdo gje qe na ndodh se duke bere kete te le te besosh se edhe sikur po te na behet ndonje e mire kjo, vetem po deshen te tjeret .

Une them, JO.Jemi ne ata qe vendosim per fatin tone dhe nese do vije nje dite kur ne do ngreme zerin dhe tu themi te gjitheve pa na u dridhur zeri se jemi Shqipetare, kjo ka per te ardhur ne sajin tone se sic e dini mire te gjithe ne si popull ne gjithe historine tone as kemi pasur dhe as kemi ndonje mik, keshtu qe ne kudo ku te jemi duhet te jemi te lidhur me njeri-tjetrin dhe te jemi kompakt dhe kjo eshte edhe nje nga arsyet qe tek ne nuk ka percarje fetare dhe per kete me vjen me te vertet mire.

Allahu qofte me ju .
 

gjekec

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

EMO DHE JU CE VRISNI MENDJEN SHUME SIKUR S"PO JU ZE GJUMI NATEN PER SHQIPETARET>> MATTER OF FACT I GIVE UP MY NATIONALITY COZ IT AIN"T SH!!AT>> WHAT"S THE DIFFERENCE IF A Hoe is in the street getting paid rather then laid when her husband is getting laid with another hoe.. it's like .. what it is it is. can you make a hoe into a good woman.. nooo. what's the f..ing point here :devil:
 

mostro

Putraku
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Fillimisht postuar nga Hilary:
[qb] italianet na urrejne aq shume sa nuk dijne si ta shprehin. [/qb]
ALBANESI DI MERDA /pf/images/graemlins/laugh.gif
Hajt pall hajde,une kete e kam degjuar qe kur zbrita ne ancona...e ti po na trego qe nuk po din si me na e shpreh rracizmin e tyre.. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

genti

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Shikoni pak kete amerikanon ketu lart "antari 160",
urdhero, sa u del llotua per ne amerike ketyre kalojne disa vjete dhe nuk i njeh me,jo jane integruar,por shnderruarr komplet.Lume per Ameriken qe i ka! :confused:
 

^_^

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Sipas mendimit tim : po te keni parasysh qe duska eshte shqipètare kosove sic del ne film ose me sakte pa i vene emer vendit eshte nje shqiptare qe eshte jashte shqiperise ( ktu nenkuptoj territorin e RSH , pra deri aty ku shkon qeverisja e RSH) dhe fare mire duke mos permendur vende jo me kot ne film eshte lene pa permendur vendi origjinar nga eshte duska , ne shume raste ne mal te zi, ne kosove etj gjen shqiptare e shqiptare me emra sllave per shume arsye
1. o perzierje rracash pra babai sllav e ema shqiptare dhe anasjelltas.
2.Shume shqiptare ne kohen e TITOS te pakten me sa di une mnoren mbiemra me "vic" nga mbrapa sepse po te kujtohemi mire ne ate kohe kosova dhe shqiptaret jashte shqiperise por perreth saj ( nuk flasim per ata qe jane amerike) ne ate kohe jetonin te lumtur nen qeverisjen e titos edhe na shisnin shume pordhe ( me falni per shprehjen ) kishin nje emigracion te rregullt, na flisnin per marka e dollare , etj etj -----> mundohuni mos ta harroni ket fakt .
3.Emri duska per mua nbuk ka snje lloj lidhje me te qenurit ose jo shqiptar sepse fare mire mund ta kishte emrin SADUSHKA dhe shkurt i therrasin dushka :-P, e mesa di une dasushka nuk eshte emer me pak shqiptar se sa emrat e tjere .

Fakti qe permendet fenomeni shqiptar ne nje rrjet prostitucioni mix nuk eshte per t'i vene faj njeriu sepse jane gjera qe dihen e te gjithe e dine e njohin si fenomen te zhvilluar nga vendet e tjera por te cuar ne sferat me te larta nga shiptaret ne bashkepunim me te huajt. Pra eshte nje plage e shqiperise dhe nuk mund ti vesh faj tjetrit kur ta ve gishtin ne plage perderisa ti e le plagen pa mjekuar.

Fakti tjeter qe duska arrin ne film arrin te shpetoje e ndihmuar edhe nga mikja tjeter shqiptare ka dy qellime ne film por qe me sa shoh une asnjeri prej tyre nuk eshte kapur.
1. ai gervish krenarine e shqiptarit pra gervish ate qe ne fund te fundit femrat shqiptare nuk jane te lindura prostituta ose te prirura per prostitucion por me sa munden mundohen ti bejne balle ketij fakti dhe te gjejne menyra te shmangen.
2. Dhe njekohesisht i ben apel te gjithe atyre femrave te cilat i jane nenshtruar dhunes se prostitucionit qe te rrebelohen e te dalin nga kjo rruge sepse dhe vete nga autoritet e vendit ku ato ushtrojne prostitucionin e detyruar ( nuk po flasim ketu per prostitucion te mirepranuar nga femrat qofshin te cfare do lloj rrace ose etnie) jane te gateshme qe ti pergjigjen me te gjithe forcen dhe ti ndihmojne ato .

Si gjithmone kto jane gjerat qe dalin neper movie dhe eshte normale qe neper movie eshte bere tradite nga kinematografia amerikane ku ne rastet e paraqitjes se nderhyrjes shtetrore gjithmone shteti eshte shume me i fuqishem, shume me dashamires, shume me i gatshem dhe shume me i kujdesshem se sa ne fakt eshte ne te vertet dhe ky quhet fenomeni pozitiv ne movie ndersa elementet qe perbejne fenomenin negativ per te ngritur sa me shume indirekt figuren e te mirit ( pra shteti dhe strukturat e saj) cohet ne maximumin e te keqes e kshu vetiu dalin ne pah dy figurat e famshme ose me sakte dyshja magjike e jetes e cila eshte "e mira dhe e keqaja" "e bardha dhe e zeza"

Per mua nuk ka asgje te keqe qe personazhi ne fjale eshte quajtur shqiptar, dhe nuk ka asnje lidhje me dominimin serb ose te ndonje gjeje tjeter ose te frikes ndaj serbise aspak, ketu ajo qe mund te beje nje jeri duke njohur pak rrjedhen e ngjarjeve eshte ajo qe mund te thote se eshte perdorur emri i shqiptarit per te mos perdorur emrin e serbit per arsye sepse italia gjithmone ka pasur nje debulese te vockel per serbine . (kujtohuni ne kohet e luftes). por kjo nuk do te thote q fenomeni i cili permendet nuk egziston me shqiptaret, pra eshte trill.
Ka edhe nje faktor tjeter i cili eshte shume i vaket mendoj une , mbi perdorimin e nje emri i cili ne realitet duket si i pamundur per te qene shqiptare dhe ky eshte impakti direkt i publikut qe do te thote meqe te gjithe e dine se fenomeni i prostitucionit shqiptar ekziston ne permasa jo te vogla ne itali e kudo perreth , regjisori nuk ka dashur te dali me nje emer 100% shqiptar per arsye te impaktit direkt me nje pjese te mire te personave te cilet ushtrojne ate zanat dhe quhen si personazhi ne film sepse kjo krijon drame mbi personat direkt dhe kshu ka gjetur nje rruge te mesme per te mos cenuar askend te themi as serbet as shqiptaret pra ka perdorur nje emer joshqiptar per te treguar historine e nje shqiptareje.

Per mua kjo eshte e gjitha dhe nuk mendoj se italia ose italianet kane probleme me shqiptaret te natyres se urrejtjes perkundrazi kam pershtypjen qe italia eshte shume me afer shqiperise po ta doje shqiperia por jo populli duhet ta duan ata qe jane me lart se populli he nese ata qe jane me lart se poppulli duk i pergjigjen te themi "dashurise" se italise atehere ai qe nvuan natyrisht eshte populli , kshu ka qene ne jete te jeteve gafat i bejne qeveritarer e shqelmat i ham ne.
 
Top