Italianët na fyejnë identitetin!

Italianët na fyejnë identitetin!

Pershendetje,

Kushdo qe ndodhet ne Shqiperi dhe kushdo qe ndjek me satelit ne Top Channel TV te Shqiperise, duhet ta kete ndjekur ndonje fragment nga telenovela italiane "E bukura e grave (Il bello delle donne)". TCH po transmeton episodin e pare, kurse Canale 5 ne Itali po transmeton aktualisht episodin e trete.

Ne pjeset e episodit te pare, kemi te bejme me jeten e nje shqiptareje, qe na u quajtka "Duska" (!!!!) dhe te nje italianeje qe i qan hallin.

Per me teper, lexoni artikullin e meposhtem, marre nga "Albania" dhe na thoni c'mendoni per kete shfaqje? Sipas jush, a eshte thjesht injorance nga ana e italianeve, apo dicka me e nderlikuar se kaq?

- - - - - - - - - - - - - - - -

ASNJË “ALBANEZE” NUK QUHET “DUSKA”


Nga Jerina Zaloshnja

Në vitin 1948, gjatë vizitës së parë të diktatorit Hoxha në ish-Bashkimin Sovjetik, pas bisedës së ngrohtë me Stalinin, ky i fundit i premtoi diktatorit tonë se ndihmat për popullin tonë do t’ia jipnin Federatës Jugosllave. E vërteta qe se Stalini nuk e dinte se ku binte me saktësi Shqipëria – në ish-Jugosllavi, një krahinë e saj, diku më anash apo diku më sipër? Që “baba Stalini”, babai i madh, të mos kishte haber për një vend kaq të vogël e kaq të largët si Shqipëria, nuk është për t’u çuditur.
Ndoshta nuk ka ndonjë lidhje, po pikërisht kjo histori m’u kujtua tek po shihja një film italian, limonatë, por gjithsesi “të çmuar” po të kemi parasysh varfërinë që ka pllakosur në televizionet shqiptare, pas ligjit kundër piraterisë. Është fjla për filmin serial “Il bello delle donne”, të cilin e transmeton “Top Channel” darkave dy herë në javë. Në këtë film na shfaqet një personazh interesant, por i çuditshëm – një vajzë që ia thonë Duska, Duska Maroviç, të cilën regjisorja e skenaristi na e përshkruajnë si një shqiptare të bukur nga Vlora. Kjo vlonjate, sipas filmit, ka shkaktuar një dramë të rëndë në familjen “e shëndoshë” italiane. Ajo ka nisur një histori dashurie ilegale me një italian të martuar dhe pret prej tij një fëmijë. Ndërsa dashnori italian gjen vdekjen aksidentale, e shoqja e tij, një zonjë italiane (e luajtur nga aktorja Stefania Sandrelli), me një shpirtmirësi të spikatur e “bonta’”, siç i thonë italianët, bëhet nënë e babë për Duskën tonë, të dashurën e të shoqit të vdekur dhe për fëmijën e saj. Mirëpo kjo shqiptarka, megjithatë, nuk lë kusur pa i punuar familjes italiane. Ata me bukë, kjo me gurë. Duska i rrëmben të shoqin italianes, italiania e fal dhe nis një marrëdhënie afeksioni me vajzën. Duska jonë pret një fëmijë nga dashnori i vdekur, e shoqja e tij i jep punë e strehë. Duska jonë arratiset nga familja e dashnorit dhe nis prostitucionin, por përsëri është zonja italiane ajo që i shpëton jetës asaj dhe fëmijës. Nuk dëshiroj të komentoj skenarin me ngjarje thuajse të pandodhshme, por për një të pavërtetë të madhe. Kjo e pavërtetë të madhe lidhet me personazhin Duska. Çdo shqiptar, natyrisht, mund të ndiejë keqardhje duke parë këtë film, thjesht për faktin se e përkeqpërmendura është një shqiptare.
Se kjo femër me emrin Duska mund të kish qëlluar edhe bullgare, edhe ruse, edhe moldave dhe fundja mund të kish qëlluar edhe tërësisht serbe. Gjithsesi, duam apo s’duam ne, realiteti i prostitucionit të shqiptareve në vendin fqinj është një e vërtetë e njohur. Në këtë kuptim, autorët italianë të filmit nuk e kanë patur të vështirë ta identifikojnë prostitutën me një “albaneze”. Dhe nuk kanë bërë ndonjë gabim. Gabimi qëndron se këta autorë kanë vendosur ta quajnë shqiptaren me një emër që vetëm shqiptar nuk është. Kanë vendosur ta quajnë si një serbe, “Duska”, me një mbiemër edhe më serb sesa emri, “Maroviç”. Asnjë shqiptare nuk mund të quhet Duska. Aq më pak mund të quhet Duska një vajzë nga Vlora. Pyetja është e thjeshtë dhe disi e trishtueshme: si ngjet që artistë italianë ngatërrojnë pa të keq disa të vërteta të thjeshta, që, siç thotë një shkrimtar i madh rus, të gjithë i dinë prej kohësh; se autorët e një filmi, qoftë ky edhe një film i lehtë si “Il bello…”, nuk janë njerëz të rëndomtë, por nga shtresa intelektuale e vendit fqinj. Si ngjet që të kenë kaq njohuri të pakta e të përcipta për një vend e për një popull me të cilin iu takoi të jenë fqinj? Sa për ne shqiptarët, ka ngjarë gjithnjë e kundërta. Për shkak të izolimit tonë, ne i kemi njohur fill e për pe, edhe më mirë sesa vetë italianët historitë, personazhet, politikën e vendit të tyre. Për shembull, shqiptarët, edhe ata më pa shkollë e dinë se po i thirrën një femre “Svetllanë”, apo “Sofikë”, apo “Sheqere”, apo “Qefsere” qoftë, kjo kurrsesi s’mund të jetë një italiane. Si ngjet që italianët të jenë kaq pak të informuar për ne, se ç’jemi e ç’përfaqësojnë realisht shqiptarët?
Një koleg i njohur dhe që nuk ruan ndjenja të mira për sjelljen e vendit fqinj ndaj nesh beson se kjo ngatërresë është një ngatërresë me dashje, për t’i nxjerrë shqiptarët pa moral, pa emër, pa identitet. Një tjetër gazetar që ka vite që jeton në vendin tjetër fqinj, në Greqi, betohet se ka parë shqiptarë që sa vënë këmbën në këtë vend, fillojnë mësojnë nja dy fjalë bullgarisht, hungarisht a ç’të jetë, për t’u dukur, edhe “dreqi i s’amës”, siç thotë një shkodrane, por vetëm jo si “Alvanos”. Mund të ketë edhe aryse të tjera se përse italianët, fqinjët tanë, na njohin kaq pak dhe kaq shtrembër. Natyrisht, në asnjë rast nuk duhet harruar se jemi vetë ne, jeta jonë, vuajtja e nëpërkëmbja jonë e gjatë dhe e vazhdueshme që mbartim një pjesë të fajit, por jo të gjithë fajin. Ndonjëherë mendjemadhësia, dashamirësia e rreme dhe shuplaka me edukatë të vrasin më tepër sesa e vërteta më e vrazhdë.
Më ka qëlluar, për shembull, në Romë, që kafexhiu Antonio, tek i cili pija kafe çdo mëngjes, të më pyeste se ku bie kjo Albania. Ia kam shpjeguar me durim italianit të thjeshtë se jemi fqinj më të vjetër se kujtesa dhe italiani është habitur sa s’ka. Po ky është një italian i thjeshtë, që gjithë ditën bën kafe të mira dhe “corneto”. Dhe të tillë ka me miliona, që mund të mos e dinë se kush është fqinji i tyre nga lindja. Çështja është kur një autor italian shkruan të pavërteta elementare, që supozohet t’i dijë. Kështu edhe regjisori, edhe skenaristi i këtij filmi limonatë që shohim mbrëmjeve, përpara se të quante vajzën shqiptare “Duska Maroviç” a diçka të ngjashme, mund të bënte kërkime, të pyeste dhe të informohej. Për shembull, thjesht po të ishin treguar apk më të vëmendshëm do të kuptonin se mbiemri i Duskës, “Maroviç”, apo diçka e këtillë, është mbiemri i presidentit të sotëm të Serbisë & Malit të Zi. Një regjisor dhe një skenarist që krijon një personazh shqiptar, duhet ta dijë se gjuha shqipe dhe ajo sllave janë aq të ngjashme sa ç’janë gjuha italiane me atë kineze. Besoj se i keni dëgjuar polemikat, kur për një detaj të vetëm, filma të mëdhenj të autorëve botërisht të njohur janë vënë në pikëpyetje. Për shembull, pantallonat xhins, me të cilat i kishte veshur personazhet e tij një regjisor, për një film që i merrte ngjarjet nga koha e Romës së Lashtë, rrezikuan çmimin e këtij regjisori. Përse kjo arrogancë dhe shpërfillje kur vjen fjala për një detaj që identifikon një gjuhë, një identitet?
Por faji duhet kërkuar, siç thashë, edhe tek ne. Italia është një vend i rëndësishëm për ne, një vend i teknologjisë, i kulturës dhe i artit dhe një vend fqinj me të cilin shqiptarët janë të lidhur prej natyre. Ne bëjmë pak përpjekje për të prezantuar veten. Italia është një vend ku shtypi, televizionet shkruajnë dhe publikojnë shumë për Shqipërinë, më së shumti për keq. Italia është vendi ku mund të gjesh me shumicë mjaft emra të njohur të artit dhe të kulturës shqiptare, studiues, artistë, regjisorë, shkrimtarë, njerëz që e njohin kulturën dhe gjuhën italiane më mirë sesa italianët e Siçilisë, për shembull. E pra, dikë nga ky komunitet i shqiptarëve të njohur edhe në Itali, qeveria jonë mund të kishte thirrur në punë dhe t’i kishte ofruar, për shembull, detyrën e Atasheut të Kulturës dhe të Shtypit, në vend të dy anonimëve që ka emëruar atje, thjesht, për shkak të lidhjeve me klanet apo me njerëz të duhur në pushtet. Shteti shqiptar, thjesht, mund të kishte zgjedhur nga ai komunitet shqiptarësh në Romë, që është edhe qendër e kulturës, artit dhe e mediave italiane, dhe që vetë italianët i shohin me respekt.

marrë pa ndryshime nga gazeta “ALBANIA”, Tiranë – e diel, 30 nëntor 2003
 

xhoni

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

me vjen keq atman,,por me duket se spo merremi vesh..crendesi ka emri...rendesi ka fakti qe ne merremi shembull i keq gjithandej dhe per cdo gje...po diskutojme injorancen italiane ndaj nesh...asnjeri ska qejf qe ajo prostituta e filmit te quhej Bona Drita apo Mimoza....por a te jene valle kaq te trashe ????????????????????....them se mund ta kene bere kastile ose si kane vene rendesi fare ketij fakti..kane shpikur nje emer dhe kaq....cfaj ka vis elbasani apo redaksia...mendoj se e kane marre thjesht si shembull per te ngritur nje problem punen e emrit.....megjithate them se pa debat ska zhvillim dhe keshtu Z.ATMAN te pershendes dhe te uroj shendet.....XHONI
 

atman

Forumium maestatis
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Xhoni sefundi arrite te me kuptosh. C'rendesi ka emri kete po them une. Mirepo artikulli ngre si fyerje kombetare faktin qe prostituta nuk ka emer shqiptar. E qarte si drita e diellit.
Po te isha une si regjisori apo skenaristi italian pas ketyre debateve do te thosha: JU KERKOJ NDJESE TE DASHUR SHQIPTARE. KINI TE DREJTE, NE FILMAT E TJERE, SA HERE QE TE KETE PROSTITUTA DO T'U VEME EMER SHQIPTAR. EDHE SIKUR TE JENE...BY...ZEZA!
 

fjorent

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Me duket se me keto diskutime po akuzojme italianet njesoj si italianet na akuzojne ne.
Ne radhe te pare jo te gjithe italianet mendojne se shqiptaret jane mafioze etj etj.
Ka italiane qe me librat e tyre i kane bere me shume nder shqiptareve se te gjithe shqiptaret ne Itali. I tille eshte Xhan Antonio Stela qe me librin e tij "Quando gli albanesi eravamo noi" Qe eshte nje kryeveper i beri te mendojne mire italianet.
Pastaj ne fund te fundit jam plotesisht dakord me ata qe mendojne se une perbuzjen me te madhe e kam ndier nme Shqiperi te bashkatdhetari im polic qe me injoron e me perbus 1000 here me shume se ai italian qe nuk me sjell asnje pengese. Prandaj them edhe njehere pergjithsimet jane te gabuara, ka shqiptare te ligj sic ka edhe italiane te tille, por ne si popull duhet te ngreme kulturen tone demokratike qe ende na mungon per te respektuar veten tone
 

Triumfi

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

..e shoh cenim,njekohesisht stimulim ..

E keqja e ksaj eshte se u cenua nderi i kombit shqiptar,e pozitivja eshte se kjo per ne duhet te jete nje alarmim se duhet t`i qerojm hesapet me kontrabandistet tan shqiptar qe bejne treg me nderin e femres shqiptare.

Le te jete stimulim per te punuar me shume ne luften kunder kontrabandes me femrat shqiptare,dhe qe qeveria shqiptare le te beje me shume per femren shqiptare qe ndodhet jasht atdheut!

Se nuk ia vlen nese mirremi vetem me komente!

'T`i bashkojme zemrat,mendjet dhe forcat ne lufte kunder atyre qe tregetojne me motren tone shqiptare'

Qofshin te Mallkuar ata qe bejne treg me nderin e Femres Shqiptareve!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

INDIFERENT njerez, vetem INDIFERENT-- vetem ky eshte soluzioni kunder atyre .
edhe kur tju thone ndonje gje BUZEQESHNI me perbuzje . do te shikoni sa do te nevrikosen. mos rrini te cani drasa duke i shpjeguar se ne nuk jemi te gjithe njelloj se ne cdo vend ka njerez te mire edhe te keqinj, ka gra te ndershme po ka edhe prostituta ( è il mestiere più antico del mondo). po e perseris : vetem INDIFERENTISMI edhe shperfillja ndaj akuzave te tyre do ti bej qe ata mos te vazhdojne me akoma.
ulni koken e mesoni qe tju marrim te mirat qe ata kane edhe do ti beni te plasin nga zilija.
nuk ka gje me te hidhur per nje italian kur ja kalon nje albanez.kjo eshte lufta jone per te permisuar mesazhin e vetes tone por edhe njekohesisht edhe te vendit tone.
nje lufte in SILENZIO ku secili te beje pjesen e tij ne ate vend qe ndodhet.
sa me perpara do ecim ne aq me shume do te shkruajn e do te degjoni neper lajmet e gazetat e tyre. edhe ne akoma me shume do te vazhdojme ne rrugen tone te INDIFERNTIZMIT per ate qe thone edhe duke i marre te gjitha te mirat qe kane.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Fillimisht postuar nga atman:
[qb] More Xhoni, nuk e kupton qe identiteti tone nuk perfaqesohet nga prostitutat? Dhe artikulli e MBRON IDENTITETIN tone pikerisht pse prostituta nuk ka EMER SHQIPTAR!!! [/qb]
Une mendoj se ideja qendron brenda, te pakten personalisht kur shkrova ne faqen e pare perdora rendomti fjalen Prostitute per te theksuar faktin qe femres shqiptare italianet dine t'i japin vetem virtytin e kurves.
Eshte per te te ardhur keq nga fqinjet qe na i dine motrat per krijesa trotuaresh. Por jane ata qe injorojne realitetin.
Femra shqiptare ne Itali perfaqsohet nga mijra studente te shkelqyera ne te gjithe universitetet, nga artiste te standartit te larte si Elsa dhe Ambeta.
 

gevis

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

O xhoni dhe ti o atman a tju them dhe une dicka?

une jetoj ne gjermani, dhe bota perendimore i njeh shuuuuuuuum mire italiant, dhe sa per informacinon kam nje batut per italiant duket i quar jevgjit e europes, dhe dicka tjeter qe ja u kam shkruajtur me siper.

'mafia ka lindur ne itali'

dhe kete e harrojn dhe vete italian, m.gj.s nuk harroj gje ato jo por bejen sikur harrojn.

pra n.q.s. ndonje shqipetar qe jeton ne itali nuk din se c'far pergjigje ti kethej nje italiani kur ai shan dhe ofendon kombin shqipetar, ta pysi nga e ka prejardhejen fjala mafie dhe c'eshte ajo.
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Prisni, perpara se merrni zjarr kot dhe te shkruani dhe ketu nja 20 faqe ne emer te identitetit, patriotizmes a ku di una sa -izmave te tjera, duhet t'ju shpjegoj me pak fjale subjektin, por do t'i bija shume gjate dhe ketu nuk jemi ne sektorin e telenovelave.

Ajo qe ka rendesi, eshte se ne film Duska nuk del aspak si prostitute, perderisa deri ne momentin e fundit ajo realisht nuk u be e tille (ne saje te "zotesise" se policise italiane :lol: :lol: ). Perkundrazi, kjo vajze, nuk eshte asgje tjeter pervec se nje vajze e mashtruar per dashuri nga gjoja "i fejuari" ashtu sic u ka ndodhur ne fakt mijera vajzave.

Me thoni ju lutem deri ketu ku jeni ofenduar? A nuk eshte kjo nje e vertete? Dhe me tej akoma a nuk jane shqiptaret rasti (ndoshta unik) qe nje vajze detyrohet me dhune, tortura dhe kercenim me jeten qe te beje prostituten?

Ne film nuk eshte thene kurre qe Duska u be prostitute me deshire, dhe kjo pastaj te na ofendonte.

Sa per punen e emrit, perpara se ta komplikoni akoma dhe me shume, merrni dhe anen tjeter te medaljes, qe autori, me dashje u ka vene personazheve shqiptare, emra qe nuk ka te ngjare te jene shqiptare. Ndoshta duke u kujdesur te mos lendonte dike te cilit mund t'i korrespondonte emri. Thjesht po mendoja... :idea: , edhe pse kur skenaristi shkroi filmin, nuk kishte si ta dinte se filmi nje dite do te blihej nga nje TV shqiptar dhe do te shfaqej ne Shqiperi.

Shkurt, e gjithe kjo teme, me sjell ne mend ate shprehjen, "U mbars mali, dhe polli nje mi".

Gjithe te mirat. :wave:
 

atman

Forumium maestatis
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Jo, jo, Mirror po gabon edhe njehere duke u perpjekur te gjesh justifikime te cilat nuk qendrojne. ASNJE ALBANEZE NUK QUHET DUSHKA. Tani te hidhemi perpjete ti une e gjithe albforumi kjo nuk ndryshon me. Verba volant, scripta manent kane thene latinet.
Artikulli, me vjen ndot ta quaj keshtu, eshte fyerje per shqiptaret. Nuk po gjykoj se ç'jane italianet, nese jane te mire apo te keqinj, raciste apo njerez liberale, kriminele apo njerez te ndershem. Ketu gjykohet mbi nje artikull qe baltos dinjitetin tone. Ndryshe do te ishte nese artikulli do te kishte titull tjeter dhe ne permbajtjen e tij te ngrinte nje pyetje te thjeshte: pse italianet ne filmat e tyre kur kane personazhe prostituta, i bejne shqiptare? Nga ky kend veshtrim mund te kritikohej dhe mbrohej dinjiteti i femres e jo nga ai qe mundohesh ti me kot.
- Citojme Mirror...Duska jone arratiset nga familja e dashnorit dhe nis prostitucionin...Kush genjen ketu, ti apo artikullshkruesja?
-Citojme serish per te dale tek thelbi i artikullit: autoret italiane nuk e kane patur te veshtire ta identifikojne prostituten me nje albaneze!!! DHE NUK KANE BERE NDONJE GABIM!!!(Zot i madh pse nuk u ndriçon trurin atyre qe te besojne?) GABIMI QENDRON SE KETA AUTORE KANE VENDOSUR TA QUAJNE SHQIPTAREN ME NJE EMER QE VETEM SHQIPTAR NUK ESHTE...
Mirror, une po te tregoj ujkun, ti me thua, ja gjurma.
 

Misha Maisky

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Kisha pershtypjen se gazetari Zaloshnja ishte njeri inteligjent, por qenkam gabuar, nuk e di nga e ka nxjerr kete teme duke u kapur tek gjera te parendesishme. E çfare rendesije ka emri, "prostituta" nuk ka kombesi, ne imagjinaten italjane prostituat ne pergjithesi jane: shqipetare dhe nga lindja, pra nje bashkim midis albaneses me nje emer sllav eshte me i thjeshte per te prekur trurin e semure te teledipendenteve italjane. Nuk ka fare nevoje qe te vazhdojme me kete autoshkaterrim dhe frustracjon qe karakterizon njeriun e mesem albanes.
 

lule-bore

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Italianet jane teper servil dhe shume injorante ,shyqur qe flasin italishten .
Per filmin e kam pare emri me beri shum pershtypje ????????
Por e keqja me e madhe dhe e verteta me e hidhur eshte se si shqiptari dhunon shqiptarin ,pra djali shqiptar e mashtroi vajzen duke e kdetyruar te behej prostitute dhe me keq tregohet se si mbanin e perdornin peng vajzat e tjera dhe nje tjeter shqipetare te ciles i mbanin peng te bijen.
Regjizori ne kete film perkundrazi ka lartesuar figren e vajzes shqiptare qe asnjehere dhe as gje se beri ti nen shtrohej prostitucionit si dhe shpetimin e vajzave te tjera qe ishin gjitha viktima me keqardhje te shqiptareve
Dhe finalja vajza shqiptare pelqen te kthehej ne shqiperi duke thene qe jemi te varfer por ama eshte bukur te jetosh atje dhe me pune do gjejn perseri lumturine ,qe ne nje kohe ajo mud te rrinte ne itali e sigurt dhe e mbrojtur nga zonja <shpirtmadhe>italiane
 

fjorent

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Ore si shume kohe po humbim me nje fiction qe as italianet vete nuk e shikojne e jo me e paska blere nje TV shqiptar.
Ketyre patrioteve qe marrin zjarr e qe hidhen e na tregokan se ne Gjermani italianet i quajtkan jevgj, i them te ulin koken e te mos marrin kaq shume zjarr, sepse pergjithesimet e them edhe nje here nuk i sherbejne askujt ne gjetjen e se vertetes.
Pastaj pse hidhemi kunder italianeve ne gjoja patriotet shqiptare?
A nuk eshte e vertete se bashkatdhetaret tane i djegin cigaret ne trup bashkatdhetareve tona per t'i detyruar te behen prostituta? Te mos kalojme e te gjejme te njejtat gjera tek italianet. E thashe edhe me pare : Ne Italia libri "Quando gli albanesi eravamo noi" ka bere buje te madhe dhe italinet e ditur e pranojne se kane bere te njejtat gjera qe bejme ne sot para shume vitesh.
Pra para se te dalim me flamur si patriote te paepur le te studiojme shkaqet dh fenomenet para se t'i hidhemi ne fyt te tjereve.
Nuk na e kane fajin te tjeret per fenomenet negative tonat
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

pse italianet ne filmat e tyre kur kane personazhe prostituta, i bejne shqiptare? Nga ky kend veshtrim mund te kritikohej dhe mbrohej dinjiteti i femres e jo nga ai qe mundohesh ti me kot.
- Citojme Mirror...Duska jone arratiset nga familja e dashnorit dhe nis prostitucionin...Kush genjen ketu, ti apo artikullshkruesja?
-Citojme serish per te dale tek thelbi i artikullit: autoret italiane nuk e kane patur te veshtire ta identifikojne prostituten me nje albaneze!!!
Atman, e vetmja gje qe do te te sillte ne nje mendje me mua, eshte te shikoje filmin (madje vetem kete episod).

Athere do ta kuptoje qe artikullshkruesja jo vetem qe e ka "ndritur" me kete artikull, por parimisht ben gabim, guxoj te them, qe ka shkruar pa njohur faktet.

Figura e shqiptares ne kete film ka dale vetem si figura e nje vajze te re te pafajshme (ndoshta pak naive), e cila theksoj per fat i shpeton mashtrimit te te fejuarit te saj qe tenton me force ta perdore si prostitute. PIKE.

Ne film, autori ka identifikuar me lehtesi nje shqiptare (dhe jo psh. me ndonje moldave :idea: apo ruse ) ne figuren e paster te nje vajze viktime, dhe absolutisht jo te nje prostitute.

Shpresoj te kem qene e qarte.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Me cfare seriali merreni dhe ju

pastaj

mendoni se nuk ka shqipetare si dusca????

problemi qendron
ishte plehre se ishte shqipetare apo ishte plehre vetem dusca???
 

mostro

Putraku
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

poshte façizmi.beatriçja ne litar /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Sindroma

lv sx sx
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

po ca humbisni kohen me filma qe krijohen. po te merren gjithe filmat seriozisht vaj halli. Po e beni si ca Italiane ketu qe ofendohen nga Sopranos. Kaq keq qenkemi ne sa te ofendohemi nga nje cop film. Po edhe ne mund te realizojme dicka te ngjashme vetem me role te kunderta /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

glaukus

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Teme me nivel qe prek plaget qe kemi dhe ato qe na hapin te tjeret.
Se pari dua te pershendes/pergezoj anetarin atman per telefonaten e thjeshte dhe te natyrshme ndaj atij kanalit televiziv qe pergjithsonte shqiptaret me prostitutat. Na duhet pak shpirt kombetar !
Besoj disa nga ju do kene degjuar per ndonje lajm ku flitej se disa prostituta qe kapeshin ne Itali u thonin policeve (qe s'besoj se marrin shume vesht nga shqipja) se ishin shqiptare. Qellimi: Te riktheheshin ne "atdhe" ( sic mesohen edhe nga mbrojtesit/protektoret)
prej nga do ishte me lire te rifuteshin ne Itali qe shfrytezohet edhe si porte per te kaluar drejt pjeses se siperme te Europes ... Jo me kot edhe numri i prostitutave tona del aq i fryre megjithese ky numer mund te mos rritet shume prej ketij faktori.

Dicka per emrin.
Ne fjalorin luftarak te jugosllaveve njihet me emrin "Dushka" nje lloj mitralozi i rende 12.7 mm qe perdoret edhe si kundra-ajror.

Njihet si emer me origjine sllave por ne Shqiperi gjen edhe fshatin me emrin Dushkaj apo edhe vete fushe Dushka andej nga Puka ... ashtu sic edhe emri i vlonjates "Dushka" mund te kete qene varianti ledhatues i emrit Dushi/e dhe nuk eshte cudi qe diku ne Shqiperi dikush ka quajtur vajzen sipas pemes trungforte duke i shtuar nje a ne fund.

Po a dinte kaq shume mbi emertimet shqiptare skenaristi i asja telenovele? Nuk e besoj por mund te kete perdorur edhe faktin qe ne kemi nje pakice te vogel sllave ne Shqiperi dhe pikerisht Dushka Marovic ishte nje e tille dhe u vendos ne Vlore ashtu sic nje familje sllave fare mire mund te levize e vendoset ne cdo qytet.

Por mbiemri Marovic ben MUUU qe eshte sllav dhe nuk te le te dyshosh qe vajza ka etni sllave. Kush mund te jete morali i kesaj perzgjedhjeje? Ja edhe nje sllave u be prostitute ne Shqiperi !

Nuk e besoj qe skenaristi italian te mos kete ditur/njohur kriminelin Milloshevic dhe se mbaresa VIC eshte tipike sllave prandaj nuk besoj se ishte "padituri" e italianit per ti dhene emer te tille sllav shqiptares. Ndoshta me kete donte te godiste sllavet ose ndoshta donte te na godiste ne shqiptaret duke na vene emra sllave (nenkupto serbe) per ta na barazuar/krahasuar ne ndjenja me kafsherite qe bene ne Ballkan sllavet e serbet ne vecanti ...
Marovic (Svetozvar) eshte dhe president i Serbi-Mali i Zi qe u njoh si i tille vetem ne mars 2003 dhe pasi ulen perqindjen( nga 50% qe ishte)e lejueshme per te zgjedhur nje president. Pra mos valle autori/skenaristi zgjodhi nje mbiemer te tille per ta krahasuar vajzen me problemet e shumta qe po kalon edhe nje sllav i famshem me po ate mbiemer ? Apo mos valle me kete emer autori synonte te tregonte problemet qe kane komshinjte lindore ( sllavet + shqiptaret) ?!?

Per ti dhene pergjigje emrit simbolik te zgjedhur ka nje pergjigje:te pyetet skenaristi se vetem ai e di pse-ne !

Sa per mafien ne Itali ka pohime qe thone se shqiptaret/arbereshet qe merguan nga Italia e jugut pasi vdiq Skenderbeu dhe na pushtuan turqit, ata sollen me vete edhe konceptin e BESES qe u be baze per lidhjet e ngushta klanore si dhe te formave te fshehta lidhjesh qe me vone do merrnin emrin ...mafie.

Ajo telenovele perseri e ve "shqiptaren" Dushka ne rol negativ, jo se nuk mund te mos kemi prostituta e gra te tilla por jo aq sa te na perfaqesojne Shqiperine dhe gruan shqiptare. Puna eshte se nje popull i vogel si ai i Shqiperise duket se ka nje numer te madh prostitutash per numer banoresh, pra raporti me vendet fqinje eshte i larte duke u bazuar ne shifrat qe qarkullojne. Kjo pjese televizive sikur i ngjan edhe historise se fundit mbi ate familjen evgjite ( qe u trumbetua as shume si SHQIPTARE) qe shiti/nderroi edhe femijen per nje televizor.

Jemi shqiptare packa se me ekonomi cope-cope, me politikane qe ia hane shpirtin popullit se sic thone edhe turqit: fukarallek - maskarallek.
Ne fund te fundit besoj se Shqiperia do ringjallet sidomos nga emigrantet qe do kthehen e do bejne dicka per te, nga brezi i ri qe sot shkollohet edhe kokeulur ne Itali a Greqi.
Te mos u vije turp per veten por na nderoni atje ku jini se kohe te veshtira kane kaluar edhe kombe te tjere.
Nje prift italian ne nje emision mbi Shqiperine para ca vjetesh thosh se ne Angline e pas luftes se dyte boterore kish degjuar per kete shenim ne dyqane:Vietato agli italiani e cani!
 

blendiys

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Jemi gatuar per tu pergjigjur pasi mbushet kupa,por perseri nuk eshte vone.
Identiteti Shqipetar u perdhunua mbas shfaqes se L'America-s,ku disa palo rregjizore dhe skenariste shkruajten te zezen mbi te bardhe.
 

skin

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

Jam dakord me Fjorentin. Per mua menyra me e mire per te ndryshuar imazhin qe kemi krijuar per veten eshte te fillojme pikerisht nga vetja.

Le te tregojme me te miren nga vetja aty ku jetojme, me miqte, studentet, koleget, komshijte..etj. Jo me fjale, po me sjellje ... sic e tha dhe dikush ketu... in silenzio..

Do duhet kohe, mediat italiane do vazhdojne ti perdorin shqiptaret per te mbushur faqet e kronikave te zeza. Po jam e sigurt qe italianet do kuptojne nje dite qe ne shqiperi si ne cdo vend tjeter ka te mire dhe te keqinj...dhe ata qe jane te mire...mund te jene dhe me te miret.

Per tu kthyer te Duska, nuk mendoj se skenaristi ka patur si qellim me vete ofendimin e shqiptareve. Ngjarja e pershkruar ne film mund te kete qene fare reale, nga ato qe lexohen e degjohen perdite. E sa i takon emrit sllav, edhe mua me beri pershtypje, po mendoj se ka qene thjesht neglizhim, skenaristi ka perdorur nje nga emrat lindore qe degjohen rendom neper kronika. Nuk e besoj ta kete vrare shume mendjen per kete.... Duska mesa kam pare eshte vetem nje moment nga episodet e shumta te ketij filmi. Kam pershtypjen se shqetesimi kryesor i autorit ka qene gjetja e ngjarjeve "te bujshme" per te mbushur fletet e skenarit, dhe jo detaje te tilla si emrat e personazheve..


SKIN

Fillimisht postuar nga fjorent:
[qb] Me duket se me keto diskutime po akuzojme italianet njesoj si italianet na akuzojne ne.
Ne radhe te pare jo te gjithe italianet mendojne se shqiptaret jane mafioze etj etj.
[/qb]
 

bona

Primus registratum
Re: Italianët na fyejnë identitetin!

per ju qe jetoni ne Itali:

mua me ben jashtzakonisht pershtypje se si mundet nje gazete te shkruaj per shqiptaret(qofte per cdo nationalitet) ne kete fare menyre. ju betohem po te shkruaj nje njeri ketu ne gazet qe psh:

valbona eshte nje prostitute e blah blah blah une kam te te drejte ta hedh ne gjyq.

degjoj dhe studentet qe ankohen, si ka mundesi?

s'ka ligje atje te te mbroje te drejtat ty si njeri? pavaresisht nga ke ardhe?
s'ka gazetare shqiptare atje te shkruajne ?
po ju vete s'keni te drejte ti shkruani gazetave?

so faji eshte tek shteti vete, keshtu i paskan ligjet ato, s'ke c'tu besh.
 
Top