Italianët na fyejnë identitetin!
Pershendetje,
Kushdo qe ndodhet ne Shqiperi dhe kushdo qe ndjek me satelit ne Top Channel TV te Shqiperise, duhet ta kete ndjekur ndonje fragment nga telenovela italiane "E bukura e grave (Il bello delle donne)". TCH po transmeton episodin e pare, kurse Canale 5 ne Itali po transmeton aktualisht episodin e trete.
Ne pjeset e episodit te pare, kemi te bejme me jeten e nje shqiptareje, qe na u quajtka "Duska" (!!!!) dhe te nje italianeje qe i qan hallin.
Per me teper, lexoni artikullin e meposhtem, marre nga "Albania" dhe na thoni c'mendoni per kete shfaqje? Sipas jush, a eshte thjesht injorance nga ana e italianeve, apo dicka me e nderlikuar se kaq?
- - - - - - - - - - - - - - - -
ASNJË “ALBANEZE” NUK QUHET “DUSKA”
Nga Jerina Zaloshnja
Në vitin 1948, gjatë vizitës së parë të diktatorit Hoxha në ish-Bashkimin Sovjetik, pas bisedës së ngrohtë me Stalinin, ky i fundit i premtoi diktatorit tonë se ndihmat për popullin tonë do t’ia jipnin Federatës Jugosllave. E vërteta qe se Stalini nuk e dinte se ku binte me saktësi Shqipëria – në ish-Jugosllavi, një krahinë e saj, diku më anash apo diku më sipër? Që “baba Stalini”, babai i madh, të mos kishte haber për një vend kaq të vogël e kaq të largët si Shqipëria, nuk është për t’u çuditur.
Ndoshta nuk ka ndonjë lidhje, po pikërisht kjo histori m’u kujtua tek po shihja një film italian, limonatë, por gjithsesi “të çmuar” po të kemi parasysh varfërinë që ka pllakosur në televizionet shqiptare, pas ligjit kundër piraterisë. Është fjla për filmin serial “Il bello delle donne”, të cilin e transmeton “Top Channel” darkave dy herë në javë. Në këtë film na shfaqet një personazh interesant, por i çuditshëm – një vajzë që ia thonë Duska, Duska Maroviç, të cilën regjisorja e skenaristi na e përshkruajnë si një shqiptare të bukur nga Vlora. Kjo vlonjate, sipas filmit, ka shkaktuar një dramë të rëndë në familjen “e shëndoshë” italiane. Ajo ka nisur një histori dashurie ilegale me një italian të martuar dhe pret prej tij një fëmijë. Ndërsa dashnori italian gjen vdekjen aksidentale, e shoqja e tij, një zonjë italiane (e luajtur nga aktorja Stefania Sandrelli), me një shpirtmirësi të spikatur e “bonta’”, siç i thonë italianët, bëhet nënë e babë për Duskën tonë, të dashurën e të shoqit të vdekur dhe për fëmijën e saj. Mirëpo kjo shqiptarka, megjithatë, nuk lë kusur pa i punuar familjes italiane. Ata me bukë, kjo me gurë. Duska i rrëmben të shoqin italianes, italiania e fal dhe nis një marrëdhënie afeksioni me vajzën. Duska jonë pret një fëmijë nga dashnori i vdekur, e shoqja e tij i jep punë e strehë. Duska jonë arratiset nga familja e dashnorit dhe nis prostitucionin, por përsëri është zonja italiane ajo që i shpëton jetës asaj dhe fëmijës. Nuk dëshiroj të komentoj skenarin me ngjarje thuajse të pandodhshme, por për një të pavërtetë të madhe. Kjo e pavërtetë të madhe lidhet me personazhin Duska. Çdo shqiptar, natyrisht, mund të ndiejë keqardhje duke parë këtë film, thjesht për faktin se e përkeqpërmendura është një shqiptare.
Se kjo femër me emrin Duska mund të kish qëlluar edhe bullgare, edhe ruse, edhe moldave dhe fundja mund të kish qëlluar edhe tërësisht serbe. Gjithsesi, duam apo s’duam ne, realiteti i prostitucionit të shqiptareve në vendin fqinj është një e vërtetë e njohur. Në këtë kuptim, autorët italianë të filmit nuk e kanë patur të vështirë ta identifikojnë prostitutën me një “albaneze”. Dhe nuk kanë bërë ndonjë gabim. Gabimi qëndron se këta autorë kanë vendosur ta quajnë shqiptaren me një emër që vetëm shqiptar nuk është. Kanë vendosur ta quajnë si një serbe, “Duska”, me një mbiemër edhe më serb sesa emri, “Maroviç”. Asnjë shqiptare nuk mund të quhet Duska. Aq më pak mund të quhet Duska një vajzë nga Vlora. Pyetja është e thjeshtë dhe disi e trishtueshme: si ngjet që artistë italianë ngatërrojnë pa të keq disa të vërteta të thjeshta, që, siç thotë një shkrimtar i madh rus, të gjithë i dinë prej kohësh; se autorët e një filmi, qoftë ky edhe një film i lehtë si “Il bello…”, nuk janë njerëz të rëndomtë, por nga shtresa intelektuale e vendit fqinj. Si ngjet që të kenë kaq njohuri të pakta e të përcipta për një vend e për një popull me të cilin iu takoi të jenë fqinj? Sa për ne shqiptarët, ka ngjarë gjithnjë e kundërta. Për shkak të izolimit tonë, ne i kemi njohur fill e për pe, edhe më mirë sesa vetë italianët historitë, personazhet, politikën e vendit të tyre. Për shembull, shqiptarët, edhe ata më pa shkollë e dinë se po i thirrën një femre “Svetllanë”, apo “Sofikë”, apo “Sheqere”, apo “Qefsere” qoftë, kjo kurrsesi s’mund të jetë një italiane. Si ngjet që italianët të jenë kaq pak të informuar për ne, se ç’jemi e ç’përfaqësojnë realisht shqiptarët?
Një koleg i njohur dhe që nuk ruan ndjenja të mira për sjelljen e vendit fqinj ndaj nesh beson se kjo ngatërresë është një ngatërresë me dashje, për t’i nxjerrë shqiptarët pa moral, pa emër, pa identitet. Një tjetër gazetar që ka vite që jeton në vendin tjetër fqinj, në Greqi, betohet se ka parë shqiptarë që sa vënë këmbën në këtë vend, fillojnë mësojnë nja dy fjalë bullgarisht, hungarisht a ç’të jetë, për t’u dukur, edhe “dreqi i s’amës”, siç thotë një shkodrane, por vetëm jo si “Alvanos”. Mund të ketë edhe aryse të tjera se përse italianët, fqinjët tanë, na njohin kaq pak dhe kaq shtrembër. Natyrisht, në asnjë rast nuk duhet harruar se jemi vetë ne, jeta jonë, vuajtja e nëpërkëmbja jonë e gjatë dhe e vazhdueshme që mbartim një pjesë të fajit, por jo të gjithë fajin. Ndonjëherë mendjemadhësia, dashamirësia e rreme dhe shuplaka me edukatë të vrasin më tepër sesa e vërteta më e vrazhdë.
Më ka qëlluar, për shembull, në Romë, që kafexhiu Antonio, tek i cili pija kafe çdo mëngjes, të më pyeste se ku bie kjo Albania. Ia kam shpjeguar me durim italianit të thjeshtë se jemi fqinj më të vjetër se kujtesa dhe italiani është habitur sa s’ka. Po ky është një italian i thjeshtë, që gjithë ditën bën kafe të mira dhe “corneto”. Dhe të tillë ka me miliona, që mund të mos e dinë se kush është fqinji i tyre nga lindja. Çështja është kur një autor italian shkruan të pavërteta elementare, që supozohet t’i dijë. Kështu edhe regjisori, edhe skenaristi i këtij filmi limonatë që shohim mbrëmjeve, përpara se të quante vajzën shqiptare “Duska Maroviç” a diçka të ngjashme, mund të bënte kërkime, të pyeste dhe të informohej. Për shembull, thjesht po të ishin treguar apk më të vëmendshëm do të kuptonin se mbiemri i Duskës, “Maroviç”, apo diçka e këtillë, është mbiemri i presidentit të sotëm të Serbisë & Malit të Zi. Një regjisor dhe një skenarist që krijon një personazh shqiptar, duhet ta dijë se gjuha shqipe dhe ajo sllave janë aq të ngjashme sa ç’janë gjuha italiane me atë kineze. Besoj se i keni dëgjuar polemikat, kur për një detaj të vetëm, filma të mëdhenj të autorëve botërisht të njohur janë vënë në pikëpyetje. Për shembull, pantallonat xhins, me të cilat i kishte veshur personazhet e tij një regjisor, për një film që i merrte ngjarjet nga koha e Romës së Lashtë, rrezikuan çmimin e këtij regjisori. Përse kjo arrogancë dhe shpërfillje kur vjen fjala për një detaj që identifikon një gjuhë, një identitet?
Por faji duhet kërkuar, siç thashë, edhe tek ne. Italia është një vend i rëndësishëm për ne, një vend i teknologjisë, i kulturës dhe i artit dhe një vend fqinj me të cilin shqiptarët janë të lidhur prej natyre. Ne bëjmë pak përpjekje për të prezantuar veten. Italia është një vend ku shtypi, televizionet shkruajnë dhe publikojnë shumë për Shqipërinë, më së shumti për keq. Italia është vendi ku mund të gjesh me shumicë mjaft emra të njohur të artit dhe të kulturës shqiptare, studiues, artistë, regjisorë, shkrimtarë, njerëz që e njohin kulturën dhe gjuhën italiane më mirë sesa italianët e Siçilisë, për shembull. E pra, dikë nga ky komunitet i shqiptarëve të njohur edhe në Itali, qeveria jonë mund të kishte thirrur në punë dhe t’i kishte ofruar, për shembull, detyrën e Atasheut të Kulturës dhe të Shtypit, në vend të dy anonimëve që ka emëruar atje, thjesht, për shkak të lidhjeve me klanet apo me njerëz të duhur në pushtet. Shteti shqiptar, thjesht, mund të kishte zgjedhur nga ai komunitet shqiptarësh në Romë, që është edhe qendër e kulturës, artit dhe e mediave italiane, dhe që vetë italianët i shohin me respekt.
marrë pa ndryshime nga gazeta “ALBANIA”, Tiranë – e diel, 30 nëntor 2003