Ismail Kadare apo Dritëro Agolli?

McByrek

Primus registratum
Re: KADARE apo AGOLLI

Natyrisht Diabolis, vjedhjet e vockla neper katundthet e humbura me balte ku edhe mesuesit vijne nga importi, jane sot element i qenesishem ne Shqiperi ashtu sic do ishin ne cdo vend me rrethana te njejta. Por me e palevizshme akoma eshte ideja e fatit te keq te kombit, ajo per te cilen me shume se gjithcka shkruan Kadare. Ideja e te prerit ne bese.
Shqiptaret mund te jene ne shume raste te keqinj, te varfer, maskarenj, shkerdhata dhe gallofe. Por ka nje arsye per te gjitha keto. Njeriu nuk lind i keq por behet i tille. Arsyeja kryesore pse jemi bere te tille eshte sepse keshtu na kane denuar te jemi. Na kane denuar te jemi nje vend i vogel, jovetemjaftues, i gjymtuar, pa resurse te mjaftueshme dhe pa hapesire jetike. Normal qe ne nje vend te tille do te lindin drama, diktatore, hajdute te vegjel dhe bejtexhinj.
Verej se Kadare merret pikerisht me shkakun e fatkeqesive. Agolli thjesht me pasojat.
Per me teper Kadare shkruan ne nje menyre shume me emancipuese, qytetare dhe te sofistikuar qofte ne proze, qofte ne poezi. Agolli s'sjell as stilistikisht dicka qe te te lere gojehapur dhe te te ndikoje ne menyren e te jetuarit, per te mos thene qe ne shume raste konstatoj qe Agolli orvatet ne menyre trashanike te perserise menyren e paperseritshme te te shkruarit te Kadarese.
Keshtu me duket mua, ti ke te drejte te tundesh koken tende ne menyre pohuese apo mohuese, s'ka rendesi.
 

Djep

Forumium maestatis
Re: KADARE apo AGOLLI

Fillimisht postuar nga kaprollja:
[qb]

MJEKRA E ZOTIT

Shume vjet me perendite
Kam jetuar bashke i zbathur
Kemi qene tok perdite
Por aspak nuk jemi dashur

Dhente tok kemi kullotur
Arat tok kemi leruar
Kur une isha i perlotur
Zoti qeshte i harbuar.

Kur me ngordhnin bejkat malit,
Zoti tallej si i marre
Une gure merrja zallit
E goditja per ta vrare...

Eh, c'te grindur , eh c'te therur
Me terbim e me potere!
Mjekren zotit s'ia kam krehur,
Mjekren zotit ia kam cjerre.

Dhe pastaj me dru ne dore
E kam ndjekur e perzene
Permbi malet me debore
Asnje fron nuk i kam lene

I kam thene: hajde, zhduku,
Fundi yt nje fund te jete,
Ku te duash shko e struku,
Jam i zoti te rroj vete!

Krishtit kryqin ia kam hequr
Pa trokitur ne kembane
Muhametit ia kam djegur
Callmen , xhyben dhe kurane..

Dhe nga kjo i deshperuar,
Papa, balli i Vatikanit,
Me ka nemur e mallkuar
Mua, tersin e Ballkanit.

Shenjteri, o rrenje e vjeter,
Mbaj pak vesh e pak veshtro,
C'po te flet nga bregu tjeter
Nje apostull Dritero:

"Skam qeder se psall nje pape
me karroce apo veture
Po te ngjallet zoti prape,
Une prape e ze me gure"
[/qb]
Kaprolle, falemnderit qe e solle. Nje nga poezite me fantastike qe kam lexuar. Cdo poezi e ketij kalibri meriton te vleresohet pavaresisht se c'qendrim mban autori. Ajo qe teper realiste per ate kohe, se ne ate kohe u shkrua. Dhe jam i bindur se cilido qe do ta lexonte ne ate kohe, me nje te lexuar to ta mesonte permendesh. Fjalet i merr era, po nuk mund te thuash te njejten gje per vagrun dhe rimen.
 

enkela

Primus registratum
Re: KADARE apo AGOLLI

Une votoj per Kadarene. I kam lexuar pothuajse te gjithe librat e tij, nuk ka gje me intersante te kuptosh se nepermjet temave te tij ne libra ai mundohej te transmetonte mesazhin e skllaverise ne te cilen Shqiperia jetonte gjate periudhes se komunizmit.Mbase pak njerez i kuptonin idete e kamufluara qi ai shprehte ne librat e tij por ajo ishte gjenialiteti i tij. Nga ana tjeter nuk mund ta gjykosh per ato poezi ku i ka thurur hymne Enver Hoxhes se edhe Ismail Kadareja donte te jetonte si gjithe shqipetaret e tjere ne ate kohe.E kush nuk therriste emrin e Enver Hoxhes per pese maj apo kush nuk e pinte goten e pare te rakise per partine. Sidoqofte une i thashe te gjitha keto sepse Kadarene e pelqej me shume si shkrimtar se Agollin.
 

uni20077

Primus registratum
Re: KADARE apo AGOLLI

As njeni as tjetri, por At' Gjergj Fishta (R.I.P).


Nulla salus aut Ecclesia (Augustinus)
 

atman

Forumium maestatis
Re: KADARE apo AGOLLI

Kadare apo Agolli, si mund te diskutohet ne kete menyre dhe per me teper si mund te qendroje njeri mbi tjetrin duke e gjykuar nga bindjet apo nga qendrimi tij ne te kaluaren.
Nese do te diskutojme per shkrimtarin dhe poetin, mund te sillen vleresime per veprat e tyre, por ne asnje menyre nuk mund te gjykohet njeri me i mire apo madheshtor se tjetri sepse njeri na duket sikur ka mbetur ai qe ishte dhe tjetri gjithmone i perparuar.
Lexova diku me lart nje gjykim qe m'u duk sa absurd aq edhe profan, sikur Kadare ka qene shume inteligjent ne ato qe ka shkruar dhe se e godiste regjimin e meparshem me kaq marifet sa askush nuk e kuptonte ose ishin pak ata qe e kuptonin. C'na the! Te gjithe e kuptonin ate qe shkruante sepse nuk ishte aspak me linjen qe diktonte regjimi, per te vetmen arsye se edhe Kadare ishte pjelle e regjimit. Qe kur u be disident, apo kur ekonomia e Shqiperise vajti ne fund dhe nga ajo Lope ai nuk kishte se çfare te milte me? Nuk e di se ku e shikon gjuhen e Ezopit tek Kadareja, apo tek Dimri i vetmise se madhe, apo se ishte Kandidat i Kominetit Qendror te PPSH dhe gezonte privilegje te cilat ti dhe une mund vetem t'i enderonim me sy hapur. Persa i perket thenies se Kadare i kendonte Partise dhe E. Hoxhes se duhej te rronte. Eshte nje mizerabilitet justifikues i pa asnje vlere per vete faktin se leteria dhe arti shkruhen me shpirt e jo me logjike. Te shkruaje:ku ti kerkoj rrenjet e tua parti...duhej patjeter ta ndjeje. Te shkruash nje poezi nuk eshte njesoj si te punosh nje parcele me bel, apo prashitesh. Ketu mund edhe ta detyrosh tjetrin, por ne asnje menyre nuk mund te quhet detyrim kur ben propagande ne favor te regjimit. Kadare ishte njesoj si te tjeret dhe aspak disident.
Ka nje fakt te lezeçem per te pas vdekjes se Hoxhes, ne librin me kujtime Per Enverin, ishte nga ata qe publikoi edhe ai kujtimet e tij duke e ngritur figuren e Hoxhes ne qiell. Mire kur ishte gjalle, po pas vdekjes?
Ndersa Agolli te pakten demonstron se ka karakter e nuk eshte parveny. Mbete nje poet i natyres shqiptare edhe nje prozator shume i mire. Veprat e tij jane te perkthyera ne shume gjuhe te botes. Secili kendon me zerin e vet. Bukuria e pyllit eshte se degjon nje shumllojshmeri shpendesh te kendojne e jo vetem nje. Pa mendo sikur te ishte vetem Kadare dhe asnje tjeter? Sigurisht qe do te ishim merzitur me kohe.
Do te me pelqente te diskutoheshin vepra te ndryshme si te njerit dhe te tjetrit pa u futur ne paralelizma e vleresime politike, por per fat te keq nuk ndodh keshtu.
Ndoshta nje dite xhvisheni nga te qenet te njeanshem ne gjykim. Njeriu eshte nje qenie komplekse dhe shpirti i tij eshte si nje tornado, vertitet gjithçka sa gjen ne rrugen e jetes.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: KADARE apo AGOLLI

Për fat të keq që të dy kanë qenë mirëmbajtës të diktaturës, nuk ka rëndësi se njëri më shumë apo tjetri. Kadare kurrë nuk ka qenë disident si mendojn disa. Sikur të kishte qenë e kishin burgosur, likviduar, internuar dhe ndaluar veprat.
Kadare është shkrimtari më i mirë i sotëm, por nuk mund të jetë baba i Kombit. Çka bëri ai për rrëzimin e diktaturës? Asgjë! Vetem iku, dhe ka shkruar se me te e ka goditur regjimin, çka nuk është e vërtetë. Jam munduar të përcjell edhe prononcimet e tij për problemet tona të mëdha që i kemi. Është prononcuar mirë, - ka bërë edhe gafe, por kundër komunistëve -socialistëve asnjëherë direkt. Intelektuali i mirëfilltë angazhohet shumë dhe sakrifikon shumë kur Kombi është në rrezik. Për të është më e rëndësishme komoditeti personal se fati i Kombit.
Agolli ka frymëzuar dhe e ka përkrahë rrebelimin greko-komunist dhe shkatrrimin e Shqipërisë. Çkado që të shkruaj, për mua është antikombëtar, ka qenë dhe është maskara!
 

dordi1

Primus registratum
Re: KADARE apo AGOLLI

niveli kulturor i njeriut percakton edhe shijet personale.
personalisht mendoj se i vetmi krijim i AGOLLIT qe mund ti resistoje kohes eshte SHKELQIMI DHE RENIA ...
kurse per KADARE ...
kujtoni pasazhet e murgut tek URA ME TRI HARQE.
...TI qe je aq i bukur, ARBRI im ...
 

lysien shardon

Primus registratum
Re: KADARE apo AGOLLI

Pa dyshim qe jane te medhenj dhe padyshim qe kane vlera te paperseritshme.Ky lloj krahasimi verteten calon.Ne morine e vlerave te njerit apo tjetrit duhen te perfshihen shume gjera te tjera,si psh do te cekja,pa u thelluar shume, dhe faktin sa i kane sherbyer vlerave te Shqiperise ne Shqiperi dhe sa ne bote.Lidhur me kete fakt s`do mund ti jepet nje pergjigje e plote dhe per sa kohe qe vepra e plote e Agollit do te mund te njihet jashte kufinjve te shqiptareve.Me pas ,shijet e njerit apo tjetrit mund te lartesojne nje ane dhe ulin tjetrin.Te dy jane te zot,por do te duhet kohe per te pare sa do t`i qendroj kohes vepra e njerit dhe sa e tjetrit.Rezervoj te drejten time te animit dhe nenvizoj kerkesen e rritjes se nivelit te gjykimit nga forumistet pjesemarres ne kete diskutim.Edhe njehere, ketu nuk behet fjale ke imiton,komunist,shkerdhate apo batakci dhe behuni te mbare dhe te drejte me te drejten dhe jo populloren.(Nuk ka anim dhe asnje keqkuptim)

Ishin njehere dy baktere,qe deshironin trashgimtare,KOHA "arrestoi" njeren prej tyre,atehere tjetra u shumezua me te ndare(Kenge popullore 1880)
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: KADARE apo AGOLLI

Letrari me i pelqyer nga une eshte Dritero Agolli,madje nga te gjitha anet qe ma detyrojne mendimin,ne krye te te cilave shqiptaria e cila,jo vetem shprehet po kultivohet nga Agolli si nga askush tjeter.
 

McByrek

Primus registratum
Re: KADARE apo AGOLLI

Kjo eshte nje pyetje idiote. Kadare apo Agolli? Natyrisht Kadare. Gjithe te tjeret jane kopje te keqia. Por perderisa kjo eshte ceshtje shijesh dhe varet si e ke kultivuar veten, nuk habitem qe ne Shqiperi ka shume mendimtari rurale qe preferon te dytin. Jo me kot jemi vendi me 70 perqind te popullsise fshatare.
 

Seriozi

Primus registratum
Re: KADARE apo AGOLLI

Fillimisht postuar nga McByrek:
[qb] Kjo eshte nje pyetje idiote. Kadare apo Agolli? Natyrisht Kadare. Gjithe te tjeret jane kopje te keqia. Por perderisa kjo eshte ceshtje shijesh dhe varet si e ke kultivuar veten, nuk habitem qe ne Shqiperi ka shume mendimtari rurale qe preferon te dytin. Jo me kot jemi vendi me 70 perqind te popullsise fshatare. [/qb]
Qe te dy kane vendin e vetë ne letersine shqiptare.Secili pelqen dike me shume e dike me pak ose i lexon te dy me qejf te madh pa bere krahasime.Besoj se nuk e ke me gjithe mend ate:"te tjeret jane kopje te keqia". :confused: Dhe sa per ate qe 70% e popullsise eshte rurale,i referohesh statistikave te 15 vjeteve te shkuara.Dhe nuk ka rendesi kujt popullsie i perket,urbane apo rurale rendesi ka mendimi qe jep, ku futet ky mendim(i yt,i imi dhe i atij tjetrit).
Mendimi im:më pelqen me shume Kadareja pa hedhur poshte krijimtrine e Agollit.
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: KADARE apo AGOLLI

Agolli qenka kopje e keqe e Kadarese!"Haj,o letra te Agollit ,haj"do te thoshte Lasgushi.
 

crazy

Primus registratum
Re: KADARE apo AGOLLI

Jane krejt te ndryshem nga njeri tjetri,s'eshte krahasim per tu bere /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

kesi

Primus registratum
Re: KADARE apo AGOLLI

dritero agolli, besoj se eshte vetvetja ne perfaqesimin e Shqiperise ne letersi, eshte shume popullor dhe i thjeshte, per nje te tille besoj se kemi nevoje apo jo......
 

b.k.

Primus registratum
Re: KADARE apo AGOLLI

Fillimisht postuar nga jim_albanian_morrison:
[qb] per mua kadare eshte me i madh ne proz kurse agolli ne poezi. [/qb]
:thumbsup:

me more fjalet nga goja
 

jimmy84

Primus registratum
Re: KADARE apo AGOLLI

Une do te thosha se te dy ne stilin e tyre jane te paarritshem.Per sa i perket pekthimeve edhe Driteroi eshte perkthyer biles edhe ne japonisht ne mos gaboj por sigurisht qe jashte Shqiperise eshte shume me i njohur Kadareja.
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: KADARE apo AGOLLI

Populli nuk do të harrojë
se në gjirin e vet rriti një shkrimtar,një poet,
që me fjalën"frymë mohuese"
ruante lidhjet me pushtet.

Populli nuk do t'ia harrojë,
nuk do ta lë në harresë
që me fjalët"ndreqje,zbutje"
qiste ngatërresë.
 
Top