Re: KADARE apo AGOLLI
Dikush kerkoi ndonje veper te Kadarese qe te jete me madheshtore se "Arka e Djallit"? Ok atehere! Une e pranoj qe zgjedhjet jane subjektive, por ketu poshte kam nje liste me ato vepra te Kadarese qe une i konsideroj shume me te mira, te shkruara shume me bukur, te perkthyera ne shume me shume gjuhe dhe me ndikim shume me te madh ne Shqiperi.
Gjenerali i ushtrise se vdekur
Dimri i Madh
Koncert ne fund te dimrit
Keshtjella
Kronike ne gur
Dosja H
Piramida
Nentori i nje kryeqyteti
Emblema e dikurshme
Prilli i thyer
Kush e solli Doruntinen
Eskili ky humbes i madh
Nata me hene
Ardhja e Migjenit ne letersine shqipe
Perbindeshi
Ura me tre harqe
Ftese ne studio (e preferuara ime)
Nga dhjetori ne dhjetor
Enderra mashtruese (novela)
Pesha e kryqit
Tri kenge zije per Kosoven
Dialog me Alain Bosquet
Ikja e shtergut
Spiritus
Breznite e Hankonateve
Kusheriri i engjejve
Perballe pasqyres se nje gruaje
Lulet e ftohta te marsit
Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut
Shume nga ju ndoshta i lexojne keta libra duke kerkuar ne to therrime ndikimi politik. Une i lexoj thjesht si letersi. Dhe i krahasoj pastaj me ato te Agollit. Dhe bindem qe jane te shkruara shume me letersisht dhe shume me madherisht se gjithcka tjeter e shkruar ndonjehere ne shqip.
Nuk dua te harroj pa permendur pastaj nje liste te pafundme poezish dhe poemash brilante duke nisur nga e famshmja "Mall", duke vazhduar me "Kristal", "Laookonti", "Vallja shqiptare", "Mesueset e fshatit", "Edhe kur kujtesa", "Ne parkun qe mbuluan fletet" e shume te tjera qe 'si mbaj mend.
Ndersa dicka tjeter thelbesore qe Kadare ka me shume se Agolli apo cdo shkrimtar tjeter qe vendoset ne kandar me te, eshte shpirti i fuqishem kombetar. Agolli i kendon jetes se fshatit, burokrateve te zyrave, dashurive rinore te mbetura ne orvatje etj, ndersa Kadareja eshte shume me madheshtor dhe ka trazime shume me universale. Ndoshta nuk e keni degjuar ndonjehere "E hidhur vjeshte e ketij viti", por mua nganjehere me pelqen ta perseris me mendje ndonjehere kete poezi te tij. Per mua, ajo eshte ndoshta ndjenja me e fuqishme te vellazerimit qe nje shqiptar nga Shqiperia mund t'i kushtonte shqiptareve te Kosoves:
E HIDHUR VJESHTE E KETIJ VITI
Ne memorje te demonstratave studentore
ne Prishtine ne vitin 1981
E hidhur vjeshte e ketij viti
Kosoven gjeti nen terror
Korba te zes mbi te ja mbriten
Hetues,gjykates,prokurore.
Me 5 vjet burg,me 8,me 7
Me 12 denojne diku.
Keshtu mes jush shekullin ndani
Dhe mijevjecarin ndani ju.
Keshtu e prekni historine
Mbi supe e bartni JU serish
Prangat ne shkolle qe i mesonit
Ne duar ndjete befasisht.
Dhe pate se koha e Mesjetes
S'qe larg dhe vec ne endra s'qe
Dh'u kthye nata e Prishtines
Ne naten Shen Bartoleme
U ngritet Ju vigane, fisnike
Me korrektese e madheshti
Ngaqe kerkuat *Republike*
U shtypet si ne Monarki.
Por koha kurre s'vjen pergjysme,
Nat' e masakres vetem s'mberrin
Se pas Dushanit car te frikshem
Rrufeshem Skenderbeu arrin.
S'kish deshmitare, TV nuk pati
Zinxhir i tankut kur ju griu.
Por rete e globit vec ju pane
Ndergjegje e botes tek ju mberriu.
Keshtu ne vorbull te epokes
U ngritet Ju si monument
Ju qe e preket historine
Dhe n'histori u kthyet vete.
Tumirembetshi