Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...
Po e hudh ktu pacavuren qe paskesh bo me Administraten:
Jeta: Te grifsha mishin!
Jeta: Kur do ta boj intervisten ty une?
Mandi: Duhet ta besh ti perpara
Mandi: Ti ca ke bo?
Jeta: Une hic, mire.
Jeta: S'me mesohet
Mandi: ???
Mandi: Aman mos e thuaj
Mandi: Vetem meso.
Jeta: Sa erdhi kjo prrranvera,
Jeta: po organizojne edhe kete takimin ...
Mandi: Jeta si nise te shkruash ne forum?
Jeta: ahahahahaha
Jeta:
Jeta: Me korrpuptove ti ne chat.
Jeta: Edhe me the se do benim dicka shume te bukur
Jeta: Qe ishte Diapazoni.
Mandi: Pas gjithe kesaj kohe ne forum ... cfare te beri te ecesh perpara?
Jeta: Dashuria
Jeta: lol /pf/images/graemlins/laugh.gif
Mandi: Çfare te beri te vazhdosh te shkruash?
Jeta: Nuk te jap interviste, harroje!
Jeta: Hm...
Mandi: Dashuria per Forumin? Apo per adminet?
Jeta: Njohja me shume njerez,pastaj ndjenje detyrimi moral ndaj forumit.
Jeta: (edhe per adminet)
Mandi: :Njihesh si administratore me nderhyrje te prera, shpeshhere dhe te jane kundervene.
Mandi: :Nga ana tjeter
Mandi: :Ke shkruar shume gjera te bukura ne forum... (proze,poezi)
Mandi: 
o te pelqente me shume te ishe anetare e thjeshte e ketij forumi, apo mirembajtese e tij??
Jeta: Nuk e di Mandi.Administrimi te ve perballe situatave te veshtira,por megjithate dua te jem gjithkund.Ndjehem si kot kur shof ndonje te share edhe s'e editoj dot,pastaj me pelqen te drejtoj me nje ekip kuptohet.
Mandi: Ku mendon se qendron bukuria e albforumit
Jeta: Bukuria qendron ne variacionin e mendimit.
Jeta: Kjo eshte e para. Pastaj ne anonimitetin,edhe pse ketij te fundit i kemi bere naften me kohe.
Mandi: Mendon se ndikon te qenurit anonim apo jo ne postimet qe ben?
Jeta: Hm,nuk e di.Une them se ne fund te fundit forumi eshte nje lloj guaske qe te lejon te thuash shume gjera te cilat keshtu balle per balle s'do mund ti thoje.Pastaj une mbeshtes nje teori te Bukowskit qe thote:"Rendom njerezit jane me te mire ne letrat e tyre se sa ne realitet"
Jeta: Edhe ka te drejte.Behemi me te mire,sepse s'jemi te brishte. S'kemi brishtesine qe na vesh realiteti !
Mandi: Sa ndryshon Jeta e realitetit me Emen e forumit?
Jeta: Forumi me jep mundesine te jem agresive,te mbaj fjalime tip-hartimesh,te ngacmoj...te jem ndryshe.Mbase kjo eshte Jeta e vertete,po kjo ka pak rendesi.Ata qe me njohin mire s'kane dyshime ne identitetin tim .
Mandi: Ne jete, je kaq e afrueshme me njerezit sa ne forum? apo ke nevoje te fitosh besimin e njerezve (pyetje nga Drini kjo).
Jeta: Jam njeri i shoqerueshem.Nuk para nisem me besim te fituar ne vite,me shume nisem me intuite,pastaj nga natyra me pelqen te ndihmoj edhe te rri afer te tjereve.Kjo s'do te thote ama se i afrohem gjithkujt.
Jeta: Edhe ca thone se ngjit mjalti,ca te tjere se ngjit...
Jeta: /pf/images/graemlins/smile.gif
Mandi: Pune kimie do jete /pf/images/graemlins/tongue.gif Me thuaj ca ngjyre i ke syte?
Jeta: Ahahahaha-Pse nuk e di ti?
Mandi: Pershkrimin tend jo.
Jeta: ...Ma ribej pyetjen ti mua...
Mandi: Ça ngjyre i ke syte ti Jeta?
Jeta: Kshu si kafe te hapur, nuk merren vesh mire sepse eshte ngjyre qe ekziston vetem ke syte e mi -E shikon sa modeste jam ?
Mandi: Hm, vazhdo me kete ton atehere, çfare eshte dicka qe te pelqen shume tek vetja
Jeta: Nuk me pelqen te mburrem ne aspekt fizik,nuk me duket vetja shume e bukur. Ato qe per mua kane rendesi jane gjerat qe njeriu mban brenda.
Nuk di nese quhet virtyt po jam e ndjeshme goxha. Pastaj sipas rastit ca e shfrytezojne per te me merzitur e ca ma ngrene ne piedestal si te mire .
Mandi: Nese do kishe mundesi te ishe dikush tjeter... ke do zgjidhje ?
Jeta: Do zgjidhja Jeten,por ne nje variant te moderuar, pak me luftarake nga natyra, me dinake. Te thashe, kenaqem me ato qe kam...
Mandi: Nejse, me thuaj cfare eshte gjeja qe te ha me shume kohe gjate dites,
Mandi: dhe po ashtu .. dhe cila eshte gjeja qe do doje ti kushtoje me shume kohe .. ose te gjithe kohen tende?
Mandi: Shpresoj te mos jete forumi (se do ishte reklame pastaj) ...
Jeta: Forumi merr nje pjese te konsiderushme, mund te them se ndahen pjeset ne nje menyre gati te barabarte:I kushtoj kohe vetes,dua te them brendise,librave(jo-shkollore),se ata shkolloret i kapim vetem per sezone.Pastaj vjen shoqeria,miqte.
Jeta: Tere kohen time do doja t'ja kushtoja dy gjerave: Zotit tim prej te cilit kam marre shume,... dhe dashurise(dua te kem afer njerzit qe i kam ne zemer).
Mandi: Me thuaj kush eshte lulja e preferuar, ngjyra e preferuar, piktura e preferuar
Jeta: Lulja e preferuar eshte Karafili. Ketu i cojne per vdekje po mua me pelqejne shume.Pastaj me pelqejne lulet e frutave:Lulet e molles,pjeshkes dhe sheges,keto te voglat domethene.
Jeta: Ngjyra e preferuar...ngjyrat jane te gjitha te bukura,se jane krijuar nga Dikush qe eshte i Madherishem.Po t'ja pershtasja vetes nje ngjyre do zgjidhja te bardhen dhe te kuqen.
Jeta: E bardha per natyren time dhe e kuqja per energjine.
Jeta: Piktura: Perqafimi i Gustav Klimtit-me pelqen menyra e tij krejt e vecante dhe ornamentale si dhe ndjesia qe te sjell nje perqafim qe duket sikur i shkrin te dy personazhet tek njeri-tjetri.
Mandi: Autori i preferuar dhe vepra e preferuar?
Jeta: Jane dy /pf/images/graemlins/laugh.gifostojevskij dhe Milan Kundera.
Jeta: Librat e preferuar jane: Idioti i te parit dhe Lehtesia e paperballueshme e qenies e Kunderes.
Mandi: Shprehja jote e preferuar eshte marre nga ndonjeri nga keta shkrimtare?
Jeta: Mos me bej te qesh. Nuk ka nje shprehje te preferuar, ka shume. Me shume jane ato qe na duket sikur i kemi hasur ne mendimet tona,ose i kemi menduar nje here ne dhe i rigjejme tek nje liber.Ne ato caste dashuria per veten na ben te dashurohemi pas autorit...eshte dicka qe perafron me shpirtin binjak ...
Mandi: Ndoshta duhet te shprehesha per Filozofine e jetes dhe nxorra shprehja e preferuar?
Jeta: Jeten e marr si nje dhurate,si nje prove,si nje ure qe eshte per tu kaluar per te me percjelle ne nje vend ku koha nuk ecen me vrap si ketu.
Jeta: Pastaj perpiqem te le pas gjurmet e mia,te le rreze drite.Nuk dua te kujtohem per keq nga askush.
Mandi: Po pas 10 vjetesh, ... si e sheh veten?
Jeta: Veten...do deshiroja ta shikoja me njerezit qe kam afer tani.Kam afer njerez qe s'duhet t'i humb.Shoke dhe miq shume te vyer.Pastaj do doja nje shtepi te bardhe edhe nje ze femije .Nuk ndreqem jo,kam lindur romantike. /pf/images/graemlins/smile.gif
Mandi: Te ardhmen e sheh ne Shqiperi apo jashte saj Jeta?
Mandi: ( Shtepine e Bardhe )
Jeta: Une e shikoj ne Shqiperi.Do doja shume te isha atje,prane familjes.Si i thone:te dalesh rrugeve dhe te degjosh shqip.Por jeta eshte dinamike-nuk e di cfare rezervon.
Mandi: Nese do jesh ne Shqiperi dhe do kesh mundesi te ndryshoje dicka (le te themi Jeta politikane), cfare do ndryshoje?
Jeta: Oh,zanati me i papershtatshem per mua eshte te jem politikane.Por ama kam deshiren per te bere ndryshime o doja te ndryshoja ne fillim mendjet e njerezve,te insistoja ne edukimin me kulturen e punes.
Asnje popull nuk eshte pasuruar duke ndejtur kembekryq;
Pastaj do doja tu jepja poste njerezve te ndershem.Tani pyes veten:A kemi patur ne krye ndonje njeri te pakorruptuar e jo-hajdut(?), dhe pergjigja me vret shume.
Jeta: Do perpiqesha te ruaja ato pak vlera kulturore qe kane mbetur,kalate,qytetet e lashta,muzeumet.Te ndertoja nje histori sa me shume objektive te Shqiperise.
Jeta: Dhe...e fundit dhe e pamundura:Te bashkoja Shqiperine me Kosoven,trevat shqiptare te Malit te Zi,Maqedonise dhe Greqise.
Jeta: Ah,edhe thithja e inteligjences,subvencionimi dhe ndihma e tyre,rrogat e larta per ata qe i sherbejne te huajve dhe qe Shqiperise do i jepnin shume me shume.
Jeta: Kaq se te lodha.
Mandi: Jo jam i sigurt qe do ndikosh per mire nje dite... nese nuk do japesh dicka drejteperdrejte... do japesh indirekt.
Mandi: Nejse, te kthehemi tek jeta reale
Jeta: I sigurte?
Jeta: Po...
Mandi: Nje pyetje qe i kishe bere Alinos dhe me duket me interes per te te njohur njerezit: "Me pershkruaj nje dite tenden"
Jeta: Ditet e mia ndryshojne shume nga njera-tjetra.Nuk kam nje dite stabel sepse bej si te frymezohem.Gjithsesi zgjohem vone se jam bere gjumashe,shikoj posten,forumin.
Jeta: Ha dreken , pastaj lexoj.
... Tre here ne jave kam leksion e me shume po na duket vetja si punetore qe vazhdojne shkollen me korrespondence, se sa si studenta.Me pas shkoj ne pune per pak kohe.
Jeta: Pastaj ndonje kafe,darka dhe perseri lexim.Cdo gje qe te kem mundesi,me pelqen shume.Ose qarje reciproke hallesh me shoqet.
Mandi: Thashetheme ?
Jeta: Jo, ato behen kur je 14 vjec per mesueset e shkolles.
Jeta: Me shume shfryrje.
Mandi: Tip: shfryrje ndaj meshkujve?
Jeta: Ahahahah. /pf/images/graemlins/laugh.gif Ka nje problem:-Meshkujt mendojne se te gjithe muhabetet midis femrave u perkasin meshkujve.Dhe jam e bindur se cdo njeri prej tyre do donte te ishte ne vendin e Mel Gibson tek "What women want".
Une do thoja se ne pergjithesi strumbullari eshte dashuria.Ajo e vecanta dhe ato te pergjithshmet.Pastaj provimet,parate,puna,rrobat e reja qe duhen blere...muhabete gocash !
Mandi: O.k po bej dy hapa prapa,
Jeta: ...
Mandi: Se fundi...Mendon se komunitetet virtuale(pyetje e perbashket kjo) ndihmojne ne zhvillimin e shoqerive(sidomos te asaj shqiptare)????
Jeta: Mendoj se Shqiperia ka nevoje per keto komunitete.E para sherbejne per informacion te shumellojshem dhe te ardhur nga te gjitha anet.
E dyta:Ne jemi te shperndare neper bote me keq se cifutet.Dhe keto komunitete ndihmojne ne afrimin dhe ndihmen reciproke.
Jeta: Ndihmojne ne hapjen mendore dhe mbi te gjitha ne degjimin e fjales dhe mendimit tjeter.Gje qe keshtu ne realitet e bejme shume rralle.
Mandi: Kisha dhe nje pyetje qe me tha Drini te ta beja po e kisha harruar deri tani: "Kush eshte mosha ideale per t'u martuar?"
Jeta: -Shume pyetje e lezecme:
Jeta: Moshe ideale nuk ekziston.Idealisht mosha e duhur do ishte ajo kur te kishe njeriun e duhur perkrah.
Jeta: Por gjithsesi jo me shume se 30 vjec.Nje femer duhet te mendoje edhe per familje me kalamanj. Jam ca patriarkale.Nuk e mendoj dot nje grua qe martohet dhe nuk ben asnje femije se nuk ka patur kohe.
Jeta: Nejse,mua mosha s'me ka ardhur akoma.Kam edhe ca rruge per te bere...
Mandi: Per ta mbyllur Jeta, cila eshte pyetja qe do kishe dashur te te beja dhe nuk e bera
Jeta: Hm,ja te mendohem....
Mandi: ...
Jeta: "A ke arritur cfare ke dashur ne jete?"
Mandi: Mendoja te te pyesja pas 40 vjetesh po zere se po te pyesim tani ...
Jeta: Ahahaha
Jeta: Po,une deshiroj shume dhe them se deshirat jane te pangopura ashtu si natyra e njeriut,sa me shume marrim,aq me shume kerkojme.
Jeta: Kur mbarojme se deshiruari vdesim nga brenda.Po gjithsesi kam gjera te cilat i deshiroja gjithmone e qe sot i kam.Deshira e castit eshte te mos humb miqte,njerezit e dashur,shpirtin...
Jeta: Po s'do mbaroja me...
Mandi: Besoj se ky eshte si fundi i intervistes ke dicka per ti shtuar?
Jeta: Po.Dua te uroj pune te mbare AF-se!Te falenderoj ata qe marrin pjese e qe kontribuone ne mirembajtjen e ne gjithcka tjeter te tij.
Jeta: Pastaj nje lutje per paqen ne bote.
Jeta: Nuk ekzistojne popujt e keqinj,abuzohet shume me nocionin popull.Ekzistojne diktatoret prepotente dhe arrogante.
Jeta: Dhe per kete vuhet...