Intervista:sugjerimet dhe komentet...

Ema

Goddes
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

Jo per gje,po eshte edhe elbasanllie /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Ema

Goddes
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

Po e vendos edhe ketu te plote intervisten se ngaterrohen njerzit:


Interviste me Alinos

P: Se pari, je nga Elbasani dhe te uroj Gezuar Diten e Veres! Ja kalove mire?

A: Hmmmm, kam pershtypjen se pergjigja me e sakte do te ishte se bera plot gjera gjate dites se veres: dola ne shesh me date 13 ne darke per te pare koncertin dhe me pas diku per te pire dicka, por u zhgenjeva nga cilesia e dobet e organizimit dhe sherbimi i dobet. Te nesermen pashe pak nga karnavalet e femijeve, shkova ne Byshek dhe vizitova panairin ne qender te qytetin. Me thene te drejten kisha nja dy vjet pa e festuar dhe kujtimet ishin me te bukura se realiteti. Te pakten bleva disa poca vere ne panair.

P: Meqe dolem ketu,c'me thua per Haninin e vertete?Ka edhe nje jete qe s'eshte ajo qe lexojme ne AF,apo jo?

A: Natyrisht qe po! Ne AF jane emocionet dhe mendimet e mia per ceshtje te ndryshme te jetes, jo jeta ime. Ate e jetoj jashte forumit dhe vij e flas per te ne forum, po u futur ne shume detaje.

P: Kjo do te thote se Hanini e forumit eshte nje pesonash i shpikur?

A: Nese me pyet se sa e vertete jam une ne forum, te pergjigjem se jam e ndershme ne pergjigjet e mia. Megjithate duhet te theksoj se mua me pelqen te luaj me fjalet, personat qe me njohin e dine kete, dhe ne forum duke qene se cdo gje eshte e shkruar luhet kollaj me to. Pretendoj se i shprehurit, sidomos ai me shkrim eshte art dhe nje ambjent si forumi te jep mundesine te shprehesh. Ne kete menyre...une nuk dal nga vetja, pasi edhe kur flas me goje luaj me fjalet. Por kur them se jam kunder apo pro dickaje nuk e bej per te krijuar simpati, por sepse e mendoj me gjithe mend!

P: Albforumi te ka ndihmuar,dhene gezime apo shqtesime?

A: AF-ja me ka ndihmuar ne gjetjen e informacioneve, ose ne parjen e gjerave ne kendveshtrime te ndryshme qe nuk eshte gjithnje e lehte. Persa i perket gezimeve mund te them se kam krijuar disa miqesi te mira qe besoj do t'i vazhdoj pavaresisht nga prezenca ime ne forum. Shqetesimet kane qene te natyrave te ndryshme. Ne rolin e moderatores jam share e kercenuar nga persona te ndryshem sidomos ne privat, gje qe me habit, pasi shumicen e kohes kane qene dhe pa shkak. Hera te tjera ka qene per faj te lojrave te mia, dhe here te tjera thjesht keqkuptime....Gjeja me me rendesi qe me ka dhene AF dhe me shumice duke bere qe te vi dhe sot jane te qeshurat me shpirt. Sic e shikon e konsideroj AlbForumin burim informacioni, mjet komunikimi dhe argetim.

P: Cfare ben ne jeten e perditshme?

A: Punoj

P: ...

A: Nuk e kuptova cfare do te dish?

P: Pervec punes? Mendoj se ka shume gjera interesante qe mbushin ditet,me kupto,s'dua te germoj ne personalet....

A: Nese do te te pershkruaj nje dite tipike timen. Mund ta bej?

P: mire....

A: Alinos e nis diten heret ne mengjes, disa dite punon jashte Elbasanit dhe per kete duhet te udhetoj, gje qe me pelqen. Nese punon ne Elbasan, kontrollon posten qe heret ne megjes e mos ka ardhur ndonje mesazh me rendesi. Me pas puna. Nuk mund te them cfare eshte por kam te bej me shume njerez dhe mua me pelqen te rri mes njerezve.

P:...

A: Mund te dal me shoqerine, por kjo ndodh me rradhe ne Shqiperi sesa kur isha ne ishullin ne catine e botes, edhe per faktin se ka me pak mundesi argetimi. Gjithashtu udhetoj edhe neper bote ne intervale te caktuara. Tani me pak. Mbremja tipike me gjen ne shtrat me nje liber ne dore...

P: A te pelqen te lexosh?

A:Leximi eshte sa kenaqesi ashtu edhe pune. Besoj se njeriu meson shume nga librat, por besoj se ne jete duhen bere eksperienca te drejtperdrejta e te mos jetohet me ate qe kane thene e menduar te tjeret. (Influenca e transhendentalisteve ketu!)

P: A ka difekte Alinos?

A: Thote gjithnje te verteten dhe per kete cilesohet si njeri pa takt. Per te mos folur per ironine. Nga ana fizike do te kisha dashur te isha pak me e gjate, por si thone i gjate sherbetor i te shkurtrit dhe keshtu e zgjidha problemin.

P: Hahahaha-te japin dore edhe fjalet e urta ndonjehere...Ke afer njerez qe te kuptojne alinos?

A: Them se po. Disa i kam afer fizikisht, disa jane nga ana tjeter e botes, por me kane qendruar prane me shpirt e keshilla. Nuk jam aq e komplikuar sac mund t'i dukem ndokujt. Une flas me njerezit, gje qe mendoj me shkakton probleme, pasi persona qe i konsideroj te afert mund te mendojne se une keshtu me te gjithe, nderkohe qe disa gjera ja them vetem nje a dy personave, maksimumi tre!

P: Pse zgjodhe Shqiperine si vend per te jetuar?

A: Nuk mendoj se do te mund te jipja nje pergjigje te sakte. Eksperienca e punen ne vendin e lindjes ishte nje gje qe duhet ta beja gjate karieres time dhe me mire ne fillimet e saj. Eshte me e lehte te fitosh ne fushen tende, sic thone ne futboll. Sidoqofte mendoj se do te pershtatesha ne cdo lloj ambjenti dhe deshira ime per te pare e provuar do me coje patjeter perseri jashte per te jetuar.

P: Cfare vlerson me shume tek te tjeret?

A: Me pelqejne personat qe jane mendjehapur, pa paragjykime dhe qe i trajtojne te gjithe si te vecante, duke qene se mendoj se jemi te gjithe unike ne bote. Gjithashtu humori eshte pika ime e dobet. Njerezit me humor te holle dhe inteligjent gjithnje me bejne per vete.

P:po dashuria c'vend ze ne jeten tende,sot per sot?

A: Dashuria njerezore ze gjithe jeten time. Per te vecanten do te thoja se te gjithe jemi nga pak te dashuruar.

P: Dashuria per mamin,babin dhe atdheun?
(Tani te besoj ne lojen e fjaleve)

A: Por sot per sot nuk kam lidhje. Mendoj se nje nga arsyet eshte edhe jeta e levizur qe kam bere keto dy vite, dhe skepticizmi i pergjithshem qe me karakterizon.

P: Domethene njeriu ideal nuk ekziston?

A: Shpesh simpatite dhe ato te thellat mbeten pa u shjtelluar e pa u kthyer ne dashuri. Sa per njeriun ideal, edhe po te ekzistonte une nuk do te doja ta gjeja. Kenaqem me me pak se aq.

P: Beson ne Zot Alinos?

A: Besoj se edukata fetare eshte dicka pozitive, besoj gjithashtu se fete kane sjelle mjaft dhimbje ne bote. Mendoj se duhet te kete dicka superiore atje jashte qe na vezhgon e na mbron, por shpesh mendoj se kjo eshte nje deshire e imja per te besuar se nuk jemi vetem ne doren e te keqes ne bote. Gjithashtu eshte nje menyre per t'ja lene pergjegjesine nje tjetri per veprimet tona. Respektoj te gjitha besimet por nuk praktikoj asnje ne vecanti.

P: Se fundi...Mendon se komunitetet virtuale(pyetje e perbashket kjo) ndihmojne ne zhvillimin e shoqerive(sidomos te asaj shqiptare)????

A:Mendoj se komunitetet virtuale jane nje risi me te cilen nuk jemi mesuar ende dhe qe ende nuk dihet se c'vlere ka e deri ku shtrihet potenciali i saj. Kjo natyrisht do te qartesohet ndersa shtohet perdorimi i internetit ne Shqiperi e ne gjithe boten. Per momentin mund te them se eshte nje menyre e mrekullueshme per te komunikuar duke krijuar perceptimin e nje grupi te cilit i perkasim menderisht moralisht pavaresisht se ku ndodhemi fizikisht.

A: Edhe dicka...Desha ta mbyll kete interviste me nje apel. Frekuentuesit e forumit si gjithe bota jane ne dijeni te faktit qe sot ne oren 4 a.m. mbaroi ultimatumi ndaj Hussein dhe ShBA shpalli lufte. Mendoj se te gjithe e kuptojme qe kjo gje na perket te gjitheve. E di qe eshte e veshtire te mendosh per luften kur ke nje provim per dy dite, apo kur te duhet te rregullosh dokumentat, apo edhe sepse te ka lene i/e dashuri/a para ca ditesh. E megjithate sado larg Iraku, lufta atje na perket te gjitheve!
Shumica prej nesh jetojme ne vende qe jane shprehur pro luftes dhe edhe pse ne jemi kunder saj: rrime. Disa sepse nuk jane mesuar me lirite civile dhe pushtetin e tyre, disa sepse lirite jane ne leter, por jo ne praktike, e disa te tjere akoma me keq: jane mesuar aq shume me mireqenien sa ja kane lene vendim-marrjen nje grupi te vogel qe sot po rrezikon te ardhmen jo vetem te Irakut por te tere botes. Ju lutem vetem te reflektoni per kete ne nje perpjekje per te gjetur nje zgjidhje. Le te bejme paqen realitet!

P:Te faleminderit!
 

abs

nuk e di...
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

Fillimisht postuar nga Ema:
[qb] Jo per gje,po eshte edhe elbasanllie /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
pah ca paskeni qene ju elbasaneset /pf/images/graemlins/smile.gif

ke te drejte, por dhe une jam krenare por nje goce te tille /pf/images/graemlins/smile.gif


------------------
 

orikum

Primus registratum
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

per komente ska nevoje se shikoj qe jane bere goxha.sa per intervistat jane te lezetshme se keshtu u japin forme anetareve qe jane mbas internetit,por une doja nje interviste personale nga "ema" meqe me ka ne bologna. :confused: nejse kjo eshte pune qe e rregullojme ,sa per temen komplimenti atyre qe japin intervista dhe ,atyre qe intervistojne.po ato pyetjet i beni me me pak "spec"! /pf/images/graemlins/wink.gif pershendetje te gjtiheve.
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

Me të ardhur gjynah për 10.000 postimet e saja , që humbën me AF-në e mëparshme .
 

Ema

Goddes
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

Fillimisht postuar nga fontana:
[qb] per komente ska nevoje se shikoj qe jane bere goxha.sa per intervistat jane te lezetshme se keshtu u japin forme anetareve qe jane mbas internetit,por une doja nje interviste personale nga "ema" meqe me ka ne bologna. :confused: nejse kjo eshte pune qe e rregullojme ,sa per temen komplimenti atyre qe japin intervista dhe ,atyre qe intervistojne.po ato pyetjet i beni me me pak "spec"! /pf/images/graemlins/wink.gif pershendetje te gjtiheve. [/qb]
Po hurma do?
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

Shume njerez qe e njohin alinosin ne forum jane ankuar rendshem tek administrata se intervista e pare jepte vetem nje ane te personalitetit te saj forumian, dhe ishin te pakenaqur nga mungesa e detajeve pikante. Ne vecanti mikja-armikja e saj e betuar Albana, u shpreh se ajo interviste nuk ishte as nje e 10.000 e asaj qe alinos kishte qene ne forum. Keshtu ajo u ofrua te na plotesoje njohjen e ketij personazhi. Duke qene se asnje nga adminet nuk e mori persiper nga frika e hakmarrjes se alinos, kjo e fundit e beri vete intervisten me Albanen, qe po e boton me poshte, pa ndryshime (nese arrini ta besoni /pf/images/graemlins/wink.gif )

Alinos: Ne rradhe te pare faleminderit qe pranuat te intervistoheni zonja Albana. A mund te na thoni si u njohet me alinos?

Albana: E mbaj ment si tani. Ishte nje dite e bukur me shi kur une po tymosja cigaren e pare te dites. Ajo hyn ne thiatro e veshur me cizmet e gjata deri tek gjuri dhe syzet e erreta mbi hunde qe atehere nuk e dija se ishin pjese e pandare e figures se saj. Tundej me keq se une. U skandalizova, shokova, revoltova. Ia pashe ambicjen ne sy. Thelle po shume shume thelle mund te them se ndjeva nje grimce admirimi, po vetem per momentin mos me keqkuptoni.

Alinos: Si u prezantua Alinos?! A u bete shoqe menjehere?

Albana: Me sfidoi haptazi.E keni degjuar ate shprehjen "Gjarpri, gjarprin s'e kafshon", ne kete rast nuk eshte aspak e vertete. Qe diten numur nje, ne nuk kemi bere gje tjeter pervec intrigave dhe grindjeve plot thumba. Shoqe? Po ne nje kuptim shume te larget dhe te cuditcem te fjales.

Alinos: Me sa e njoh une Alinos ajo thumbat i ka shum te hidhur. Nga eksperienca jote cfare mund te na thuash, a te eshte dashur te besh tetanozin ndonjehere?

Albana: Vetem njehere.
Ishin fillimet e njohjes sone. Sapo isha martuar me LRne. Martesa shkonte mire derisa i futi hundet ajo. Fjeti me Lrne pa piken e turpit dhe jo vetem kaq po tha se ishte dhe pak shtatzane gje qe ishte plotesisht e pavertete. Divorci dhe helmi i saj me demtuan shendetin per dy dite po qe atehere fitova imunitet. Ne te dyja si te thuash luajme nje ndeshje te pafundme shahu dhe plagosjet ndonese te shumta nuk jane vdekjeprurese.

Alinos: Me sa mbaj mend, shtatezania e saj rezultoi ne dy binjake, qe LR nuk i pranoi. Mund te na thuash c'ndodhi?!

Albana: Pse nuk e keni degjuar dhe ju?! Uaaaa, po ajo pati nje pasion te dyshimte me Salon, byrazerin tim, prandaj dhe Lrja nuk i njofti binjaket. Ata te shkretet u zhduken si ne ajer, nuk i pashe kurre. Them se Alinosi i donte vetem qe te fuste ne thes LRne por kur ai nuk i pranoi, Salo nuk mblidhet e nuk mblidhet, keshtu qe i braktisi edhe ajo. Po,po kjo eshte fytyra e vertete e asaj femre. I ben e i le ne mes te rruges.

Alinos: Interesant! Le te kalojme pak ne marredheniet e alinosit me te tjeret. Si do t'i pershkruanit ato?

Albana: Do t'i pershkruaja si fluturime nga njeri shtrat virtual ne tjetrin, mardheniet me meshkujt dhe si te vakta mardheniet me femrat pervecse me personin tim qe jane gjithmone mardhenie te ngjashme me ato te Luftes se Ftohte.
Takat e cizmeve te saj do te mbeten ne mendjen e te gjithe meshkujve paksa te njohur te Albforumit.

Alinos: Meqe dolet tek Lufta e Ftohte, si e parashikoni kush do ta fitoje ballafaqimin Alinos-Albana?

Albana: Albana natyrisht. Alinosi eshte nje konkurence e forte po vetem kaq. Kete e tregoi dhe nata kur une mora Oskar dhe ajo qante si ulkonje e plagosur ne vesh. Pranoj se ka fituar disa beteja te rendesishme, po mua s'ma kalon as bishti im!

Alinos: Do te pelqente shtrige e keqe!
Alinos: A mund te na thuash nese ka ndonje veti te mire alinosi?

Albana: Prit te mendohem!Hemmmm! (gazetares ju desh te prese 10 minuta, Albana s'para mendohet)
Disa. Numurohen me gishta. Eshte e zgjuar, gjuhebrisk, ka fantazi, ka sensin e modes, ka sensin e intriges, shtie mire me cifte, patinon bukur dhe meshkujt e konsiderojne seksi po per kete nuk jap dot mendim personal. Kaq.

Alinos: Mendoj se me kaq mjafton. Donit te shtonit ndonje gje tjeter, kshu ne pergjithesi, a ne vecanti si te doni?

Albana: Do keshilloja te gjithe lexuesit te kishin kujdes nga Alinosi. Kjo femer eshte unike dhe shume e komplikuar, eshte e zgjuar dhe e rrezikshme, eshte si nje e keqe e domosdoshme. Po u njohet me te ajo behet nje pjese e pandare e jetes suaj, eshte si droga, e di qe te demton po edhe nuk mund te besh pa te. Shmangjuni njohjes, mos lexoni mesazhet, dhe ne asnje menyre mos i dilni ne msn se keshtu ajo ju hyn ne gjak dhe nuk e harroni me!
Jo per gje, po me prishte reputacionin ajo e para!
/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

:eek: :eek: :eek: :eek: :eek:

P.s.Ju lutem beni prezente antihelmin (te gjithe formulen me perpikmeri dhe menyren e perdorimit) :eek: /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

abs

nuk e di...
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

ksaj i thone ta shohish "objektin" nga te gjitha kendveshtrimet /pf/images/graemlins/laugh.gif e ta "zhveshish"lakuriq...si me ken tuj i ba radiografine /pf/images/graemlins/laugh.gif
+ me nje gure te vrasish dy zogj i thojne ksaj albana /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif


----------------


very speciel, Kompliment... /pf/images/graemlins/smile.gif


se desh harrova (nga pleqeria kjo /pf/images/graemlins/tongue.gif )


----------------
 

Danae

Primus registratum
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

pergezime alinos,sidomos karakteri yt jo i depertueshem haptazi ne af na le te gjitheve mendueshem /pf/images/graemlins/wink.gif .
 

rudiuk

Primus registratum
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

Alinooooos....O Yll... /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Futbollisti

Forumium maestatis
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

Nejse, e ka teperuar pek ketu me kete interviste po hajt mo, labe muhabeti (dhe jo elbasanllie Ema /pf/images/graemlins/laugh.gif ).

I bere te tere rremuje /pf/images/graemlins/tongue.gif .
Ika une para se ta kapi me mua kjo tani /pf/images/graemlins/tongue.gif
Une
 

Ema

Goddes
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

Fillimisht postuar nga Futbollisti:
[qb] Nejse, e ka teperuar pek ketu me kete interviste po hajt mo, labe muhabeti (dhe jo elbasanllie Ema /pf/images/graemlins/laugh.gif ).

I bere te tere rremuje /pf/images/graemlins/tongue.gif .
Ika une para se ta kapi me mua kjo tani /pf/images/graemlins/tongue.gif
Une [/qb]
Uaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa :eek:
 

abs

nuk e di...
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

uuuaaau si me paska shpetuar Intervista e DriniS pa lezuar?

ich sollte mich schämen /pf/images/graemlins/laugh.gif


Djale arit ne te gjitha drejtimet, siç thojme ne nga shkodra!
Tu realizofshin te gjitha deshirat DriniS /pf/images/graemlins/smile.gif

Me pelqyen pergjigjet e tua tek te gjitha pyetjet...njera qe me mbeti me shume ne mendje eshte kjo; ...Kam imagjinuar jeten si gjysh por jo veten time gjysh.... :cool:


Shendet, Suksese dhe shume Dashuri te uron absi.


/pf/images/graemlins/smile.gif


-------------------
 

olti

Neo
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

Shume e bukur dhe interesante intervista e Jetes. Urime per ate qe eshte dhe ben /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Ema

Goddes
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

Po e hudh ktu pacavuren qe paskesh bo me Administraten:

Jeta: Te grifsha mishin!
Jeta: Kur do ta boj intervisten ty une?
Mandi: Duhet ta besh ti perpara
Mandi: Ti ca ke bo?
Jeta: Une hic, mire.
Jeta: S'me mesohet
Mandi: ???
Mandi: Aman mos e thuaj
Mandi: Vetem meso.
Jeta: Sa erdhi kjo prrranvera,
Jeta: po organizojne edhe kete takimin ...


Mandi: Jeta si nise te shkruash ne forum?
Jeta: ahahahahaha
Jeta:
Jeta: Me korrpuptove ti ne chat.
Jeta: Edhe me the se do benim dicka shume te bukur
Jeta: Qe ishte Diapazoni.

Mandi: Pas gjithe kesaj kohe ne forum ... cfare te beri te ecesh perpara?
Jeta: Dashuria
Jeta: lol /pf/images/graemlins/laugh.gif

Mandi: Çfare te beri te vazhdosh te shkruash?
Jeta: Nuk te jap interviste, harroje!
Jeta: Hm...

Mandi: Dashuria per Forumin? Apo per adminet?
Jeta: Njohja me shume njerez,pastaj ndjenje detyrimi moral ndaj forumit.
Jeta: (edhe per adminet)

Mandi: :Njihesh si administratore me nderhyrje te prera, shpeshhere dhe te jane kundervene.
Mandi: :Nga ana tjeter
Mandi: :Ke shkruar shume gjera te bukura ne forum... (proze,poezi)
Mandi: :Do te pelqente me shume te ishe anetare e thjeshte e ketij forumi, apo mirembajtese e tij??
Jeta: Nuk e di Mandi.Administrimi te ve perballe situatave te veshtira,por megjithate dua te jem gjithkund.Ndjehem si kot kur shof ndonje te share edhe s'e editoj dot,pastaj me pelqen te drejtoj me nje ekip kuptohet.

Mandi: Ku mendon se qendron bukuria e albforumit
Jeta: Bukuria qendron ne variacionin e mendimit.
Jeta: Kjo eshte e para. Pastaj ne anonimitetin,edhe pse ketij te fundit i kemi bere naften me kohe.

Mandi: Mendon se ndikon te qenurit anonim apo jo ne postimet qe ben?
Jeta: Hm,nuk e di.Une them se ne fund te fundit forumi eshte nje lloj guaske qe te lejon te thuash shume gjera te cilat keshtu balle per balle s'do mund ti thoje.Pastaj une mbeshtes nje teori te Bukowskit qe thote:"Rendom njerezit jane me te mire ne letrat e tyre se sa ne realitet"
Jeta: Edhe ka te drejte.Behemi me te mire,sepse s'jemi te brishte. S'kemi brishtesine qe na vesh realiteti !

Mandi: Sa ndryshon Jeta e realitetit me Emen e forumit?
Jeta: Forumi me jep mundesine te jem agresive,te mbaj fjalime tip-hartimesh,te ngacmoj...te jem ndryshe.Mbase kjo eshte Jeta e vertete,po kjo ka pak rendesi.Ata qe me njohin mire s'kane dyshime ne identitetin tim .

Mandi: Ne jete, je kaq e afrueshme me njerezit sa ne forum? apo ke nevoje te fitosh besimin e njerezve (pyetje nga Drini kjo).
Jeta: Jam njeri i shoqerueshem.Nuk para nisem me besim te fituar ne vite,me shume nisem me intuite,pastaj nga natyra me pelqen te ndihmoj edhe te rri afer te tjereve.Kjo s'do te thote ama se i afrohem gjithkujt.
Jeta: Edhe ca thone se ngjit mjalti,ca te tjere se ngjit...
Jeta: /pf/images/graemlins/smile.gif

Mandi: Pune kimie do jete /pf/images/graemlins/tongue.gif Me thuaj ca ngjyre i ke syte?
Jeta: Ahahahaha-Pse nuk e di ti?

Mandi: Pershkrimin tend jo.
Jeta: ...Ma ribej pyetjen ti mua...

Mandi: Ça ngjyre i ke syte ti Jeta?
Jeta: Kshu si kafe te hapur, nuk merren vesh mire sepse eshte ngjyre qe ekziston vetem ke syte e mi -E shikon sa modeste jam ?

Mandi: Hm, vazhdo me kete ton atehere, çfare eshte dicka qe te pelqen shume tek vetja
Jeta: Nuk me pelqen te mburrem ne aspekt fizik,nuk me duket vetja shume e bukur. Ato qe per mua kane rendesi jane gjerat qe njeriu mban brenda.
Nuk di nese quhet virtyt po jam e ndjeshme goxha. Pastaj sipas rastit ca e shfrytezojne per te me merzitur e ca ma ngrene ne piedestal si te mire .

Mandi: Nese do kishe mundesi te ishe dikush tjeter... ke do zgjidhje ?
Jeta: Do zgjidhja Jeten,por ne nje variant te moderuar, pak me luftarake nga natyra, me dinake. Te thashe, kenaqem me ato qe kam...

Mandi: Nejse, me thuaj cfare eshte gjeja qe te ha me shume kohe gjate dites,
Mandi: dhe po ashtu .. dhe cila eshte gjeja qe do doje ti kushtoje me shume kohe .. ose te gjithe kohen tende?
Mandi: Shpresoj te mos jete forumi (se do ishte reklame pastaj) ...
Jeta: Forumi merr nje pjese te konsiderushme, mund te them se ndahen pjeset ne nje menyre gati te barabarte:I kushtoj kohe vetes,dua te them brendise,librave(jo-shkollore),se ata shkolloret i kapim vetem per sezone.Pastaj vjen shoqeria,miqte.
Jeta: Tere kohen time do doja t'ja kushtoja dy gjerave: Zotit tim prej te cilit kam marre shume,... dhe dashurise(dua te kem afer njerzit qe i kam ne zemer).

Mandi: Me thuaj kush eshte lulja e preferuar, ngjyra e preferuar, piktura e preferuar
Jeta: Lulja e preferuar eshte Karafili. Ketu i cojne per vdekje po mua me pelqejne shume.Pastaj me pelqejne lulet e frutave:Lulet e molles,pjeshkes dhe sheges,keto te voglat domethene.
Jeta: Ngjyra e preferuar...ngjyrat jane te gjitha te bukura,se jane krijuar nga Dikush qe eshte i Madherishem.Po t'ja pershtasja vetes nje ngjyre do zgjidhja te bardhen dhe te kuqen.
Jeta: E bardha per natyren time dhe e kuqja per energjine.
Jeta: Piktura: Perqafimi i Gustav Klimtit-me pelqen menyra e tij krejt e vecante dhe ornamentale si dhe ndjesia qe te sjell nje perqafim qe duket sikur i shkrin te dy personazhet tek njeri-tjetri.

Mandi: Autori i preferuar dhe vepra e preferuar?
Jeta: Jane dy /pf/images/graemlins/laugh.gifostojevskij dhe Milan Kundera.
Jeta: Librat e preferuar jane: Idioti i te parit dhe Lehtesia e paperballueshme e qenies e Kunderes.

Mandi: Shprehja jote e preferuar eshte marre nga ndonjeri nga keta shkrimtare?
Jeta: Mos me bej te qesh. Nuk ka nje shprehje te preferuar, ka shume. Me shume jane ato qe na duket sikur i kemi hasur ne mendimet tona,ose i kemi menduar nje here ne dhe i rigjejme tek nje liber.Ne ato caste dashuria per veten na ben te dashurohemi pas autorit...eshte dicka qe perafron me shpirtin binjak ...

Mandi: Ndoshta duhet te shprehesha per Filozofine e jetes dhe nxorra shprehja e preferuar?
Jeta: Jeten e marr si nje dhurate,si nje prove,si nje ure qe eshte per tu kaluar per te me percjelle ne nje vend ku koha nuk ecen me vrap si ketu.
Jeta: Pastaj perpiqem te le pas gjurmet e mia,te le rreze drite.Nuk dua te kujtohem per keq nga askush.

Mandi: Po pas 10 vjetesh, ... si e sheh veten?
Jeta: Veten...do deshiroja ta shikoja me njerezit qe kam afer tani.Kam afer njerez qe s'duhet t'i humb.Shoke dhe miq shume te vyer.Pastaj do doja nje shtepi te bardhe edhe nje ze femije .Nuk ndreqem jo,kam lindur romantike. /pf/images/graemlins/smile.gif

Mandi: Te ardhmen e sheh ne Shqiperi apo jashte saj Jeta?
Mandi: ( Shtepine e Bardhe )
Jeta: Une e shikoj ne Shqiperi.Do doja shume te isha atje,prane familjes.Si i thone:te dalesh rrugeve dhe te degjosh shqip.Por jeta eshte dinamike-nuk e di cfare rezervon.

Mandi: Nese do jesh ne Shqiperi dhe do kesh mundesi te ndryshoje dicka (le te themi Jeta politikane), cfare do ndryshoje?
Jeta: Oh,zanati me i papershtatshem per mua eshte te jem politikane.Por ama kam deshiren per te bere ndryshime o doja te ndryshoja ne fillim mendjet e njerezve,te insistoja ne edukimin me kulturen e punes.
Asnje popull nuk eshte pasuruar duke ndejtur kembekryq;
Pastaj do doja tu jepja poste njerezve te ndershem.Tani pyes veten:A kemi patur ne krye ndonje njeri te pakorruptuar e jo-hajdut(?), dhe pergjigja me vret shume.
Jeta: Do perpiqesha te ruaja ato pak vlera kulturore qe kane mbetur,kalate,qytetet e lashta,muzeumet.Te ndertoja nje histori sa me shume objektive te Shqiperise.
Jeta: Dhe...e fundit dhe e pamundura:Te bashkoja Shqiperine me Kosoven,trevat shqiptare te Malit te Zi,Maqedonise dhe Greqise.
Jeta: Ah,edhe thithja e inteligjences,subvencionimi dhe ndihma e tyre,rrogat e larta per ata qe i sherbejne te huajve dhe qe Shqiperise do i jepnin shume me shume.

Jeta: Kaq se te lodha.

Mandi: Jo jam i sigurt qe do ndikosh per mire nje dite... nese nuk do japesh dicka drejteperdrejte... do japesh indirekt.
Mandi: Nejse, te kthehemi tek jeta reale
Jeta: I sigurte?
Jeta: Po...

Mandi: Nje pyetje qe i kishe bere Alinos dhe me duket me interes per te te njohur njerezit: "Me pershkruaj nje dite tenden"
Jeta: Ditet e mia ndryshojne shume nga njera-tjetra.Nuk kam nje dite stabel sepse bej si te frymezohem.Gjithsesi zgjohem vone se jam bere gjumashe,shikoj posten,forumin.
Jeta: Ha dreken , pastaj lexoj.
... Tre here ne jave kam leksion e me shume po na duket vetja si punetore qe vazhdojne shkollen me korrespondence, se sa si studenta.Me pas shkoj ne pune per pak kohe.
Jeta: Pastaj ndonje kafe,darka dhe perseri lexim.Cdo gje qe te kem mundesi,me pelqen shume.Ose qarje reciproke hallesh me shoqet.

Mandi: Thashetheme ?
Jeta: Jo, ato behen kur je 14 vjec per mesueset e shkolles.
Jeta: Me shume shfryrje.

Mandi: Tip: shfryrje ndaj meshkujve?
Jeta: Ahahahah. /pf/images/graemlins/laugh.gif Ka nje problem:-Meshkujt mendojne se te gjithe muhabetet midis femrave u perkasin meshkujve.Dhe jam e bindur se cdo njeri prej tyre do donte te ishte ne vendin e Mel Gibson tek "What women want".
Une do thoja se ne pergjithesi strumbullari eshte dashuria.Ajo e vecanta dhe ato te pergjithshmet.Pastaj provimet,parate,puna,rrobat e reja qe duhen blere...muhabete gocash !

Mandi: O.k po bej dy hapa prapa,
Jeta: ...

Mandi: Se fundi...Mendon se komunitetet virtuale(pyetje e perbashket kjo) ndihmojne ne zhvillimin e shoqerive(sidomos te asaj shqiptare)????

Jeta: Mendoj se Shqiperia ka nevoje per keto komunitete.E para sherbejne per informacion te shumellojshem dhe te ardhur nga te gjitha anet.
E dyta:Ne jemi te shperndare neper bote me keq se cifutet.Dhe keto komunitete ndihmojne ne afrimin dhe ndihmen reciproke.
Jeta: Ndihmojne ne hapjen mendore dhe mbi te gjitha ne degjimin e fjales dhe mendimit tjeter.Gje qe keshtu ne realitet e bejme shume rralle.

Mandi: Kisha dhe nje pyetje qe me tha Drini te ta beja po e kisha harruar deri tani: "Kush eshte mosha ideale per t'u martuar?"
Jeta: -Shume pyetje e lezecme:
Jeta: Moshe ideale nuk ekziston.Idealisht mosha e duhur do ishte ajo kur te kishe njeriun e duhur perkrah.
Jeta: Por gjithsesi jo me shume se 30 vjec.Nje femer duhet te mendoje edhe per familje me kalamanj. Jam ca patriarkale.Nuk e mendoj dot nje grua qe martohet dhe nuk ben asnje femije se nuk ka patur kohe. :confused:
Jeta: Nejse,mua mosha s'me ka ardhur akoma.Kam edhe ca rruge per te bere...

Mandi: Per ta mbyllur Jeta, cila eshte pyetja qe do kishe dashur te te beja dhe nuk e bera
Jeta: Hm,ja te mendohem....
Mandi: ...
Jeta: "A ke arritur cfare ke dashur ne jete?"

Mandi: Mendoja te te pyesja pas 40 vjetesh po zere se po te pyesim tani ...
Jeta: Ahahaha
Jeta: Po,une deshiroj shume dhe them se deshirat jane te pangopura ashtu si natyra e njeriut,sa me shume marrim,aq me shume kerkojme.
Jeta: Kur mbarojme se deshiruari vdesim nga brenda.Po gjithsesi kam gjera te cilat i deshiroja gjithmone e qe sot i kam.Deshira e castit eshte te mos humb miqte,njerezit e dashur,shpirtin...
Jeta: Po s'do mbaroja me...

Mandi: Besoj se ky eshte si fundi i intervistes ke dicka per ti shtuar?
Jeta: Po.Dua te uroj pune te mbare AF-se!Te falenderoj ata qe marrin pjese e qe kontribuone ne mirembajtjen e ne gjithcka tjeter te tij.
Jeta: Pastaj nje lutje per paqen ne bote.
Jeta: Nuk ekzistojne popujt e keqinj,abuzohet shume me nocionin popull.Ekzistojne diktatoret prepotente dhe arrogante.
Jeta: Dhe per kete vuhet...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

Ema (Jeta) /pf/images/graemlins/smile.gif nuk jam ne gjendje me bo mo tifozllik sot se jom ngjir dje ne stadium /pf/images/graemlins/tongue.gif .

Une te kam fort per zemer dhe gjej tek ti nje shpirt te bukur edhe pse melankolik apo romantik.Besa, boll bukur ta ka thene Amira "Princesha e Loteve". /pf/images/graemlins/wink.gif

Paç vec lote gezimi dhe Zoti te qofte ndihmes ne realizimin e deshirave te tua. /pf/images/graemlins/smile.gif

Ti e di qe mu s'me rrihet pa te ngacmu nga nje cike po c'ti besh /pf/images/graemlins/tongue.gif ka dicka te ngjashme apo jo /pf/images/graemlins/wink.gif

Emaaaaaaaaaaaaaaaaaa je drita e AF-se /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Sulo_Kapedani

Primus registratum
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

Ke qene nga shoqet e para ne AF dhe mbetesh nje e tille.Sidomos me pelqen jashtemase besimi yt tek Zoti i madhnueshem. Je nje tip shume romantik dhe ke poezi te bukura {disa prej tyre jane ca pesimiste po jeta eshte e tile ne ndonje moment;)}.

Ema(JETA) te uron vllai ty shendet e mbaresi edhe Zoti te shperblefte ashtu sic e meriton.
Paqa dhe meshira e Allahut qofte me ty.
RReBeLii
 

orikum

Primus registratum
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

jeta nga intervista jote qe lexova pashe se doje te vije pikat mbi "i",kjo besoj eshte deshira e cdokujt qe do apo mendon te ndryshoje dicka per vendin e tij,gjithmone ne te mire.urime dhe fat kudo ne jete. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

edda

Primus registratum
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

apapa.. sa goca te mira qe jemi ne elbasanllijet /pf/images/graemlins/smile.gif
Shume urime Ema dhe t'u plotesofshin te gjitha deshirat. Ah, desha te them edhe diçka tjeter: kur hyra ketu ne fillim postimet e para qe lexova ishin te tuat dhe e para ngaqe me pelqyen dhe e dyta ngaqe njoh shume pak femra me nivel ketu ku jam, i thash te dashurit tim "dua nje shoqe si Ema"
 
Top