Re: INTER-land
U rikthye me ne fund Oba Oba. Pas atij demtimi fatkeq dhe riaftesimit 1 mujor, duket se nigeriani me dy golat e shenuar dhe rastet e tjera, e ka marre vehten plotesisht dhe lufton hapur per vendin e titullarit.
Ato plehrat e Parmes kerkonin pike patjeter duke pare nisjen shkaterruese qe i bene kampionatit... dhe si zakonisht dhane maksimumin perballe INTER-it. Kjo fale edhe gabimeve te pafalshme te mbrojtjes sone, qe u dhuroi atyre mjaft raste per ta thelluar edhe me tej rezultatin. Burdisso nuk luajti fare. Duhet patur parasysh se sapo eshte kthyer nga demtimi dhe se nuk ka eksperience ne futbollin italian, keshtu qe gabimi i Bergamo-s mund t'i falet (pa harruar Toldo-n). Por jam i sigurt se shume shpejt do te rikthehet serish ai qe "udhehiqte" Boca Juniors.
Duket se "spogliatoio" ndikon shume te zikaltrit. Mancio i jep force cunave ne pushimin pas pjeses se pare dhe ata rikthehen bindshem ne pjesen e dyte. Futja ne fushe e Recoba-s dhe Martins e ndryshoi dukshem rrjedhen e lojes, duke ngritur ritmin e saj dhe krijimin e shume rasteve per gol. Per te ardhur keq qe nuk arriten te shenonin ne fund golin e fitores (mes te tjerave edhe tranversa e Materazzi-t).
Tani kemi 6 pike, 4 me pak se gobbet (te cilet duket se u jane rikthyer perseri zanatit te hajduteve), krejt te rikuperueshme, sic tha edhe Mancio.
... Nuk mund te harroj dot fitoren fantastike te Messina-s ne "San Siro" te merkuren e shkuar dhe surratin e Gallian qerosit kur Zampagna me shoke dhuronin spektakel :lol:
Te merkuren, 29 shtator, do te luhen ndeshjet e javes se dyte te Champions League. Per Grupin G, ne Bruksel (ora 20:45) do te perballen Anderlecht dhe INTER.
Per sa i perket kampionatit, per zikaltrit ai do te rinise te dielen e ardhshme, kur ne "Olimpico" (ora 20:45) do te ndeshet me Romen.
FORZA INTER !