INTER-land

StAvRoS

Primus registratum
Re: INTER-land

Ja dhe lista Champions League e Fc Internazionale!


LISTA A

Portieri:

1 Toldo Francesco
12 Fontana Alberto
15 Carini Fabian


Difensori:

2 Cordoba Ivan Ramiro
3 Burdisso Andres
4 Zanetti Javier
11 Mihajlovic Sinisa
13 Zé Maria
16 Favalli Giuseppe
23 Materazzi Marco
24 Gamarra Carlos
26 Pasquale Giovanni


Centrocampisti:

5 Emre Belozoglu
6 Zanetti Cristiano
7 van der Meyde Andy
8 Davids Edgar
14 Veron Juan Sebastian
18 Kily González Cristian
19 Cambiasso Esteban Matias
21 Karagounis Giorgos
25 Stankovic Dejan


Attaccanti:

9 Cruz Julio Ricardo
10 Adriano
20 Recoba Alvaro
32 Vieri Christian


LISTA B

35 Impagnatiello Moreno (portiere)
38 Dellafiore Paolo Hernan (difensore)
39 Fautario Simone (difensore)
40 Giani Nicolas (difensore)
41 Visconti Flavio (difensore)
42 Semenzato Daniele (difensore)
43 Adeshokan Saidi Oluseyi (centrocampista)
44 Laribi Omar (centrocampista)
30 Martins Obafemi (attaccante)
45 Bilardo Francesco (attaccante)
46 Carboni Yrius Francesco (attaccante)
71 Cordaz Alex (portiere)
 

inter_forever

Primus registratum
Re: INTER-land

Tek lista e UEFA , nuk kishim vene COCO .. Me erdhi keq se COCO ne nje interviste kish thene qe rrezikonte paralizen kur u demtua , por tani e ka marre veten .''Une e di qe nuk jam ne formacionin kryesor , pasi Mancio do lozi me Pasqualen dhe Favallin - tha ai.Nuk jam akoma ne forem , por shpresoj per ndeshjen e pare te kampionatit te loz nje pjese. ''
Ndersa Mancio tha :''Kam besim te plote te Coco , nuk e vendosem ne listen UEFA , qe ai te punoje i qete dhe te kthehet me ne forem se me pare. Do e presim kthimin e tij ''

Lidhur me Cannavaron tani gjithcka mori fund ..U be dhe ai nje GOBBOOOO...
Ndoshta ishte i vetmi gabim i klubit ne kete merkato te shkelqyer...Edhe Mancio nuk ishte dakort me forcimin e xhuves...Megjithate te shofim se Cannavaro po lozi me xhuven , sic lozi me Interin vjet , me mire qe e hoqem ...

CESAR ....aaaaaaaaaa...jam shume i kenaqur qe nuk na peshkoi Lotito plera....Lazio do luftoje per mos rene nga kategoria...NE JANAR CESAR eshte YNI PA DISKUTIM....

SELECAO i dha nje mesim te mire BILANIT dhe bilanisteve....Mu be qefi ...I la te 3 bilanistet pa i grumbulluar...
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Per Cannavaro-n me erdhi keq per menyren me te cilen iu dha Juventus-it. Perpara dy vjeteve u ble per rreth 11 milione euro e tashme u kembye "koke per koke" me Carini-n. Moratti tha se e vetmja oferte konkrete per te ishte nga gobbi-t, keshtu qe u detyruan ta shisnin, por te pakten ta shkembenin me ndonje lojtar te rendesishem te tyre, qe te rikompesonin disi parate e harxhuara... Pastaj me ardhjen e portierit uruguaian e me largimin e kapitenit te kombetares italiane, u zu nje vend i lire per ekstrakomunitaret, qe sic dihet shume shpejt do te jete e detyrueshme te jene ne nje numer sa me te vogel ne cdo ekip. Me largimin e napoletanit u dobesua mbrojtja, per ne Champions mbeteshin vetem Materazzi e Cordoba, pasi Burdisso u demtua fatkeqesisht ne Lojerat Olimpike, Mihajlovic do te jete eshte per 4 ndeshje i skualifikuar, keshtu qe drejtuesit u detyruan te therrisnin serish paraguajanin Gamarra, qe sapo i kishte perfunduar kontrata dhe ishte lene i lire, pra nje tjeter ekstrakomunitar...
Per Cesar do te ishte e pakuptimte te pranohej oferta e atyre plehrave, qe kerkonin "nje mal" me lojtare ne kembim te brazilianit, i cili kishte shprehur hapur deshiren per t'iu bashkuar Mancio-s tek INTER. Gjithsesi mesfushen e sulmin besoj se i kemi te kompletuara dhe nder me te fortat ne Europe. Tashme edhe Toldo e ka nje zevendesues te mire per ndonje rast te vecante...
Shpresoj vetem qe mbrojtja te funksionoje sa me mire e qe Burdisso te rikthehet sa me shpejt, qe te mos kemi probleme gjate sezonit.
Me hapjen e merkatos se Janarit, edhe mund te behet ndonje perforcim ne repartin e terhequr, per t'i dhene mundesine trainerit te kete sa me shume alternativa. Pa harruar edhe brazilianin e krahut, per te cilin deri atehere Lotito duhet t'i kete ulur pretendimet...
Neser miqesore me Spezia-n, te ardhurat nga shitja e biletave do te shkojne per bamiresi.
Shume lojtare jane grumbulluar me kombetaret e tyre, keshtu qe per kete ndeshje eshte e natyrshme qe do te kete shume mungesa.
Gjithsesi, per "anticipo-n" e javes se pare te Kampionatit (te shtunen e 11 shtatorit ne oren 18 perballe Chievo-s), gjithçka pritet te jete gati, e skuadra te jete me se e perqendruar per ta nisur me kembe te mbare sezonin e ri.
FORZA INTER !!!
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

U luajten mbreme 21 ndeshjet e para te 8 grupeve eliminatore per Boterorin 2006.
Ja rezultatet e lojtareve te INTER-it me kombetaret e tyre respektive, si edhe ndeshjet e tyre te ardhshme :

Emre Belozoglu : Turqi - Gjeorgji 1-1 (ne Denizli).
Ndeshja e ardhshme: Greqi - Turqi (eliminatore Boterori, ne Athine, e merkure 8 shtator);

Dejan Stankovic : San Marino - Serbi & Mal i Zi 0-3 (ne San Marino).
Ndeshja e ardhshme: Serbi & Mal i Zi - Seleksion gazetaresh (miqesore, ne Beograd, e marte 7 shtator);

Giorgos Karagounis : Shqiperi - Greqi 2-1 (ne Tirane).
Ndeshja e ardhshme: Greqi - Turqi (eliminatore Boterori, ne Athine, e merkure 8 shtator);

Edgar Davids : Hollande - Liechtenstein 3-0 (miqesore, ne Utrecht, luajtur te premten). Ndeshja e ardhshme: Hollande - Ceki (eliminatore Boterori, ne Amsterdam, e merkure 8 shtator);

Giuseppe Favalli e Marco Materazzi : Itali - Norvegji 2-1 (ne Palermo).
Ndeshja e ardhshme: Moldavi - Itali (eliminatore Boterori, ne Kishinjev, e merkure 8 shtator);

Javier Zanetti e Cristian Kily González : Perù - Argjentine 1-3 (eliminatoret e Boterorit, Zona e Amerikes Latine, ne Lima).

SOT :
Ivan Ramiro Cordoba : Kili - Kolumbi (eliminatore Boterori, Zona e Amerikes Latine, sot ne Santiago);

Alvaro Recoba : Uruguai - Ekuador (eliminatore Boterori, Zona e Amerikes Latine, sot ne Montevideo);

Adriano : Brazil - Bolivi (eliminatore Boterori, Zona e Amerikes Latine, sot ne Sao Paulo) dhe Gjermani - Brazil (miqesore, ne Berlin, te merkuren e 8 shtatorit).


Nderkohe, ne miqesoren e zhvilluar te premten ne stadiumin "Picco" te La Spezia-s, formacioni "i cunguar" i INTER-it, i mbushur me rezerva e te rinj, barazoi 1-1. Fillimisht kaluan vendasit ne avantazh, me pas barazoi Bobo Vieri me nje goditje te bukur me koke, pa harruar edhe traversen e goditur ne pjesen e pare. Ky ishte testi i fundit per zikaltrit e per trainerin Mancini, per te verifikuar gjendjen e disa lojtareve qe jane disi "mbrapa" me pergatitjen fizike, ne prag te ndeshjes se pare te javes se pare te sezonit te ri 2004-2005 te Serise A italiane, konkretisht te shtunen e 11 shtatorit ne stadiumin "Bentegodi" te Verona-s (ora 18:00), Chievo - INTER.
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

U luajten mbreme 4 ndeshjet e tjera te eliminatoreve te Boterorit per Zonen e Amerikes Latine.
Ashtu si ne sfiden e pare, ku Argjentina mundi vendasit e Peruse 3-1, edhe ne perballjet e djeshme nuk pati ndonje surprize.
Ja rezultatet e lojtareve zikalter me kombetaret e tyre:

Ivan Ramiro Cordoba :
Kili - Kolumbi 0-0 (ne Santiago);

Carlos Alberto Gamarra :
Paraguai - Venezuela 1-0 (ne Asuncion, interisti njekohesisht kapiten i kombetares se tij, shenoi golin e fitores ne minuten e 53-te);

Alvaro Recoba :
Uruguai - Ekuador 1-0 (ne Montevideo);

Adriano :
Brazil - Bolivi 3-1 (ne Sao Paulo, "bomberi" interist shenoi golin e trete per kombetaren e tij ne minuten e 44-t);
Ndeshja e ardhshme: Gjermani - Brazil (miqesore, ne Berlin, te merkuren e 8 shtatorit).
 

inter_forever

Primus registratum
Re: INTER-land

Pas gezimit qe na dha Shqiperia (ishalla nje barazim sot )...hidhem pak tek Interi qe te shtunen ne oren 18.00 fillon kampionatin.
Problem kemi qender mbrojtjen ...Na jane demtuar :
BURDISSO ne olimpiade...GAMARRA ne ndeshjen e Paraguajit...CORDOBA eshte i denuar ate ndeshje..
Keshtu qe kemi te detyrushem MATRIX - MIHAJLOVIC...FAVALLIN ne krah te majt dhe J.ZANETTIN ne te djathte.

Mesfushen me VERON , DAVIDS, STANKOVIC, ZE MARIAN ...
Sulmin me ADRIANON + VIERI ose CRUZ ose RECOBA.
 

xhoni

Primus registratum
Re: INTER-land

Degjova se mund te luajne Adriano dhe Cruz.
Nje 3 piksh ne Verona do ishte nje fillim i mbare dhe nje ngritje morali.
Kam besim se me Mancion do ecim shume perpara. :thumbsup:

FORZA INTER

La mamma di Del Pierdho continua essere ad'Amsterdam :smash:
 

Florus

Forumium maestatis
Re: INTER-land

Nje gje nuk kuptoj un, pse mancio nuk i nderron vendin ze marias me j.zanettin :rolleyes: ky i dyti do te shtynte me ne thellesi te mbrojtjes kundershtare :idea:
ne sulm pervec adrianos qe duhet te jete baze them qe duhet te jete cruz.
 

inter_forever

Primus registratum
Re: INTER-land

19 lojtaret e grumbulluar per ndeshjen me Chiev.on
Portieri : 1 Toldo Francesco, 12 Fontana Alberto ;

Difensori : 4 Zanetti Javier, 11 Mihajlovic Sinisa, 13 Zé Maria , 16 Favalli Giuseppe, 23 Materazzi Marco, 26 Pasquale Giovanni, 38 Dellafiore Paolo;

Centrocampisti : 5 Emre Belozoglu, 7 van der Meyde Andy, 8 Davids Edgar, 14 Veron Juan Sebastian, 19 Cambiasso Esteban Matias, 25 Stankovic Dejan;

Attaccanti : 9 Cruz Julio Ricardo, 10 Adriano, 20 Recoba Alvaro, 32 Vieri Christian.


Te denuar 1 ndeshje C.Zanetti me Cordoben.

Te gjithe qe kane lozur me nacionalet nuk kane probleme vetem se jane pak te lodhur , qe eshte normale.
ADRIANO beri 2 ndeshje ne 3 dite (me Bolivine dhe Gjermanine )..ndaj pas ndeshjes me gjermanet nje avion personal e dergoi menjehere ne Milano ne menyre qe te rekuperohej sa me shpejt.
VIERI eshte rekuperuar plotesisht, mund te lozi , se sa e di Mancio .Ne dispozicion jane edhe Cruz me Recoben (i lodhur dhe ky ).
Kily me Karagunis nuk jane thirrur .
Lajm i mire :BURDISSO mund te rekuperohet per ndeshjen me WERDER .
Sic kam shkruar me pare ne QENDER TE MBROJTJES jane padiskutim MIHAJLOVIC me MATERAZZIN .
Shpresojme mos na bejne ndonje gafe , megjithese eksperiencen e kane.
Nje fitore ishalla ! Fillimi i mbare gjysma e punes.
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

... edhe dicka tjeter: Arbiter i "anticipo-s" se javes se pare do te jete Gianluca Paparesta (i shqipëruar del Gjon-Llukan Baba-Qëndron) nga Bari :lol: :lol: /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
Te tjerat i ka shkruajtur miku im inter_forever /pf/images/graemlins/wink.gif
Bashkohem edhe une me ju, le ta nisim me nje fitore kete sezon te ri:
FORZA INTER ! ! !
 

inter_forever

Primus registratum
Re: INTER-land

2-2 ...Si ndeshje e pare mire eshte , mos qahemi..
Fillimi i mire i Chievos ...Goli i zgjuar i Stanjkovic...Rasti FLAGRANT i Vierit , per 2-0...GAFE e mbrojtjes tone 1-1 ..SUPERIORITET i Interit...Rreshtim i gabuar i mbrojtjes 2-1 per ata ...Raste flagrante te Vierit dhe Adrianos...Mbaroi pjesa e pare...Goli FANTASTIK i dyshes ADRIANO -VIERI..2-2...Pastaj ndeshje e hapur me sulme nga te dyja palet...

::::
Dyshja Materazzi-Mihajlovic nuk merreshin vesh, jane jashte roli dhe te dy me te majten , por nga halli Mancio i vuri ne qender se jane demtuar te tjeret..
VERON lozte mire ne pergjithesi , por dukej i lodhur ne disa momente...
DAVIDS me pelqeu...STANKOVIC ishte jashte rolit te tij , por ishte mire...ADRIANO 7 DITE 3 NDESHJE...Deri ne minuten e fundit bridhte si i terbuar..L'IMPERATORE...
VIERI ...!!?? Ca te them !!! Me nxiu jeten ne pjesen e pare , kur do kish mbyll ndeshjen 2-0 me ate rastin flagrant...Apo rasti me koke 1 meter larg portes..
Me jep shprese kombinimi me Adrianon ne rastin e golit...dhe deshira per te ndihmuar ekipin..Ndoshta i duhen disa ndeshje te gjeje formen e mire..Megjithese me duket se pozicioni i tij ne fushe demton ADRIANON..I cili do lozte me mire me Recoben apo me Martins..
Te shofim me WERDER ...Do futet CORDOBA..e shpresojme edhe BURDISSO ne mbrojtje...
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

INTER barazon 2-2 perballe Chievo-s ne ndeshjen e pare te javes se pare te Serise A 2004/2005.
Fillimi ishte i ekuilibruar, por zikaltrit kaluan ne avantazh ne minuten e 15-te me ane te Stankovic, i cili perfitoi nga nje gabim i veronezeve dhe e dergoi bukur topin pas kraheve te Marchegiani-t. Rast i humbur nga Vieri, i vetem perballe portierit, humbet mundesine e dyfishimit te rezultatit... Vendasit nuk u dorezuan lehte, pasi barazuan me ane te Semioli-t ne minuten 28-te, arriten edhe te kalonin ne avantazh me Pellissier ne te 37-en, duke e mbyllur pjesen e pare me kete rezultat. Me fillimin e pjeses se dyte, fale kombinimit te bukur te dyshes Vieri-Adriano, ky i fundit barazon rezultatin ne te 48-en.
Ekipi i Mancio-s pati shume raste te tjera per te marre tri-pikeshin deri ne vershellimen e fundit, ku fatkeqesisht Vieri i sapokthyer ne fushat e lojes, nuk arriti te kthente ne gol disa raste, te cilat do te mund t'i shfrytezonte edhe "me sy mbyllur" po te ishte ne 100% te formes se tij.
Gjithsesi, mesfusha e sulmi mu duken OK, duke patur parasysh edhe mungesat e se kjo ishte vetem java e pare. Per sa i perket mbrojtjes, megjithe skualifikimet e demtimet, alternativat per Mancini-n nuk jane te shumta, per mendimin tim duhej edhe ndonje lojtar tjeter qe reparti te ishte "i sigurte". Dyshja "e detyruar" Materazzi-Mihajlovic duket se nuk funksionoi, keta lojtare nuk mund te kombinohen mjaft mire me njeri-tjetrin, pasi kane "ngjashmeri" ne disa aspekte. Megjithate rikthimi i Cordoba-s qe ne ndeshjen e se martes dhe rikuperimi i plote i Burdisso-s brenda pak ditesh, besoj se do ta ndihmojne shume ekipin e sidomos kete repart.

Ndeshja e ardhshme per zikaltrit do te jete te marten e 14 shtatorit, kur ne stadiumin "Giuseppe Meazza" te Milano-s (ora 20:45) do te jene perballe kampionet gjermane te Werder Bremen, per te disputuar ndeshjen e pare te Grupit G te Champions League.
Per sa i perket Kampionatit, te shtunen e 18 shtatorit, po ne "San Siro", ne oren 20:30 do te luhet ndeshja e dyte e javes se dyte, INTER-Palermo.

Ja edhe rezultatet e ndeshjeve te rivaleve te zikalterve ne Champions League, zhvilluar po dje per Kampionatet respektive:
Belgjike: Oostende - Anderlecht 1-3 ;
Gjermani: B.Moenchengladbach - Werder Bremen 3-1 ;
Spanje: Athletic Bilbao - Valencia 2-2.

Perqafimi mes Adriano-s dhe Vieri-t pas golit te barazimit te shenuar nga braziliani, fale nje kombinimi perfekt me Bobo-n:
54744.jpg
 

xhoni

Primus registratum
Re: INTER-land

Ne sulm jemi mire ne po e dhime me mbrojtjen.ai Mihaiolovici nuk merresh vesh fare me Materazzin
kot ja dhame juves cannavaron /pf/images/graemlins/confused.gif
nejse,ket vit jemi 1 sha
FORZA INTER
 

xhaxhi_eli

Primus registratum
Re: INTER-land

Ndeshja duhet te mbyllej me kohe nga Interi. Nuk ishte vetem mbrotja. Ishte edhe sulmi i Interit, qe la per te deshiruar. Vieri me i avancuar se Adriano .. pfff ... u pa ca beri. Nejse

Gjithsesi Chievo beri golat nga autostradat qe lane hap Ze Maria e Zanetti nga njera ane, e Favalli, nga krahu tjeter.

Golat erdhen te gjithe nga krahu i djathte i mbrojtjes Interiste, bashke me shtyllen ne pjesen e dyte dhe ate shpetimin ne vije te Materazzit.

Hajt mo .. eshte akoma heret, duhet me llogarit qe ne 21 dite jane 7 ndeshje /pf/images/graemlins/laugh.gif .
 

inter_forever

Primus registratum
Re: INTER-land

Mos e vrisni trurin fare .Eshte fillimi dhe nje dush i mire na ben pune , se kthehemi me kembe ne toke .
Eshte vetem fillimi dhe ne jemi skuader ne formim e siper. Megjithate nuk kemi per te pare me asnjehere Materazzi-Mihajlovic ne mbrojtje.ùEli me siper ka te drejte kur thote qe LOZEN DOBET edhe krahet .Favalli dhe Ze Maria nuk mbuluan mire , megjithese Ze Maria lozi mire ne sulm .
Me beri pershtypje J.ZANNETI !!! Kaq dobet nuk e kam pare asnjehere ...Eshte shume i lodhur duhet te pushoje ca , qe te marre veten.

Me Werderin kemi CORDOBA -MATERAZZI ne qender mbrojtjes, ndersa BURDISSO mund ta filloje lojen nga stoli.
 

Florus

Forumium maestatis
Re: INTER-land

Ore si ju duket ky ze maria se nuk e kam pare shume duke luajtur :rolleyes: eshte me mire se emre apo van der meyde qe te meritoje nje vend titullar /pf/images/graemlins/confused.gif e ben mbrojtesin e djathte ky?
 

xhoni

Primus registratum
Re: INTER-land

Ze maria nuk lujti keq,bile per ate rol eshte shume mire :thumbsup: ,por ishte komplet mbrojtja qe sishte e organizuar,nejse eshte vetem fillimi.Neser do fitojme patjeter :rockband:

FORZA INTER
 
Re: INTER-land

Prob. kryesor ishte ke mbrojtia dhe nuk besoj per fajin e ndokujt sepse kjo mbrojte ishte per nje rast emergjent!
H.Zanneti nuk ka faj sepse ka luajtur gjithmone duke pasur ne krah Cordoben qe e mbulon mire,kete raste kishte materazzin qe eshte mengjarash(qe nuk luajti keq,biles mire per rolin qe kishte),dhe eshte normale qe ne disa fragmente te lojes te gjendeshin ne veshtiresi dhe te krijoheshin raste per gol nga chievo!
Mihajlovic eshte dobet por duke pasur parasysh qe edhe favalli nuk ishte ne forem te mire nga ai krah me aq sa pashe na vajti mire se mund te shkonte dhe me keq!
Nejse te shohim ne champions se cfare mund te ndodhi!
Me erdhe pak inat pse nuk futi Emren nga fundi i lojes,mund ta kishte bere nje gol sepse eshte lojtar qe te driblon dhe krijon epersi numerike,nuk duhej tridente sic e beri mancini me recoben,te pakten une keshtu e mendoj!
 

Juir

Forumium maestatis
Re: INTER-land

Mbrotja sa here do na nxije jeten,po si do vemi nd endeshjet e tjera,dy gola i hengrem qe ne ndeshjen e pare,nje barazim qe nuk na hyn ne pune,Vieri i pa fat,shpresojme nje fitore me Werde Bremen,e me pas me Fiorentinen.Forza Inter.
 
Top