INTER-land

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Jam i sigurt per kete :thumbsup:
Sapo morra vesh rezultatin ne ate edicionin e leshit turk, e cmenda gjithe hotelin nga brohoritjet :lol: GRANDE INTERRRRRR!

P.S. Ate kacurrelsen e ke pa mo mer /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

xhoni

Primus registratum
Re: INTER-land

:lol:
Si mer se kam taku??Se lej une pa e pallu mire nja dy muaj,pastaj tuj pa,tuj ba.Kur te vish te shofesh ndonje ndeshje ne San Siro ti,do ta sjell ta njofesh. /pf/images/graemlins/wink.gif
Ika tani se pas nja dy oresh lujne cunat :thumbsup:

FORZA INTER :thumbsup:

La mamma di Del Piero vazhdon punen ne Amsterdam
oleeeeeeeeee....oleeeeeeeeeeee
:rockband:
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

/pf/images/graemlins/laugh.gif
Po mer patjeter qe do vij, tani me jam edhe me kureshtar /pf/images/graemlins/tongue.gif
FORZA INTER !
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Werder Bremen humbet 1-2 ne fushen e tij perballe Wolfsburg, ne ndeshjen e vlefshme per javen e trete te Kampionatit gjerman. Fillimisht shenuan miqte dy here (0-2), e me pas Klose shkurtoi diferencen per vendasit (1-2) ne minuten e 71-te, por asgje me teper: ndeshja u mbyll me aq.
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Formacionet zyrtare te Fiorentina - INTER , ndeshje e vlefshme per Kupen Pirelli (me fillim ne oren 20:45):

FIORENTINA: Cejas, Viali, Dainelli, Savini, Maggio, Maresca, Piangerelli, Camorani, Fantini, Portillo, Rigano'.
Ne dispozicion: Lupatelli, Delli Carri, Ujfalusi, Ariatti, Di Livio, Helguera, De Vezze, Vryzas, Fontana.
Trainer: Emiliano Mondonico.

INTER : Fontana, Coco, Dellafiore, Mihajlovic, Pasquale, Zé Maria , Marino, Cambiasso, Veron, Cruz, Meggiorini.
Ne dispozicion: Bindi, Lombardo, Visconti, Walmy, Costanzo, Gentili, Giani.
Trainer: Roberto Mancini.

Arbiter: Dondarini.
 

inter_forever

Primus registratum
Re: INTER-land

Ec mo nje ndeshje stervitore sot . Mendo qe kapiten eshte Pasquale :eek: . Te gjithe jane neper nacionale apo te demtuar.
Pjesa e pare 1-1 . Gol Cambiasso.
Si duan tia japin Canavaron atyre ''ladri d'italia'' ? Se marr vesh ! Vertet po shpeton 9 mil euro dhe èpo merr nje portier , por nuk i jepet Canavaro nje ekipi te degjeneruar qe konkurron me ne ..
Ne fakt Canavaro vjet here ka qene i demtuar dhe disa here ka loz dobet. Por ne fakt ka vuajtur shume demtimin , ndaj ska loz asnjehere 100 %...
Te shofim ca do bejne ...nese donin ta shisnin te pakten te hidhnin jashte italise...
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Me duket i turpshem shkembimi "koke per koke" qe thuhet se do te behet mes Cannavaro-s dhe portierit uruguaian Carini te dhene hua vitin e kaluar te Standard Liegi, ne pronesi te Juventus-it. Vertete Cannavaro nuk ka dhene ndonje gje te madhe ne keto dy vjet, por nuk duhet harruar se eshte nje mbrojtes me eksperience, kapiten i kombetares, per te cilin u shpenzuan rreth 11 milione euro kur u morr nga Parma. Duke pare merkaton shume te mire te bere nga drejtuesit zikalter deri me tani, ky do ishte nje gabim i rende, njelloj sikur t'ua falnin napoletanin gobbeve, duke u "kursyer" atyre nje shume te madhe parash qe duhej te shpenzonin per te marre nje mbrojtes tjeter, pasi flitet edhe per Campbell te Arsenal.
Nese lojtarin do ta shesin, qofte edhe te rivalet e Juventus-it, duhen patjeter te perftohen disa milione euro nga ky transferim.
 

inter_forever

Primus registratum
Re: INTER-land

Te lexosh sitet e interisteve , te gjithe jane te revoltuar nga ky muhabet.
Po kur flasin per shkembim me Iulianon !!!!
Ky eshte kulmi...Figura me e urryer per interistat qe nga vjedhja me penalltine e Ronaldos , me Cecarin degjeneraten.

Shkembimi me Carinin tregon qe ai Branca eshte plere dhe dirigjenca e Interit vazhdon te gaboje si gjithmone.
 

inter_forever

Primus registratum
Re: INTER-land

Pjesa e pare 1-1...Gol Cambiasso.
Pjesa e dyte 2-2 ...Gol Cruz. Barazuan ata me penallti...
Pas golit te Cruz , Mancio futi gjithe primaveren ne fushe .Me penallti fituan ata .
Mire beri se stervitje ishte .
VERONIN ,MIHAJLOVIC ,COCO e ZE MARIAN i la te loznin deri andej nga fundi.CAMBIASSON , CRUZ gjithe ndeshjen .
E kane marre veten nga ana fizike .Lajm i mire se kampionati fillon tani. Loje e bukur ne pergjithesi.
 

inter_forever

Primus registratum
Re: INTER-land

E kam lavderuar merkaton e Interit deri dje , por me ate qe do ndodhe neser do kthehemi perseri ne skandalet e dikurshme.
CANAVARo ,LAMUCHI dhe VENTOLA nuk shkuan sot te loznin me Fiorentinen .Qe te tre do shiten .
VENTOLA +SORONDO tek Cristal Palase.
CANAVARO ????? Ky eshte BIDONI i rradhes Interist..Te japesh CANAVARON per nje CARIN qe eshte ASKUSHI .

Po kerkojme nje mbrojtes qendre !!! PSE E SHITEM ADANIN ???? E kishim pa lek !!! Tani duhet te blejme ndonje tjeter...

Per CESAR Lazio kerkonte EMRE +CRUZ !!!! Tani do KARAGUNIS +COCO + PASQUALE ...+ ca leke...Do edhe ti paguajme nje pjese te rroges atyre !!!!!!!!
Ca behet ...kane ik per lesh ai BRANCA me shoke ...Do hequr fare se ka mbaruar nga trute....
 

xhaxhi_eli

Primus registratum
Re: INTER-land

Atehre .. te veme pikat mbi i
Cannavaro ka kerkuar te largohet vete pas ardhjes se Burdisso. Besoj e kupton dhe vete ca do te thote te mbash nje lojtar qe luan nen presion

Sorondon bejne mire ta heqin ... se borxh do e japin, bashke me Ventolen. As njeri as tjetri nuk eshte i pazevendesueshem ne ate ekip. Mos harro se Interi ka 34 lojrare ... dhe objektivi eshte te arrije ne 28 para fillimit te kampionatit.

Sa per borxhet qe do i jepen Lazio-s, nuk shof asgje te keqe.

S'mura vesh, ti ankohesh se iken Lamousci? .... Ma chi caz'è Lamousci? Leket e ktij Moratti bo mire ti japi ne beneficienza ... se mban nje ushtri te tere me kalamaj qe po vdesin per buke ne afrike.

Me vjen keq qe do sakrifikohet Emre ... pa per te tjeret ... uno vale l'altro.
 

inter_forever

Primus registratum
Re: INTER-land

O interisto ....
Nuk e ke kuptuar mire mesazhin tim me siper. Une kam shkruar qe kane lene Canavaron me keta 2 plepat e tjere me Milano , dmth qe eshte i shitur i sigurt...

Ventola me Sorondo nese ke lexuar ne postimet e mia me pare , kam thene qe nuk jane lojtare per Interin , ndaj shitja ne Angli eshte nje FAT per ne .Me duket se do marrim 6 mil euro per te dy te Cristal Palace.


Lamouchi eshte bidon interist ...lojtari me kot qe bleme vjet , njesoj si ai braziliani i Chievos qe e kthyem prap ( as emrin nuk ja mbaj mend me )

Shkrova ato kerkesat e PATURPSHME te LAZIOS , sepse kane kurajon dhe kerkojne nga 3-4 lojtare per nje lojtar me emrin CESAR !!!!!! Duan ti paguajme edhe rrogat kur te lozin me Lazion !!!! Pra thone hajde ja futim Moratit se ka lek dhe s'merr vesh ...ketu e kisha muhabetin....

Pasquale mua nuk me pelqen fare .COCO ka 1 vit qe nuk loz , por me duket se ka ardhur ne forem , megjithate edhe po u shit per Cesar nuk me vjen keq.Edhe Karagunis po te jepet per Cesar mire eshte ...
EMRE nuk leviz nga Milano ,se nuk e le Mancio .

Sa per CANAVARON te gjithe thone qe nuk ka kerkuar te largohet , por klubi do ta
heqi.Cnavaro vjet nuk lozi mire , sepse ka vuajtur nga nje demtim gjithe kohen .
Shume here mbrojtja ka qene dobet , por mos harrojme qe fajin e ka pas edhe mesfusha vjet.
Nuk ka lojtar te pashitshem , por jo te shkosh te forcosh mbrojtjen e konkurrenteve per titull , ky eshte gabim i BRANCA me shoke si gjithmone....
Qe shkuan dhe forcuan Bilanin me lojtaret tane...Jo se ata ishin lojtare super ( sic hapen b.ythesh bilanistat sot ) , por i duheshin bilanit dhe e ndihmuan te ngrinte koken .
Megjithate po te them qe neper gjithe sitet interistave po behen protesta per dhenien e Canavaros xhuves...
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Fiorentina - INTER 2-2 (7-6 pas penalltive).

Shenues: 3' Portillo(F), 20' Cambiasso(I), 53' Cruz(I), 75' R.Fontana(F)-(penallti).

FIORENTINA: Cejas, Viali, Dainelli, Savini, Maggio, Maresca, Piangerelli, Camorani, Fantini, Portillo, Rigano'.
Trainer: Emiliano Mondonico.

INTER : A.Fontana (73' Bindi), Coco (85' Giani), Dellafiore (90' Gentili), Mihajlovic (87' Walmy), Pasquale (68' Lombardo), Zé Maria (85 Visconti), Marino, Cambiasso, Veron (86' Costanzo), Cruz, Meggiorini.
Trainer: Roberto Mancini.

Loje e mire e te rinjve te zikalterve, te cilet arriten te integroheshin mire ne skuader. Pasi 90 minutat e rregullta perfunduan ne barazim 2-2, ne goditjet e 11-metershave u treguan me te sakte vendasit, te cilet fituan 5-4 dhe u shpallen fitues te "Pirelli Cup 2004".

Skuadra e udhehequr nga Mancio eshte rikthyer ne qendren stervitore "Angelo Moratti", ku rifilloi menjehere nga puna, perpara shume tifozeve te zjarrte qe kane ardhur ta ndjekin. Ndonese me shume mungesa, vazhdojne keshtu pergatitjet per fillimin e Kampionatit italian, te shtunen e 11 shtatorit ne "Bentegodi" te Verona-s perballe Chievo-s, si edhe per Champions League, me 14 shtator ne "Giuseppe Meazza" te Milano-s perballe Werder Bremen.

Sot eshte dita e parafundit e merkatos italiane, si edhe e dergimit te listave me lojtaret e federuar tek Uefa, per sezonin e ri te Champions League.
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Fillojne sot grumbullimet e kombetareve qe do te luajne ne ndeshjet e para te eliminatoreve te Boterorit 2006. 11 lojtare interiste jane thirrur nga kombetaret respektive amerikano-latine dhe europiane.
Ianis Zicu dhe Nicolas Giani, jane thirrur respektivisht nga kombetarja Under 21 rumune e nga Under 19 italiane, i pari per nje sfide eliminatore per Europianin e moshave, kurse i dyti per nje grumbullim ne Roma. Ja kuadri i plote i lojtareve zikalter dhe ndeshjeve qe ata do te luajne me ekipet e tyre:

Ianis Zicu : Rumani - Maqedoni (U-21 eliminatore Europiani, ne Caracal, e premte 3 shtator);

Emre Belozoglu : Turqi - Gjeorgji (eliminatore Boterori, ne Denizli, e shtune 4 shtator) dhe Greqi - Turqi (eliminatore Boterori, ne Athine, e merkure 8 shtator);

Dejan Stankovic : San Marino - Serbi & Mal i Zi (eliminatore Boterori, ne San Marino, e shtune 4 shtator) dhe Serbi & Mal i Zi - Seleksion gazetaresh (miqesore, ne Beograd, e marte 7 shtator);

Giorgos Karagounis : Shqiperi - Greqi (eliminatore Boterori, ne Tirane, e shtune 4 shtator) dhe Greqi - Turqi (eliminatore Boterori, ne Athine, e merkure 8 shtator);

Edgar Davids : Hollande - Liechtenstein (miqesore, ne Utrecht, e premte 3 shtator) dhe Hollande - Ceki (eliminatore Boterori, ne Amsterdam, e merkure 8 shtator);

Giuseppe Favalli e Marco Materazzi : Itali - Norvegji (eliminatore Boterori, ne Palermo, e shtune 4 shtator) dhe Moldavi - Itali (eliminatore Boterori, ne Tiraspol, e merkure 8 shtator);

Javier Zanetti e Cristian Kily González : Perù - Argjentine (eliminatore Boterori, ne Lima, e shtune 4 shtator);

Ivan Ramiro Cordoba : Kili - Kolumbi (eliminatore Boterori, ne Santiago, e diele 5 shtator);

Alvaro Recoba : Uruguai - Ekuador (eliminatore Boterori, ne Montevideo, e diele 5 shtator);

Adriano : Brazil - Bolivi (eliminatore Boterori, ne Sao Paulo, e diele 5 shtator) dhe Gjermani - Brazil (miqesore, ne Berlin, e merkure 8 shtator).

Ashtu sic pritej, pas percaktimit te kalendarit te Champions League, ndeshja e pare e zikalterve ne Kampionatin italian do te luhet te shtunen e 11 shtatorit. U vendos orari, pikerisht ne oren 18:00, ne stadiumin "Bentegodi" te Verona-s, do te luhet ndeshja e pare e Serise A 2004/2005, Chievo - INTER.
 

inter_forever

Primus registratum
Re: INTER-land

E lexuat ca tha Lolito plera ????
'' Per CESAR dua Cambiasso , Pasquale , Karagunis dhe Cruz.Ndryshe s'behet gje .CESAR po nuk u bind te rrije ne tribune ''

E shifni ca behet ...Ec se eshte budall Morati thone..
Te marri dhe kete ''timin'' Lolito dhe ta fusi tek vendi...Do jemi klubi me kot ne bote nese pranojme ..
Oferta jone ishte e qarte : Karagunis + Coco + 3 mil euro ...si dhe ti ndihmonim te pagunin rrogen e te dyve...
Per Canavaron nuk u be gje sot...Juve thote vetem 3 mil euro rroge...Cnavaro do 3.5 mil..
Do zoti nuk behet gje ..Neser mbyllet merkatoja ...CESAR le te rrije aty ku eshte , por nuk ka per te loze ...se ai ka dhene ultimatum qe dua te iki...
Te shofim neser diten e fundit te merkatos...
 

inter_forever

Primus registratum
Re: INTER-land

Lajmet e fundit te darkes :
LAMUCHI jepet hua tek Genoa ( e cila shkarkoi nga detyra Di Canion dhe mori Cosmin )....

Per CANAVARON disa site e bejne muhabet te mbaruar ...Ka firmos per 3 vjet , merr 3 mil euro ne vit...Ai Carini , portieri qe loz me Standart Liezhin ka bere vizitat sot ne Milano...Do rrije hua edhe nje vit tek Standart , e me pas do jete zevendesi Toldos vitin tjeter...
 

StAvRoS

Primus registratum
Re: INTER-land

emo cuna si ju duket Interi perfundimisht? un per vete jam mese i kenaqur ta kishim marre at Cesarin sdo qe keq po nejse po te kesh te besh me injorante si Lotito qe deshte nje skuader te tere per nje lojtar te rangut te dyte hmmmm nejse me ate Canavaron ja u futem atyre 10mil€ + 4.8mil qe merte per vit, kish e 2 vjet kontrate me pak fjale e shitem 20mil€ ai Carini pastaj eshte njesh fare sdo e japin borxh do e mbajne se ai Fontana ste jep fare siguri...nejse cuna te shofim me 12 shtator FORZA INTER :thumbsup:
 
Top