Igli Tare: Linçim politik familjes sime

tntn

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Bashes ti vish anash ti e ta shofesh kryetarin e ri te bashkise se Tiranes /pf/images/graemlins/smile.gif

[/ QUOTE ]

Hahahaha, Lulzim Basha...!!! Lulzim Basha eshte nje menaxher i ri dhe dinamik. Shume shpejt do ta shohim te gjithe se c'eshte ne gjendje te beje Luli per Tiranen: gropa e Hajdin Sejdise e mbushur cit me mbeturina inertesh do te shnderrohet ne nje lulishte model mu ne qender!!!Luli eshte shpresa e kryeqytetit. Askush mos ta nenvleftesoje Lulin. /pf/images/graemlins/goofy.gif

E ka treguar veten si njeri me potencial ai. /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
 

ados

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

Lul cerrii..po si jo..Duam lulin per kryetar, duam DRIVE- IN..ne tirane
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Gene, a mund të më thuash se përse egziston burokracia? Cila është e mira e saj?

[/ QUOTE ]

besoj se kaq e di dhe ti vete

burokracia (procedurat administrative pra) garantojne qe administrata publike te ndjeke objektivin per te cilin egziston (sherbim qytetarit) dhe evitimin e abuzimeve dhe korrupsionit.
burokraci quhet procedura e lejes per perdorimin e makines se institucionit
burokraci quhet procedura e administrimit te procesit te blerjes ne adminstraten publike (edhe ne ato privatet ne fakt)
burokracia ben cdo veprim te nepunesve te kontrollueshem dhe te vleresueshem

Por burokracia (qe eshte e domosdoshme) behet ngerc per administraten nese burimet njerezore humbasin harmonine e bashkeveprimit dhe kjo humbje amplifikohet kur behen ndryshime te tipin salinist.
Administrata publike perbehet nga dy elemente. Elementi i pare jane procedurat dhe vullneti per ti zbatuar e per ti imponuar (por kjo implikon zbatimin e tyre qe me respektimin e punesimeve dhe shkarkimeve). Elementi i dyte jane personat e organizuar ne struktura qe do te aplikojne keto procedura (personat nuk numerohen 1+1=2 por nepermjet aftesise per te bashkepunuar dhe harmonizuar punen per te sjelle nje output)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

www.shekulli.com.al

Sipas strukturës së re, qendra spitalore universitare do të kenë më pak mjekë. Ja kriteret e shkurtimeve

Reforma, QSUT-ja, 30 mjekë më pak

Cullufi: Pavijonet më të fryra, okulistika dhe ORL-ja. Tepër 170 mjekë, por nuk do të preken specializantët

Bruna Prifti

Reforma në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, do të prekë fillimisht 30 mjekë, ndërkohë që të tepërt, sipas strukturës së re, rezultojnë 170 të tillë. Pavijonet më të fryra, pas studimit të bërë, janë Okulistika dhe ORL-ja, ku duket se do të jenë edhe shkurtimet më të shumta. Sipas drejtorit të kësaj qendre, Paskal Cullufi, mënyra e përzgjedhjes mes atyre që do të largohen, do të bazohet te dosja personale, ndërsa do të merret parasysh edhe kriteri moshë për harmonizimin e brezave. “Kjo do të bëhet hap pas hapi përmes kriterit të dosjes dhe ekuilibrimit të brezave në këtë qendër spitalore”, - ka deklaruar dje drejtori Cullufi, duke theksuar se thelbi i reformës nuk ka qenë shkurtimi i vendeve të punës, por që struktura të standardizohet dhe spitali të mos popullohet në mënyrë abuzive. Sa për ata që do të shkurtohen, ai ka pranuar se mund të punojnë me kohë të pjesshme në spitale, ose konsulentë në laboratore të veçanta.
Shkurtimet
Deklarata e kreut të QSUT-së vjen pas paralajmërimit të bërë në mesin e muajit shkurt nga ministri i Shëndetësisë, Maksim Cikuli, për standardizimin e shërbimit në spitalet universitare, ku rezultojnë emërime të tepërta dhe dezekuilibër mes numrit të shtretërve dhe mjekëve. “Deri tani rezulton se në QSUT punojnë rreth 170 mjekë më tepër. Nga 380 mjekë që ka kjo strukturë, do të shkurtohen rreth 30 mjekë. Po ashtu, në spital ka rreth 140 specializantë më tepër normales”, - tha Cullufi, duke saktësuar se këta të fundit nuk mund të preken nga reforma, sepse u ndërpriten studimet. Numri i tyre, sipas Cullufit, do të balancohet vitet në vazhdim, kur do të kërkohen nga fakulteti dhe Ministria e Arsimit më pak specializantë. “Aktualisht raporti mjek specialist/ mjek i përgjithshëm në të gjithë vendin është 2 me 1 dhe kjo nuk është normale. Nuk është normale që të ketë më shumë mjekë specialiste se mjekë të përgjithshëm”, - theksoi ai, duke pranuar se harmonizimi i këtij raporti do të kishte një standardizim të strukturave në spital. “Mendoj që brenda një viti kjo do të arrihet. Në të njëjtën kohë do të arrihen edhe shumë projekte të tjera si ai i vetëfinancimit, ku pacientët të vijnë si pacientë e mjeku të punojë në qetësi e jo të krijohen konflikte për oraret dhe takimet”, - tha ai. Synimi i reformës, sipas drejtorit, është që ajo të funksionojnë në mënyrë të tillë, ku për çdo shërbim pacienti të paguajë në arkë. Kjo do të sjellë natyrshëm më shumë cilësinë e më pak korrupsion.
Kriteret
Përgatitja dhe mosha. Këta do të jenë dy kriteret kryesore që do të mbahen parasysh për shkurtimet që do të bëhen. “Shkurtimet që janë menduar, do të bëhen në një mënyrë të harmonizuar. Duke parë kriterin e moshës, përgatitjen e në mënyrë të veçantë dosjen e secilit mjek, do të ketë një shqyrtim rast për rast”, - tha ai. Në çdo pavijon, sipas, do të ketë nga një shkurtim, megjithatë ORL-ja dhe Okulistika do të ketë më shumë mjekë të shkurtuar.
“Ne kemi 5 vajza e djem që sa janë kthyer nga specializimet e kur të bëhen, nëse ata do të konkurrojnë me mjekë të moshës sime, 50-60 vjeç, kuptohet që dosja e tyre është më e varfër. Por ne do të marrim parasysh edhe moshën e harmonizimin e brezave për këtë reformë”, - tha ai.

170
mjekë janë tepër në QSUT, prej të cilëve fillimisht do të shkurtohen 30 mjekë.

1 391
është numri i shtretërve në këtë qendër, ndërsa shfrytëzimi është vetëm 74%.

1,9
është raporti shtrat/mjek në qendrën më të madhe spitalore.

1,2
është raporti mjek/infermiere në këtë qendër, ku, sipas strukturës, do të ketë shtim të këtij personeli.

Shefat, ndryshime pas zgjedhjeve në fakultet
Ndryshime në shefat e pavijoneve mund të ketë pas zgjedhjeve në fakultet. Por, sipas drejtorit Paskal Cullufi, ky nuk është kushtëzim, nëse do të jetë e nevojshme të bëhen ndryshime. “Ne do të presim zhvillimin e zgjedhjeve në fakultet e pas kësaj do të shohim për ndryshimet. Por nëse shohin që në reparte të caktuara puna nuk ecin ashtu si duhet, mirë, kjo nuk do të na pengojë ne të bëjnë ndryshimet e nevojshme”, - ka deklaruar Cullufi.

ISHP, shkarkohet Bino, vjen Kakariqi
Në krye të Institutit të Shëndetit Publik është vendosur Eduard Kakariqi. Drejtoresha Silva Bino, që për plot 6 vjet me radhë qëndroi në krye të institutit të rëndësishëm në fushën e shëndetit publik, është shkarkuar nga detyra me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas vendimit të marrë mbrëmjen e së hënës, vendin e Binos e ka zënë Kakariqi, ndërkohë që ajo është emëruar shefe e departamentit të sëmundjeve infektive pranë ISHP-së.
Krahas vendimit të shkarkimit nga poziciononi që mbante, zëvendësministri i Shëndetësisë, Aleksandër Sallabanda, ka pranuar se asgjë politike nuk ka në këtë ndërrim. Ai ka falënderuar Binon për punën shumë të vlerë që ka dhënë në drejtimin e ISHP-së, duke pranuar se në krye të departamentit ku do të punojë, do të japë po aq shumë për atë fushë në të cilën ajo është një nga specialistet më të mira. Menjëherë pas vendimit kanë ardhur reagimet e para nga ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis. Ai e ka cilësuar këtë vendim një mesazh të keq për të gjithë ata nëpunës që kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar në institucionet shtetërore. Ndërsa sipas ish- zëvendësministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, aktualisht sekretar i përgjithshëm i LSI-së, shkarkimi i Binos nuk mund të quhet tjetër veçse një veprim primitiv. Sipas tij, politika duhet të qëndrojë larg institucioneve teknike dhe shkencore.




30/03/2006
KATEGORIA: Sociale
-----------------------------

nese deri dje kishit ankesa per sherbimin spitalor SOT ... do te keni me teper (apo nuk ka problem? mjafton qe sala te jete ne qeveri?!)

Nese nje drejtor ben nje pune te levdueshme pse duhet zevendesuar?????!!!!!!!!!!
 

Gysi

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

Ti mer daje ngaterron shkurtimet me ndryshimin e administrates.
Kur behen shkurtime, nuk behen me qellim per te futur militantet e tu. Shkurtimet behen pasi shikohet qe nje administrate ka nje fryrje me personel.
Me konkretisht, ne qofte se per kryerjen e nje pune nevojtie 5 veta dhe ne administrate ka 15 atehere shkurtimet shihen si te rendesishme per nje pune me efektive dhe me me pak shpenzime. Eshte elementare per nje menaxher te burimeve njerezore qe te perputhe kurbat e shpenximeve me produktivitetin, per te sjelle piken maksimale te eficences.
Qe administrata nano ishte tejet e fyre, kjo dihej. Dhe kjo fryrje vinte nga qe nano i kishte rene lapsit. Mbaji te gjithe me buke kot nga shteti. Shto numrin e ministrive, drejtorive, isnpektoreve etj. ne menyre qe te kete sa me shume mbeshtetes, per te ruajtur postin.
Normalisht nuk mund te vazhdohej me keshtu.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

kjo qe thua eshte e pakundershtueshme dhe reformat (sic thote BB) ishin projektuar qe me pare

problemi krijohet kur ka pseudoreforma

po te sjell me poshte nje rast konkret te nje spastrimi te quajtur reforme dhe pikerisht per keto raste nderhyri edhe BB me nje deklarate mjaft te ashper per gjuhen diplomatike

http://www.tanmarket.com/php/modules.php?name=News&amp;file=print&amp;sid=2169


Gjana merr në ministri pa konkurs 28 persona
Roland Përmeti denoncon: Bujqësia, aq sa u hoqën, u morën në punë

Në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Konsumatorit janë shkarkuar nga detyra 37 persona, nën argumentin e ristrukturimit të ministrisë, por janë marrë në punë me kontratë 28 veta.

E gjithë kjo procedurë është kryer duke shkelur haptazi ligjin “Për statusin e nëpunësit civil” dhe të gjitha aktet nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e administratës. Por jo vetëm kaq, Roland Përmeti, kryetar i komisionit të Shërbimit Civil thotë për “Panorama”, se në të gjitha këto emërime antiligjore me kontratë, një ndër të emëruarat është edhe motra e kryetarit të komisionit parlamentar të Ligjeve, Spartak Ngjela. “Duhet të shikoni në numrin 6 në listën e të emëruarve nga ministri i Bujqësisë, Gjana, është motra e kryetarit të komisionit parlamentar të Ligjeve”, tha Përmeti për “Panorama”, duke folur për Shpresa Ngjelën, motra e Spartak Ngjelës e emëruar në 14 dhjetor 2005 në postin e drejtores së Drejtorisë së Sigurisë Ushqimore. Që prej disa ditësh, kreu i Kontrollit të Shërbimit Civil ka shprehur hapur dhe në mënyrë publike shqetësimin e tij të madh lidhur me emërimet pa kriter që po bëhen në administratë. “Po merren njerëz nga rruga”, është alarmi i kryetarit të komisionit të Shërbimit Civil. Por në Ministrinë e Bujqësisë, sipas tij, shkeljet janë shumë herë më të mëdha. “Janë hequr 37 persona nga detyra me status, për shkak të ristrukturimit dhe janë marrë në detyrë me kontratë 28 të tillë, që do të thotë se nuk ka pasur ndonjë ristrukturim. Këto lloj emërimesh nuk duhet të ndodhin, shkatërrojnë administratën”, tha Përmeti.
Emërimet politike në këtë ministri duken që në krye. Bislim Ahmetaj, që është anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, pra i një forumi drejtues të PD, është emëruar pa konkurs në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse, në 1 dhjetor të vitit të kaluar. Ndërkohë që, në listën e pritjes nga Ministria e Bujqësisë kanë dalë gjithsej 22 persona. Të gjithë personat që janë marrë në punë janë vendosur ose në postet e drejtorëve, ose në postet e përgjegjësve të sektorit, dhe vetëm tek-tuk ndonjë emërim është bërë në detyrën e specialistit të thjeshtë.
Që prej dy ditësh, “Panorama” po denoncon sulmin e hapur që i është bërë administratës shqiptare, sidomos në institucionet kryesore të shtetit në ministri. Janë hequr pjesa më e madhe e stafeve të trajnuara, njerëz që merren direkt me reformat dhe integrimin në BE. Nga ana tjetër, emërimet e reja që po bëhen janë pa konkurs. E njëjta situatë ka ndodhur edhe me Ministrinë e Financave, ku jo vetëm janë bërë shkarkime në masë, por një pjesë e shkarkimeve janë bërë edhe para afateve, siç është rasti i një shkrese pushimi nga puna të firmosur nga Bode, por për në muajin qershor të këtij viti, pavarësisht se marrëdhëniet financiare të punonjëses janë ndërprerë që nga janari.

37 persona
Ministri Gjana, për shkak të ristrukturimit ka hequr nga puna 38 persona, të cilët disa kanë pasur statusin e nëpunësit civil dhe disa të tjerë jo, ndërkohë që në listën e pritjes numërohen gjithsej 22 vetë

28 persona
Ministri Gjana ka marrë në punë në ministri 28 vetë, të cilët i ka marrë të gjithë me kontratë dhe pa zhvilluar asnjë konkurs. Mes tyre ka edhe emërime nepotike, për shkak të njohjeve, duke shkelur haptazi statusin e nëpunësit civil


Shkarkuar te bujqesia

Dylbere Saraçi, ish-drejtore
Maksim Dhamo, ish-drejtor
Bardhyl Qilimi, ish-drejtor
Njazi Tahiri, ish-drejtor
Nazri Haxhiu, ish-drejtor
Seri Alushi, ish-drejtor
Remzi Sulo, ish-drejtor
Albert Dubali, ish-drejtor
Loreta Osmani, ish-specialiste
Ledia Karaj, ish-specialiste
Arben Molla, ish-drejtor
Silva Tupja, ish-specialiste
Suela Xhabrahimi, ish-specialiste
Rudina Mihali, ish-specialiste
Fatmira Allmuça, ish-specialiste
Ada Omeri, ish-specialiste
Asim Haxhia, ish-specialist
Hilmi Koka, ish-përgjegjës sektori
Mimoza Shahini, ish-specialiste
Adelina Pleqi, ish-specialiste
Myslym Minaj, ish-specialist
Gani Moka, ish-përgjegjës sektori
Magdalena Ramohito, ish-specialiste
Adelina Bejleri, ish-specialiste
Hamdi Bushati, ish-specialist
Viktor Thomo, ish-përgjegjës sektori
Romina Meli, ish-specialiste
Margarita Kokona, ish-specialiste
Rakita Basha, ish-specialiste
Eleni Guga, ish-përgjegjëse sektori
Brunilda Ahmetaj, ish-specialiste
Neshat Sadiku, ish-specialist
Ramadan Kamberi, ish-inspektor


Emeruar te bujqesia

Shkëlzen Marku, drejtor
Valbona Paluka, drejtore
Bislim Ahmetaj, drejtor
Agron Vata, drejtor
Brunilda Stamo, drejtore
Shpresa Ngjela, drejtore
Lefter Klimi, drejtor
Esat Hasani, drejtor
Sotiraq Papa, përgjegjës sektori
Kristaq Nica, përgjegjës sektori
Cezar Agimi, përgjegjës sektori
Rezar Vaqarri, përgjegjës sektori
Rudina Cakraj, përgjegjëse sektori
Flora Shkurti, specialiste
Aleks Dule, specialist
Ilir Sallaku, specialist
Altin Vangjeli, specialist
Irfan Tarelli, drejtor
Grigor Gjeci, drejtor
Besnik Gazheli, drejtor
Etleva Husi, përgjegjëse sektori
Teuta Topi, përgjegjëse sektori
Skënder Tola, përgjegjës sektori
Arben Muka, përgjegjës sektori
Gëzim Xhixha, përgjegjës sektori


----------------------------------------

ne kete rast kemi nje reforme prej 9 personash dhe nje abuzim prej 27 personash
Mund te ishte e pranueshme (e kuptueshme moralisht por jo ligjerisht) nje levizje 27 me 9 por e kutpon dhe ti me cfare vizioni po behet "reforma"
Si mund te themi atehere se nuk po shkaterrohet administrata publike?!
 

Gysi

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

Domethene i gjithe muhabeti u beka per 28 vete, ndermjet te cileve paska "edhe" emerime nepotike.

Dhe te mendosh qe Gjana ka qene ministri qe ka bere me shume ndryshime ne administrate se te gjithe te tjeret bashke. Eshte e vetmja ministri qe lakohet gjithandej per kete pune.

Por, ku e di ti p.sh. qe motra e Ngjeles nuk eshte e afte? Nje pyetje kot kjo sa per te kuptuar objektivitetin tend.

Ore, se sa te afte jane ata qe kane ardhur, une nuk mund te them gje, por ama e di qe tek e fundit, edhe sikur te jene te gjithe te paafte, do te jene te pakten ne te njejtin nivel me te paaftet socialiste qe jane hequr.

E theksoj, ndryyshimet akoma nuk kane filluar dhe duhet te fillojne menjehere. Eshte elementare nese kerkohen reforma. Reforma me njerez te njejte nuk mund te besh.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

une e solla si shembull gysi - e kupton c'do te thote SHEMBULL

persa i perket aftesise se atyre me lart

arsyetimin qe bere nuk di nga ka kapesh se eshte i grisur kudo

1- pushimet nga puna ishin te paligjshme dhe disktuimi mund te mbyllej qe ketu po ne e vazhdojme

2- as une as ti nuk e dime sa te afte jane ata qe erdhen pikerisht sespe nuk eshte bere nje konkurs (procedure burokratike per te garantuar cilesine e burimeve njerezore dhe drejtesine sociale ne verpimet e punedhenesit shtet)

3- eshte e qarte qe ty nuk te plas fare per arsyetimin (me lart mendova me kot se po filloje nje arsyetim racional prandaj edhe tu drejtova drejperdrejt ne pergjigje - u gabova kerkoj falje) se te mjafton qe sala te sjelle te vetet

nejse

vazhdojme

revolucioni i administrates publike qe po ben sala me metoda enveriste nuk i ben mire vendit.
Reforme nuk do te thote te ike kuci e te vije kaci por do te thote racionalizim i shpenzimeve dhe permiresim i procedurave qe te sjellin me teper efikasitet dhe eficience. Ndersa berisha po sjell me teper militante
 

Gysi

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

Shembulli eshte shpjegim i nje ideje, i nje perfundimi. Ne qofte se ishte shembull, atehere shembulli yt nuk na thote asgje.

1. Pushimet nga puna nuk jane te paligjshme per sa kohe nuk ke sjelle motivimin per te cilin jane hequr, si dhe te krahasosh me hapesiren ligjore te parashikuar per shkarkimet.

2. Konkursi nuk ehste gjithmone domosdoshmeri, une dhe ti mund te mos jemi te bindur, por mund te jene te bindur ata qe i kane marre ne pune. Pastaj, perse, ti mendon se nuk mund te abuzosh me konkurset?
Ata qe jane punesuar nuk e dime sa te afte jane as une as ti vertete. POr qe, ata qe ishin, ne teresi ishin te paafte, kete e dime, se i provuam 8 vjet. E rendesishme eshte njehere qe te ikin ata te paaftet e kuq qe ishin. Vendosja e atyre qe jane vertete te afte eshte hapi i dyte i cili duhet vertetuar me kohe.

3. Per mua, nuk mjafton hic qe sala te sjelle te vetet. Por te pakten kerkoj nga kjo qeveri qe te shkarkoje doemos ata te nanos, te cilet i mbajtem kot me buke per 8 vjet.

Sigurisht qe reforma nuk behet thjesht duke hequr nje te paafte dhe duke vene nje tjeter po kaq te paafte, Por une me lart u shpreha se reforme pa e hequr te paaftin nuk mund te behet. E qarte?
Mbetet per tu pare me vone se si do te realizohen keto reforma.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

c'te te them me teper?!

eshte e kote te te pergjigjem. Te perseris ato qe te thashe me lart

do te rritesh edhe ti mbase

eshte gjynah qe e lejon veten te te perdorin si militanti injorant i turnit (rendesi ka qe te mos lejosh te behet nje situate e perhershme)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

per ata qe jane te interesuar mbi cfare eshte e ligjshme dhe cfare jo lexoni me poshte ligjin per statusin e nepunesit civil
ata qe duan te dine cdo te thote LIGJ le te shkojne te bejne nje kurs


REPUBLIKA E SHQIPERISE
KUVENDI
LIGJ
NR. 8549, date 11.11.1999
STATUSI NEPUNESIT CIVIL
Ne mbeshtetje te neneve 81 dhe 83 pika 1 te Kushtetutes me propozimin e Keshillit te Ministrave, Kuvendi i Republikes se Shqiperise vendosi:
KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Neni 1
Qellimi dhe Objekti
Qellimi i ketij ligji eshte percaktimi i rregullave te njejta per kushtet dhe procedurat e pranimit ne sherbimin civil, per menyren e fillimit dhe mbarimit te marredhenjeve te punes, per zhvillimin e karrieres, per garantimin e te drejtave dhe percaktimin e detyrimeve te nepunesve civilë, me synim krijimin e nje sherbimi civil te qendrueshm, profesional dhe eficient.
Ky ligj percakton skemen e administrimit te sherbimit civi, si dhe rregullon marredheniet juridike, ndermjet nepunesve civil dhe institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor te percaktuara ne nenin 2 te ketij ligji.
Per ceshtje te cilat nuk rregullohen shprehimisht nga ky ligj do te zbatohet Kodi i Punes dhe legjislacioni perkates.
Neni 2
Perkufizimet dhe fusha e veprimit
“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ketij ligji.
“Institucionet e administrates publike te nivelit qendor apo vendor” ne kuptim te ketij ligji jane: Administrata e Kuvendit, Administrata e Presidentit, Aparati i Keshillit te Ministrave, ministrite, institucionet qendrore te pavarura, bashkite dhe qarqet.
Me “institucionet e administrates qendrore” ne kuptim te ketij ligji, do t’i referohemi: aparatit te Keshillit te Ministrave dhe ministrive.
Me “institucione te pavarura” ne kuptim te ketij ligji, do t’i referohemi institucioneve qendrore te pavarura, Administrates se Kuvendit, Administrates se Presidentit, bashkive dhe qarqeve.
Me “epror direkt” ne kuptim te ketij ligji, do t’i referohemi: drejtorit te drejtorise per klasat nga shef sektori deri specialist, sekretarit te pergjithshem per klasat nga drejtor departamenti, deri ne drejtor drejtorie dhe titullarit ose organit drejtues te institucionit per sekretarin e pergjithshem.
Institucionet e administrates publike te nivelit qendror apo vendor te cilat rregullohen me ligj te posacem, do ti nenshtrohen dispozitave te ketij ligji, pervec rasteve kur ligji i posacem permban dispozita te ndryshme nga ai.
Neni 3
Parimet e sherbimit civil
Sherbimi Civil eshte i ndertuar dhe vepron mbi bazen e parimeve te profesionalizmit, te pavaresise dhe integritetit, te paanesise politike, te transparences, te sherbimit ndaj publikut, te vazhdimesise se karieres, te pergjegjesise dhe korrektesise ne zbatimin e legjislacionit ne fuqi.

KREU II
ADMINISTRIMI I SHERBIMIT CIVIL
Neni 4
Keshilli i Ministrave
Keshilli i Ministrave percakton drejtimet kryesore te politikave shteterore ne sherbimin civil, kontrollon zbatimin e ketyre politikave dhe i raporton Kuvendit te pakten nje here ne vit per gjendjen ne sherbimin civil.
Keshilli i Ministrave nxjerr aktet nenligjore per zbatim te ketij ligji, ne perputhje me parimet e pergjithshme te percaktuar ne te dhe mbikqyr zbatimin e ketij ligji dhe te akteteve nenligjore ne institucionet e administrates qendrore pa nderhyre ne pergjegjesite e Komisionit te Sherbimit Civil.
Keshilli i Ministrave nxjerr udhezime per negocimin e kushteteve te punes me sindikatat apo perfaqesuesit e nepunesve civil ne institucionet e administrates qendrore ne varesi te tij.
Këshilli i Ministrave krijon Departamentin e Administrates Publike, me kompetencat e meposhteme :
a)Kompetenca te përgjithshme:
i)Zhvillon, zbaton dhe mbikqyr zbatimin e politikave qeveritare ne shërbimin civil dhe çështje të tjera në lidhje me personelin.
ii)Përgatit një raport vjetor mbi situatën e përgjithshme të shërbimit civil dhe ia paraqet atë Keshillit te Minsitrave.
iii)Ushtron cdo kompetencë mbi çështje të personelit, që nuk i janë dhënë shprehimisht me ligj institucioneve te administrates qendrore.
b)Kompetenca te veçanta:
i)Pergatit per Keshillin e Ministrave aktet nenligjore me zbatim të përgjithshëm për shërbimin civil, ose amendamente ne ato ekzistuese.
ii)Jep mendim per ligjshmerine e projektakteve nenligjore, te propozuara nga ministrite.
iii)Pergatit per Keshillin e Ministrave klasifikimin dhe vlerësimin e vendeve të punës dhe ndryshimet ne to, me propozimin e ministrisë apo institucionit të interesuar dhe miratimin e Ministrisë së Financave.
iv)Përgatit dhe publikon udhëzime të përgjithshme, proçedura, manuale dhe formularë për:
Përshkrimin, klasifikimin, dhe vlerësimin e pozicioneve të punës për nëpunësit civilë;
Rekrutimin, seleksionimin, ngritjen në detyrë, levizjen paralele, masat disiplinore dhe vlerësimin e rezultateve ne punë të nëpunësve civilë.
v)Harton dhe zbaton programe me qellim rritjen e eficences në shërbimin civil.
vi)Shpall konkurimin e hapur dhe publik për pranimin në shërbimin civil, me kerkese te institucionit te administrates qendrore të interesuar.
vii)Shpall fillimin e procedurave per levizjen paralele dhe ngritjen ne detyre me kerkesen e institucionit te administrates qendrore te interesuar.
viii)Pergatit per Keshillin e Ministrave kriteret për shkronjat (vi) dhe (vii) te pikes 4 shkronja b.
ix)Harton dhe zbaton politika dhe programe të përgjithshme trainimi të zbatueshme për shërbimin civil në tërësi.
x)Mbikqyr zbatimin e legjislacionit të shërbimit civil në institucionet e administrates qendrore.
xi)Pergatit per Këshillin e Ministrave, me propozim të institucioneve te administrates qendrore dhe me miratim të Ministrisë së Financave, planet afatmesme dhe afatgjata për personelin.
xii)I paraqet Kryeministrit, me propozim të institucioneve te administrates qendrore, strukturën dhe organiken e tyre, në përputhje me dispozitat e ligjit organik për buxhetin.
xiii)Emeron si nëpunës civilë ne institucionet e administrates qendrore fituesit e konkurseve publike, ne perputhje me nenin 13 të këtij ligji.
xiv)Përfaqëson Keshillin e Ministave dhe së bashku me Ministrinë e Financave ben negociata kolektive me sindikatat ose perfaqesuesit e shërbimit civil.
xv)Mban dhe administron Regjistrin Qendror të Personelit.
xvi)Me miratimin e Ministrise se Financave pergatit strukturen e pagave per punonjesit e administrates publike qendrore dhe vendore

Neni 5
Komisioni i Sherbimit Civil
Komisioni i Sherbimit Civil eshte nje institucion i pavarur, ngarkuar me mbikqyrjen e menaxhimit te sherbimit civil ne te gjitha institucionet qe hyjne ne fushen e veprimit te ketij ligji. Ai eshte organi administrativ qe zgjidh ankimet ndaj vendimeve, lidhur me nepunesin civil.
Komisioni Sherbimit Civil perbehet nga pese anetare te cilet emerohen nga Kuvendi me propozim: dy nga Keshilli i Ministrave, nje nga Kontrolli i Larte i Shtetit dhe dy nga mbledhja e perfaqesuesve te pushtetit vendor, te zgjedhur sipas procedures se parashikuar ne nenin 6 te ketij ligji. Institucionet e mesiperme propozojne tre kandidate per cdo antar te Komisionit.
Anëtaret e Komisionit te Sherbimit Civil gezojne imunitetin e anëtarit te Gjykates se Larte.
Komisioni zgjedh kryetar nje nga anëtaret e tij. Kryetari i Komisionit te Sherbimit Civil ka keto kompetenca:
a)raporton ne Kuvend;
b)pergjigjet per veprimtarine e Komisionit te Sherbimit Civil;
c)perfaqeson Komisionin e Sherbimit Civil ne marredhenjet me te tretet;
Kryetari i Komisionit te Sherbimit Civil zëvendësohet:
a)kur i mbaron mandati;
b)kur largohet nga detyra ne perputhje me nenin 7, pika 3 të këtij ligji;
c)kur vdes;
ç) kur jep dorëheqjen.
Anëtaresia ne Komision do te jete per nje periudhe shtate vjecare e gjysmë, pervec Komisionit te pare te emeruar sipas ketij ligji, i cili do t’i nenshtrohet rinovimit te pjesshem nepermjet hedhjes ne short. Njeri prej anetareve zevendesohet pas nje viti e gjysmë te ekzistences se Komisionit, i dyti pas tre vjeteve, i treti pas kater vjeteve e gjysmë, i katerti pas gjashte vjeteve dhe Kryetari pas shtate vjetesh e gjysmë. Kur nje anëtar zevendesohet, i njejti organ qe propozoi kete anëtar, do te propozoje pasardhesin e tij sipas pikes 2 te ketij neni.
Anetaret e Komisionit te Sherbimit Civil duhet te plotesojne kerkesat e pergjitheshme per pranimin ne sherbimin civil, te parashikuara nga ky ligj dhe te jene mbi 30 vjec.
Komisioni i Shërbimit Civil merr vendime me shumicën e votave të te gjithë anëtarëve të tij.
Shperblimi i anëtarëve te Komisionit të Shërbimit Civil përcaktohet nga Kuvendi.
Komisioni ka një Sekretariat Teknik, i cili kryen detyra të një natyre ndihmese. Nepunesit e Sekretariatit janë nëpunës civilë.
Kuvendi vendos mbi strukturën organizative dhe vendet e punës për Sekretariatin Teknik të Komisionit te Sherbimit Civil, buxhetin vjetor për të financuar aktivitetin e Komisionit të Shërbimit Civil dhe Sekretariatit të tij, përfshirë pagat e anëtarëve të Komisionit te Sherbimit Civil dhe punonjësve të Sekretariatit Teknik të tij.
Komisioni i Shërbimit Civil, brenda tre muajve nga krijimi, harton rregulloren e brendshme për funksionimin e tij, e cila miratohet nga Kuvendi.
Komisioni i Shërbimit Civil raporton para Kuvendit ne fund te cdo viti dhe sa here qe i kerkohet rreth veprimtarise se tij.


Neni 6
Mbledhja e perfaqesuesve te pushtetit vendor
Per te propozuar kandidatet per anëtare te Komisionit te Sherbimit Civil, cdo keshill qarku zgjedh tre perfaqesues 15 dite pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji, por jo me vone se 5 dite para dates te percaktuar në piken 2 te ketij neni per mbajtjen e mbledhjes se përfaqesuesve.
Mbledhja e perfaqesuesve mbahet jo me vone se 30 dite pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji ose10 dite nga dita e mbarimit te mandatit ose largimit te anëtareve te Komisionit te Sherbimit Civil te zgjedhur nga keta perfaqsues.
Ministria e Pushtetit Vendorl ben lajmerimet, siguron mjediset dhe infrastrukturen e nevojshme per zhvillimin e mbledhjes.
Mbledhja merr vendime ne pranine e te pakten dy te tretave te perfaqesuesve. Ne qofte se kjo prani nuk arrihet ne mbledhjen e pare, mbledhja e dyte mbahet pas pese diteve. Ne qofte se kjo prani nuk arrihet as ne mbledhjen e dyte, atehere pas pese diteve mbahet nje mbledhje e trete. Ne rast se edhe pas mbledhjes se trete nuk arrihet prania e nevojshme, ne mbledhjen e katert e cila mbahet pas pese diteve, vendimet do te merren me shumicen e thjeshte te votave. Mbledhja drejtohet nga perfaqesuesi me i vjeter ne moshe.
Perfaqesuesit propozojne jo me pak se10 kandidate te cilet do t'i nenshtrohen votimit. Secili nga kandidatet propozohet te pakten nga tre perfaqesues dhe cdo perfaqesues nuk mund te propozoje me shume se nje kandidat.
Lista me propozimet i nenshtrohet votimit te fshehte . Gjashte kandidatet qe marrin me shume vota i propozohen Kuvendit per antare te Komisionit te Sherbimit Civil.
Neni 7

Papajtueshmerite dhe lirimi nga detyra i antareve te Komisionit
Personat që bejne pjese ne organet e larta drejtuese te partive politike nuk mund të jenë anëtarë të Komisionit.
Anëtari i Komisionit te Sherbimit Civil zëvendësohet:
a)në mbarim të mandatit të tij;
b)kur largohet nga detyra ne perputhje me piken 3 të këtij neni;
c)kur vdes;
d)kur jep dorëheqjen.
Anëtari i Komisionit te Sherbimit Civil largohet nga detyra me vendim te tre te pestave te te gjithe antareve te Kuvendit në keto raste:
a)kur dënohet me vendim të formës së prerë te gjykates për kryerjen e një vepre penale;
b)kur bëhet i paaftë fizikisht ose mendërisht për të kryer detyrat e tij;
c)kur kryen veprimtari që krijojnë konflikt interesash;
d)kur mungon në detyrë per më shumë se tre muaj.
Anëtarët e Komisionit te Sherbimit Civil janë të punësuar me kohë të plotë dhe nuk duhet të kenë punësim tjetër gjatë mandatit te tyre.
Neni 8

Kompetencat e Komisionit te Sherbimit Civil
Komisioni i Sherbimit Civil keto kompetenca:
a)Zgjidh ankesat ndaj vendimeve lidhur me pranimin ne sherbimin civil, periudhen e proves, ngritjen ne detyre, levizjen paralele, vleresimin, masat disiplinore dhe te drejtat e nepunesit civil.
b)Mbikqyr menaxhimin e sherbimit civil ne të gjitha institucionet qe hyjne ne fushen e veprimit te ketij ligji. Kur konstaton parregullsi, Komisioni i Sherbimit Civil paralajmeron institucionin perkates duke i dhene dy muaj kohe per te rregulluar ligjshmerine dhe ne mbarim te ketij afati con ceshtjen ne Gjykate.
c)Ushtron çdo kompetence tjeter qe i jepet ne kete ligj apo nga aktet normative te nxjerra ne baze dhe per zbatimin e tij.
Komisioni i Sherbimit Civil zgjidh ankesat e parashikuara ne piken 1, shkronja “a” te ketij neni brenda 30 diteve nga regjistrimi i ankeses. Ne qoftese ankesa nuk zgjidhet brenda ketij afati, personi i interesuar mund te ankohet ne Gjykate brenda 30 diteve nga mbarimi i afatit per zgjidhjen e ankeses nga Komisioni i Sherbimit Civil. Sekretariati Teknik publikon vendimet e Komisionit te Sherbimit Civil dhe njofton te interesuarit. Vendimet e Komisionit te Sherbimit Civil mund te kundershtohen ne gjykate brenda 30 diteve pune nga njoftimi i vendimit .
Vendimet e Komisionit te Sherbimit Civil marre ne perputhje me piken 1, shkronja “a” jane te detyrueshme per institucionet e administrates publike vendore dhe qendrore.
Institucionet e administrates qendrore apo vendore mund te ankohen ne gjykatat e apelit kunder vendimeve te Komisionit te Sherbimit Civil, te marra ne perputhje me piken 2 te ketij neni, brenda 30 ditesh nga komunikimi i vendimit.
Neni 9
Institucionet e administrates qendrore
Institucionet e administrates qendrore pergjegjen per administrimin e sherbimit civil ne varesi te tyre dhe kane keto kompetenca:
a)T’i paraqesin Departamentit te Administrates Publike, kerkesat per plotesimin e vendeve te lira dhe ngritje ne detyre.
b)Te zgjedhin si nepunes civil, nje nga tre kandidatet e propozuar nga komitetet ad hoc percaktuar sipas nenit 13, pika 5 shkronja “b” te ketij ligji.
c)Te plotesojne vendet e lira ne institucion nepermjet transferimeve te brendeshme me karakter te perkohshem.
ç)Te percaktojne kritere te vecanta per vleresimin e rezultateve te punes ne perputhje me kuadrin ligjor ne fuqi dhe te bejne cdo vit vleresimin e rezultateve individuale ne pune.
d)Te ushtrojne ne perputhje me kete ligji dhe me aktet nenligjore perkatese, kompetencat disiplinore mbi nepunesit e tyre civil.
dh)Te marrin vendime ne fund te periudhes se proves ne perputhje me kete ligj dhe aktet nenligjore te nxjerra ne baze dhe per zbatim te tij.
e)Te hartojne dhe të zbatojne masa te vecanta per rritjen e efektivitetit dhe eficences ne pune ne institucionin e tyre, ne perputhje me aktet normative ne fuqi dhe planet e pergjithshme te miratuara nga Keshilli i Ministrave.
e)Te hartojne dhe të zbatojne veprimtari trainimi te vecanta per nepunesit e tyre, ne perputhje me politikat dhe programet e pergjithshme te trajnimit, te miratuara nga Keshilli i Ministrave.
Neni 10

Institucionet e Pavarura
Institucionet e pavarura jane pergjegjese per administrimin e sherbimit civil te tyre. Keto institucione krijojne departamentet e tyre te personelit per administrimin e sherbimit civil ne perputhje me kete ligj dhe aktet nenligjore te nxjerra per zbatim të tij dhe kane keto kompetenca:
a)Te plotesojne pozicionet e lira ne institucion nepermjet transferimeve te brendeshme me karakter te perkohshem.
b)Te percaktojne kritere te vecanta per vleresimin e rezultateve te punes ne perputhje me kuadrin ligjor ne fuqi dhe te bejne cdo vit vleresimin e rezultateve individuale ne pune.
c)Te ushtrojne ne perputhje me kete ligji dhe me aktet nenligjore perkatese, kompetencat disiplinore mbi nepunesit e tyre civil.
ç)Te marrin vendime ne fund te periudhes se proves.
d)Te hartojne dhe të zbatojne masa te vecanta per rritjen e efektivitetit dhe eficences ne pune te nepunesve te tyre civile, ne perputhje me aktet normative ne fuqi.
dh)Te hartojne dhe të zbatojne veprimtari trainimi te vecanta per nepunesit e tyre civil.
e)Te emerojne komitetet ad hoc per pranimin, ngritjen ne detyre dhe levizjen paralele.
ë) Te zgjedhin si nepunes civile, nje nga tre kandidatet e propozuar nga komitetet ad hoc, percaktuar sipas nenit 13 pika 5 shkronja “c” te ketij ligji.

KREU III
KLASIFIKIMI I NEPUNESVE CIVIL DHE PRANIMI NE SHERBIMIN CIVIL
Neni 11
Klasat
Klasat e nepunesve civil jane keto:
a)Nepunes civilë te nivelit te larte drejtues
b)Nepunes civilë te nivelit te mesem drejtues
c)Nepunes civilë te nivelit te ulet drejtues
d)Nepunes civilë te nivelit ekzekutues
Nepunes Civilë te nivelit te larte drejtues konsiderohen keto pozicione:
a)Sekretar i Pergjithshem
b)Drejtor Departamenti
c)Drejtor Drejtorie te Pergjithshme
d)Pozicionet e barazvlefshme me tre te parat ne institucionet e administrates publike qendrore apo vendore.
Nepunes Civilë te nivelit te mesem drejtues konsiderohen keto pozicione:
a)Drejtor Drejtorie
b)Pozicionet e barazvlefshme me to.
Nepunes Civilë te nivelit te ulet drejtues konsiderohen keto pozicione:
a)Shef Sektori
b)Shef zyre
c)Pozicionet e barazvlefshme me to
Nepunes Civilë.të nivelit ekzekutues konsiderohen Specialistet.
Keshilli i Ministrave dhe institucionet e pavarura bejne klasifikime ose caktojne nivele te ndryshme brenda seciles klase, perkatesisht ne insitucionet e administrates qendrore ose ne institucionet e pavarura perkatese.
Neni 12
Kerkesat e pergjithshme per pranimin ne Sherbimin Civil
Mund te pranohen ne sherbimin civil personat te cilet plotesojne keto kerkesa te pergjithshme:
a) Te jene shtetas shqiptar.
b) Te kene zotesi te plote per te vepruar.
c) Te permbushin kerkesat ligjore per nivelin arsimor dhe te zoterojne aftesite e nevojshme profesionale per vendin perkates te punes.
ç) Te jene ne kushte shendetësore te mira per te kryer detyrat perkatese.
d) Te mos jene te denuar me vendim te formes se prere te gjykates per kryerjen e nje krimi.
dh) Te mos jetë marre ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga sherbimi civil per shkak te nje shkelje te rende disiplinore.
Neni 13

Pranimi
Pranimi ne sherbimin civil kryhet nepermjet konkurimit te hapur, bazuar ne meritat.
Ne administraten qendrore shpallja e konkurimit behet nga Departamenti i Administrates Publike, me kerkesen e institucionit perkates. Ne institucionet e pavarura shpallja behet nga departamentet e personelit.
Shpallja botohet ne dy gazetat me qarkullim me te madh te pakten 30 dite para dates se caktuar per konkurimin.
Shpallja per konkurim permban nje liste te kerkesave te pergjithshme dhe te vecanta qe duhet te plotesojne kandidatet dhe te fushave ne te cilat do te zhvillohet konkurimi, te percaktuara nga Departamenti i Administrates Publike ne bashkepunim me institucionin propozues te administrates qendrore dhe nga departamentet e personelit per institucionet e pavarura.
Konkurimi zhvillohet ne tri faza:
a)Ne fazen e pare behet perzgjedhja e kandidateve per t’iu nenshtruar testimit dhe konsiston ne verifikimin nese kandidatet plotesojne kerkesat e pergjitheshme dhe te vecanta te percaktuara ne shpalljen per konkurim. Vetem kandidatet qe plotesojne keto kerkesa, do te pranohen per t’iu nenshtruar fazes se testimit. Kjo faze zhvillohet nga Departamenti i Administrates Publike per institucionet e administrates qendrore dhe nga departamentet e personelt per institucionet e pavarura.
b)Ne fazen e dyte zhvillohet testimi. Per zhvillimin e kesaj faze Departamenti i Administrates Publike per institucionet e adminisatrates qendrore dhe departamentet e personelit ne institucionet e pavarura krijojne komitete te vecanta ad hoc. Keto komitete perbehen prej pese anetaresh: nje perfaqesues nga Departamenti i Administrates Publike per institucionet qendrore ose nje perfaqesues i Departamentit te Personelit per institucionet e pavarura; dy perfaqesues te institucionit te administrates publike qendrore apo vendore qe kane kerkuar plotesimin e vendit te lire; dy profesore nga fakultetit apo katedra sipas fushes ne te cilen do te zhvillohet testimi ose dy specialiste te njohur nga fusha perkatese. Komiteti ad hoc do te hartoje nje liste me tre kandidatet me rezultate me te larta duke u bazuar kryesisht ne rezultatet e testimeve, por edhe ne kualifikimet, pervojen profesionale, publikimet shkencore dhe aftesite e vecanta te kandidateve. Rezultatet e testimeve do te perbejne 70 per qind te pikeve totale te vleresimit, ndersa kualifikimet, pervoja profesionale, publikimet shkencore dhe aftesite e vecanta te kandidateve do te perbejne 30 per qind te pikeve.
c)Ne fazen e trete behet vleresimi perfundimtar i kandidateve. Ne kete faze, eprori direkt nen varesine e te cilit nepunesi do te punonje zgjedh nje nga tre kandidatet e propozuar nga komitetet ad hoc.
Ankesat per zhvillimin dhe rezultatin e konkurimit paraqiten ne Komisionin e Sherbimit Civil, brenda tridhjete diteve pune nga botimi rezultateve te konkurimit ne dy gazetat me qarkullim me te madh. Ne se nje ankese rezulton e drejte, ankuesi do t’i propozohet institucioneve per vendin me te pare te lire te së njejtes kategori dhe nivel qe ai ka aplikuar.
Marredhenjet juridike te nepunesit civil fillojne me aktin e emerimit ne sherbimin civil dhe jane pa afat. Akti i emerimit firmoset nga Departamenti i Administrates Publike per institucionet e administrates qendrore dhe nga departamentet e personelit per institucionet e pavarura pasi kalon afati per paraqitjen e ankesave parashikuar ne piken 6 ketij neni.
Neni 14
Periudha e proves
Nepunesi civil i nenshtrohet nje periudhe prove qe zgjat nje vit nga data e aktit te emerimit. Gjate kesaj periudhe ai eshte nen kujdesin e nje nepunesi te vjeter dhe vleresohet nga eprori me i afert i tij. Veprimtarite e trainimit te pergjithshem dhe te vecante jane te detyrueshme per nepunesit civil ne periudhe prove.
Ne fund te periudhes se proves, eprori direkt vendos:
a) konfirmimin si nepunes civil;
b) zgjatjen e periudhes se proves nje here te vetme, deri ne 6 muaj te tjere;
c) largimin nga sherbimi civil dhe kthimin ne pozicionin e meparshem;
Vendimi i eprorit direkt bazohet ne cdo rast ne vleresimin e rezultateve individuale ne pune.
Nepunesi mund te ankohet ne Komisionin e Sherbimit Civil, brenda 30 diteve pune nga komunikimi i vendimit.
Ne rastin e largimit nga sherbimi civil, personi perkates gezon te drejtat e nepunesit civil vetem per periudhen e kohes se proves.

KREU IV
NGRITJA NE DETYRE, LEVIZJA PARALELE, VLERESIMI DHE TRANSFERIMI
Neni 15

Ngritja ne detyre dhe levizja paralele
Perpara se te filloje procedura e pranimit ne sherbimin civil, vendi i lire u ofrohet nepunesve civil ekzistues nepermjet procedurave te levizjes paralele dhe me pas neqoftese vendi i lire nuk plotesohet nepermjet procedurave te ngritjes ne detyre .
Levizja paralele eshte kalimi i nepunesit civil ne nje vend tjeter te te njejtit nivel apo klase, ne te njejtin institucion ose ne nje institucion tjeter te administrates publike qendrore apo vendore. Procedura per levizjen paralele percaktohet në piken 3 te ketij neni.
Ne administraten qendrore shpallja e vendit te lire behet nga Departamenti i Administrates Publike, me kerkesen e institucionit perkates. Ne institucionet e pavarura shpallja behet nga departamentet e personelit. Shpallja botohet ne dy gazetat me qarkullim me te madh te pakten 30 dite para dates se caktuar per shqyrtimin e kandidaturave dhe permban nje liste te kerkesave te pergjithshme dhe te vecanta qe duhet te plotesojne kandidatet te percaktuara nga Departamenti i Administrates Publike ne bashkepunim me institucionin propozues te administrates qendrore dhe nga departamentet e personelit per Institucionet e Pavarura. Te interesuarit duhet te paraqesin dokumentat e tyre deri ne daten e pecaktuar ne shpallje per shqyrtimin e kandidaturave.
Eprori direkt sipas klases se nepunesit civil zgjedh nje nga kandidatet e paraqitur duke u bazuar ne kualifikimet, pervojen profesionale, publikimet shkencore, aftesite e vecanta te kandidateve dhe vleresimet e rezultateve individuale ne pune. Procedurat e parashikuara ne nenin 13 pika 7 dhe ne nenin 14 aplikohen edhe ne kete rast.
Ngritja ne detyre eshte kalimi i nepunesit civil ne nje vend te nje niveli apo klase me te larte, ne te njejtin institucion ose ne nje institucion tjeter te administrates publike qendrore apo vendore, kur nje vend i tille ekziston. Ngritja ne detyre e nepunesve civil behet me konkurim ndermjet nepunesve ekzistues mbi baze te meritave sipas procedurave te percaktuara ne nenet 13 dhe 14 te ketij ligji.
Ankesat pë zhvillimin e konkurimit paraqiten ne Komisionin e Sherbimit Civil, brenda 30 diteve pune nga botimi i rezultateve ne dy gazetat me qarkullim me te madh.
Neni 16.
Vleresimit i rezultateve individuale ne pune
Vendimet per periudhen e proves, ngritjen ne detyre, levizjen paralele sipas neneve 14, 15 dhe 27 te ketij ligji, bazohen mbi vleresimin e rezultateve individuale ne pune. Periudha e vleresimit eshte nje vit kalendarik. Keshilli i Minstrave nxjerr aktet nenligjore per menyren e vleresimit te rezultateve individuale ne pune per te gjithe institucionet e administates publike te nivelit qendror dhe vendor.

Neni 17
Transferimi i detyrueshem
Me propozimin e institucionit që ka vendin e lirë të punës ne raste te nevojes se perkohshme, Departamenti i Administrates Publike per institucionet e administrates qendrore ose departamentet e personelit per institucionet e pavarura, do të përcaktojnë nëse justifikohet një transferim i detyrueshëm. Nëse një nevojë e tillë egziston, nëpunësit civil mund t’i kërkohet të transferohet në një detyrë tjetër të të njëjtit nivel dhe kategori. Keto transferime zgjasin për një periudhë deri ne gjashtë muaj.
Nëpunësi civil nuk mund të detyrohet të pranojë transferimin nëse vendi i ri i punës është më larg se 30 km nga vendi i punës aktual.

KREU V
STRUKTURA E PAGES DHE E SHPERBLIMIT
Neni 18
Paga e nepunesit civil perbehet nga:
Paga baze.
Paga baze ka tre nenkomponente:
a)Paga e grupit, e cila caktohet per nivelin arsimor te kerkuar per ate vend pune.
a)Shtesa per vjetersi.
b)Shtesa per kualifikim.

Shtesa per pozicionin e vendit te punes, qe shperblen vleren relative te cdo pozicioni dhe rrethana te vecanta te tij.
Shtesa per kushtet e punes, qe shperblen kushtet e vecanta te punes.
Shtesa per rezultate shume te mira ne pune jepet mbi bazen e vleresimit te rezultateve ne pune dhe mundesive buxhetore te cdo institucioni. Kjo shtese mund te jepet vetem nje here ne vit dhe nuk eshte pjese e pages.
Shtesat ne pikat 2 dhe 3 te ketij neni, jane te ndryshueshme ne varesi te pozicionit perkates te vendit te punes, qe mban nepunesi civil.
Keshilli i Ministrave, nxjerr aktet nenligjore per funksionimin e kesaj skeme pagash. Gjithashtu, ai mund te vendose skema te vecanta per grupe profesionale te vecanta, bazuar ne skemen e pergjitheshme, te percaktuar ne kete ligj.
KREU VI
DETYRAT DHETE DREJTAT E NEPUNSIT CIVIL
Neni 19
Detyrat
Nepunesit civilë kane keto detyra:
a)Te njohin, te respektojne, te zbatojne dhe te veprojne ne perputhje me Kushtetuten, Kodin e Procedurave Administrative dhe aktet e tjera ligjore dhe nenligjore.
b)Te sigurojne per publikun e gjere, palet e interesuara dhe institucionet publike, informacionin e kerkuar, me perjashtim te rasteve kur ky informacion eshte sekret shteteror, konfidencial ose per perdorim te brendshem ne perputhje me ligjet dhe aktet e tjera nenligjore.
c)Te respektojne orarin e punes dhe ta shfrytezojne vetem per kryerjen e detyrave te tyre. Orari i dhe kohezgjatja e punes percaktohet me vendim te Keshillit te Ministrave per nepunesit civil ne institucionet e administrates qendrore dhe me akte normative te organeve te pushtetit vendor per nepunesit civil ne administraten vendore
ç)Te permiresojne aftesite e tyre profesionale dhe te marrin pjese ne veprimtarite trainuese per kete qellim.
d)Te mos kerkojne apo pranojne asnje perfitim moral apo material, per kryerjen e detyrave, me perjashtim te pages dhe shperblimeve te tjera percaktuar sipas nenit 18, te ketij ligji.
dh)Te mos kryejne pune apo veprimtari te cilat paraqesin konflikt interesash me detyren e tyre zyrtare ose pengojne permbushjen e saj. Per cdo veprimtari fitimprurese qe kryejne jashte detyrave te tyre zyrtare, te informojne institucionin ku punojne.
e)Te mos perdorin pronen shteterore per perfitime private
ë)Te mbajne pergjegjesi te plote per ligjshmerine e veprimeve te tyre gjate kryerjes se detyres dhe kur nuk jane te bindur per ligjshmerine e urdherave dhe vendimeve qe zbatojne duhet te informojne menjehere organet ose nivelet urdherdhenese si dhe organet ose nivelet eprore te ketyre te fundit. Nepunesi civil nuk eshte i detyruar te zbatoje nje urdher te paligjshem.
f)Te mos bejne greve.
g)Te mos sillen ne kundërshtim me rregullat e etikes.
Mosrespektimi i detyrimeve te percaktuara ne shkronjat “d”, “dh”, “e” dhe “f” te ketij neni, sjell largimin nga sherbimi civil, neqoftese provohet nepermjet procedurave perkatese disiplinore.
Neni 20
Te drejtat
Nepunesit civilë kane keto te drejta:
a)Te kene nje pune te garantuar ne sherbimin civil, ne perputhje me dispozitat e ketij ligji.
b)Te ngrihen ne detyre dhe levizin ne menyre paralele, ne perputhje me nenin 15 te ketij ligji.
c)Te mbrohen nga shteti ne kryerjen e detyrave te tyre .
ç)Te punojne dhe te ushtrojne veprimtari te tjera te ligjshme jashte detyres dhe kohes se punes, neqoftese nje gje e tille nuk paraqet konflikt interesash me detyren e tyre zyrtare dhe nuk i pengon ata ne ushtrimin e saj.
d)Te formojne dhe te jene anetare te sindikatave ose shoqatave profesionale. Rregullat per ushtrimin e veprimtarise sindikale te nepunesve civil rregullohen me ligj te vecante
dh)Te marrin pjese nepermjet sindikatave ose perfaqesuesve te tyre ne procesin e marrjes se vendimeve lidhur me kushtet e punes.
e)Te jene anetare te partive politike, por jo ne organet qendrore ekzekutive.
ë)Te marrin nje leje vjetore te pagueshme dhe leje te tjera, ne rastet dhe sipas kushteve te percaktuara nga Keshilli i Ministrave.
f)Te perfitojne trajtim shendetesor, per vete dhe per pjestaret e familjes qe kane ne ngarkim ne perputhje me dispozitat ligjore.
g)Te marrin shperblime shtese dhe tu paguhen shpenzimet, sipas kritereve dhe mases se parashikuar nga Keshilli i Ministrave per pune jashte orarit dhe udhetime pune.
gj)Me leje dhe autorizim te Ministrise se Puneve te Jashtme dhe te Drejtorit te Personelit te punojne per organizata nderkombetare, ne te cilat Shqiperia eshte anetare, ose per qeveri te huaja, kur kjo eshte ne interes te Republikes se Shqiperise. Me mbarimin e ketij angazhimi nepunesi kthehet ne te njejtin vend pune apo ne nje te barazvlefshem me te.
h)Te trainohen ne lidhje me punen, ne menyre periodike dhe te paguar nga shteti.
Kur nepunesit civil i mohohen apo i shkelen te drejtat e garantuara ne kete ligj, ai mund te ankohet me shkrim ne Komisionin e Sherbimit Civil.

KREU VII
LIRIMI NGA SHERBIMI CIVIL DHE PEZULLIMI
Neni 21
Lirimi nga sherbimi civil
Nepunesit civil largohen nga sherbimi civil:
a)kur japin doreheqjen;
b)kur mbushin moshen e pensionit;
c)kur behen te paafte pergjithmone per te kryer detyrat e tyre zyrtare, per shkak te kushteve shendetsore;
ç) kur denohen me vendim te formes se prere te gjykates me heqje lirie;
d)konkludohet paaftesia per te kryer detyrat e tyre, te pakten, pas dy vleresimeve negative te njepasnjeshme te rezultateve në pune;
dh) ne rastet e parashikuara nga neni 23 i ketij ligji;
e)kur konstatohet papershtatshmeria me vendin e punes sipas nenit 24, te ketij ligji;
ë) kur merret ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga sherbimi civil, nga organi kompetent, sipas procedurave te parashikuara ne nenin 25 te ketij ligji.
Ne rastet e parashikuara ne piken 1 shkronja “d” te këtij neni, menjehere pas dhenien e vleresimit te dyte negativ, institucioni perkates i propozon Departamentit te Administrates Publike ose departamentit te personelit, te largoje nepunesin civil nga detyra. Vendimi merret brenda 10 diteve pune.
Ankesat kunder vendimit te mesiperm paraqiten ne Komisionin e Sherbimit Civil, brenda tridhjete diteve pune nga komunikimi i vendimit.
Neni 22
Pezullimi

Pezullimi eshte nderprerja e perkoheshme e marredhenjeve ligjore per periudhen sa zgjat arsyeja e nderprerjes. Ne mbarim te kesaj periudhe nepunesi civil rimerr vendin e tij ne sherbimin civil, me perjashtim te rastit kur denohet me heqje lirie.
Nepunesi civil pezullohet:
a)kur ndaj tij fillon ndjekja penale per shkak te detyres ose per krime te renda, deri ne marrjen e nje vendimi perfundimtar;
b)gjate periudhes te thirrjes nen arme;
c)gjate periudhes ne te cilen ushtron nje funksioni politik sipas dispozitave ne fuqi;
ç) per periudha studimi me shume se 6 muaj, te ndermarra me nismen e vet nepunesit, por ne lidhje me profesionin qe ai ushtron.
Gjate periudhes se pezullimit, nepunesi civil nuk paguhet. Ne rastin e parashikuar ne piken 2 shkronja “a” te ketij neni, kur ceshtja penale pushohet ose kur me vendim gjykate te formes se prere deklarohet i pafajshem, nepunesit civil i jepet paga baze qe nga momenti i pezullimit.
Periudha e kohes se pezullimit nga detyra merret ne konsiderate per llogaritjen e vjetersise ne sherbimin civi.

Neni 23.
Mbyllja dhe Ristrukturimi
Ne rastet e mbylljes se institucioneve te administrates publike, nepunesi civil, vendi i te cilit eshte deklaruar i tepert largohet nga Sherbimi Civil.
Ne rastet e ristrukturimit se institucioneve te administrates publike, nepunesve civil, vendet e te cileve jane deklaruar te tepert do tu ofrohet nje vend i te njejtit nivel ne nje ministri apo institucion tjeter te administrates publike qendrore apo vendore ose ne pamundesi nje vend i nje niveli me te ulet. Nepunesi civil vazhdon te gezoje te drejtat e vendit te tij te meparshem deri sa atij t’i ofrohet nje vend tjeter, por jo per me teper se 1 vit. Ne rastet qe nepunesi civil refuzon te pranoje vendin e ofruar, ai humbet te drejtat qe i takojne si nepunes civil.
Nepunesit civile qe deklarohen te tepert kane te drejte te perfitojne nga trajtimi si te papune sipas legjislacionit ne fuqi.
Neni 24
Ndryshimi i kerkesave per vendin e punes
Ne rastin e ndryshimit te kerkesave per vendin e punes, per shkak te ndryshimit te pershkrimit te punes, nepunesit civil i lihen 6 muaj kohe per tu pershtatur me kerkesat e reja, kohe gjate te ciles nepunesi civil i nenshtrohet veprimtarive te detyrueshme te trajnimit. Keshilli i Ministrave duhet te siguroje trainime specifike per nepunesin civil ne detyre ne menyre qe ta ndihmoje ne pershtatjen me pozicionin e ri.
Ne baze te procedurave te vleresimit sipas nenit 16 te ketij ligji, kur ne mbarim te kesaj periudhe konstatohet papershtatshmeria me vendin e ri te punes, do te zbatohen dispozitat e nenit 23 pika 2 te ketij ligji.
KREU VIII
MASAT DISIPLINORE
Neni 25
Nepunesit civil i jepen masa disiplinore per mos plotesimin e detyrave, per thyerjen e disiplines se punes dhe rregullave te etikes, si dhe ne raste te tjera te parashikuara nga ky ligj.
Masat disiplinore jepen nga eprori direkt sipas nje procedure
administrative, e cila garanton te drejten per tu informuar, per t’u
degjuar, per t’u mbrojtur dhe per t’u ankuar. Eprori komunikon vendimin per marrjen e mases disiplinore ne Departamentin e Administrates Publike per institucionet e administrates qendrore dhe ne departamentet e personelit per institucionet e pavarura. Departamenti i Administrates Publike ose departamentet e personelit japin me shkrim mendimin e tyre ne lidhje me masen disiplinore dhe per masat nga shkronja “c” ne “d” te pikes 3 te ketij neni, i komunikojne kete mendim personit ndaj te cilit eshte marre masa dhe Komisionit te Sherbimit Civil. Per cdo shkelje, jepet vetem nje mase disiplinore. Nuk eshte e nevojeshme te merren te gjitha masat disiplinore para se nepunesi civil te largohet nga detyra.
Llojet e masave disiplinore jane:
a)Vrejtje me shkrim
b)Verejtje me paralajmerim
c)Pezullimi nga e drejta e ngritjes ne detyre, per nje periudhe deri ne dy vjet.
ç) Kalimi ne nje detyre te nje niveli apo klase me te ulet per nje periudhe nga 30 dite deri ne 1 vit
d) Largimi nga sherbimi civil.
Masat e mesiperme disiplinore mund te shlyhen ne qofte se brenda 1 viti nga dita e dhenjes se tyre per shkronjat nga “a” dhe “b” te pikes 3 te ketij neni; dhe brenda 3 vjetesh nga dita e dhenjes se tyre per shkronjat “c” dhe “ç” ndaj nepunesit nuk eshte marre ndonje mase tjeter disiplinore. Msat displinore te shlyera hiqen nga dosja vetjake.
Ankesat kunder vendimeve per marrjen e masave disiplinore paraqiten ne Komisionin e Sherbimit Civil, brenda tridhjete diteve pune nga komunikimi i vendimit.
KREU IX

REGJISTRI I PERSONELIT
Neni 26

Regjistri i personelit
Departamenti i Administrates Publike ngarkohet me krijimin dhe administrimin e Regjistrit Qendror te Personelit. Ky regjister permban te dhenat profesionale dhe te karrieres se nepunesve civilë.
Cdo institucion i administrates publike mban dosjet e personelit per nepunesit e tij.
Dosjet e personelit dhe Regjistri Qendror i Personelit kane karakter konfidencial dhe cdo nepunes civil ka te drejte te njihet me informacionin ne lidhje me te. Me kete informacion mund te njihet edhe Komisioni i Sherbimit Civil si dhe gjykatat per zgjidhjen e mosmareveshjeve.
Keshilli i Ministrave percakton vecorite e ketij Regjistri e te dosjeve, si dhe llojin e te dhenave qe mbahen ne to. Perdorimi i ketyre te dhenavea behet ne perputhje me ligjin nr 8503, date 30.6.1999 “Per te drejten e informimit per dokumentat zyrtare”.
Institucionet e pavarura mbajne regjistrin e personelit me te njejtat te dhena.

KREU X

DISPOZITA KALIMTARE
Neni 27
Punonjesit ekzistues, te cilet ne daten e hyrjes ne fuqi te ketij ligji, punojne ne vende pune te cilat konsiderohen pjese e sherbimit civil, jane nepunes ne periudhe prove dhe per ta zbatohen dispozitat e nenit 14. Periudha e proves do te jete per sekretarin e pergjithshem 1 vit, per drejtoret e dretorive te personelit 18 muaj dhe per gjithe nepunesit e tjere 2 vjet.

Neni 28

Deri ne krijimin e qarqeve, kompetencat e tyre do ti ushtrojne keshillat e rretheve, te cilet duhet te zgjedhin nga dy perfaqesues per ne Mbledhjen e Perfaqesuesve, sipas nenit 6 te ketij ligji.
KREU XI
DISPOZITA TE FUNDIT
Neni 29

Aktet Nenligjore
Keshilli i Ministrave brenda 6 muajve nga hyrja ne fuqi e ketij ligji, nxjerr aktet nenligjore ne zbatim te tij ne perputhje me parimet e pergjithshme te percaktuar ne nenet 13, 14, 15, 16, 17 , 18, 19, 20, 21, 22, 23, 24, 25 dhe 26 te ketij ligji.

Neni 30
Ligji Nr. 8095, date 21.03.1996, “Per Sherbimin Civil ne Republiken e Shqiperise”, pervec dispozitave per funksionarin politik, shfuqizohet.
Te gjithe dispozitat e tjera, qe bien ne kundershtim me kete ligj, shfuqizohen.
Neni 31
Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

KRYETARI
Skender Gjinushi
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I MINISTRAVE
V E N D I M
Nr. 360, datë 14.7.2000
PËR LIRIMIN NGA SHËRBIMI CIVIL
Në mbështëtje të nenit 100, të Kushtetutës , të neneve 21, 23, 24 dhe 29 të ligjit nr 8549, datë 11.11.1999 "Statusi i nëpunësit civil" me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


Doreheqja

Nëpunësi largohet nga detyra edhe kur jep doreheqjen. Afati i njoftimi të dorëheqjes është 45 ditë. Në raste të justifikuara dhe me miratimin e eprorit të drejtpërdrejtë ky afat mund të jetë me i shkurter, por jo më pak se 10 ditë.

Dorëheqja i paraqitet me shkrim eprorit të drejtpërdrejtë dhe për dijeni drejtorit të personelit të institucionin përkatës.

Mosrespektimi i afateve nga nëpunësi, të parashikuara në pikën 1 të këtij vendimi, përbën shkelje të rëndë disiplinore.

Paaftësia përfundimtare, për shkak të kushteve shëndetësore


Nëpunësi civil është detyruar të paraqesë deri më 10 Janar të çdo viti praën Drejtorisë së personelit, të institucionit.certifikatën e kontrollit shëndetësor

Nëpunësi civil largohet nga shërbimi civil kur bëhet i paaftë, përgjithmonë për të kryer detyrat për shkak të gjendjes shëndetësore. Paaftësia shëndetësore përcaktohet nga Drejtoria e Personelit në bazë të certifikatës së kontrollit shëndetësor dhe sipas kritereve të paaftësisë shëndetësore.

Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë përcakton kriteret e paaftësisë shëndetësore.

Ristrukturimi i institucionit


Vendimi për kalimin e nëpunësit në listën e pritjes për shkak të ristrukturimit të institucionit, merret nga sekretari i përgjithshëm i institucioni.

Vendimi i sekretarit të përgjithshëm për kalimin e nëpunësit në listën e pritjes, (sipas pikës 10 të këtij vendimi), për shkak të ristrukturimit të institutcionit, mbështetet në krahasimin e përshkrimit të punës që ka kryer nëpunësi deri në çastin e ristrukturimit me përshkrimin e punës për vendet e mbetura, të ristrukturuara, apo me vendet e reja, të krijuara, si dhe në vlerësimin e rezultateve individuale në punë, dy viteve te fundit.

Nëpunësit, të cilët kanë kryer punë me përshkrim të njejtë apo të ngjashëm, me përshkrimin e vendeve te reja, të krijuara apo të mbetura, dhe të ristrukturuara dhe që janë vlerësuar pozitivisht në dy vitet e fundit do të mbahen në punë në kufirin e përgjithshëm të vendeve të miratuara.

Nëpunësit e larguar, në kuadër të ristrukturimit të institucionit regjistrohen në një listë pritjeje, që mbahet nga Departamenti i Administratës Publike, për institucionet e administratës qendrore dhe nga departamenti, drejtoria apo seksioni i personelit drejtoria e personelit e institucioneve te pavarura, të cilët, në rastin e parë, kur rezulton një vend i lirë dhe nëse kandidati plotëson kërkesat e veçanta për vendin e lirë, e emërojnë në atë vend pa konkurim.

Ndryshimi i kërkesave për vendin e punës


Pika 10 e këtij vendimi, zbatohet edhe në rastet e lirimit nga detyra, pas periudhës së përshtatjes profesionale, kur vërehet papërshtatshmëri me vendin e ri, për shkak të ndryshimit të kërkesave për vendin e punës.

Lirimi për paaftësi


Menjëhers me dhenien e vlerësimit të dytë negativ, sipas dispozitave përkatëse për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, eprori drejtpërdrejtë i propozon Departamenit të Administratës Publike, për institucionet qëndrore apo drejtorisë, departamentit apo seksionit të personelit për instituconet e pavarura lirimin e nëpunësit nga shërbimi civil.

Departamenti i Administratës Publike apo njësia e personelit, pasi dëgjon nëpunësin civil dhe eprorin drejtpërdrejtë vendos:
a)mospranimin e propozimit
b)pranimin e propozimit dhe lirimin nga detyra.

Vendimi jepet me shkrim dhe i njoftohet nëpunësit si dhe institucionit përkatës brenda 2 ditëve nga marrja e tij.

Në rast ankimi, pasi shqyrton çeshtjen komisioni i sherbimit civil vendos:
a)shfuqizimin e vendimit.
b)lënien në fuqi të vendimit.

Vendimi i komisonit i dërgohet zyrtarisht nëpunësit, institucionit dhe Departamentit të Administratës Publike.

Në rastin e shfuqizimit të vendimit nga Komisioni i shërbimit Civil nëpunësi merr dhe pagën e plotë që nga dita e ndërprerjes së marrdhënieve financiare

Njoftimi në Departamentin e Administratës Publike


Institucionet e administratës qendrore, brenda 2 ditëve, sipas pikave të mësipërme, dërgojnë në Departamentin Administratës Publike shkresat me lirimet nga detyra së bashku me gjithë dokumentat perkatëse.

Dorëzimi i detyrës


Nëpunësi që largohet nga detyra duhet të bëjë të gjitha veprimet e duhura për dorëzimin e detyrës, në mënyrë korrekte dhe në përputhje me etikën e nëpunësit civil.

Nëpunësi duhet t'i bëjë pasardhësit dorëzimin e plotë të dokumentacionit, të paisjeve dhe të mjeteve të punës në inventar, ose ne pamundësi, eprorit drejtpërdrejt apo një nëpunësi tjetër civil, të cilit eprori ia delegon këtë detyrë.

Dorëzimi i detyrës, dokumentacionit, paisjeve dhe i mjeteve të punës në inventar, bëhet, si rregull, brenda 5 diteve nga hyrja në fuqi e vendimit të lirimit. Në raste të veçanta dhe me urdhër të sekretarit të përgjithshëm ky afat mund të zgjatet edhe deri me 5 ditë të tjera.

Mosdorëzimi i detyrës, i dokumentacionit, i paisjeve dhe i mjeteve të punës në inventar brenda afateve të përcaktuar në pikën 21, të këtij vendimi përbën shkelje të rëndë disiplinore.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren Zyrtare".


K R Y E M I N I S T R I
ILIR META
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

Mendoj qe Gene eshte nje rrezik i madh per demokracine e brishte shqiptare /pf/images/graemlins/laugh.gif!
Propaganda e tij komuniste-fashiste bie ndesh me aspiratat dhe me gjakun e derdhur nga partizanet,te cilet "e donin Shqiperine si CCCP"! /pf/images/graemlins/tipsy.gif
Gene duhet quar tek gropa e Zogut te Zi ku vdiq me perpara nje komunist/kriminel Mhill Doçi,atje e kane vendin gjith ata qe fusin shkopinj ne rrotat e demokracise /pf/images/graemlins/devil.gif

Gene duhet trajtuar me menyrat "shembullore" te bab Dulles!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

as me gjet temen e duhur ku te shkruajne "mendimet" nuk jane te afte debilat e sales
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

tani, perpara se ta kthjene edhe kete teme ne sherbim te endrres se tyre shumevjecare te nje koflikti civil midis shqipetareve (perca e sundo eshte ideja e vetme qe kane arritur te asimilojne sese per ata qe jetojne ne mesjete hisoria e romes eshte moderne):

nese sala do te kish pak moral dhe trasparence ne qeverisje ka te gjitha mundesite te ndryshoje ligjin per nepunesin civil dhe pastaj te beje c'te doje me shkarkimet dhe "ngarkimet" ne poste.
Ashtu si nuk ka guzim te ndryshoje kushtetuten per probleme te tjera, nuk ka guzim te preke ligjin per administraten publike por vepron keshtu si gjysem-skuthi (as te jete skuth i plote nuk eshte i afte)

Paaftesia e tij filloi pra qe ne administrimin e tranzicionit qeverises.

Shpresoj qe berisha te kete menduar I BEJME MASKARALLIQET TANI, LAJME BORXHET, DHE PASTAJ PUNOJME TE QETE.

Pune te mbare ne kete teme. Une po ju le per momentin te vazhdoni te qete me oroshin
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

te punesuarit e ardhshem ne administraten publike

marre nga gazeta shekulli
tirane me 18 prill 2006

19-4-06_1.jpg
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

dhe pastaj thone se zevendesimet nuk jane politike



www.shekulli.com.al
Shefi i Thesarit shkarkohet dhe riemërohet pas dy orësh


Th.Nika

SARANDË-Shkarkimeve të shpeshta nuk i ka shpëtuar as dega e thesarit të Sarandës. Ziso Dalani, shef prej disa vitesh i saj tha për "Shekulli"-n se i mbërriti në zyrë, disa ditë më parë, një vendim me firmën e ministrit Ridvan Bode. Sipas saj, kryetari i degës së thesarit në Sarandë, financieri Ziso Dalani, lirohet nga detyra. Madje është zyrtarizuar edhe zëvendësimi i tij nga një financiere tjetër, nga sektori privat, së cilës iu bë edhe prezantimi në pozicionin e ri, të premten e kaluar. Sipas shkresës, Dalani kalonte në pozicionin e specialistit. Por për këtë shkarkim janë shqetësuar dhe janë vënë në lëvizje strukturat e PBDNJsë së Sarandës dhe Tiranës, pasi Dalani është anëtar i këtij subjekti politik. Sipas Vangjel Zafiratit, kryetar i PBDNJ-së në Sarandë, gjithçka që ka ndodhur është interpretuar nga qeveria si "një keqkuptim, i vënë në vend brenda dy orësh". Të premten, pas dy orësh, në Sarandë ka mbërritur një tjetër urdhër, nga i njëjti dikaster, sipas tij, që pezullonte zbatimin e urdhrit të parë. Nuk bëheshin të qarta arsyet pse duhej vepruar në këtë mënyrë dhe pse e njëjta ministri kishte mbajtur dy qëndrime të ndryshme për të njëjtin person.
Ziso Dalani është drejtuesi i thesarit në Sarandë që prej hapjes së degës. Por ndërsa ai u shkarkua e riemërua brenda dy orësh, 3 financierë, vartës së tij, mbajnë ende urdhrin e pushimit nga puna, nëpër duar.




19/04/2006
KATEGORIA: Kronike nga rrethet
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

Në degën e PD-së së Tiranës janë depozituar rreth 2 mijë kërkesa për vende pune

Militantët e PD, mijëra kërkesa për punë

CV-të, pasi seleksionohen, u shpërndahen deputetëve dhe ministrave të qeverisë &amp;#8220;Berisha&amp;#8221;

Nevila Perndoj

Tiranë- Zyra e degës se Partisë Demokratike për Tiranën është më e frekuentuar se asnjëherë tjetër nga militantë apo anëtarë partie, përmes korrespondencës. Megjithëse nuk ka ndryshuar ndonjë gjë në mobilimin e saj kohët e fundit, degës së Tiranës i shtohen nga dita në ditë shkresat e letrat që pa e tepruar, mund të thuash se janë bërë dosje. "Mbi 2 000 kërkesa për punësim kanë mbërritur në selinë blu të Tiranës", - tregojnë për "Shekullin&amp;#8221; burime nga Partia Demokratike. Militantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike të kryeqytetit paraqesin CV-të e tyre që kësaj here kanë ndryshuar shumë në forme. Ndryshe nga herët e tjera, ku zyrtarëve të lartë demokratë nuk u pushonte telefoni për t&amp;#8217;iu përcjellë kërkesa për pune në rruge verbale, kësaj here edhe anëtarët e partisë e kanë kuptuar rëndësinë e të qenit në pushtet. CV-të e tyre tanimë paraqiten të mbyllura në një zarf. Dhe kërkesat për punë janë nga më të ndryshmet; nga nivelet me te ulëta e deri në ato më të lartat.
Procedura
Më pas janë drejtuesit e degës së PD-së Tiranë që ua shpërndajnë këto zarfe deputetëve të zonave në kryeqytet apo edhe atyre të zgjedhurve që janë ministra në kabinetin e kryeministrit Berisha. Në kontakt të vazhdueshëm me këto kërkesa duket se është edhe vetë ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, i cili hera-herës është i pranishëm edhe në degën e PD-së Tiranë, si kryetar i kësaj dege. E ndërsa kërkesat e qytetarëve që jetojnë në zonat elektorale të demokratëve arrijnë të mbërrijnë nëpërmjet degës së Tiranës në dorën e deputetëve të zonës apo edhe nëpër zyrat e ministrave, nuk dihet ende se çfarë bëhet me kërkesat e demokratëve që banojnë në zonat ku kanë fituar socialistët. Një gjë është fakt, se pas zgjedhjeve të 3 korrikut militantët dhe anëtarët e PD-së e kanë braktisur selinë blu dhe jo me degën e kryeqytetit. Por prezenca e tyre duket me anën e kërkesave apo CV-ve për punësim, të cilat grumbullohen pikërisht atje.
Mungesa
Me ardhjen në pushtet të të djathtëve, selisë blu i ka munguar vetë kryedemokrati Sali Berisha, si edhe pjesa më e madhe e drejtuesve që janë përshirë në krye të institucioneve më të rëndësishme në vend. Kjo gjë u vërtetua më së miri edhe me mbledhjen e kryesisë së PD-së (për herë të parë që pas mandatimit të qeverisë së re) vetëm një javë më parë, kur edhe u morën masat disiplinore për avokat Spartak Ngjelën. Disa nga anëtarët e kryesisë kanë qenë edhe kritikë me kryeministrin për këtë "braktisje" të partisë që pas ardhjes në pushtet. Ndërkohë që selinë blu nuk e harrojnë ata që kanë milituar gjatë 8 vjetëve në opozitë me kërkesat për një vend pune në administratë, apo edhe ata që, dashur pa dashur, u duhet të shfaqen demokratë për sa kohë që e djathta është në pushtet.



24/04/2006
KATEGORIA: Politike

www.shekulli.com.al
 

komino

Valoris scriptorum
vazhdon spastrimi ne administraten publike

Drejtori i Integrimit hiqet ditën e MSA





--------------------------------------------------------------------------------

Ditmir Bushati nuk e dinte nëse duhej të gëzohej dje. Drejtor i Përafrimit të legjislacionit në Ministrinë e Integrimit, ai ka marrë dje njoftimin zyrtar se largohet nga puna. Autor i shumë prej akteve që kanë përbërë tekstin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në tre vjet, Bushati ka parë dje sesi është nënshkruar kjo marrëveshje, ashtu sic ka përjetuar castet e vështira të largimit nga detyra. “Nuk je i motivuar politikisht që të punosh me ne”, i pati thënë një drejtues i lartë i ministrisë zotit Bushati, i cili ka dy master në të drejtën ndërkombëtare dhe është aktualisht njëri ndër njohësit më të mirë në Shqipëri të problemeve të integrimit europian. Me largimin e Ditmir Bushatit triumfon përfundimisht në Ministrinë e Integrimit fryma e spastrimeve politike që kanë filluar prej muajsh. Ikja e njërit prej dy drejtorëve kryesorë të ministrisë pikërisht në momentin që edhe falë kontributit të tij është nënshkruar MSA, është një veprim i papërgjegjshëm e i paarsyeshëm.



www.gazetashqiptare.com
 

MLK

Primus registratum
Re: vazhdon spastrimi ne administraten publike

Absurditeti qendron ne faktin se te ne, sa here nderohet qeveri nderohen thuajse gjithe nenpunesat!
Normalisht ndryshimet mund te prekin stafin e ngushte te ministrit apo kryeministrit, po jo te shkoje deri te specialistet e deri te ata me te thjeshtet!
Eshte veshtire te gjesh nenpunes cilesore e ti ruash me rrogat e shtetit pa te ikur te privati apo si emigrant, atehere nese i shtojme dhe mungesen totale te stabilitetit profesionit te nenpunesit i bie qe kurre te mos arrijme te kemi nje administrate normale!
 
Top