Igli Tare: Linçim politik familjes sime

i_own_u

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

qeveri *urvash.. kan gjet ka 1 vit gjurmat e nje Sinagoge ne Butrint e Student te Jeruzalemit jan ja 30 me roje e si e kan per zakon ato kur dalin ne bot gjith e gjith ja 50 veta.. i len te masakrojn ate vend magjik qe kemi, them se do e shderrojn Butrintin ne qytet Izraelian per ja 5 vjet e do hapin noi tip kitpuri aty e do thojn qe kjo esht tok e Izraelit..

nuk meret me kto qeveria po o burra te heq nga puna njerez qe ja kan iden per punen qe kan bo.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

Kete e kam te qarte une, po vetem se e di qe dreka e gatuar me sallaken i shijon me shume ketyre proletareve te rinj
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

un them qe kto as se kan iden se me çar jan ty ja gatujt dreken.. mjaftojn te hajn
 

Ergler

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

Duan apo nuk duan daullexhinjte,bilbilaxhinjte reformat e nisura do te zbatohen sepse qeveria ka mbeshtetjen e EU dhe te USABerishes as i rruhet se kush hidhet si qeni ne zinxhir se i kane hequr mundesine e te vjedhurit.Shqiptaret nuk i impresionon fare puna e Tares.Si ata ka plot Shqiperia,prandaj ju qe ju ka zene reforma po grini sallate kot se nuk ua ve njeri veshin.Shtrojuni punes ate beni.Harro mushke Valarene se Ali pashane e prene thote populli.Ju jeni te djegur pergjithmone sepse Edvini ka klanine tij nsi Mimi Kodheli etj.Qente le te lehin perseri karvani te eci perpara thote Saliu,i pelqen dikujt apo jo.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
...fatura të cilën e paguan populli është tepër e lartë /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif!

[/ QUOTE ]

me kete jam dakort (jashte kontekstit ku e ke shkruar kuptohet)

Populli shqipetar po i paguan "haracin" militanteve qe mbeshteten debilin ne 8 vitet e opozites.

dhe po e paguan shume shtrenjt
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
shkolla ne bolonja eshte vetem nje investim i qeverise italiane prej rreth 50 mije euro (koso mesatare dhe jo maxhinale) per cdo student. Ne vetvete nuk eshte ndonje gje e madhe por titulli i diplomes thjesht certifion ne menyre mjaft te besueshme aftesite e tua ne nje fushe te caktuar. Nuk eshte ne dyshim fakti qe edhe duke lexuar 25 libra ne biblioteke mund te arrish te njejtin nivel kulturor por vetem certifimi i ketij niveli. Bolonja te ofron nje certifikim te besueshem dhe nje pikenisje te vleresimit.
Tani, i shtojme investimit te shtetit italian (dhe kostove qe ka perballuar vete i interesuari) ivesitimin e bere nga shteti shqipetar (me humbje te eficences ne momentet fillestare) qe e mori te formuar por jo te trajnuar nga bolonja dhe i mesoi c'eshte administrimi ne terren dhe c'jane praktikisht procedurat burokratike ne administraten shteterore.

Administrata shteterore eshte nje organizate dhe si e tille ka humbje sa here qe nderrohen organet. Nje nderrim progresiv i jep kohe te ambientohet ndersa "revolucioni" qe po behet i ngjan atij stalinist qe u detyrua te vinte perseri "kapitalistet" ne drejtim te ndermarrjeve te shtetezuara sepse nuk arrinin te punonin.

Nuk behet fjale vetem per drejtoret jo. Ne shqiperi te gjithe punonjesit specialiste te administrates publike ishin ne pritje te "listave" te famshme aq sa gjithe simpatizantet e PD ne institucione (si duket ps nuk i kish prekur) nxitonin te shpalosnin perkatesine partiake (dukej dicka qesharake per njerez aq te kulturuar)

[/ QUOTE ]
 

Gysi

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

Ta thashe edhe njehere, asnje fjale ne deklaraten e mesiperme te Bankes Boterore, nuk flet per spastrime te medha dhe aq me teper politike. Por ti me duket e lexon fjalen e drejtorit te BB me syzet miope te Edvin Rames.
Banka Boterore, ne prononcimin e mesiperm, shpreh vetem nevojen per transparence dhe bashkepunim me banken ne shkarkimet e qeverise. Madje Banka shpreh se shkarkimet duhen ndermarre.

Ore, Sala s'po shkarkon gjo hic. Shume, shume pak eshte tu shkarku. Pierisht Prandaj ne mjaft raste po i vene edhe skopinj nen rrota, njerezit e vete administrates se tij, sic ishte rasti i atij qe hoqi dritat ne parlament ne momentin e vizites se kryetarit te BE-se.

Problemi i qeverise se sotme, eshte se eshte e detyruar ti jape nga nje llokem pushtet te gjithe langonjve qe lehin te joshur nga era e karriges. Keshtu, nje llokme parazitit Nikolle Lesi, nje llokme ishbodyguardit Nard Ndoka, NJe llokme interesaxhiut te mire qe pi nga te dy nenat Xhuveli, ...... Pushteti kthehet ne nje skelet shterp. Ky eshte problemi i politikes shqiptare. Pushtetin ta japin, por te lidhin duart, ndryshe kercenojne me sabotim ne parlament. Duhet te zhduken menjehere, parazite te tille, qe i qepen si ushunjeza cdo pushteti, ne politiken shqiptare. Duhet rregulluar sistemi. Te kthehet me teper ne maxhoritar, ne menyre qe parti te tilla fantazme qe s'marrin asnje vote vete, te mos fryjne plendesin ne kurriz te tjetrit. Dhe fundja ta dime se kujt tia kerkojme pergjegjesine. Ia japim voten njerit dhe duhet qe atij ti japim dhe pushtetin, kushdoqofte ai. Koalicionet jane gjithnje shterpe.
 

Ergler

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

Nje gje duhet te dijme mire;kundershtari terbohet kur punet te ecin mire dhe ke perkrahjen e komunitetit nderkombetar.E kunderta do te ndodhte nqse qeveria do ti bente punet keq dhe s'do te kishte inkurajim nderkombetar,kundershtaret do te thoshin se Saliu e ka cdo gje ne rregull,per ta shtyre qeverine drejt katastrofes.Qeveria per mendimin tim eshte pak e vonuar ne zvendesimin e stafit administrativ te vjeter,te cilin do ta kete ferre neper kembe dhe pengese ne realizimin e reformave.Ky staf eshte i korruptuar minimumi 95%.Prandaj sa me pare ta leri te qete qeverine te beje ato qe ka premtuar dhe nisur te beje ne luften kunder korrupsionit dhe ne shendoshjen e ekonomise.Gysi jam plotesisht dakord me mendimet e tua.Ka plot gojacer e gagacer si puna e N Ndokes etj.Harroi Lesi se tani do te ishte akoma ne burg nga Nanua.Ne nje prononcim te atij zezakut te BB ,nga goja e tij kam degjuar se Qeveria Socialiste dhe administrata e saj nuk kane qene ne gjendje te thithin gjithe investimet e dhena nga ky organizem.Ja pra kjo eshte administrata e socialisteve e cila mendonte vetem per te zhvatur.Keta derdimene jane mesuar qe nga koha e gjysherve se me nje teser partie mund te rrosh si parazit duke ndenjur e vegjetuar.Shtrojuni punes se nuk pyet njeri per ju.Kuadro me te mire se ato qe kane mbaruar shkollen ne Bolonja ka plot PD,prandaj mos t'ju zere meraku per kalorsin qe i rrijne kembet varur.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

Puna eshte, se tani Edvin Rama, po ben thirrje per bashkim per te cuar vendin ne zgjedhje te reja.
Kushtrim!!!!
Te gjithe, grusht bashkuar rreth partise!
Se po zgjati qeverisja e PD, e hengrem. Nuk rikthehemi kurre me ne pushtet.

Vertete, PS-ja mbetet po ajo. Pa pasur as me te voglin sebep serioz, krijon precedente artificiale per te cuar vendin ne destabilitet. Imagjinoni zgjedhje te reja, vetem sepse maxhoranca nuk ka votat e duhura per te zgjedhur presidentin. Dhe po te nisesh me kete logjike, ne asnje pale zgjedhje nukkrijohet dot maxhoranca e duhur per te zgjedhur presidentin dhe vendi mbetet gjithmone peng i aleancave te qelbura, te atyre qe duan t'i vene shkarpa nen rrota edhe atij minimum zhvillimi qe mund te kete ky vend.

Sigurisht, edhe Sala ka gabime sa te duash. POr ka mjaft arsye qe edhe mund ta justifikojne. Vete fakti qe duhet te ruaje disa ekuilibra te tilla si keto te politikes shqiptare qe nuk ka akrobat ne bote per ti ruajtur, ku edhe nje katunar, ishbodyguard si Nard Ndoka e hedh shurren perpjete, dhe kerkon llokma te medha.

Nga ana tjeter, kemi nje force te erresuar dhe te makuteruar nga pushteti, te cilet jane gati ti ta djegin jorganin e vendit per te nxjerre dhjamin e tyre prej pleshtit te pushtetit.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

le ta provoje te ndryshoje kushtetuten per presidentin se mbase i ecen kete here.

po kam pershtypjen se do te filloje te arsyetoje si me pronen publike qe i vuri ne dispozicion nje personi per perfitime te vetat politike. "une e kam premtuar dhe e bera, nese duhen ligje le te behen edhe ato"!!!!!!!!!!!!!!

problemi mbetet ai qe ishte

humbja qe vjen nga ndryshimi i administrates publike ku jane investuar fonde te medha (dhe ky eshte problemi i BB) me militante "bertitesa" drejtperdrejt nga sheshi Skendebej.

Pastaj do te isha edhe kurioz te dija se ku i merrni statistikat mbi numrin e te korruptuarve ne administrate dhe pse luftohen me zevendesime e jo me hetime.

Berisha ishte ai qe solli korrupsionin ne administrate gjate qeverisjes se tij ne 92-96 dhe e la te lulezonte qe ai te lihej i qete ne pushtet. Berisha ishte qe me propoganden shteterore e coi korrupsionin ne altarin e kombit dhe e ushqehu duke e shitur si "vaj per rrotat e kapitalizmit".

Shpresoj te mos kthehemi te gjykatesit me kurse 6 mujore tek plepat. Po nuk i dihet me kete. Mbase do e beje me prokuroret
 
H

harap

Guest
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

o Gys po leri aman se ca do bejne aman.Sa kane kapur keto kriminel per 6 muaj ato te tjeret skane kapur per 8 vjet.

Pse te mos ndryshohet administrata kur ishte nje administrate e nje shteti te falimentuar.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

Po mor Harap, po keta lloj njerezish e pranojne falimintimin, vetem te jete i kuq.
Keta jane si puna e asaj qe thoshte se nuk duam as drita, as uje, as buke e asgje...
Vetem te mos percahet partia. Pra le te vazhdojne ta falimentojne kete vend, dhe le te vazhdojne ta rjepin si t'iu dete qejfi.

Ti shife, i gjithe krimi i berishes ne kete qeverisje, eshte se po ndryshon administraten.
Ne fakt administraten as e ka prekur fare po nejse. Ne fakt kjo eshte loja e komunisteve, qe e duan ende pushtetin. Dhe kete duan ta arrijne duke ruajtur njerezit e tyre ne administrate.

Tani ku i kemi ne statistikat per nr. e te korruptuarve ne administrate. Hajde, Hajde! E gjithe bota po cahet duke fol per korrupsionin si dhe per krimin e organizuar me perkrahje shteterore, ne shqiperi, keta duan statistika.
Le qe, se si mund te kete statistika per te korruptuarit vetem keta e dine.

Por megjithate, po them vetem kaq. Per nevojen e ndryshimeve ne administrate, flet edhe vete Banka Boterore ne shkrimin qe ti solle si argument kundra ndryshimeve ne administrate. Lexoje me vemendje, hiqi syzet e kuqe realitetdeformuese te Ed Romes dhe do ta kuptosh.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

Shqiptaret po zgjohen,nga ana e politikes them,kshuqe nuk i hane me dokrrat komuniste!
Le te flase sa te doje Gene,metoda shum te vjeteruara po perdore!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

vete thate 95%

apo mos e kam thene une dhe nuk me kujtohet???!!!!!!

Ne KETE teme diskutohet gabimi qe ben berisha ne admnistraten publike. Gabimi eshte politik dhe ekonomik.

Nga Dr.B e prisja nje gje te tille por ishte nje zhgenjim paaftesia e bashkepunetoreve me te rinj (si psh Basha) per te moderuar vizionin shpellar te berishes dhe per te cuar ne nje administim me te menduar te tranzicionit qeverises
 
H

harap

Guest
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

Bashes ti vish anash ti e ta shofesh kryetarin e ri te bashkise se Tiranes /pf/images/graemlins/smile.gif
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

HARAP.. sme kujtohet ai fshati ne Gjirokaster, ku jan te gjith me PD-n para 2 vitesh per te arrestuar nje Kriminel qe ishte denuar 25 vjet burg me gjygj te rregullt per vrasjen e 2 policave.. Reneja u fut dhe e arrestoj siç duhej, ne klubin e kushuririt t'vet deputet me PD-n u bo nomi ne parlament ne ate periudh.. apo se keni iden..?

ky plera qe ti permend HARAP esht arrestuar ne TURQI nga Interpol qe kan 7 vjet qe e kerkojn, i denoncuar qe ne qeverin e FINOS..
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

e shoh pak te veshtire bashen si kryetar bashkie aty ky po mban peng punimet

nuk besoj se shqipetaret do i pergjigjen duke ulur koken presionit te hapur "ose me zgjidhni ose do tju zhys ne balte e pluhur" qe po ben basha.

basha eshte prekur edhe ai nga virusi RrKr1 qe ka prekur gjithe qeverine por fatmiresisht eshte akoma ne kohe per te dale pa pasoja. Basha ben mire te renditet me grupin e te moderuarve si ngjela e topi.

Basha u tregua nje burokrat dhe politikisht i paafte kur mendoi se mund te shkaterronte nje investim publik te rendesishem dhe te bllokonte shume te tjere me justifikime shume shume te varfra si leja per prerjen e pemeve (rezultatin e shohin cdo dite ata qe kalojne tek zogu i zi). Po nuk eshte faji i tij.U tregua thjesht nje jurist qe perpiqet te zbaoje me cdo menyre porosite e klientit te vet (berishes pra).

Pikerisht shumefishimi i gabimeve te tilla qe vijne nga zevendesimi i specialisteve ne administrate me militante pa pervoje eshte problemi qe trajtohet ne kete teme. Nderkohe e me bashen problemi eshte papjekuria politike (nuk besoj se do te beje me gabime te tilla - vec ne qofte idiot dhe une te jem gabuar) me militantet ne administrate problemi qendron tek papjekuria profesionale e burokratike qe do te ngadalesoje punen dhe do te sjelle deme ne zhvillimin social dhe ekonomik. Dhe kur strukturat shkaterrohen mreteron fillimisht vetem rremuja e pastaj korrupsioni.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

shume e drejte qe shqipetaret po zgjohen

si fillim i vune shkelmin nanos
dhe tani e ka rradhen berisha

me ne fund shqipetaret po e marrin ne dore fatin e tyre

nderkohe duhet kujdes qe progresi te mos kete pasojat e nje revolucioni te tipit komunist si ato qe i kane mesuar berishes kur e bene sekretar te PPSH
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

Gene, a mund të më thuash se përse egziston burokracia? Cila është e mira e saj?
 
Top