Igli Tare: Linçim politik familjes sime

eddantes

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

i jati i Iglit Isa Tare eshte nje cope hajvan e gjysem, oficer denbabaden...........kur ishte shef i atletikes te klubi partizani para 90tes dhe ai i hiqte njerzit si donte, merrte ke donte e hiqte ke donte.......une e di qe luan Igli mire futboll por rrugen "zalentit " te tij ja hapi qenja e te jatit ne klub.ndoshta me fatlum se dikush me te njejtin talent qe i jati i punonte shofer i thjeshte!
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

une dicka nuk kuptoj me keto pushimet nga puna qe jane bere po mire nga do gjejne te tjere keta te ndriturit e botes qe kane hipur ne qeveri. ose i pushojne nga puna perse i pushojne kane bere ndonje krim? ti arrestojne ore, pse jo. kush peson te ndeshkohet per ate qe ka bere. po puna eshte se keto pushim pa shkak jane disi injorante dhe pa kuptim. une mendoj se nuk eshte e drejte ajo qe behet. nuk mbeshtes asnje krah politik.
 

zog

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
une dicka nuk kuptoj me keto pushimet nga puna qe jane bere po mire nga do gjejne te tjere keta te ndriturit e botes qe kane hipur ne qeveri. ose i pushojne nga puna perse i pushojne kane bere ndonje krim? ti arrestojne ore, pse jo. kush peson te ndeshkohet per ate qe ka bere. po puna eshte se keto pushim pa shkak jane disi injorante dhe pa kuptim. une mendoj se nuk eshte e drejte ajo qe behet. nuk mbeshtes asnje krah politik.

[/ QUOTE ]

qe ta marresh çfare kerkon shkruaji kryeministrise. ndersa sa per dijeni kudo, ne çdo vend te botes, DREJTORET shkarkohen nga detyra, kur patjeter nuk i realizojne objektivat ose kur kryejne mandatin.

kater vjet lal rri ne fuqi edhe presidenti ne amerike e jo nje drejtor ordiner klubi.

vetem se ne asnje vend tjeter, perveç nesh, keto shkarkime nuk konsiderohen LINÇIME POLITIKE ose persekutime.

tare humbi pike me kete sjedhje, si lojtar piket i ka humb ka kohe. natyra e kishte pajis me te gjitha cilesite e nje kampioni, ndersa ai mbeti nje lojtar ordiner i kampionatit italian, ku me shume i varte shpresat tek marredheniet me trajnerin sesa tek cilesite e kapaciteti i tij natyror.
shfaqi pra, edhe me kete episod fatkeq, qe nuk ishte nje kampion. per me teper nam te keq po i perhap shqiperise ngado qe flet ne kete moment. a thua qe eshte tu vdek per buken e gojes.

langaraq njeri.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

po ta kapesh holl holl muhabetin.. askujt si plas shum trapi besoj per Taren e kush e polli
fakti esht qe 60% e atyre qe sot jan pa pun per faj te ktyre andikapat politik.. e votuan kte ndryshim.. sepse premtimet ishin te kunderten e ktyre pislliqeve (administrata zdo te preket, te korruptuarit do largohen vet nga puna, ja kto ishin metingjet e budallait).. te gjith kerkonin ndryshim, te gjith, por dhe vet plera Sali Berisha i erdh si e pa pritur fitorja, e spo di nga ta filloj punen po bon gati nje vit.. ku jan ato premtime ? ku jan dosjet e NANOS ku jan dosjet e te tjereve politik te korruptuar ?
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

"te korruptuarit do largohen vete nga puna...."
e beso ti kete budallallek? /pf/images/graemlins/lol.gif

Nuk kemi te bejme me nderrime,ne administrate,por me pushime!
Kjo tregon qe ketu nuk ka asnji lincim politik,por spastrim nga dembelet/te paaftet/burokratet/hajdutet etj etj!
Ketu,me sa duket,ben pjese edhe komunisti Tare!

Keta njerez jane mesu qe per 50 vjet te marrin pensionin e veteranit pa qen noj here shtepi pushke! /pf/images/graemlins/laugh.gif

Kohet e fundit u be nje spastrim i administrates shteterore Gjermane ndaj burokracise!
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

''te korruptuarit do largohen vet nga puna''

e ka peserit ai budall qe ty te perfaqson

ato dembela te pa aft.. kto shtat vite kan bo shum gjojna per Shqiprin.. kto jan fakte shikohen me sy e preken me dor sdi çte them per veriun se nuk e njof, por di qe bashkia e Shkodres ka refuzuar 3 her lek nga kshilli i ministrave per sistemimin elektrik e rruget.. sepse nuk e di, po ti e din ?
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

Budallallikun e Bashkise se Shkodres e njof!
E di qe e kane refuzu ndihmen e qeverise socialiste!
Por ndihma e Nanos per Shkodren jepej vetem nqs shkodranet premtonin mbeshtetje!Kshuqe ndihma Nano nuk u pranua(plus budallalleku....)!
Babai i Iglit eshte njesoj si babai i nje tjetri!
 

qartesia

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
i jati i Iglit Isa Tare eshte nje cope hajvan e gjysem, oficer denbabaden...........kur ishte shef i atletikes te klubi partizani para 90tes dhe ai i hiqte njerzit si donte, merrte ke donte e hiqte ke donte.......une e di qe luan Igli mire futboll por rrugen "zalentit " te tij ja hapi qenja e te jatit ne klub.ndoshta me fatlum se dikush me te njejtin talent qe i jati i punonte shofer i thjeshte!

[/ QUOTE ]

Qeke specie e rralle,te rrosh vete se truri te ka lene.Igli ben mire te marri nenshtetesine italiane dhe mos ta vrasi me mendjen se çbehet ne Shqiperi.

Sipas llogjikes tende i bije qe djali i kryetarit te federates se futbollit shqiptarese asaj kohe duhet te ishte futbollisti me i mire i Italise tani,d.m.th. diçka me shume se djali shefit te atletikes se klubit Partizani.
Ps.meqe ra fjala ne çfare nivelesh eshte atletika tek klubi Partizani qe pas viteve 90.Apo vazhdon periudha (50 vjeçare)e tranzicionit.
 

eddantes

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

atletika jo vetem te partizani po ne gjithe shqiperine eshte nje sport qe thuajse po zhduket.....sa per njohuri te them se kete vit arritem et mbulojme pisten e qemal stafes me tartan......
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

Dua t'i bëj një analizë të shkurtër këtij shkrimit këtu.

Ky xhaxhi Nazarko fillon:

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Shtypi i djeshëm shqiptar dhe italian- madje të gjitha gazetat kryesore sportive dhe jo të tilla, në vendin fqinj përcillnin dje një reagim të futbollistit të famshëm Igli Tare, në lidhje me shkarkimin nga puna të familjarëve të tij prej administratës demokrate....

[/ QUOTE ]

Këtu nuk del e qartë nëse janë të gjitha gazetat italiane apo të gjitha gazetat shqiptare e ndonjë italiane që e kanë përcjellë lajmin? Cili është qëllimi i autorit në këtë mes? Përhapja e panikut duke lënë të nënkuptohet se në Itali mendojnë keq për demokracinë në Shqipëri? Apo autori kërkon t'i japë më tepër rëndësi çështjes duke e spostuar atë nga debati politik shqiptar në një ambjent apolitik dhe fare të ndikuar nga politika?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />


[/ QUOTE ] </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />


[/ QUOTE ]

[/ QUOTE ]

Në këtë pjesë autori fillon t'i thurë lavde Genti Tares, i cili paska një shkollim të shkëlqyeshëm (por nuk thuhet aspak se për çfarë e ka mbaruar ai shkollën e aq më pak shpjegohet se ç'quhet shkëlqyeshëm). Këtë ai e quan një rast pozitiv për administratën por nuk jep asnjë argument që të tregojë pozitivitetin e tij. Pra autori spekulon! Ky spekulim vazhdon kur flitet për nivelin në të cilin ky person (si Xhaxhi dikur e si Sala sot) kishte ngritur zyrën ku punonte apo kur flitet për debatet kompetente (sipas kujt?) në lidhje me minoritetet në Shqipëri. Për më tepër, autori fillon e hedh fall kur fillon e flet për probleme që DO TË lindin në të ardhmen me fqinjët tanë duke tentuar kështu të krijojë një imazh sa më të fryrë të impaktit që mund të ketë veprimi i qeverisë.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
... Mu në një kontekst të tillë, zyra mbyllet prej ministrit Mustafaj! Dhe një element tjetër i tipit koincidencë: zyra u mbyll fiks ditën kur u inaugurua shkolla në Himarë. Ndoshta është menduar se problemet e minoriteteve mund t’i mbulonte një zyrë tjetër jashtë ministrie e drejtuar prej një zone të minoritetit grek, por dhe ky nuk është justifikim. Ndërkaq, duke e ditur se skema e riorganizimit po përdoret rëndom në raste të tilla spastrimesh me një gur u vranë dy zogj: po mbetemi papritmas pa një zyrë ekspertize të nivelit të lartë që do të na duhej shumë dhe po largojmë nga puna një ekspert të aftë për shkak të bindjeve politike të vëllait, që mund të jenë dhe të tijat! ...

[/ QUOTE ]

Tek kjo pjesë e artikullit vazhdohet me spekullimin e kësaj ngjarje dhe një sulm idiot ndaj qeverisë duke u bazuar tek ky rast. Pra gjithë çështja e Genti Tare qenka diçka personale e ky person qenka kaq i rëndësishëm sa për ta eliminuar nga skena politike u dashka mbyllja e një Instituti të tërë. Spekullimi thellohet kur autori tenton të krijojë përshtypjen e një lidhjeje të mundshme mes mbylljes së këtij Institucioni e hapjes së shkollës greke në Himarë duke u munduar kështu të krijojë idenë e një "programi" qeveritar anti-shqiptar. Më pas autori përdor një fjali të cilën besoj edhe vetë nuk ia din kuptimin :" Ndoshta është menduar se problemet e minoriteteve mund t’i mbulonte një zyrë tjetër jashtë ministrie e drejtuar prej një zone të minoritetit grek, por dhe ky nuk është justifikim. " Mos kërkon të shprehë se problemet e minoriteteve në Shqipëri diktohen nga Greqia e prandaj ne nuk kemi nevojë për një zyrë të veçantë për minoritetet? Në fund të kësaj pjese autori i rikthehet cilësive të personit në fjalë dhe e ngushton mbylljen e zyrës së minoriteteve në një sulm personal për shkak të bindjeve politike. Ndërkohë dihet se Berisha nuk ka nevojë për arsye të forta për të larguar dikë nga puna!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
...Po nuk ishte më pak gabim dhe largimi i Auron Tares nga Butrinti, të cilit ai me një talent të jashtëzakonshëm menaxherial, me një përkushtim gati patriotik e kishte ringritur, duke e bërë si ikonë pozitive të Shqipërisë së re në të gjithë mediet ndërkombëtare. Preteksti i largimit të tij janë abuzimet ekonomike, ndërkohë kur shteti financonte Butrintin me vetëm 13 milionë lekë të vjetra në vit. Sigurisht Auroni nuk qëndronte atje vetëm për pasion, duke neglizhuar projektet e mëdha të komunitetit të donatorëve të huaj të cilat ai vetë i tërhoqi, por Don Kishotë nuk gjenden më asgjëkundi. Gjithsesi, ajo që duhet nënvizuar me siguri është se pas largimit të Auronit, për Butrintin do të flitet më pak në shtypin ndërkombëtar. Vështirë se projektet ndërkombëtare do të jenë njëlloj të suksesshëm sa me të. Nuk di ndërkaq rastin e babait të Tareve, por me siguri largimi nga puna ku ishte prej kohësh, ka të njëjtin sfond politik....

[/ QUOTE ]

Në këtë pjesë (paragraf) të shkrimit autori me të vërtetë të krijon përshtypjen e një shkrimtari të real-socializmit. Elozhet e tij për vëllanë tjetër të Tares nuk kanë kufi. Enveri vetë do t'ja kish patur zili këtyre lavdërimeve. Këtë autori e bën për t'i dhënë sa më shumë impakt e sfond politik largimit të Auron Tares nga Butrinti (bëhet fjalë për Butrintin e lashtë, për klubin sportiv Butrinti, për Hotel Butrintin? Nuk përcaktohet gjëkundi!). Autori të bësh të ndiesh keqardhje për të (autorin) kur mundohet të justifikojë abuzime të mundshme të Auronit me faktin se nuk ishin para të taksapaguesve shqiptarë por të donatorëve të huaj. Pra me të vërtetë që korrupsioni është kthyer në institucion përderisa një gazetar (apo një shkrues artikulli i cili botohet në gazeta) e pranon pothuaj haptasi atë. Më tej autori vazhdon të theksojë se përvetësimi i mundshëm i parave nuk është aq i rëndësishëm sesa puna puna e përkushtueshme e Tares dhe se falli që ai (autori) kishte hedhur tregonte se Butrinti nuk do kishte më famën që kishte fituar në mediat ndërkombëtare e se ishte tepër e vështirë të gjendej dikush aq i aftë sa Tare. Për ta mbyllur paragrafin, autori hedh shpejt e shpejt "dritë" edhe mbi çështjen e të jatit të Igli Tares, për të cilin nuk mund të thurë lavde pasi njihet mirë se cili është por, mjaftohet të spekullojë duke thënë se me siguri (ja kishte thënë zogu - jo ky i forumit-) edhe largimi i tij nga puna ishte për arsye politike.

Të gjitha këto çfarë shkruan autori mund të jenë të vërteta, por arsyet për shkrimin e një artikulli të tillë janë thjesht politike dhe të pista (zakonisht këto mbiemra cilësorë shkojnë bashkë).
Linçimi politik që po tentohet t'i bëhet qeverisë Berisha është i paparë dhe i ngjan gjithmonë e më shumë luftës së hapur ndërmjet një pozite me pushtet të kufizuar egzekutiv e një opozite me pushtet të pakufizuar ekonomik e propagandistik. Zakonisht në beteja të tilla fitojnë këta të dytët por fatura të cilën e paguan populli është tepër e lartë /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif!
 

qartesia

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Linçimi politik që po tentohet t'i bëhet qeverisë Berisha është i paparë dhe i ngjan gjithmonë e më shumë luftës së hapur ndërmjet një pozite me pushtet të kufizuar egzekutiv e një opozite me pushtet të pakufizuar ekonomik e propagandistik.

[/ QUOTE ]

Or tej komunisti Berisha linçon vetveten s'ka nevoje ta linçojne te tjeret,mjafton te shohesh se ça ka bere trapi ne keto 9 muaj.
E keqja eshte se ka kllufa(ka*ri eshte pak t'ju thuhet) qe kerkojne hitlerin qe te shpetoje ish komunistin berishe nga kundershtaret e vet.A mer debil ti e do berishen se po ben kolektivizimin e bathores dhe do marresh token qe do te japi partia.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

Or tej mik, a lexove nai gjo tjetër ke ajo faqja që pata shkrujt un apo të tërhoqi vëmendjen vetëm ajo pika që mund të merret si përkrahje ndaj qeveris? Megjithse ti ke ngel anës Vjosës, anës Bunës e me sa duket ene anës pushtetit.

Sikur ta doja Berishën do isha kthyer që sot në Shqipëri me një vend pune mjaft të mirë e pa i zënë vendin askujt. Vetëm Berisha në puhstet më mban akoma larg nga Shqipëria ashtu si deri dje më mbante larg Nano. Ashtu si edhe shumë shqiptarë të tjerë pres me ankth ditën kur Berisha do dalë në pension si politikan e e djathta shqiptare të funksionojë si duhet.

Jam anti-socialist (në kuptimin partiak) por kjo nuk më bën pro-berishian. Po të lexosh me vëmendje nëpër tema do e kishe kapur kaq gjë. Megjithëse edhe ti dukesh si i kufizuar në aftësitë e tua për të patur parasysh më shumë se shkrimi që lexon në një moment të caktuar!
 

eddantes

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

Kondre ja fut wow, Kondra, kondra, kondra bo ca t futme
 

qartesia

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Jam anti-socialist (në kuptimin partiak) por kjo nuk më bën pro-berishian.

[/ QUOTE ]
Or tej.... pak me rruhet se a je ti pro a kundra bishes,une thashe vetem qe berisha linçon veten, ty pse te dogji.
Edhe une e kam nji vend pune shume shume shume te mire atje(doni me per belulin),biles pa ja zene vendin askujt(se na akuzon edhe Igli pastaj),por nuk kthehem se me mban larg Alfred Moisiu.
Ps. vendin e punes nuk besoj se do ta gjej me te mire se tendin sepse ti ke njohuri shume te zgjeruara(jo si une te kufizuara),helbete 8000 e ca postimet dhe koha qe harxhon ketu ne forum eshte nji eksperience dhe pervoje e madhe qe do te te sherbeje shume ne punen e mire qe po ta ruajne ne Shqiperi.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

Po ti a shef që un jom vërdall ër tej? Masnej kur dalin her mas here rob si puna jote që duhet me i sajdis e me i dhon muhabet s'kom si t'ja boj un.

Dhe a të rruhet a s'të rruhet ty kjo o puna jote, un t'u përgjigja për komentin tënd më lart. Por siç thash edhe më sipër, ti dukesh si i kufizuar në aftësitë e tua për të patur parasysh më shumë se shkrimi që lexon në një moment të caktuar! /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 
H

harap

Guest
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

Tare mesa duket e shef qe eshte drewjte perfundimit te karrieres edhe tani kerkon te kap ndonje detyre nepermjet ketyre deklaratave publike.Edhe e ka gjetur gazeten me te besuar per te dhene deklarata.Me mire te kishte shkruar ke Zeri Popullit.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

""Or tej.... pak me rruhet se a je ti pro a kundra bishes...""
Pikerisht pra edhe Kondra i quajti lencime kundra Berishes,sepse ty nuk te intereson analiza e dikujt qe eshte asnjanes/mosbesues ne politike dhe vazhdon lincimet pa baza/me inate/analiza-perfundime amatoreske!

Une shoh dicka pozitive tek qeveria Berisha,jam absolutisht kunder mimikave te peshtira,buzeqeshjes se peshtire,ngaterresat ne shprehje,shikimeve kote neper sallen e konferencave,dhembeve te tij te nxire etj..(vlera te Berishes keto)por karakteri i tij eshte per t'u admiruar,ndershmeria e tij siguron popullin per pastertine e Kryeministrise(te pakten),deshira e tij e mire per perparimin e Shqiperise!
Qe te perparoje Shqiperia or mik,ka nevoje per gjith qeverite e botes, pervec asaj shqiptare!
 

Gysi

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

Le qe njehere, dikush foli me lart per nje fond shume te vogel qe paska Butrinti dhe qe kusherini Iglit e paska ngrejte lart fare megjithese pa fonde.
Nuk e kuptoj se per cfare zotesie e ka fjalen shoku Nazarko, dhe ku i njihka kaq mire ai aftesite menaxheriale te Tares se madh, por muhabeti i abuzimit me fondet nuk eshte e thene te kete te beje domosdoshmerisht me fondet shteterore.
Ne anthiteatrin e Butrintit jane bere vitet e fundit nje mori shfaqjesh, spektaklesh, si dhe festivalet e teatrit, megjithese ne kundershtim me mjaft eksperte, te cilet flsinin per demtime qe keto shfaqje i sjellin anthiteatrit. Keshtu pra, vend per te abuzuar nuk ka me fondet e shtetit, por me fondet e spektakleve qe organizohen ne Butrint.

Mentor Nazarko, thjesht per faktin qe merret me kete muhabet, tregon se cfare niveli ka dhe se sa objektiv eshte.
 
H

harap

Guest
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

Gyso paguaji nazarkos ca lek e jepi ndonje dreke se shkruan ca te kesh deshire.Keto jane analistet me te felliqur qe ka pare ndonjehere historia.
 
Top