Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime
Dua t'i bëj një analizë të shkurtër këtij shkrimit këtu.
Ky xhaxhi Nazarko fillon:
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Shtypi i djeshëm shqiptar dhe italian- madje të gjitha gazetat kryesore sportive dhe jo të tilla, në vendin fqinj përcillnin dje një reagim të futbollistit të famshëm Igli Tare, në lidhje me shkarkimin nga puna të familjarëve të tij prej administratës demokrate....
[/ QUOTE ]
Këtu nuk del e qartë nëse janë të gjitha gazetat italiane apo të gjitha gazetat shqiptare e ndonjë italiane që e kanë përcjellë lajmin? Cili është qëllimi i autorit në këtë mes? Përhapja e panikut duke lënë të nënkuptohet se në Itali mendojnë keq për demokracinë në Shqipëri? Apo autori kërkon t'i japë më tepër rëndësi çështjes duke e spostuar atë nga debati politik shqiptar në një ambjent apolitik dhe fare të ndikuar nga politika?
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
[/ QUOTE ] </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
[/ QUOTE ]
[/ QUOTE ]
Në këtë pjesë autori fillon t'i thurë lavde Genti Tares, i cili paska një shkollim të shkëlqyeshëm (por nuk thuhet aspak se për çfarë e ka mbaruar ai shkollën e aq më pak shpjegohet se ç'quhet shkëlqyeshëm). Këtë ai e quan një rast pozitiv për administratën por nuk jep asnjë argument që të tregojë pozitivitetin e tij. Pra autori spekulon! Ky spekulim vazhdon kur flitet për nivelin në të cilin ky person (si Xhaxhi dikur e si Sala sot) kishte ngritur zyrën ku punonte apo kur flitet për debatet kompetente (sipas kujt?) në lidhje me minoritetet në Shqipëri. Për më tepër, autori fillon e hedh fall kur fillon e flet për probleme që DO TË lindin në të ardhmen me fqinjët tanë duke tentuar kështu të krijojë një imazh sa më të fryrë të impaktit që mund të ketë veprimi i qeverisë.
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
... Mu në një kontekst të tillë, zyra mbyllet prej ministrit Mustafaj! Dhe një element tjetër i tipit koincidencë: zyra u mbyll fiks ditën kur u inaugurua shkolla në Himarë. Ndoshta është menduar se problemet e minoriteteve mund t’i mbulonte një zyrë tjetër jashtë ministrie e drejtuar prej një zone të minoritetit grek, por dhe ky nuk është justifikim. Ndërkaq, duke e ditur se skema e riorganizimit po përdoret rëndom në raste të tilla spastrimesh me një gur u vranë dy zogj: po mbetemi papritmas pa një zyrë ekspertize të nivelit të lartë që do të na duhej shumë dhe po largojmë nga puna një ekspert të aftë për shkak të bindjeve politike të vëllait, që mund të jenë dhe të tijat! ...
[/ QUOTE ]
Tek kjo pjesë e artikullit vazhdohet me spekullimin e kësaj ngjarje dhe një sulm idiot ndaj qeverisë duke u bazuar tek ky rast. Pra gjithë çështja e Genti Tare qenka diçka personale e ky person qenka kaq i rëndësishëm sa për ta eliminuar nga skena politike u dashka mbyllja e një Instituti të tërë. Spekullimi thellohet kur autori tenton të krijojë përshtypjen e një lidhjeje të mundshme mes mbylljes së këtij Institucioni e hapjes së shkollës greke në Himarë duke u munduar kështu të krijojë idenë e një "programi" qeveritar anti-shqiptar. Më pas autori përdor një fjali të cilën besoj edhe vetë nuk ia din kuptimin :" Ndoshta është menduar se problemet e minoriteteve mund t’i mbulonte një zyrë tjetër jashtë ministrie e drejtuar prej një zone të minoritetit grek, por dhe ky nuk është justifikim. " Mos kërkon të shprehë se problemet e minoriteteve në Shqipëri diktohen nga Greqia e prandaj ne nuk kemi nevojë për një zyrë të veçantë për minoritetet? Në fund të kësaj pjese autori i rikthehet cilësive të personit në fjalë dhe e ngushton mbylljen e zyrës së minoriteteve në një sulm personal për shkak të bindjeve politike. Ndërkohë dihet se Berisha nuk ka nevojë për arsye të forta për të larguar dikë nga puna!
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
...Po nuk ishte më pak gabim dhe largimi i Auron Tares nga Butrinti, të cilit ai me një talent të jashtëzakonshëm menaxherial, me një përkushtim gati patriotik e kishte ringritur, duke e bërë si ikonë pozitive të Shqipërisë së re në të gjithë mediet ndërkombëtare. Preteksti i largimit të tij janë abuzimet ekonomike, ndërkohë kur shteti financonte Butrintin me vetëm 13 milionë lekë të vjetra në vit. Sigurisht Auroni nuk qëndronte atje vetëm për pasion, duke neglizhuar projektet e mëdha të komunitetit të donatorëve të huaj të cilat ai vetë i tërhoqi, por Don Kishotë nuk gjenden më asgjëkundi. Gjithsesi, ajo që duhet nënvizuar me siguri është se pas largimit të Auronit, për Butrintin do të flitet më pak në shtypin ndërkombëtar. Vështirë se projektet ndërkombëtare do të jenë njëlloj të suksesshëm sa me të. Nuk di ndërkaq rastin e babait të Tareve, por me siguri largimi nga puna ku ishte prej kohësh, ka të njëjtin sfond politik....
[/ QUOTE ]
Në këtë pjesë (paragraf) të shkrimit autori me të vërtetë të krijon përshtypjen e një shkrimtari të real-socializmit. Elozhet e tij për vëllanë tjetër të Tares nuk kanë kufi. Enveri vetë do t'ja kish patur zili këtyre lavdërimeve. Këtë autori e bën për t'i dhënë sa më shumë impakt e sfond politik largimit të Auron Tares nga Butrinti (bëhet fjalë për Butrintin e lashtë, për klubin sportiv Butrinti, për Hotel Butrintin? Nuk përcaktohet gjëkundi!). Autori të bësh të ndiesh keqardhje për të (autorin) kur mundohet të justifikojë abuzime të mundshme të Auronit me faktin se nuk ishin para të taksapaguesve shqiptarë por të donatorëve të huaj. Pra me të vërtetë që korrupsioni është kthyer në institucion përderisa një gazetar (apo një shkrues artikulli i cili botohet në gazeta) e pranon pothuaj haptasi atë. Më tej autori vazhdon të theksojë se përvetësimi i mundshëm i parave nuk është aq i rëndësishëm sesa puna puna e përkushtueshme e Tares dhe se falli që ai (autori) kishte hedhur tregonte se Butrinti nuk do kishte më famën që kishte fituar në mediat ndërkombëtare e se ishte tepër e vështirë të gjendej dikush aq i aftë sa Tare. Për ta mbyllur paragrafin, autori hedh shpejt e shpejt "dritë" edhe mbi çështjen e të jatit të Igli Tares, për të cilin nuk mund të thurë lavde pasi njihet mirë se cili është por, mjaftohet të spekullojë duke thënë se me siguri (ja kishte thënë zogu - jo ky i forumit-) edhe largimi i tij nga puna ishte për arsye politike.
Të gjitha këto çfarë shkruan autori mund të jenë të vërteta, por arsyet për shkrimin e një artikulli të tillë janë thjesht politike dhe të pista (zakonisht këto mbiemra cilësorë shkojnë bashkë).
Linçimi politik që po tentohet t'i bëhet qeverisë Berisha është i paparë dhe i ngjan gjithmonë e më shumë luftës së hapur ndërmjet një pozite me pushtet të kufizuar egzekutiv e një opozite me pushtet të pakufizuar ekonomik e propagandistik. Zakonisht në beteja të tilla fitojnë këta të dytët por fatura të cilën e paguan populli është tepër e lartë /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif!