Igli Tare: Linçim politik familjes sime

komino

Valoris scriptorum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

po e them me thjesht

Berisha nuk di te administroje

Militantet e qe ai po ve ne adminstraten publike nuk dine te administrojne

Edhe nese do te quajme te pranueshem zevendesimin e specialisteve me militante (dhe nuk eshte e pranueshme) ne administraten publike menyra se si u be ishte krejtesisht e gabuar (me nje ritem me te ngadalte do te lejonte integrimin e militanteve te vet ne punet e administrates)

Kjo levizje e berishes do te sjelle rritje te korrupsionit
Kjo levizje e berishes do te sjelle tensione politike te teperta ne prag te zgjedhjeve (militantet do te kene frike nga ndryshimi)

Ky problem nuk prek vetem administraten publike po se shpejti do te reflektohet ne sherbimin ndaj qytetarit.

Me ligjin per nepotizmin vete berisha po tenton ti jusitfikohet kreditoreve por nderkohe administrata publike po shkaterrhet.

Nuk me behet vone fort per nje apo njemije persona qe pushohen mga puna e zevendesohen me "mitingsa" por eshte shqetesues fakti qe kjo po con ne nje shkaterrim te administrates publike.

E leme menjana faturen financiare per taxapaguesit per pushimet nga puna te pajusitifikuara.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

diferenca esht qe njerezit e Tares jan te shkolluar..

e nuk esht pak..
 

zog

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
po e them me thjesht


[/ QUOTE ]
nuk ishte komplikacioni asaj qe the qe nuk e bente te qarte, por shterpesia.edhe kete shkrim e ke perseri perseritje.

berisha e mori pushtetin sepse socialistet e humben ate.

berisha pushtetin nuk e mori me force por nga votat.

populli e zgjodhi berishen si nje tjeter alternative qeverisese, pra ngaqe qeverisja e socialisteve i zhgenjeu ata.

qeverisja e socialisteve e zhgenjeu popullin ngaqe ajo vuri ne pushtet njerez TE PA AFTE (edhe pse me shkolle).

berisha per te qeverisur ME MIRE, detyrohet te heqe nga postet e tyre, drejtuesit e paafte (edhe pse me shkolle).

mu me duket llogjike deri ketu.

si dhe shkolla nuk me duket reference as zgjuarsie e as pune. ndryshe do ti binte qe edi rama me shkolle (koti) per piktor, nuk duhej te ishte kurre kryetar bashkie i tiranes.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

3 probleme kryesore

1- administrata publike nuk eshte qeveri dhe nuk i nenshtrohet votimit por konkursit. Te njejtin gabim beri PS por sot adiministata publike kish shume vite experience te shfrytezueshme
2- nderrimi i specialisteve me miltante ne menyre te rrufeshme sjell humbje te rendimentit te administrates publike dhe rrjedhimisht kosto me te larta per taxapaguesit (kete gabim PS nuk e beri-i beri ndryshimet me "embel")

3- mesaxhi qe japin keto ndryshime ne administrate eshte ai e postit per merita militance pra te paqendrueshem dhe rrjedhimisht sjell qofte humbje te motivimit per te investuar ne karriere me profesionalizem qofte nxitje te korruptueshmerise (me gjithe kostot e rastit)

Fakti qe PS ka bere te njejtat gabime (me pak me teper "elegance") nuk justifikon aspak berishen
Mbetet per tu llogaritur fatura financiare e pushimeve nga puna - Jane rreth dy vjet dyfishim i kostove per paga
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

dhe, e perseris

me kete berisha tregon edhe njehere se eshte i paafte te administroje nje shtet

Jo se kish ndonje dyshim per kete por thjesht per ta nenvizuar.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

e perseris prape

keto ndryshime te pamenduara jane fatura qe taxapaguesit po perballojne ne favor te militanteve qe mbajten gjalle politikisht nje njeri krejtesisht te falimentuar.

Ata qe menduan se "koha per ndryshim" kish te bente ne nje zhvillim te vendit dhe jo me zevendesimin e "hysenit" me "hasanin" JA U KA FUT SALA

e perseris

Ne po pagujme faturen e borxhit te berishes ndaj militanteve te vet. Dhe jo vetem rrogat (se ato dikujt do i paguhen) por edhe gjithe efektin ekonomik negativ qe sjell "reforma" per punesimin e tyre.
 

zog

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
3 probleme kryesore
2- nderrimi i specialisteve me miltante ne menyre te rrufeshme sjell humbje te rendimentit te administrates publike dhe rrjedhimisht kosto me te larta per taxapaguesit (kete gabim PS nuk e beri-i beri ndryshimet me "embel")


[/ QUOTE ]
ne te gjithe boten, kur s'ka rezultate te larta pune, fillohet me shkarkimin e DREJTUESVE. dhe jo specialisteve siç i quan ti.

do te ishte me fitim sikur te na provoje me argumenta ne çfare keta te hequrit jane specialiste me shume se te tjeret.

tarja vete permbendte veç "shkollen ne bolonja". ku e di ti se sevendsuesi qe ka vendos berisha, nuk e ka kryer edhe ai shkollen "ne bolonja" ?

ps; si dhe mundohu ti koncentrohesh muhabetit qe behet ketu, jo planeve pesevjeçare partiake te s'dihet se kujt.

pra, pyetja ngelet e pandryshushme dhe deri tani e pasqaruar : a te ben shkolla ne bolongja specialist te mire si dhe te PAZEVENDSUESHEM ?
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

zog.. ja se po ta jap un nje shembull, drejtori i policis ndertimore i famshmi qe ka bllokuar te gjith ndertimet.. e njof mir se per 5 vjet ka qen guzhinjer ne nje restorant, e kur e pash ne televizor qe esht ky.. THASH MORI FUND SHQIPRIA
 

besim231071

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

Kjo qe thua ti nuk do te thote gje.
Pse,sipas teje po qe njehere guzhinjer,mbaroi karrjera jote politike dhe intelektuale.
Mua me behet qefi qe paska qene guzhinjer dhe jo skafist,ashtu trafikant apo hajdut.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

ahh po se harova.. ne 1997 ka qen shef i SHIK-ut ne Skrapar ku e kan denancuar per vrasje

kaq di e kaq fola per ket ish kriminel e ish guzhinjer
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

shkolla ne bolonja eshte vetem nje investim i qeverise italiane prej rreth 50 mije euro (koso mesatare dhe jo maxhinale) per cdo student. Ne vetvete nuk eshte ndonje gje e madhe por titulli i diplomes thjesht certifion ne menyre mjaft te besueshme aftesite e tua ne nje fushe te caktuar. Nuk eshte ne dyshim fakti qe edhe duke lexuar 25 libra ne biblioteke mund te arrish te njejtin nivel kulturor por vetem certifimi i ketij niveli. Bolonja te ofron nje certifikim te besueshem dhe nje pikenisje te vleresimit.
Tani, i shtojme investimit te shtetit italian (dhe kostove qe ka perballuar vete i interesuari) ivesitimin e bere nga shteti shqipetar (me humbje te eficences ne momentet fillestare) qe e mori te formuar por jo te trajnuar nga bolonja dhe i mesoi c'eshte administrimi ne terren dhe c'jane praktikisht procedurat burokratike ne administraten shteterore.

Administrata shteterore eshte nje organizate dhe si e tille ka humbje sa here qe nderrohen organet. Nje nderrim progresiv i jep kohe te ambientohet ndersa "revolucioni" qe po behet i ngjan atij stalinist qe u detyrua te vinte perseri "kapitalistet" ne drejtim te ndermarrjeve te shtetezuara sepse nuk arrinin te punonin.

Nuk behet fjale vetem per drejtoret jo. Ne shqiperi te gjithe punonjesit specialiste te administrates publike ishin ne pritje te "listave" te famshme aq sa gjithe simpatizantet e PD ne institucione (si duket ps nuk i kish prekur) nxitonin te shpalosnin perkatesine partiake (dukej dicka qesharake per njerez aq te kulturuar)
 

besim231071

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
ahh po se harova.. ne 1997 ka qen shef i SHIK-ut ne Skrapar ku e kan denancuar per vrasje

kaq di e kaq fola per ket ish kriminel e ish guzhinjer

[/ QUOTE ]

Kujtohu dhe pak se me siguri duhet te kete vrare nja 1000 vete,por ke harruar.He,bej nje sforcim te memories.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

ske pse ma kthen me ironi.. esht mese e vertet

skuptoj pse te duket si e habit'shme kjo esht Shqipria e kto jan Shqiptaret..
 

Gysi

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

Problemi me Salen nuk eshte se po zevendeson administraten.
Perkundrazi, problemi eshte se nuk po e zevendeson ate.
Ky eshte ne te vertet problemi administrativ, pasi sala po qeveris me po te njejtet njerez qe kane drdhe zinxhirin per 8 vjet. Me po te njejtet njerez qe kane abuzu me fondet si ju ka dash qefi. Me po te njejtet njerez qe madje harxhonin telpefonin e shtetit per te fol me 0900-ten.

Te gjithe e dime qe korrupsioni, prazitizmi, paaftesia ne administraten shteteerore ne keto 8 vjet ishte mbisunduese. Administrata perbehej thuajse teresisht nga Skraparrli dhe tepelensa.
Te gjithe e dime se ryshfetet, miqesirat, interesat ishin kriteret per t'u punesuar ne nje administrate tejet te fryre per keto 8 vjet.
E si te mos kete nedyrshime?
Perkundrazi. Reformat duhet te fillojne me shkurtime dhe shkarkime drastike. Ndryshe do te mbetet ne mes te rruges.

Une mendoj se Sala ka nevoje urgjentisht ti mari mbare te gjithe burokratet parazitare me te cilet ishte fryre tej mase administrata nano.
Nuk mund te kete reforma, pa zevendesuar njerezit. Sigurisht elemente te vecante duhen mbajtur, mbi kritere profesionalizmi, por te mbahet shefa, e drejtore qe nuk bejne kurrfare pune, pervecse vjdhin, eshte katastrofe.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

Banka Boterore: Qeveria po ben spastrime masive politike

...
“Dy shqetësimet tona janë: Së pari që procesi të jetë në përputhje me ligjin. Së dyti, të mos humbin kapacitetet. Qeveria, Banka dhe gjithe donatoret kane investuar burime te konsiderueshme ne trajnime dhe ndertim kapacitetesh”. Sipas Mohammed procesi i ndërmarrë “duhet të ndërtojë kapacitete dhe jo të politizojë shërbimin civil. Nëse ndryshimet janë të nevojshme, ato duhet të ndodhin duke sjellë në shërbimin civil njerëz shumë të kualifikuar. Kualifikimi, eksperienca dhe performanca duhet të jetë kriteri i vetëm i bëpunësit në sektorin publik, qoftë nëse dikush largohet, qoftë nëse dikush hyn në shërbimin civil”.
...
 

Gysi

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

E cfare argumenti sheh ti ne kete qe thote banka boterore?
Perkundrazi, deklarata e bankes boterore eshte ne favor te asaj qe them une.

Ajo qe shpreh banka eshte se ndryshimet duhen bere patjeter. Mohammed tregon se “gjatë këtij procesi një pjesë e njerëzve u larguan nga shërbimi civil dhe këtu mendoj se është shumë e rëndësishme të jepen detaje dhe të sigurohet që procesi (i largimit) ishte i vlefshëm dhe i vendosur në kuadrin e zbatimit të strukturës së re ".

Pra vete Banka Boterore ka ndermarre iniciativen per ndryshime, pasi thekson se ka nevoje per ndryshime.
Shqetesimi qe ngre banka ka te beje lidhur me transparence qe duhet te tregoje qeveria kur ndermerr ndryshime duke bashkepunuar me Banken ne kete proces, por nuk theksohet askund se keto ndryshime jane bere teresisht per qellime politike. Te thuash se frikesohemi se mos keto ndryshime jane politike, dtth se, nuk ka prononcim nese jane apo jo te tilla keto ndryshim.

Pastaj askund nuk thuhet se po behen ndryshime te medha ne deklaraten e mesiperme.
Vec te tjerash, eshte e natyrshme qe banka te beje nje deklarate te tille, per ti prere rrugen abuzimit. Banka kujdeset per standardet, kjo eshte detyra e saj, apo edhe interesi i saj.
Pastaj, vec kesaj shqetesimi i bankes eshte me teper per entet publike dhe kryesisht per specialistet dhe jo per burokratet parazitare te administrates shteterore te 8 viteve qe kaluam.
Une vazhdo ti qendroj mendimit qe ndryshimi i administrates ende nuk ka filluar. Te pakten nuk ka komunsit fanatik sot qe te mos deklaroje se keto kane qene ndryshimet me te vogla ne historine e ndryshimit te pushteteve ne Shqiperi.
 

ssssssss

Primus registratum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

valli me mir leket e mia si taksa me mir ja jap nji militanit te PD se e di qe si fut ne xhep sesa ja jap nje jo militanti te PD qe i fut ne xhep.e thash ket se po na qate hallet njoni per paret e taksapagusve.ai qe e thot ket ma do mendja se spagu taksa ose se ska ca me dhon ose nuk zbato ligjet,por provoje i her tjapesh provoje.
sa per kto te tjerat mos e ktheni muabetin mer jo 97 jo shik jo anej knej.sa per ato robt e tares sdi ca me thon po nqs i ka von ed rama i ka von me arsye politike dhe po ashtu do te ikin.ciao ciao
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

www.shekulli.com.al

Rasti Tare dhe sjellja ndaj administratës


Mentor Nazarko

Shtypi i djeshëm shqiptar dhe italian- madje të gjitha gazetat kryesore sportive dhe jo të tilla, në vendin fqinj përcillnin dje një reagim të futbollistit të famshëm Igli Tare, në lidhje me shkarkimin nga puna të familjarëve të tij prej administratës demokrate. Reagimi i Iglit vjen pas largimit nga puna të vëllait të fundit të tij që punon në Ministri të Jashtme në zyrën e minoriteteve. Një nga zyrtarët e lartë të administratës socialiste, shef i kësaj zyre, Genti Tare, kishte shkollim të shkëlqyer, duke përfaqësuar një rast vërtet pozitiv të kësaj administrate për nivelin në të cilin e kishte ngritur zyrën ku punonte; për pjesëmarrjen kompetente në debatet rreth çështjes së minoriteteve, një çështje për të cilën do të dëgjojmë të flitet shumë në kuadër të zhvillimeve të pritshme në Kosovë kur vendet fqinje me ne, pothuajse pa përjashtim, do të fillojnë të krijojnë probleme minoritetesh përkatëse. Mu në një kontekst të tillë, zyra mbyllet prej ministrit Mustafaj! Dhe një element tjetër i tipit koincidencë: zyra u mbyll fiks ditën kur u inaugurua shkolla në Himarë. Ndoshta është menduar se problemet e minoriteteve mund t’i mbulonte një zyrë tjetër jashtë ministrie e drejtuar prej një zone të minoritetit grek, por dhe ky nuk është justifikim. Ndërkaq, duke e ditur se skema e riorganizimit po përdoret rëndom në raste të tilla spastrimesh me një gur u vranë dy zogj: po mbetemi papritmas pa një zyrë ekspertize të nivelit të lartë që do të na duhej shumë dhe po largojmë nga puna një ekspert të aftë për shkak të bindjeve politike të vëllait, që mund të jenë dhe të tijat!
Po nuk ishte më pak gabim dhe largimi i Auron Tares nga Butrinti, të cilit ai me një talent të jashtëzakonshëm menaxherial, me një përkushtim gati patriotik e kishte ringritur, duke e bërë si ikonë pozitive të Shqipërisë së re në të gjithë mediet ndërkombëtare. Preteksti i largimit të tij janë abuzimet ekonomike, ndërkohë kur shteti financonte Butrintin me vetëm 13 milionë lekë të vjetra në vit. Sigurisht Auroni nuk qëndronte atje vetëm për pasion, duke neglizhuar projektet e mëdha të komunitetit të donatorëve të huaj të cilat ai vetë i tërhoqi, por Don Kishotë nuk gjenden më asgjëkundi. Gjithsesi, ajo që duhet nënvizuar me siguri është se pas largimit të Auronit, për Butrintin do të flitet më pak në shtypin ndërkombëtar. Vështirë se projektet ndërkombëtare do të jenë njëlloj të suksesshëm sa me të. Nuk di ndërkaq rastin e babait të Tareve, por me siguri largimi nga puna ku ishte prej kohësh, ka të njëjtin sfond politik.
Cili është gabimi i Tareve? Igli, kapiteni i kombëtares së shqiptarëve, lojtari në skuadrën më të rëndësishme ku luan ndonjë shqiptar, emri aktualisht më i famshëm i fisit Tare, mori pjesë në hapjen e kongresit socialist. Ekspozim i tepruar, por pasojat do të duhej t’i paguante vetëm ai në imazhin e tij si lojtar idhull i të gjithëve, të majtë dhe të djathtë.
Prapa largimit të tre zyrtarëve me mbiemër Tare, qëndron një vendim i epërm hakmarrjeje ndaj këtij akti të Iglit. Duket e vështirë të mendosh se njëherësh ministrat e linjës kanë vendosur në mënyrë të pavarur prej njeri tjetrit të largojnë pjesëtarët e familjes Tare nga puna. Pra, vendimi duhet të jetë marrë diku lart apo jashtë tyre, apo me marrëveshjen e tyre siç dhe kanë pëshpëritur ndonjëri prej titullarëve që kanë hedhur firmën. Nëse është kështu, atëherë përmasat e gabimeve zmadhohen dhe më. Së pari, një ndëshkim familjar është shembulli më i mirë për të ilustruar propagandën e opozitës për largimet në administratë të motivuara politikisht. Së dyti, efektet që do të krijohen në planin ndërkombëtar për administratën Berisha prej vetë të interesuarve mund të jenë vërtet të dëmshme për imazhin e saj. Imagjinoni efektet e një konference shtypi të Igli Tares apo intervistave të tijat në shtypin italian; imagjinoni reagimet e lidhjeve ndërkombëtare të Auronit që gjatë qëndrimit në Butrint ka bërë me qindra miq të rëndësishëm politikanë, emra të njohur të artit, të arkeologjisë, etj, që do të reagonin në mbrojtje të tij. Nëse shikon listën e njerëzve të cilëve Auroni u dërgonte njoftime për Butrintin apo që kanë vizituar atë, ka senatorë amerikanë, deputetë britanikë, gazetarë të famshëm të gjithë gazetave apo medieve më të rëndësishme të botës, të cilët hëpërhë ai nuk duket se i ka aktivizuar. Vërtet, shfrimi i mllefit ndaj Tareve dhe kënaqësia që vjen pas këtij shfrimi, qenka më e dobishme politikisht sesa përballimi i reagimeve potenciale të këtyre njerëzve? Këndvështrimi mësipërm është i planit pragmatik, pra me optikën e interesave të kryeministrit aktual. Sepse në një plan tjetër duhet thënë diçka më shumë. Nëse do të ishte fjala thjesht për individë të zakonshëm pa implikime mediatike të mëdha, askush nuk do të merrej me fatin e pjesëtarëve të një familje të lënë pa punë. Por për shkak të mbiemrit, numrit të njerëzve të larguar nga puna prej këtij mbiemri, të gjithë të një familjeje që ndoshta nuk ka pasur nevojë për punën e shtetit për të mbijetuar, por shteti më shumë për ta, qëndrimi i administratës demokrate vërtet bëhet emblematik. Për keq, natyrisht.




19/03/2006
KATEGORIA: Analiza
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Igli Tare: Linçim politik familjes sime

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
qe keto gjera mos ndodhin ne institucionet tona, duhet njehere e mire te percaktohen QARTE, pra ME LIGJ, kriteret mbi zgjedhjen, klasifikimin, vleresimin e te gjithe administrates shqiptare.
duhet qe shqiptaret ta kene te qarte pra se cilet poste varen prej ndryshimeve zgjedhore e cilat jo.
si dhe nuk eshte mbrojtje "shkollimi ne bolonje" per ruajtjen e vendit te punes, si drejtor. ne bolonje shkollohen me qindra studente ne vit e jo te gjithe jane te afte te jene drejtore neper qendra pune.

si dhe tare len te kuptohet qe ishin socialistet (edi rama, minister kulture) qe kishin emeruar te afermit e tij ne pushtet, ndryshe ai besoj nuk do te merrte pjese ne kongresin e tyre. tani pra s'ka pse revoltohet kur ata po i heqin, sepse po ashtu u vune, nga partia pra e jo shkollat e bera ne bolonje.
aq me teper per nje njeri qe ka studiuar ne nej universitet te shquar nuk DUHET te jete veshtire ripunesimi.

duke treguar FRIKE ose REVOLTE, tregon edhe qe shkolla e tij eshte bidon e vete ai qe e ka kryer s'ka, per rrjedhoje, as vlere si individ.

[/ QUOTE ]

alinos futet te lexoje dhe ngazellehet nga pergjigjet e zogut. Fillon te duartrokase, turret me vrap i fut nje te puthur ne balle zogut dhe largohet nga salla...
 
Top