Re: I fundit i xhentelmeneve
Hey!
Per mendimin tim, nese djemte duan te mesojne mbi miresjelljen dhe edukaten duhet te lexojne ca Oscar Wilde. Duke njohur fodullekun dhe mendjemadhesine shqiptare dhe mbi te gjitha homofobine e tyre, nuk besoj se kjo do merret parasysh. Nejse, keq per ta.
Per mendimin tim t'i ndezesh cigaren, apo t'i hapesh deren nje femre jane shembujte me banale te miresjelljes. Nje mashkull mund te beje gjera te tjera qe jane shume me me vlere per mendimin tim. Disa prej ketyre jane venia e femres qe ke ne krah ne qender te vemendjes sidomos nese je ne nje darke, ballo, apo qofte edhe ne nje mbledhje te thjeshte miqsh. Shume rralle shikon meshkuj qe ngrihen kur nje femer ngrihet nga tavolina, apo u afron karriken kur jane per t'u ulur, apo u afron veren, apo u heqin dhe vene pallton, etj. Keto jane gjera aq te thjeshta, dhe qe japin aq shume...
Une kam dhene lule per here te pare kur nje ish e dashura ime me mori ne ballo te Universitetit. Normalisht, duhet te ndodhte e kunderta, por meqe ishte nja 5 vjet me e madhe, ajo merrte shume nga rolet qe faktikisht me perkisnin mua. Meqe nuk kisha idene me te vogel se çfare duhej te bleja m'u desh te pyesja motren dhe ajo dha menjehere keshillen: fustanit te zi te ballos i duhet trendafil i bardhe. ;-) Qe nga momenti kur jep nje here lule dhe shikon reagimin e femres, dhenia e luleve nuk duket me ide aq e keqe.
Nejse, lulet jane diçka shume praktike dhe shume frytsjellese. ;-) Te them te drejten, mua gjithe lulet me duken njesoj dhe eshte vetem nje lule qe mua me hyn ne sy, dhe sikur nje vajze te m'i bente dhurate nje tufe, vallaj do e puthja ne vend pa u menduar dy here kushdo qe te jete!
Eshte kaq ironike. Djemte shqiptare duhet te shkojne ne perendim per te filluar te vleresojne vjazat shqiptare dhe gjithçka qe ato bejne per te dashurit e tyre...