I dashur Baba!

LEA

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

i dashur baba!
sesi me duket, kur te drejtohem keshtu sepse nuk e kam pasur rastin ne 22 vjetet e mia, te te drejtohem ndonjehere.
i dashur baba!
sa do te doja te te pyesja, ku e kalove naten, ne te cilen, lea jote e vogel, pa driten per here te pare. ulerimat e leas ne ato momente, kane qene zhurma me e bukur, qe ti NUK e ke degjuar ndo nje here ne jeten tende.
i dashur baba!
pyes veten se sa here jemi ndodhur rastesisht para njeri-tjetrit, pa e ditur qe jemi babe e bije. babe e bij, cfare konstulacioni abstrakt per mua.
i dashur baba!
me ngjajne ndopak vellai dhe motra???
i dashur baba!
do doja ta dije se sa me acarojne keqardhjet e njerezve, kur marrin vesh se nuk kam patur ndo nje here baba.
i dashur baba!
pse gjithshka qe kam nga ty, eshte vetem nje fotografi, te cilen nuk marr mundimin tja hedh syte kurre???
i dashur baba!
i don't care about alimentet qe nuk me pagove, i don't care about faktin qe sti pashe nje here syte, i don't care about ekzistencen tende. por...
kam frike te tmerrshme, nga mendimi se mos te kam ngjare ty ne karakter.
i dashur baba!
f*** you!
 

qershia

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

Fillimisht postuar nga LEA22:
[qb]i dashur baba!
sesi me duket, kur te drejtohem keshtu sepse nuk e kam pasur rastin ne 22 vjetet e mia, te te drejtohem ndonjehere.
i dashur baba!
sa do te doja te te pyesja, ku e kalove naten, ne te cilen, lea jote e vogel, pa driten per here te pare. ulerimat e leas ne ato momente, kane qene zhurma me e bukur, qe ti NUK e ke degjuar ndo nje here ne jeten tende.
i dashur baba!
pyes veten se sa here jemi ndodhur rastesisht para njeri-tjetrit, pa e ditur qe jemi babe e bije. babe e bij, cfare konstulacioni abstrakt per mua.
i dashur baba!
me ngjajne ndopak vellai dhe motra???
i dashur baba!
do doja ta dije se sa me acarojne keqardhjet e njerezve, kur marrin vesh se nuk kam patur ndo nje here baba.
i dashur baba!
pse gjithshka qe kam nga ty, eshte vetem nje fotografi, te cilen nuk marr mundimin tja hedh syte kurre???
i dashur baba!
i don't care about alimentet qe nuk me pagove, i don't care about faktin qe sti pashe nje here syte, i don't care about ekzistencen tende. por...
kam frike te tmerrshme, nga mendimi se mos te kam ngjare ty ne karakter.
i dashur baba!
f*** you![/qb]
 

durrsakja

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

Vetetimat e kesaj nate me shkunden cdo mendim nga koka....se me kujtohesh ti tek qeshje me friken time prej vogelusheje.I rashe telefonit e nuk guxova te te le mesazh.Kam nevoje per doren tende te me terheqe nga kjo "balta" qe katranosa sot.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: I dashur Baba!

Bjeri atij dreq telefoni dhe fol!
Sa here te kam than se je me fat, dhe shfrytezoje sa te kesh mundesi. Dite do te vine kur as ate nuk do ta besh me, dhe atehere po qe do te jesh vetem.
Dite te rendesishme per mua ba, shume te rendesishme. Ku te ishe te me shihje e te thoje dhe nje here "JO ore, me tere mend! Kur u be dhe kjo!" e te qeshje ashtu lehte sic dije ti, e ta therrisje edhe nje here mamin nuse, sikur te ishit martuar dje. E te shkelqenin syte nga gezimi per mua, per keto hapat e mia te vogla te hedhura gjithe frike e kokeshkretesi.
Me thone se te ngjaj, ne fytyre, ne sjellje, edhe pse une flas me shume.
Sa do te doja te flisnim dhe njehere. Te kujtohet kur te llafosja per diten, si e kisha kaluar, cfare me kishin thene e te tjera si keto. Vetem kur ti ike, dikush me tha: "Sa merak te kishte. Gjithnje fliste per ty." E une qe mendoja se brockullat e mia te merzisnin.
Kush ishte goca e babit?!
Me ka marre malli shume, aq shume sa nuk gjej me fjale ta shpreh dhe kur e them une kete e kupton sa keq duhet te jete. Sendet nuk me dalin. Ne egoizmin tim do te doja te te kisha me shume, me prane, jo vetem ne zemer...
 

nira

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

Nuk u kuptuam kurre
por u deshem shume
dhe kjo ka rendesi
asgje tjeter
te tjerat jane mami /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

nira

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

njeriu ideal per 20 vjetet e para te jetes sime ishe ti babi, pastaj kuptova qe kishte shume nga mmai ne miresine tende qe ishte ajo qe te drejtonte te me kuptoje e te me falje
po perseri ti mbeteshe i mire, aq thjeshtesiht i mire dhe i drejte dhe paqsor
aq simpatik sa behehsha xheloze , i was daddys girl:p:p
me besim te mua dhe me mendjen e zemren te familja dhe shtepia jone
nje engjell me te cilin zihesha ishe ti, sa shume zihesha por kur kisha hall ti ishe aty persei per te me dhene doren tende magjike per te me shpetuar
per tu perpjekur te me kuptoje dhe pse sja arrite
une isha teper kundershtuese teper inkoherente teper kontradiktore, teper jo ti dhe teper ti ne te njejten kohe
te dua shume dhe kam hequr dore nga shpresa qe ti do me kuptosh se une jam teper e keqe per ta merituar
sorry dad i am a smoker and i truly hate honesty:(
 

mostro

Putraku
Re: I dashur Baba!

babai im i bukur
je gjeja me e bukur qe mund te egzistoj
je rruga ime,deshira ime,siguria enderra ime
akoma te shoh ne dyert e kopeshtit kur vije dhe me merrje,ne sallen e klases se pare kur kendova per festen e abetares,ne takimet me prinder plot me ankesa.Sa bukur qe me flisje per guximin dhe trimerin tek me percillje per te bere gjilperen ne ambulance!!heroi i filmave dhe i librave te mij
Je shoku me i mire dhe me i paster qe mund te gjendet.
Nuk mund te pershkruaj dot gezimin kur te shoh ato pak momente perpara portes se rinasit kur me pret,dhe me shume dhimbje le mbrapa fytyren tende po ne te njejtin vend kur me percjell.
te kam shume shume xhan dhe te puth fort fort te faqja jote tashme e transfomuar gjate gjithe ketyre viteve,por qe pape do te mbetet gjithmon drita e shpreses dhe krenaria ime e te qenit biri yt......
biggrin-.gif
 

gjekec

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

Plaku im ia ka nxjerr n'shesh zorret plakut tat, literally /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

zana_e_malit

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

qershie (ja qe ka dhe baballare te tille.Po te te them nje gje :
f.... him too!
edhe mos e vrit mendjen.
Komplimente per temen qe keni hapur. Eshte gjeja me e bukur qe kam lexuar.
 

bellisima

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

To My Dad (r.i.p.)

When I still was a little baby
You held me in your arms
You'd gently kiss my hair
and throw and catch me in the air.

You taught me how to keep the pen in my hands
You taught me how to read
You taught me how to spell
You taught me what's right and what's wrong!

You'd take me for a walk
You'd take me for a drink
and then we'd start to talk
times about which I always think

You'd tell me how proud you were of me
and you'd make me happy
I was proud of you too
and I'll always be!

But you left....
I won't ever see you again.
I won' t see you on my graduation.
I won't see your sweet smile again
while the happiest moments in my life
but deep in my heart I know that you're going to be there
and you're going to see me
and take care of me just like you always did
because Daddy in my heart you live!
/pf/images/graemlins/frown.gif
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: I dashur Baba!

Lara mos e bo ate pune se ai me siguri ate do. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Lea mi lal, nuk ke pse vuan ti sepse nuk e ke njohur tet ate, por duhet te vuaj ai qe nuk te ka njohur ty /pf/images/graemlins/wink.gif Ti nuk ke sesi i ngjan atij se ai mbart ne vetvete ate qe ti urren. Mos u merzit se nje dite njeriu do mari shperblimin per vepren e tij, si te la ty ashtu do ta lene edhe ate... Mua me vjen keq per qent qe ngordhin rruges vetem pa bere asnje faj, por per disa njerez nuk me vjen keq aspak.
 

TDSH

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

Per dy dashurite e mija te vetme; ato qe me dhane jete.....

Jane letra shkrojtur permes eres
dhe per kete te pavdekshme,
mbytur ne dashuri,
njomur me dhimbje dhe largesi,
ashtu sikurse te qenit afer.
Jane letra
qe kane nevoje te lexohen
per te ardhur serisht ne jete
ne psheretimat e stineve
...dhe kane sy
per te pare petkun e tokes
nderkohe qe nderron ngjyre.
Nuk kane frike
te plaken,
kane sfiduar vdekjen
duke e pare ne sy...
Une jam fryti
i ketyre letrave;
shkeputur nga rrenja
per te ndjekur udhen time...
Mbart mbi vete parfumin
qe me vjen nga flladi tuaj
per tja dhuruar jetes
qe te me shpjere me tutje...
Ne mua rendon nje pjese e juaja
qe me ngulit rrenjet thelle e me thelle
dhe me zgjat gjethet ne drejtim te qiellit.

--------------

Babai im i shtrenjte si kurre me pare sot ndjej deshiren e madhe te te heq merzine nga syte e tu te perlotur dhe te melankolosur...dhe sot si perhere me pare po vendos mbi ty nje barre shume te rende te cilen do te donja tja vendosnja vetes te dhjete-fishuar...por kjo nuk eshte e mundur. Nuk e meritoj ndihmen dhe miresine e dashurise tende...dhe ti nuk meriton nje femije keshtu si mua. Te kisha mundesine te vishnja per trup nje lloj karakteri tjeter, do te ti merrnja duart e te te puthnja cdo centimeter lekure, do te te shtrengonja fort pas vetes dhe sdo te te leshonja...

Te dua sa kurre nuk do dua tjeter njeri, te dua sa kurre nuk do ta kuptosh ndonjehere se te kam dashur, thjeshte TE DUA!
 

b.k.

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

i dashur baba,

me fal per cdo nate qe te kam lene pa gjume, me fal per cdo telefonate te vonuar, me fal per cdo percjedhje ne aeroporte dhe tragete...

dhe faleminderit qe me ke lene te lire, falemiderit qe ke pranuar cdo dhimbje per te me bere te lumtur, faleminderit qe egziston..

tu dua shume
 

olti

Neo
Re: I dashur Baba!

So sweet /pf/images/graemlins/smile.gif

Do doja te thoja dhe une shume fjale nga ato qe keni shkruar ju, ndoshta te gjitha ato qe jane me siper, sepse i meriton te gjitha, por se si me duket :shrug:
 

hot

Hotgirl
Re: I dashur Baba!

i dashur baba,keq me vjen po sjam nga ata tipa qe i shprehin ndjenjat pa hesap..
ste duroj dot,me acaron shume shpesh,zihemi per gjene me te vogel e prap te dua se je prindi im e jeta pa ty do ishte komplet ndryshe..!!
sme ke kuptuar asnjehere dhe ske per te me kuptuar ndonjehere..
je tip i ftohte dhe ndonjehere ke nje krenari te kote por ne shume gjera te admiroj,
admiroj guximin dhe kurajon tende per te ecur perpara pas gjithe asaj qe na ndodhi..
skemi folur ndonjehere haptas,dhe shpesh here me duket se ke qendruar shume larg meje,
je shume dembel dhe ndonjehere me shkon ne mendje mendimi se je nje i pazote,...
me acaron ajo "dashuria" dhe admirimi jot per gjermanet,me acarojn disa levizje te vogla te tuat,me acaron e ecura jote,dhe fakti qe gerrhet shume naten!!
 

bimba81

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

i dashur BABA.mezi po pres diten qe te vij aty.te te shoh tek porta e rinasit dhe te vrapoj drejt teje.kam nevoje per perqafimin tend qe me ben te ndihem mire.po lotet me rrjedhin nga syte kur shoh fytyren tende te plakur.cdo vit qe vij ti ndryshon akoma me shume.dhe une ne ato momente ndjej se vitet kalojne.do te doja te te shprehja shume gjera po ti e di qe une nuk arrij te shprehem ashtu sic dua une . te them vetem: te dua shume BABA.
 

moonlight

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

I dashur baba, shume unik e kemi marreveshjen midis nesh...
shpesh jeton ne mohim te asaj per te cilen une e ndjej veten krenare, pothuaj gjithnje kemi si ndermjetese mamin qe pothuajse gjithnje t'i ekzagjeron fjalet e mia qe te te percillen, ti qan si femije sa here emri im permendet e une nuk e kuptoj si nuk i jemi hapur njehere njeri-tjetrit shpirt e zemer kur kaq shume duhemi, ti ke hequr buken nga goja sa e sa here per te me plotesuar mua tekat e kota, ti me don me shume se askush tjeter e une e dij qe mbase eshte me mire qe nuk jemi afer pasi fajin ia veme distances kur bashkebisedimi yne nuk i kalon fjalet klishe....
si je me shendet?, mos e ler veten pa ngrene, me para mire je?, na thuaj nese ke nevoje per me shume, c'a te bejme... mendjen dite e nate tek ju e kemi... na, foli mamit se e di ti qe nuk flas dot ne telefon...
I dashur baba ne merremi vesh me mire pa fjale.
 

bujana

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

I dashur baba! Te falnderoj per cdo gje qe ke ber per mua!Do te doja te ktheja rroten e kohes mbrapa e te filloja cdo gje nga e para pa te merzitur e hidheruar.Me fal babush,me fal! Te premtoj qe do vazhdoj rrugen qe ti le per gjysem.
Nje her kur po bisedonim ,pavarsisht se bisedonim shum rralle,ti the:- A thua do kujtoheni per ne kur te kemi vdekur? Un te thash "Sigurisht",nuk doja te thoja kete pergjigjia ime do ishte TI NUK DO VDESESH KURR PER MUA. Te dua shum babi....
 

bengu

Primus registratum
Re: I dashur Baba!

I dashur Baba!
Te falemnderit qe kishe besim ne mua edhe atehere kur mua me mungonte vetbesimi!
Ti e di se kurre nuk do te zhgenjej.
Perqafime,
L.
 
Top