Hidhen themelet e bordellove me licencë
Hidhen themelet e bordellove me licencë
Koha Jonë
29 Shtator 2006
Disa biznesmenë shqiptarë kanë nisur në autostradën Tiranë-Durrës ndërtimin e të parave Shtëpive Publike. U është premtuar se së shpejti, Kuvendi miraton ligjin…
Vetëm 20 kilometra larg Tiranës, në një prej akseve rrugore nacionale, anë autostradës, hidhen themelet e para të një bordelloje të ligjshme, shtëpi publike. Pronari i këtij objekti në perspektivë është një 35 vjeçar, emigrant në Itali prej shtatë vitesh. I organizuar dhe me biznese të tjera, ky i ri me para, po investon që në të ardhmen e tij të jetë dhe pronari i një shtëpie publike moderne.
Në pamundësi për të nxjerrë identitetin e tij të plotë, për arsye personale të personazhit tonë, gjatë bisedës me të mësojmë pse ai beson se shumë shpejt në Shqipëri do të dalë ligji për lejimin e prostitucionit, kështu dhe për ngritjen e shtëpive publike si në shumë vende të botës.
Ai tregon se miqtë e tij afër njerëzve të ligjit i kanë treguar për projektin gati dhe se brenda një viti një ligj i tillë do të kalojë në parlament. Kështu shpreson të fitojë dhe një licensë për shtëpinë publike, duke menduar i kënaqur se mbase do të jetë i pari që do ta arrijë këtë projekt.
Investimi
Për të mos u ndjerë vetëm ai tregon dhe për tre raste të tjera me këtë iniciativë dhe që objektet janë pothuajse në përfundim. Pa u larguar nga personazhi jonë, mësojmë se nuk është i vetmi që beson se në Shqipëri shumë shpejt prostitucioni do të lejohet me ligj dhe se do të ndërtohet sipas modeleve të aplikuara në vendet perëndimore.
Ajo çka të bën përshtypje lidhur me ketë lajm ka të bëjë me kënaqësinë që ndjejnë individët apo grup individësh lidhur me këtë biznes, i cili deri më tani, ka lulëzuar por në mënyrë të jashtëligjshme. Besojnë në një tregti fitimprurëse sigurisht, por, edhe në një biznes që do ndihmojë shumë shoqërinë shqiptare. Nëse do flasësh me këta “pionerë”, të duket pak a shumë si një nga idetë e shumta që shqiptarët hedhin nëpër tryeza saherë që bëhet fjalë për të fituar para.
Por “bordellot” e ligjshme në vendin tonë duket se do të bëhet shumë shpejt një realitet normal. Ka disa arsye që të bindin se shumë shpejt në Shqipëri do të ketë një ligj i cili do të lejojë prostitucionin. Sociologu Edmont Dragoti mendon se kjo do të ndodh, si në shoqëritë e tjera të zhvilluara dhe do të ndihmojë në shoqërinë shqiptare. Sipas psikologut të njohur, ligji për prostitucionin duhet të dalë sa më shpejt dhe nuk duhet të paragjykohet si një biznes i individëve por si një mundësi pozitive për shqiptarët.
Në komisionin e ligjeve në Parlament mësohet se ende nuk është paraqitur një projekt i tillë, por ka pasur të interesuar nga shoqatat civile për tu pajisur me informacion. Në kushte të tilla jemi para një situate ku opinioni duket i përgatitur dhe ligjvënësit nuk kanë ndonjë argument bindës për ta kundërshtuar.
Policia
Ishte, zv/ministrja e brendshme Iva Zajmi që rreth një vit me parë njoftoi për rritjen e prostitucionit brenda territorit shqiptar. Zajmi sqaroi se të kthyerat, po ushtrojnë prostitucion në vendin tonë, ndaj kontigjenti është në shifra jo të zakonshme. Të dhëna alarmante jepen edhe nga strukturat e policisë në Tiranë.
Informacionet e marra në rrugë operative në komisariatet e metropolit, tregojnë se të paktën 2 mijë femra, po ushtrojnë prostitucion të vazhdueshëm. Mosha e tyre varion nga 13 deri në 60 vjeçe, ndërsa përkatësia gjeografike ka një shtrirje të njëtrajtshme nga veriu në jug. Ky kontigjent, mund të vijë në rritje, pjesa më e madhe e tyre i përket shtresës së varfër dhe të paarsimuar, por nuk mungon dhe shfrytëzimi i vajzave të shkolluara, tha para pak kohësh një shef policie në Tiranë.
Prostitutat
“Nuk kam ku të shkoj, nuk kam punë dhe në shtëpinë time, nuk do të gjeni bukë për të ngrënë“, u tha Irma.P, 16 vjeçe, inspektorëve të policisë, kur u gjet në një prej moteleve në periferi. Ajo u tregoi uniformave blu se, ishin një grup vajzash të tërhequra nga njëra-tjetra, me qëllim përfitimi me trupin e tyre. Të tilla, numërohen rreth 2 mijë femra, që punojnë me tutorë, me sekserë, por edhe të pavarura.
Të dhënave policore, që i mbërritën zv/ministrja Iva Zajmi, iu bashkangjitën edhe ato të shoqatave e forumeve joqeveritare. Aktualisht, pjesa më e madhe e moteleve, lokaleve të metropolit janë kthyer në qendra seksi, ku femrat qarkullojnë sa në një vend në tjetrin, me qëllim për ti shpëtuar ndjekjes policore. „Duke parë se shumë lokale, kontrollohen prej forcave të policisë, ato ndryshojnë baza dhe sigurojnë gjoja mardhënie në çift, ndaj dhe ne nuk mund të ndërhyjmë vend e pa vend“, sqaron një oficer policie. Ajo çka duket më tronditëse, ka të bëjë numrin e minoreneve në këtë profesion, shifra e të cilave i kalon të 500-at dhe kontigjenti i femrave, në kushte të vështira ekonomike për mbijetesë, numri i të cilave i kalon 1500.
“Edhe ne ndodhemi në pozicion tepër të vështirë, shumë prej tyre janë vajza të vogla, të paushqyera dhe në një gjendje të mjerueshme ekonomike, ndaj më tepër iu vihemi tutorëve të tyre”, thonë në polici. Në kushte të tilla, duket se shumë shpejt semofarët me „xixëllonja“, do të marrin të njëjtin kuptim si në Itali, apo gjetkë. Ndoshta, autoritetet shtetërore do të nisin diskutimet nëse është i vlefshëm një ligj për prostitucionin, apo jo. Gjithsesi, shifrat e marra nga skedat e policisë tregojnë se Shqipëria, nuk mund të përjashtohet nga fenomeni.
Përse duhet lejuar prostitucioni
Anila Prifti
Në Babiloni dhe në Greqi (Korint) prostitutat e ashtuquajtura “të shenjta” jetonin në tempujt kushtuar perëndeshës Afërditë dhe pikturat murale të Pompeit tregojnë ato që ishin shtëpitë publike te antikitetit. Kurse për të fshehur fytyrën e keqe të prostitucionit, seksit të rrugës, parasë së pistë, Athina që ndërtoi Shtetin Modern dhe shoqërinë tregtare, krijoi për tregtinë e seksit, Dikterionet ( bordello).
Ishin ndërmarrje shtetërore, me tarifa sociale ku prostituonin skllave. Për këtë gjë legjislatori Solon u quajt gjatë “mirëbërësi i kombit”. Pas kësaj shteti ecte mbarë, burrat ishin të lumtur dhe femrat mbronin virtytet. Ishte shekulli i 6 para Krishtit: lindën shtëpitë e para publike….
Historia tregoi se dhe pas vendimeve ekstreme në vitet (418- 451), ku mbreti i Vizigotëve kërcënonte me vdekje tutorët, në 506 kur doli ligji “Kodi Alarik” i cili dënonte tutorët edhe prostitutat me kamxhik, ligj ky që vazhdoi gjatë dhe kur u ngrit qendra e parë rehabilitimit social “Metanoia” e cila ishte një dwshtim dhe pse kërkonte largimin e prostitutave nga kthetrat e tutorëve, bota nuk ndryshoi.
Tregtia e seksit vazhdoi më se miri deri dhe në ditët e sotme. Rrugët janë të mbushura me meshkujt në epsh, me femra që kërkojnë të jetojnë prej gjinisë së tyre dhe me ata të fuqishmit që pasurohen çdo ditë. Në Shqipëri mënyrat e prostituimit kanë qenë dhe janë të shumta nga koha kur prishja e moralit dënohej me pushkë, te abuzimet që afronte sistemi para 90-s deri në ditët e sotme. Pse s’duhet të ketë një ligj e ta lejojë!?
Aktualisht në vendin tonë sipas policisë vetëm në Tiranë numërohen rreth 2 mijë femra të skeduara që ndjekin rrugën e prostitucionit, është i lartë numri i divorceve, kalon mbi 70 perqind numri i meshkujve të martuar në lidhje jashtëmartesore, gjithashtu i lartë numri i abuzuesve seksual, i lartë po kontingjenti i individëve me probleme mendore për shkak të mungesës së seksit. E paraqitur shkurt pjesa më negative që ka prekur shoqërinë shqiptare, një ligj për lejimin e bordellove vetëm sa do të ishte pak rregullator.