Hidhen themelet e bordellove me licencë

Hidhen themelet e bordellove me licencë

Hidhen themelet e bordellove me licencë

Koha Jonë

29 Shtator 2006

Disa biznesmenë shqiptarë kanë nisur në autostradën Tiranë-Durrës ndërtimin e të parave Shtëpive Publike. U është premtuar se së shpejti, Kuvendi miraton ligjin…


Vetëm 20 kilometra larg Tiranës, në një prej akseve rrugore nacionale, anë autostradës, hidhen themelet e para të një bordelloje të ligjshme, shtëpi publike. Pronari i këtij objekti në perspektivë është një 35 vjeçar, emigrant në Itali prej shtatë vitesh. I organizuar dhe me biznese të tjera, ky i ri me para, po investon që në të ardhmen e tij të jetë dhe pronari i një shtëpie publike moderne.

Në pamundësi për të nxjerrë identitetin e tij të plotë, për arsye personale të personazhit tonë, gjatë bisedës me të mësojmë pse ai beson se shumë shpejt në Shqipëri do të dalë ligji për lejimin e prostitucionit, kështu dhe për ngritjen e shtëpive publike si në shumë vende të botës.

Ai tregon se miqtë e tij afër njerëzve të ligjit i kanë treguar për projektin gati dhe se brenda një viti një ligj i tillë do të kalojë në parlament. Kështu shpreson të fitojë dhe një licensë për shtëpinë publike, duke menduar i kënaqur se mbase do të jetë i pari që do ta arrijë këtë projekt.


Investimi
Për të mos u ndjerë vetëm ai tregon dhe për tre raste të tjera me këtë iniciativë dhe që objektet janë pothuajse në përfundim. Pa u larguar nga personazhi jonë, mësojmë se nuk është i vetmi që beson se në Shqipëri shumë shpejt prostitucioni do të lejohet me ligj dhe se do të ndërtohet sipas modeleve të aplikuara në vendet perëndimore.

Ajo çka të bën përshtypje lidhur me ketë lajm ka të bëjë me kënaqësinë që ndjejnë individët apo grup individësh lidhur me këtë biznes, i cili deri më tani, ka lulëzuar por në mënyrë të jashtëligjshme. Besojnë në një tregti fitimprurëse sigurisht, por, edhe në një biznes që do ndihmojë shumë shoqërinë shqiptare. Nëse do flasësh me këta “pionerë”, të duket pak a shumë si një nga idetë e shumta që shqiptarët hedhin nëpër tryeza saherë që bëhet fjalë për të fituar para.

Por “bordellot” e ligjshme në vendin tonë duket se do të bëhet shumë shpejt një realitet normal. Ka disa arsye që të bindin se shumë shpejt në Shqipëri do të ketë një ligj i cili do të lejojë prostitucionin. Sociologu Edmont Dragoti mendon se kjo do të ndodh, si në shoqëritë e tjera të zhvilluara dhe do të ndihmojë në shoqërinë shqiptare. Sipas psikologut të njohur, ligji për prostitucionin duhet të dalë sa më shpejt dhe nuk duhet të paragjykohet si një biznes i individëve por si një mundësi pozitive për shqiptarët.

Në komisionin e ligjeve në Parlament mësohet se ende nuk është paraqitur një projekt i tillë, por ka pasur të interesuar nga shoqatat civile për tu pajisur me informacion. Në kushte të tilla jemi para një situate ku opinioni duket i përgatitur dhe ligjvënësit nuk kanë ndonjë argument bindës për ta kundërshtuar.


Policia
Ishte, zv/ministrja e brendshme Iva Zajmi që rreth një vit me parë njoftoi për rritjen e prostitucionit brenda territorit shqiptar. Zajmi sqaroi se të kthyerat, po ushtrojnë prostitucion në vendin tonë, ndaj kontigjenti është në shifra jo të zakonshme. Të dhëna alarmante jepen edhe nga strukturat e policisë në Tiranë.

Informacionet e marra në rrugë operative në komisariatet e metropolit, tregojnë se të paktën 2 mijë femra, po ushtrojnë prostitucion të vazhdueshëm. Mosha e tyre varion nga 13 deri në 60 vjeçe, ndërsa përkatësia gjeografike ka një shtrirje të njëtrajtshme nga veriu në jug. Ky kontigjent, mund të vijë në rritje, pjesa më e madhe e tyre i përket shtresës së varfër dhe të paarsimuar, por nuk mungon dhe shfrytëzimi i vajzave të shkolluara, tha para pak kohësh një shef policie në Tiranë.


Prostitutat
“Nuk kam ku të shkoj, nuk kam punë dhe në shtëpinë time, nuk do të gjeni bukë për të ngrënë“, u tha Irma.P, 16 vjeçe, inspektorëve të policisë, kur u gjet në një prej moteleve në periferi. Ajo u tregoi uniformave blu se, ishin një grup vajzash të tërhequra nga njëra-tjetra, me qëllim përfitimi me trupin e tyre. Të tilla, numërohen rreth 2 mijë femra, që punojnë me tutorë, me sekserë, por edhe të pavarura.

Të dhënave policore, që i mbërritën zv/ministrja Iva Zajmi, iu bashkangjitën edhe ato të shoqatave e forumeve joqeveritare. Aktualisht, pjesa më e madhe e moteleve, lokaleve të metropolit janë kthyer në qendra seksi, ku femrat qarkullojnë sa në një vend në tjetrin, me qëllim për ti shpëtuar ndjekjes policore. „Duke parë se shumë lokale, kontrollohen prej forcave të policisë, ato ndryshojnë baza dhe sigurojnë gjoja mardhënie në çift, ndaj dhe ne nuk mund të ndërhyjmë vend e pa vend“, sqaron një oficer policie. Ajo çka duket më tronditëse, ka të bëjë numrin e minoreneve në këtë profesion, shifra e të cilave i kalon të 500-at dhe kontigjenti i femrave, në kushte të vështira ekonomike për mbijetesë, numri i të cilave i kalon 1500.

“Edhe ne ndodhemi në pozicion tepër të vështirë, shumë prej tyre janë vajza të vogla, të paushqyera dhe në një gjendje të mjerueshme ekonomike, ndaj më tepër iu vihemi tutorëve të tyre”, thonë në polici. Në kushte të tilla, duket se shumë shpejt semofarët me „xixëllonja“, do të marrin të njëjtin kuptim si në Itali, apo gjetkë. Ndoshta, autoritetet shtetërore do të nisin diskutimet nëse është i vlefshëm një ligj për prostitucionin, apo jo. Gjithsesi, shifrat e marra nga skedat e policisë tregojnë se Shqipëria, nuk mund të përjashtohet nga fenomeni.

Përse duhet lejuar prostitucioni

Anila Prifti
Në Babiloni dhe në Greqi (Korint) prostitutat e ashtuquajtura “të shenjta” jetonin në tempujt kushtuar perëndeshës Afërditë dhe pikturat murale të Pompeit tregojnë ato që ishin shtëpitë publike te antikitetit. Kurse për të fshehur fytyrën e keqe të prostitucionit, seksit të rrugës, parasë së pistë, Athina që ndërtoi Shtetin Modern dhe shoqërinë tregtare, krijoi për tregtinë e seksit, Dikterionet ( bordello).

Ishin ndërmarrje shtetërore, me tarifa sociale ku prostituonin skllave. Për këtë gjë legjislatori Solon u quajt gjatë “mirëbërësi i kombit”. Pas kësaj shteti ecte mbarë, burrat ishin të lumtur dhe femrat mbronin virtytet. Ishte shekulli i 6 para Krishtit: lindën shtëpitë e para publike….

Historia tregoi se dhe pas vendimeve ekstreme në vitet (418- 451), ku mbreti i Vizigotëve kërcënonte me vdekje tutorët, në 506 kur doli ligji “Kodi Alarik” i cili dënonte tutorët edhe prostitutat me kamxhik, ligj ky që vazhdoi gjatë dhe kur u ngrit qendra e parë rehabilitimit social “Metanoia” e cila ishte një dwshtim dhe pse kërkonte largimin e prostitutave nga kthetrat e tutorëve, bota nuk ndryshoi.

Tregtia e seksit vazhdoi më se miri deri dhe në ditët e sotme. Rrugët janë të mbushura me meshkujt në epsh, me femra që kërkojnë të jetojnë prej gjinisë së tyre dhe me ata të fuqishmit që pasurohen çdo ditë. Në Shqipëri mënyrat e prostituimit kanë qenë dhe janë të shumta nga koha kur prishja e moralit dënohej me pushkë, te abuzimet që afronte sistemi para 90-s deri në ditët e sotme. Pse s’duhet të ketë një ligj e ta lejojë!?

Aktualisht në vendin tonë sipas policisë vetëm në Tiranë numërohen rreth 2 mijë femra të skeduara që ndjekin rrugën e prostitucionit, është i lartë numri i divorceve, kalon mbi 70 perqind numri i meshkujve të martuar në lidhje jashtëmartesore, gjithashtu i lartë numri i abuzuesve seksual, i lartë po kontingjenti i individëve me probleme mendore për shkak të mungesës së seksit. E paraqitur shkurt pjesa më negative që ka prekur shoqërinë shqiptare, një ligj për lejimin e bordellove vetëm sa do të ishte pak rregullator.
 

zog

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
mos thoni qe eshte me mire te mos ket fare, sepse sikur te mos kete do rritet nr i perdhunimeve...


[/ QUOTE ]

ai qe perdhunon, perdhunon per aresye te tjera, kryesisht psiqike. s'ka lidhje fare kjo me prostitucionin. bile ka perdhunim aty ku ka edhe prostitucion.

tek prostituta te duket vetja si mbi gjemba. e qit pa bere zhurme, s'sheh ku e fut, e iken me bisht ne shale pas disa minutash. e vetmja qe te ngel ne koke eshte ndjenja qe te mashtruan, duke te marre nje grusht pare. por kjo s'do te thote qe nuk do e perserises me kete ritual.

eshte pak a shume si ai qe pi cigare per tu duk burre, pra me karakter, por qe ne fakt nuk ndihet i tille. kjo megjithate nuk e pengon mos pije gjithnje cigare.

por ketyre tipave edhe po t'ja u ndalosh me ligj, prostitucionin ose cigaret, nuk u vjen keq per to. ngaqe siç e thashe perveç zakonit asgje tjeter nuk fitonin prej tyre.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
nuk arrijne te shpjegojne ose gjejne te mirat e kesaj pune.

[/ QUOTE ]

Shteti te kontrodhoj prostitucionin esht diçka pozitive, me apo pa Shtet kte profesion se ndalon dot... esht mir dhe mbi te gjitha per shendetin e klientit e shum te tjera

Belgjika e Hollanda kan shum fitim nga taksepaguesit e bordellove... se kam iden sa % e pil po diçka shum pozitive

t'pakten ate qe kam lexuar...

e sa per mirqendjen apo kushtet e jeteses... s'kam se çte them

po per diçka bindu... aty ku ka fukarrallik ka dhe shum lek
 

zog

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Shteti te kontrodhoj prostitucionin esht diçka pozitive, me apo pa Shtet kte profesion se ndalon dot...

[/ QUOTE ]

ne kohe te enverit, stalinit, hitlerit, duçes, frankos, etj nuk kishte, as ne arabi saudite nuk ekziston nje dukuri e tille. pra jo ne te gjitha sistemet.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

te Hitlerit, Duçes e Frankos kishte si skishte...

ke dhe filmime origjinal ne Paris ku gestapo i ruante bordellot per te kontrolluar gjeneralet apo ushtaret pisanjos qe s'luftonin po shkonin me prostitutet Franceze /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

me vjen keq po ne kohe te Enverit egzistonte qe ç'ke me te prostitucioni...çdo lagje e kishte nje te veten...te lagja ime quhej Bardha ajo femra...i çonte te gjithe ne shtepi te vet... te gjithe e dinin, te gjithe shkonin, asnjeri nuk u ankonte per te, as ne burg nuk e futen asgje nuk i ndodhi...biles kur jam kthyer para pese vjeteve e pashe dhe nuk e njohta sepse ishta plakur dhe dobesuar dhe dhembet i kishin rene dhe prape ate pune bente...ah kishte edhe nje femije
 

mozaiku

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

A me shpjegoni ca hyjne krahasimet me Francen, Italine, Hollanden dhe Linkteshtajnin? /pf/images/graemlins/laugh.gif

Krahasimet vlejne kur faktoret e tjere te shoqerive perkatese, jane te perbashketa. Ne s'mund ti lejojme vetes legalizimin e bordellove para legalizimit te se drejtes se "bukes" dhe "jetes".
 

zog

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

po me çudit me ate bardhen per nder. nuk punonte ajo ?
 

zog

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
te Hitlerit, Duçes e Frankos kishte si skishte...

ke dhe filmime origjinal ne Paris ku gestapo i ruante bordellot per te kontrolluar gjeneralet apo ushtaret pisanjos qe s'luftonin po shkonin me prostitutet Franceze /pf/images/graemlins/laugh.gif


[/ QUOTE ]

nuk flas ne paris, po ne gjermani. ne paris kuptohet qe ne ate kohe kishte, ngaqe nuk qeveriste gjermane por francezi vete. pushtimi frances siç edhe ne shqiperi megjithese e pushtuar kishte qeveri kuislinge prej shqiptaresh qe qeversite vendin. e kishte bordello njekohesisht, tek zogu i zi.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

Mozaik... buken e jeten shko e kerkoje hap horizontin dhe kap nje diçka per ta asiguruar ate

je ne demokraci... sje mo ne shtet me asistenc

ja ty pershembull s'ma do menia qe ta asiguroj shteti mirqenien qe ke krijuar, po ti vet apo familjaret

shteti duhet te jet i gat'shem me ligje qe te lejoj çdo lloj profesioni

kurvelliku esht profesion... e leini ato femra qe kan zgjedhur si profesion ta ushtrojn.

zog... se kam iden per ne gjermani po kam bindjen qe do ket pas dhe atje po he
 

zog

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

vetem se s'do te kene me goje te luftojne proksenetizmin. kur ti e lejon shitjen e bananeve ne dyqan si dhe ne rruge, e kur e lejon prostitucionin ne dyqan, do te duhet ta lejosh edhe ne rruge po ashtu.

me kete LIGJERIM, prokseneti automatikisht per me teper me te drejte, nga person i jashteligjshem e i rrezikshem, kthehet ne PATRON normal. qe fut gocat e fshatit ne pune, duke marre per vete fitimin siç do e marre edhe patroni i bordellit.

ps: hehe jeni pa shume llogjike ju mbeshtetesit e bordellit, nuk ta mbushni mendjen ne argumentim.
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

Djemani dhe Vajza te AF...
Llogjikoni se me duket se po i shtrime kembet pak me shume sec kemi jorganin...
Kjo "gazetarucja" vete e shkruan nje faqe te tere bazuar ne nje thashethem te paster, dhe ne vime ketu e "grindemi" per koncepte.
Zog nuk e ka shume gabim kur citon vendet e Europes Veriore, por kujtohuni qe jo shume larg nga Blloku keni ende familje te ngujuara. Shikojen pak me me kembe ne toke realitetin Shqipetar se nuk behet qameti...
Nuk mohoj qe mund te kete vajza qe e kane zgjedhur prostitucionin si "pune" per te mbijetuar, por vleresoni edhe faqen tjeter te medaljes ate mbushur me plot vajza te rrembyera e te shfrytezuara kunder vullnetit dhe deshires se tyre ne rruget e Europes plake.
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

Po te ligjerohej do i humbiste " lezeti "... per ata qe ia ndjejne, kuptohet!
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

çti shikojm realiteti Shqiptar...?

ne Tiran e ne Plazhet e Durresit, Pogradec, Korç Vlor jetojn mbi 2.500/3000 prostitute jo Shqiptare

ato jan qe jan pse ti si Shtet si mer taksat e ti legalizosh ato

tashi zogut si mbushet mendja se ka hallin e plakut vet mos i perfundoj me noi bordello kshu si pa dashje e felliqet /pf/images/graemlins/laugh.gif

po çdo profesionist/e ka te drejten te ushtroj profesionin qe ka z'gjedhur ne jet e pik
 

aristokratja

Forumium praecox
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

Ore, do kishin te gjithe perfitime nga to. Zogut mund t'i dukej e cuditshme qe nje vajze ta mbroje si ide, por nuk eshte ashtu. Nqs nje mashkulli i ka vajtur mendja keq per te vajtur me nje prostitute, do veje edhe sikur te ishte apo jo e ligjshme. Dihen ku te gjenden. Ne menyren e ligjshme te pakten jane me te kontrolluara!
 

zog

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ne menyren e ligjshme te pakten jane me te kontrolluara!

[/ QUOTE ] problemi goce nuk eshte te kontollosh prostitutat, por burrat. pra te NDERSHMIT.

te ishte kaq kollaj sa e ben ti, duhej te lejohej çdo gje, edhe droga, edhe perdhunimi, edhe pedofilia. pastaj eshte debil argumenti se atij qe i ka shkuar mendja duhet me e lene (bile t'ja ligjerosh) ta kryeje aktin, ngaqe sidotejete ai do ta gjeje menyren ta beje kete.

po ai qe ka bo n'men me te kercu ty, si thu ti ta lejojm ?
 

aristokratja

Forumium praecox
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

Ok, e para faleminderit per "debil argument"
E dyta, ke pare ndonje te arrestohet se ka shkuar me nje prostitute?
Pra nuk eshte e njejta gje si Pedofilia, droga etj etj
E treta nqs do me "kercenin mua" do te quhej perdhunim dhe do denohej!
 

zog

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
E dyta, ke pare ndonje te arrestohet se ka shkuar me nje prostitute?


[/ QUOTE ]
ne suedi po arrestohen. ne france ka dal nje ligj ka nje vit me duket e arrestohesh gjithashtu. denohesh me gjobe ne çdo rast, e po ta perserisesh me burg.

por ti vazhdon e jep argumenta debile. pedofili (te gjithe kleriket psh) nuk i perdhunon gjithmone viktimat e tij (ne vendet e varfera i blejne me pare femijet ose i rrejne me dhurata). as shitesi droges.
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

Nuk mund te " ligjerohet " tradhetia. Ne e dime mire qe mes aristokratesh te paturit dashnora dhe dashnore ka qene mode qysh prej historise te kesaj klase sociale, por problemi eshte nje tjeter: nqs ky profesion ligjerohet, atehere i bie qe ai robi qe shkon per me q! nje prostitute, te hedhi firmen e tij diku, sic behet neper hotele. Mua me duket absurde qe dikush tjeter te dije se ku, ke, dhe kur kam palluar une ( qe nuk do shkoja kurrsesi me nje prosti ). Imagjinoni sa te babezuara do beheshin ato gra per te patur listat e hoteleve... dhe imagjinoni ca do ndodhte pastaj... ne vendin tone edhe kur burri eshte fajtor dhe gruaja i ankohet, apo e le, ai e VRET ate! Pastaj mua me duket e paimagjinueshme qe keto shtepi publike te arrijne qe te kontrollohen nga Shteti shqiptar, i cili as ata qe e qeverisin nuk arrin ti kontrolloje, limitoje apo denoje...
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

me duket se ju nuk doni te kuptoni...

ashtu-keshtu, prostitutat ekzistojne, meshkujt, burrat e martum, baballaret tradhetojne deja, plus qe nuk eshte legalizimi qe do i shtyj ata te shkojne me prostituta, ata qe e kan ne mend, edhe me deshire, e legalizume apo jo ata do shkojne...

ku eshte e keqja??? shteti se kontrollon dot??? ok, kjo e sigurt, por te pakten do kontrolloj dicka me shume se sac kontrollon tani qe behet por ne menyre te " te fshehte"
 
Top