Hidhen themelet e bordellove me licencë

Hidhen themelet e bordellove me licencë

Hidhen themelet e bordellove me licencë

Koha Jonë

29 Shtator 2006

Disa biznesmenë shqiptarë kanë nisur në autostradën Tiranë-Durrës ndërtimin e të parave Shtëpive Publike. U është premtuar se së shpejti, Kuvendi miraton ligjin…


Vetëm 20 kilometra larg Tiranës, në një prej akseve rrugore nacionale, anë autostradës, hidhen themelet e para të një bordelloje të ligjshme, shtëpi publike. Pronari i këtij objekti në perspektivë është një 35 vjeçar, emigrant në Itali prej shtatë vitesh. I organizuar dhe me biznese të tjera, ky i ri me para, po investon që në të ardhmen e tij të jetë dhe pronari i një shtëpie publike moderne.

Në pamundësi për të nxjerrë identitetin e tij të plotë, për arsye personale të personazhit tonë, gjatë bisedës me të mësojmë pse ai beson se shumë shpejt në Shqipëri do të dalë ligji për lejimin e prostitucionit, kështu dhe për ngritjen e shtëpive publike si në shumë vende të botës.

Ai tregon se miqtë e tij afër njerëzve të ligjit i kanë treguar për projektin gati dhe se brenda një viti një ligj i tillë do të kalojë në parlament. Kështu shpreson të fitojë dhe një licensë për shtëpinë publike, duke menduar i kënaqur se mbase do të jetë i pari që do ta arrijë këtë projekt.


Investimi
Për të mos u ndjerë vetëm ai tregon dhe për tre raste të tjera me këtë iniciativë dhe që objektet janë pothuajse në përfundim. Pa u larguar nga personazhi jonë, mësojmë se nuk është i vetmi që beson se në Shqipëri shumë shpejt prostitucioni do të lejohet me ligj dhe se do të ndërtohet sipas modeleve të aplikuara në vendet perëndimore.

Ajo çka të bën përshtypje lidhur me ketë lajm ka të bëjë me kënaqësinë që ndjejnë individët apo grup individësh lidhur me këtë biznes, i cili deri më tani, ka lulëzuar por në mënyrë të jashtëligjshme. Besojnë në një tregti fitimprurëse sigurisht, por, edhe në një biznes që do ndihmojë shumë shoqërinë shqiptare. Nëse do flasësh me këta “pionerë”, të duket pak a shumë si një nga idetë e shumta që shqiptarët hedhin nëpër tryeza saherë që bëhet fjalë për të fituar para.

Por “bordellot” e ligjshme në vendin tonë duket se do të bëhet shumë shpejt një realitet normal. Ka disa arsye që të bindin se shumë shpejt në Shqipëri do të ketë një ligj i cili do të lejojë prostitucionin. Sociologu Edmont Dragoti mendon se kjo do të ndodh, si në shoqëritë e tjera të zhvilluara dhe do të ndihmojë në shoqërinë shqiptare. Sipas psikologut të njohur, ligji për prostitucionin duhet të dalë sa më shpejt dhe nuk duhet të paragjykohet si një biznes i individëve por si një mundësi pozitive për shqiptarët.

Në komisionin e ligjeve në Parlament mësohet se ende nuk është paraqitur një projekt i tillë, por ka pasur të interesuar nga shoqatat civile për tu pajisur me informacion. Në kushte të tilla jemi para një situate ku opinioni duket i përgatitur dhe ligjvënësit nuk kanë ndonjë argument bindës për ta kundërshtuar.


Policia
Ishte, zv/ministrja e brendshme Iva Zajmi që rreth një vit me parë njoftoi për rritjen e prostitucionit brenda territorit shqiptar. Zajmi sqaroi se të kthyerat, po ushtrojnë prostitucion në vendin tonë, ndaj kontigjenti është në shifra jo të zakonshme. Të dhëna alarmante jepen edhe nga strukturat e policisë në Tiranë.

Informacionet e marra në rrugë operative në komisariatet e metropolit, tregojnë se të paktën 2 mijë femra, po ushtrojnë prostitucion të vazhdueshëm. Mosha e tyre varion nga 13 deri në 60 vjeçe, ndërsa përkatësia gjeografike ka një shtrirje të njëtrajtshme nga veriu në jug. Ky kontigjent, mund të vijë në rritje, pjesa më e madhe e tyre i përket shtresës së varfër dhe të paarsimuar, por nuk mungon dhe shfrytëzimi i vajzave të shkolluara, tha para pak kohësh një shef policie në Tiranë.


Prostitutat
“Nuk kam ku të shkoj, nuk kam punë dhe në shtëpinë time, nuk do të gjeni bukë për të ngrënë“, u tha Irma.P, 16 vjeçe, inspektorëve të policisë, kur u gjet në një prej moteleve në periferi. Ajo u tregoi uniformave blu se, ishin një grup vajzash të tërhequra nga njëra-tjetra, me qëllim përfitimi me trupin e tyre. Të tilla, numërohen rreth 2 mijë femra, që punojnë me tutorë, me sekserë, por edhe të pavarura.

Të dhënave policore, që i mbërritën zv/ministrja Iva Zajmi, iu bashkangjitën edhe ato të shoqatave e forumeve joqeveritare. Aktualisht, pjesa më e madhe e moteleve, lokaleve të metropolit janë kthyer në qendra seksi, ku femrat qarkullojnë sa në një vend në tjetrin, me qëllim për ti shpëtuar ndjekjes policore. „Duke parë se shumë lokale, kontrollohen prej forcave të policisë, ato ndryshojnë baza dhe sigurojnë gjoja mardhënie në çift, ndaj dhe ne nuk mund të ndërhyjmë vend e pa vend“, sqaron një oficer policie. Ajo çka duket më tronditëse, ka të bëjë numrin e minoreneve në këtë profesion, shifra e të cilave i kalon të 500-at dhe kontigjenti i femrave, në kushte të vështira ekonomike për mbijetesë, numri i të cilave i kalon 1500.

“Edhe ne ndodhemi në pozicion tepër të vështirë, shumë prej tyre janë vajza të vogla, të paushqyera dhe në një gjendje të mjerueshme ekonomike, ndaj më tepër iu vihemi tutorëve të tyre”, thonë në polici. Në kushte të tilla, duket se shumë shpejt semofarët me „xixëllonja“, do të marrin të njëjtin kuptim si në Itali, apo gjetkë. Ndoshta, autoritetet shtetërore do të nisin diskutimet nëse është i vlefshëm një ligj për prostitucionin, apo jo. Gjithsesi, shifrat e marra nga skedat e policisë tregojnë se Shqipëria, nuk mund të përjashtohet nga fenomeni.

Përse duhet lejuar prostitucioni

Anila Prifti
Në Babiloni dhe në Greqi (Korint) prostitutat e ashtuquajtura “të shenjta” jetonin në tempujt kushtuar perëndeshës Afërditë dhe pikturat murale të Pompeit tregojnë ato që ishin shtëpitë publike te antikitetit. Kurse për të fshehur fytyrën e keqe të prostitucionit, seksit të rrugës, parasë së pistë, Athina që ndërtoi Shtetin Modern dhe shoqërinë tregtare, krijoi për tregtinë e seksit, Dikterionet ( bordello).

Ishin ndërmarrje shtetërore, me tarifa sociale ku prostituonin skllave. Për këtë gjë legjislatori Solon u quajt gjatë “mirëbërësi i kombit”. Pas kësaj shteti ecte mbarë, burrat ishin të lumtur dhe femrat mbronin virtytet. Ishte shekulli i 6 para Krishtit: lindën shtëpitë e para publike….

Historia tregoi se dhe pas vendimeve ekstreme në vitet (418- 451), ku mbreti i Vizigotëve kërcënonte me vdekje tutorët, në 506 kur doli ligji “Kodi Alarik” i cili dënonte tutorët edhe prostitutat me kamxhik, ligj ky që vazhdoi gjatë dhe kur u ngrit qendra e parë rehabilitimit social “Metanoia” e cila ishte një dwshtim dhe pse kërkonte largimin e prostitutave nga kthetrat e tutorëve, bota nuk ndryshoi.

Tregtia e seksit vazhdoi më se miri deri dhe në ditët e sotme. Rrugët janë të mbushura me meshkujt në epsh, me femra që kërkojnë të jetojnë prej gjinisë së tyre dhe me ata të fuqishmit që pasurohen çdo ditë. Në Shqipëri mënyrat e prostituimit kanë qenë dhe janë të shumta nga koha kur prishja e moralit dënohej me pushkë, te abuzimet që afronte sistemi para 90-s deri në ditët e sotme. Pse s’duhet të ketë një ligj e ta lejojë!?

Aktualisht në vendin tonë sipas policisë vetëm në Tiranë numërohen rreth 2 mijë femra të skeduara që ndjekin rrugën e prostitucionit, është i lartë numri i divorceve, kalon mbi 70 perqind numri i meshkujve të martuar në lidhje jashtëmartesore, gjithashtu i lartë numri i abuzuesve seksual, i lartë po kontingjenti i individëve me probleme mendore për shkak të mungesës së seksit. E paraqitur shkurt pjesa më negative që ka prekur shoqërinë shqiptare, një ligj për lejimin e bordellove vetëm sa do të ishte pak rregullator.
 

virginia

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

Nervozohem kur lexoj" prostitucioni znati me i vjeter i botes" dhe qe nuk eshte aspak e vertete se ka profesone si bujk gjuhetar etj qe jane me te vjetra. nqs bazohemi tek historia dhe krimi eshte i vjeter sa njerezimi dhe perdhunimi eshte i vjeter sa njerezimi. megjithese jam me ide ateiste ne bibel nuk e dime se me ke djemte e eves dhe adamit u shumuan por nejse. keto argumente mbi prostitucion si nje institucion i vjeter nuk shkojne me, dhe nuk duhet te sherbejne aspak per nje legalizim te ketij fenomeni, se nuk jane aspak te validushmeme, shume te tjera ashtu sic e thame me lart futen ne kete kategori. te legalizosh prostitucionin do te thote te legalizosh skllaverimin e njeriut dhe te besh mbrapa ne zhvillimin njerezor dhe te drejtat e tij. kam punuar kaq kohe ne institucione qe merreshein me rientegrimin shoqeror dhe profesional e njerezve qe ushtronin prostitucion dhe ne takimet me ta asnjehere nuk kam degjuar qe te thone "e kam bere se me pelqen si pofesion". shoqeria duhet te beje pyetje te tjera" c fare i shtyn dhe si arrijne ne kete praktike" e jo si te ruaje akoma rrethin e skllaverise mbi te gjitha format mbi njerezimin. Hollanda nuk eshte model per tu marre me legalizimin e saj megjithese ashtu sic ajo e ka shtruar problemein dhe mund te mendosh qe ka te drejte por besoj se eshte nje falimentim ne edukimin e shoqerise te rikthehesh mbrapa
 

aristokratja

Forumium praecox
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

Ok, po te mendosh pak per meshkujt shqiptare te frustruar seksualisht? Me te vertete te vjen keq per keto vajza, por perderisa e vetmja menyre e fitimit te parase eshte kjo, atehere le ta bejne. Mendoj se duhet te legalizohen. Perderisa ekzistojne qe ekzistojne, te pakten po te legalizoheshin, do te kishte me shume kontroll (per semundje seksualisht te transmetueshme etj) Gjithashtu shtetit do t'i vinin goxha te ardhura nga taksat!
 

olololol

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

/pf/images/graemlins/shocked.gif /pf/images/graemlins/shocked.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
<font color="red">Ehhhh </font> <font color="blue">SHyqyr </font> /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/tonguee.gif /pf/images/graemlins/thumbsup.gif /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

antip

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

Ti gezofshim!!! /pf/images/graemlins/lol.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

Eh ta lumsha moj Demokracine per keto kushte!!! Na hoqi halet, na futi shtepite publike /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Përse duhet lejuar prostitucioni

Anila Prifti


[/ QUOTE ]

duket qe stergjyshi kesaj eshte bere prift per leke. ndersa stermbesa prostitute e shtypit, po per leke.

e forta eshte qe nuk i vjen aspak turp te fshehe emrin. i duket nder tarallakes kur jep mend per pune te tilla qe nuk u dihet filli. edhe ne france (vend liberal) artikuj te tille nenshkruhen vetem me inicialet ose pseudonim.

s'po flas per artikullin e Koha Jone qe eshte vertet debil e i ndertuar mbi supozime. ose po te mos jete i tille tregon korrupsionin e parlamentareve tane qe vetem pse nje pronarit i ka shku NDERMEND te hape bordello (nuk ekzistojne hala ne shtete TE QYTETERUAR, demokratik, liberal, e te emancipuar 10000000000 here me shume nga joni) eshte i sigurte tek suksesi e mbaresia e projektit te tij.

ne ç'bote debilesh jetojme mooore, pa zene ne goje keta kriçat e forumit qe si kudo (ne çdo teme) veç zgerdhihen pa turp edhe kur nuk kane gjera me shtu.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
ne ç'bote debilesh jetojme mooore, pa zene ne goje keta kriçat e forumit qe si kudo (ne çdo teme) veç zgerdhihen pa turp edhe kur nuk kane gjera me shtu.

[/ QUOTE ]

hahahahahahaaha

nejse,

zog... persa i perket Bordellos... mir qe te bohet pse jo...?

ska hotel ne Shqiperi te mos ket ne dispozicion protitute... ta them sinqerisht

te legalizon mir do bohet... nga te gjitha drejtimet
 

zog

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

se kuptoj pse do te jet mire. mire do te jet mos kete prostituta fare them. sidhe vendet si hollanda gjermania e te tjerat qe e kane legalizuar, e kane pasur te lehte pasi neper bordellot e tyre nuk ka pothuaj hiç VENDALIJE (ne gjermani, frankfurt kam qene vete, i mora me rradhe pallatet afer stacionit trenit, e gjermanet numeroheshin me gishta atje.)
nje femer gjermane jo se ka moral me te madh nga nje kineze, veçse nuk ja leverdis, aq sa fiton si prostitute gjithe diten me kembe perpjete i fiton ne çdo lloj profesioni tjeter me te ndershem.

pastaj tek keto bordellot do te vershonin edhe ata personat e ndershem (si baba im me shoke) te cilat menyrat korruptive (me para nen dore) te sotmet nuk i honepsin dot. ashtu thjesht kurioziteti do ti shtynte ta provonin meqe diçka e legalizuar.
dhe imagjino babi i asaj Anila Priftit, ta gjente kete ne ndonje dhome, ngaqe nevoja e domosdoshme per leke ta kete shtyre per vetem CA DITE te merret me kete pune pa lodhje e per me teper SI GJITHA TE TJERAT. (sipas saj).

veje veten ne pozicion te tij pastaj, çfare do ti thoje goces tende kur ta gjeje ne krevat te zhveshur ?
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

tashi me çpo kuptoj un kjo Anila Prifti e paska nje zanot, qe i bien t'jet gazetare... e ska si t'ushtroj dhe prostituten
prostituta e ka per zanot ket profesion... e mesa di un ky esht nje nga zanotet me antik qe njeriu ka njoft, them se dhe babai jot esht dakort per kte

te gjith mamagerat e klubeve te nates te Italis, Austris, Zvicer, Slooveni, Kroaci e Greqi punetoret (prostitutat) qe ti sherbejn klientat i marin nga Tirana, Prishtina e Podgorica

sjan Shqiptare por Moldave, Rumune, Bullgare, Ruse, Bielloruse

rin ne pritje ne kto tre qytete qe dikush ti mari ne pun per ate qe t'fola... e per te mos humbur koh e para ushtrojn dhe profesionin qe kan z'gjell n'jet

leje mer zog babain n'hallet e veta... e ne qefet e veta, ske pse e vret menien per ate...

ti lutju zotit qe ishalla ti ngrifet... e jo ta vrasesh menien qe do gjej gocen e vet, pershembull
 

zog

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

m'fal mik po diskutimi tend eshte komplet anash çeshtjes, ai nuk sjedh ndonje te re, nga sa the me pare.

ne anilen e perdora veç si shembull. s'ma ha mendia qe rroga e gazetarise t'ja perballoje te gjitha kerkesat per lluks. pastaj çmimet ne shqiperi jane njesoj sa ketu ku jetoj une, per disa artikuj SHUME me te larta, ndersa te ardhurat mizerabel.

si dhe nuk e dija qe prostitutat shqiptare qenkan thashethem, ne realitet keto jane bullgare moldave, rumune, etj. po nderroj mendim atehere, them qe babit te aniles t'ja çojne bullgaren ne shtepi, ti bej dhe kafen me kete rast. s'besoj qe anila te jete kundra. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

prostitutave Shqiptare ja gjen num. e çelularit neper gazetat e vendeve Europiane ku jetojn... ju esht rit mirqenia kan dhe shtepi e paguajn dhe taksa aty ku jetojn

jan te rralla po ka se ven njeri ne dyshim ashtu siç ka dhe ne Shqiperi

por me shum luhet me ato prostituta qe te fola

nejse,

pastaj ti ske pse e akuzon Anilen per prostitute kur kjo shkon me redaktorin apo kryeredaktorin e gazetes per nje artikull me shum per t'ju rit roga /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

anilen e perdora si shembull vetem me kunj, ngaqe me duket e çuditshme qe nje FEMER, per me teper e emancipuar e gazetare, te jete per lejim te prostitucionit. deri me sot kur nuk kam lexuar ne shtypin francez opinione te ngjajshme, e kjo me çudit.

pyetjen per me teper e kam shtruar tek tema e "tradhetise bashkshortore".
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

se kam iden ne Franc a esht e ligjeruar prostitucioni...

ne Itali jo... e me te thon te drejten te gjitha femrat diskutonin neper programe TV e Gazeta per kte çeshtje

ato i japin me shum drejtim se meshkujve ktij muhabeti zog

ejjj po ste dija kaq fanatik un ty /pf/images/graemlins/laugh.gif

s'thu shyqyr qe po flasin dhe femrat ne Albania, po direkt thiken ti /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

qe te lejohet apo jo, prostitucjoni ekziston,

mos thoni qe eshte me mire te mos ket fare, sepse sikur te mos kete do rritet nr i perdhunimeve...

ne fund te fundit nese prostitucjoni behet me deshire nga femra...nuk me duket pbm...perderisa eshte nej zgjidhje personale...

ps: ne france eshte i ndaluar me ligj, por prostitutat paguajne taksa ke shteti...pfff çfare ironie /pf/images/graemlins/smirk.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

jo ore nuk jam fanatik. por jam kurioz (ngaqe pervete nuk e di psene, dmth a eshte mire apo keq) te shikoja mbrojtje dinjitoze te problemit, dmth argumente qe te ma mbushnin mendjen nga ana e atyre qe mbeshtesin lejimin bordellik.
deri me sot, ata nuk i hudhin dot poshte moralistet ose fanatiket.
dmth nuk arrijne te shpjegojne ose gjejne te mirat e kesaj pune.
japin shembuj pa shume lidhje e bile qe s'kane te bejne me natyren (gjendjen aktuale social-ekonomike) e as karakterin tone si popull.
tjeter argumentet historike ose shkencore jane qesharake. sidomos ato te kohes greqise vjeter. (lesbikeve ju vjen emri nga ishulli grek lesbos, ku internuan prostitutat per te pastruar qytetet, aty pa meshkuj ato filluan te dashurojne njera tjetren. kjo tregon pra qe ne ate kohe prostitucioni s'ka qene i lejuar siç perpiqet te argumentoje ajo çupa)

ktu pra e pata fjalen.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

tamon ironi... ne itali thash qe jo... por nuk egziston as ne ligjin qe kush ushtron kte profesion ti meren taksat

jetojm ne nje bot pa pik kuptimi ne shum drejtime...
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

patjeter se shteti eshte hajdut dhe eshte shfrytezues...i merr taksat duke mos i qujt profesionin dhe duke lejuar krimin, gjithashtu nuk ka asnje interes te beje me letra keto femra qe ne me te shumten e rasteve jane te huaja...mish per top dmth...
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Hidhen themelet e bordellove me licencë

sa per humor /pf/images/graemlins/laugh.gif

ishte njoni, edhe shkonte rregullisht me prostituta,
edheeee si i zgjut qe ishte i pagunte me chek, por jo me ate te llogaris bashkshortore, por me ate personalin,
por nje dite, i zgjuti dheut, ngaterroi chek, edhe pagujti me ate bashkshortor...

kur e pa gruja /pf/images/graemlins/laugh.gif divorc direkt /pf/images/graemlins/laugh.gif

tani te pakten shkon me ato, ne driten e djellit dhe ne menyre te hapur pa friken e grus /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top