Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite
E Shtune, 09 Dhjetor 2006
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare beri publike dje grafikun e nderprerjeve te energjise ne rang vendi. Oraret e reja do te variojne nga 4 deri ne 19 ore ne dite. Serish zonat me te penalizuara jane ato te veriut te vendit, ku kufizimet arrijne maksimumin

Fatjon Ferko

Kufizimet e energjise elektrike ne qytet dhe ne fshatra u rikthehen oreve te gjata. Dje, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare beri publike oraret e nderprerjes se energjise elektrike per te gjithe vendin, qe variojne nga 4 deri ne 19 ore ne dite. Tashme vendi i eshte rikthyer krizes energjetike, duke iu nenshtruar oreve te gjata te kufizimeve te energjise. Kryesisht qytetet do te vuajne 4 ore ne dite mungesen e energjise elektrike, ndersa fshatrat do te jene me te penalizuarit. Ashtu si edhe vitin e kaluar, zona e veriut te vendit do te kete kufizimet me te thella, qe arrijne ne 19 ore ne dite. Megjithese nuk eshte deklaruar, duket se edhe kete vit kriteri perzgjedhes eshte niveli i arketimeve. Ndryshe nga vitet e tjera, gjate ketij dimri, Tirana do te jete nje nder qytetet qe do te vuaje rreth 4 ore ne dite mungesen e energjise. Sipas njoftimit per shtyp te KESH-it, mesohet se keto kufizime do te jene provizore, pasi pritet te rritet sasia e energjise se importuar. Megjithate, oraret e kufizimeve kane pak gjasa te ndryshojne, duke pare situaten e prodhimit te energjise ne vend.

Qytetet qe jane permendur nga KESH-i, si qytetet me te rregullta te pagesave te energjise elektrike kane vetem 2 ore kufizime ne dite, ndersa rrethet e veriut arrijne ne rreth 19 ore. Gjithashtu, faktor tjeter qe ndikon ne percaktimin e orareve te kufizimeve eshte edhe niveli i humbjeve ne rrjet te energjise.

Rrethet e veriut te Shqiperise do te vuajne me teper mungesen e energjise elektrike. Sipas vendimit te Korporates Elektroenergjetike Shqiptare, rrethet veriore te vendit si Tropoje, Kukes, Has dhe Shkoder do te kene nga 6 deri ne 9 ore kufizime te energjise elektrike. Per te rritur oraret e furnizimit me energji, KESH-i vuri si kusht pagimin e faturave, por ne shume pak rrethe u vu re rritje e arketimeve, ndersa ne veri pagimi i faturave qendron ne nivelet me minimale.

Alternimi i orarit te kufizimit te energjise eshte bere nje pjese paradite dhe nje pjese pasdite, por ka edhe zona qe nuk do te kene fare energji gjate oreve te nates. Nuk dihet ende se sa do te ndryshojne keto orare gjate diteve te ardhshme, por gjithcka mbetet ne varesi te importeve, pasi prodhimi vendas varet vetem nga reshjet e shiut.
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Harap qeveria harap, jo MLK, ta kam then dhe here tjeter qe un s'kam mar angazhime me rregullu gjendjen ne Shqiperi /pf/images/graemlins/wink.gif
Me epitetet bej pak kujdes, se nuk kam perdor ndonjehere ndaj teje /pf/images/graemlins/angel.gif jo per gjo po e kam fjalorin e pasur ne un /pf/images/graemlins/wink.gif

hawk,
Ne ato qe shkruaj me siper, nuk kritikoj qeverine aktuale per gjendjen qe ndodhet Kesh sot, po vetem per pjesen e saj, dhe ka jo pak faje per kete gjendje.
Se pari, ka bllokuar te gjitha projektet per ndertimin e veprave te reja me koncesioone (pak e çuditeshme, per te mos thene e dhimbeshme qe nje qeveri i lejon vetes lluksin te bllokoje ndertimin e veprave te reja ne nje vend qe ka vite qe ndodhet ne krize energjitike apo jo /pf/images/graemlins/wink.gif).
Se dyti duke e ditur se Kesh nuk e perballon dot furnizimin me energji te tregut shqiptar me prodhimin vendas, gjithashtu as me fondet e veta (pasi ka kredi te ndryshme per te paguar) si ka mundesi qe nuk u parashikua nje fond ne buxhetin e shtetit per 2006 qe ti vinte ne ndihme Kesh-it!!
Si ka mundesi qe tenderi per blerje energjie behet pikerisht ne periudhe krize, duke e ditur qe ne kete periudhe veshtire te gjehet energjia ne rajon, (pa permendur çmimin qe kap majat ne kete periudhe) dhe veshtire se gjehen linjat qe mund te transportohet, pasi jane te rezervuara qe 6 apo 12 muaj me pare /pf/images/graemlins/angel.gif

Per etike, nuk mund te hyj ne detaje te hollesishme, pasi nuk eshte vendi, po mund te them se po perseritet i njeti skenar si vitin e kaluar, ku ekonomia shqiptare humbi me dhjetra milona euro ( per te mos dhene qindra ) e mendoj se ne rastin konkret, opozita eshte ne vendin e saj kur kritikon menaxhimin e krizes nga qeveria aktuale.
 

maxper

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Edhe une jam dakort ne shume pika me MLK.
E para njehere, qeveria Berisha, eshte e para qe ka marre pushtetin ne vitet '90 dhe i takonte te mendonte ne perspektive per kete problem. Cfare u be? Nje hic, por per me teper nuk kuptoj llogjiken me te cilen i pret rrugen investimeve te huaja per HIDROCENTRALE. Ku ka si hidrocentralet, energji pa pike kostoje? Edhe pastaj del berisha me argumente idiote si mbyllja e reaktorit berthamor ne bullgari (a ku ishte ai..) e thatesira e motit (absurditeti me i madh) PO pse mo ne meshiren e zotot ngelem ne. Pak lumenj kemi? Pak projekte ?

Kjo pune vertet qe nuk eshte faji i nje qeverie, por ketu eshte si loli me colin se vetem 2 qeveri kemi nderruar per 15 vjet... Eshte turp i madh te lesh kryeqytetin qe do ta "integrosh" ne europe 5 ore pa drita ne dite. Na i bene nervat tel.
Ky berrisha eshte nje kokerr injoranti, dhe asgje me shume, te pakten Nano eshte ekonomist e ca gjera i kupton me mire.
Ju lutem nuk dua ta kthej ne lufte politike, por e kam thjesht me "te pushtetshmin".
Funksionaret e shtetit ne pergjithesi ku hyn dhe KESHI, duken si buratina, si kuklla, si njerez pa pike KARAKTERI. Ai Shiko Genc Rulin, duket sikur ka elektroda ne bythe, e po tha ndonje gje qe sduhet i kercet 320 voltshi..

Ca behet more keshtu, doktorri per mendimin tim eshte figure jo e djegur por e dhjere fare, dhe nuk po e them se po me le pa drita, por sepse keshtu kam menduar qe ne fillim kur mori pushtetin per here te dyte.
Eshte figure despotike, antipatike, diktatoriale, dhe i shpifur. Duket sikur i ka mbetur ora ne protestat e dhjetorit bashke me azem HAJDARIN. Po nuk ecen vendi me gomere ne krye. Po ky eshte edhe qeros edhe fodull, te pakte kur nuk bendot si enver hoxha qe ishe dhe zot dhe shkop, leri te tjeret, leri dreqin, liroje pak, leri specialistet te japin te tyren. Vetem prish, e bej gomarlleqe si zogu i zi.
Edhe mediat nuk guxojne ta kundershtojne se si dihet cfare ndodh, pse demokraci eshte kjo?
Edhe nderohet berisha pastaj se eshte i pakorruptuar, po ai eshte i PAAFTE komplet.
Kjo eshte si te shkosh ne nje cmendine, dhe te besh drejtor te cmendines nje te lajthitur sepse ai, ndryshe nga te tjeret, nuk dhitet ne breke.

Qe energjitika eshte kapitull i shemtuar i ketij vendi, kjo dihet, po keta pushtet.aret nuk po reagojne fare.
Mire keta, po edhe populli rri si dhi, ne vend qe te rrezoje qeverine direkt, rri si pule, nuk kuptoj...
Kujt i inntereson kriza zgjedhore apo se u nxeh moisiu nga partite e medha???? Kujti i plasi, apo bamir topit me ben blush patetikun?
Ne doni ta dini, mua as qe me plas per politiken, por kur vjen puna ne kete pike, eshte ndjenja qytetare ajo qe me ben te reagoj dhe te kerkoj ate qe me takon.
 
H

harap

Guest
Re: Shqipëria pranë errësirës

Mlk Une spo them qe keto bene te pamunduren.
Po them qe shifrat qe permende ja ke fut komplet kot.
Kurse per energjine elektrike vazhdoj te them qe me mire se kemi qene ne kohen e qeverise socialiste jemi.Kane rene rreshje thone, po e vertet po rane ne vere edhe hidrocentralet nuk mbanin me rezerva.Depozituan energji ne kosove po kosova sna jep me sepse ska per vete.,
Por se shpejti pune qe rregullohet.
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Meqe ti ke shifra te sakta harap, mund te me thuash ç'fare eshte bere konkretisht ne Kesh qe pas emerimit te Andi Beli-t si drejtor i Kesh-it per rregullimin e gjendjes?
 
H

harap

Guest
Re: Shqipëria pranë errësirës

Ça eshte ba???po nderrohet komplet rrjeti i energjise sepse ka humbje te medha ne rrjet e ti thua ca eshte bere??
Tek puna e krizes sot ka dy faktore te rendesishem : thatesira qe eshte kryesorja e ske çi ben edhe keq menaxhimi i energjise.Prandaj per investime smund te flasesh.Mos harro se filloi TEC i Vlores edhe do filloj edhe ai i Fierit qe vetem 40 % e TEC te Fierit do perballoje nevojat e Shqiperise.Pjesa tjeter do i shitet vendeve tjera.
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Kur thua komplet rrjeti harap, nga ku deri ku, se me duket pak si evazive si pergjigje, e pyetja ishte konkrete me duket apo? Per Tec-et, mos harro ti, jo une, se ne Vlore s'ka ç'fare te filloi se u transferua per ne Fier i njeti projekt!!
 
H

harap

Guest
Re: Shqipëria pranë errësirës

Ti vazhdon tja fusesh kot edhe eshte e kote te debatoj me ty.Lexo te gjitha gazetat kur ti lexosh e jo vetem ZP.Se je larg e sja ke haberin se ça behet ketej.Thua i di pastaj thua ça behet.Nejse ja kalofsh mire.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Dështimi me energjinë, qeveria shkeli ligjin dhe zbrazi Fierzën
Gzeta Shqip

Ekzekutivi nuk ka zbatuar asnjë nga pikat e planit të gjashtë të masave për vitet 2006-2008

Kriza e rëndë energjetike, përveçse është një dështim i programit të qeverisë "Berisha", është edhe një shkelje flagrante e ligjit, për planin e gjashtë të masave për sektorin e energjisë. Me një vendim të qeverisë të datës 13 janar të vitit 2006, Kryeministri Berisha me firmën e tij miratoi ligjërisht planin e gjashtë të masave për sektorin e energjisë elektrike për vitet 2006-2008. Në të ishte parashikuar që gjatë vitit 2006 furnizimi me energji elektrike për konsumatorët të ishte rreth 6,7 miliardë kilovat/orë në vit. Nga prodhimi vendas, sipas vendimit të qeverisë do të siguroheshin rreth 4 miliardë kilovat/orë, por të dhënat tregojnë se viti që kaloi u prodhuan rreth 5,5 miliardë kilovat/orë, rreth 1,5 miliardë më shumë sesa ishte detyrimi ligjor. Përveç kësaj, në programin e masave ishte parashikuar që importi gjatë vitit të kaluar të ishte në total rreth 1,95 miliardë kilovat/orë, por në fakt janë importuar vetëm 750 milionë ose 1,2 miliardë kilovat/orë më pak se ishte parashikuar në vendimin e qeverisë. Rritja e prodhimit vendas mbi parashikimet dhe ulja e importit, solli, sipas specialistëve, rënien të rezervës hidrike në hidrocentrale. Burime konfidenciale për "Top Channel" thonë se, nëse qeveria dhe KESH-i do të kishin ndjekur këtë program të qeverisë, niveli në Fierzë, megjithëse pati thatësirë do të ishte rreth 275 metra dhe jo 253 metra saç është sot, vetëm 9 metra larg pikës kritike. Sipas ekspertëve, kjo sasi do të ishte e mjaftueshme për të pasur furnizim normal dhe kufizimet do të ishin fare të pandjeshme. Nga ana tjetër, në programin e gjashtë të masave ishte parashikuar që humbjet në rrjet të ishin 33,6 për qind, por sipas të dhënave humbjet faktike kanë qenë 47%, pra 13,4 për qind më shumë çka konvertohen në rreth 720 milionë kilovat/orë shtesë më pak për furnizim. Kjo sasi e humbur në rrjet do të ishte e mjaftueshme për të pasur gjithë janarin e këtij viti furnizime pa ndërprerje 24 orë në ditë. Shifrat e humbjeve lidhen drejtpërsëdrejti me keqmenaxhimin teknik të Korporatës Elektroenergjetike. Rasti i mosrespektimit të kuotave të prodhimit vendas dhe importit, është një shkelje ligjore e rëndë, pasi cenoi 3 milionë konsumatorë shqiptarë, një shkelje, e cila në mos është kryer nga qeveria, së paku ka ndodhur për shkak të mungesës së kontrollit të saj. Edhe pse ka hyrë në vitin e dytë të mandatit, ekzekutivi i koalicionit të djathtë ka dështuar në të gjitha pikat e programit, ku parashikoheshin hapat e zhvillimit në sektorin e energjisë. I shpallur si mandati i "luftës kundër errësirës", në mbyllje të vitit të dytë të qeverisjes, mazhoranca jo vetëm që nuk ka mundur të reduktojë orët e kufizimeve, por i ka shtuar ato në krahasim me një vit më parë. Premtimet e pambajtura janë të shumta, dhe sipas të gjitha gjasave do të klasifikohen në dështimet flagrante të kabinetit "Berisha". Në programin e qeverisë thuhet se "energjia nuk do t‘i mungoje asnjë familjeje dhe asnjë biznesi kudo qofshin ato dhe pa diskriminim. Do të synohet që brenda vitit 2007 të garantohet furnizimi i pandërprerë i energjisë elektrike". Ky premtim ka rënë automatikisht poshtë që në ditën e parë të vitit 2007, ku kufizimet e energjisë kanë qenë të pranishme në të gjithë vendin dhe sipas të gjitha gjasave 2007-a do të shënojë krizën më të rëndë energjetike, pas elektrifikimit të vendit.
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Shqipëria pranë errësirës

Bukur!


Uroj qe te mos dynden budallenjte tani edhe te japin interpretime idiotesko-militantiste. Nqs jeni shqiptare dhe nqs keni dy fije mend, beni mire te kerkoni te drejtat tuaja themeltare dhe ti kerkoni llogari qeverise. Mjere ky popull... /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ti vazhdon tja fusesh kot edhe eshte e kote te debatoj me ty.Lexo te gjitha gazetat kur ti lexosh e jo vetem ZP.Se je larg e sja ke haberin se ça behet ketej.Thua i di pastaj thua ça behet.Nejse ja kalofsh mire.

[/ QUOTE ]

Per fatin tend te keq harap /pf/images/graemlins/laugh.gif te gjitha projektet qe ka ne strategji KESH qe nga fundi i 2005, ik ma ne kompjuter, e nuk i mar nga gazetat si i mer ti /pf/images/graemlins/wink.gif Keshtu qe nese ti vazhdon e enderon se une lexoj ZP-ne ( gje qe e kam kritukuar ketu e ke shembuj sa te duahs ne AF, per kete mjafton te kerkosh pak dhe e gjen, po pate nevoje per ndihme ti sjell une /pf/images/graemlins/laugh.gif).
Per t'ju kthyer temes, pyetja qe te drejtova me siper kishte te bente me faktin se me confirmove qe une nuk di gje, e ti i di me mire.
Atehere meqe se ti i di se ç'fare jane bere, do te ishte interesante per temen, te na ndriçoje dhe ne te tjereve ketu me ato qe di.
Keshtu qe po ta rishtroj dhe nje here pyetjen, mund te na thuash se cili projekt eshte ber per rehabilitimin e linjave te transportit 220 dhe 120 Kv ne te cilat humbet rreth 47% e energjise se transportuar?
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Anatomia e errësirës

Në tetor 2005, me afrimin e dimrit të ftohtë, shqiptarët u përballën me një seri të tmerrshme ndërprerjesh që e lanë vendin me vetëm dhjetë orë drita në ditë . Vendi kishte të hollat e nevojshme për një pjesë të mirë të energjisë, por problemet mes qeverisë dhe një rrjeti të eksportuesve të energjisë krijuan jo pak probleme. Shqipëria mbështetet gati plotësisht ne hidrocentrale për te prodhuar rrymën elektrike dhe, ndërsa afronte vjeshta , në lumenjtë shqiptarë, niveli i ujit ishte i ulët. Kompania shtetërore energjetike, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) parashikonte një rënie serioze të nivelit të energjisë prej 600 Gwh për dy muajt e fundit të vitit – energjia që nevojitej për 400,000 nga 700,000 banesat e Shqipërisë. Tenderit që kërkonte të blinte energji iu përgjigj vetëm një ofertues: Energy Financing Team (EFT) me bazë në Londër. Ligji shqiptar kërkon që ofruesit të jenë të paktën dy, për të siguruar konkurrencë, Tenderët u riorganizuan, duke kërkuar me pak energji, por serish u përgjigj vetëm EFT. 3 tenderë të tjerë përfunduan me te njëjtin rezultat. Një tender i gjashtë kërkoi 400 Gwh dhe këtu hyri dhe Energy Holding e Rumanisë, së bashku me EFT, duke siguruar kështu bazën ligjore, por nga asnjë kompani nuk mund të siguronte sasinë e kërkuar . Por në këtë kohë edhe sikur ofruesi të ofronte shumën e plotë prej 400 Gwh, vendit do ti duhej te përdorte dhe ndërprerje me rotacion, për të kompensuar diferencat. Çmimet e ofruara ishin më të larta se më parë . “Ose çmimi ishte më i lartë nga sa ata ishin te gatshëm të paguanin, ose ata kishin vetëm një ofrues ,” thoshte Gjergj Bojaxhi, zv ministër i Energjise prej shtatorit të kaluar . “Lumenjtë janë tharë” EFT ofroi 73.2 Gwh me çmim €43 pre Mwh, një çmim i lartë dhe më pak se një çerek të energjisë së nevojshme . Kompania me bazë në Londër, e drejtuar nga specialistë energjetikë serb i kishte shitur Shqipërisë energji që prej vitit 2000, duke i siguruar 4/5 të energjisë së importuar gjatë këtyre viteve sipas zotit Leonard Mone, ish drejtor i prokurimit pranë KESH. Energy Holding, komisionere nga Rumania, ofroi dyfishin e sasisë së EFT për një çmim pak më të ulët, por ende totali ishte vetëm gjysma e 395 Gwh, që kërkonte KESH. Politika ndërkohë përkeqësonte situatën. Kompania elektrike nuk po vepronte me vendosmëri për shkak të zgjedhjeve te tejzgjatura e vonesave ne emërimin e drejtorit të ri. Dështimi për të siguruar blerjen e energjisë, paraprakisht vendosi vendin buzë rrezikut. Ndërsa KESH tërhoqi blerjen e energjisë, me shpresën për të siguruar çmime më të lira. “Ligji i prokurimit kishte problemet e veta ,” thotë Fatmir Hoxha, i cili ka qenë përkohësisht menaxheri i përgjithshëm i KESH-it në atë kohë. “Ishte një ligj hartuar për të blerë karota e domate, por jo energji.” Nevojitet publikimi i tenderit dy muaj para, çka nuk funksiononte me luhatjet në treg. Kryeministri, Sali Berisha tentoi të përdorte miqësinë me Presidentin, Viktor Yushchenko për të blerë energji në Ukrainë. Por një hap i tillë dështoi. 100 mwh të tjera nga Bullgaria e Rumania nuk mund të dërgoheshin drejt Shqipërisë për shkak se linjat e tensionit të lartë që lidhnin Shqipërinë me këto vende ishin rezervuar nga të tjera kompani dhe vende, deklaron Bojaxhi. Një sasi mjaft e vogël u sigurua nga Italia përmes Greqisë. Me pas, KESH bleu € 4 milion energji për gjashte javët e fundit të vitit nga Montmontaza , Croacia; Espada, komisioneri Czech active në veri të Balkanit; gjeneruesi Bullgar, Natsionalna Elektricheska Kompania (NEK); Complexul Energetic Rovinari, prodhues i Romania; dhe GSA,-ja lokale. Andi Beli, drejtor i përgjithshëm i KESH-it deklaroi se ishte e vështire që një pjesë e kësaj energjie të sillej në Shqipëri, për shkak të linjave të tensionit të lartë, autostradave te energjisë qe ishin të zëna. Ky është një problem i vazhdueshëm, që e ka Shqipërinë të ndjeshme ndaj mungesës së energjisë . Çdo vend ka një nurmër të caktuar linjash transmetimi që e lidhin me botën. Shqipëria ka dy linja 200 kw, që e lidhin me Malin e Zi dhe linjën 400 kw me Greqinë. Gjithë energjia e importuar duhet të vijë përmes këtyre linjave . Linjat e përdorura dikur nga kompanitë shtetërore, mes tyre tani përdoren nga kompani private në rajon në kërkim të përfitimeve më të larta. Tregtuesit e Energjisë rezervojnë kapacitete në këto linja. Linjat mes Shqipërisë e Malit të Zi janë vazhdimisht të zëna. Ndërmjet 50 e 90 % të kapacitetit zihet nga tregtuesit privatë, sipas një raporti të SEETEC, the Southeast Europe System Technical Support Project. “Për volumin e energjisë, që aktualisht po kalon përmes Malit të Zi, kapaciteti i transmetimit duhet të ishte 3 herë më i lartë ,” thotë Zoran Gjukanovi&amp;#263;, menaxher në departamentin e transmetimit në kompaninë malazeze të energjisë Elektropriveda Crna Gora (EPCG). Rezultatet e Shqipërisë në fund të 2005 ishin katastrofike: Mungesa e energjisë shkonte nga 4-10 orë në ditë në Tiranë, dhe pjesa tjetër e vendit kalonte dhe me tepër kohë në errësirë. “Ne kishim vetëm një linjë të ngushtë, nga e cila mund te blinim energji” thotë Bujar Nepravishta, që drejton entin rregullator ERE. Pas dy muajsh, me ndërprerje konstante , KESH më në fund kreu një blerje të madhe. Fitoi një tender të Interfin, një kompani e zotëruar nga Bexhet Pacolli, një biznesmen shqiptar i Kosovës me nënshtësi zvicerane. Lidhjet e Pacollit me ish presidentin rus, Boris Yeltsin u hetuan gjatë në vitin 1999. Sidoqoftë tenderi i , Interfin' u anulua, pasi KESH dyshoi se Interfin nuk e kishte energjinë, të cilën ofronte me çmimin më të ulët, prej €36 për MËh. Menaxheri për interes të Pacollit në Shqipëri deklaronte se InterFin mund te blinte energji nga një stacion elektrik në kufijtë mes Bullgarisë e Rumanisë . Andi Beli u shpreh se “nuk arrinte ta shihte nga ku do te merrej kjo energji.” Në janar të këtij viti , KESH premtonte blerjen e €57 milion nga 6 kompani —EFT, EGL, Espada, tregtari çek, dhe GSA—për të siguruar energji për pjesën tjetër të vitit . Në atë kohë kishin kaluar 6 javë nga hera e fundit që kishte rënë shi në malet e veriut. Por kjo nuk ishte hera e parë, që politika mbyllte dritat në vend . Mungesa energjetike dhe kontratat e energjisë shpesh janë të shumëdebatuara dhe akoma me shpesh çojnë në akuza për vjedhje në botën luftarake të politikës shqiptare . Një tjetër krizë ishte dhe ajo e vitit 2000, kur vendi kishte vetëm 5 ditë energji , siç pohonte drejtori i KESH-it në atë kohë.

Marrë nga www.project.com
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Rikthehet EFT, Berisha e akuzoi para 3 korrikut


Julian Llupo
13-01-2007




Kompania bllokoi furnizimin me energji, pas rritjes së ndjeshme të çmimeve gjatë një muaji



KESH njoftoi se prej ditës së sotme, importi i energjisë elektrike rritet me 1.6 milionë kWh dhe në vijim, gradualisht, pritet rritja e mëtejshme e importit të energjisë elektrike. Por, Korporata Energjetike Shqiptare nuk ka bërë të ditur asnjë njoftim, përsa i përket kufizimeve të energjisë, duke lënë të nënkuptohet se ato do të vazhdojnë që të jenë të pandryshuara. Deri tani, sipas burimeve të KESH-it, nga një pjesë e madhe e shoqërive me të cilat po negociohet, është marrë konfirmim për lëvrimin e energjisë. Konkretisht po merret energji nga firmat ndaj të cilave u ble energji me prokurim të drejtpërdrejtë, bazuar në VKM nr.800, datë 11 dhjetor 2006. Ndërkohë që importi, gjatë ditës së djeshme ka qenë 6.624 milionë kWh energji elektrike, sot pritet të shtohet me 1.6 milionë kWh, sasi kjo që do të merret sot në mbrëmje, nga firma EFT, Zvicër. Nga ana tjetër, një tjetër firmë, HSE, do të lëvrojë 240 mijë kWh në ditë. Kontrata e lidhur me EFT, nuk është zbatuar prej muajit dhjetor, pasi palët nuk kanë rënë dakord për çmimet. Rritja e shpejtë e çmimeve gjatë kësaj periudhe, duket se ka bërë që kompania që zotëron edhe pjesën më të madhe të energjisë në Ballkan, të shtyjë furnizimin e vendit me energji për rreth një muaj. Nga ana e KESH, nuk janë bërë publike çmimet me të cilat do të blihet energjia nga kjo kompani, por llogaritet që çmimi të jetë mbi 80 euro mWh. KESH, aktualisht është duke negociuar me firma të tjera, të cilat kanë dhënë konfirmim për t'i siguruar importin e energjisë elektrike Shqipërisë, që pritet të arrijë maksimumin ditët në vijim. Niveli i Fierzës është në nivelin 252.56 metra, ose rreth 8 metër larg pikës të vdekjes.

EFT, kontrollon energjinë e Ballkanit

Energy Financing Team, është një grup i veçantë energjie dhe investimi në fushën e energjisë, i specializuar në Evropën Perëndimore, Qendrore dhe atë Juglindore. EFT udhëheq zhvillimin e tregut të energjisë së Evropës Juglindore, ndërsa po ndihmon në rindërtimin dhe shtrirjen e rrjetit të transmetimit dhe të burimeve të energjisë. Ndërsa tregjet liberalizohen dhe zhvillohen, kjo kompani po jep financim për t'i lidhur prodhuesit me përdoruesit, si dhe ofron kapacitete për ta thithur riskun atje ku tregjet financiare nuk janë ende të zhvilluara. Kompania njihet minimalisht për dy spekulime të përmasave të mëdha. I pari është rasti i Bosnjës, kur në vitin 2003, administratori Pedi Eshdaun, kreu një kontroll në kompaninë vendëse të prodhimit të energjisë dhe zbuloi se EFT e blinte energjinë aty, për t'ia shitur Malit të Zi, me dyfishin e çmimit. Rasti i dytë është po në vitin 2003, kur u zbulua se një sasi energjie që EFT po ia shiste Shqipërisë, ishte blerë fillimisht në Kosovë dhe ishte transmetuar deri në Kroaci, para se të vinte në Shkodër, nëpërmjet Bosnjës dhe Malit të Zi.
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Shqipëria pranë errësirës

Beli foli ne lajme dhe tha qe pavarsisht rritjes se importit, kufizimet nuk do pesojne asnje ndryshim. Kjo sepse 1.6 milion KWH e rinj, do bejne te mundur uljen e prodhimit ne Fierze, ne menyre qe te mos rrezikohet me tej pika e vdekjes.

Ja pra, qeveria dhe korporata jone e ndritur arrijne qe te shpenzojne miliona euro, pa patur asnje siguri mbi rreshjet ( edhe per nje jave s'do kete asnje pike shiu ) dhe asgje nuk ndryshon ne oraret e dritave. Njesha jane...
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Beli po te ishte ne ndonje ndermarje tjeter ne perendim tani s'do kishte mo shance te vinte komet si roje e jo drejtor i pergjithshem ne Kesh pas kesaj krize.
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Shqipëria pranë errësirës

E pse po e fal ti ? Ne je vend perendimor Beli do ishte nen hetim per falimentim te nje ndermarrjeje ( aq me teper shteterore ).
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Fierza i dorezohet thatesires


Bashkim SHALA
13-01-2007






Në Hidrocentralin e Fierzës, aty kuspecialistët mburren për menaxhimin e ujit në Liqenin e Fierzës dhe I kanë sytë nga Zoti.



Specialistët:" Viti 2006 është viti më I mirë I menaxhimit gjatë 10 vjeçarit të fundit. Kemi hyrë në stinën e vjeshtës me një kuotë prej 280 metrash. Nuk ka asnjë model tjetër menaxhimi".

-Duhet shfrytëzuar me efikasitet rezervat, pasi prurjet janë të papërfilshme që nuk venë në lëvizje as edhe një agregat.



Fierzë me 12 janar: Emri Fierzë, një fshat që është bërë I njohur në sajë të HEC-it me të njejtin emër, më I madhi në Shqipëri dhe një term teknik I gjetur nga media në kohë krizash energjitike siç është fjala "pika e vdekjes", janë kryefjala e mediave shqiptare .Me Liqenin e Fierzës dhe me termin gjysëm teknik dhe gjysëm gazetaresk "pika e vdekjes" hapen prej më shumë se një muaji edicionet informative dhe gazetat e përditshme, duke paralajmëruar "vdekjen klinike" të këtij hidrocentrali I cili do të paralizonte sistemin tonë energjitik. "Fierza është në qëndër të vëmëndjes pasi është rregullator I të gjithë sistemit. Sa të ketë Fierzë, ka edhe Koman, ka dhe Vau Dejës. Po të mos ketë Fierzë, nuk do të ketë as Koman as Vau I Dejës". Këto kanë qenë fjalët e një specialisti të këtij hidrocentrali që punon këtu prej më shumë se 10 vjetësh.Fjalët e specialistit e përforcojnë dhe I japin të drejte medias së Tiranës, ku të gjithë vëmendjen e kanë të përqëndruar në Grykën e Melgunit, në vendin e quajtur "Gropa" ku është vendosur diga e këtij hidrocentrali që I jep dritë të gjithë Shqipërisë.Para 15 vjetësh për të udhëtuar nga Kukesi në Fierzë ishte fare lehtë, ku përmes trageteve të shumtë në numër të lëshuar në Liqenin e Fierzës mund të lundroje për çdo ditë jo vetëm në drejtim të Fierzës, por edhe në fshatrat që lag ku liqen, rreth 75 kilometër I gjatë.Udhëtimi ishte mjaft komod, madje komoditetin e ketij lundrimi gjatë atyre viteve e kishin provuar edhe mjaft turistë nga vendet perendimore, kryesisht nga vendet skandinave dhe Gjermania.Por aktualisht në këtë liqen nuk sheh asnjë mjet lundrimi, përveç disa varkave të peshkimit që gjuajnë kontrabandë.Për të udhëtuar në Tropojë duhet të marrësh rrugën e gjatë nga Hasi që bëhët e mundur vetëm me automjet tip fuoristrada, kështuqë udhëtimi drejt Tropojës që nga Kukesi ka filluar të bëhët nëpërmjet Kosovës, ku e vetmja bezdi e këti udhëtimi gjithësesi të gjatë është kontrolli në katër pika të kalimit kufitar.

Sapo kalon Qafë-Morinën dhe hyn në territorin e Shqipërisë në Tropojë, menjëherë të del përpara Mali I Shkelzenit. Mali që në prehrin e tij shtrihet qyteti më verilindor I vendit Bajram Curri, kishte vetëm një pluhur dëbore vende vende në majën e tij. " Kjo nuk ka bërë vaki që mali IShkëlzenit të mos ketë borë në kërë periudhë" na thotë një polic I kufirit në Qafë-Morinë të Tropojës. Vazhdojmë rrugën drejt Bajram Currit,,ku për të shkuar në Fierzë, rruga ndan në fshatin Cërrnicë. Nga ura e Bujanit deri në qytezën e Fierzës rruga shtrihet përgjatë brigjeve të lumit Valbona, një ndër furnizuesit e Liqenit të Komanit. Ashtu si mali IShkelzenit pa borë edhe Valbona ishte më e kthjellët se asnjëherë në këtë periudhë dimri nga mungesa e reshjeve.Tek banorët e Fierzës nuk ndihej alarmi I krizës energjitike si në Tiranë, por vetëm shqetësimi I largimit të tragetit rreth katër kilometra në fshatin Rajë.Në zyrat e komunës së Fierzës takojmë kryetarin e kësaj komune Besnik Dushën. Megjithëse hidrocentrali nuk ka anjë vartësi nga komuna, kryekomunari I Fierzës thotë se nuk kishte asnjë lloj mundësie tjetër menaxhimi për HEC Fierzë, megjithatë ai nuk është dakort me justifikimet e ndryshme pasi sipas tij populli "nuk don me ditë dhe don drita".

Kërkesës tonë për të na shoqëruar dhe krijuar mundësinë e një bisede me drejtuesit e HEC Fierzë, kryekomunari I Fierzës ju përgjigj negativisht, pasi e shihte të pamundur që të negocionte." Kam marrë vesh se kanë urdhër të prerë që të mos japin asnjë prononcim për mediat" thotë kryetari I komunës së Fierzës. Pas përgjigjes negative nga ana e kryetarit të komunës si njeriu më I mundshëm që mund të na krijonte mundësinë e ndonjë kontakti, udhëtojmë drejt zonës B ku është diga dhe salla e komandës me shpresa të pakta për të kontaktuar me ndonjërin prej drejtuesve apo specialistëve.Tek hyrja e këtij hidrocentrali ishin të stacionuar dy lloje policishë, ajo e rendit dhe policia private. Ndërkohë poshte digës vazhdonte rjedhja e ujit që do të thotë se hidrocentrali ishte në punë.Kërkesës tonë për mundësinë e kontaktin me ndonjë nga drejtuesit, apo specialistët e këtij hidrocentrali, policët I janë përgjgijur shkurt e prerë. " Nuk ka asnjë kontakt me mediat. Për çdo informacion duhet t'I drejtoheni KESH-it në Tiranë pasi atje janë të gjitha të dhënat"është përgjigja standarte e punonjësve të policisë tek porta e këtij hidrocentrali.Ndërkohë që policia nuk lejon as bërjen e fotografive.

Për të fotografuar Liqenin e Fierzës dhe digën nga sipërfaqja e brendëshme e saj, duhet të udhëtosh që nga Fierza për në "Gropa" sipër nënstacionit elektrik që furnizon me energji elektrike Veriun e Shqipërisë.Udhëtimi drejt "Gropave"është mjaft I vështirë si pasojë e shëmbjes së rrugës vitin e kaluar, ku ndërmarja e rrugëve ka improvizuar një rrugë që udhëtimi përmes saj është me të vertetë një sakrificë. Për të kaluar në pjesën e pasme të digës së HEC Fierzë duhet të kalosh portën e nënstacionit elektrik dhe të udhëtosh përmes një rruge e cila është e lejuar vetëm për punonjësit e hidrocentralit. Edhe kjo portë ruhej me policië të armatosur të cilët nuk lejonin që të udhëtoje drejt digës, pasi nuk lejohej kurrsesi për persona të tjerë, përveç personelit të hidrocentralit."Na mërzitët ju gazetarët. Këto ditë kanë qenë shumë gazetarë. Nuk e di çfarë doni.

Hajdeni dhe fotografoni kur të mbushet liqeni se atëhere është më I bukur, Këto punë I ka në dorë Zoti I Madh.Lutjuni zotit që të bjerë shi",thotë I nervozuar polici I armatosur me automatik. I nervozuar ka ndërhyrëedhe një punonjës I HEC-it Fierzë. "Ju gazetarët bashkë me opozitën doni me rrzu Sali Berishën, por ai nuk ka me e lshu pa e ba dritë gjithë Shqipërinë" thotë punonjësi I HEC-it, një burrë rreth të 50-va me mustaqe vesh e më vesh.Gjithësesi polici tregohet zemërgjërë duke më lejuar të udhëtoj drejt digës nën shoqërinë e tij për të bërë disa fotografi. Pamjet e këtij liqeni të jepnin përshtypjne e një dige të ndonjë rezervuari fshati në fund të proçesit të vaditjes së të mbjellave. " Këtë punë e ka në dorë Zoti I Madh prandaj duhet ti lutemi zotit" vazhdonte të përsëriste hrefrenin e tij polici.

Specialisti:"Ky është viti më I mirë I menaxhimit në këto 10 vjetët e fundit.Nuk kishte asnjë model tjetërmenaxhimi".

Në qytetin e Bajram Currit takojmë një ndër inxhinierët e HEC Fierzë I cili pranon të prononcohet me kusht anonimati."Unë jam specialist I këtyre punëve dhe në media po dëgjojmë shumë gjera që në disa raste edhe na habisin. Kam 10 vjet që punoj në HEC Fierzë dhe për mua, por edhe për të gjithë specialistët e tjerë ky është viti më I mirë I menaxhimit. Nuk ka asnjë model tjetër menaxhimi. Po të ketë le të na tregojnë" thotë inxhinieri I Fierzës.Deklaratën e tij për menaxhim të mirë të 10 vjeçaritt ë fundit inxhinieri e përligj me faktin se në periudhën e vjeshtës atëherë kur priten shira është hyrë me kuotëm më maksimale të 10 viteve të fundit. " Në vjeshtë kemi hyrë me kuotën e 280 metrave,kuotë e cila konsiderohet maksimale për periudhën. Në kuotën e 280 metrave , madje është e ndaluar të futesh në vjeshtë , pasi në rast prurjesh të mëdha mund të rrezikohet diga" vazhdon në fjalën e tij specialisti.Sipas këtij specialisti kuota e liqenit të Fierzës është 252 metër e 46 centimetër, ndërkohë që prurjet janë vetëm 60 metër kub ujë në sekondë.

Regjimi I agregatëve sipas inxhinierit është I pranueshëm deri në kuotën e 243 metrave , por sipas tij agregatët punojnë edhe në kuotën e 239 metrave, por në këtë rast kemi probleme me agregatët të cilët pësojnë defekte. I pyetur rreth regjimit të punës në këtë hidrocentral inxhinieri thotë se ka në grafik I cili përcaktohet nga Qendra e Dispeçiervë pranë KESH-it në Tiranë. Pranë kësaj qendre funksionon Grupi I Regjimit të cilët bëjnë grafikun e punës së agregatëve. Aktualisht në HEC Fierzë punojnë herë një, herë dy dhe herë tre turbina, sipas grafikut që bën Grupi I Regjimit pranë KESH-it. "Prurjet janë të papërfillshme. Po punojmë vetëm me rezervat e ujit"shprehet inxhinieri. Ndërkohë që prurjet janë vetëm 60 metër kub ujë në sekondë, një turbine për t'u vënë në punë I duhen 118 metër kub ujë në sekondë.Nëqoftëse në kuotën maksimale të Liqenit të Fierzës që është 296 metër, një turbinë prodhon 125 megavatorë energji elektrike, pas kuotës 260 metër turbinate prodhojnë 70-75 megavatorë energji elektrike.Sipas inxhinierit HEC Fierzë është në përfundim të remontit I cili është bërë pas një punë 30 vjeçare dhe është normë për çdo HEC që të kalojë në remont të plotë pas 30 vitesh punë. Tre agregatë janë në gadishmëri për të filluar dhe ndalur sipas sistemit. Ndërkohë që agregati numër 1 është në remont në kuadër të rehabilitimit.

Ndërkaq inxhinieri I HEC Fierzë ka përcaktuar si vitin më të vështirë vjeshtën e vitit 2001 dhe janarin e vitit 2002, kur KESH-in e drejtonte Dritan Prifti. Në atë kohë nivli I ujit ishte vetmë 1 metër larg "pikës së vdekjes", fjalë e cila u pëlqen ju gazetarëve" thotë inxhinieri. Megjithatë sipas inxhinierit pas kësaj periudhe filluan shira dhe çdo gjë u stabilizua. E njejta gjë ndodhi edhe në vjeshtën e vitit 2005, ku fillimi I dhjetorit u shoqërua me prurje të mëdha të cilat arritën 600-800 metër kub ujë në sekondë. Fuqia e instaluar e Hidrocentraleve të ngritura në kaskadën e Drinit është 130 megavatorë.

Fierza ka të instaluar 500 megavat, Komani 600 megavat dhe Vau I Dejës 250 megavat.Por shifrat e lartpërmendura ,sipas specialistit janë kur liqenet e këtyre HEC-ve janë në kuota maksimale dhe të gjithë agregatët janë në punë." Për kuota maksimale ka dhe fuqi të instaluara maksimale"sqaron specialisti.Inxhinieri I HEC Fierzë nisur nga përvoja e tij disa vjeçare e ka kundërshtuar pohimin e drejtorit të KESH-it Andi Bela në rubrikën "Opinion" të TV Klan kur deklaroi se familjarët zënë rreth 60% të konsumit."Gjatë karrieres time 10 vjecare më ka qëlluar që të jem dispeçer natën e Vitit të Ri. Aty kam vërejtur se konsumi I energjisë elektrike gjatë kësaj nate është 50 % më I vogël se herët tjera.

Kjo për faktin se biznesi,kryesisht lokalet e shërbimit dhe të tregtimit janë të mbylluara. Prandaj unë them që biznesi harxhon një kuotë disa herë më të madhe të energjisë elektrike, të paktën në veri të Shqipërisë"shprehet inxhinieri. Ndërsa lidhur me furnizimin me energji elektrike të Tropojës inxhinieri thotë se Tropoja ka katër orë ndërprerje të energjisë elektrike dhe pikërisht nga ora 11:00 deri në orën 15:00. Në kohën e qeverisjes ssë socialistëve, madje edhe në krizën e vitit 2001, Tropija është furnizuar me 24 orë energji elektrike, prandaj spekullmet që e lidhin këtë fakt me kryeministrin actual janë të pavërteta"shprehet inxhinieri I HEC-it Fierzë.
 

Dolores

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Gjynaf shume gjynaf...u jan bere ato pak ore me drita njerzve si lux i madh......kaq keq s ka qene ndonjehere /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Po pra kjo eshte rilindja e Shqiperise /pf/images/graemlins/wink.gif.
Duhet ta çojme ekonomine nje here ne ground zero qe pastaj te dalin "mendjendriturit" e Rilindjes Shqiptare /pf/images/graemlins/wink.gif ta ngrejne nje shkalle.
Ne 2005-en ua kishte fajin Nano qe u kishte shteruar liqenin qe ndejtem 1 muaj pa dria, tani e paska Zoti.
Se ku e gjejne moralin dhe kerkojne vota, te fort jane.

Le qe sa te kete bageti ne xhiro qe genjehen me nje dore bar, do kalojne nga fitoria ne fitorie. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Kush ta ngrej se /pf/images/graemlins/laugh.gif se shef ti ketu sa here sjell argumenta per keq menaxhim te hidhen e te akuzojne per komunist apo bir komunisti /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top