Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite

Harta e territ, kufizimet deri ne 19 ore ne dite
E Shtune, 09 Dhjetor 2006
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare beri publike dje grafikun e nderprerjeve te energjise ne rang vendi. Oraret e reja do te variojne nga 4 deri ne 19 ore ne dite. Serish zonat me te penalizuara jane ato te veriut te vendit, ku kufizimet arrijne maksimumin

Fatjon Ferko

Kufizimet e energjise elektrike ne qytet dhe ne fshatra u rikthehen oreve te gjata. Dje, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare beri publike oraret e nderprerjes se energjise elektrike per te gjithe vendin, qe variojne nga 4 deri ne 19 ore ne dite. Tashme vendi i eshte rikthyer krizes energjetike, duke iu nenshtruar oreve te gjata te kufizimeve te energjise. Kryesisht qytetet do te vuajne 4 ore ne dite mungesen e energjise elektrike, ndersa fshatrat do te jene me te penalizuarit. Ashtu si edhe vitin e kaluar, zona e veriut te vendit do te kete kufizimet me te thella, qe arrijne ne 19 ore ne dite. Megjithese nuk eshte deklaruar, duket se edhe kete vit kriteri perzgjedhes eshte niveli i arketimeve. Ndryshe nga vitet e tjera, gjate ketij dimri, Tirana do te jete nje nder qytetet qe do te vuaje rreth 4 ore ne dite mungesen e energjise. Sipas njoftimit per shtyp te KESH-it, mesohet se keto kufizime do te jene provizore, pasi pritet te rritet sasia e energjise se importuar. Megjithate, oraret e kufizimeve kane pak gjasa te ndryshojne, duke pare situaten e prodhimit te energjise ne vend.

Qytetet qe jane permendur nga KESH-i, si qytetet me te rregullta te pagesave te energjise elektrike kane vetem 2 ore kufizime ne dite, ndersa rrethet e veriut arrijne ne rreth 19 ore. Gjithashtu, faktor tjeter qe ndikon ne percaktimin e orareve te kufizimeve eshte edhe niveli i humbjeve ne rrjet te energjise.

Rrethet e veriut te Shqiperise do te vuajne me teper mungesen e energjise elektrike. Sipas vendimit te Korporates Elektroenergjetike Shqiptare, rrethet veriore te vendit si Tropoje, Kukes, Has dhe Shkoder do te kene nga 6 deri ne 9 ore kufizime te energjise elektrike. Per te rritur oraret e furnizimit me energji, KESH-i vuri si kusht pagimin e faturave, por ne shume pak rrethe u vu re rritje e arketimeve, ndersa ne veri pagimi i faturave qendron ne nivelet me minimale.

Alternimi i orarit te kufizimit te energjise eshte bere nje pjese paradite dhe nje pjese pasdite, por ka edhe zona qe nuk do te kene fare energji gjate oreve te nates. Nuk dihet ende se sa do te ndryshojne keto orare gjate diteve te ardhshme, por gjithcka mbetet ne varesi te importeve, pasi prodhimi vendas varet vetem nga reshjet e shiut.
 

99999

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Sa qe Nanua 8 vjet pati drita Shqiperia pa nderprerje, erdhi Berisha na i preu. Ngrihuni te permbysim Berishen.
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Nano nuk eshte referenca e zhvillimit te Kesh-it, po dhe disa fakte duhen permendur per hir te vertetes.
Ne 1997 qeveria Berisha la Kesh-in ne nje gjendje ku nuk ishte isntaluar asnje kontator, pra paguhej me aforfe e abuzimin dhe vjedhja kishin arrit majat.
Se dyti, ne ate periudhe nese e harruat, te gjithe bizneset lidheshin ne menyre ilegale ne rrjet e shteti nuk nderhynte thuajse fare, mjafton te shikoje ça behej ne qender te Tiranes te parku rinia, apo gjithe lokalet buze Lanes, pa pas nevoje me ik me pa periferite apo rrethet!
Se dyti, kaq shpejt harruat qe Berisha lexoi gjithe programin e Nano-s ne televizion per zhvillimin e energjitikes, e ne fund te fjalimit tha se kjo strategji ishte komplet ndryshe nga ajo e qeverise se Nano-s /pf/images/graemlins/laugh.gif
Kur e mori vesh qe po i propozonte popullit te njeten gje qe Nano kishte then para 6 muajsh, perjashtoi nga puna keshilltaret e Ministrit te energjitikes Ruli /pf/images/graemlins/laugh.gif
Sa shpejt i harroni se ç'fare ka ndodhur, çudi /pf/images/graemlins/angel.gif

Se treti dhe me e renda, qeveria Berisha emeroi ne periudhen me delikate (kur beheshin tenderat per blerjen e energjise vitin qe shkoi) nje drejtor te ri te Kesh-it dhe hoqi nga puna nje drejtor qe kishte nje eksperience dhe njohje te mire te problemit te energjise!!
Pra me ç'fare preteksi u hoq ish-drejtori?! Per korrupsion !! Jo pasi nuk u hap asnje proçes gjyqesor per te!
Per mos kopetence?! çudi se objektivat e caktuara ne keshillin mbikqyres ishin tejkaluar e Kesh-i kishte fitimet me te medha ne historine e tij per bilancin 2004!

Dhe e fundit qe mos e zgjatim, ishte Berisha qe premtoi 24 ore drita mos gabohem ne fushaten e tij /pf/images/graemlins/angel.gif Sot i ka ardhur dita qe te jape llogari perpara atyre qe e zgjodhen e te beje bilancin e premtimve qe dha, e kjo me duket diçka teper normale per nje qeveri qe pretendon te sjelli perparim e zhvillim e qe ka mare angazhime perpara elektoratit shqiptar.
Te jesh simptatizant i nje partie, militant nuk ka asgje te keqe, perkundrazi çdo njeri ka te drejten e tij te kete ideale, po te ndjekesh symbyllur e te kautionosh gabimet e kryera kalon ne miopi dhe nuk is herben aspak vetes, partise qe mbron si dhe popullit tend.
Gjithesesi ky eshte mendimi im dhe kjo qe shkruaj angazhon vetem personin tim, e drejta juaj te mendoni ndryshe.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Shifni sa te kulluar e nxjerrin veten keta te Bankes Boterore? /pf/images/graemlins/mad.gif

Kriza energjetike, BB shuplakë qeverisë dhe KESH-it

Nadir Mohamed: Qeveria anashkaloi paralajmërimet e Bankës Botërore


Qeveria shqiptare dhe Korporata Elektroenergjetike kanë marrë një shuplakë të fortë nga misioni i Bankës Botërore në Shqipëri, i cili ja ka faturuar krizën energjetike që po kalon vendi keqmenaxhimit që i është bërë situatës, si nga autoritetet politike ashtu edhe ato administrative. Kreu i BB-së, Nadir Mohamed, në një konferencë të hapur për shtyp, ka vënë gishtin veçanërisht mbi drejtuesit e Korporatës, duke dhënë versionin e tij për shkaqet dhe arsyet që sollën krizën energjetike në Shqipëri. Ai ka zbuluar ndër të tjerash se qeveria dhe KESH-i ishin paralajmëruar nga Banka Botërore për problemet që mund të haste vendi, duke deklaruar se rekomandimet e specialistëve të misionit u anashkaluan nga qeveria shqiptare.


Zoti Mohamed cili është këndvështrimi juaj për krizën energjetike që ka kapur Shqipërinë dhe ç‘mund të na thoni për gjendjen aktuale të KESH-it?

Energjia është një nga sektorët më të rëndësishëm për vendin dhe ka ndikim në të gjithë sektorët e tjerë, prandaj dhe Banka Botërore i ka dhënë shumë prioritet këtij sektori, si në financimin e projekteve, dialogut të politikave etj. Interesat tona lidhen pikërisht me faktin se sektori është i reformuar dhe kontribuon në rritjen ekonomike. Janë disa faktorë të rëndësishëm në sektorin e energjetikës, brenda të cilëve do të doja të veçoja tre aspekte, situatën afatshkurtër, atë afatmesme dhe atë afatgjatë. Kur bëhet fjalë për periudhën afatshkurtër, mund të themi se moti dhe situata energjetike në rajon janë jashtë varësisë së qeverisë shqiptare dhe KESH-it. Këtë sezon nuk ka pasur reshje të mjaftueshme dhe kjo është një nga arsyet e krizës energjetike. Po ashtu, edhe situata në rajon ka qenë jo e mirë. Për të gjetur zgjidhjen në një periudhë afatshkurtër nuk na mbetet gjë tjetër veçse të lutemi që të bjerë shi ose të merren masat maksimale që të rritet sa më shumë importi i energjisë.

Nga pikëpamja e periudhës afatmesme dhe afatgjatë, problemet e energjisë duhen trajtuar hollësisht për të gjetur një zgjidhje përfundimtare.


Mendoni se kriza që po kalon vendi ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit nga ana e KESH-it?

Menaxhimi i KESH-it është edhe përgjegjësi e qeverisë shqiptare, sepse ajo është një ndërmarrje publike. BB dhe qeveria shqiptare kanë rënë dakord që KESH-i të plotësojë disa objektiva 3-mujorë ose njëmujorë. Ndër objektivat kryesorë është ulja e humbjeve teknike, ndërsa objektivi i dytë ka të bëjë me arkëtimet energjetike. Këto dy tregues janë shumë të rëndësishëm për gjendjen ekonomiko-financiare të Korporatës. Për vitin e kaluar, KESH-i nuk i ka plotësuar këto objektiva. Për 4 vjet (2001-2005) KESH-i i kishte përmbushur këto objektiva dhe tani për një vit ka përmbysur gjithçka, duke mos i plotësuar këto objektiva. Situata ka ardhur duke u përkeqësuar gjashtëmujorin e dytë të vitit 2006. Këto masa janë 100 për qind përgjegjësi e KESH-it dhe duhet shumë punë për të ndryshuar situatën. Importi i energjisë në kohën e duhur është sërish përgjegjësi e KESH-it, instalimi i matësve është gjithashtu përgjegjësi e KESH-it. Hapi i zbatimit të projekteve është sërish përgjegjësi e KESH-it. KESH-i është agjencia kryesore e zbatimit të 3 projekteve të Bankës Botërore dhe ne duam që korporata të ketë kapacitetet e duhura për zbatimin e këtyre projekteve. Mendoj se KESH-i duhet të bëjë më shumë për sa i përket menaxhimit financiar të vetvetes.


Çfarë ka bërë Banka Botërore si monitoruese e drejtpërdrejtë e projekteve energjetike në Shqipëri për të parandaluar krizën dhe a janë zbatuar rekomandimet e specialistëve të saj nga ana e KESH-it?


Për të qenë sa më të saktë, një pjesë e faktorëve që ndikuan në krizën energjetike nuk kanë qenë në dorën e KESH-it. Në Shqipëri paguhet vetëm një e treta e energjisë, ndërsa dy të tretat ose vidhen, ose nuk paguhen. Kjo është tërësisht përgjegjësi e KESH-it dhe e konsumatorëve. Energjia elektrike nuk është më një mall pa para dhe në një situatë normale vendi duhet të importojë gjysmën e energjisë që prodhon me çmime dy ose tre herë më të larta dhe kështu që dikush duhet të paguajë këtë energji. Për ne, kanë qenë shumë zhgënjyese treguesit e KESH-it, prandaj dhe kërkojmë një punë më të mirë nga KESH-i dhe një ndërgjegjësim nga ana e konsumatorëve. Disa rekomandime teknike nuk janë ndjekur deri në fund. E kemi paralajmëruar KESH-in për këtë situatë dhe masat duhet të ishin marrë me kohë, si për sigurimin e importit ashtu edhe në menaxhimin më të mirë të rezervave hidrike.


A ka ndonjë zgjidhje që duhet adoptuar nga qeveria shqiptare dhe KESH-i në mënyrë që të mos mbetemi vetëm në premtime, të cilat janë bërë edhe në të kaluarën?

Qeveria duhet të ecë më shpejt për sa i përket privatizimit të Divizionit të Shpërndarjes në KESH. Ajo duhet të liberalizojë tregun e burimeve prodhuese të qeverisë. Po ashtu, qeveria duhet të shlyejë të gjitha detyrimet financiare që ka ndaj KESH-it. Është e papranueshme që ndërmarrjet publike nuk paguajnë detyrimet e veta, duke akumuluar borxhin shtetëror ndaj KESH-it. KESH dhe qeveria duhet të bashkëpunojmë që çdo familje të ketë matësin e saj. Gjithmonë ka kërkesa të vazhdueshme për matës dhe kjo situatë duhet zgjidhur, duke bërë një studim të situatës për t‘u zgjidhur njëherë e mirë problemi. Qeveria ka ndeshur në probleme me importin e energjisë që vijnë nga ligji i prokurimeve dhe ne i kemi sugjeruar asaj, të fus një ligj të ri për sa i përket rregullave të eksport-importit të energjisë.


Si po ecin punët në zhvillimin e projekteve për ndërtimin e burimeve termike apo hidrike, në të cilat Banka Botërore ka marrë pjesë e projekteve?

Për ne është me rëndësi që të përqendrohemi në ato çfarë duhen bërë dhe çfarë mund të bëhen. Ka një sërë projektesh që pritet të fillojnë zbatimin dhe TEC-i Vlorës është një nga ata. Ka shumë projekte të tjera, që kanë të bëjnë me linjat e transmetimit dhe intrekoneksionit dhe implementimi me shpejtësi i tyre është përgjegjësi e qeverisë shqiptare dhe e agjencive zbatuese të tyre. Këto natyrisht që nuk do të zgjidhin krizën aktuale, sepse ndërtimi i një TEC-i kërkon 18 muaj kohë, ndërsa për ndërtimin e një hidrocentrali duhen 3 vjet. Pra, duhet filluar që tani për të mos pasur krizë në të ardhmen e afërt. Vendi ka potenciale të shumta në Bushat, në Skavicë në Kalimash dhe nëse do të kishte një sistem të mirë për sa i përket tërheqjes së investitorëve të huaj, qeveria mund të përshpejtonte hapin edhe për sa u përket hidrocentraleve të vegjël. HEC-et e vegjël nuk e zgjidhin problemin, por nëse do të kishte shumë, bashkërisht ato mund të përbënin një burim të rëndësishëm.
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Mohamed Nadir ka plotesisht te drejte ne ato qe thote pasi jane fakte. Gjithashtu ka te drejte kur thote se Kesh- ka permbushur realizimin e objektivave te fiksuara ne bashkepunim me BB-ne, pra nderrimi i Drejtorit te Kesh-it dimrin e kaluar pas asnje lloj motivi (perveç atij politik e ky eshte absurditet) eshte nje gabim i rende i kesaj qeverie.
Muhamed Nadir thote gjithashtu se :

"Vendi ka potenciale të shumta në Bushat, në Skavicë në Kalimash dhe nëse do të kishte një sistem të mirë për sa i përket tërheqjes së investitorëve të huaj,"

Dhe ka shume te drejte, vetem se "harron" te shtoje se Banla Boterore ka qene pengese per hapjen e negociatave pikerisht me investitoret qe egzistojne per keto hidrocentrale !!

Pra Muhamed Nadir eshte i ndergjegjem kur flet per mundesite e Shqiperise per ndertimin e veprave te reja, dhe aspak i tille kur fsheh faktin se vete BB-ja ka qene kundra hapjes se negociatave per Kalivaçin, Bratilen, Skavicen me kompani koncesionare.
 

ados

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

plot 300 milion euro shpenzuan karagjozat keto 2 vjeteve te fundit per te blere energji. Nje reaktor te vogel berthamor mund te kishin ndertuar, dhe problemi do ishte zgjidhur..
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Ajo qe thua ti ados ka sens, dhe pse forma mund te jete e ndryshme llogjika e investimit dhe miremenaxhit te parase egziston.
Per shembul aktualisht ne Bullgari po behet montazhi finaciar i ndertimit te nje centrali te ri nuklear i teknollogjise se fundit franceze (EDF eshte numer nje ne bote per prodhimin e energjise elektrike nukleare).
Atehere ne vend qe te ndertohet ne Shqiperi si thua ti, ka nje menyre tjeter investimi.
Ashtu sikurse ka bere dhe Maqedonia, Shqiperia mund te mari pjese si aksionare e ketij centrali dhe te rezervoje energjine e saj sipas perqindjes se aksioneve qe zoteron ne te.
Aktualisht Maqedonia ka 15% te aksioneve per nje investim prej 200 milion euro.

Ps. Kosto e prodhimit te energjise eshte rreth 46 cent per KWh, dhe avantazhi, ndryshe nga energjia e prodhuar me gaz apo lende te tjera djegese, kosto nuk eshte e indeksuar me çmimin e petrolit /pf/images/graemlins/wink.gif
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Shqipëria pranë errësirës

Te dalin parate jashte Shqiperise dhe te investohen KOMPLET ne energji ? Enderr...
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Nese duma te ndertojme nje shtet modern, duhet qe qeveritaret tane te kene ide moderne, vizione moderne per zgjidhjen e problemeve si dhe kurajon e duhur politike dhe civile per ti sherbyer vendit te cilin i ka zgjedhur e te cilit duhet ti mbrojne interesat.
Ndryshe nga ç'ka ndodhur deri me sot, ka ardhur koha qe njerezit qe duan te bejne kariere politike ne Shqiperi te distancohen nga kartat e djegura te politkes aktuale, nga ata politikane qe perveç fjaleve boshe e luftes se kalsave, luftes veri jug apo asaj partiake si ka dhene gje tjeter vendit tone, perkundrazi, i kane marre.
 

ados

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Te flasim realisht. A ka ndonej zgjidhje tani per tani, apo presin te bjere shi qe te mbushen hdrocentralet..Dmth, kane ndonje vision keta njerez per te bere dicka..apo te gjitha fitimet nga taksat do shperdoren per te blere energji..
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Aktualisht perveç importit dhe pritjes se rreshjeve ne veri nuk ka asnje lloj zgjidhje tjeter. Pra per mendimin tim, qeveria aktuale ka perdorur metoden e manaxhimit "koke ose pile" !!
 

ados

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Mendo se smund te behet ne vere.Pasi ne Shqiperi perdorimin i energjise eshte konstant. Ne dimer e perdorim per ngrohje, dhe vere kunder vapes.Domethene nese keta avdalle,blejne e blejne pa kusur...ai vend mori fund.. Inflacioni, rritja e cmimeve,varferi ekonomike,krim,anarshi..dhe keshtu me rradhe..
hej bela me ate vend. Mjere ata njerez cdo heqin akoma( besoj se jane heronj..keto jane sakrifica, jo perralla)..
Kur shikoj keto gjera, mendoj se jam njeriu me me fat qe jetoj jashte. Atje rrezik se do kisha kapitulluar!!
 

ujku81

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Aktualisht perveç importit dhe pritjes se rreshjeve ne veri nuk ka asnje lloj zgjidhje tjeter. Pra per mendimin tim, qeveria aktuale ka perdorur metoden e manaxhimit "koke ose pile" !!

[/ QUOTE ]

Dhe ka nja dy vjet qe bie pil /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ados

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

pile..do te thote..pa breke ne byth ... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Konfindustria: Ja pesë pikat, për të dalë nga kriza energjetike
ERALD KAPRI - Metropol

Biznesi prodhues i përfaqësuar nga Konfindustria ka reaguar dje, në lidhje me mungesën dhe krizën shumëvjeçare të energjisë elektrike. Prodhuesit shqiptarë, të cilët janë më të prekurit nga kriza, japin zgjidhjen e tyre ku u përmendën pesë pika për të dalë nga kriza. Konfindustria shprehet se është e papranueshme, që në shumë vite, megjithëse ishte e qartë domosdoshmëria e rritjes së kapaciteteve energjetike në vend, asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Këtë vit, ekonomia prodhuese përballet me mungesën e energjisë në kushtet e pasojave të pritshme të MSA-së me BE-në. Rritja e konkurrueshmërisë së prodhimeve të huaja në tregun shqiptar si pasojë e MSA-së duhet të përballohej vetëm me detyrën strategjike të uljes së detyrueshme të kostove të prodhimeve vendore, çka vështirësohet më shumë, në kushtet e mungesave të energjisë. Mungesat e energjisë dhe zëvëndësimi i saj me kosto shtesë, si pasojë e përdorimit të burimeve alternative të shtrenjta ose mbyllja e detyruar me kohë të plotë ose të pjesshme e industrive shqiptare i bën më të hapura prodhimet dhe shërbimet vendore ndaj rreziqeve, në garën e ashpër për tregje me konkurrentët e huaj.

Megjithëse përpjekjet e KESH-it, për zvogëlimin maksimal të mundshëm të ndërprerjeve për industritë, përsëri situata për faktorë objektivë mbetet shumë e vështirë.

Propozimet

Në këto kushte të krizës energjetike, Konfindustria në mbrojtje të interesave të industrive prodhuese dhe shërbimeve shqiptare këshillon Qeverinë dhe vendimmarrjen politike të të gjithë krahëve, për të vepruar pa vonesë për moslejimin në një periudhë të paktën afatmesme të përsëritjes së mungesës së energjisë elektrike. Konfindustria kërkon miratimin sa më shpejt të ligjit të koncesioneve dhe PPP( bashkëpunimi shtet-privat) për investime të prekshme në prodhimin e energjisë elektrike nëpërmjet HEC, TEC dhe burimeve të tjera. Ndërprerja e koncesioneve energjetike, për një periudhë mbi 1-vjeçare si pasojë e ndërhyrjes së Bankës Botërore për ligjin e ri të koncesioneve ishte vetëm një humbje e panevojshme kohe. Prodhuesit kërkojnë përshpejtimin e procedurave për privatizime të plota ose të pjesshme të sistemeve të shpërndarjes së energjisë elektrike ku biznesi vendor të jetë pjesë e rëndësishme e paketës në bashkëpunim me kompani të specializuara ndërkombëtare. Zbatimi me çdo kusht i standardeve të nevojshme në ndërtim, me qëllim termoizolimin e duhur për kursimin e energjisë elektrike. Liberalizimin maksimal të mundshëm të tregut si dhe ndërhyrjen e operatorëve publikë në tregun e karburanteve për të bërë të mundur uljen e çmimeve. Politika fiskale ekuilibruese për uljen e kostove të përdorimit të lëndëve djegëse në prodhim. Si masë e shpejtë kërkohet ulja e menjëhershme e akcizës së rritur së fundmi për solarin dhe mazutin. Konfindustria është e gatshme të bashkëpunojë me institucionet shtetërore dhe politike të vendit për investime të rëndësishme dhe të domosdoshme në sektorin energjetik.

Situata

KESH-i ka bërë të ditur planin e masave për të menaxhuar situatën, në mungesën e energjisë. Aktualisht, energjia paguhet rreth 83 për qind dhe humbjet në rrjet së bashku me vjedhjet janë në masën 36.5. Biznesi është kontribuuesi kryesor në pagimin e faturave të energjisë në masën 97 për qind.

Propozimet e Konfindustrisë për energjinë

1- miratimin sa më shpejt të ligjit të koncesioneve dhe PPP( bashkëpunimi shtet privat) për investime të prekshme në prodhimin e energjisë elektrike nëpërmjet HEC, TEC dhe burimeve të tjera. Ndërprerja e koncesioneve në energjetike për një periudhë më shumë se 1-vjeçare si pasojë e ndërhyrjes së Bankës Botërore për ligjin e ri të koncesioneve ishte vetëm një humbje e panevojshme kohe

2- kërkojnë përshpejtimin e procedurave për privatizime të plota ose të pjesshme të sistemeve të shpërndarjes së energjisë elektrike, ku biznesi vendor të jetë pjesë e

rëndësishme e paketës, në bashkëpunim me kompani të specializuara ndërkombëtare

3- zbatimi me çdo kusht i standardeve të nevojshme në ndërtim, me qëllim termoizolimin e duhur për kursimin e energjisë elektrike

4-liberalizimin maksimal të mundshëm të tregut si dhe ndërhyrjen e operatorëve publikë në tregun e karburanteve, për të bërë të mundur uljen e çmimeve

5-politika fiskale ekuilibruese për uljen e kostove të përdorimit të lëndëve djegëse, në prodhim. Si masë e shpejtë kërkohet ulja e menjëhershme e akcizës së rritur së fundmi për solarin dhe mazutin
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Shqipëria pranë errësirës

Edhe leshi MAZUT paska akcize te larte ? Perpunimi i tij behet ne Shqiperi apo importohet i gatshem ?
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Pika e trete me duket teper interesante, dhe ka kohe qe e kam biseduar ne Shqiperi, po asnje nuk a paska pas menien me duket kur paskam fol /pf/images/graemlins/laugh.gif
Shpesh flitet per humbjet ne rrjet dhe faturat e papaguara e ajo qe nuk thuhet kurre pasi s'ka asnje studim te mirefillte per tregun shqiptar, eshte raporti kwh / M kub qe duhet per ngrohje apo ftohje.
Per t'ju dhene nje ide, ne tregun europian raporti KWh / Meter kub duke u krahasuar me ate te tregut rus eshte 1 me 8.
E thene ndryshe, nje rusi qe te ngrohi apo te ftohi nje siperfaqe apartamenti i duhet te harxhoje 8 here me teper se sa nje shtetas francez apo gjerman!
Une per shembull, ne shpine time, dhe pse temperaturat kane qene nen zero kete sezon, akoma nuk eshte ndezur ngrofesi qendror i cili ndizet automatikisht kur temperatura bien nene 21.5°c ne shpi. Pra deri tani nuk kam harxhuar asnje cents per ngrohje ne nje kohe qe ne Tirane prindit e mij kane kohe qe kane filluar te perdorin ngrohjen.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

KESH, u hoqën 2000 specialistë

Gazeta-Shqip

Kryeministri dhe ministri i Energjetikës kanë përgjegjësi direkt për krizën energjetike


Një muaj pas metastazave të para të krizës energjetike 2006-2007, qeveria pranoi faktin se jo vetëm që nuk mundi të mbajë premtimin për furnizimin 24 orë me energji elektrike, por nuk arriti as të ulte kufizimet në raport me një vit më parë. Edhe pse me vonesë përgjegjësinë morale e mori vetë ministri i Energjetikës, Genc Ruli, i cili fajësoi për krizën situatën sinoptike në vend si dhe momentin e pavolitshëm të burimeve energjetike në rajon pas mbylljes së dy reaktorëve bërthamorë në Kozlodui të Bullgarisë. Nga ana tjetër, Kryeministri ia faturoi përgjegjësinë kompanive të huaja që nuk respektuan kontratat e importit me KESH-in, si dhe thatësirës më të madhe, sipas tij, në 1200 vitet e fundit (ku i qëllojnë atij të gjitha vitet e brishta). Por, faktet tregojnë tërësisht të kundërtën. Përgjegjësia është kryekëput politike dhe mungesa e energjisë në shkolla, spitale, kopshte apo shtëpi banimi është peshqesh i menaxhimit që i është bërë sektorit të energjisë nga qeveria, e cila u kujdes që Korporata të kryente një reformë të thellë nën mbikëqyrjen politike të Kryeministrit dhe ministrit të linjës. Kjo bëri që në krye të një viti nga KESH-i të largohen rreth 2000 specialistë në të gjithë vendin, të cilët u zëvendësuan me 2500 emra të rekomanduar direkt nga selia e partisë dhe nga zyra e ministrit të Energjetikës. Ky i fundit ka preferuar të qëndrojë larg syve të medias, duke transferuar me urdhra të brendshëm, përgjegjësitë për krizën energjetike. Revanshi politik i zgjedhjeve të 3 korrikut, nuk la pa infektuar KESH-in nga sindroma tradicionale e emërimeve nepotike në administratën publike. Korporata Elektroenergjetike, në dijeni të plotë të "burrit" që mori në dorë menaxhimin e Ministrisë së Energjetikës, u kthye në një nga vatrat kryesore të shpërblimeve për militantët "axhami", që investuan në fushatën elektorale të Partisë Demokratike. Kriza energjetike e këtij viti u ndërtua ditë mbas dite nga arkitektët "Ruli-Berisha", të cilët, përveçse nuk u kujdesën për të çuar punët përpara në sektorin e energjisë, bënë të kundërtën, duke çuar vendin në një kolaps të papërsëritshëm energjetik. Lidhur me këtë reformë administrative që është bërë në KESH, fill mbas ardhjes në pushtet të mazhorancës së djathtë, drejtori i Përgjithshëm i Korporatës ka pranuar numrin e të larguarve, duke deklaruar për "Shqip" se "për sa i përket praktikave të largimit nga puna, kjo nuk është e lidhur me krizën energjetike. Kriteret e të gjithë punonjësve që janë larguar nga KESH-i janë të depozituara dhe janë të konsultueshme nga gjithsecili".
...................

Di nje rast kur u hoq nga puna nje punonjese me 20 vite pune dhe u vendos ne vend te saj nje djale i ri qe sapo kish mbaruar shkollen per muzike. /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Andi Beli ka pas majt valixhet e Zhozefina Topalli-t sa here qe kjo e fundit shkonte ne Milano me bo pazare /pf/images/graemlins/laugh.gif
Kur e djathta e mori qeverine ne dore, solli Andi Beli-n nga Italia dhe e emeroi drejtor te pergjithshem te ndermarjes me te madhe ne Shqiperi per ti bo nder Zhozefines /pf/images/graemlins/laugh.gif
Sala thot e kan fajin kompanite qe nuk respektuan kontraten /pf/images/graemlins/laugh.gif harron hajvoni se ka penalitete per ate pale qe nuk respekton kontratat, e normalisht, keto penalitete duhet te mbulojne demin e shkaktuar!
Problemi eshte se nuk kemi degjuar nga Kesh-i te komunikoje per kete problem, cila eshte kompania qe nuk mbajti angazhimet!
Ah sa per informacion, kur kam qen te Kesh-i heren e fundit, u be nja nje vit, edhe roja te dera me kerkoi mos e njifja drejtorin e ri se i kishin ardh fjale se do ta hiqnin nga puna per te fut nje njeriun e drejtorit /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ps. çuni xhajes Genc Rulit punon ne drejtorine e prokurimeve ne Kesh (dmth aty ku bohen apo prokurohen tenderat per blerjen e energjise) /pf/images/graemlins/laugh.gif , shtate ne qese po i shko korrupsionit ka kjo qeveria Sales, spo di ku me u fut /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shqipëria pranë errësirës

Drejtori i Përgjithshëm i KESH, Andi Beli dhe përfaqësuesi i kompanisë "Mayer Inginiering", firmosin dokumentacionin

Kriza energjetike mban peng TEC-in

Italianët kërkojnë paratë në dorë, BB në dilemë për financimin


Punimet për ndërtimin e TEC-it të Vlorës mund të pësojnë një shtyrje tjetër disamujore, për shkak të krizës energjetike dhe efekteve që ajo ka dhënë në gjendjen ekonomikofinanciare të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Kompania italiane "Mayer Inginiering", e përzgjedhur nga KESH, si firma fituese që do të ndërtojë TEC-in e Vlorës, ka bërë publike arsyet që po pengojnë fillimin e punimeve të një prej projekteve më të mëdha energjetike që pritet të ndërtohet pas viteve ‘90. Edhe pse është firmosur i gjithë dokumentacioni nga të dyja palët, italianët kanë konfirmuar se nuk do të fillojnë punimet pa marrë në dorë fondet nga tri bankat financuese të këtij projekti, që janë BB (Banka Botërore), BEI (Banka Evropiane e Investimeve) dhe BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim). Kjo i është bërë e ditur drejtorit të Përgjithshëm të KESH-it, Andi Beli, gjatë një takimi kokë më kokë, që ky i fundit pati paraditen e djeshme me përfaqësuesin e kompanisë italiane, Umberto Franzi. Sipas drejtorit të firmës "Mayer Inginiering" me KESH-in është përfunduar firmosja e dokumenteve të kontratës të cilat i janë dorëzuar bankave financuese. "Presim dritën jeshile nga këto banka për të filluar në datën e caktuar të nisjes së punimeve të impiantit. Shpresojmë që përgjigjja nga këto banka të vijë sa më shpejt dhe menjëherë, pasi të kemi bërë formalitetet nga ana financiare, shoqëria jonë është në gjendje të fillojë punën në Vlorë", është shprehur Franzi.
TEC-i i Vlorës do të realizohet me një financim prej 92 milionë euro dhe pritet të përfundojë brenda 24 muajsh. Pikëpyetja e vetme është zhbllokimi i fondeve nga tre bankat financuese, ndër të cilat peshën kryesore duket se e ka Banka Botërore. Por deklaratat më të fundit të ardhura nga misioni i BB-së në Shqipëri, kanë lënë të nënkuptohet se përkeqësimi i treguesve ekonomikofinanciarë të KESH-it gjatë gjysmës së dytë të vitit 2006, ka lëkundur besimin e BB-së, për kapacitetet investuese të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, gjë që do të thotë se Banka Botërore mund të shtyjë edhe për ca kohë lëvrimin e parave për fillimin e punimeve të TEC-it. Kreu i BB-së në vendin tonë, Nadir Mohamed, ka theksuar para pak ditësh se "KESH-i është agjencia kryesore e zbatimit të 3 projekteve të Bankës Botërore dhe ne duam që korporata të ketë kapacitetet e duhura për zbatimin e këtyre projekteve".
Punët vështirësohen edhe më shumë, pas krizës energjetike që ka mbërthyer vendin edhe në muajt e parë të vitit 2007, gjë që ka detyruar KESH-in, të importojë energji pavarësisht çmimit. Kjo e ka vendosur korporatën në një pozitë të vështirë financiare, e konfirmuar edhe nga deklaratat më të fundit të drejtorit të përgjithshëm të saj, Andi Beli, sipas të cilave, KESH mund të marrë kredi për të blerë energji për muajt e ardhshëm të vitit.

HIPOTEZA

TEC-i do prodhojë 60 MW/h në 2008

TEC-i i Vlorës mund të fillojë prodhimin e energjisë që në vitin e parë të punimeve për ndërtimin e tij. Umberto Franzi, drejtori i Përgjithshëm i kompanisë "Mayer Inxhiniering", kompania që ka marrë përsipër ndërtimin e TEC-it ka thënë se po studiohet mundësia që TEC-i të prodhojë 60-70 megavat energji që në gjysmë të procesit të ndërtimit të tij, që do të zgjasë gjithsej 24 muaj. Franzi ka theksuar se shoqëria italiane po vlerëson një zgjidhje teknike që të mund të lejojë që TEC-i të ketë fuqi prodhimi, në një kohë më të shkurtër sesa ajo që është parashikuar nga projekti për të përfunduar.TEC-i në përfundim të tij do të ketë një kapacitet gjenerimi prej 100 MW/h.
 
S

Scorpion

Guest
Re: Shqipëria pranë errësirës

Mos u mundoni te gjeni fajtorin!

Me mire pa drita se qetesoheni nga mend kur keni stres te tepert.
Ju ulet tensioni i problemeve ditore. Ndizni qiriun dhe harroni hallet, kthejeni si ne romantizem dhe nuk do ju duket kaq keq pa drita.
 
Top