Re: Shqipëria pranë errësirës
Fierza i dorezohet thatesires
Bashkim SHALA
13-01-2007
Në Hidrocentralin e Fierzës, aty kuspecialistët mburren për menaxhimin e ujit në Liqenin e Fierzës dhe I kanë sytë nga Zoti.
Specialistët:" Viti 2006 është viti më I mirë I menaxhimit gjatë 10 vjeçarit të fundit. Kemi hyrë në stinën e vjeshtës me një kuotë prej 280 metrash. Nuk ka asnjë model tjetër menaxhimi".
-Duhet shfrytëzuar me efikasitet rezervat, pasi prurjet janë të papërfilshme që nuk venë në lëvizje as edhe një agregat.
Fierzë me 12 janar: Emri Fierzë, një fshat që është bërë I njohur në sajë të HEC-it me të njejtin emër, më I madhi në Shqipëri dhe një term teknik I gjetur nga media në kohë krizash energjitike siç është fjala "pika e vdekjes", janë kryefjala e mediave shqiptare .Me Liqenin e Fierzës dhe me termin gjysëm teknik dhe gjysëm gazetaresk "pika e vdekjes" hapen prej më shumë se një muaji edicionet informative dhe gazetat e përditshme, duke paralajmëruar "vdekjen klinike" të këtij hidrocentrali I cili do të paralizonte sistemin tonë energjitik. "Fierza është në qëndër të vëmëndjes pasi është rregullator I të gjithë sistemit. Sa të ketë Fierzë, ka edhe Koman, ka dhe Vau Dejës. Po të mos ketë Fierzë, nuk do të ketë as Koman as Vau I Dejës". Këto kanë qenë fjalët e një specialisti të këtij hidrocentrali që punon këtu prej më shumë se 10 vjetësh.Fjalët e specialistit e përforcojnë dhe I japin të drejte medias së Tiranës, ku të gjithë vëmendjen e kanë të përqëndruar në Grykën e Melgunit, në vendin e quajtur "Gropa" ku është vendosur diga e këtij hidrocentrali që I jep dritë të gjithë Shqipërisë.Para 15 vjetësh për të udhëtuar nga Kukesi në Fierzë ishte fare lehtë, ku përmes trageteve të shumtë në numër të lëshuar në Liqenin e Fierzës mund të lundroje për çdo ditë jo vetëm në drejtim të Fierzës, por edhe në fshatrat që lag ku liqen, rreth 75 kilometër I gjatë.Udhëtimi ishte mjaft komod, madje komoditetin e ketij lundrimi gjatë atyre viteve e kishin provuar edhe mjaft turistë nga vendet perendimore, kryesisht nga vendet skandinave dhe Gjermania.Por aktualisht në këtë liqen nuk sheh asnjë mjet lundrimi, përveç disa varkave të peshkimit që gjuajnë kontrabandë.Për të udhëtuar në Tropojë duhet të marrësh rrugën e gjatë nga Hasi që bëhët e mundur vetëm me automjet tip fuoristrada, kështuqë udhëtimi drejt Tropojës që nga Kukesi ka filluar të bëhët nëpërmjet Kosovës, ku e vetmja bezdi e këti udhëtimi gjithësesi të gjatë është kontrolli në katër pika të kalimit kufitar.
Sapo kalon Qafë-Morinën dhe hyn në territorin e Shqipërisë në Tropojë, menjëherë të del përpara Mali I Shkelzenit. Mali që në prehrin e tij shtrihet qyteti më verilindor I vendit Bajram Curri, kishte vetëm një pluhur dëbore vende vende në majën e tij. " Kjo nuk ka bërë vaki që mali IShkëlzenit të mos ketë borë në kërë periudhë" na thotë një polic I kufirit në Qafë-Morinë të Tropojës. Vazhdojmë rrugën drejt Bajram Currit,,ku për të shkuar në Fierzë, rruga ndan në fshatin Cërrnicë. Nga ura e Bujanit deri në qytezën e Fierzës rruga shtrihet përgjatë brigjeve të lumit Valbona, një ndër furnizuesit e Liqenit të Komanit. Ashtu si mali IShkelzenit pa borë edhe Valbona ishte më e kthjellët se asnjëherë në këtë periudhë dimri nga mungesa e reshjeve.Tek banorët e Fierzës nuk ndihej alarmi I krizës energjitike si në Tiranë, por vetëm shqetësimi I largimit të tragetit rreth katër kilometra në fshatin Rajë.Në zyrat e komunës së Fierzës takojmë kryetarin e kësaj komune Besnik Dushën. Megjithëse hidrocentrali nuk ka anjë vartësi nga komuna, kryekomunari I Fierzës thotë se nuk kishte asnjë lloj mundësie tjetër menaxhimi për HEC Fierzë, megjithatë ai nuk është dakort me justifikimet e ndryshme pasi sipas tij populli "nuk don me ditë dhe don drita".
Kërkesës tonë për të na shoqëruar dhe krijuar mundësinë e një bisede me drejtuesit e HEC Fierzë, kryekomunari I Fierzës ju përgjigj negativisht, pasi e shihte të pamundur që të negocionte." Kam marrë vesh se kanë urdhër të prerë që të mos japin asnjë prononcim për mediat" thotë kryetari I komunës së Fierzës. Pas përgjigjes negative nga ana e kryetarit të komunës si njeriu më I mundshëm që mund të na krijonte mundësinë e ndonjë kontakti, udhëtojmë drejt zonës B ku është diga dhe salla e komandës me shpresa të pakta për të kontaktuar me ndonjërin prej drejtuesve apo specialistëve.Tek hyrja e këtij hidrocentrali ishin të stacionuar dy lloje policishë, ajo e rendit dhe policia private. Ndërkohë poshte digës vazhdonte rjedhja e ujit që do të thotë se hidrocentrali ishte në punë.Kërkesës tonë për mundësinë e kontaktin me ndonjë nga drejtuesit, apo specialistët e këtij hidrocentrali, policët I janë përgjgijur shkurt e prerë. " Nuk ka asnjë kontakt me mediat. Për çdo informacion duhet t'I drejtoheni KESH-it në Tiranë pasi atje janë të gjitha të dhënat"është përgjigja standarte e punonjësve të policisë tek porta e këtij hidrocentrali.Ndërkohë që policia nuk lejon as bërjen e fotografive.
Për të fotografuar Liqenin e Fierzës dhe digën nga sipërfaqja e brendëshme e saj, duhet të udhëtosh që nga Fierza për në "Gropa" sipër nënstacionit elektrik që furnizon me energji elektrike Veriun e Shqipërisë.Udhëtimi drejt "Gropave"është mjaft I vështirë si pasojë e shëmbjes së rrugës vitin e kaluar, ku ndërmarja e rrugëve ka improvizuar një rrugë që udhëtimi përmes saj është me të vertetë një sakrificë. Për të kaluar në pjesën e pasme të digës së HEC Fierzë duhet të kalosh portën e nënstacionit elektrik dhe të udhëtosh përmes një rruge e cila është e lejuar vetëm për punonjësit e hidrocentralit. Edhe kjo portë ruhej me policië të armatosur të cilët nuk lejonin që të udhëtoje drejt digës, pasi nuk lejohej kurrsesi për persona të tjerë, përveç personelit të hidrocentralit."Na mërzitët ju gazetarët. Këto ditë kanë qenë shumë gazetarë. Nuk e di çfarë doni.
Hajdeni dhe fotografoni kur të mbushet liqeni se atëhere është më I bukur, Këto punë I ka në dorë Zoti I Madh.Lutjuni zotit që të bjerë shi",thotë I nervozuar polici I armatosur me automatik. I nervozuar ka ndërhyrëedhe një punonjës I HEC-it Fierzë. "Ju gazetarët bashkë me opozitën doni me rrzu Sali Berishën, por ai nuk ka me e lshu pa e ba dritë gjithë Shqipërinë" thotë punonjësi I HEC-it, një burrë rreth të 50-va me mustaqe vesh e më vesh.Gjithësesi polici tregohet zemërgjërë duke më lejuar të udhëtoj drejt digës nën shoqërinë e tij për të bërë disa fotografi. Pamjet e këtij liqeni të jepnin përshtypjne e një dige të ndonjë rezervuari fshati në fund të proçesit të vaditjes së të mbjellave. " Këtë punë e ka në dorë Zoti I Madh prandaj duhet ti lutemi zotit" vazhdonte të përsëriste hrefrenin e tij polici.
Specialisti:"Ky është viti më I mirë I menaxhimit në këto 10 vjetët e fundit.Nuk kishte asnjë model tjetërmenaxhimi".
Në qytetin e Bajram Currit takojmë një ndër inxhinierët e HEC Fierzë I cili pranon të prononcohet me kusht anonimati."Unë jam specialist I këtyre punëve dhe në media po dëgjojmë shumë gjera që në disa raste edhe na habisin. Kam 10 vjet që punoj në HEC Fierzë dhe për mua, por edhe për të gjithë specialistët e tjerë ky është viti më I mirë I menaxhimit. Nuk ka asnjë model tjetër menaxhimi. Po të ketë le të na tregojnë" thotë inxhinieri I Fierzës.Deklaratën e tij për menaxhim të mirë të 10 vjeçaritt ë fundit inxhinieri e përligj me faktin se në periudhën e vjeshtës atëherë kur priten shira është hyrë me kuotëm më maksimale të 10 viteve të fundit. " Në vjeshtë kemi hyrë me kuotën e 280 metrave,kuotë e cila konsiderohet maksimale për periudhën. Në kuotën e 280 metrave , madje është e ndaluar të futesh në vjeshtë , pasi në rast prurjesh të mëdha mund të rrezikohet diga" vazhdon në fjalën e tij specialisti.Sipas këtij specialisti kuota e liqenit të Fierzës është 252 metër e 46 centimetër, ndërkohë që prurjet janë vetëm 60 metër kub ujë në sekondë.
Regjimi I agregatëve sipas inxhinierit është I pranueshëm deri në kuotën e 243 metrave , por sipas tij agregatët punojnë edhe në kuotën e 239 metrave, por në këtë rast kemi probleme me agregatët të cilët pësojnë defekte. I pyetur rreth regjimit të punës në këtë hidrocentral inxhinieri thotë se ka në grafik I cili përcaktohet nga Qendra e Dispeçiervë pranë KESH-it në Tiranë. Pranë kësaj qendre funksionon Grupi I Regjimit të cilët bëjnë grafikun e punës së agregatëve. Aktualisht në HEC Fierzë punojnë herë një, herë dy dhe herë tre turbina, sipas grafikut që bën Grupi I Regjimit pranë KESH-it. "Prurjet janë të papërfillshme. Po punojmë vetëm me rezervat e ujit"shprehet inxhinieri. Ndërkohë që prurjet janë vetëm 60 metër kub ujë në sekondë, një turbine për t'u vënë në punë I duhen 118 metër kub ujë në sekondë.Nëqoftëse në kuotën maksimale të Liqenit të Fierzës që është 296 metër, një turbinë prodhon 125 megavatorë energji elektrike, pas kuotës 260 metër turbinate prodhojnë 70-75 megavatorë energji elektrike.Sipas inxhinierit HEC Fierzë është në përfundim të remontit I cili është bërë pas një punë 30 vjeçare dhe është normë për çdo HEC që të kalojë në remont të plotë pas 30 vitesh punë. Tre agregatë janë në gadishmëri për të filluar dhe ndalur sipas sistemit. Ndërkohë që agregati numër 1 është në remont në kuadër të rehabilitimit.
Ndërkaq inxhinieri I HEC Fierzë ka përcaktuar si vitin më të vështirë vjeshtën e vitit 2001 dhe janarin e vitit 2002, kur KESH-in e drejtonte Dritan Prifti. Në atë kohë nivli I ujit ishte vetmë 1 metër larg "pikës së vdekjes", fjalë e cila u pëlqen ju gazetarëve" thotë inxhinieri. Megjithatë sipas inxhinierit pas kësaj periudhe filluan shira dhe çdo gjë u stabilizua. E njejta gjë ndodhi edhe në vjeshtën e vitit 2005, ku fillimi I dhjetorit u shoqërua me prurje të mëdha të cilat arritën 600-800 metër kub ujë në sekondë. Fuqia e instaluar e Hidrocentraleve të ngritura në kaskadën e Drinit është 130 megavatorë.
Fierza ka të instaluar 500 megavat, Komani 600 megavat dhe Vau I Dejës 250 megavat.Por shifrat e lartpërmendura ,sipas specialistit janë kur liqenet e këtyre HEC-ve janë në kuota maksimale dhe të gjithë agregatët janë në punë." Për kuota maksimale ka dhe fuqi të instaluara maksimale"sqaron specialisti.Inxhinieri I HEC Fierzë nisur nga përvoja e tij disa vjeçare e ka kundërshtuar pohimin e drejtorit të KESH-it Andi Bela në rubrikën "Opinion" të TV Klan kur deklaroi se familjarët zënë rreth 60% të konsumit."Gjatë karrieres time 10 vjecare më ka qëlluar që të jem dispeçer natën e Vitit të Ri. Aty kam vërejtur se konsumi I energjisë elektrike gjatë kësaj nate është 50 % më I vogël se herët tjera.
Kjo për faktin se biznesi,kryesisht lokalet e shërbimit dhe të tregtimit janë të mbylluara. Prandaj unë them që biznesi harxhon një kuotë disa herë më të madhe të energjisë elektrike, të paktën në veri të Shqipërisë"shprehet inxhinieri. Ndërsa lidhur me furnizimin me energji elektrike të Tropojës inxhinieri thotë se Tropoja ka katër orë ndërprerje të energjisë elektrike dhe pikërisht nga ora 11:00 deri në orën 15:00. Në kohën e qeverisjes ssë socialistëve, madje edhe në krizën e vitit 2001, Tropija është furnizuar me 24 orë energji elektrike, prandaj spekullmet që e lidhin këtë fakt me kryeministrin actual janë të pavërteta"shprehet inxhinieri I HEC-it Fierzë.