Haine, diçka më shumë për poetin

jimmy84

Primus registratum
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Kreu XI.
Ja edhe Pylli i Teutoburgut -
për të Taciti pati shkruar.
Ja edhe moçali i përmendur,
ku i famshmi Varus qe dërrmuar.

Herman kreshniku, princ i Keruskëve,
e theu ligsht pushtuesin romak-
na del, pra, që kombësia gjermane
fitoren korri në këtë batak.

Sikur Hermani mos ta kish fituar
betejën me djelmoshat e tij biondë,
s`do kish më liri gjermane -
do ishim ne romakë vagabondë.

Në vendin tonë romake do ishin
zakon e gjuhë e traditë
vestale(1) do kish edhe në Mynih,
dhe shvabëve do t`u thoshin kuiritë(2)!

Hengstenbergu(3) do te ish Haruspeks(4)
dhe do të shtinte fall me zorrët e qeve
Neanderi(4*) do të ish Augur(5) dhe zogjtë
me sy do i ndiqte përtej reve.

Birh-Pfajferi(6) do na pinte vaj pishe,
si damat romake dikur mbi shilte.
(Kështu - sic thonë - atyre urina
me një aromë të këndshme u dilte.)

As Raumeri(7) s`do ish nje pusht gjerman
por do të quhej Pushtius Pushtaci.
Dhe Frajligrati(8) vjershat do na i bënte
pa rimë fare, si dikur Horaci.

Dhe Baba Jahnin(9) të vrazhdin, të sertin
do ta quanin tani Sertianus,
kurse Masmani(10) do fliste latinçe,
dhe emrin do ta kish Masmanus.

Dhe miqtë e së vërtetës tani,
do ndesheshin nëpër arena,
dhe jo me ca qenër që nxjerrin fletushka
por me luanë, çakej e hiena.

Do kishim vetëm një Neron në vend
dhe jo baballarë tridhjet`e gjashtë(11)!
Damarët tanë do i prisnim vetë,
e do ulërinim: "Tiranët jashtë!".

Shelingu(12) do ishte si Seneka,
dhe në atë botë do ta degdisnin,
ndërsa Korneliusin(13) me fjalën e urtë:
"Cacatum non est pictum" do ta ngisnin.

Por patëm fat! Fitoi Hermani!
Në djall romakët vanë!
Legjionet e Varusit u thyen-
dhe ne mbetëm gjermanë!

Dhe flasim sot te gjithë gjermanisht,
siç kemi folur tërë jetën;
gomari mbet gomar, jo asinus,
dhe shvabët prapë shvabë mbetën.

Nje pusht gjerman Raumeri mbeti,
i dekoruar për trimëri!
S`u bë Horac Frajligrati,
me rimë i shkruan ai vjershat e tij.

Sa qejf! Masmani latinçe nuk flet,
Birh-Pfajferi sajon vetëm drama
dhe s`rrufit vaj pishe të shpifur,
siç bënin në Romë ca dama.

O Herman, ty kombi ta di për nder!
Ndaj, siç e kanë keto punë,
do kesh ti në Detmold nje përmendore-
parà për të shtiva dhe unë!



1. Vestale- priftëresha romake
2. Kuirit - titull nderi romak
3. Hengtenberg - teolog prtestant intolerant
4. Haruspeks- prift romak që shihte të ardhmen te zorrët e kafshëve
4*. Neander- Teolog evangjelist
5. Augur - prift romak që parashikonte duke vëzhguar shtegtimin e zogjve
6. Pfajfer - shkrimtare melodramatike
7. Raujmer - profesor historie pro-prusian
8. Frajligrat - poet i shquar i kohës
9. Jahn - themelues i "Lëvizjes patriotike gjermane të kulturës fizike"
10. Masman - profesor i gjermanistikes. Hajne e sulmon shpesh për idetë e tij).
11. Baballarë 36 - "Lidhja Gjermane" me 32 principata dhe 4 qytete të lira.
12. Sheling - anti-Hegelist
13. Kornelius - piktor gjerman që kërkonte të ripërtërinte pikturën mesjetare
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Kreu XXVII
............
Vërtet që perënditë e ndëshkojnë,
njeriun që mëkaton edhe shket-
Në ferr, siç thonë, ka një zjarr të poshtër:
aty digjesh dhe piqesh plot siklet...

Por ja që paska edhe shenjtorë
që mëkataret i shpëtojnë,
me ca lutje, ca mesha e dhurata-
kështu edhe kishat çoç fitojnë.

Në fund na ngjallet dhe Krishti dhe zbret
portat e ferrit të shkallmojë -
sado të rreptë ta bëjë ai gjyqin,
ndonjë kopuk prapë do t`i shpëtojë...

Veç mos harro, o mbret, se ka ca ferre,
ku s`i shpëton dot kurrë zjarrit!
Atje s`të ndihmon asnjë lutje -
as përdëllimi i Shpëtimtarit!

Mos vallë ti Ferrin e Dantes s`e di,
të tmerrëshmen tercetë?
Atë që poeti aty e lidh
S`e zgjidh dot, as Zoti vetë.


Shqipërimi : Robert SHVARC
(përveç strofës së fundit, shqipëruar nga L.PORADECI)
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Kënga e dyqanxheshës*)
(gjatë Luftës Tridhjetvjeçare*))

Edhe husarët dua shumë,
Më dhibsen shumë të shkretët.
I dua pa asnjë dallim,
N'daç blutë, n'daç të verdhët.

Dhe musketierët dua shumë,
I dua musketierët,
Njëjt, veteranë apo rekrutë,
Të thjeshtët, oficerët.

Kavaleri, këmbësori,
Unë trimat fort i dua!
Por edhe në artileri
Pak netë s'kam kaluar.

Gjermanë, francezë dua fort,
Valezët, holandezët
Dhe suedezë, çek', spanjoll',
I dua se janë njerëz.

S'ka rëndësi kë kanë atdhe,
As ç'kanë besim fetar.
Njeriu ka për mua vler'
Kur shpirtin ka llagar.

Sa për besim edhe atdhe,
Janë vetëm rroba, rrecka.
Hiqni mbulesën! Që të ve
Dorën drejt e tek zemra.

Unë jam njeri dhe njerëzis',
I jepem me dëshirë.
Kush të paguaj' nuk ka hiç,
Për të kam tebeshirë.

Kurora që mbi çadër var
Ndrin diellit punemadhe.
I fton të gjithë të pinë t'u jap
Nga but' i hapur taze.

Haine







*) Ne origjinal Marketender/in. Prejardhjen fjala e ka nga latinishtia, mercatante. Ishte një lloj tregtari (tregtareje) që shoqëronte trupat në fushim dhe i furnizonte ato me ushqime dhe barna. Njihet që në mesjetë si profesion. Gratë që bënin këtë punë, shpesh e kombinonoin me prostitucionin. Gjatë Luftës tridhjetvjeçare trupat mbaheshin vetë gjallë duke plaçkitur, gjë që i bëri këta lloj tregtarësh të tepërt. Nga ajo kohë, gratë që mbetën, ishin thjesht prostituta. Është kjo arsyeja qëzgjodha në fillim titullin "Kënga e zuskës të garnizonit", por pastaj më tingëlloi pak keq.


**) Lufta në fjalë (1618 - 1648) ishte konflikti për hegjemoni ose barazpeshë ndërmjet fuqive europiane. Njëkohësisht kishte dhe natyrë fetare për shkak të kundërshtive ndërmjet Lidhjes Katolike dhe Bashkimit Protestan.
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

An meine Mutter B. Heine,
geborene v. Geldern


I

Ich bin's gewohnt, den Kopf recht hoch zu tragen,
Mein Sinn ist auch ein bißchen starr und zähe;
Wenn selbst der König mir ins Antlitz sähe,
Ich würde nicht die Augen niederschlagen.

Doch, liebe Mutter, offen will ich's sagen:
Wie mächtig auch mein stolzer Mut sich blähe,
In deiner selig süßen, trauten Nähe
Ergreift mich oft ein demutvolles Zagen.

Ist es dein Geist, der heimlich mich bezwinget,
Dein hoher Geist, der alles kühn durchdringet,
Und blitzend sich zum Himmelslichte schwinget?

Quält mich Erinnerung, daß ich verübet
So manche Tat, die dir das Herz betrübet?
Das schöne Herz, das mich so sehr geliebet?

II

Im tollen Wahn hatt ich dich einst verlassen,
Ich wollte gehn die ganze Welt zu Ende,
Und wollte sehn, ob ich die Liebe fände,
Um liebevoll die Liebe zu umfassen.

Die Liebe suchte ich auf allen Gassen,
Vor jeder Türe streckt ich aus die Hände,
Und bettelte um g'ringe Liebesspende -
Doch lachend gab man mir nur kaltes Hassen.

Und immer irrte ich nach Liebe, immer
Nach Liebe, doch die Liebe fand ich nimmer,
Und kehrte um nach Hause, krank und trübe.

Doch da bist du entgegen mir gekommen,
Und ach! was da in deinem Aug' geschwommen,
Das war die süße, langgesuchte Liebe.
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Nënës sime, B Haine,
në vajzëri f. Geldern



I

Zakon e kam të rri pak kryelartë.
Mendimin kam të prerë, të papërkulur.
Dhe mbretin vetë ta kisha përballë,
Me siguri që sytë s'i kisha ulur.


Por, nënë e dashur, s'rri dot pa të thënë,
Sado krenar, të fortë ta kem guximin,
Në pranin' tënde aq të ngrohtë, të ëmbël,
Një pafuqi e thellë shpesh ma mbush gjirin.


Është shpirti yt që fshehtas më nënshtron,
I larti shpirt që të gjithin më përshkon
Dhe si rrufeja qiellit fluturon?


Më vret kujtimi për kohën e shkuar,
Kur zemren tënde shpesh kam turbulluar,
Të mirën zemër që fort më desh mua.


II

I prishur mendsh të lashë ty dikur.
Doja t'i gjeja fundin botës mbarë,
Dashurin' të shihja mos takoja kund,
Me dashuri në krahë për ta marë.


Dashuri kërkova përfund çdo rrugice,
S'lash' prag e portë dorën pa e zgjatur
Porsi lypsar për lëmoshë dashurie -
Më qeshën ftohtë, më dhanë urrejtje – akull.


I rashë pas, gjithmonë kërkova unë,
Por dashurinë, jo, s'e gjeta kurrë,
U ktheva pas i turbullt, i sëmurë.


Por ja ku dole ti përballë në portë
Dhe ah! Ajo që vishte syt' e njomë,
Dashuria ish, që më kot lypa në botë.

Haine
 

Guest
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Darli, perkthimet jane te anetarit qe dhe i ka postuar, por qe eshte aq modest, sa i le pa nenshkrimin me emer origjinal.


Si gjithnje i vecante McCik, ne keto perkthime. Sidomos kjo poezi qe paske zgjedhur kesaj rradhe, i tejkalon te gjitha emocionet.
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Sëpari të falenderoj për shpjegimin, Fantazia, që njëkohësisht e marr edhe si vlerësim. Për fat të keq duhet të të korrigjoj pak. Shkaku i mosnënshkrimit me emër të vërtetë s'është modestia, por dëshira për pakëz anonimitet. E kam thënë disa "dollapë" më lart se s'jam poet dhe s'kam ndërmend të bëhem. Tani, po qe se m'i lexon dikush nga ata që më njohin këto që shkruaj, sheh dhe emrin tim... Paska lajthitur mendsh dhe T.! do thotë, Ka nisur të shkruajë vjersha. Kështu.

Sa për ato që kam shkruar, siguroj se janë të gjitha pa më të voglin përjashtim përkthime të miat.

Falemnderit për leximin!

Mc Cik (TSR)
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Haine është shndrruar dalngadalë në poetin tim më të dashur. Ndër të tjera më pëlqen tek ai lehtësia me të cilën kap momentin. Sidomos tek "Neue Gedichte" ("Poezitë e reja",1844 - ku përfshihet edhe "Gjermania.Një prrallë dimri"), ka shumë poezi të tilla. Është kënaqësi të hapësh librin dhe të lexosh hera - herës diçka prej tyre. Shumica s'kanë titull, por kjo s'pengon aspak të të lenë mbresë të pashlyer. Më poshtë kam zgjedhur pak vargje të cilat shpresoj se edhe në shqip të mos tingëllojnë keq:

III

Nimmer glaub ich, junge Schöne,
Was die spröde Lippe spricht;
Solche große schwarze Augen,
Solche hat die Tugend nicht.

Diese braungestreifte Lüge,
Streif sie ab; ich liebe dich.
Laß dein weißes Herz mich küssen -
Weißes Herz, verstehst du mich?

III

S'besoj, bukuroshe, ç'flet
Jotja nazeqare buzë.
Sy të zez, kaq të mëdhenj,
E vërteta nuk ka kurrë.

Gënjeshtrën, lyer gështenjë,
Shlyeje; të dashuronj.
Ler' t'më puth' e bardha zemër -
Zemërbardhë, më kupton?

në shqip nga Mc Cik
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Weltlauf

Hat man viel, so wird man bald
Noch viel mehr dazubekommen.
Wer nur wenig hat, dem wird
Auch das wenige genommen.

Wenn du aber gar nichts hast,
Ach, so lasse dich begraben -
Denn ein Recht zum Leben, Lump,
Haben nur, die etwas haben.
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Si shkon bota

Kush ka shumë, pa shkuar shumë,
Do t'i shumohen të gjitha.
Kush ka vetëm pak, atij
Do t'i merret dhe pakica.

Ama, në mos paç asgjë,
Shko varrosu, mos e nga,
Se të drejtë për të jetuar
Ka ai që ka diçka.

Haine

në shqip nga Mc Cik
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Unvollkommenheit
(fragment)

Nichts ist vollkommen hier auf dieser Welt.
Der Rose ist der Stachel beigesellt;
Ich glaube gar, die lieben holden Engel
Im Himmel droben sind nicht ohne Mängel.

Der Tulpe fehlt der Duft. Es heißt am Rhein:
Auch Ehrlich stahl einmal ein Ferkelschwein.
Hätte Lucretia sich nicht erstochen,
Sie wär vielleicht gekommen in die Wochen.

Der strahlenreinste Stern am Himmelzelt,
Wenn er den Schnupfen kriegt, herunterfällt.
Der beste Äpfelwein schmeckt nach der Tonne,
Und schwarze Flecken sieht man in der Sonne.

Du bist, verehrte Frau, du selbst sogar
Nicht fehlerfrei, nicht aller Mängel bar.
Du schaust mich an - du fragst mich, was dir fehle?
Ein Busen, und im Busen eine Seele.

Heine
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Mospërkryerie

Në këtë botë asgjë s'është e përsosur,
I bukuri trëndafil, ka gjemba rretherrotull;
Besoj, madje, se edhe ëngjëjt vetë
Që rrinë në qiell, nuk janë pa të metë.

S'ka erë tulipani. Në Rin thonë të gjith':
Dhe më i ndershmi vodhi një herë një gic.
Kurse Lukrecia, nëse s'do ish shpuar,
S'dihet sa javë të tjera kish kaluar.

Vezulluesi yll, që në kup' të qiellit ndrit,
Shkërrmoqet në u bëftë meteorit.
Verëmolla më e mirë vjen erë si fuçia,
Dhe i arti diell i ka njollat e tija.

Zonj' e nderuar, madje dhe ti vetë,
S'ke veç gabime, s'je as pa të metë.
Më sheh në sy – pyet ç'të mungon, vallë?
Gjoksi. Dhe brenda gjoksit, zemr' e bardhë.

Haine

ne shqip nga Mc Cik
 

Guest
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Shume te mira perkthimet. Vazhdo keshtu Mc Cik. Vetem titulli ne shqip i kesaj te fundit, shkon me mire "Mospersosmeri" . Gjithsesi s´calon gomari nga veshet.


Kur te kesh kohe, shikoje nese e shqiperon dhe poezine e meposhtme


Der Asra

Täglich ging die wunderschöne
Sultanstochter auf und nieder
Um die Abendzeit am Springbrunn,
Wo die weissen Wasser plätschern.

Täglich stand der junge Sklave
Um die Abendzeit am Springbrunn,
Wo die weissen Wasser plätschern;
Täglich ward er bleich und bleicher.

Eines Abends trat die Fürstin
Auf ihn zu mit raschen Worten:
Deinen Namen will ich wissen,
Deine Heimat, deine Sippschaft!

Und der Sklave sprach: Ich heisse
Mohamet, ich bin aus Yemmen,
Und mein Stamm sind jene Asra,
Welche sterben, wenn sie lieben.
Heinrich Heine
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Flm, Fantazia!

Mospërkryerie e ka prejardhjen nga fjala kryej, që
kryesisht në dialektin gegërisht të shqipes përdoret edhe për të zvendësuar fjalën përfundoj.

Mospërsosie e ka prejardhjen nga fjala sos që kryesisht në të folurën e vjetër të toskërishtes zëvendëson fjalën përfundoj.

E thënë shkurt: Ke të drejtë!

Nga ana tjetër, s'mund të rri pa thënë se është shumë nxitëse thirrja jote:
<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Fantazia</div><div class="ubbcode-body"> Vazhdo keshtu </div></div>
E kombinuar me krahasimin me gomarin që megjithse i ka veshët të plagosur, ecën serbes<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Fantazia</div><div class="ubbcode-body">S'çalon gomari nga veshët</div></div> s'kishte si mos më nxiste për të gjetur pak kohë për të provuar të shkruaja në shqip poezinë që kishe zgjedhur ti nga Haine. Shpresoj të mos tingëllojë aq keq:
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Azra

Çdo ditë shkonte, aq e bukura
Bij' sulltani lart e poshtë,
Ndaj të ngrysur, ndan' shatërvanit,
Ujët e kthjellë' ku gurgullonte.

Çdo ditë rrinte skllav' i ri,
Ndaj të ngrysur ndan' shatërvanit,
Ujët e kthjellë' ku gurgullonte.
Çdo ditë zbehej më i zbehtë.

Një mbrëmje atij princesha,
Iu kthye, të prera fjalët:
Emrin tënd dua ta di,
Vendin tënd, fisin nga vjen!

Foli skllavi: Ma thonë emrin
Muhamet, jam nga Jemeni,
Fisin kam nga ata Azra,
Që vdesin kur dashurojnë.

Haine

në shqip nga Mc Cik
 

Guest
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Faleminderit per perkthimin, edhe pse nuk eshte faji yt qe ne shqip nuk tingellon gjithcka perfekt.
Gjithsesi nje ndryshim qe do sygjeroja (si gjithmone me titujt e kam fiksimin :p) do ishte "Azraku" (ne vend te Azra) - si puna e Durrsakut, "Dibranit" etj, qe tregon prejardhjen e skllavit.

Uroj perkthime te tjera
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Falemnderit për sugjerimin. Ide e bukur. E pranueshme, pse jo. Ndoshta do ishte më mirë "Azranezi" (nga Kina - kinezi)

Uroj sygjerime të tjera!
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Ndoshta do tingëllonte me bukur Azrari. Ka përngjasim me Erseka - kolonjari
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Meqë erdhi vjeshta, stina traditcionale e dasmave, zgjodha një përshëndetje dasme të shkruar në vargje nga Haine. Flet për pranverën, por urimi më duket shumë i bukur dhe romantik, ndaj s'besoj që stina të prishë punë:

Me dhurata dasme vjen pranvera,
Me muzikë të gëzuar,
Nusen tok me dhëndërrushin,
Po vjen për t'i uruar.

Sjell jasemin e trëndafile
Dhe lule plot me vesë,
Për dhëndrrin ka sallatë*) jeshile,
Për nusen presh*) të freskët.

Haine

sjellë në shqip nga unë, Mc Cik


*) Duhet të sqaroj se në origjinal, perimet janë përkatësisht selleri dhe shpargel (sparangje), por për të tingëlluar më mirë në shqip, bëra "ndrrimin" e mësipërm. Shpresoj që as lexuesve e as zarzavateve të lartpërmendura, të mos u mbetet hatri.
 
Top