Haine, diçka më shumë për poetin

Komita2006

Primus registratum
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Ne lidhje me „magjine letrare“ dhe „perkthimin“, qe shenove me lart, jam dakort me ty.
Eshte mjeshtria e lirikut tone te madh qe na ben ta ndiejme poezine e shqiperuar sikur te ishte e shkruar ne origjinal,duke tingelluar here-here me bukur se origjinali ne gjermanisht!

Mendimi im,kuptohet-mendim subjektiv,eshte qe gjuha jone eshte me magjepse!Kam bindjen qe pershkrimi i te bukures,i asaj qe te magjeps dhe pershkrimi i madheshtores,me bukur dhe me bindshem tingllon ne gjuhen tone se sa ne ate gjermane.
Ne anen tjeter,gjermanishtja eshte shume e veshtire per t`u mesuar,por si gjuhe ka mundesi shume te medha. Kete e kane thene shume dietare, tane dhe te huaj.
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Dashuria

Ja, ky është pylli përrallor,
Mban erë lulja e blirit.
Argjend-ndriçimi hënësor,
Magjishëm ma mbush shpirtin.

I zbathur, siç po ecja unë,
Kumboi prej lartësie,
Këng'e bilbilit, ëmbël shumë
Për dhimbje dashurie,

Ç'është dashuria, dhimbj'e saj,
Ç'është loti, buzëqeshja,
Ky gaz - mërzi, kjo festë me vaj',
Më zgjoi ëndrrat e vjetra.

Unë këmbëzbathur, ec e ec,
Ç'të shoh? - Përpara meje,
Kështjell' e madhe në një shesh
Me kullat përdrejt reve.

Dritaret mbyllur qenë, ngado
Një heshtje e tronditur -
Thua, veç vdekja ishte zot
Në ata mure të shpifur.

Përpara portës ish një Sfinks,
Krijesë plot qejf e tmerre,
Shtat si luan dhe kthetra kish
Dhe kokë, gjoks prej femre.

Një vajz'e bukur! Pamj'e bardhë;
Më çoi lakmitë e egra,
Buzëlakur, s'tha një fjalë,
Heshtur qeshi, me brenga.

Këndoi bilbili ëmbël shumë,
Pa puthur s'mund të rrija.
Kur buzët prekën at' fytyrë,
Në çast ndodhi çudia.

Figura në mermer u ngjall,
Filloi guri të dridhet.
Ma piu puthjen me aq zjarr,
Me etje plot me dhimbje.

Në fund e dehur dhe me epsh,
Firomën krejt ma ndali.
Fort ma pushtoi trupin e shkret'
Me putrat prej luani.

Hall - mrekulli, dhimbje me gaz!
O vojtje qejfpasosur,
Aq kënaqsi puthja më dha,
Sa kthetrat e gjakosur.

Këndoi bilbili: "E bukura Sfinks!
Dashuri! Kjo ç'është tjetër,
Mundim prej vdekje' pse jep ti,
Kujtdo që ke për zemër?

E bukra Sfinks! Pa më rrëfe
Fshehtsinë e mrekullishme,
Mendjen e vras, por s'mund ta gjej
Prej s'di sa mijra vite."

Përktheu McCik
 

^Ira^

Forumium praecox
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif E bukur
 

Edi

Primus registratum
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

McCik! Jam dakort me ty. Zakonisht perkthimet e meadha vijne nga letrare te medhenj. Nuk eshte rastesi qe Shekspirin e perkthen nje gjeni si Noli,Emineskun, Hajnen, e perkthen Lasgushi i Madh (se i madh eshte vertet), etj. E gjithe kjo ka nje spiegim. Nuk mund te perkthesh poezi pa qene poet. Kush me mire se Lasgushi do ta miklonte e limonte shqipen per te dhene nje madheshti si Hajne? Ju kujtohet poezia e Emineskut " Gjer tek ylli larg" ? A mund te levizet me nje presje prej atje?.
Edhe dicka, Lasgushi e pati kete mundesi sepse ka studjuar ne Bukuresht dhe Wien. Mos me keqkupto! Edhe te tjere i kane bere studimet atje, por nuk japin dot ate qe dha Lasgushi (per te mos thene se po na e bejne pis gjuhen tone te bukur me bishta nga gjuhe te tjera).
Per ta mbyllur, po rikujtoj cka thene Kadare per shqipen, ndofta ne menyre te perafert: qe trajtat e shkurtra, nyjet dhe sidomos prapashtesat e bejne shqipen nje nga gjuhet me te zhdervjellta dhe me te vecanta.
Ju falenderoj per konsideratat. Dhe te them te drejten Aurora me pelqen me nderhyrjet.
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Ah, Enado, ti e mbingarkon të gjithën, pa qënë nevoja. Tek pika kryesore jemi në një mendje: Noli dhe Lasgushi i Madh janë në yje dhe këtë s'e ve në dyshim njeri. Personalisht ata janë për mua në zenitin e gjeniut, s'besoj se do t'u përqaset dikush edhe në të ardhmen. Ky është mendimi im.

Tani zbresim në tokë. Unë lexoj një poezi të bukur në gjermanisht, më pëlqen e më le mbresa. Dua t'i ndaj këto me të tjerë. S'është e thënë patjetër me enadot, aurorat a me kë të thuash ti. Po të mendoj si ti, mua më mbin bari një pëllëmbë mbi varr derisa t'i plotësoj kushtet të shkruaj në shqip një poezi të Robert Gernhart, psh, pa lere pastaj të Haine me shokë.

Ti thua rregulla të prera: Nuk mund të përkthesh poezi pa qënë poet. Plus të tjerat... Që të sqarohemi - S'jam poet, s'kam ndërmend të bëhem, s'kam studiuar gjuhësi, s'kam studiuar letërsi, s'kam mësuar gjermanishten në shkollë, por në punë, s'kam dalë për të studiuar në Gjermani, por thjesht jam në kurbet. Punoj 9 - 10 orë në ditë dhe dua që atë pak kohë që më mbetet ta shfrytëzoj si më teket pa i ndërhyrë dikujt, pa penguar dikë. Nëse shkruaj diçka shqip, paraprakisht jap edhe origjinalin në gjermanisht dhe gjithkush mund të kalojë më tej pa lexuar hiç "përkthimin" tim.

Sa për gjuhën shqipe dhe "ndotjen" e saj, jam i njëmendje me ty. Por do të thosha se do ishte mirë të drejtoheshe diku tjetër. Në forum është aq i përhapur dialektalizmi, shqitalishtja, shqanglishtja, shqërngjishtja, pa folur pastaj që edhe meditimet e ëndrrat kanë filluar të kalojnë nëpër kokë e të shihen në gjuhë të huaj. Unë përpiqem jo vetëm që gjithçka ta sjell sa mundem në gjuhë letrare shqip, por edhe "imtësi" të tilla si "Ç" dhe "Ë" s'i le të më kalojnë duke shkruar përkatësisht "C" ose "E".

Për ta mbyllur dua të them edhe diçka. Rastësisht ndodhi që dje bleva "Buch der Lieder" ("Libri i këngëve") të Haine. Nuk munda t'i rezistoj, pavarësisht çmimit pak "të kripur", sepse ishte një botim "besnik" i botimit të parë bashkë me ilustrimet e vjetra dhe parathënie të vetë poetit. Një copëz s'munda të rri pa e shkruar edhe shqip... Tani më është bërë gati ves, s'mund ta ndal...

Edhe unë ju falenderoj për konsideratat.
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Du liebst mich nicht, du liebst mich nicht,
Das kümmert mich gar wenig;
Schau' ich dir nur ins Angesicht,
So bin ich froh wie 'n König.

Du hassest, hassest mich sogar,
So spricht dein rotes Mündschen;
Reich' es mir nur zum Küssen dar,
So tröst' ich mich, mein Kindchen.
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Ti nuk më do, ti nuk më do,
Por mua s'më prish punë;
Fytyrën tënde kur e shoh,
Si mbreti ndjehem unë.

Ti më urren, ti më urren,
K'të thonë buzkat e kuqe;
Veç të t'i puth, s'kërkoj më tej,
Kjo më ngushëllon, voglushe.
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Kjo - Aurorat- qe thu ti,
ti lexon dhe ushqehet me goxha uri dhe kenaqsi kto germat e shtypura.
Gjithsesi s'ke kapur si duket,kuptimin e lidhjeve te fjalve t'mija :
aty ku poeti/poezia esht e pavdekshme,
perkthimi/perkthyesi vdes i ri.

Nuk esht nenvlersim,
por mbi-vlersim i <u>personit</u> qe zgjedh dhe shkruan :
<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body">Tani më është bërë gati ves, s'mund ta ndal...</div></div>
ktu te shoh /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif .
Te perkthimi,ti humb tek syri im i kujdesshem. Verstehen Sie,mir?
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Aurora, don't stay that close to the flame...
McCik, ke humbur vesin me duket...
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Ajo që ndoshta më shumë se të gjitha më tërheq tek Haine është përdorimi i shpeshtë e me efekt i befasisë. Ai ndërton me poezinë e tij një ngrehinë të tërë dhe papritmas në fund e kthen të githën përmbys. Kujtoja se "Një femër" nuk bënte pjesë në këtë grup poezish. Në pamje të parë duket se ajo që ndodh gjatë gjithë kohës nuk "përmbyset" as në fund e as në vargun e fundit. Por duke e parë më me kujdes, krijova përshtypjen se nuk është kështu. Haine e ndërton poezinë të tillë që gjithkush kur e lexon, vetvetiu pret "përmbysjen" e shumdëshiruar. Pikërisht mosndodhja e asaj që pritet vetvetishëm prej lexuesit, për mua është e papritura e kësaj poezie që poeti e jep aq mjeshtërisht.


NJË FEMËR

Sa u u deshën ata, nuk duhej askush.
Çapkëne ajo, ai ish' hajdut.
Kur dilte ai të vidhte çfarë deshte,
Ajo rrinte shtrirë dhe qeshte.

Gjithë ditën kalonte në gaz, kënaq'si.
Gjithë natën kish kokën në gjoksin e tij.
Kur djalin e morën në burg një dit' vjeshte,
Ajo shihte dritares dhe qeshte.

Haber çoi ai: Oh eja tek unë,
Se malli për ty më dogji kaq shumë,
E zemrën ma shpon si maj' e një heshte!...
Ajo tundte kryet dhe qeshte.

Në gjashtë erdh' xhelati, atij i shkoi koka.
Në shtatë morën trupin, ia hodhën tek gropa,
Në tetë kur mëngjesi, natës petkun ia zhveshte,
Ajo pinte verë dhe qeshte.

H. Haine
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Ndër të tjera, tek Haine më bën përshtypje diçka krejt e veçantë. Ose më mirë të them që tingëllon krejt e veçantë për natyrën e poetit. Ndonse femrat në jetën e tij kanë qënë jo të pakta, duket që poetikisht të jetë "fiksuar" tek njëra. Mund të kujtoj vargjet:

Mendja gjithë ditën tek ajo më mbeti.
Për të mendova gjer në mesnatë.
Gjumi më zuri, ëndrra më erdhi
Më mori, tek ajo, më çoi prapë.
...

Ëmbël më sheh, mendja s'ia pret
Pse para saj qëndroj trishtuar.
„Fytyra jote është kaq e zbehtë.
Hainrih, ç'të dhemb, ti pa më thuaj!“

ose tek "Dashuri e pafat":

Një djalë do një vajzë.
Kjo do një tjetër djalë.
Por dhe ky djali tjetër,
Me tjetrën ka dhënë fjalë.

Prej inatit, vajz'e parë,
Me të parin fat që i del,
Martohet pa e zgjatur
Dhe djali mbetet keq.

Madje diku shan e mallkon. (Por kjo me teper u ngjan mallkimeve që në shqip më tepër do të përqaseshin me vargjet e këngës Në të zënça unë,/Do të vras me gurë...)
Ja një fragment:

Unë djallit s'i zë bes',
As ferrin s'e kam frikë.
Syri yt është djall-e-dreq,
Ferr, zemra jote e ligë.

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, ndjenja e poetit duket të mbetet e pacënuar deri vonë... Psherëtima e tij zgjatet deri në një brez të mëvonshëm. Vargjet përkatëse jam munduar t'i përshtat në shqip tek poezia që pason:
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

BIJËS TË SË DASHURËS

Unë ty të shoh, s'besoj as vetë -
Ç'ishte ky trëndafil me fletë!?
Ca avuj dehës përdredhur vijnë
E pak nga pak mendjen ma mpijnë.
Gonxh'e kujtimit më çel tani,
Ah! Dikur isha i marrë, i ri,
Tani i marrë dhe plak – një halë
Më shpon në sy, por them ca fjalë,
Madje me rimë – ndonse është zorr,
Kam kokën zbrazur, por zemrën plot.

Ti syth i vogël prej kushërire,
Sapo të shoh, gjithë qënien time
Përshkon trishtimi thellë, i patretur,
Më zgjohen pamje prej kohësh fjetur.
Pamje sirene dalin që prej
Syve që qeshin, lundrojnë përtej
Duke stërpikur – M'e mir'e botës
Të përngjan ty gjer në fije flokësh.

Ëndërr pranvere në ditë rinie,
Unë të shoh ty, s'u besoj syve.
Janë përvijime të Sirenës sime
Po ato pamje, ato ting'llime.
Zëri i thellë, por aq i ëmbël,
Kujtdo magjishëm ia gufon zemrën.
Sytë pak të njomë luajnë blerimit,
Mrekulli deti, shkuar delfinit
Ato dy vetulla hequr të holla,
Ke mall t'i shohësh ashtu të plota,

Si harqe, ngrehur me krenari.
Gropzat e vogla plot ëmbëlsi
Poshtë syve, mbi faqkat e kuqe...
Ah! As njeri, as ëngjëllushe
S'janë të përkryer – qënia hyjnore
Ka dhe të meta. Kështu tregohet
Përrall'e vjetër. Biri i mbretit
Që mori grua floçkën e detit,
Tek ajo gjeti kur erdh' sahati,
Të fshehur bukur bishtin e gjarprit.
 

bebi

Primus registratum
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

...do fluturojne ndonje here tjeter, dhe s'do me bie rruga t'i shoh.
 

bebi

Primus registratum
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

i pashe, i pasheeeee !!!! (mos me pytni ma ca ishte ai postimi siper).


Makcikkkkk thankyou!
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: SHIRAZ</div><div class="ubbcode-body">Aurora, don't stay that close to the flame...
</div></div>
psh,Herr Heine do ishte shum dakort me mua.
me kujtohen disa fjal te tij kur fliste per autobiografin dhe besnikerin e autorit ne te : "asnjeher,s'esht plotsisht i besueshem".
imagjino,per te tjerat.

p.s hey my fair Lady,miss you. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Pyes veten sapo zbardhet:
Do më vijë mikja dot?
Vjen mbrëmia, i ziu, qahem:
Mbeti pa ardhur dhe sot.

Natën, me brengën e rëndë,
Rri shtrirë zgjuar, i pagjumë.
Ditën, gjysmë nëpër ëndërr,
Si dremitur endem unë.

Haine

( "Buch der Lieder"; Kapitulli "Lieder", I )
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

( fragmente )

Ç'ishte një kopësht sa i bukur!
Ma kishte ënda për të shëtitur.
Më qeshnin rrotull lule plot.
Zemra më hidhej në kraharor.

Veç cicërima e zogjve ndihej,
Plot melodi, këngë dashurie.
Përkuqur dielli, me ar rrethuar,
Lulet plot ngjyra si pikturuar.

Në mes të luleve me erë,
Ishte një pus, mur' i mermertë.
Aty një vashë të bukur pashë,
Lante me zell një rrobë të bardhë.

Me sy të shkruar, faqet ngjyrë molle,
Flokë bjondë, lëshuar, si një shenjtore.
E pashë vashën e m'u duk mua
Fytyrë e njohur, por prapë e huaj.

E buk'ra vashë lan edhe s'ndalet,
Ia thotë një kënge – çudi e madhe:
„Rridh, rridh ti ujë, uj' i kulluar,
Teshën e linjtë laje për mua!“

Unë eca, iu afrova pak.
I pëshpërita: „Më thuaj, vash',
E ëmbla ti, si s'ka në botë,
Për kë po lan të bardhën rrobë?“

Më foli shpejt: „Mos u çudit!
Kjo që laj është qefini yt“.
Dhe këto fjalë pa thënë mirë,
U tret si shkumë në errësirë.

Dëgjoj! Oshëtimë e thell', e largë,
Si rrahje drurit me një sopatë.
Mes shkurresh, degësh, nxitim kam ecur,
Arrita në një vend të zhveshur.

Në mes të fushës pa fund të blertë,
Një lis i madh ngrihej tek retë.
Ç'të shoh!? - E njëjta vashë e bukur,
Sa mund sopatën e rreh mbas trungut.

Godit, godit, si melodi,
Një këngë këndon, ca fjalë – çudi:
„Hekur i ndritur, teh i lëmuar,
Një dollap druri, pre' ti për mua!“

Eca dhe pak e iu avita.
„Oh, pa më thuaj, i pëshpërita,
E ëmbla vashë, e bukur shumë,
Për kë pret ti dollap të drunjtë?“

Ajo flet shpejt: „Koha t'u mbyll!
Ky që pres është qivuri yt!“
Pa thënë mirë ato pak fjalë,
U tret si shkumë, humbi në natë.

Pakëz më vonë, prapë mbeta ngrirë.
Vura re larg, një vend me dritë.
Nxituar eca e eca ngutur,
Kur mbrrita pashë vashën e bukur.

Në mes kories, ajo e bardhë,
Tokën rëmihte me një lopatë.
I ula sytë, se s'mund ta shihja,
Ish aq e bukur, sa më zu' frika!

E buk'ra vashë punon e s'ndalet,
Këndon një këngë – të frikshme fjalët:
„Lopatë e mprehtë, lopatë e gjerë,
Të madhe gropën, hape të thellë!“

Eca dhe pak për t'iu afruar,
I pëshpërita: "Mua më thuaj,
O vashë e ëmbël, si mrekulli,
Ç'është kjo gropë që po hap ti?"

Foli nxitimthi: "Hesht, ësht' e kotë!
Kjo gropë është varri yt i ftohtë!"
Sa mbaroi fjalët e buk'ra vashë,
Gropa u hap e gjerë, e gjatë.

Kur sytë i trembur i hodha poshtë,
Me tmerr u ngjetha këmb' edhe kokë.
Në gropë të thellë, të zezë si pusi,
Unë rashë brenda! - Më doli gjumi.

Haine

("Buch der Lieder", Kapitulli "Junge Leiden", II)
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Lied der Marketenderin
(Aus dem Dreißigjährigen Krieg)

Und die Husaren lieb ich sehr,
Ich liebe sehr dieselben;
Ich liebe sie ohne Unterschied,
Die blauen und die gelben.

Und die Musketiere lieb ich sehr,
Ich liebe die Musketiere,
Sowohl Rekrut als Veteran,
Gemeine und Offiziere.

Die Kavallerie und die Infanterie,
Ich liebe sie alle, die Braven;
Auch hab ich bei der Artillerie
Gar manche Nacht geschlummert.

Ich liebe den Deutschen, ich lieb den Franzos,
Die Welschen und Niederländschen,
Ich liebe den Schwed, den Böhm und Spanjol,
Ich liebe in ihnen den Menschen.

Gleichviel von welcher Heimat, gleichviel
Von welchem Glaubensbund ist
Der Mensch, er ist mir lieb und wert,
Wenn nur der Mensch gesund ist.

Das Vaterland und die Religion,
Das sind nur Kleidungsstücke -
Fort mit der Hülle! daß ich ans Herz
Den nackten Menschen drücke.

Ich bin ein Mensch und der Menschlichkeit
Geb ich mich hin mit Freude;
Und wer nicht gleich bezahlen kann,
Für den hab ich die Kreide.

Der grüne Kranz vor meinem Zelt,
Der lacht im Licht der Sonne;
Und heute schenk ich Malvasier
Aus einer frischen Tonne.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Haine, diçka më shumë për poetin

Gjermania. Një përrallë dimri.

Kreu I
............
Për dashuri e mall e brengë
këndonte çupa - dhe për ritakim
atje në qiell, në botën më të mirë,
ku s`ka më vuajtje e mundim.

Për tokën e mjerë ajo këndonte,
për lumturinë që ik' e shkon,
për botën tjetër, ku shpirti u mbushka
me një hare që kurrë nuk shteron.

E njoh fort mirë këtë epope,
e vjetër është dhe na vjen rrotull;
me të e nanurisin, kur ankohet,
foshnjën e madhe që quhet popull.

Ia njoh avazin, fjalët ja njoh,
i njoh edhe zotërinjtë autorë,
për vete pinë fshehtas verë,
por neve ujin na lënë në dorë.

Një këngë të re e më të bukur
dua t`ju bëj, o miqtë e mi,
se mbretërinë e qiellit ne e duam
këtu në tokë që tani.
...............
Gjeniu i Lirisë, bukuroshi,
me vashëzën Europë na u fejua:
mes puthjesh edhe përqafimesh
i thonë njëri-tjetrit: Të dua.

E në s`e dhëntë prifti bekimin
martesa prapë vlerë do të ketë-
Dhëndri dhe nusja të na rroje!
Edhe fëmijët i paçim me jetë!

..............
 
Top