Grusht shteti ne Turqi

gurax

Pan ignoramus
Ne Turqi, ushtria ka marre nen kontroll televizionin shteteror dhe ndertesat kryesore qeveritare.
Jane bllokuar urat e Bosforit dhe e tere Turqia eshte ne gjendje shtetrethimi, me thirrjet e ushtrise per popullaten qe te qendrojne te qete por te mos dalin nga banesat. Jane nderprere te tera fluturimet civile neper aeroporte.



Nderkohe, presidenti Erdogan thuhet te jete shprehur per nje thirrje te mbeshtetesve te tij qe te dalin neper sheshe dhe aeroporte per te demonstruar ne emer te demokracise dhe lirise. Ne te njejten kohe, grupi ushtarak ka deklaruar se veprimet e nderrmara nga ushtria jane pikerisht per te garantuar demokracine e vertete dhe vullnetin e popullit, i cili duhet te jete i gjithpushtetshem. Sipas tyre, rregulli i bazuar ne demokraci dhe ne parimet sekulare moderrne jane gerryer dhe kalbur nga regjimi aktual ne pushtet. Pritet te kete ndryshime ne Kushtetute. Dhe ne krahun tjeter, burimet presidenciale jane shprehur se keto deklarata nuk jane autorizuar nga komanda ushtarake shteterore.

Nderhyrja ushtarake duket te jete nje veprim i organizuar shume mire dhe nuk duket si nje rrebelim i nje grupi te vogel kolonelesh, sic u etiketua nga Erdogan.

Gjate vizites se tij ne Moske, sekretari amerikan i shtetit John Kerry tha se shpreson per paqe dhe "vazhdimesi" ne Turqi.

-- pershtatur nga BBC
 

hareid

Papirus rex


Nga ajo se cfare shof neper mediat gjermane, me duket se nderhyrja ushtarake nuk eshte edhe aq mire e organizuar. Pikerisht duket se eshte vetem nje pjese e ushtrise qe mundohet te bej grusht shtet. Fotot e fundit qe vijne nga Turqia tregojne qe me mijera njerez ne Stambollit, Ankara, Izmir..kane dale neper rruge dhe demostrojne kunder ushtrise dhe pro qeverise.
Sipas asaj qe momentalisht tregon televizioni gjerman thuhet qe puci, grusht shteti ne Turqi deshtoi. Mbeshtetesit e qeverise tubohen neper sheshe, mblidhen ne aeroportin e Stambollit. Policia ka arrestuar disa anetare te larte te ushtrise. Forcat qeveritare e rimarin kontrollin ne Telvizionin shteteror TRT. Presidenti Erdogan sa arriti me aeroplan ne Stamboll....
Qeveria Gjermane u shpreh pro qeverise te zgjedhur ne menyre demokratike dhe kunder grusht shtetit.
Edhepse nuk kam ndonje mendim te mire per presidentin Erdogan, jam kunder ketij lloji grusht shteti. Qeveria e zgjedhur ne menyre demokratike nuk mundet te hiqet ne kete menyre dhe kunder vullnetit te popullit
 
Last edited:

rani_747

Forumium praecox


Nga ajo se cfare shof neper mediat gjermane, me duket se nderhyrja ushtarake nuk eshte edhe aq mire e organizuar. Pikerisht duket se eshte vetem nje pjese e ushtrise qe mundohet te bej grusht shtet. Fotot e fundit qe vijne nga Turqia tregojne qe me mijera njerez ne Stambollit, Ankara, Izmir..kane dale neper rruge dhe demostrojne kunder ushtrise dhe pro qeverise.
Sipas asaj qe momentalisht tregon televizioni gjerman thuhet qe puci, grusht shteti ne Turqi deshtoi. Mbeshtetesit e qeverise tubohen neper sheshe, mblidhen ne aeroportin e Stambollit. Policia ka arrestuar disa anetare te larte te ushtrise. Forcat qeveritare e rimarin kontrollin ne Telvizionin shteteror TRT. Presidenti Erdogan sa arriti me aeroplan ne Stamboll....
Qeveria Gjermane u shpreh pro qeverise te zgjedhur ne menyre demokratike dhe kunder grusht shtetit.
Edhepse nuk kam ndonje mendim te mire per presidentin Erdogan, jam kunder ketij lloji grusht shteti. Qeveria e zgjedhur ne menyre demokratike nuk mundet te hiqet ne kete menyre dhe kunder vullnetit te popullit
Grusht shteti mund te merrej si iniciative e popullit kundrejt qeverise i cili edhe pse ne menyre demokratike te ishte zgjedhur eshte vullnet i popullit. Ndermarja ne kete rast nga ana e ushtrise mund te ishte ndonje puc nen efektin e ndonje kercenimi ndaj nje funksionari te larte ushtarak, qe me te drejte apo edhe ne mbrojtje te gjakut te tij do ishte idetyruar te vepronte ne menyre te tille. Pra grusht shteti qe medoemos nuk do kishte sukses, sepse nuk do kishte mbeshtetjen e frymes se popullit.
 

hareid

Papirus rex
Deshtimi i pucit ne Turqi e vertetoi qe populli eshte kunder diktatures ushtarake dhe pro demokracise.
Presidenti Erdogan u zgjodhe ne menyre demokratike. Kete gje e vertetoi edhe populli turk i cili ne numer te madhe doli neper rruge per ta nbrojtur demokracine turke dhe per te e mbrojtur voten e tyre. Me rendesi eshte te permendet edhe fakti se te gjitha partite politike u bashkuan dhe e denuan ashper tentimin e pucisteve.
Shumica e organizatoreve e tentatives per grush shteti jane arrestuar nga policia. Pohohet se kryeorganizator ka qen nje epror ushtarak me emrin M. Kose.
 
Last edited:

gurax

Pan ignoramus
Ka disa terma si psh "demokraci" qe ne rastin e Turqise duhen marre me me teper kripe dhe piper sesa kur behet fjale per shtete te tjera, kur keto dalin nga goja e Erdogan.

Grushti i shtetit qe u tentua kishte si arsye ndalimin e infektimit dhe ndotjes se parimeve demokratike dhe sekulare te funksionimit te shtetit turk. Qe ne momentin e pare, kjo ishte deklarata e ushtarakeve.

Roli i ushtrise ne Turqi eshte dicka me e ndryshme sesa mendohet ne mendesine me te cilen jemi mesuar te llogjikojme. Ne Turqi, ushtaraket shihen si mbrojtes te popullit, si rojet e armatosura ndaj rreziqeve qe i kanosen jetes se qete te civileve. Ushtaraket ne Turqi e ndiejne veten si nje produkt i vete popullit, si ata qe kane nje detyre te larte per te mos lejuar cenimin e paqes dhe lirise se ketij populli nga cdokush, qofte nje rrezik apo armik i jashtem apo i brendshem. Ky eshte nje rol qe me deshire dhe me krenari e kane pranuar dhe per te cilen ushtaraket jane krenare, qe ne kohen e Ataturkut dhe kushtetutes se pare laike te Turqise.
Dhe kete funksion godites te qeverrive abuzive, e kane ushtruar disa here.

*) 1960 - Pushteti heq kufizimet fetare dhe imponon me force rregulla ne lirine e shtypit. Kjo solli ne nje grusht shteti kunder pushtetit. Ne fund, drejtuesi i grushtit te shtetit behet president i Turqise.

*) 1971 - Ka nje kolaps ekonomik dhe shume demonstrime te dhunshme nga ana e punetoreve. Grushti i shtetit qe pasoi kete situate rezultoi ne doreheqjen e kryeministrit dhe nje gjendje destabiliteti politik ne vend.

*) 1980 - Pas 5 vjetesh dhune dhe politike kaotike ne vend, u be nje grusht shteti. Ne fund qindra te vdekur dhe drejtuesi i grushtit te shtetit behet president.

*) 1997 - Partia e Mireqenies islamike merr pushtetin si kryetare e koalicionit. Pjesa ushtarake e qeverise vendos veton per disa rekomandime mbi menyren e qeverisjes duke kerkuar reduktimin e influencave fetare. Si rezultat i grushtit te shtetit qe pasoi, partia e mireqenies islamike shpallet e jashteligjshme. Antaret e saj - nje prej tyre Erdogan - gjejne nje tjeter strehe, Partine e drejtesise dhe zhvillimit.

*) Edhe ne vitin 2013 pati nje kryengritje nga nje grup i ushtarakeve me te larte ne Turqi, tentative e cila u shtyp me dhune dhe te tere pjesemarrsit e kesaj kryengritje u denuan me burgim te perjetshem. Ne shenje proteste per keto veprime te dhunshme qe ndoqi Erdogan, zyrtaret dhe gjeneralet me te larte te ushtrise, forcave speciale dhe marines turke, dhane doreheqjen. Por pasuesit e tij e priten me duartrokitje dhe entuziazem kete moment, gjate te cilit Erdogan doli hapur per ripozicionimin e disa figurave ne funskione kyce te Turqise, qe deri atehere konsideroheshin te paprekshem ne rolin e tyre si gardianet e shtetit te formuar nga Mustafa Qemal Ataturku.

Qe brenda ores se pare te fillimit te grushtit te shtetit diten e djeshme ne darke, Erdogan ka kerkuar strehim tjeterkund dhe te largohet nga Turqia. Fillimisht drejt Gjermanise. Kjo kerkese ju refuzua nga Gjermania. Me pas te njejten kerkese ja beri Anglise, e cila edhe kjo ja refuzoi. Dhe me pas po te njejten kerkese, ja pranoi.... Katari!

Me ben pershtypje fakti se ne tere historikun e Turqise me grushte shteti, eshte hera e pare qe subjekti ndaj te cilit drejtohet grushti i shtetit kerkon me urgjence te largohet nga vendi, dhe vetem pasi garanton kete rruge te sigurt per t'ja mbathur (ne nje shtet islamik si Katari, pas refuzimit te kerkeses nga dy shtete vertet demokratike dhe europjane si Gjermania dhe Anglia) atehere ben thirrje per daljen e popullit (ne fakt mbeshtetesve te tij) qe te dalin e te perballen me ushtrine, duke sherbyer si barrikada njerezore e vete Erdogan.
Ky, nga 1970 deri 1980 ka qene nder figurat me aktive ne qarqet islamiste dhe ne partine e Mireqenies Islamike. Ne 1998 kjo parti u shpall e jashteligjshme dhe Erdogan bugoset per 4 muaj si nxites i urrejtjeve fetare. Ne 2001 themelon nje tjeter parti islamike, AKP, me Abdullah Gul (ironikisht ate qe dje akuzoi si kryetarin e qeverrise paralele pergjegjese per tentativen per grusht shteti). Ne 2003 AKP merr pushtetin dhe filloi rruga qe Erdogan te shndrohet ne sulltan Rexhep.

Gazeta me e madhe e pavarur ne Turqi, para nje muaji u bastis nga policia dhe punonjesit e saj u arrestuan te gjakosur dhe te pergjakur. Qindra gazetare turq jane arrestuar dhe denuar neper gjykata me procedim te shpejte, dhe dhjetera e dhjetera gazetare te huaj jane ndjekur, nuk jane lejuar te ushtrojne profesionin e tyre, apo jane deportuar menjehere nga Turqia. Sipas mjaft analisteve, zgjedhjet e fundit ne Turqi ishin nder me te ndyrat qe ka pare ndonjehere Turqia.


Secili mund te kete mendimet e tij, por te miat jane qe Turqia ka ca kohe qe ka marre tatepjeten dhe e keqja eshte se po ecen ne kete tatepjete gjithmone e me shpejt. Problemet e Turqise do te shtohen e ne vitet qe vijne gjendja vetem do te rendohet.
Shpresoj ta kem gabim, por edhe vete jam i vetedijshem se shpresa s'ka asnje vlere pasi cfare shoh ne realitet flet per te kunderten e shpreses.

Sorry, turkish people.
 

hareid

Papirus rex
Ne kete rast u bashkua pozita dhe opozita dhe jo vetem ata qe e perkrahin Erdoganin. Edhe opozita e pa qe grusht shteti eshte gjeja me e keqe qe mundet te ndodhe ne Turqi.
Qe Erdogani paska kerkuar strehim politik ne Gjermani eshte nje shpifje e madhe. Qeveria Gjermane e pergenjeshtroi menjehere nje lajme te tille. "Nje kerkese e tille tha nuk eshte bere ne asnje moment".
Nuk me besohet qe ai (erdogani) ka kerkuar strehim politik as edhe ne Angli apo ne Katar. Ai mundet te e bej nje gje te tille vetem atehere kur do te ishte i sigurte qe nuk do te e kishte mbeshtetjen e popullit, mirepo ai Populli ate e zgjodhi, prandaj edhe nuk kishte nevoj qe brenda disa oreve, aq sa zgjati puci ne Turqi, te kerkonte strehim politik.

Kunder Erdoganit mundet te thuhen dhe te shkruhen shume gjera, mirepo ka ca gjera qe nuk munden te mohohen dhe ato jane:

1.Turqia u be nje nder 20 shtetet me te forta ekonomikisht ne bote pas ardhjes te Erdoganit .
2.Turqia ne kohen e Erdoganit i lau te gjitha borxhet e jashtme.
3. Nese populli nuk do te mbeshteste Erdoganin, nuk do te i mbushte per gjysem ore rruget e Turqise duke ju kundervuar asaj pjese te ushtrise qe tentoi te bej Grusht shtet.

Nje gje duhet te jete me se e qarte! Nese shumica e popullit turk jane te kenaqur me Erdoganin dhe e zgjedhin ate si president, atehere nuk eshte me rendesi se a me pelqen mua ky apo jo....
 
Last edited:

gurax

Pan ignoramus
I pame "popullin demokratik" qe mbeshtet sulltanin duke beritur Allah Akbar. E pashe ndryshimin e ushtarakeve me arme qe refuzonin te qellonin mbi turme, e ne krahun tjeter disa foto (se videot jane shume makaber) te ketij popullit demokratik qe ju priste kokat ushtareve pasi keta ishin dorezuar. I pashe turmat kafsherore me pamje njeriu se si versuleshin drejt kamerave. I pashe gishtat e ngritur perpjete.

Gjithashtu nuk mund te mohohet as se:
1. Nje vrases me pagese ka "rroge" me te larte sesa nje traktorist, nje mesues apo nje shofer.
2. Nje mafioz jeton ne nje shtepi me te mire sesa jeton ne shtepi nje rrogetar civil.
3. Mehmet Kraja ne letren e tij drejtuar muslimaneve te Kosoves ka shkruar kete fakt: [ ...a keni menduar ndonjëherë si ndihemi ne që përbëjmë shumicën në këtë vend gjatë këtij muaji? A e doni përgjigjen time të sinqertë? Si në Tetovë. Nëse e keni pasur për qëllim që kryeqytetin e një shteti, Prishtinën, ta shndërroni në provincë me identitet të nallash e dimish, mendoj se ia keni arritur. Por në fund të muajit, sapo erdh Bajrami, duhet të jeni ndjerë të zhgënjyer: nuk pat shumë fishekzjarrë, një numër kafenesh dhe dyqanesh nisën punë që në mëngjesin e ditës së parë të Bajramit, ndërsa një numër i madh i kosovarëve, te të cilët mund t’i keni varur shpresat, ua mësynë plazheve të Durrësit e të Shëngjinit, për t’u dukur po aq perëndimorë, siç duken të gjithë europianët e tjerë.]

Sorry, turkish people... & turkoshaks.
 

hareid

Papirus rex
Po nga ti pervec etiketimeve qe din te va vendosh atyre qe nuk pajtohen dhe nuk e ndajne mendimin tend, as qe pritet gje tjeter... Pragjykimet qe i ke ndaj njerezve qe nuk pajtohen me ty jane me se te dukshme. Eshte per te ardhur keq qe gjithnje mundohesh te tjeret te i ofendosh dhe te i paragjykosh. Prandaj edhe nuk cuditem kur e shoh perse forumi ka filluar t'i humbe anetaret....
Nese ata qe nuk e ndajne mendimin tend na qenkan"turkish people...& turkoshakes" atehere ti cfare duhet te jesh?? Nuk do ta them, ndoshta do t'a kutposh vet...
Kam thene shume here e them edhe nje here: Me nje person qe ushqim e ka urrejtjen dhe ofendimet, nuk ja vlen fare te diskutohet! Sa keq per ty qe shkrimi i pare te shkoi huq dhe nuk ndodhi ashtu sic deshe ti te behej....Te gjithe vendet demokratike te botes e denuan ashper tentimin per grusht shteti dhe e perkrahen qeverine qe u zgjodhe nga vullneti i popullit. Te gjithe ata qe e ndajne mendimin tend jane nje minoritet....Sa keq per ju qe gezimi ju zgjati vetem kater ore!!!
 

gurax

Pan ignoramus
Une ju them vertet qe me vjen keq te tere turqve dhe turkoshakeve kudo qe te jene ne bote. E ne te njejten kohe, ti me drejtohesh pikerisht mua ne menyre individuale. Ti e vendosh veten me deshire si subjekt i nje replike, dhe jam une ai qe kam paragjykime. Nese une do te te kthehem me te njejten monedhe, do te me duhet te permend atehere qe ke shume karakteristike dicka qe e ka vene re nje shoku im si 'trait' tek shume njerez: Kompleksi i inferioritetit. Nese te tjeret nuk merren me keta lloj njerezish, ata kane instiktin qe te vete-viktimizohen, te vendosen ne nje objektiv cfaredo ku ndihen te sulmuar dhe ne kete menyre me ane te replikave reaguese permbushin vakumin emocional per t'u ndjere se kane edhe ata vemendje.
Mos u merr me mua or mik, por me temen. Merru me idete, jo me ata qe thone keto ide. Mbaje vete veten mos rreshkasesh, ose mos qaj kur rreshkasin dhe te tjeret siper teje me pas.

Perseri, me vjen vertet keq per turqit dhe turkoshaket per ate qe po i ndodh tani, dhe qe do t'i ndodhe Turqise edhe ne te ardhmen nese drejtimi nga po ecen do te jete ky i tanishmi.
 

hareid

Papirus rex
Une e di fare mire se kujt i drejtohesh ti. Kam diskutuar mjafte me ti per te e ditur menyren se si u drejtohesh atyre qe nuk e ndajne mendimin tend. Po te ishte ndryshe, nuk kishe perse te u drejtohesh muslimaneve te Kosoves apo atyre te Tetoves ne nje teme ku behet fjale per dicka krejt tjeter....
Por nejse gjerat qe shihen nuk kan nevoj per sqarime!
 

hareid

Papirus rex
Dalin emrat e pucisteve te shtetit turk. Ata do te gjykohen per tradhti ndaj kombit dhe vendit. Hyrriyet shkruan se ish-komandanti i Forcave Ajrore, gjeneral Akın Öztürk do te gjykohet per tradhti ndaj atdheut.
Mediet turke raportojne se ai qe ishte mendja e grushtit te shtetit mban emrin Muharrem Köse. Koloneli Köse ishte pushuar nga puna ne Mars te keti viti dhe dyshohet qe prej atehere ka filluar te organizoj planin per rrezimin e qeverise. Personalisht mendoj qe plani per rrezimin e qeverise eshte pregatitur edhe nga jashte.
Eshte ne interes te atyre qe e kontrollojne sistemin e ri boterore qe Turqia te mbetet nje marionet e tyre. Nje Turqi e forte ekonomikisht nuk do te mundej edhe aq lehte te kontrollohej....

Pasi deshtoi grushti i shtetit ne Turqi ka nisur marrja ne pyetje e ushtarakeve te arrestuar. Ata kane deklaruar se nuk ishin te vetedijshem qe ishin pjese e nje grushti shteti, pasi komandantet e tyre i kishin folur per nje “stervitje”. Ndersa disa te tjere kane thene se kane kuptuar qe behej fjale per nje “grusht shteti” kur pane njerezit, civilet te tentonin te ngjiteshin siper makinave te armatosura.

Jam per ate qe te denohen pergjegjesit e vertete. Le te zbatohet ligji mbi ata qe urdheruan te behet grusht shtet por jo mbi urdher zbatuesit, mbi ata djemte e ri qe kane zbatuar veten urdherat e shefave te tyre.
 
Last edited:

hareid

Papirus rex
Neper media qarkullojne lajme nga me te ndryshmet. Pervec lajmeve qe i pame dhe i shohim duke e pershkruar dhe treguar grusht shtetin e deshtuar te nje pjese te ushtrise, ka edhe lajme te tilla ku thuhet se Erdogan e paska inskenuar vet kete grushtshtet per te u bere edhe me i fuqishem per te kerkuar kontroll autoritar ne Turqi....
Qe Erdogan do te behet edhe me i fuqishem, nuk ka fare dyshim, mirepo qe ky grusht shteti te jete inskenuar nga vet Erdogan, sipas mendimit tim, eshte pak si e tepruar....Nuk do te jete mire per Turqine nese Erdogan e shfrytezon kete puc per te u bere edhe me i fuqishem per te i gjunjezuar edhe opozitaret qe jane kunder tij. Turqia duhet te ec drejt demokracise dhe jo autokracise.
Shpresoj qe e gjithe kjo qe ndodhi ne Turqi, te jete nje mesim edhe per Erdogan qe te e shoh se populli mbreme dhe sot e mbrojti ate, mirepo neser, pasneser mundet te kethehet edhe kunder tij nese ai nuk i sheh dhe korigjon gabimet e tij, qe ne kohe te fundit nuk kane kane qene te pakta.....
 

Airbourne

Papirus rex
Opozita natyrisht do dilte kundra te ashtequajtur puc qe ishte diletant!Ishte apo jo e organizuar nga erdogancuk,shume gazeta prestigjiose me pare e kishin parashikuar!Politika e erdoganit eshte te mbuloje deshtimet ne cdo drejtim,ekonomi,turizem,se per te drejtat e pakicave kombetare, te drejtat e njeriut,lere me te shtypit te lire as qe nuk behet fjale.Jo populli turk ne teresi, por vetem 56% e tij e mbeshtesin erdogancuk.Deri me tani jane mbi 2400 te arrestuar nga besniket e tij.
Vdiq perandori rrofte sulltani si perfundim dhe tani fillon puci i vertete....sipas mendimit tim!
Koha do ta tregoje!
 

agim40

Valoris scriptorum
Kur populli te do, ateher as ushtria s'te ben gje. Ushtria duhej te bej nje cik presion per zgjedhje te reja dhe jo me grusht shtet ta rrezoj presidentin sepse....."ka dal beg se ka hendek" Populli nuk ha bar. Deri me tani ke be disa her grusht shteti epo dikur do te rreshqasish dhe nuk shkon me. Erdogani po tjet i mir, eshte per popullin e vet, po te jet i keq, eshte prap per popullin e vet. Populli turk e din me se miri ate gje...Une as qe merzitem fare se a do mbetet Erdogani president apo ne vend te tij do te vi Kemali.... Pune e madhe !!!!
 

Dreamer

Under the Dome
Lexova pak verdalle (Jo Tv & Radio) ne lidhje me kte rastin e "Puçit" sic po e quajne...
Besoj se "Sulltan" Erdogani kete rradhe i ka rene "PIKES"
Gjeja qe me shqeteson me shume eshte populli, ahh po... I shkreti popull, me vjen keq.
Te njejtit qe e urrenin e donin ta "heqnin qafe" neper "piacat" e Stambollit, nen tendat tipike Turke, tani na dolen e po festojne "Lirine" tek "Ura" e famshme...
Me nje "Puç" Erdogani do rrezoje te gjithe sistemin me te cilin Turqia u be kjo qe eshte dhe ajo qe ishte...
Besoj se si regjizor, Oscar-in e rradhes nuk ja heq njeri...!
 

hareid

Papirus rex
Ata qe e kane urryer Erdoganin me siguri do te vazhdojne ta urrejne edhe me tutje, mirepo ata edhe e menduan qe grusht shteti do te ishte gjeja me e keqe. Kush do e sillte demokracine ne Turqi? Disa Gjenerale te papergjegjshem? Eshte e vertete qe Turqia ka patur edhe me heret grusht shtete te cilat kan qene edhe te sukseshme, mirepo nuk duhet harruar se me herret ushtria ka dalur ne rruge atehere kur populli i ka bere thirrje per te i rrezuar politikanet e papergjegjshem, kurse ne kete rast disa gjenerale deshten ta pushtonin popullin. Une jam per grusht shteti vetem nese ushtria i rrezon diktaturat e Korese se veriut, se Kines, se Arabise Saudite.... Kete te fundit perkrahin edhe SHBA-ja edhe disa vende te tjera perendimore. Jam kundra puceve neper ato vende ku ka zgjedhje te lira....
Mua nuk me pelqen Erdogani, mirepo ate e zgjodhi shumica e popullit turk dhe vetem shumica ka te drejte qe ta rrezoj ate.
Mua dhe nje pjese mjaft te madhe ne Gjermani nuk na pelqen as kancellarja gjermane Merkel, mirepo shumica e ka zgjedhur ate dhe te tjeret e respektojne zgjedhjen e shumices.
 
Last edited:

agim40

Valoris scriptorum
Lexova pak verdalle (Jo Tv & Radio) ne lidhje me kte rastin e "Puçit" sic po e quajne...
Besoj se "Sulltan" Erdogani kete rradhe i ka rene "PIKES"
Gjeja qe me shqeteson me shume eshte populli, ahh po... I shkreti popull, me vjen keq.
Te njejtit qe e urrenin e donin ta "heqnin qafe" neper "piacat" e Stambollit, nen tendat tipike Turke, tani na dolen e po festojne "Lirine" tek "Ura" e famshme...
Me nje "Puç" Erdogani do rrezoje te gjithe sistemin me te cilin Turqia u be kjo qe eshte dhe ajo qe ishte...
Besoj se si regjizor, Oscar-in e rradhes nuk ja heq njeri...!
Kurse une mendoj se Amerika i ka futur duart brenda turqis. Sot ne pune me pyeti njeri: A e di m'tha se ne cilin vend nuk do te kete kurre puc? Jo i thash. Ne Amerik me tha..E pse ne Amerik e pyeta une.. Sepse aty nuk ka ambasad amerikane, me tha. Ku ta dish, ndoshta ka edhe te drejte..Ambasadat amerikan i fusin hundet ne cdo vend, bile edhe ne Shqiperi mundohet Amerika t'a bej politiken. Na del kinezi donald lu si gogol ne tv dhe fillon e perzihet ne punet e brendshme te Shqiperise.
 

gurax

Pan ignoramus
Me zhvillimet cdo dite me te habitshme ne Turqi, c'mund te thuhet ndonje gje per vullnetin e popullit dhe demokracine si proces me ane te se cilit ushtrohet ky vullnet i popullit?
(Hint: ruhuni nga paradoksi, "Nje popull demokratik dhe njekohesisht i prapambetur")
 

agim40

Valoris scriptorum
Posi tani turqia na doli edhe e prapanbetur. Turqia ekonomikisht qendron shume me mire se shume vende te BE-se. Une e kam vizituar disa here Turqine dhe e di se ky vend eshte shume i bukur, mjaft i zhvilluar, njerezit jane mikprites...Ne Gusht prap do shkoj dy jave ne pushime. Nje kushuri i jemi punon qe disa vite ne Turqi. Ai thote Lajmet qe tregohen ne perendim kundra turqise s'kan lidhje fare me realitetin ne kete vend. Perendimi ne krye me shba-ne dhe izraelin deshen ta rrezojn erdoganin por ky va futi...dhe tani perendimi del me sllogane "ne e denojme pucin", "ne e perkrahim presidentin qe e zgjodhi populli" etj, etj
 
Top