Greket do te rishkruajne historine tone!?

Greket do te rishkruajne historine tone!?

Marre nga gazeta "shekulli"...

Athine- "Deri tani nuk e kemi shkruar mire historine. Dhe jo vetem qe nuk e kemi bere nje gje te tille, por tekstet shkollore te historise "helmojne marrdheniet ndermjet Greqise dhe Shqiperise".E ne kete kuader eksperte greke qe dijne mire shqip do te vjne per te hequr nga librat ato pjese te historise qe helmojne keto marredhenie.
Ngritjen e ketij komisjoni e beri te ditur minisrja greke e arsimit ne nje interviste dhene per kanalin NET.
Sipas Janakut, kur te jete gati edhe pala shqiptare grupi grek do kaloje ne Shqiperi per te diskutuar me qellim qe "te heqin nga librat e historise, kryesisht te pales shqiptare, pasaktesite dhe ngjarje te cilat helmojne marredhenjet dypaleshe". " Ka akoma ide per Shqiperine e Madhe"- tha minisrja greke e Arsimit duke vazhduar se "te gjithe vendet e shkruajne historine ashtu si edhe u pershtatet.Por te dalesh jashte nga e sotmja me ide te medha, helmon marredhenjet dypaleshe".
--------------------------------------------------
Ky eshte mjerim!
Me pak fjale kane per fshire ngjarje si genocidi qe u be me popullsine came dhe shume momente te tjera qe i gjen edhe ne arkivat e shteteve si Turqia dhe Italia dhe i njohin sote e kesaj dite si ngjarje dhe i kane te datuara bile Italia ishte shteti i pare i cili ngriti zerin per ceshtjen came ne ate kohe dhe genocidin qe u be ndaj kesaj popullsie.
Ne Stamboll ruhen akoma hartat e osmanllinjeve te cilet kane bere nje regjistrim te perpikt te zonave dhe aty shihen edhe emrat e athershem te fshatrave te cileve me vone u jane nderruar emrat nga greket.
Mos te flasim per te njohur arvanitasit qe luftuan kunder osmanve dhe ndihmuan ne formimin e shtetit te pare grek...
 

a1

Primus registratum
Re: Greket do te rishkruajne historine tone!?

hahaha e kthyet ne politike kete teme me duket o njerez
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Greket do te rishkruajne historine tone!?

Kico_Xhavella.jpg


ky eshte kico xhavella kryeminister i greqise
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Greket do te rishkruajne historine tone!?

me siguri ma ha mendja qe greket do ta rishkruajne edhe kete figure ne historine e tyre.

e dini nje kuriozitet qe gjergj kastriotin e quajne grek dhe eshte i shkruar ne historine e tyre si prijesi dhe mbrojtesi i fese se tyre.pse do thoni ju.ishte kristian prandaj ishte grek :confused:
 

anny

Primus registratum
Re: Greket do te rishkruajne historine tone!?

se cfare do degjoj tjeter ne kete bote :eek: :eek: ??
po popull pa qeveri,pa shtet jemi edhe hajde o burra te vemi te ndryshojme jo vetem historin po edhe kombin,nuk eshte se po i intereson ndonjerit kjo.
edhe kush te vi te bej moderime greku k.r.v qe nuk ka lene me gje pa thene e pa shpifur per shqiptarin,qe mbjell urrejtje edhe racizem jo vetem tek greket per ne.qe thone se skenderbeu eshte greke,se iliret jane zhdukur me ardhjen e barbareve ,qe ne shqiptaret jemi race hibride,qe kufijte e greqise harrijne deri ne tepelene e ku di une cfare tjeter,
dmth keto gjera te shkruhen ne historin tone se ne nuk i "themi" keto gjera dhe biem ne "kundershtim" me historin greke.
 

Luftar

Primus registratum
Re: Greket do te rishkruajne historine tone!?

Lexoni pak c'fare shkruajta ne gazeten SHEKULLI ne daten 8 Nentor kur e degjova lajmin "e bukur". Me thoni c'fare mund te kisha shkruajtur me shume, apo me pak.


ATDHETAR dhe TRADHËTAR
Armand.c@web.de

Po të vazhdojmë kështu, shumë shpejt do të kthehemi në skllevër të grekëve, jo se tani nuk jemi por më vonë do të jemi të tillë edhe në tokën tonë! Këto fjalë po i them për ata që ende kanë ngelur shqiptarë, e jo për Esat Pash Toptanët për Fatos Nanot e për Luan Memushët me shokë. Sipas llogarive (jo të Memushit) shumë shpejt të gjithë shqiptarët kanë për të folur greqisht dhe në këtë gjendje mëshiruese që jemi sot dhe që ndoshta kemi për të qenë (sepse të gjithë ekonominë shqiptare e kanë nën kontroll grekët dhe ata punojnë për vete e jo për ne), kemi për tju përgjunjëzuar grekëve për një “merokamato“ (ditë pune). Cdo ditë e më tepër e kupton se gjithmonë e më shumë ne shqip tarët jemi të varur nga grekët, nuk kemi një kryepeshkop shqiptar por një grek, nuk kemi banka tonat por banka greke, nuk kemi politikanë atdhetarë por tradhëtarë të shitur te grekët që për interesa vetiake shesin gjithcka, dhe kur themi gjithcka, do të thotë gjithcka pa përjashtim! Përpjekja më e fundit është kjo për të shitur historinë dhe Gjuhën Shqipe. Ndoshta zoti Memushi do të na thoshte se po marrim “poza nacionaliste” por unë do ti kujtoja zotit Memush se fjala “nacionalist“ në gjuhën që ai do të na mësojë përkthehet “patriot“ dhe në gjuhën Shqipe përkthehet “atdhetar“. Dhe n.q.s na kundërvihet sepse ne jemi atdhetarë, atëherë të mos cuditet kur ne e quajmë tradhëtar! Ky është rasti më flagrant dhe casti që ne duhet të ngremë kokën dhe të ngremë zërin dhe ti sh’fuqizojmë këta tradhëtarë përpara se këta të na kenë marrë dhe gjënë me të cilën rrojmë, nderin.

Të mos lejojmë asnjë tradhëtar apo të huaj të nëpërkëmbi nderin tonë, Gjuhën dhe Historinë Shqiptare. Nuk është e jashtë-zakonshme që dalin të tillë tradhëtarë si Esat Pasha ashtu sic gjithashtu nuk do jetë e jashtëzakonshme kur të dalin atdhetarë si Avni Rustemi …

U.C.K-ja (Ushtria Clirimtare Kombëtare) ka lindur !

08/11/2004
KATEGORIA: Reagime
 

regele

Forumium maestatis
Re: Greket do te rishkruajne historine tone!?

Vetem llafe keni cuna..sorry! Tregoni se dini alternativa, se jeni te zgjuar, por me shume se nje postim pa vlere ne forum nuk jeni ne gjendje te beni! Perpara se ndonjeri te me pyese se cfare jam une ne gjendje te bej, le te pergjigjet me pare vete. Jap fjalen qe une do te jem i dyti!
 

tola77

Primus registratum
Re: Greket do te rishkruajne historine tone!?

Fillimisht postuar nga ados:
[qb] Sic duket greket po na i fusin kembet ne nje kepuce.Mire te na behet fundja,kur kemi mbi koke Nano &Berisha per kryetare shteti-kooperative!! [/qb]
Mor po sa ishte Berisha greket na e kishin friken se ai ish lidhur me turkun,po tani qe eshte Nanoja po ben filma dhe po na bejne ate qe kane dashur gjithe jeten te bejne.

Megjithate nxenesit shqipetare jane aq pertaze qe nuk mesojne mesimet e detyruara dhe jo te mesojne ato fakultative.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Greket do te rishkruajne historine tone!?

Fillimisht postuar nga tola:
[qb]
Fillimisht postuar nga ados:
[qb] Sic duket greket po na i fusin kembet ne nje kepuce.Mire te na behet fundja,kur kemi mbi koke Nano &Berisha per kryetare shteti-kooperative!! [/qb]
Mor po sa ishte Berisha greket na e kishin friken se ai ish lidhur me turkun,po tani qe eshte Nanoja po ben filma dhe po na bejne ate qe kane dashur gjithe jeten te bejne.

Megjithate nxenesit shqipetare jane aq pertaze qe nuk mesojne mesimet e detyruara dhe jo te mesojne ato fakultative. [/qb]
Tola gabim /pf/images/graemlins/wink.gif ,Berisha futi Janullatosin ne Shqiperi,anti-shqiptarin me te madh Grek i cili punon nate e dite per interesat Greke!!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Greket do te rishkruajne historine tone!?

A je i sigurt Orosh që e futi Berisha Janullatosin? A je i sigurt që Berisha kishte ndonjë farë lidhje të largët me grekun (përveç ekonomike)? A je i sigurt që sikur ta kishte pas Berisha në dorë çështjen do ishim njëlloj si me Tosin?
Unë jo! Unë mbaj mend incidentin me ata 4-5 karafilat grekofilë që bënë aq zhurmë u desh ndërhyrja e SH.B.A që të "bindte" Berishën t'i lironte. A i mban mend ata personat "non-grata" që nuk lejoheshin me hy në Shqipëri? A ishte ndër ta edhe kryepeshkopi grek?
 

Renea88

Primus registratum
Re: Greket do te rishkruajne historine tone!?

kush i kishte mistaqet me te gjata....ksaj i thone fshati digjet.... e ju ziheni....qe te dy jane prapesira dhe duhet ti ngelen te kaluares
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Greket do te rishkruajne historine tone!?

Jo o Renea se nuk po zihemi po desha vetëm t'i kujtoj Oroshit disa gjëra që më duket i ka harruar /pf/images/graemlins/wink.gif .
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Greket do te rishkruajne historine tone!?

Kondra,nuk kam harruar asgje,di vetem qe:Berisha bente shum gjera vetem politik nuk bente!!!
Nuk eshte puna qe i ve faj shume,Shqiperia sapo ishte hapur dhe nuk i njihte rregullat e lojes,Berisha degjonte atehere kur nuk duhej te degjonte dhe nuk degjonte atehere kur duhej te degjonte!!Une jam i bindur qe gjerat do ishin me mire nen"sundimin"Berishian!!Aq sa jam i sigurte qe Berisha manipuloi i pari voten e popullit!!Aq sa jam i sigurte qe Berisha arrestoi i pari gazetaret/njerezit me mendim ndryshe/kundershtaret/etj etj.Aq sa jam i sigurte qe:Tropojanet nuk jane te lindur per te udhehequr(historikisht kjo).Tropojanet jane te lindur per Bodyguarda dhe per t'u manipuluar shpejt!!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Greket do te rishkruajne historine tone!?

Tola gabim ,Berisha futi Janullatosin ne Shqiperi,anti-shqiptarin me te madh Grek i cili punon nate e dite per interesat Greke!!
Orosh, unë e pata në lidhje me këtë të mësipërmen.
Nuk po flasim për gomarlliqet e Salës në përgjithësi se nuk ja dalim dot t'i përmbledhim të gjitha!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Greket do te rishkruajne historine tone!?

Futja e Janullatosit ne Shqiperi ishte nje nder gomarlliqet e shumta te tij /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Luftar

Primus registratum
Re: Greket do te rishkruajne historine tone!?

E shkruajta dhe nje tjeter sot :


KULIMI I TRADHËTISË
Armand.c@web.de

Shumë këmbëngulës ky Luan Memushi në çmendurinë e tij ! Madje na thotë dhe me bindje se “jo vetëm që nuk e kemi shkruar mirë historinë, por historia jonë helmon mardhëniet me ngjitonët“! Të vjen shumë çudi dhe rri e mendohesh pak ... n.q.s ne e paskemi shkruar historinë gabim atëherë e kemi bërë në çdo drejtim, jo vetëm me grekët por edhe në lidhje me italianët, me turqit, edhe me serbët, pra me të gjithë. Atëherë, le t’i mbledhim të gjithë gjitonët dhe të bëjmë një tender për “Rishkrim Historie“ dhe t’ua japim me “konçesion“ punën, jam i bindur se do të kishin kënaqsinë dhe “dashamirësinë“ për ta bërë, madje jo ti paguanim por do të na paguanin ata. Jam shumë kureshtar të di se për çfarë përfitimesh të ulëta vetjake zoti Memushi ka firmosur këtë marrveshje anti-shqiptare dhe besoj se një ditë ka për tu marrë vesh, koha hedh dritë mbi gjithcka... Jam kureshtar gjithashtu të di nëse u konsultua zoti Luan me Ministrin e Arsimit të Kosovës zotin Rexhep Osmani për ndryshimin e Historisë Shqiptare, sepse kështu do të kemi dy Histori Shqiptare ! Veprimi i tij është kulmi i tradhëtisë dhe shpresoj që zoti Luan Memushi të na dëgjojë ne “zërat e mbytur“ përpara se zemërimi ynë të bëhet shkak që ai ta mbarojë karrierën e tij prej tradhëtari si Çaushesku...

21/12/2004
KATEGORIA: Letrat e Lexuesve
 

klevis_k.h.o

Primus registratum
Re: Greket do te rishkruajne historine tone!?

Uji fle,armiku nuk fle.
Ju nuk mund te interesoheni per luften,por eshte ajo qe interesohet me ju.(Trocki)
Pas luftes se dyte boterore eshte vene re nje ndryshim rrenjesor ne percaktimin qe i behej luftes,i cili ishte:perdorimi i forces(ushtarake),(kur ka deshtuar ballafaqimi diplomatik)te nje ose disa shtetesh kundrejt ,nje apo nje grupi shtetesh tetjera ,ne menyre qe te realizoje İNTERESAT KOMBETARE.
Cdo komb e rregullon politiken e jashtme,te orientuar gjithmone nga interesat kombetare,qe jane jetike per te.

Nese do te studioheshin operacionet dhe lufterat ,qe u zhvilluan pasluftes se 2Botrore,do te vihej re se,LUFTA PSİKOLOGJİKE,EKONOMİKE DHE "KULTURORE",ka dale me ne pah se ajo Konvencionale.Politika "perca dhe sundo",u ka sherbyer se tepermi shteteve agresore,per te realizuar aspiratat e tyre mbi kombet e tjera.

Komshiu jone njihet historikisht,per qendrimet e tij shoviniste dhe antishqiptare.Sidomos pas luftes 1 dhe 2 Ballkanike,Politiken e Greqise e ka drejtuar fryma e "MEGALO IDE-SE",sipas se ciles Greqia do te kthehej perseri ne lavdine e nje perandorie me kryeqytet Kostandinopolin.Keshtu nen mbrojtjen e Anglise kur me shume e kur me pak Greku eshte munduar te realizoje endren e tij Utopike ne kurriz te,SHQİPERİSE,TURQİSE DHE MAQEDONİSE.Por ,me lufte konvencionale greket nuk ia kane aritur dot qellimit.te gjitha fitoret kunder shteteve me lart ata i kane fituar,jo ne fushen e betejes,por ne ate Diplomatike.

Ne fushen e strategjise ushtarake ndodhet nje Princip,i cili thote:Sulmohe armikun atje ku ai nuk mendon se do te sulmohet,duke i perqendruar te gjitha fuqite ne kete pike.

Ne e dime se greku na e ka "sulmuar",ekonomine,edhe muziken edhe territorin,por se do te na sulmonte ne kete pike ,pra tek HİSTORİA e kombit askush nuk e priste,(ose me mire te themi nuk e bente te ditur).Historia e nje kombi eshte identiteti i tij dhe "buka",qe mekohet e ardhmja e ketij vendi,pra greku me nje gur vret 3-4-5 zogj.Do te ndryshoje historine te shkateroje sistemin arsimor dhe te mashtroje te ardhmen e nje vendi.

PO ZGJIDHJA?Nuk mjafton te ankohemi dhe te shajme njeri tjetrin ,se ky apo ai eshte pergjegjes per kete pune.

mo harroni,shkelja e historise eshte shkelje Sovraniteti dhe ne kushtetuten shqiptare thuhet se Sovraniteti ,i perket pa kUshte pOPULLİT SHQİPTAR,sovraniteti eshte nje gje teper e rendesishme per tu lene vetem ne doren e politikaneve.Nje publik i senzibilizuar dhe i mirinformuar do te ishte nje pengese per keto plane ,qe synojne demoralizimin e moralit te popullit tone.Si nje ppull qe aspiron paqen zhvillimin dhe demokracine,ne fillim mund te perdornim te drejten tone per te bere te degjohet zeri i popullit me rruge legjore dhe nese kjo nuk jep frytet e duhura,atehere vargjet e Migjenit do te na vinin ne ndihme:"Ah kur s'kam nje grusht te fuqishem,ti bie mu ne zemer malit ,qe s'ban ze!"...Megjithese duke patur parasysh situaten aktuale,politike,shoqerore dhe ekonomike te vendit,zgjidhjet radikale nuk do te ishin shume te keshillueshme,sidoqofte rendesi ka fakti qe ,tashme eshte mese e qarte qe :"duhen levizur guret e shahut",gjithmone ne drejtim te interesave te kombit tone dhe jo atij grek.
 

ledioni

Primus registratum
Re: Greket do te rishkruajne historine tone!?

Ne qofte se greket do te rishkruajne historine tone atehere Skenderbeu do te behet Jorgos Kastriotis. Kjo tregon injorancen e atyre qe na drejtojne. Eh, Shqiperi ku ke perfunduar!
 

soni2

Primus registratum
Re: Greket do te rishkruajne historine tone!?

Fillimisht postuar nga Visitor:
[qb]
Fillimisht postuar nga Ceasar:
[qb] Une per vete time pavaresisht se nuk jam ithtar i LSI do t ua jap voten atyre.
[/qb]
Meqe jemi tek kjo teme dhe po flasim per te bere dicka kundra Greqise, si e kane trajtuar drejtuesit e LSI-se (e cila as emrin nuk e zgjidhte dot Shqip) marrdhenien me Greqine? Po tregtine me te? Po ceshtjen e emigranteve?

P.Sh ne programin e kesaj levizjeje thuhet:

VIII.vii LSI për Emigrantët

LSI vlerëson se shteti ushtron përgjegjësitë e tij ndaj shtetasve e bashkëkombasve kudo ku jetojnë.

LSI synon përkujdesje të veçantë ndaj emigracionit shqiptar, që ai të gëzojë të gjithë të drejtat qytetare që i garantohen nga legjislacioni ndërkombëtar.

LSI synon ngritjen e strukturave të nevojshme shtetërore që emigracioni shqiptar të gëzojë të drejtat e punës, sigurimeve, arsimimit, ruajtjes së gjuhës dhe trashëgimisë kulturore.

LSI kërkon që emigrantet të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votimit, kudo ku ata ndodhen.


Cfare u be ne kete drejtim ne kohen qe drejtuesit e LSI ishin ne pushtet?

U zgjata dhe dola nga tema. Ajo qe u perpoqa te thosha me pare eshte qe duhet te punojme me pare tek vetja jone dhe ne mjedisin rreth e perqark dhe pastaj partite. Eshte populli dhe shoqeria pastaj partite, partite jane vetem mjete dhe pasqyrimi i shoqerise. Ndryshimi duhet te behet kryesisht tek kombi Shqiptar. [/qb]
ishte ilir meta m!!tr q!i!!ri qe firmosi ne bruksel marrveshjen per kthimin e shqiptarve ne atdhe se skane nevoje per azil dhe kur u rrahen nano moter bukri kishte ikur .
o vellezer e mira eshte ti shporrim keta nga atdheu yne
te jete per vote vetem njeri e meriton
Mbreti Leka
me kushte qe te drejtohet me parlament dhe jo me pushtet i njeanshem
do te jete i vetmi qe s'rrezikon te na shese ke sudafrikanet se ke taljoni na ka shit i jati e ke greku nano moterbukri
 
Top