Greket do te rishkruajne historine tone!?

Greket do te rishkruajne historine tone!?

Marre nga gazeta "shekulli"...

Athine- "Deri tani nuk e kemi shkruar mire historine. Dhe jo vetem qe nuk e kemi bere nje gje te tille, por tekstet shkollore te historise "helmojne marrdheniet ndermjet Greqise dhe Shqiperise".E ne kete kuader eksperte greke qe dijne mire shqip do te vjne per te hequr nga librat ato pjese te historise qe helmojne keto marredhenie.
Ngritjen e ketij komisjoni e beri te ditur minisrja greke e arsimit ne nje interviste dhene per kanalin NET.
Sipas Janakut, kur te jete gati edhe pala shqiptare grupi grek do kaloje ne Shqiperi per te diskutuar me qellim qe "te heqin nga librat e historise, kryesisht te pales shqiptare, pasaktesite dhe ngjarje te cilat helmojne marredhenjet dypaleshe". " Ka akoma ide per Shqiperine e Madhe"- tha minisrja greke e Arsimit duke vazhduar se "te gjithe vendet e shkruajne historine ashtu si edhe u pershtatet.Por te dalesh jashte nga e sotmja me ide te medha, helmon marredhenjet dypaleshe".
--------------------------------------------------
Ky eshte mjerim!
Me pak fjale kane per fshire ngjarje si genocidi qe u be me popullsine came dhe shume momente te tjera qe i gjen edhe ne arkivat e shteteve si Turqia dhe Italia dhe i njohin sote e kesaj dite si ngjarje dhe i kane te datuara bile Italia ishte shteti i pare i cili ngriti zerin per ceshtjen came ne ate kohe dhe genocidin qe u be ndaj kesaj popullsie.
Ne Stamboll ruhen akoma hartat e osmanllinjeve te cilet kane bere nje regjistrim te perpikt te zonave dhe aty shihen edhe emrat e athershem te fshatrave te cileve me vone u jane nderruar emrat nga greket.
Mos te flasim per te njohur arvanitasit qe luftuan kunder osmanve dhe ndihmuan ne formimin e shtetit te pare grek...
 

ilirarberi

Forumium maestatis
Re: Greket do te rishkruajne historine tone!?

ne asnje menyre nuk duhet ta lejojme kete gje.historine e kombit shqipetar kane te drejte ta shkruajne VETEM historianet shqipetare kudo qe jane ne viset shqipetare dhe ne mergate( jo diaspore:eshte fjale greke)

mos harroni VETEM SHQIPETARET.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Greket do te rishkruajne historine tone!?

SHOVINIZMI GREK SHFAQET ME HAPJEN E SHKOLLES GREKE NE KORCE

Une kam ne dore gazeten "The Hellenic Voice" qe eshte gazeta ne gjuhen angleze me e shperndare nder greket e Amerikes. Ajo eshte e dates, 29 Prill 2005, dite e merkure, volumi 5, Nr. 16.

Ne faqen e pare te kesaj gazete eshte artikulli me titullin "Greqia mbas olimpiades po del perballe nje ngritje ne njerezit pa strehe dhe ne njerezit e varfer". Artikulli permban nje foto me kete nenshkrim: "Nje njeri pa strehim fle ne nje stol ne qender te Athines, Janar, 2005. Nuk ka te dhena zyrtare per numrin e njerezve pa strehim, por, duke u bazuar ne numrin e atyre qe jane te strehuar ne vende te ndryshme, qyteti i Athines mendon se ka 9000 njerez te pastrehuar ne tere Athinen".

Lexuesi, nder "ta edhe une, eshte i prekur me kete varferi ne Greqi dhe ndien nje tronditje me qeverine greke dhe shoqerine greke qe nuk po perballojne kete situate me te varferit dhe te pastrehuarit ne kombin e tyre.

Mirepo, si kontrast, une pashe ne gazeten shqiptare "Shekulli", me daten 18 prill 2005, nje artikull qe pershkruante themelimin e nje shkolle fillimtare greke ne Korce, te quajtur "Omiros", me qellim qe femijet shqiptare te mesonin te lexonin dhe te shkruanin ne gjuhen greke. Per kete qellim Ministria Greke e Edukimit, Marietta Giannakou, si edhe zevendesministri i puneve te jashtme te Greqise, Evripidis Stilianidis, si perfaqesues te qeverrise greke, ishin prezent ne ceremonine per te siguruar shqiptaret se qeveria greke do te
financonte dhe do te paguante te gjitha shpenzimet e nevojshme per te mbajtur kete shkolle greke ne Korce.

"Si pjesemarres ne kete ceremoni ishte dhe drejtuesi i Kishes Ortodokese Autoqefale te Shqiperise, Kryepeshkopi Jannullatos.

Cfare dreq lidhje ka nje shkolle greke ne Korce me Kishen Orthodokse Shqiptare? Megjithese Peshkopi Janullates perfaqeson nje kishe shqiptare ai paska thene se ishte shume i kenaqur te bekonte hapjen e kesaj shkolle. Persa i perket bekimit te shkolles do te ishte shume lehte qe kete ceremoni ta bente nje prift
lokal ose vete peshkopi i Kishes Orthodokse te Korces Imzot Jani.
Mirepo peshkopi Janullatos deshiron t'ju thote shqiptareve qe ne te vertet ai nuk cane
koken per Orthodokesine Shqiptare. Ai po u thote shqiptareve se prezenca e tij ne ate ceremoni duhet t'ju mbushe mendjen shqiptareve si nje prove qe ai eshte i interesuar vetem ne shperndarjen e helenizmit ne Shqiperi).

Eshte e qarte se keto dy ngjarje tregojne se udheheqesit greke jane me dy mendje ne kundershtim me njera-tjetren. Pozita e qeverise greke duket sikur thote: harroi greket qe jane te varfer dhe pa strehim. Fundi i fundit, ata jane vetem greke fatkeq dhe ndofta greke pa vlefte. Perse te behet merak per "ta qeverija greke? Ata jane qytetare greke pa merite te cilet nuk jane te zote te rregullojne jeten e tyre. Si duket, udheheqesit greke nuk kane degjuar gje per revolucionin francez, dhe te gjitha revolucionet qe e vazhduan ate, zhvilluar me qellim qe te bindej qeverija e vendit t'i trajtonte te varferit si qytetare te barabarte dhe se ata kishin nevoje per ndihme nxitese, keshtu qe edhe ata te merrnin pjese ne zhvillimin e vendit te tyre.

Per te korrigjuar konsekuencat e depresionit gjate 1930-tave ne Shtetet e Bashkuara, presidenti Rosvelt filloi procesin sosiopolitik, i cili vazhdon edhe sot, qe e detyron qeverine qe te ndihmoje te varferit e vendit. Si parim,
qeverija duhet te siguroje qe te gjithe qytetaret te kene ushqim dhe strehim.

Jo. Udheheqesit greke jane te vendosur ta bejne Korcen nje zone greke duke perdorur cdo mjet qe mund tu ndihmoje per ate qellim.

Ne fillim, ata menduan se te gjithe shqiptaret ortodokse ishin greke. Per te mbrojtur ortodokesit e Shqiperise, greket perkrahen ardhjen e peshkopit Janullatos ne Shqiperi per te drejtuar Kishen Ortodokse Autoqefale te
Shqiperise.
Njekohesisht, ata filluan te numerojne sa etnik greke ishin ne Shqiperi. Cdo here dilnin me nje numer te vogel, disa thjetera mijera greke te cilet banonin ne fshatrat afer Gjirokastres dhe Sarandes. Ne Korce, ata nuk gjenin dot shume greke. Greket zbuluan se ne Korce kishte vetem ortodokse shqiptare te sinqerte te cilet ishte e qarte se nuk ishin greke. Keshtu pra, ndonje zheni grek sugjeroi idene qe qeverija greke duhej te harronte te pastrehuarit dhe
te varferit.
Perkundrazi, ato para duhej te shpenzoheshin ne Korce per te ndertuar shkolla greke ku femijet shqiptare do te mesonin gjuhen greke si edhe nje sasi kulture greke. Qellimi do te ishte qe me vone keta femije vullnetarisht do te deklaronin se ishin nenshtetas greke. Gomarllek i madh ky mendimi grek.
Shqiptaret kane mesuar te mbijetojne shume forma te ndryshme asimilimi te perdorura per nenshtrimin e vendit te tyre nga te huajt. Nje shembull klasik per asimilim eshte imperatorija Otomane. Ata paten sukses qe te kthejne nje shumice shqiptaresh ne fene muslimane, por kur erdhi koha ata muslimane u bene armiqte me fanatike te qeverise turke. Ata u ngriten sebashku me vellezerit e tyre te Krishtere dhe luftuan per lirine dhe pavaresine e tyre nga nenshtrimi i huaj.

Grekeve te semure dhe shoviniste, une ju them: Ndaloni kete cmendi.
Hiqni dore nga cmendite dhe manite tuaja. Zgjohuni nga gjumi dhe shikoni rreth e rrotull. Evropa eshte duke permiresuar gjithmone formen e qeverisjes.
Shpejt a vone, Shqiperia do te anetaresohet ne komunitetin evropian. Atehere, shqiptaret dhe greket, si qytetare te barabarte te Evropes, mund te zgjedhin te jetojne ku te duan ne Evrope dhe do te jene nje here e pergjithmone te lire nga cdo forme nacionalizmi te semure.

Sejfi Protopapa

Wayland, MA, USA

May 30, 2005
 
Top