Grekët

Turing

Primus registratum
Re: Grekët

Greket kane qene gjithmone armiku nr 1 i Shqiperise.
Nuk po na thua ndonje gje te re. Thjesht u rrit +1 numri i pseudo-patrioteve shqipetare.
Mireserdhe ne groupin na bashkoi shurupi!

Une cuditem si ka mundesi qe shteti Shqiptar lejon veprimtari te tilla anti-Shqiptare te marrin pjese.
Ti dhe disa te tjere me siguri ose nuk dini te lexoni ose dini po keni probleme shikimi dhe lexoni vetem ate qe ju duket interesante.

Qe te nesermen prokuroria hapi ceshtje penale mbi trazirat ne himare. U identifikua ai qe organizoi trazirat. Shteti Grek denoi keto akte dhe u distancua nga cdo ide(autonimia dhe shpallja e himares si zone minoritare) qe u hodh gjate trazirave.

Po midis gjithe ketyre informacioneve ajo qe juve ju terheq vemendjen jane brockullat e shtypit shqipetar historite per dy leke mbi djemat vlonjate qe marrin malet(se nuk kane cfare te bejne gje tjeter, deti ishte i trazuar dhe kishin pushim)per te ngritur flamurin shqipetar ne Himare.
Keto nuk jane vetem patetike por jane akte nxitese per konfroktime qe mund te shkojne(ashtu si historia e ka treguar ne vendin e shqiponjave) ne gjakderdhje, kryengritje te armatosur etj.

Por per sa kohe te kete akoma njerez qe flene me sy hapur dhe nuk tregojne asnje fije rationaliteti ne arsyetimin e tyre duke kerkuar arsyet pse shqiperia nuk ben pjese ne BE tek fakti qe ne nuk na duan sepse jemi si delet e zezza dhe nuk perpiqen te shikojne se kush jane normat qe duhet te respektojne vendet anetare te BE dhe se kush eshte realiteti shqipetare(qe per te qene realist eshte me mijra vite larg BE).

Ne nuk do futemi kurre ne BE sepse persa kohe mentaliteti yne do jete ky qe eshte sot perbejme nej rrezik madhor per eksistencen e BE!!!
 

marko

Primus registratum
Re: Grekët

Fillimisht postuar nga Turing:
[qb]
te ngritur flamurin shqipetar ne Himare.
Keto nuk jane vetem patetike por jane akte nxitese per konfroktime qe mund te shkojne(ashtu si historia e ka treguar ne vendin e shqiponjave) ne gjakderdhje, kryengritje te armatosur etj.[/qb]
Hajde hajde, te ngresh flamurin tend ne token tende qenka patetike?!
C'nuk po na degjojne veshet sot.
Mos e ngrini o Shqiptare flamurin tuaj ne token tuaj, se jeni patetike dhe nxites konfrontimesh se nuk i pelqen "komshive"

Turing, meqe po na fliske per kriteret e te qenit ne BE.
Ke ndonje koment per ate ngjarjen ku Greket (anetare te BE) donin te shkelnin ligjin e tyre, dhe te mos e linin Shqiptarin te ngrinte flamurin, dhe pse ishte i pari i shkolles?
Po na tregon Greket dhe BE ti neve, hajde ca bohet ktu mer jahu.
Flasin dhe Greket per mentatlitet gjitheperfshires, ndersa neve jemi delet e zeza.
Ne i kemi mbaj t me buke kur kan pas nevoje, kan goje ata qena te flasin per ne!
 

gavros

Primus registratum
Re: Grekët

...me thuaj pak se keto emra jane emra greke VANGJEL DULE,VASIL BOLLANO,dhe FREDI BEJLERI,ENGJELL KOKAVESHI...

nje sqarim dua te bej nese jam keqkuptuar me falni
jam ortodoks dhe si i tille kam emer ortodoks. POR NUK JAM GREK, ashtu sic nuk jane mijera ortodokse shqiptare. emrat VASIL,VANGJEL,... e plot emra te tjere jane emra ortodokse zoteri, jo emra greke.te tille emra gjen plot ne boten ortodokse, e po sjane greke de
 

Turing

Primus registratum
Re: Grekët

Une jam po aq shqipetar sa ti e dashur. Por fatkeqesisht(ne nje fare menyre eshte dhe normale) me sa shof une shumica vazhdon akoma te drejtohet si kal karroce nga disa ideologji boshe, pa kerkuar asnje shpjegim racional te arsyes PERSE duhet ti besojne?

Nuk e kuptoj!!!
 

altinzaka

Primus registratum
Re: Grekët

Nuk do te kete paqe kurre ne ballkane ne se shqiperise nuk i kthehen tokat e vjedhura me force nga zllavet dhe greket. :wink: 1cameria ne greqi.2 trojet shqiptare ne maqedonine perendimore.3 kosoven dhe rrafshin e dukagjinit.4 trojet shqiptare ne serbine jugore.5 ulqini,hotin,gruden,tuzin,plaven,gucine,ne mal te zi :thumbsup:
 

glaukus

Primus registratum
Re: Grekët

Perpara se te dalim ne perfundime le te shohim se cfare mendojne disa greke :

http://www.hellas.org/news/1996/nea-96ab.htm
Pra greket na ankohen se CIA u paska zvogeluar numrin e "grekeve" etnike qe banokan ne Shqiperi, numri i te cileve sipas nje organizate greke na arrika ne 12% (400 000 greke !)

http://www.e-grammes.gr/2001/06/epiros_elections_en.htm

Ja edhe "vorio eprirotet" shqiptare dale edhe me flamurin autonom te Spiromilos ne sfond...

http://www.hellas.org/nepirus/
Thone se qe ne 1914 paskemi pasur 250 000 helene ( nenkupto greke) ne Shqiperine e jugut.

Ja edhe Qeveria e Epirit Verior ne azil !!!
http://members.cox.net/epirus/


Pra endrra per tokat shqiptare vazhdohen te ushqehen nga qarqe te cilat kane lidhje edhe me qeveritare apo organizata greke, sidomos me ata te diaspores greke qe s'kane lene gure pa luajtur per minoritetin e "madh" etnik grek qe ne kemi...

Por kur shani kombin grek duhet te mos harroni se ne gjirin e tyre jane shkrire edhe arvanitasit pra shqiptaret qe ndihmuan ne pavaresine e Greqise + ata qe shkuan andej qe nga shekujt 13-14, kur tokat e Greqise kontinentale ishin te shkretuara...
Pra NQS SHANI KOMBIN GREK keni share edhe nje PJESE TE VETES SONE !
Thuhet biles se nder anti-shqiptaret me te forta kane qene edhe disa arvanitas ashtu sic edhe ka prej tyre qe nuk i kane mohuar rrenjet shqiptare...

Dihet qe greket kane inate te vjetra me turqit me te cilet akoma kane grindje territoriale ( po ke fqinj nuk kane grindje greket ? ) dhe inatin e kohes se pushtimit osman ia veshin shqiptareve , te cilet u muslimanizuan e moren fene e pushtuesit qe la aq prapa Ballkanin.
Duhet pare edhe fakti qe nder shtetet me fetare/ortodokse ne Europe eshte edhe nder me ksenofobet e me pak tolerantet ne Europe.
A nuk flet valle feja e krishterimi (ortodoksizmi) per vllazerim, "duaje fqinjin si veten", etj etj ?

Por nuk duhet harruar edhe faktin se si per vite me rradhe kronikat e zeza greke flisnin per krime te bera nga shqiptaret aq sa ne media u be zakon qe per krime te ndryshme edhe pa u gjendur autori te akuzoheshin menjehere shqiptaret. Kur u hapen kufijte shkuan andej jo vetem hallexhinjte por edhe hajdutet e kriminelet pasi ishte dera me e afert per te trokitur e bere ndonje pare te shpejte ...
Po ashtu cameve duhet t'u kthene pronat e tokat nqs eshte e mundur pasi nuk po kerkon njeri ndryshim kufijsh por kthim i dickaje qe u mor me perdhune dhe me metoda te ndeshkimit te gjithe popullsise came vecse disa bashkepunuan me nazistet ...
 

USHTARI

Primus registratum
Re: Grekët

O Turing ti qenke koke e kembe Grek
Mos ishe gje ti edhe nga ata qe i hipen autobuzit dhe shkuan nga Greqia ne Himare.
Po s'ka gje jo se ne shqiperi ne nuk e cajme koken se cfare je ti dhe nuk te bie njeri ne qafe qe je grek, por ata rraca tende c'kane qe na quajne "dele te zeza" duke iu referuar shkrimit tend te mesiperm. Me respekt.
 

miri klosit

Primus registratum
Re: Grekët

glaukus!
po na tregove cthone greket,meqenese je kaq i informuar mund te na thuash se cthone shqiptaret?
meqenese na the se me cilin fqinj e kane mire greket pa na thuaj me cilin e kane gjithashtu shqiptaret?
!!!!
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: Grekët

Sondazhi me 20 vende evropiane: “Grekërit, populli më ksenofob”


Radio BBC World Service dhe gazeta angleze “The Guardian” botuan dy ditë më parë (11.11.2003) pjesë të Sondazhit Social Europian financuar nga Komisioni Europian për të matur qëndrime sociale në 20 vende europiane. Sipas organizatorëve, sondazhi paraqiti prova mbi të cilat grekërit rezultojnë populli më ksenofob në Europë. Më shumë se 79% e të anketuarve grekë besonin se janë emigrantët ata që shkaktojnë papunësinë dhe se ata duhen përzënë nga vendi. Emigrantët përbëjnë 10% të popullsisë greke prej 11 milionë banorësh, nga të cilët shumica janë shqiptarë.

Sipas sondazhit, në arsim, të paktën 25% të nxënësve në Greqi besohet të jenë fëmijë të emigrantëve, nga të cilët asnjëri nuk lejohet të mbajë pozita nderi, siç dëshmoi dhe rasti i studentëve të shkëlqyer shqiptarë të cilët përjashtohen me anë të procesioneve fyese dhe shpesh edhe kërcënimeve të mbajnë flamurin gjatë festës kombëtare të Greqisë. Në shëndetësi, incidentet janë tepër të turpshme teksa spitalet greke rregullisht refuzojnë të kujdesen për emigrantët, kurse media, politikanët dhe drejtuesit e kishës rregullisht përfshihen në nxitje raciste. Reklamat për shtëpi me qira në Athinë shpesh citojnë "jo për emigrantët". Gjykatat greke në mënyrë të vazhdueshme refuzojnë të hetojnë padi për diskriminim të emigrantëve.

Në një raport të tijin Monitori grek i Helsinkit përmend krahas Sondazhit Social Europian, edhe “presionin e ushtruar nga lëvizja “Mjaft” nga Tirana, si një nga arsyet pse qeveria greke vendosi të ndërmarrë hapin e nisjes së procedurave për të kaluar në Parlament një projektligj antidiskriminues, i cili do të dënojë deri në një vit burg fajtorët e akteve raciste në këtë vend. Aktivistë të kësaj lëvizjeje kanë iniciuar gjatë këtij muaji një valë protestash në adresën e Ministrisë së Jashtme greke kundër vrasjeve dhe keqtrajtimeve të shqiptarëve”. Lëvizja ishte para disa ditësh në krye të hartimit të një peticioni i cili u mbështet nga mbi 10000 nënshkrues si dhe organizuese e demonstrimit paqësor "Mjaft dhunës në kufirin me BE-në" nxitur nga vrasja e qytetarit shqiptar Vullnet Bytyçi në kufirin grek. Kreu i kësaj lëvizjeje Erion Veliaj pohon “strategjinë për të detyruar autoritetet greke të marrin masa pro emigrantëve, nëpërmjet demaskimit në arenën ndërkombëtare në prag të Lojërave Olimpike 2004 në Athinë”.

Shekulli
13/11/2003
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: Grekët

SHQIPTARËT TË FUNDIT PËR KRIME NË GREQI

Në Greqi shqiptarët renditen të fundit në listën e personave që kryejnë vepra penale. Ndërkohë që janë ata që nga opinioni shpesh akuzohen për vepra që nuk i kanë kryer, apo për vjedhje dhe vrasje të bërë nga të tjerët shpeshherë edhe nga grekërit. Këtë tregon studimi i publikuar nga gazeta “Elefterotipia” dhe kryer nga Qendra e Planifikimit të Emigrantëve Ekonomik (KEPE). Nën titullin “Mos të përflasim më shqiptarët” në reportazhin e saj kushtuar kësaj teme gazeta shkruan ndërmjet të tjerash se “shumica e krimeve bëhen nga grekërit dhe vetëm më pak se 10 % kryhen nga emigrantët. Por kush janë ata? Sado që të bërtasim, është e pabesueshme: nuk janë shqiptarët. Bëhet fjalë për sllavët, irakenët, polakët dhe rumunët”. Por ajo që të habit është në opinion qarkullojn ideje se të gjitha bëhen nga shqipatarët. “Opinioni shumë herë ka ide të gabuar për kriminalitetin. Emigrantët shqiptarë janë më të shumtët në numër, më shumë se gjysma e emigrantëve të tjerë. Dhe kjo është me sa duket ajo që nxit më shumë opinionin, dhe shikon tek shqiptarët fytyrën e emigrantit-kriminel” thuhet në raportin e KEPE me titull “Kriminaliteti i të huajve”. Sipa këtij raporti kryejnë vepra penale 37 në 1000 vendas dhe 32 në 1000 të huaj.

KRIMET E RËNDA

Në këtë kategori vend të parë zënë të huajt. Sipas shifrave kriminaliteti i të huajve është gati dyfishi më i madh se ai i vendasve. Kështu për akte të rënda në 1000 të huaj janë dënaur 8, përkundrejt 5 grekërve. Studimi parashikon që në të ardhmen kjo shifër do të ritet. Por në këtë kategori të huajt nuk janë autorë të veprave të rënda si vrasjet apo përdhunimet, në kët kategori në vend të parë janë grekërit. Emigrantët kryesisht akuzohen për fallsifikime dhe vjedhje. Në veprën e armbajtjes pa leje apo treafikun e lëndëve narkotike ka rritje të ndjeshme dhe pjesmarrja është pothuajse e barabartë tek të dy grupikmet, grekë dhe të huaj. Sipas studimit vetëm 6.1 % e autorëve janë të huaj në të gjitha kategoritë e krimeve.

EMIGRANTË SHQIPATRË TË FUNDIT NË LISTË

Vetëm 10.8 % e të huajve kryejnë vepra penale shifër kjo që ka pësuar rritje nga 5.4% që ishte më 1994. Me të vetmin ndryshim pasi aktualisht në Greqi jetojnë 761 000 emigrantë të cilët përbëjnë 7 % të popullsisë ose një në 10 krahë pune. “Opinioni shumë herë ka ide të gabuar për kriminalitetin. Emigrantët shqiptarë janë të bshumtë në numër, më shumë se gjysma e emigrantëve të tjerë. Dhe kjo është me sa duket ajo që nxit më shumë opinionin, dhe shikon tek shqiptarët fytyrën e emigrantit kriminel” thuhet në raport.

Por e vërteta është krejt ndryshe. Janë jugosllavët me 123 dhe irakenët me 113 akte në 1000 emigrantë. Pasojnë pakistanezët, rumunët dhe bullgarët. Të fundit në listë janë indianët dhe shqiptarët. Ndryshimi në kategorinë e krimeve varet nga mënyra e jetësës apo gjendjes familjare të çdo grupimi. Sipas studimit emigrantët shqiptarë në të shumtën e rasteve jetojnë me familjet e tyre. Në këtë klasifikim në të dy grupimet, grek dhe të huaj, numri i vepra penale është i njëjte 11 në 1000 vetë. Sipas studimit edhe kriminaliteti i të huajve ka koston e vetë. Kështu sipas llogarive nga 1995 deri në 2001 kjo kosto kapi shifrën e 1’322 miliard euro.

Gazeta Shekulli, 16 Tetor 2003
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: Grekët

RINDËRIT TË SHTRËNGOJNË NË MËSIME PINJOLLËT E TYRE


Qysh në lindjen e kombit grek, shqiptarët (ilirët) u karakterizuan
Dhorikos-Ellinikos (Dorik-Grek), degë e këtij fisi, anëtarë të pandarë të
fisit grek. Shqiptarët, sipas Arianit, përbënin pararojën e Aleksandrit të
Madh, dhe atdheu i tyre u quajt si periferi e Maqedonisë së Lartë....
...Në kohën e Perandorisë Romake dhe asaj të Perandorisë Bizante,
Shqipëria përbëhej "objekt" i Arkaisë. Në kohën e Perandorisë Franke
(1450), Konstandinos Paliologu, komandant i trupit shqiptar, ndoqi
venecianët nga Perëndimi dhe në Veri të Peloponezit.

Gjatë periudhës së Perandorisë Turke, shqiptarët morën pjesë në të gjitha
lëvizjet kryengritëse të grekëve për pavarësi. Petro-Bua (Holos),
Korkodhilos Kladhas (Ralli), Mejdani, Kromopoli i vogël dhe shumë
shqiptarë të tjerë luftëtarë-mbrojtës, i dhanë impuls (shtyrje) çetave të
tyre në kryengritjet për pavarësinë e Greqisë. Në vitin 1821 kishte
aleancë kombëtare ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve për të shporrur
Perandorinë Osmane, e cila, njëkohësisht shkatërroj dhe dogmën e parrullës
"Greqia e grekëve të krishterë" të doktrinës urrejtëse, fetare të Fenerit
(Patriarkia e Stambollit). Kështu, për të zgjuar memorien e disave po
citojmë pjesë të letrës që dërgoi komandanti i kryengritjes greke,
Dhimitër Ipsilandu, te shqiptarët. "Kryetrima dhe besimtarë të aleancës
dhe komandantë, Agos Vasiari, Cego bej, Murto Cali, Tahir Abazi, Sulejman
Meto e Toskë të tjerë, gjatë rrethimit të Tropolicës", "mirëpo ju
kryetrima toskë se kini origjinën as nga shpirtvegjlit Anatolik (e
Lindjes) as nga të pandershmit Skithas. Jeni pasardhës të stërgjyshërve
tanë heronj dhe tani të bashkuar me ne për liri, u quajmë vellezër të
tanë. Meqenëse Zoti fuqimadh dhe mbrojtës i parë i lirisë na dhuroi këtë
të mirë qiellore, duam që t'u kemi gjithmonë pjesëtarë dhe emrat tuaj të
mbeten pa asnjë dyshim të pavdekshme, të dëgjohet dhe të lavdërohet në të
gjitha mbretëritë e Tokës. "Kryengritësit e mëdhenj si Xavelët, Boçarët,
Odise Andruco (ishte mysliman), Bubulina, Miauli, Kundurioti, ishin
shqiptarë dhe shumë prej atyre ranë në betejë për lirinë e grekëve, si
p.sh. Marko Boçari, Zabardhunas, Leka me vllezërit e tij (këta të fundit u
vranë në rrugën ish "Agsarlian", tani "Leka" në përpjekje për çlirimin e
Athinës. Kurrë në historinë e tyre grekët dhe shqiptarët nuk u gjendën
kundër njëri-tjetrit.

Në luftën greko-italiane, shqiptarët ishin nën pushtimin italian dhe
pjesëmarrja e disave prej tyre në sulmin e ligtë të indentifikohet me
sjelljen e batalioneve të sigurimit grek. Gjatë kohës së luftës civile
greke, mbas humbjes së ushtrisë demokratike, me urdhër të Stalinit, u
mbyllën rrugëdaljet e 150.000 grekëve, të bllokuar, ndërkohë kur rrezikuan
burra, gra, pleq, e fëmijë me asgjësim rrënjësor. Dhe atëherë, ata
shqiptarë "të pa rëndësishëm", duke mos dëgjuar tekat e Rusisë dhe të
Amerikës, hapën krahërorin e tyre të varfër, por shumë të ngrohtë dhe
kuruan dhe shpëtuan një pjesë (ndoshta) më të shëndoshë të popullit grek.
Në qoftë se parardhësit tanë vaditën me gjak flamurin grek, atëherë
sigurisht edhe paraardhësit të Odise Cenajt kanë vepruar njësoj. Kush
ishte kryekomandanti i kryengritjes për kombin? Ishte shqiptari
bektashinj, Odise Andruco. Kush ishte udhëheqësi i daljes së Mesollogjit?
Ishte shqiptar, myslimani Razi Kocika. Kush e çliroi Athinën nga turqit?
Shqiptari i krishterë Meleti Vasili, udhëheqës i shqiptarëve të Hasias.
Eshtë e dobishme për kombin tonë, të pushojnë klithmat nacionaliste dhe
ankesat e "grekëve" të qarë. Prindërit mirë do të bëjnë në vend që të
gërthasin, të shtrëngojnë pinjollët (fëmijët) e tyre në mësime që të kenë
rezultate të larta që të mbajnë flamurin. Odise Cenaj edhe nga ana
historiko-kombëtare dhe nga ana arsimore, themelon absolutisht të drejtën
e mbajtjes së flamurit.

Vasil DH Misiris
Autori është shkrimtar, historian, bizantinolog grek
Marrë nga gazeta më e madhe greke "Eleftherotypia" e datës 22 tetor 2003


Gazeta Panorama
31 Tetor 2003
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: Grekët

ATHINE (17 Tetor) - Rreth 1.200 demonstrues mbrëmë në Athinë kërkuan që anëtarëve të arrestuar të organizatës terroriste "17 Nëntori" t'u jepet statusi i të burgosurve politikë. "Është e qartë se bëhet fjalë për vepër politike", deklaroi njëri nga organizatorët e demonstruesve, profesori universitar Evgenios Angelopulis, i cili është dëshmitar në procesin kundër liderit të arrestuar të "17 Nëntorit", Aleksandros Jotopulos. Procesi gjyqësor kundër "17 Nëntorit" filloi më 3 mars. Ky grupacion vepron rreth 30 vite dhe është përgjegjës për vrasjen e 23 afaristëve dhe diplomatëve amerikanë, britanikë, turq dhe grekë, si dhe për sulmet e shumta me bomba dhe plaçkitjen e bankave, të postave dhe të supermarketeve.

www.BalkanWeb.com
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: Grekët

STAS-i, shërbimi i fshehtë i ish-Gjermanisë Lindore, arriti të infiltrojë në organizatën terroriste greke "17 Nëntori", por operacioni u anulua pak kohë më vonë, sepse mund të vinte në rrezik interesat e KGB-së në Greqi, bëhet e ditur nga dokumente të ish-Gjermanisë Lindore, të cilat janë siguruar nga e përditshmja konservatore greke "Kathimerini". Sipas gazetës së mësipërme, STAS-i arriti të infiltronte në organizatën "17 Nëntori" në vitet '80, me anë të operacionit të kodifikuar "Dielli".

Gazeta Panorama, 4 Nentor 2033
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Grekët

kam nje propozim

pse nuk kerkoni qe kjo teme te mbyllet e te hapet nje e re ku te diskutohet ne menyre me konstruktive mbi greqine

jane 7 faqe shkrime e pas gjithe ketyre diskutimeve kane ndryshuar disa qendrime dhe jane moderuar disi

pse te mos lejohet nje diskutim nga fillimi dhe me racional
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: Grekët

NpolonB
Nga te gjitha shkrimet qe ben besoj se ndjehesh i kenaqur. Qe din te shkruahs shqip kjo dallohet. Por çfar je ne te vertete? Kujt i sherben? Sa te paguajne per ato perla qe shkruan? Te duket vetja qehaja me vlere te rritur kur te tjeret te kthejne pergjigje.
 

kushtrimi

Primus registratum
Re: Grekët

E fundi dhe me fantastikja e "tolerances" greke ndaj shqiptareve....... Nder intolerante shqiptare me dhjetera jane ne burg per shume akuza, mjaft prej tyre kane patur nje perkthyese te shqipes qe nuk dinte shqip. Historia eshte e tille nje punojese e gjykates greke te selanikut i shkrep dhe per 10 vjet me radhe perkthen shqip ne gjykate pa dtur asnje fjale te kesaj gjuhe. e denoncuar para nje viti nga nje shqiptar i cili punonte ne te njetin funksion, gjykata greke qe mori ne dore ceshtjen vendosi: qe meqe kjo grua dinte serbokroatisht, bullgarisht e rusisht me do e mos duhet te perkthente edhe shqip. Live e pyetur nga nje tv shqiptare ne interviste (emisioni shqip)pyetjes di te flase shqip ajo iu pergjigj greqisht cfare po thoni. Nga perkthimet e kesaj zonje greke( qe sipas gjykates se vendit fqinj meqe dinte gjuhe sllave duhet te dinte edhe shqip, vendim tolerant) dhejtra bij nenash te pafajshem vuajne denime derii te perjetshme ne burgjet e greqise.. ja deri ku shkon toleranca greke ndaj nesh... Naqpoleon b. zoteria juaj me foli per ate policin idiont une po te pyes sa idiote si ai ka ne greqi, se po me dalin shume e spo mundem ti numeroj.... NUk jam kunder popullit grek i rrespektoj pasardhesit e sokratit, por me thoni a ka me prej tyre. Turing, si te duket kjo tolerance alla BE e greqise se nuk futemni ne be, por po te jete per te plotesuar standarte te tilla as do doja te ishim... une di gjermanisht italisht dhe anglisht,, me siguri qe duhet te di dhe turqisht.... se shpejti do te sjell edhe fakte te tolerances greke ndaj shqiptareve uroj.
rrofte shqiperia e bashkuar
 

eli

Primus registratum
Re: Grekët

Napoleon,
Deri ketu durova pa folur por tani s'mundem me. Dua te them qe t'a kuptoj hallin : je grek ne toke shqiptare, je shqiptar ne toke greke ; je te dyja nga keto dhe ndoshta me shume nga keto. Por halli, si i thone fjales, eshte se gjuha shkon ku dhemb dhëmbi. Te te shaj nuk mundem (se nese marr parasysh nje shkrim botuar kohet e fundit ne gazeten Shekulli mbi nje autor gjerman Falmerajeri i cili : "Gjatë viteve 1831-1834 shoqëroi gjeneralin rus, kontin Aleksandër Ivanoviç Osterman – Tolstoj në një udhëtim të gjatë drejt Orientit: në Aleksandri, Kajro, Siri, Jeruzalem, Kostandinopojë, Peloponez e Atikë. Gjatë qëndrimit në Greqi ai ndeshi vërtetësinë e tezave të tij, sidomos të atyre për karakterin shqiptar të popullsisë së Atikës dhe të Beotisë. Në një letër të 11 shkurtit 1834, ai thotë se “e tërë Atika është e populluar nga njerëz shqipfolës dhe në kryeqytet gjejmë njerëz që e dinë greqishten vetëm se u nevojitet. Në Beoti, përjashtuar tre lokalitete, vihet re e njëjta gjendje”. Pa i dhene rendesi teorise se tij e cila mbetet te trajtohet me shume po ndalem te ky fakt historik, qe ndoshta edhe ky eshte i exagjeruar. Nuk dua te ve ne dyshim as origjinen tende, e besoj se je grek me origjine edhe ndoshta me gjak te paster. Por s'ka shume kohe, 100 e ca vjet te shkuara qe jetonim akoma bashke, e gjate kesaj kohe ndoshta e kemi perziere pak gjakun.) Keshtu qe te shaj nuk mundem s'e ndoshta shaj veten. Por deshiroj te them diçka : ne Europe s'na duan s'e jemi sinonime me "kriminel" "hajn" "mafje" e plot te tjera. Ndersa ne Greqi s'na duan pike se pari se jemi shqiptare e pastaj vijne keto te tjerat (nuk e di arsyen e nje sjellje te tille). Une s'kam qene asnjehere ne Greqi (e me te thene te drejten ma kane bere gogol e kam frike se mi shqyejne letrat , e them me te vertete "se sa per dajakun ndoshta e kam hallall /pf/images/graemlins/laugh.gif "). Por nje shok i imi ka degjuar me veshet e tij nga goja e nje prindi grek duke i thene femijes "po s'erdhe ketu do therras shqiptarin". Nje rast tjeter eshte ai sjelljes se ushtrise Greke ne vitin 2000 qe kishte ardhur per te bashkepunuar me ushtrine Shqiptare. Fakti eshte se ne kete kohe ata kane shperndare harta te "Greqise se tashme" ku bente pjese edhe Gjirokastra e Korça (kete mund t'a gjesh ne gazetat e gushtit te vitit 2000). Kurse ketu ku jetoj kam hasur nr nje grek qe kur i kam thene se jam shqiptar gjeja e pare qe me ka thene ishte : "a do pune" edhe pse ishte ketu si turist. Thjesht e gjithe kjo per te thene se kur nuk me duan nuk i dua te tjeret (por as per ti urryer s'i urrej falas)(e mos kerko t'a dish se kush ia filloi i pari).
Efkaleminderit :wave:
 

altinzaka

Primus registratum
Re: Grekët

I kame thene napoleonit,ai dhe te tjeret qe jetojne ne ato zona jane shqiptare,por greqishte -foles,emrat dhe mbiemrat qe mbajne flasin hapur qe nuk jane greke,o napoleon pa shiko emrin dhe mbiemrin tend /pf/images/graemlins/laugh.gif jane tradhetare te atdheut,keni shitur nderin e kombit dhe te familjes tuaj......do vije nje dite shqiptaret dhe greket nuk do tju duan,spiuni po spiun ngelet :tipsy:
 
Top