Re: Grekët
Sa here qe behet ndonje diskutim per greket, patjeter do dale njeri qe do thote: "Po se mos jemi ne me te mire? Edhe ne kemi bere plot". Po eshte bere aq e shpeshte sa me kujton nje batute te famshme filmi qe njeri e thoshte vend e pa vend "Kur isha njehere ne Dardanele...".
Ne fakt nje gje eshte e vertete. Pa ditur kush je, si zor te dish se cfare jane te tjeret.
Dhe sinqerisht shembulli me tipik per shqiptaret eshte nje film amerikan. Ne fakt eshte film afro-amerikan. Filmi "Floktorja" (The Barber Shop).
Sinqerisht i njejti thelb. Probleme ekonomike qe sjellin nje inferioritet dhe nje auto-cinizem (se vetem keshtu mund ta quaj nje cinizem ndaj vetvetes) te papare.
Psh tamam si ky tipi tek "Floktorja" qe niste dhe thoshte: "Kush eshte kjo Roza Parks? Po c`a beri njehere kjo?" apo "Po c`a leshin beri ai Martin Luter Kingu?" po te njejtat gjera degjon sot nga shqiptaret: "Kush ka qene ky Skenderbeu? Cfare ka bere Naim Frasheri? Ismail Qemali ka qene agjent grek, qe e derguan turqit per te ngritur flamurin." dhe per te perfunduar tek "Po ne keshtu kemi qene gjithmone? Po ne s`kemi bere kurre ndonje gje te hajrit. Mire na e ben greku se ne jemi barbare, se ne jemi te trashe" etj etj etj.
Ne fakt ky nuk eshte nje problem "ekskluzivisht" shqiptar. Kjo i ka ndodhur cdo kombi qe ka qene ne situata jo fort te mira. I ka ndodhur dhe atij grekut, edhe atij italianit. Dhe mund t`i ndodhe edhe atij amerikanit neser.
Megjithate mua me vjen keq qe kjo "krize identiteti" nxjerr koken edhe tek debati i "grekut".
Une e pranoj qe ne do silleshim ndaj italianit/francezit/anglezit ashtu sic sillen ata. Kjo eshte e natyrshme. Superioriteti ekonomik sjell superioritetin social. Kjo eshte pranuar edhe nga xhaxha Marksi por mbi te gjitha e ka vertetuar jeta. Por problemi "grek" eshte krejtesisht tjeter karakter. Dhe per me teper sjellja dhe reagimi grek eshte krejtesisht ndryshe nga sjellja e nje anglezi snob, francezi pordhac apo italiani llafazan.
Anglezi apo italiani vertet ne fillim te shohin "nga lart" por eshte thjesht se je ti ai qe ke vajtur ne "shtepine" e tij dhe jo anasjelltas. Por kjo mbaron ketu.
Kurse ne rastin "grek" kemi te bejme me nje RACIZEM ne kuptimin e mirefillte te fjales. Dhe nuk flas thjesht per njerezit por per SHTETIN grek. S`ma ha mendja qe nje gjykates anglez t`a rrase kot se koti nje shqiptar ne burg per 25 vjet apo perjete, thjesht per faktin se eshte SHQIPTAR. Mund te ndodhe qe t`i beje nje gjyq te shpejte se eshte emigrant por jo "ekskluzivisht" sepse eshte shqiptar. Dhe si zor te ndodhe qe nje polic anglez te masakroje nje/disa emigrante ne burg dhe kur te behet publike, gjyqi ta nxjerre te pafajshem. Per te mos folur per raste vrasjesh ne kufi apo edhe ne brendesi.
Dhe ne mund te silleshim me arrogance por keto NUK do t`i benim. Them "benim" sepse nuk jam me i sigurte qe "nuk do i bejme" po na u dha rasti. Personalisht do isha kunder nje "pergjigjeje" te tille por njoh shume qe nuk jane te nje mendjeje me mua por qe mendojne si ky mesiper.
Dhe per ta mbyllur, nqs vertet mendoni qe sjellja greke eshte "kunderpergjigje" e sjelljes se shqiptareve ne Greqi atehere duhet te lexoni ndonjehere edhe historine sepse per te ditur kush je duhet te dish edhe kush ke qene. Dhe po te lexoni historine do t`a kuptoni qe debati "grek" eshte shekullor. Dhe thashe "debati" (dmth mes shqiptareve) sepse kjo sjellje e grekut ndaj nesh eshte shume me e vjeter se vete ky debat.