Gjenetika.

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Gjenetika.

te te jap disa arsye qe mendoj se e bejne te pamundur kete gje te pakten sipas mendimit tim:
-duke filluar qe nga bakteriet e deri te njeriu kemi te bejme me te njejtin material gjenetik.gje qe e ben pak te mundur hipotezen.
-kalimi nga 8 baza ne 4 do te kerkonte qe te ishin mekanizmat e duhur per tiu pershtatur ketij ndryshimi qe para se te ndodhte sepse perndryshe nuk do te behej e mundur pershtatja e kombinimeve te reja.
-duke qene se materiali gjenetik kalohet nga prinderit te pasardhesit atehere nje modifikim i ketij materiali do te kishte sjelle probleme ne mbajtjen e te njejtes race.
-ndryshimi ne materialin gjenetik quhet mutacion dhe e vetmja menyre e zvogelimit te numrit te bazave do te ishte sipas ketij mekanizmi por...bazuar ne cfare kam lexuar mutacionet sjellin vetem deme ose jane mutazione nul d.m.th nuk kane efekt ne organizem dhe deri me sot nuk eshte pare ndonje mutacion qe te coje nje specie ne nje rang me te larte evolucioni...mos e ngaterroni me ndryshimet brenda species.
-ekzistojne mekanizma qe e mbajne te njejte materialin gjenetik dhe ndryshime te vogla ne te mundohen te riparohen dhe nese nuk mund te riparohen qeliza vdes me ane te nje mekanizmi qe quhet apoptoze ose vdekje qelizore e programuar.programimi behet nga materiali gjenetik vete.
-materiali gjenetik eshte pergjegjes per funksionet me vitale.nese marrim rastin te njeriu cdo kanal ionesh,cdo enzime,cdo substance qe perdoret nga neuronet,ose te shkojme me thelle edhe diferencimi i organeve tek embrioni varen nga materiali gjenetik....
vazhdon po me vone se tani me zune kompjterin...
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Gjenetika.

-arsye tjeter eshte qe material gjenetik nuk eshte qe kemi vetem ne berthamen e qelizes.kemi edhe ne mitokondri,ku prodhohet energjia.dhe ne nje fare menyre eshte e njejta perberje dhe do te kishte mosmarrveshje nese materiali gjenetik do te ishte i ndryshem ndermjet berthames dhe qelizes.keshtu qe i bie qe te jene shdukur bazat ne te njejten kohe dhe cuditerisht te njejtat baza...
-teoria e evolucionit keto probleme i kalon ne menyre matematikore:duke i dhene ngjarjeve ate qe quhet ligji i probabilitetit:nese nje ngjarjeje i jep nje kohe te gjate probabiliteti qe ajo te ndodhe eeshte nje.kur flitet me teori te evolucionit perdoren fjale si:u trasformua,kaloi etj.normalisht po ti marrim ne jeten e perditshme keto fjele kane nje kuptim fiks pa u zgjatur por nese e marrim nga ana biologjike eshte nje fjale mjaft e komplikuar...
besoj me kaq mjafton sipas meje per te thene shkurtimisht se materiali gjenetik veshtire te kete pesuar ndonje modifikim ne kohe.por do ta shohim edhe me vone nese do jem ne gjendje ta pershkruaj se cdua te them.
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Gjenetika.

enzimat jane nje nga arritjet me te medhaja te biologjise ne fillimet e shekullit te kaluar.enzimat jane krahasuar me motorin ideal te karnotit ne fizike sepse ashtu sic futen ne reaksion ,dalin pa u harxhuar.enzimat ne vete jane struktura biologjike qe kane funksion te pershpejtojne reaksione qe ne kushte normale do te ndodhnin me nje shpejtesi mjaft te ngadalte.shpejtesia e ketyre reaksioneve mund te pershpejtohet nga 100 here deri ne 10^12.deri ne fillim te viteve 80 mendohej qe enzimat mund te ishin vetem proteina po ne kete kohe kur kerkimet mbi ADN dhe mekanizmat e saj po shkonin drejt kulmit u gjeten edhe disa enzima te quajtura ribozime qe ndryshonin nga enzimat tradicionale qe ishin proteina.nje enzime futet ne nje reaksion dhe ne fund del e pandryshuar.pra po fute nje gram enzime po aq do te kesh edhe ne fund.po si arrijne te pershpejtojne reaksionet? per te shpjeguar kete duhet te shpjegoj shkurtimisht se si ndosh nje reaksion(shume kllapa u bene po skam cti bej nese dueht me e bere dicka te qarte).nje reaksion fillon me sunstancat fillestare dhe perufndon me produktet.reaksioni kalon nepermjet disa produkteve te ndermjetme qe mund te vazhdojne perpara drejt produkteve ose te kthehen pas drejt sunstancave fillestare.te marrim kete reaksion:
A+B->AB->C+D
ketu A&B jane substancat fillestare.AB jane produktet e ndermjetme dhe C e D jane produktet.qe te ndodhe ky reasion ka nevoje per nje fare energjie qe quhet energjia e aktivizimit qe ben qe substancat fillestare te formojne sunstancat e ndermjetme.vetem grimcat qe kane energji te mjaftueshme mund te mberrijne piken e formimit te substancave te mdermjetme.sa me e ulet te jete kjo aq me shume grimca do te arrijne ate pike dhe me shume produkte do te kemi.nese kjo energji eshte me e vogel se nje vlere e caktuar nuk kemi reaksion dhe nuk formohen produkte.kur mberrihet vlera e caktuar kemi ate qe quhet faze tranzicioni ku formohet kompleksi AB i cili ka 2 mundesi:eek:se te shkoje perpara ose te kthehet pas(ato shigjeta qe kam vendosur duhet te jene me 2 drejtime per te treguar se mund te kthehet pas)pak a shume mjaftojne keto te dhena per te arritur aty ku dua.enzimat ca bejne:enzimat ulin energjine e aktivizimit keshtu qe do te kemi me shume grimca qe kane energjine e mjaftueshme per te formuar substancat e ndermjetme.po si e bejne lind pyetja edhe ketu.qe te formohet AB duhet qe A dhe B te perplasen me disa kende te caktuara.nese ka perplasme me kende te ndryshme nga keto nuk kemi reaksion.enzimat bejne te mundur qe perplasjet ndermjet grimcave te kryhen me kendet e sakte dhe rrisin keshtu probabilitetin e nje reaksioni.po ashtu ka rendesi edhe ambienti:ka reaksione qe mund te ndodhin me mire ne mungese te ujit dhe enzimat e bejne te mundur kete.
shembuj kei sa te duash:te llogaritesh qe gjithe sheqernat qe kthehen ne energji ne trupin tone katalizohen nga enzimat.ushqimet qe hajme duke filluar nga goja e deri te zorra e trashe shkaterrohen nga enzimat.nje nga perberesit e lotit qe pastron syrin nga bakteret e ndryshme,lisozima eshte emzime dhe shkaterron muret e bakterieve,levizjet e muskujve behen te mundura nga shkaterrimi i ATP nga enzima fosfatazi,formimi i ADN behet e mundur nga enzimat,edhe futja dhe tretja e dioksidit te karbonit brenda qelizave te kuqe te gjakut behet e mundur nga anidrazi karbonik dhe eshte nje menyre edhe per te ulur perqendrimin e acideve ne gjak(sistemi tampon qe ka funsion te ule perqendrimin e acideve ne gjak qe do te ishin te demshme per njeriun).pak a shume cdo reaksion ne trupin e njeriut behet me ane te enzimave meqenese keto e pershpejtojne reaksionin.per te kuptuar me mire rendesine e keture enzimave mund te themi se ekzistojne semundje qe shkaktohen nga probleme te enzimave.mund te permend nje lloj anemije qe shkaktohet nga thyerja e shpejte e qelizave te gjakut dhe e gjithe kjo per faktin se mundgon nje enzime(glukoz 6 fosfat dehidrogjenazi) qe ul mbrojtjen qe i jep qelizes.probleme enzimash shkaktojne deme te jashtezakonshme kur mendojme se sistemi imunitar varet prej tyre.nese enzimat e mpiksjes sdo te funksiononin mire do te kishim nje mpiksje te tepert ose te pakte me rezultate si bllokim te kapilareve ose shkaterrim te qelizave.semundje te sistemit imunitar shkaktohen nga futja ne qarkullim te enzimave te ndryshme shkaterruese...
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Gjenetika.

harrova te them qe ne pergjithsi ilacet e ndryshme veprojne ne bllokimin e veprimit te ketyre enzimave.nese permend nje rast qe ma kane zene syte te nje reviste ishte nevapirina nje ilac kundra sides qe vepronte mbi enzimen transkriptazi inversa(me falni nese ne shqip ka emer tjeter)qe ben qe virusi te formoje zinxhire ADN-je duke filluar nga ARN.do ta permend me vone edhe kete ishallah)
po ATP ca funsioni ka ne trup?fillimisht te themi qe ATP formohet nga nje baze piramidine(nje unaze) e lidhur me 3 grupe fosfat.ne trupin e njeriut ekzistojne dhe forma te tjera si GTP,CTP,TTP,UTP qe nevojiten ne formimin e adn megjithse gtp perdoret edhe per energji ne disa raste ose trasformohet ne atp.atp eshte ajo qe mund ta quanjme me plot gojen euro e trupit.vetem se kjo nuk zvleresohet.reaksionet ne trup kerkojne energji.kalimet e ioneve nepermjet membranes me ane te pompave kerkojne energji.mungesa e saj do te conte ne disekuiliber dhe kjo do te thonte cenim i jetes.levizjet e muskujve behet e mundur me ane te ATp dhe po ta shohim pas vdekjes njeriu ngrin per faktin se nuk ka me zevendesim te atp dhe adp ne fijet me te vogla te muskulit.nese llogaritim qe impulset nervoze levizin me ane te ndryshimeve te perqendrimeve te ioneve na dhe k dhe keto duhet te sillen ne vend nga pompa do te kuptonim sa vend te rendesishem ze atp.prodhimi i proteinave dhe adn kerkon energji po ashtu.zemra funsionon fale energjise qe i jepet pompave te ioneve.rruazat e gjakur qe nuk kane me berthame rrojne me energjine qe prodhojne mitokondrite dhe ne baze te kesaj energjie varet dhe kohezgjatja ne qarkullim e rruazave te gjakut.jo vetem kaq...hormonet kur veprojne te qelizat lidhen ne membranen e jashtme dhe sinjali i tyre percohet brenda ne nje forme zinxhiri.aktivizimi i enzimave te ndryshme con ne trasformimin e atp ne cAMP qe nevojitet per te cuar mesazhin deri ne berthame(keto jane ata qe quhen percuesit e dyte).
ne pergjithsi energjia perftohet nga perdorimi i sheqernave qe jane ushqimet qe mund te perdoren menjehere.pas ketyre vijne yndyrnat dhe kur kemi nje agjerim te gjate fillojne te shkaterrohen edhe proteinat e ndryshme dhe keto faza cenojne jeten e nje personi dhe te gjitha keto per te formuar energjine pa te cilen trupi eshte i teri i mbaruar.
pak a shume keto jane funksionet e atp megjithse ajo ka edhe shume funksione te tjera si ne mekanizmat e mpiksjes se gjakut,ne mekanizmat molekular te formimit te memories se gjate dhe te shkurter etj.
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Gjenetika.

proceset qe kryhen ne materialin gjenetik jane:dublikimi i adn,traskriptimi i adn ne arn dhe dhe perkthimi i arn ne proteina qe kryejne funksionin e tyre ne cdo vend te trupit.
normalisht dublikimi i adn ndodh ne rastet kur qeliza ben nje ndarje me ane te nje procesi qe quhet mitoze ku nga ndarja e nje qelize formohen 2 qeliza qe kane te njejtin material gjenetik me qelizen e pare dhe kjo behet e mundur me ane te ketij mekanizmi.mitoza paraprihet nga nje faze pergatitore gjate se ciles qeliza behet gati per ndarjen dhe zmadhohet ne volum,fillon te dublikoje adn dhe organelet e ndryshme si mitokondrite,aparatin e golxhit etj.fazat ku kryhen keto jane quajtur me emrat G0,G1 dhe G2.keto pika kontrollohen nga molekula qe njoftojne berthamen per gjendjen e qelizes ne cdo moment.kanceret,qe jane probleme ne ndarjet e qelizave ku qelizat fillojne te ndahen pa u ndalur dhe kemi nje ndarje te qelizave te pakontrolluar prishin pikerisht kontrollet qe jane ne kalimet nga g0 ne g1 dhe g2 e ne mitoze.qeliza ne perfundim te cdo faze merr informacione per gjendjen dhe jep leje per kalimin ne fazen tjeter ose ne qendrimin ne ate faze.pershembull qelizat qe jane ne palcen e kockes qendrojne ne g0 gati per te filluar mitozen ne raste kur ka nevoje per prodhim qelizash te gjakut.leucemite(semundje e qelizave te palces se kockes,nga ndarja e te cilave do te formoheshin qelizat e bardhe e te kuqe) jane nje konseguence e problemeve te ketyre qelizave...vazhdon
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Gjenetika.

Fillimisht postuar nga nemesis:
[qb] harrova te them qe ne pergjithsi ilacet e ndryshme veprojne ne bllokimin e veprimit te ketyre enzimave.nese permend nje rast qe ma kane zene syte te nje reviste ishte nevapirina nje ilac kundra sides qe vepronte mbi enzimen transkriptazi inversa(me falni nese ne shqip ka emer tjeter)qe ben qe virusi te formoje zinxhire ADN-je duke filluar nga ARN.do ta permend me vone edhe kete ishallah)
po ATP ca funsioni ka ne trup?fillimisht te themi qe ATP formohet nga nje baze piramidine(nje unaze) e lidhur me 3 grupe fosfat.ne trupin e njeriut ekzistojne dhe forma te tjera si GTP,CTP,TTP,UTP qe nevojiten ne formimin e adn megjithse gtp perdoret edhe per energji ne disa raste ose trasformohet ne atp.atp eshte ajo qe mund ta quanjme me plot gojen euro e trupit.vetem se kjo nuk zvleresohet.reaksionet ne trup kerkojne energji.kalimet e ioneve nepermjet membranes me ane te pompave kerkojne energji.mungesa e saj do te conte ne disekuiliber dhe kjo do te thonte cenim i jetes.levizjet e muskujve behet e mundur me ane te ATp dhe po ta shohim pas vdekjes njeriu ngrin per faktin se nuk ka me zevendesim te atp dhe adp ne fijet me te vogla te muskulit.nese llogaritim qe impulset nervoze levizin me ane te ndryshimeve te perqendrimeve te ioneve na dhe k dhe keto duhet te sillen ne vend nga pompa do te kuptonim sa vend te rendesishem ze atp.prodhimi i proteinave dhe adn kerkon energji po ashtu.zemra funsionon fale energjise qe i jepet pompave te ioneve.rruazat e gjakur qe nuk kane me berthame rrojne me energjine qe prodhojne mitokondrite dhe ne baze te kesaj energjie varet dhe kohezgjatja ne qarkullim e rruazave te gjakut.jo vetem kaq...hormonet kur veprojne te qelizat lidhen ne membranen e jashtme dhe sinjali i tyre percohet brenda ne nje forme zinxhiri.aktivizimi i enzimave te ndryshme con ne trasformimin e atp ne cAMP qe nevojitet per te cuar mesazhin deri ne berthame(keto jane ata qe quhen percuesit e dyte).
ne pergjithsi energjia perftohet nga perdorimi i sheqernave qe jane ushqimet qe mund te perdoren menjehere.pas ketyre vijne yndyrnat dhe kur kemi nje agjerim te gjate fillojne te shkaterrohen edhe proteinat e ndryshme dhe keto faza cenojne jeten e nje personi dhe te gjitha keto per te formuar energjine pa te cilen trupi eshte i teri i mbaruar.
pak a shume keto jane funksionet e atp megjithse ajo ka edhe shume funksione te tjera si ne mekanizmat e mpiksjes se gjakut,ne mekanizmat molekular te formimit te memories se gjate dhe te shkurter etj. [/qb]
atpstruc.gif

ketu keni edhe strukturen e ATP dhe trasformimin ne adp(edenosin difosfat).ne te njejten menyre behet edhe amp(monofosfat)
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Gjenetika.

pervec fazave pergatitore kemi edhe fasen e mitozes ku ndodh edhe ndarja e qelizes ne 2 te tjera.nje faze shume e rendesishme eshte momenti kur kromozomet vendosen ne mes te qelizes dhe nga 2 polet e qelizes zgjaten fije qe formohen nga organelet qe quhen centriole dhe i terheqin kromozonet drejt poleve.gjate kesaj terheqjeje fillon edhe te formohet edhe prerja ne mes e qelizes.kjo eshte me fjale te thjeshta se cndodh ne mitoze.me ane te mitozes trupi i njeriut rritet ne peshe dhe ne madhesi.duhet te plotesoj ketu qe normalisht nje qelize ndahet deri ne 70 here dhe me pas eshte e destinuar te vdese.arsyeja e kesaj eshte se trupi vete kujdeset per mirembajtjen e indeve duke i zevendesuar qelizat here par here.arsyeja pse nje qeliza nuk ndahet me shume eshte arsye gjenetike dhe e kam permendur edhe me para:cdo here qe ndodh nje dublikim i adn qelizore ka nje humbje te aneve te kromozomeve qe quhen telomere.enzima qe e ben kete pune quhet telomerazi dhe normalisht eshte aktive tek embrioni dhe inaktive te njeriu.perderisa qelizat e kancerit nuk njohin limit ne ndarje ka shume mundesi qe kjo enzime te jete aktive megjithse nuk kam informacion per kete gje.keshtu nga paaftesia per te rekuperuar keto copa qe humben me cdo ndarje vjen nje pike qe humben gjene qe jane vitale per qelizen dhe ajo vdes.nuk duhet ta ngaterrojme kete proces me ate te vdekjes qelizore te programuar.te themi ne rastin e pare qeliza vdes nga "halli" kurse ne rastin e dyte duhet te kete ndonje mesazh qe e con ne vdekje.per ta kuptuar me mire me shembull mund te them se ndarja e gishtave te embrioni behet fale vdekjes se programuar.ose rast tjeter jane qelizat qe prodhojne antitrupat qe formohen ne trupin e njeriut duhet ti nenshtrohen nje ndryshimi te sekuences se adn per arsye funksionale dhe nese qeliza qe i prodhon nuk ia del te beje nje ndryshim qe jep prodhim ajo vdes.keto qeliza quhen linfocitet B(do te flas dhe per to kur te shpjegoj gjentiken e sistemit imunitar).
ti rikthehemi edhe njehere procesit te dyte qe quhej meioze...
 

erdha-edhe-une

Primus registratum
Re: Gjenetika.

(jasht teme!)
...se gjenetika eshte element i yti shifet qartas po ti shtoim edhe talentin ne shkrime te bene edhe me komplet!
bene te te pyes ca punon saktesisht?
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Gjenetika.

meioza ndryshon nga mitoza per faktin se 4 qelizat(ne meioze formohen 4 per arsyen qe do ta them me poshte) qe formohen nga e para nuk kane te gjithe materialin gjenetik po kane vetem gjysmen e tij.gametet, qe jane qelizat qe prodhehen te mashkulli e te femra nga bashkimi i te cileve do te formohet zigota formohen me kete lloj ndarje.meioza ne fakt perbehet nga 2 cikle te vazhdueshem qe jane quajtur thjesht meioza 1 dhe 2.meioza 1 eshte origjinal(pothuajse per arsyen qe do te permend) si mitoza ku paraprihet nga nje faze pergatitore ku dublikohet adn dhe organelet(pjeset e brendshme te qelizes si mitokondrite,aparati i goxhit etj) dhe proteinat e ndryshme qe do te nevojiten.kur mbaron meioza 1 kemi 2 qeliza qe kane nje numer kromozomesh sa e para.ketu ndodh edhe ajo qe e dallon nga mitoza:qeliza nuk e dyfishon materialin gjenetik po e kapercen fazen G1 dhe kalon direkt ne G2 dhe vazhdon ndarjen(do te kerkoja falje per nje gabim qe kam bere sepse kam harruar te them qe ndermjet g1 dhe g2 eshte fasa S ajo ne te cilen behet dublikimi i adn).ne fund do te kemi 4 qeliza me nje material gjenetik te pergjysmuar.keto qeliza tek mashkulli jane spermatozoidet dhe te femra jane oocitet.

ne meiozen 1 ndodh nje proces qe quhet crossing-over ne te cilen kromozomet nderrojne segmente adn ndermjet tyre.eshte ky proces qe con ne diferencat e ndryshme qe jane ndermjet qenieve njerezore.crossing-over eshte nje proces shume i rendesishem sepse con edhe ne formimin e rikombinimeve.ky proces ndodh rreth fundit te profazes(fasa e pare e mitozes dhe meiozes)per faktin se eksperimente te ndryshme kane treguar qe ne kete pike prodhohet nje sasi e vogel ADN qe mendohet te duhet per te riparuar kromozomet ne pikat ku ajne keputur.po ashtu eksperimente me kromozome te vecante qe ndryshonin per nga gjatesia e kraheve kane treguar qe crossing-over ndodh dhe kane dhene rezultatet eksperimentale per te provuar ate qe ishte nje teori.per momentin po e le me kaq procesin e crossing-over-it per t'iu kthyer ndoshta me vone.

xoanim2.gif

comeiosis.gif


kjo figure eshte me e mira qe munda te gjej ne internet dhe shpjegon qe nga vendosja e kromozomeve ne momentin para krossing-over-it formimin e kiazmave qe jane pikat ku ndodhin dhe prerjet dhe qe jane te dukshme me microskop,

Chiasmata.gif
kromozomet me pjeset e njerit tjetrit dhe largimi prej njeri tjetrit dhe ne fund si jane ne meiozen 2 (formimi i gameteve).vini re mire se ndermjet kujt kromozoneve ndodh shkembimi i adn se sic do te shpjegoj me vone eshte nje pike qe ve ne dyshim rezultatet e mendelit me bizelet /pf/images/graemlins/smile.gif ...
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Gjenetika.

atehere pak a shume keto ishin me fjale te gjera fazat e ndarjes se qelizes.po cfare ndodhte ne fasen S?
thame qe ne kete faze ndodhte dublikimi i ADN.ne fakt qe kur watson dhe krik(2 zbuluesit e struktures se ADN)dhane idene se si mund te ishte struktura e ADN u shkoi ne mendje ne nje fare menyre se si mund te ishte dublikimi i ADN.ne fakt ishte dicka llogjike...
ti rikthehemi edhe nje here per te shtuar edhe disa detaje te tjera ne strukturen e adn...

thame qe ishte nje helike e formuar nga 2 zinxhire qe rrotulloheshin dhe formojne nje xhirim te plote cdo 10 baza(kjo eshte forma klasike sepse jane prodhuar edhe forma te tjera ne laboratore,disa nga te cilat nuk jane te mundura ne natyre).zinxhiret perbeheshin nga 4 bazat:adenina,guanina,timina dhe citozina.njera me tjetren lidheshin me ane te grupeve fosfat.nese ne njerin zinxhir do te kishte adenine ishte e sigurte qe ne zinxhirin tjeter ne te njejten lartesi do te ishte nje timine.nese ne njerin zinxhir do te kishte guanine ne tjetrin ishte e sigurte qe do te kishte citozine.pra ne nje fare menyre zinxiret ishin komplementare njeri me tjetrin d.m.th mjafton te dish renditjen e bazave ne njerin zinxhir dhe menjehere mund te gjesh se cila eshte sekuenza e zinxhirit komplementar.kjo ne fakt ishte nje nder gjetjet e para ne historine e zbulimit te ADN.e beri nje shkencetar qe me duket se quhej kargaf qe gjeti se perqendrimi i timines ishte i barabarte me ate te adenines dhe ai i citozines me ate te guanines.
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Gjenetika.

nucleotide.gif


dA.GIF


deoxyribose_labels.GIF

kini parasysh keto figura per nje tjeter karakteristike qe ka adn dhe qe eshte mjaft e rendesishme:menyra se si lexohet drejtimi i adn.
per momentin nuk po gjej dot ne internet ndonje figure tjeter po besoj do me mjaftojne kjo per te treguar ate qe dua qe normalisht do te kuptohet me mire gjate gjerave qe do te shpjegoj rreth replikimit.tani me duhet te iki sa kam ndeshje...
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Gjenetika.

me perpara duhet te rikujtoj qe nukleotidet formoheshin nga nje baze,nje sheqer dhe pjesa e grupeve fosfat.sheqeri eshte ribozio te arn(figura 1) dhe deoksiribozio te adn qe ndryshon nga ribozio vetem se ne pozicionin 2 nuk ka grup -OH po ka vetem -H (referohuni prape figures 1 (nga keto vijne edhe emrat).bazat jane 2 llojeshe:purinat(struktura qe kane 2 unaza(adenina dhe guanina jane purine)dhe piramidine(struktura ka nje unaze)qe jane citozina dhe timina.

kur emertohen strukturat biologjike cdo atom karbon ka nje numer dhe fillimi i numerimit varet sipas llojit te struktures:eshte ndryshe per alkolet,ndryshe per aldehidet,ndryshe per ketonet...etj pa u zgjat shume...

tani shikoni edhe nje here figuren 1.ne pozicionin 3 (shigjeta poshte)kemi nje grup -OH i cili kur bashkohet me nje nukleotid tjeter e leshon hidrogjenin dhe formon nje lidhje qe do te jete ndremjet oksigjenit dhe fosfatit te nukleotidit tjeter.pozicioni 3 quhet 3'(3 prim) ne leximin e adn dhe sa here qe degjojme kete duhet te kemi parasysh karbonin 3 qe kishte grupin -OH dhe qe lidhet me grupet fosfat.

tani shihni karbonin 5.nga karboni 5 fillojne grupet fosfat qe mund te jene deri ne 3 cope kur eshte ne formen xTP ose 1 ne formen kur nukleotidi eshte i lidhur ne sekuencen a adn.ky quhet pozicioni 5'(5 prim) dhe kur permendet duhet te kemi parasysh karbonin nga fillojne grupet fosfat.pra nese themi qe njeri segment i adn ka drentimin 5'-> 3' duhet te imagjinojme qe nukleotidi i pare ka pozicionin 5' te lire,ka bere lidhje me ane te pozicionit 3' me pozicionin 5' te nukleotidit te dyte dhe se nukleotidi i fundit ka pozicionin 3' te lire.

nga kjo mund te nxjerrim nje tjeter gje:nese njeri segment i adn ka drejtimin 5'->3' filamenti tjeter ka drejtimin 3'->5' per faktin se dy zinxhiret jane antiparalel ne drejtimet e tyre.kjo per menyren se si lidhen qe te japin formen me te pershtatshme.

duken pak si te veshtira si koncepte po kur te shofim dublikimin e adn do te jete me e thjeshte.per momentin po e le me kaq...
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Gjenetika.

po ashtu duhet te themi edhe se ne c'menyre lidhen bazat njera me tjetren dhe ndermjet tyre:ndermjet tyre ka lidhje hidrogjenore (3 lidhje ndermjet guanines dhe citozines dhe 2 lidhje ndermjet timines dhe adenines).eshte e lezetshme fakti qe kur beheshin analizat se ku kishte me shume zona me guanina ose me adenina thjesht ngrehej temperatura deri ne piken qe adn do te denaturohej(do prishej struktura dhe detyrimisht edhe funksioni)dhe normalisht per te prishur zonat me nje perqendrim te larte G dhe C do te duhej me shume energji....po ashtu eshte provuar qe distancat jane te tilla qe lejojne vetem ate numer te caktuar lidhjesh dhe ato lidhje mund te formohen vetem ne ate distance te caktuar.keto lidhje i japin stabilitet struktures.

duke u nisur nga keto te dhena menjehere watson dhe krik dhane idene se dublikimi i adn duhet te jete qe njeri zinxhir i adn te funksionoje si origjinal nga ku do formohet kopja dhe duke qene se segmentet ishin komplementare nuk do te kishte asnje ndryshim nga origjinali dhe ne fund do te kishim 2 dopiozinxhire adn.po si mund te konfirkohej kjo gje sepse duhet te merreshin parasysh edhe mundesite qe adn te mos ishte semikonservative(njeri zinxhir mbahet tjetri formohet) ose te ishte copa copa(ca pjese merreshin nga nje zinxhir ca nga tjetri).pra nevojitej nje prove per kete.
 

bob

Primus registratum
Re: Gjenetika.

qe nje person te arrije sensin tend te humorit i duhet te lind ne angli 10 here resht,ah me fal,apo nuk po ben humor.ej ku i gjen mer lal gjithe keto skema.mah :eek:
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Gjenetika.

tu kerku sa andej kendej neper internet ose duke lexuar libra revista.kur te shty kurioziteti per te mesuar dicka e gjen vendin ku me e mesuar
do doja te fusja ne kete mes shpjegimi te ADN edhe dicka nga historia e saj qe e gjeta te permbledhur ne internet ne anglisht dhe ketu eshte perkthimi ne shqip:

ne fund te shekullit te 19 nje biokimist gjerman gjeti acidet nukleike,polimere nukleotidesh te gjate te formuar nga sheqer,acid fosforik dhe disa lloj bazash qe permbanin azot.me vone u gjet qe sheqeri i acideve nukleik mund te ishte ose riboza ose deoksiriboza dhe keshtu acidet nukleik ishin ne 2 forma:arn dhe adn.
ne vitin 1943 oswald avery gjeti qe adn mbante materialin gjenetik dhe mendoi se ajo mund te ishte gjeni.njerezit akoma mendonin se nje gjen duhet te ishte nje proteine por me vone u pranua ideja qe adn ishte nje molekule gjenetike.

ne vitin 1948 linus pauling gjeti qe proteinat mund te merrnin format e helikes(helika alfa).ne 1950 erwin chargaff gjeti qe vendosjet e bazave te azotuata ishte te ndryshme por kishin nje proporcionalitet 1-1.keto gjetje ishin shume te rendesishme per gjetjen e struktures.

ne vitet '50 gara per te gjetur strukturen ishte akoma e hapur.ne universitetin e kembrixhit Francis Crick dhe James Watson ishin terhequr shume nga puna e pauling-ut.nderkohe ne King's College te londres Maurice Wilkins dhe Rosalind Franklin ishin duke studiuar edhe keta adn.grupi i kembrixhit kishte si qellim te bente modele te ndryshme fizike dhe te ulnin sa me shume mundesite e gjetjes se struktures.nderkohe grupi i king college arriti ti afrohej edhe me shume duke i pare molekulat e adn me ane te rrezeve x.

ne 1951,watson qe prezent ne nje fjalim te fraklin rreth punes se saj.ajo kishte gjetur se adn ekzistonte ne 2 forma dhe keto forma vareshin nga lageshtia e ambientit rreth e qark.kjo nxirrte si perfundim qe grupet fosfat duhet te ishin nga pjese e jashtme e struktures.nje eksperiment i kryer me pare ku u perdoren viruse qe infektonin e.coli nje lloj bakteri nxorre ne pah disa karakteristika te tjera.duke perdorur principin qe dna permban fosfor dhe proteinat sulfur u perdoren izitope te sulfurit dhe fosforit.koka e virusit permbante izotopin e sulfurit dhe dna virale ate te fosforit.kur u infektua bakteri u pa qe brenda bakterit mund te identifikohej izotopi i fosforit ndersa ai i squfurit ishte jashte.kjo tregonte qe vetem dna futej ne bakter dhe se ajo ishte pergjegjes per trasmetimin e virusit.

watson u kthye me nje grup informacionesh dhe u mundua me shokun e tij te bente nje model qe doli i deshtuar.pas kesaj qene pothuajse gati te linin kerkimet e adn por ata vazhduan me ngulm.

franklin duke punuar vetem me rrezet x gjeti qe forma a adn ne ambientin me te lagesht kishte te gjitha karakteristikat per me qene nje helike.ajo mendoi se gjithe adn duhet te ishte nje helike por nuk desh ta tregonte kete gje derisa te kishte prova te mjaftueshme per formen tjeter gjithashtu.wilkins ishte i bezdisur.ne janar,1953,ai i tregoi gjetjet e bera nga franklin,watsonit,pa pasur lejen e saj.

Watson dhe Crick moren nje hap te rendesishem ,duke sugjeruar se molekula ishte e bere nga 2 zinxhire nukleotidesh,secili ne forme helike sic e kishte gjetur franklin por njeri shkonte per siper tjetri per pshte.gjithashtu crick kishte marre vesh per gjetjet e chargaffit per bazat ne veren e '52.ai ia shtoi kete tipar struktures keshtu qe bazat te lidheshin ne qender te helikes dhe te mbanin largesine ndermjet helikes te njejte.
 

Guest
Re: Gjenetika.

Pershendes nemnsesin qe e mban lart kete teme /pf/images/graemlins/smile.gif :wave:


Une do doja te kisha informacion te metejshem mbi demtimin e ADN dhe semundjet qe shkakton.fenks /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Gjenetika.

nese flasim ne pergjithsi atehere mund te fillojme nga mutacionet.nje mutacion quhet nje ndryshim ne materialin gjenetik i cili mund te shfaqet me problemet e veta ose te jete mutacion i heshtur qe nuk shfaq simtoma.me duhet te fus 2 koncepte ketu qe cilido qe ta lexoje te jete i afte ta kuptoje megjithse mtacionet do te kisha dashur ti shpjegoja me vone pasi te shpjegoja se cfare gjerash ndodhin me ADN:fenotip eshte ajo qe ne shofim si pasoje e shprehjes se nje gjeni kurse gjenotip ehte forma se si eshte ky gjen tek cdo person:dmth nese themi qe nje person i ka syte blu ky eshte fenotipi kurse nese themi qe gjenet per kete tipar jane AA(po e marr si shembull)ky eshte gjenotipi)pra nese nje mutacion nuk shfaq ndryshime ne fenotip atehere eshte i heshtur.ca lloj tipesh mutacionesh kemi:mund te kemi mutacione ku ka dyfishim te nje sasie nukleotidesh sic eshte sindrome i X-fragile ku kemi nje shumefishim afer gjenit FMR-1(familiar mental retardation)ose rasti i huntingtines tek semundja e hantingtonit.munt te kemi mutacione qe paraqesin modifikim te nje baze te thjeshte qe mund te jete ose prerje e asaj baze(deletion) ose vendosje e nje baze tjeter ne vend te saj ose fundja fundit edhe zevendesim te saj sic eshte rasti i semundjes se anemise mesdhetare qe kemi nje modifikim i nje baze te vetme por qe con ne modifikimin e nje aminoacidi ne pozicionin 6 dhe nje ndryshim i tille con ne nje perthyerje te gabuar te proteines qe formohet (forma e saj funksionante 3 dimensionale ose ajo kuaternare).tjeter...mund te kemi shtim te nje baze qe do te conte ne nje zhvendosje te kodit te leximit te ADN sepse normalisht lexohet 3 e nga 3(po i shkruaj keshtu njehere per tiu pergjigjur dokut pastaj me vone do ti kap je e nga nje keto koncepte)dhe kjo do te conte si modifikime te sekuences se proteines qe do te dilte por mund te coje edhe ne formimin e atyre qe quhen stop-codon me para ose me pas pikes ku normalisht duhet te pritej nga enzimat e ndryshme.produkti normalisht do te ishte me funksion te gabuar....ca mutacionesh te tjera kemi:kemi prerje te gjeneve sic eshte rasti i talasemive ku gjenet qe kodifikojne per zinxhiret e hemoglobines jane te prere.
duate them se modifikime ne sekuencen e ADN cojne edhe ne modifikime te gjenve te enzimave te ndryshme dhe rastin me te mire mund te ta jap me enzimen e glukoz 6-fosfat dehidrogjenazit qe eshte nje enzime e vijes se pentoz fosfateve.nje modifikim i gjeneve te saj do te conte ne nje ndryshim te ekuilibrit qe ekziston ne zhdukjen e radikaleve te lire te oksigjenit qe sic e di mund ta shkaterrojne qelizen.kjo enzime ndihmon ne formimin e glutatione reduktazit me duket qe zhduk H2O2.ose trast tjeter mund te te them per enfizemen qe sapo e lexova ku mendohet te jete nje deficit i alfa 1 antitripsines dhe conte ne shkaterrim te parenkimes se mushkerive...mutacione te tjera mund te kemi ne rastet kur kromozomet paraqesin prerja ose trazlokime te segmenteve.linfoma i burkit eshte nje trazlokim(ta kam derguar me mesazh nese te kujtohet)ku gje onkogjen c-myc perfundon afer nje sekuence qe kodifikon per antitrupat dhe keshtu qe perdor promotoret qe prodhojne keto antitrupa per te shtuar numrin e proteinave te veta...mund te kemi inversione te segmenteve te ndryshme ose brenda per brenda nje kromozomi ose edhe nga nje kromozom be tjetrin.ne rastin e dyte quhet traspozom.mund te kemi qe gjate procesit te krosing over-it qe ndodh ne mejose te mos riparohet ADN ne ato pika ku eshte keputur dhe te coje ne humbje materiali gjenetik.mund te kemi qe enzimat qe mbajne ADN ne forme e metiluar (jo aktive te kene probleme dhe kjo te coje ne funksionimin e gjeneve qe normalisht duhet te funksionojne ne periudhen fetale.eshte nje semundje qe e ben kete gje po nuk me kujtohet.mutacion mund te kete kur ne gjenomen tone futet nje virus rasti i aids-it i cili pasi pre heliken integrohet ne te dhe mund te coje ne aktivizimin e onkogjeneve te ndryshme.eshte rasti i neoplazive te shaktuar nga papilomavirus qe futet ne mes te nje kodi te leximit dhe emodifikon....keto i ke me fjale te medhaja per momentin po me duhet te iki se po mbyllet bibloteka...dhe nuk kam permendur asgje ne lidhjeme modifikimet qe mund te cojne ne ciklin qelizor qe perundon ne kancer ose per rastet kur shtohen ose hiqen kromozome sindrome i daun-t ose efektete qe kane radiacionet materialet kimike etj...shpresoj ti plotesoj heren tjeter
 

[_xXx_]

Primus registratum
Re: Gjenetika.

ej me qe ra fjala...
du edhe une disa gjona per kryqesimet nje hibride apo per metoden petigre...
duhen nja 10 faqe format A4 se me duhen per detyre kursi ne shkolle dhe per 1 jave po nuk i gjeta nuk futem ne provim,.... :confused: :confused:
 
Top