Gjenetika.

Darien

Primus registratum
Re: Gjenetika.

diavolessa,
binjakët ndahen në tre kategori kryesore

binjakë identikë, binjakë monozigotikë
formohen nga një embrion që ndahet në dy embrione; nuk kanë ndryshim gjenetik nga nëjri tjetri; nqs rriten në një placentë, ekziston rreziku i bashkimit (si siamezët); me fjalë të tjera, binjakët siamezë (binjakët e bashkuar) janë identikë

binjakë gjysëm-identikë
formohen kur një vezë ndahet në dy qeliza dhe pastaj secila qelizë pllenohet dhe formon embrion më vete; gjenet e trashëguara nga nëna i kanë identikë, ato të trashëguara në babai jo

binjakë jo-identikë
formohen kur dy vezë pllenohen në të njëjtën kohë; numri i gjeneve që janë njëlloj varet nga proçesi i mejozës (nuk më kujtohet kjo fjalë nga biologjia, ndoshta nuk e përktheva saktë)

po deshe të lexosh anglisht për binjakët, mund të fillosh këtu http://fp.twincall.plus.com/article_dec02.htm
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Gjenetika.

darien ketu ka dicka:nga ana gjenetike ata binjaket monozigote ndoshta dhe nuk ndryshojne po nga ana e shfaqjes se gjeneve ndryshojne.eshte me te vertete e cuditshme:kam lexuar qe megjithse materiali i tyre gjenetik eshte i njejte shenjate tyre te gishtave nuk jane njelloj.
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Gjenetika.

pastaj per sa i perket gjenetikes mund te thuash se eshte nje nga deget qe eshte zhvilluar me shpejt pasi qe mendeli gjeti ato proporcionet e famshme(megjithse thone qe ate pjese te eksperimenteve qei dilnin kunder mendimeve te tij i ka heq dhe cuditerisht rezultatet prape nuk kane qene gabim)e derisa u gjet struktura e adn.
 

bolonjezja

Primus registratum
Re: Gjenetika.

sa per shenjat e gishtave,nuk ka dy njerz ne bote qe t'i kene njelloj,edhe sikur te jene dy klone.megjithe perparimet qe ka bere gjenetika dhe shkenca ne pergjithesi,ka nje pjese te adn-se qe quhet "dna spazzatura"funksioni i te ciles akoma nuk dihet... /pf/images/graemlins/smile.gif po pikepyetjet jane akoma te shumta per shume tema te lidhura me qelizen,materialin gjenetik.....etj
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Gjenetika.

Per keto mistere ende te pa zbuluara presim shume nga studentet e sotem qe studjojne mjeksi... :thumbsup:
 

bolonjezja

Primus registratum
Re: Gjenetika.

do te mundohemi ...faleminderit per mbeshtetjen morale .... /pf/images/graemlins/smile.gif :kiss:
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Gjenetika.

Fillimisht postuar nga bolonjezja:
[qb] sa per shenjat e gishtave,nuk ka dy njerz ne bote qe t'i kene njelloj,edhe sikur te jene dy klone.megjithe perparimet qe ka bere gjenetika dhe shkenca ne pergjithesi,ka nje pjese te adn-se qe quhet "dna spazzatura"funksioni i te ciles akoma nuk dihet... /pf/images/graemlins/smile.gif po pikepyetjet jane akoma te shumta per shume tema te lidhura me qelizen,materialin gjenetik.....etj [/qb]
kam pare nje artikull pak kohe me pare ne te cilen thuhej se i ishte gjetur funksioni edhe asaj qe quhet dna spazzatura.nese nuk gabohem kishte te bente pikerisht me menyren se si shpreheshin gjenet dhe kjo lloj dna-je bente rregullimin.me gjate nuk me kujtohet po artikullin e kam pare te revista le scienze.pastaj termi dna spazzatura eshte i papershtatshem sepse i bie te besh spazzature nje pjese goxha te mire te dna.nese marrim menyren se si kodifikohen proteinat(perkthimi)jane intronet dhe ekzonet.intronet jane ata qe ikin(scissura) dhe nuk kane funksion ne ate proteine(nuk bejne pjese ne sekuenzen perfundimtare te proteines) dhe mund te quhet spazzatura,kurse ekzonet jane ata qe formojne sekuenzen e proteines,po nese marrim qe per te njejtin transkript nje sekuenze aminoacidesh mund te jete intron dhe ekzon atehere ndryshon puna.thjesht eshte menyra e kontrollimit qe i ben qeliza qe e ben intron apo ekzon
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Gjenetika.

Disa biolog te Universitetit Washington kane zbuluar se femrat kane difekte ne disa gjene dhe keto mund te sjellin zhvillimin e Tumorrit ne gjoks. Por nje jete me e shendetshme mund ti ndihmoj. Gati 10% e femrave me nje Tumor ne gjoks ka mutacione ne gjene te quajtura BRCA1 & BRCA2.
Kush ka patur nje familjar qe ka patur tumorr ne gjoks o veze ka 1 mundesi mbi 80% te kete kete semundje.
Rrisku eshte i larte edhe per femrat qe kane mutacione BRCA pa njerez te semure ne familje.
Nje kontroll per cdo femer s'do ishte keq.
Femrat qe kane lindur pas 1940 ..64% e tyre kane rrisk ne moshen 50 vjecare te kene kete semundje.
Per ata qe kane lindur para 1940 risku eshte me pak 24%. Kjo dmth qe kohet moderne kane rritur rriskun e kesaj semundje, por nuk dihet perse!
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Gjenetika.

eshte e provuar gjenetikisht qe nje numer i madh semundjesh te lidhura me kromozomet seksuale qe jane te meshkujt vijne nga gjene te ndodhura te femrat te cilat jane mbajtese te shendetshem (portatrici sane) te asaj semundje. ne me te shumten e rasteve semundjet vijne nga mbajtes te shendetshem sepse tek femra duke qene se eshte XX njeri kromozom e fsheh efektin e tjetrit (per semundjet recesive dmth ku 2 gjenet qe shprehen jane format qe paraqiten me pak).
per sa i perket semundjeve mitokondriale eshte 99% e sigurte qe nese ka semundje e ka te marre nga nena per arsyen se mitokondrite e mashkullit shkaterrohen sapo futen ne veze.them 99% sepse kohet e fundit paska dale nje artikull ne te koheve te fundit paska dale qe qenka nje semundje qe u trasmetoka nga babai po nuk di detaje per kete gje.
 

arbi

Primus registratum
Re: Gjenetika.

Fillimisht postuar nga nemesis:
[qb] eshte e provuar gjenetikisht qe nje numer i madh semundjesh te lidhura me kromozomet seksuale qe jane te meshkujt vijne nga gjene te ndodhura te femrat te cilat jane mbajtese te shendetshem (portatrici sane) te asaj semundje. ne me te shumten e rasteve semundjet vijne nga mbajtes te shendetshem sepse tek femra duke qene se eshte XX njeri kromozom e fsheh efektin e tjetrit (per semundjet recesive dmth ku 2 gjenet qe shprehen jane format qe paraqiten me pak).[/qb]
(zgjerim i konceptit te nemesis) /pf/images/graemlins/smile.gif kjo sepse meshkujt jane xy dhe nje semundje gjenetike e shkaktuar nga nje gjen i kromozomit X eshte gjithmone e shprehur sepse eshte vetem ajo kopje e ketij gjeni ndersa femrat jane xx dhe kemi 2 kopje te nje gjeni qe kodifikon nje familje proteinash. Semundje te lidhura me X jane hemofilia,sindroma e Duschenne dhe daltonizmi :wave:
 

arbi

Primus registratum
Re: Gjenetika.

Fillimisht postuar nga bolonjezja:
[qb] sa per shenjat e gishtave,nuk ka dy njerz ne bote qe t'i kene njelloj [/qb]
po keshtu edhe veshet dhe relievet e tyre
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Gjenetika.

ne rastet e semundjeve dominante te lidhura me kromozomin X normalisht femrat qe kane gjenet e asaj semundje ne te pakten 1 kromozom X duhet te shfaqin semundjen pervec nje rasti:nese gjeni ne ate kromozom mbetet i caktivizuar.ne fazat e para te zigotes kur ajo ndahet njeri kromozom X caktivizohet rastesisht nga qeliza vete.(kjo eshte edhe arsyeja pse macet dalin lara-lara sepse per disa kohe caktivizohet njeri kromozom pastaj tjetri keshtu qe disa gjene te marre nga babai shprehen dhe disa jo,e po keshtu edhe nga nena).nese gjeni ne ate kromozom mbetet i caktivizuar(zakonisht behet me metilim te sekuences se dna qe te bllokoje transkriptimin) atehere nuk e shpreh ate dhe nuk e ka semundjen.
 

Guest
Re: Gjenetika.

po kromozomi Y nuk ka rendesi "jetike" por sherben per te tiparet mashkullore.
dhe deri me sot nuk ka semundje qe te jete identifikuar ne kromozomin Y.
 

eM

Paper Moon
Re: Gjenetika.

kuriozitet i vogel

75% e DNA te njeriut eshte e njejte me DNA e nje kungulli!

/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Gjenetika.

Fillimisht postuar nga Dott.essa:
[qb] po kromozomi Y nuk ka rendesi "jetike" por sherben per te tiparet mashkullore.
dhe deri me sot nuk ka semundje qe te jete identifikuar ne kromozomin Y. [/qb]
dok me duket se ketu gabohesh se ka semundje qe jane te ligjura me kromozomin Y po per momentin nuk me vjen asnje ne mendje,por jam i sigurt qe e kam lexuar qe ka.
 

eM

Paper Moon
Re: Gjenetika.

Tani per tani nuk ka asnje prove konkere per semundje te lidhura me Y-chromosome. Y chromosome nuk sherben vetem per tiparet mashkullore, por permban informacion per krijim e spermes, dhe ne nje fare menyre eshte nje minjature e X chromosom. Kjo te con te besosh qe keto gene te cilat jane dopio duhet te jene shume te rendesishme! Sic thashe nuk ka ndonje informacion specific, ose te pakten mua nuk me vjen gje ne mend.

eM
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Gjenetika.

Une doja te dija dicka me shume per semundjen "talasemia". Di qe eshte semundje gjenetike, sepse nje grua shqiptare ketu..ka djalin semre e eshte nje vit qe po i ben terapi e tani i kane thene qe gjithe kjo terapi eshte bere kot. Ka filluar ende nga e para /pf/images/graemlins/frown.gif
Nuk mundem ta pyes dot te jemen se c'semundje eshte, sepse vetem duke pare dhimbjen e saj..me dhimbset ta bej te flas. /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Gjenetika.

paperina me sa di une deeri tani talasemia eshte nje semundje e gjakut sic e the ti gjenetike.eshte nje problem ne strukturen e hemoglobines qe trasporton oksigjenin.hemoglobina e njeriut ka nje strukture te perbere nga 2 zinxhire alfa dhe 2 beta.ndryshojne njeri nga tjetri per disa aminoacide ne sekuencen e tyre.normalisht qe cdo zinxhir eshte i prodhuar nga traskriptimi dhe perkthimi i nje sekuence ADN te nje gjeni qe ka lidhje me te.tani ne kete semundje ai gjen eshte mutant(nje forme e ndryshme nga ajo normale) dhe kodifikon nje sekuence qe prodhon nje zinxhir gabim.ne kete semundje eshte gjeni pergjegjes per kodifikimin e zinxhirit beta qe eshte mutant dhe prodhon nje zinxhir qe prish strukturen e hemoglobines dhe e ben te paafte te trasportoje oksigjen ne nje menyre normale.pak ashume si anemia falciforme(ku rruazt e kuqe te gjakut jane ne forme draperi dhe nuk trasportojne dot oksigjen dhe ketu kemi vetem nje aminoacid ne pozicionin 6 te ndryshuar(nje serine me nje valine nese nuk gabohem).me sa kam degjuar une terapia i behet me trasfuzion gjaku per te kompensuar rruazat qe prodhohen nga trupi dhe qe normalisht jane jofunksionante.
kus ka per te shtuar bujrum...
 

assassino26

Primus registratum
Re: Gjenetika.

Fillimisht postuar nga nemesis:
[qb] ne rastet e semundjeve dominante te lidhura me kromozomin X normalisht femrat qe kane gjenet e asaj semundje ne te pakten 1 kromozom X duhet te shfaqin semundjen pervec nje rasti:nese gjeni ne ate kromozom mbetet i caktivizuar.ne fazat e para te zigotes kur ajo ndahet njeri kromozom X caktivizohet rastesisht nga qeliza vete.(kjo eshte edhe arsyeja pse macet dalin lara-lara sepse per disa kohe caktivizohet njeri kromozom pastaj tjetri keshtu qe disa gjene te marre nga babai shprehen dhe disa jo,e po keshtu edhe nga nena).nese gjeni ne ate kromozom mbetet i caktivizuar(zakonisht behet me metilim te sekuences se dna qe te bllokoje transkriptimin) atehere nuk e shpreh ate dhe nuk e ka semundjen. [/qb]
Jam kurioz te di,po ne ciftet ku nena eshte e bardhe ose e zeze,edhe babi i zi ose i bardhe,pra prinder te rracave te ndryshem,si shpjegohet qe s'dalin kalamjt lara lara si ke mocat :confused: :eek: :shrug:
 
Top