Fillimisht postuar nga KLPD:
[qb] Po e hap kete teme me vete pasi tema e hapur nga Shpetimtari ne 28 Qershor, 2003 13:30 eshte e mbyllur.
Shpetimtari shkruajti:
Jam shume i interesuar per Gjenetiken si teori, di diçka rreth kesaj teorie,por jam shume i interesuar te mesoj sa me shume.
Ju lutem kush eshte i interesuar rreth kesaj teme te postoj.
Ju faleminderit.
Ne pergjigje te kesaj:
Njeriu perbehet, ashtu si te gjitha organizmat, nga qeliza. Ne natyre mund te gjejme shume lloje qelizash. Njeriu vete perbheet nga afersisht dhjete trilion qeliza te cilat jane gjithashtu te shumellojshme. Kemi qeliza truri, qeliza gjaku, qeliza lekure etj etj.
Me poshte nje bakterie e quaktur E.Coli(vizatim skematik).
Ne berthamen e kesaj qelize duket DNA (=desoksiriboze acid nukleinik). DNA mendohet te jete percjelles i vetive tek pasardhesit e kesaj qelize. Gjithashtu ne berthamen e nje qelize kordinohen te gjitha proceset qe ndodhin gjate jetes se kesaj qelize.
DNA-ja e nje qelize eshte e ndare ne penjeza te cilat quhen kromozome. Keto penjeza jan te perdredhura ne formen e nje spirali, ose me sakte ne formen e nje heliksi (spiral i dy penjezave).
Ne rastin e njeriut, ne berthame te qelizes ndodhen 46 kromozome. Te gjitha kromozomet jan te ndara ne cifte, pra ne rastin e njeriut kemi 23 cifte. Psh. tek njeriu, cifti numur 23 i kromozomeve permban, nder te tjera, informacionin e gjinise (mashkull/femer).
Ne qofte se e veshtrojme me te zmadhuar nje penjez DNA-je, shofim se DNA-ja perbehet nga 4 base-cifte:
Adenine
Cytosine
Guanine
Thymine
Penjezat e DNA-s lexohen nga nje enzim, i ashtuquajturi RNA-/DNA-polimeraze, dhe mbas leximit fillon procesi i prodhimit te aminoacideve, te cilet mund te jene te shume llojshme dhe me funksione te ndryshme si psh enzime per te katalizuar nje proces tjeter.
Duke u bazuar tek funksioni qe kane, definojme qe nje grup base-ciftesh, qe mbas leximit te tyre, sherbyen per te njejtin proces quhen nje gjen.
Pra cdo gjen ka nje funksion. Shkenctaret per momentin po mundohen te pershkruajne/perkthejne te gjitha gjenet e qelizave te njeriut dhe te percaktojne funksionin e tyre. Tek shume organizma te tjera ky percaktim eshte bere i plote dhe me ane te manipulimit te gjeneve te psh bakterieve shkenctaret mund te ndryshojne vetite e ketyre bakterieve. Psh me ane te nje manipulimi gjenetik nje lloj bakterie fillon te prodhoje enzime te cilat perzihen neper ilace rrobash dhe rrisin efektivitetin e ilacit duke i lare rrobat paster edhe ne temperatura te ulta.
PS. Ky ishte nje spjegim shume i shkurter dhe i permbledhur. Proceset e berthames qelizore jane shume komplekse. [/qb]