Çdo lexues gjen veten. Puna e autorit është vetëm një instrument optik, i cili mundëson lexuesin të zbulojë në vetvete diçka që, pa këtë libër, mund të mos e kishte vënë re kurrë.
Arka e Djallit--Dritero AgolliFillimisht postuar nga *drops of enigma*:
[qb] "Nga durimi i tepert prane ketij njeriu dhe nga ndrydhja e ndjenjave per te mos i lene te dalin nga burgu i tyre,SH.A. u mpi dhe u kthye ne nje send,qe dallohej nga sendet e tjera, vetem ngaqe merrte fryme.Edhe syte i ishin sendezuar,edhe balli me gjithe fytyre...Ai tani ishte zbrazur nga ndergjegja dhe kishte filluar te beje levizje te pavetedijshme, te drejtuara nga nje force e pakuptueshme.Gjymtyret e tij ishin si deget e pemes,qe nuk leviznin vete, por vetem nga era." [/qb]
Ajo buzëqeshi. Një buzëqeshje të imët, që shfaqej vetëm në sytë e saj. Fytyra pothuajse nuk i ndryshoi, vetëm se u bë më e qartë, si më e ndritshme nga përbrenda. "Shumë e re," tha ajo. "Ç'ide që shpreh! Mua më duket se njeriu nuk është kurrë shumë i ri. Gjithmonë tejet i vjetër."
Mbaje vëth në vesh këtë: kurrë, kurrë, kurrë nuk e bën mashkulli veten qesharak në sytë e një femre nga ato që bën për të. As edhe me veprimet më fëminore. Bëj ç'të duash - qëndro kokëposhtë me këmbët në hava, fol budallalliqe, pispillosu si pallua, këndoji nën dritare - ç'të duash përveç një gjëje: mos fol për faktet. Mos u trego i arsyeshëm."
po ky eshte ai jevgu moj, ai balta, si e kish emrin dreqi, ah po ....Fillimisht postuar nga Naked Faerie:
[qb] nils, po ta plotesoj deshiren:
gjeni kete pjese (me falni po eshte ne anglisht)
One day I was able to stand up, after gathering all my stength. I wanted to see myself in the mirror hanging on the opposite wall. I had not seen myself since the ghetto.
From the depths of the mirror, a corpse gazed back at me.
The look in his eyes, as they stared into mine, has never left me.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
autori ka fituar dhe cimin nobel per paqe, cfare viti nuk me kujtohet!
eM [/qb]
Mos ma bëj më të vështirë, mendoi. Gjithmonë e thonë atë, këto paketa të vogla hijshmërie, egoizmi, dhe pamundësie; gjithmonë e thonë kur janë gati për të ta bërë zemrën copë-copë. Mos e vështirëso më tepër për mua. A e vranë ndonjëherë mendjen që po e bënin të vështirë për mashkullin? Po a nuk do të ishte akoma më keq po ta mendonin nga ajo anë? A nuk do të kishte shijen fatale të mëshirës: si një përkëdhelje nga duar plot me hithra?