Gjeje titullin dhe autorin

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

mirë thashë unë, është frymëzuar dhe e ka marrë me vrull eM që kur vuri emrin Naked Faerie, vetëm një pikë pas DD dhe dy pikë para Kordeles tani

14: DD
13: Naked Faerie
11: Kordelja
7: LoVeLy, Eni_883
6: Drini
 

eM

Paper Moon
Re: Gjeje titullin dhe autorin

DD me ngjan me Tolkien, Lord of the ring

por... :confused: :confused:

ne fakt po ja fus kot, emri aty Elliot nuk me kujton gje (one movie maybe, not a book) :confused:
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

unë s'besoj të jetë Tolkien, nuk e ka përdorur ndonjëherë fjalën geranium
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Zakonisht librat bëhen filma, më sipër ka ndodhur e kundërta, filmi është bërë libër. Është E.T. i Spielbergut, skenari ka qënë i Melissa Mathison, por libri është i William Kotzwinkle, dhe paragrafi i fundit i librit, ti sosej durimi ndonjë googlisti. Pak e ngatruar por po na i gjenin shpejt e shpejt.
Vërtet që kam vënë disa që nuk janë përkthyer shqip. Kam zgjedhur (sipas meje) ato që duhet të përkthehen, se flasin për Aleksandrin, Piron dhe Boçarin që ne mbushim faqe tek historia ...

Një tjetër:
Kur u kthye e gjeti të vdekur, shtrirë në shtrat. Fytyra i qe shtrembruar: hemoragjia e gjakut e kishte mbytur, duart i kishin mbetur të mpira përreth qafës. Por pas pak linjat iu shtendosën dhe fytyra erdhi e iu bë më e bukur nga ç'kishte qënë prej kohësh.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Vazhdon:
Në dhomën numër shtatë, nuk e kishin ndezur dritën. As qirinj nuk kishte. Arkivoli ishte mbyllur tashmë. Kapaku ishte vendosur dhe mbëthyer, përsipër asaj fytyre të brishtë dhe flokëve të kuqerremtë e të shndritshëm. E kishin bërë gati për transport. Lulet ishin hequr nga arkivoli dhe ishin vendosur mbi tavolinën pranë, të mbështjella në një copëë celefoni, e të lidhura me spango, për t'u transportuar më lehtë. Anash ishin vënë njëra mbi tjetrën kurorat, si kapelet në dyqan. Perdet nuk ishin mbyllur, dhe dritaret ishin hapur kanatë më kanatë. Bënte shumë ftohtë dhe nga dritaret hynte shkëlqimi i hënës.
 

eM

Paper Moon
Re: Gjeje titullin dhe autorin

okay, sjam shume e sigurte por me kujton

will Faulkner...

hmm, nga plot me ngjan me As i lay dying :confused:

por sic thashe nuk jam aspak e sigurte! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Gjeje titullin dhe autorin

"Shih pra nuk mbetën fare ndërtesa
Ndër këmbë' u muar e shenjta besa,
Xhami e kish s'lan' i rrënuan,
E kësi punësh djajt i shënuan,
Priftërinjt e hoxhët si kec i grinë,
Inteligjentët në dhet i shtrinë."
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Ajo qe kam postuar eshte europiane (se dukej sikur kisha preferenca) dhe e perkthyer ne shqip nga nje zonjushe, zonjeze apo zonje.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Një tjetër:
Kur u kthye e gjeti të vdekur, shtrirë në shtrat. Fytyra i qe shtrembruar: hemoragjia e gjakut e kishte mbytur, duart i kishin mbetur të mpira përreth qafës. Por pas pak linjat iu shtendosën dhe fytyra erdhi e iu bë më e bukur nga ç'kishte qënë prej kohësh.
Vazhdon:
Në dhomën numër shtatë, nuk e kishin ndezur dritën. As qirinj nuk kishte. Arkivoli ishte mbyllur tashmë. Kapaku ishte vendosur dhe mbëthyer, përsipër asaj fytyre të brishtë dhe flokëve të kuqerremtë e të shndritshëm. E kishin bërë gati për transport. Lulet ishin hequr nga arkivoli dhe ishin vendosur mbi tavolinën pranë, të mbështjella në një copëë celefoni, e të lidhura me spango, për t'u transportuar më lehtë. Anash ishin vënë njëra mbi tjetrën kurorat, si kapelet në dyqan. Perdet nuk ishin mbyllur, dhe dritaret ishin hapur kanatë më kanatë. Bënte shumë ftohtë dhe nga dritaret hynte shkëlqimi i hënës.


DD kshu me floke te kuqe m'duket sikur eshte funerali im se tjeter s'me vjen ne mend, :confused: shto ndonje gje tjeter te lutem se me E.T.s'me vjen gje mua. /pf/images/graemlins/frown.gif

P.s.Ku ka femna te tjera perkthyse ketu more :confused:
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

në qoftë se është ajo që mendoj unë, tregohet në vetën e parë dhe ka një hedhje në det në fund

mund ta kem gabim, nuk e konfirmova me tekstin e plotë këtë radhë, se nuk e kam
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Tjetër:

Tre gjëra mungojnë.
"E para: A e dini pse librat si ky janë kaq të rëndësishëm. Sepse ata kanë cilësi. Po çfarë nënkupton fjala cilësi? Për mua është teksti. Libri ka pore. Ai ka shqisa. Ky libër mund të shkojë nën mikroskop. Ju do të gjeni jetë nën xham, duke shpërthyer në pafundësi infinite. Më shumë pore, më shumë detaje jetësore shënjuar me vërtetësi për inç katror ju gjeni në një fletë letre, më "i kënduar" ju jeni. Ky është përcaktimi im, gjithsesi. Te thënit e detajeve. Detajeve të freskëta. Shkrimtarët e mirë e prekin jetën shpesh. Ata mesatarët i shkojnë një dorë shpejt e shpejt mbi të. Ata të liqtë e xhvatin atë dhe i lenë asaj pendët.
...
 
Top