Re: Gjeje titullin dhe autorin
Zakonisht librat bëhen filma, më sipër ka ndodhur e kundërta, filmi është bërë libër. Është E.T. i Spielbergut, skenari ka qënë i Melissa Mathison, por libri është i William Kotzwinkle, dhe paragrafi i fundit i librit, ti sosej durimi ndonjë googlisti. Pak e ngatruar por po na i gjenin shpejt e shpejt.
Vërtet që kam vënë disa që nuk janë përkthyer shqip. Kam zgjedhur (sipas meje) ato që duhet të përkthehen, se flasin për Aleksandrin, Piron dhe Boçarin që ne mbushim faqe tek historia ...
Një tjetër:
Kur u kthye e gjeti të vdekur, shtrirë në shtrat. Fytyra i qe shtrembruar: hemoragjia e gjakut e kishte mbytur, duart i kishin mbetur të mpira përreth qafës. Por pas pak linjat iu shtendosën dhe fytyra erdhi e iu bë më e bukur nga ç'kishte qënë prej kohësh.