Gjeje titullin dhe autorin

i'll_wait_4_U_in_Heaven

Forumium praecox
Re: Gjeje titullin dhe autorin

E ka shkruar Jean Babtiste Paquelin Moliere pra ne qofte francez.

Komedia e famshme "Misanthrope" eshte perkthyer ngaher ne shqip qe ne kohen e qepes /pf/images/graemlins/laugh.gif

ose e famshmja "the miser" /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

I-aspire,
E gjete autorin, po jo komedinë. Molieri u përpoq që komeditë e tij të mos ishin vetëm zbavitëse, po edhe t'u mësonin diçka shikuesve. Kjo u duk fare qartë në komeditë "Shkolla për gratë" dhe "Shkolla për burrat" (L'ecole des...)

Fragmenti është marrë nga kjo e fundit (për burrat); V. është Valère që dashuron Izabelën; E. është Ergaste, shërbëtori i Valèrit.

Pjesa tjetër, vjen pas pak.
- Darien
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

deri tani kemi parë pjesë nga poezi, prozë, komedi, kalojmë në një prozë të shkurtër [tregim ose noveletë, të gjitha s'do ua them unë] :cool:
Një natë, të panjohurit i doli gjumi - e kishte zakon të linte derën e ballkonit hapur kur flinte - perdet para derës ngriheshin nga era, dhe mendoi se pa një reflektim të pazakontë nga drejtimi i shtëpisë përballë; të gjitha lulet ndritnin si zjarr, me ngjyrat më të bukura, dhe në mes të luleve ishte një vashë e hijshme, elegante - edhe ajo sikur ndriste; drita po i vriste sytë.
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] E ke lexuar edhe kete ne anglisht???!!! [/qb]
Po. Herën e parë e kam lexuar shqip, po e kisha marrë në bibliotekë, prandaj nuk e kam librin shqip.
Jo, nuk e ka shkruar Andre Gide. :confused:
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

jo, I-Panjohuri, nuk është nga Kadareja

po e shtojmë dhe pak
pas atij paragrafit më lart, i panjohuri i tregimit del në ballkon po vasha e bukur ka ikur, paragrafi në vazhdim flet për një ditë tjetër
Një mbrëmje i panjohuri u ul në ballkon. Qiriri digjej në dhomën mbrapa tij; dhe kështu ishte më se e natyrshme që hija e tij binte mbi murin e fqinjit përballë. Po! ja ku ishte, ballë për ballë, midis luleve dhe ballkonit; dhe kur lëvizte i panjohuri , luante edhe hija: sepse këtë e bën gjithmonë.
në rezultatet: erulja me 3, drini 2, kordelja 1, I-aspire 1
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Jo, nuk është e Kamysë. Ide e mirë, në fakt. Do e gjej rastin të fus dhe ndonjë pjesë prej tij. Me atë paragrafin e dytë që shtova duhet të jetë shumë kollaj t'ju kujtohet po e patët lexuar. /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

DriniS

Ecejak
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Hija, nga perrallat e Hans Christian Andersen. /pf/images/graemlins/tongue.gif Darien, a do makine llogaritese mo? lol
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Kur ishte konkursi i barcaletave nuk e di e shkrova apo jo nje barcalete me kete se si i gjen Drini S.
Nejse me duhet tja cjerr masken tani.
I futa nje te perkthyer ne anglisht nje fjalie, psh "one night the stranger sat on balcony" shkon me vrap tek google.com e i fut nje search. Brenda minutes ke rezultatin, sigurisht ate te Drinit.

One night the stranger awoke--he slept with the doors of the balcony open--the curtain before it was raised by the wind, and he thought that a strange lustre came from the opposite neighbor`s house; all the flowers shone like flames, in the most beautiful colors, and in the midst of the flowers stood a slender, graceful maiden--it was as if she also shone; the light really hurt his eyes. He now opened them quite wide--yes, he was quite awake; with one spring he was on the floor; he crept gently behind the curtain, but the maiden was gone; the flowers shone no longer, but there they stood, fresh and blooming as ever; the door was ajar, and, far within, the music sounded so soft and delightful, one could really melt away in sweet thoughts from it. Yet it was like a piece of enchantment. And who lived there? Where was the actual entrance? The whole of the ground-floor was a row of shops, and there people could not always be running through.

One evening the stranger sat out on the balcony.

Gjykata Kushtetuese e Albforumit i shpall rezultatet e pavlefshme, dhe kerkon riperseritjen e ...

Tema vlen per autore shqiptare.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Andersenin e kam lexu kur kam qene femije, kete pjese nuke e mbakam mend???!!! /pf/images/graemlins/frown.gif

P.s.Djalli c'jane keto qe na thua more???!!! :rolleyes:
 

DriniS

Ecejak
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Hey DD, a i nderrojme nicks? :tipsy: /pf/images/graemlins/laugh.gif

Jam dakort qe duhen vendosur fraza te marra nga libra te shkruajtur ne shqip dhe kryesisht nga autore shqiptare. That'd be fair. :thumbsup:
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Diabolis,
S'ka shumë rëndësi si i gjen Drini. Prandaj është tek letërsia dhe jo tek politika kjo temë. /pf/images/graemlins/smile.gif

Unë po përpiqem të zgjedh ca pjesë që nuk i dëgjon përditë, për të na kujtuar ca nga poemat, tregimet, romanet e bukura që kemi lexuar.

Lara Croft,
Nuk je në shkelje të rregullave vetëm pse shtove ti një për t'u gjetur. Le të shtojë kush të dojë. I vetmi rregull është për të shmangur rrëmujën, pa u gjetur një pjesë, të mos vihet tjetër.

Kjo që vure ti është popullore me sa di unë. Unë nga populli e kam dëgjuar (hollësitë janë informacion i klasifikuar... si thonë amerikanët, I could tell you, but I'd have to kill you /pf/images/graemlins/tongue.gif )
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Fillimisht postuar nga Drini S.:
[qb] "Hija", nga perrallat e Hans Christian Andersen. /pf/images/graemlins/tongue.gif Darien, a do makine llogaritese mo? lol [/qb]
Përgjigje e saktë. Mos ki merak se deri tani më dalin gishtat për të numëruar. Vetëm mos ngatërrohem kur të fus duart në xhep.
(Për ata që nuk e kuptojnë këtë punën e duarve në xhep po tregoj historinë e Gimit në klasë të parë: Gimi nuk ishte dhe aq i mirë për aritmetikë. E ngriti zysha dhe e pyeti sa bëjnë 4 dhe 2. 6 përgjigjet Gimi. Gjen dhe nja dy të tjera kur e kupton zysha pse vonohet pak në përgjigje dhe i thotë mos t'i mbajë duart prapa kurrizit, po t'i fusi në xhepa. Pastaj e pyet zysha, - sa bëjnë 7 dhe 3? - 11 përgjigjet Gimi.)

Kaq ishte, gjeni atë të Larës po nuk qe popullore. Unë vazhdoj me mendimin që edhe po e pati shkruar ndonjë autor ia ka marrë borxh popullit.

- Darien
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Hasan Zyko Kamberi e ka thene Lara. /pf/images/graemlins/laugh.gif

P.s.???????????
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Nese eshte roman nga autor shqiptar i botuar se fundmi, heq dore qe tani.Jane te rralle ata qe lexoj.
 
Top