Gjatesia e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut

Florus

Forumium maestatis
Re: Gjatesia e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut

Fillimisht postuar nga Moira:
[qb] Nuk i lexova te gjitha postimet ,por une them se gjatesia e Skenderbeut ka qene rreth 1.60 cm .Kete e verteton dhe perkrenarja e tij origjinale,qe ndodhet ne Austri,e cila i perket nje koke teper te vogel . [/qb]
Ka te gjate me koke te vogel dhe te shkurter me koke te madhe kshu qe sdo te thote gje /pf/images/graemlins/wink.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Gjatesia e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut

quna mo u tallni /pf/images/graemlins/laugh.gif

edhe i gjo tjeter: mesa kam bo muhabet me nji te diplomum ne Histori Gjeografi, veshjet qe i sillnin venedikasit ishin per njeri 1.80 m te gjate.
 

korn83

Forumium praecox
Re: Gjatesia e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut

nuk di c'te them per koken.me aq sa di e ka pasur pak te shtypur nga prapa pasi perimetri i perkrenares duket i vogel,por kjo gje nuk verteton aspak qe ka pasur nje koke te vogel e aq me pak qe ishte trupvogel.gjeneratat e fundit sa vjen e shkurtohen,ne mesjete gjatesia normale ka qene me e larte se tani pasi njerezit jetonin ne kushte me te veshtira e keshtuqe duhet te kishin nje fizik me te madh e te forte per t'iu pershtatur ketyre kushteve.per me shume besoj se Skenderbeu ka qene akoma me i gjate se normalja e atehershme,pasi ka qene i zgjedhur ne trupat "speciale" turke!edhe tani forcat speciale turke jane te njohura ne bote,ndofta jane edhe me te pergatitura se forcat speciale amerikane....njihet mania e atehershme e sulltaneve per te krijuar nje repart ushtarak perfekt;duhej te ishin te zgjuar te forte,e duhej te ishin edhe te paraqitshem dmth. duhet te ishin te bukur e te gjate:jeniçeret.
prandaj zerat qe thone qe Skenderbeu ishte i shkurter e i shemtuar me duken thjesht thashetheme provokuese...pastaj ne fund te fundit ka me shume rendesi pamja e jashtme e nje njeriu apo veprat?
 

besim231071

Primus registratum
Re: Gjatesia e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut

JAM I SIGURTE QE KA QENE ME I SHKURTER SE UNE(1.80m),SUPOZOJ TE KETE QENE ME I GJATE SE FJALA VJEN "la douce"(1.70m).
Mendohet te kete qene rreth 1.75m,qe do te thote "i gjate" per kohen qe ka jetuar.
Dihet qe gjatesia e njeriut te sotem eshte me e madhe se e njeriut te kohrave te shkuara.Ky eshte fakt i pamohueshem.Flas per mesataren.
Mendim i bazuar ne fakte historike dhe logjike te shendoshe njerzore,.....................
Bashkebiseduesi qe kishte publikuar te dhenat e shpatave tek 1-2kg dinte diçka me duket dhe per gjatisine e heroit por nuk eshte shprehur se nuk ka dashur te thote qe ka qene i shkurter.


QROSHO ME THUAJ SE PO BEN SHAKA PER PUNEN E PESHES SE SHPATES(40kg 60kg 6kg)se heroit.

Vertet eshte pershkruar sipas gojedhenes qe njeriu i sotem nuk e ngre dot as me te dy duart,por gojedhena eshte gojedhene.
 

korn83

Forumium praecox
Re: Gjatesia e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut

o plako mund te kesh te drejte per gjatesine qe ndofta sa vjen e rritet,por ku e gjete sigurine qe Skenderbeu nuk e kaloka 1 e 80-en.atehere kot diskutojme.ketu po flasim per mendimet tona e jo per fakte te "sigurta"
 

besim231071

Primus registratum
Re: Gjatesia e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut

KORN 83,kishte pak doza shakaje ajo pjese e shkrimit tim qe ju shtyri te rreagoni sepse dihet qe nuk ka siguri 100%ketu.
Sinqerisht nuk e kish lexuar shkrimin tend,sepse kam qene duke shkruar kur ju kishit postuar dhe nuk kam shkruarper t'ju kundershtuar.Rrespekt.
MENDOJ QE HEROI KA QENE RRETH 1.75M DHE NUK JAM ASPAK I SIGURTE.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Gjatesia e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut

Degjoni,nji gja du me than,te gjith ne qe po marrim pjese ne kete teme,po te na shikosh ne temat e tjera nacionaliste,te thajme piten,po te na shikosh ketu do veresh vetem lilipute te turlilloj race qe per t'u dukur "gallataxhi" tallet me nje nder figurat me te lavdishme te historise se popullit tone,nuk po bajme asgja ma teper se c'do banin Greket(te cilet me shume se nje here kane thene qe Skenderbeu eshte Grek).Pra vazhdoni keshtu se e keni mbare.Te tallesh me nje figure te tille(ato qe tallen jane sa njera b....le e Tij)do te thote qe ne jemi raca me e dhjere ne Ballkan e me gjere.Une per vedi mendoj qe:me figuren e Skenderbeut tallen vetem ata qe neper deje ju levize gjak Aziatik!!!Jane po te njejtet qe u munduan te heqin shpaten nga Statuja e Skenderbeut ne Tirane para disa vitesh.
Flobo,ajo mospagesa e taksave ne kohe te Turkut na kushtoi neve me shume se asgje tjeter,besoj po e sheh edhe vete /pf/images/graemlins/wink.gif ,me mire te paguanim taksat por do ruanim fene dhe identitetin tone!!
Ne fakt Skenderbeu eshte babai i kombit tone,pra ju po talleni me atin tuaj,te nderuar magjype shqipfoles!!! :tipsy:
 

Guest
Re: Gjatesia e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut

:thumbsup: OROSH..

Skenderbeu u lind me 1405,ne nje familje me trashegim te hershem sunduesi feusal.
Qe i vogel, u mor peng e u dorezua tek turqit,se bashku me dy vellezerit e tij.
Per 10 vjet, ai vazhdoi shkollen e Isogllaneve te Edrenese,ku mori nje pergatitje te pergjithshme dhe mesoi disa gjuhe te huaja.
Qe ne rinine e tij,Skenderbeu u shqua per inteligjence dhe aftesi te rralla luftarake.Autoritetet turke, e shfrytezuan kete talent te rralle,gjate luftimeve te tyre ne azine e vogel dhe ne Ballkan.Ne vitin 1443,ne betejen e Nishit,Skenderbeu morri rrugen e kthimit, per ne Shqiperi.
Brenda tre muajve, ne saje te udheheqjes se tij ,u moren kalate e medha dhe i clirua principata e Kastrioteve,si dhe nje pjese e madhe e trevave shqiptare.
Me 2 Mars 1444, u thir Kuvendi i Lezhes,ku Skenderbeu u zgjodh dhe Kryetar i lidhjes dhe Komandant i saj.
Fushat e Pologut, te Dibres,te Ohrit e te Domosdoves,grykat e luginat e Drinit e te Shkumbinit,ne vitet 1444-1448..1450-55...1462-65..fushat e Ujit te Bardhe me 1457 ,te Livadhit prane Ohrit,1462,te Vajkalit ,1465 etj etj u bene sheshe te disfatave Turke.
Me pas Skenderbeu, krijoi aleance me Huniadin,ne menyre qe te krijohej front i perbashket, kundra Hunngarezeve,per mbrojtejen e Kosoves..Hungarezet ishin aleate me Turqit dhe ishin vendosur ne Beograd.
Te njejten gje, beri Skenderbeu dhe me Republiken e Venedikut,Mbreterine e Napolit,Papen e Romes.
Ai trego pra jo vetem vlera ushtarake,por dhe ato diplomatike.Gjithashtu ai ishte nje strateg dhe burre shteti.
Jo me kot, Napoleon Bonaparti do ta vendoste Skenderbeun,midis kater gjeneraleve me te medhenj te botes..


P.s..Vijon
 

Renea88

Primus registratum
Re: Gjatesia e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut

Ka ardhur në Shqipëri për të vizituar vendin e të parëve. Alessandro Castriotta Scanderbeg, stërstërnipi i Skënderbeut, ka ardhur dje për herë të parë në Shqipëri. Me vete ka sjellë edhe dokumente që dëshmojnë prejardhjen e tij

Alessandro, një pinjoll i Skënderbeut në Tiranë


Shekulli

Ai vjen për herë të parë në tokën e stërstërgjyshit. Padyshim që ndihet krenar. E kush nuk do të ishte, nëse në dejtë e tij do të rridhte gjaku i Skënderbeut të madh. Dje, për herë të parë, Alessandro Castriotta Skanderbeg, një nga stërstërnipërit e heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit, ka ardhur në Shqipëri, për të zbuluar diçka prej prejardhjes së tij dhe për të njohur njerëzit e të njëjtit gjak. Ai është i gatshëm t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve rreth prejardhjes së tij, madje ka ardhur i “armatosur” me dokumentacione që vërtetojnë lidhjen e tij me familjen e Kastriotëve. Me vete ka marrë një pemë gjenealogjike, të cilën do t’ia falë arkivave tona. Në pamje të parë, nuk ka asgjë nga tiparet me të cilat e kemi veshur historikisht figurën e Skënderbeut. Nuk është hundëshkabë e shpatullgjerë, nuk ka sharm luftëtari, është imcak, por ka një vështrim të mprehtë, që të bën të ndiesh se tek ai ka diçka prej kastriotëve. Në vizitën e tij ai ka ardhur i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe dëshira e tij e madhe është të vizitojë qendrat më të rëndësishme historike në Shqipëri, si Krujën e Beratin.

Jeni për herë të parë në tokën e Skënderbeut, ç’mund të na thoni për këtë?
Kjo është hera e parë që e vizitoj Shqipërinë dhe jam shumë i emocionuar që gjendem në vendin tim të prejardhjes, prej të cilit stërgjyshërit e mi janë larguar pesë shekuj më parë. Më vjen keq që nuk arrij të flas e të kuptoj gjuhën tuaj, por kam filluar të studioj nga pak, madje unë udhëtoj me një fjalor të gjuhës shqipe në xhep.
Jam i lumtur që jam pasardhës i Skënderbeut, që jam me ju, sepse edhe unë jam një si ju.
Çfarë ju bëri më tepër përshtypje, sapo mbërritët në Tiranë?
Pa dyshim që menjëherë më bëri përshtypje ……………………………..busti i Skënderbeut, i vendosur në qendër të qytetit, i cili është shumë më ndryshe nga ai që ndodhet në Romë. Skënderbeu i Tiranës, ka një pamje shumë më krenare se ai në Itali.
Ruani dokumente, apo dëshmi që vërtetojnë prejardhjen tuaj prej Heroit tonë kombëtar?
Patjetër që kam shumë dokumente, njëra prej tyre është edhe pema gjenealogjike, që është edhe një nga dëshmitë e mia, në të cilën janë paraqitur brez pas brezi, të gjithë paraardhësit e mi. Këtë dokument ne do t’ia dhurojmë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Shqiptare. Ndërkohë që familja ime disponon edhe shumë dokumente të tjera që dëshmojnë për prejardhjen time. Nuk e di se sa materiale mund të ketë në arkivat shqiptare, por jam i bindur që ka shumë në ato italiane, sepse në periudhën e Skënderbeut, siç edhe mund ta dini, ka pasur marrëdhënie të ngjeshura diplomatike, relacione e letërkëmbime me Mbretëritë e Napolit e të Venecias. Atje ka dokumente interesante.
Po ndonjë objekt, apo relike të Skënderbeut?
Objekte të Skëndërbeut, fatkeqësisht nuk kemi, por familja jonë ruan shumë dokumente të vjetra, sidomos libra, si edicioni i parë i librit të Barletit i vitit 1508, La Vardinit, e të gjithë biografëve të mëdhenj të Skënderbeut. Gjithashtu në shtëpi ruaj kujtimin e një paraardhësit tim, Aleksandrit, të vitit 1670, ku përmenden dokumente që ai kishte në atë kohë, që mendohet të kenë qenë të Gjonit, birit të Gjergjit dhe gruas së tij.
Cilat kanë qenë raportet tuaja me Shqipërinë?
Raportet tona me Shqipërinë kanë qenë gjithmonë ideale, pasi realiteti historik, apo personal, nuk na ka dhënë mundësi të krijojmë raporte konkrete, por tashmë që kemi miq këtu, shpresojmë që të kemi lidhje më të forta dhe të krijojmë edhe marrëdhënie në nivelin shkencor, si në atë të dokumentacioneve, të provave dokumentare.
Përse nuk keni ardhur më parë në Shqipëri?
Eshtë e vërtetë që unë nuk kam qenë, por në vitin 1992, në Shqipëri ka qenë motra ime dhe një vit më parë, vëllai im. Por nuk ka qenë e lehtë të vish në Shqipëri.
Jemi kuriozë të dimë diçka rreth jush…
Jam mjek dhe punoj në Leçe në spitalin “Tre shtëpitë”, por kam xhiruar nga pak në gjithë Italinë. Deri në gushtin e këtij viti, për tetë vjet, kam punuar në Romë. Jam radiolog e pediatër, por tani merrem me rezonancën manjetike. Kam bërë shumë kërkime dhe kam publikuar disa studime. Vëllai im Giulio është gjykatës, ndërsa motra, Paola, është avokate.

Dje është prezantuar libri i shkruar nga shkrimtari italian Gennaro Francione
Historia e një heroi modern
Një tjetër arsye që e solli në Shqipëri, pasardhësin e Skënderbeut, ishte edhe promovimi i një libri, mbi Gjergj Kastriotin, botuar një vit më parë në Itali nga “D’Agostino”. “Skënderbeu, një hero modern”, është shkruar prej shkrimtarit Gennaro Francione, President i Bashkimit të Shkrimtarëve Juristë të Bashkimit Evropian dhe shoqëruar me një parathënie nga Alessandro Castriota Skanderbeg dhe i vëllai i tij, Giulio. Në këtë libër sillen fakte mbi jetën e heroit, por edhe të tjera momente të periudhës në të cilën ai jetoi, si Kanuni i Lekë Dukagjinit, apo feja.
“Titulli i librit “Skënderbeu, një hero modern”, është shumë i gjetur. Nuk ka të bëjë me një titull komercial, por me anën konceptuale të njeriut, për atë që quhet moderne. Ky libër, i cili nuk është thjesht një libër historik, apo monografik, mund të quhet një palimpest i Gjergj Kastriot Skënderbeut, pasi në të, nuk gjejmë vetëm të dhëna mbi heroin tonë Kombëtar, por kemi edhe të dhëna mbi kanunin e Lekë Dukagjinit, madje gjendet edhe një kapitull për Bektashizmin, një guidë spirituale, që prek një nga temat më të mprehta që historianët tanë e kanë anashkaluar, por që ka qenë edhe një nga faktet më interesante, sepse në qoftë se, sipas historisë, Skënderbeu ka qenë tek Jeniçerët, ata kanë patur një guidë spirituale, që ka qenë bektashizmi”, - thotë Moikom Zeqo, i cili ka bërë edhe prezantimin e librit. Sipas Zeqos, kjo vepër ka të bashkangjitur edhe një dramë, për të cilën prof. Françesko Altimari ka shprehur një mendim shumë pozitiv, që plotëson palimsestin dhe që i jep veprës një frymëmarrje dhe zgjeron horizontet e komunikimit. “Ky libër është i mbështetur mbi një bibliografi, e cila pa dyshim nuk është shteruese, pasi bibliografia për Skënderbeun, arrin të paktën në 4 mijë zëra dhe është e pamundur që të bësh konsultimin me të gjitha, por për realizimin e tij janë shfrytëzuar burimet kryesore, si Marin Barleti dhe literatura italiane”, - shton Zeqo. Një tjetër vlerë të këtij libri, përbën edhe kopertina e tij, në të cilat gjendet një nga pikturat më interesante, e cila i atribuohet Rembrandit, por në fakt, sipas studimeve shkencore, ajo i përket shkollës së piktorit. Sipas Zeqos, ai është një portret, i cili është trashëguar në familjen e kastriotëve në Itali dhe ikonografikisht, është nga më të veçantët e njohur deri më tani.


26/11/2004
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Gjatesia e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut

Fantazia :thumbsup:
Renea :thumbsup:
hepra ,behuni nje cike me...historiane.
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Gjatesia e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut

Fillimisht postuar nga X-Ray:
[qb] Per parafolsen:

Po Skenderbeu para 500 vjetesh ka qene,nuk ka qene ne kohen e mongoleve qe been krahasime ti! [/qb]
Nqs Skenderbeu ka jetuar para 500 vjetesh, mongolet pushtuan gati gjithe boten para 570 vjetesh, pra vetem disa dekada para se te kishim Skenderbeun... sa per sqarim /pf/images/graemlins/wink.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Gjatesia e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut

Perandoria Mongole ka ekzistu para 1200 vjetesh plaku /pf/images/graemlins/wink.gif
 

besim231071

Primus registratum
Re: Gjatesia e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut

HEROI YNE KA QENE SHUME I ZGJUAR,PERVECSE I FORTE,
POR DHE DINAK.KESHTUQE NUK KA ASNJE MUNDESI TE KETE LUFTUAR ME NJE SHPATE QE PESHON 6, 20,40,60kg.
GJATESIA E TIJ MENDOET TE KETE QENE 1.75M.
I GJATE APO I SHKURTER NUK KA RENDESI FARE.
RENDESI KA VEPRA E TIJ QE TE GJITHE NE SHQIPETARET E DIME DHE E NDEROJME.
E KEMI NDERUAR DHE DO TA NDEROJME PERHERE.
FAKTI QE DHE NE MOMENTE TE VESHTIRA(KUR NA KISHTE IKUR TRURI DHE SHKATERRONIM GJITHCKA)
BUSTIN E TIJ NE MES TE SHQIPERISE JO QE NUK
E TRAZUAM POR E VLERESUAM ME SHUME,DUKE PASTRUAR
PLEHRAT QE GABIMISHT ISHIN VENDOSUR RRETH TIJ.

NJIHET SI SHPETUES I KRISHTERIMIT DHE PER KETE
DUHET TE NDEROHET SHUME DHE NGA EVROPA.
DIKUSH ME SIPER KISHTE THENE QE KESHTJELLAT KANE QENE PER TU FSHEHUR.KETE E QUAJ TALLJE E FYERJE
PER POPULLIN,HISTORINE DHE HEROIN,KURSE NJE BATUTE NE CDO MOMENT ESHTE E PRANUESHME.
NE BETEJAT E ZHVILLUARA NE SHKODER TURQIT SULMONIN DUKE BERTITUR:ROMA ROMA.KUPTOHET PERSE.
KURSE PAPAPAPAPAPA I ROMES U TREGUA TEPER KURRNAC PER TA NDIHMUAR HEROIN NE MOMENTIN QE HEROI I KERKOI NDIHME.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Gjatesia e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut

Normalisht Kanano :thumbsup: ,Vatikani eshte sjellur me nje pafytyresi ne periudhen ma te veshtire te popullit tone,per kete une i urrej deri sa te vdes!!!Ne fakt asnje popull/komb/etni tjeter ne bote nuk jane besnike sa ne Shqiptaret.Ndersa bota e ka luajtur politiken gjithmone me hile,kjo nuk i ben ata me te zgjuar,perkundrazi,me te degjeneruar!
Flobo,ato te dhenat qe dha Fantazia ketu jane per ty plako,ke rast te mesosh historine e vendit tend(sigurisht,ne qoftese nuk je ndikuar akoma nga ndonje ndikim anti-shqiptar) /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Renea88

Primus registratum
Re: Gjatesia e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut

Fantazia:Me pas Skenderbeu, krijoi aleance me Huniadin,ne menyre qe te krijohej front i perbashket, kundra Hunngarezeve,per mbrojtejen e Kosoves..Hungarezet ishin aleate me Turqit dhe ishin vendosur ne Beograd.
Te njejten gje, beri Skenderbeu dhe me Republiken e Venedikut,Mbreterine e Napolit,Papen e Romes.
Ai trego pra jo vetem vlera ushtarake,por dhe ato diplomatike.Gjithashtu ai ishte nje strateg dhe burre shteti.
Jo me kot, Napoleon Bonaparti do ta vendoste Skenderbeun,midis kater gjeneraleve me te medhenj te botes..

---------------
dhe ne udhetimin e tij per te marre pjese ne betejen e varnes perkrah ushtrive polake-hungareze te drejtuara nga Huniadi dhe vladislav i polonise atij ja zuri rrugen ushtria serbe me georg jankoviqin mbretin e serbise i cili i kish dhene motren e tij per grua sulltan mehmetit.
Lajmi per vrasjen e Vladislavit te polonise dhe humbjen e betejes se varnes e zuri gjergj kastriotin ne momentin kur i erdhi lajmi qe tradhetoi nipi i tij Hamzai. Si urrejtje Gjergji ndrermori nje fushate ndeshkimi ne viset serbe.
FAN NOLI-HISTORIA E SKENDERBEUT
 

Guest
Re: Gjatesia e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut

Skenderbeu, ka zene nje vend shume te rendesishem, ne shume vepra te shkrimtareve,skulpotreve apo piktoreve boterore.
Ai u be objekt, i shume veprave te Rilindjes se shkrimtareve Europiane.
Poeti Francez Ronsar 1524 - 1585 i ka ngritur lart bemat e Skenderbeutmporti, anglez Edmund Eonser 1552 -1559 e krahason Skenderbeun, me njerezit e lashtesise,ndersa italiani Antonio Posenti, romanin e tij kushtuar Skenderbeut,do ta titullonte "Tmerri i Turqve"ne 1548...duke mos harruar dhe poetin amerikan, Henri Lonfellow,i cili i kushtoi heroit tone kombetar, nje poeme te mrekullueshme.
Ai pati nje frymezim poetik per Skenderbeun,te cilit me 1873 i thuri poemen romantike, te titulluar."Skenderbeu" bazuar ne temen e kthimit te Skenderbeut ne Kruje,pas betejes se Nishit.
Kete nxitje, ky poet e mori nga Dora D Istria te cilen e kishte mikeshe.
Ne kete veper heroi yne kombetar, eshte paraqitur,me vlerat me te medha si nje hero legjendar.
 

Renea88

Primus registratum
Re: Gjatesia e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut

ej une e di sa eshte Skenderbeu.....2 meter e gjysem i gjate ...e kam pare ke sheshi ne tirane, aty rri ai ka nja 30 vjet, mu ke bordurat;-)
 

Admirali

Primus registratum
Re: Gjatesia e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut

Me te vertete qe jemi shqiptare te papare. Une ju kerkova te flisnit me fakte, kurse ju ja fusni si kodra mbas bregut, duke shkuar deri tek mongolet!!!!!!!!! Se ca lidhje mund te ekzistonte, nje dreq e di, por nejse. Faleminderit per "faktet" e paraqitura ketu.

Nje mesazh do i cohet moderatorit perkates te mbylle temen, se u be si parlamenti shqiptar ketu, secili flet per qejf te vet, pa e care koken se per cfare duhet te diskutohet realisht.

Nderime

Admirali
 

Guest
Re: Gjatesia e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut

Admiral, mos i fut te gjithe ne nje thes cuno.. :shrug:
Une mbase per gjatesine, nuk dija gje, prandaj dhe nuk shkruajta..
Te tjerat qe kam shkruajtur,jane te bazuara(nga studime te bera "Mbi Historine e Skenderbeut")


P.s ..Por kot nuk thene:
Me Barin e thate, digjet dhe i njomi"
 
Top