Re: FREUD
Ok, te gjata jane diskutimet per frojdin dhe shume nga ju kini te drejte. e kam studiuar pak dhe po shkruaj pak gjera. Nqs e dini Frojdi ka qene neurolog dhe duke mos u kenaqur nag pergjigjet qe kjo shkence i jepte dhe disa manifestime qe ai kish observuar filloi te mendonte ne menyre me pak" neurologjike" ose mjeksore. Ka qene nxenes i charco ( mjek francez) dhe ka marre pjese ne disa seanca me pacientet e charcos ku ky i fundit i hypnotizonte...pacientja e pare e tij ka qene bertha nje "hysterike"sipas klasifikimit te tij.
Theorite e Frojdit jane shume komplekse, dhe i perkasin psikanalizes e jo psikologjise, psikologjia eshte bazur shume tek teorite e frojdit. Sot teorite e frojdit perdoren ne Europe e jo ne vendet anglosaxone. megjithese amerika ishte e para qe i priti teorite e tij "5 mesime mbi psikanalizen" (qe eshte dhe libri i pare i tij)dhe e para qe e flaku. Sot ne USA psikanaliza mesohet si "histori e ideve" RRymat e perdorura ne vendet anglosaxone jane me shume behavioriste (sjelljeje) se psikanaliste. Ne Europe dhe me shume ne france ekzistojne akoma psikanaliste por perdorin dhe shume rryma te tjera dhe shume jane dakort se psikanaliza nuk eshte ose nuk mund te jete nje praktike kurimi. Per preçizion nje kurre me nje psikanalist mund te vazhdoje deri 10 vjet e me shume. per me tepr kushton shume shtrenjte (frojdi thote duhet te paguhet qe te jete evleshme perndryshe nuk ka me vlere)dhe eshte per nje publik te caktuar duke pare tarifat,koha dhe vuajtja. duke qene ne nje shoqeri konsumimi dhe te nje kenaqesie direkte (nuk mund te presim tani me vite per nje gje, nqs se ky nuk e jep dikush tjeter me shpejte do e jape)kurat e psikanalizes jane shume me te pakta. I dejtohemi keshtu psikologjise qe dhe ajo duke pasur per baze psikanalizen zhvilloi teorite e veta dhe praktikat.
Psikanaliza eshte nje fe me vete, i besojme apo jo. Nuk mund te vertetohet por sic e lexova me lart manifestohet (mund te vertetojne ate qe ne duam te shikojme). Pra shfaqet. duhet kohe per te kuptuar teorite e frojdit dhe ti integrosh dhe me ne fund te kuptosh qe nuk duhen marre brut ato qe thote.
psh: per kompleksin e OEdipit qe djali kur lind bie ne dashuri me nenen dhe do te beje dashuri me te. Ose vajza me babain. Behet fjale per nje dashuri komplet primare, eshte personi i pare qe sheh, qe kujdeset per te qe i jep gji( kenaqesi e nevojave biologjike) buzeqeshje, ledhatime cdo gje ia jep nena. eshte objekti qe ai do doje per here te pare dhe nuk e duron dot qe babai t ia marre.xhelozi etj...nqs doni vazhdimi per me vone
ka shume psikanaliste te tjere qe kane zhvilluar teorite e rrymat e tyre por mos harroni kane qene studente te frojdit. E bija,(anna freud, Jung, Klein etj)
Kaq per sot
Lexim te mbare