FREUD

atman

Forumium maestatis
Re: FREUD

E di rambla, por ishte thjesht nje grep qe ta fusje koken ketu, degjon ti "Jorgjice" e shoqe e Jorgos? /pf/images/graemlins/wink.gif
Eshte e vertete, ka qene e njohur qe ne lashtesi, por shume terma qe njohim ne sot, jane vendosur pikerisht ne kohet tona, ta zeme ne dyqintvjetet e fundit.
 

Futbollisti

Forumium maestatis
Re: FREUD

Fillimisht postuar nga Marimba:
[qb] Frojdi pati mendime teper revolucionare, dhe ne saje te tyre ndryshoi shume gjera ne pjesen perendimore te botes. Pritet qe keto ndryshime te vazhdohen ne te gjitha kulturat boterore.

Teoria e tij ishte fyerja e trete qe i behej egoizmit (me sakte narcissizmit) njerezor.

Fyerja e pare ishte nga Koperniku, qe qendra e sistemit tone nuk eshte Toka, por Dielli.

Fyerja e dyte u be nga Darvini, sipas te cilit kemi ardhur nga ameba dhe jo nga duart e zotit (jemi si kafshet e tjera dmth).

Fyerja e trete u be nga Frojdi. Ai tha se nuk kontrollojme gjithmone ndjenjat dhe veprimet tona nuk jane pasoje e arsyetimit logjik, por e nje force te brendshme te panjohur qe na komandon, MOSNDERGJEGJA (Unconscious). Nje mendim i tille atehere ishte i papranueshem, ne klimen filozofike te materializmit. [/qb]
/pf/images/graemlins/smile.gif
Me fal po desha te zevendesja fjalen fyerje ketu me fjalet gabim trashanike.

Gabim e pare e vertetoi Eistein, Teoria e pergjithshme e Relativitetit. ISBN: 0-517-88441-0
Gabimin e dyte, me qindra shkencetar, nje liber po ju sygjeroj nder miliona: "Darwin's Black Box: The Biochemical Challenge to Evolution" nga Michael Behe. ISBN: 0-684-82754-9
Gabimin e trete, nejse nuk po e vazhdoj se mos ofendohet njeri /pf/images/graemlins/wink.gif .

Te mira,
Une
 

ana karenina

Primus registratum
Re: FREUD

Zhurme, shume zhurme, shume zhurme :smash: Mos ma beni temen pershesh ne kete fare feje se nuk ua fal e nuk toleroj hic! Ke kjo tema hiqni kepucet para se te hyni /pf/images/graemlins/laugh.gif

Per te vene nje cike rregull...Me sa mora vesh qekeni te gjithe si une qe e di shume mire ate qe ka thene e qe ka bere Freud po qe eshte e veshtire te perkthehet, te shprehet e te thjeshtohet ne gjuhe te perditshme qe ta lexojne e kuptojne te gjithe.

E para: Si perkthehet 'unconsciousness'? Se e kemi perkthyer secili sipas qefit te vet? /pf/images/graemlins/wink.gif Nuk eshte mosndergjegje, pavaresisht se eshte e kunderta e ndergjegjes. Me teper eshte emri i nje pjese te psiqikes, i nje prej tre pjeseve: ndergjegjes, para-ndergjegjes dhe nen-ndergjegjes (?). Dhe qe e ka perpunuar e ngritur ne lartesite e meritat qe i takojne ate e ka bere Freud e kete se leviz as topi, nuk ka rendesi qe e paskan permendur edhe filozofet e lashte. Rendesi ka kush i jep rendesine qe meriton. Sot te gjitha jane perseritje, vetem sasia e rendesise ndryshon me kohe.

Kaq per sot :wub:
 

ana karenina

Primus registratum
Re: FREUD

Fillimisht postuar nga atman:
[qb]Une kam shprehur mendimin tim modest diku ketu ne AF kur kam shkruajtur ne nje rast per mitologjine dhe jam i bindur qe Frojd ka gabuar ne ate rast kur flet per kompleks te Edipit. Te pakten ne ate rast nuk vertetohet.
[/qb]
Mese modest do ta quaja une mendimin tend mbi dicka qe nuk je ne gjendje ta vertetosh sepse thjesht nuk di sesi ta vertetosh. Mund ta ndash me ne perpjekjen tende modeste per ta vertetuar?Kompleksi i Edipit nuk quhet kot kompleks, eshte kompleks per ate qe e jeton, per pasojat qe ka, dhe mbi te gjitha per ate qe e lexon dhe perpiqet ta kuptoje duke mos pranuar qe mendja eshte si cumcakizi.
 

atman

Forumium maestatis
Re: FREUD

Cimçakizke Frojdi me duket ( me modesti e them ama) qe thoshte se njeriu ka deshira te mbyllura, te fshehura, ose te ndrydhura diku ne thellesi te qenies. Dhe vjen nje dite e "paf" shperthejne.
Nje pyetje kam per ty une: - moj ç'te lidh me Ana O?
Sa per problemin qe ke kapur, lexo pak argumentimin tim tek ai shkrim qe permend, sepse per diskutime me ty nuk kam kohe te humbas.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: FREUD

Ka njerez qe ua bejne 'paf' deshirave atehere kur nuk e pret, ka te tjere qe jane ne gjendje 'pafi' tere kohen! Keta te fundit japin mend me vend e pa vend, per gjera qe i dine e per ato qe nuk i dine :shrug: Ne fakt duhet hapur nje teme mbi: Si kane evoluar shqetesimet psikologjike nga Freud ne ditet tona. Per mua kane mbetur ne vend numero e shembujt qe e vertetojne jane te shumte: mbivleresimi i vetes eshte nje nga nevrozat me te njohura, ajo e perqendrimit te gjithe energjise libidike mbi veten! Shfaqet ne forme narcizizmi dhe mund ta hasesh kudo, ketu ne af perfaqesohet nga njerez qe i fillojne gjithmone fjalite (qe nuk jane mendime po vetem fjale) me: kur dola ne tv, kur dhashe interviste, e kam thene edhe me pare, e kam permendur edhe ne nje teme tjeter, e kam shkruar edhe tek libri i fundit, blla blla blla! He se mos harroj, dhe mbi te gjitha dine gjithcka, jane gjithesia, Zoti, kulmi i inteligjences dhe mendjemadhesise, gjithe te tjeret jane sharlatane, meskine, injorante. Eh, ne raste te tilla duhet aktivizuar 'censura kolektive', ajo qe Freud e lokalizon ndermjet para-ndergjegjes dhe ndergjegjes, censura e cila perzgjedh materialin e se pares para se ta ktheje ne gjendje te ndergjegjshme. Kjo po qe do sherbente ne af, ku shume shkrime te panevojshme duhet te kalojne neper kete filtrin e perzgjedhjes :rolleyes: .

KUJDES: Kjo teme eshte hapur qe te shkruajne ata qe dine, dhe te lexojne ata qe nuk dine!

PS: Anna O. eshte personazh qe gjindet ne cdo liber qe flet mbi Freud, dhe ti atman duke qene shume i lexuar e i ditur mbi Freud (dhe e them me sinqeritet sepse je i vetmi person qe kam degjuar deri me sot qe ka tentuar te eksperimentoje vertetesine e kompleksit te Edipit :eek: dhe te flase me kaq siguri mbi pavlefshmerine e tij) duhet ta kishe hasur me pare e te kurseheshe ne pyetje qe tingellojne kaq banale te pakten ne kete teme!
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: FREUD

Per kureshti..


Psikanalizë - Korrespondenca e vajzës së Frojdit me miken e saj Eva Rosenfeld, 1919-1937. Frojdi për Anën: “Një grua e mbushur me pasion që thuaj e ka sublimuar gjithë seksualitetin e saj.”

Bëmë baba të të ngjaj


Shumë shkrime analitike kanë bashkuar përpjekjet e tyre për të paraqitur këto letra që do të ishin harruar nëse nuk do të ishin shkruar nga e bija e famshme e Frojdit, Ana, besnike si Antigona, vestalja që ka përgjuar deri në fund të atin dhe shkencën që ai krijoi. Janë 57 letra që Ana Frojd i ka shkruar në vitet 1925-1932 nga Austria dhe Gjermania për miken e saj të ngushtë në atë kohë, Eva Rozenfild.
Ajo që bie në sy menjëherë është boshllëku prej 25 vjetësh, ndërmjet letrës së pesëdhjetë e pestë shkruar nga Ana Frojd, në dhjetor të vitit 1932 dhe dy letrave të tjerave, që datojnë respektivisht në gusht 1967 dhe shtator 1975. Ndërpreja e shpjegohet pjesërisht për shkak të luftës dhe emigrimit në Angli i familjeve Frojd dhe Rozenfild (në 1936 për Rosenfildët, në 1938 për Frojdët), gjithashtu dhe për shkak të vdekjes së Frojdit në 1939. Por në thelb kjo korrespondencë e ka zënkën që theu miqësinë e Anës me Evën, pasi kjo e fundit e kishte poshtëruar rëndë, kishte bërë një shkelje pikërisht atëherë kur kishte patur privilegjin ­ falë Anës ­ të bënte analizën e parë me vetë Frojdin, por me të mbërritur në Angli, ajo zuri miqësi dhe më pas nisi të mësojë një analizë të re me Melani Klain armiken e betuar të grupit të Frojdit! Pasi kishte plotësuar tekat e saj, Eva e dëshpëruar u përpoq ta falnin, duke braktisur edhe seancat me Melaninë, por kjo ishte një humbje e dhimbshme... Ana Frojd, tashmë kishte një mike tjetër të ngushtë, Doroti Bërlingam, nuk do të trajtojë më në korrespondecën e saj të shkurtër me Evën, veçse çështje praktike që s’ta mbushin syrin (si instalimi i një vaske...). Letrat ku Eva i kthen përgjigje Anës gati kanë humbur të gjitha, por ky boshllëk mbushet disi nga shënimet tepër interesante, kujtime të pabotuara të Eva Rosenfildit, dhënë me talent dhe në formë objektive nga djali i Evës, Viktor Ros.
Konteksti historik kur jetoi miqësia e Anës me Evën, është vërtet tërheqës. Ana përmend mbi të gjitha në letrat e saj praninë e jashtëzakontë të Lu Andreas Salome, mike e ngushtë e Frojdit dhe besnike e Anës, pavarësisht karaktereve të ndryshëm.
Si për çudi, Lu interesohej po aq sa Eva Rozenfild. Gjithë kjo botë ishte si një baladë mes malesh, lojërat me letra dhe diskutimet për të ardhmen e psikanalizës. Në këto letra takojmë, sigurisht Ferenczi-n dhe Jones; të tjerë gjithashtu, në veçanti Max Eitington, psikanalisti berlinez pas të cilit Ana dukej e dashuruar, por që më në fund ajo hoqi dorë. Frojdi do të fliste për vajzën e tij Ana si për “një grua plot pasion që thuajse e kishte sublimuar gjithë seksualitetin e saj”.
Fati u tregua i rreptë me Eva Rozenfildin, “grua me vlerë”. Vdekja i mori asaj tre nga katër fëmijët, shto këtu edhe ndëshkimin që mori nga klani i Frojdit. Deri në ditët e fundit të jetës së saj ajo u përpoq të falej nga Ana. Djali i saj Viktor Ros, e dëshmon këtë me 20 letrat e fundit që në adresë në mikes së saj në vitet 1946-1977. Në njërën prej tyre që daton vitin 1947 thuhet: “Të jam mirënjohëse që më pate thënë, një herë të vetme, në 1938, se sa shumë të kisha lënduar. Por prej asaj kohe jam penduar dhe ka nëntë vjet që kam braktisur krejt ambicjet për gjithçka i përket lëvizjes psikanalitike, deri sa mos të të fyej më kurrë dhe kurrë të mos ngre krye në rrugën tënde... Në vitin 1938, jeta ime ishte në fije të perit.» Por Eva, duket se hoqi dorë nga ky pendim dhe bëri karrierë si analiste mëse e nderuar, duke vazhduar të reflektojë për fatin e saj dhe për atë të mikeshës së vjetër. Në moshën 80-vjeçare, ajo do t’i shkruantë Anës këto radhë adhurimi dhe plot dritë: “Për gjërat vërtet inteligjente, unë nuk kam qënë aq e mprehtë, por, kur vjen puna për qenien njerëzore, gjithmonë kam qenë. Natyrisht ti nuk do të mundje ta shkruaje historinë e jetës tënde. Ti ke pasur, në ekzistencën tënde, një mision që ka fshirë gjithë çka mbetur, ndërkohë që dikush si unë vazhdon të ketë të njëjtin kuriozitet, sepse historia ime është ushqyer nga një tjetër dije që iu jep rëndësi të gjitha gjërave të parëndësishme.” Ajo përfundon: “Mund të themi se kemi jetuar gjysmë shekulli të stuhishëm: unë në jetën time personale dhe ti në një jetë jo tënden.” Një shigjetë e pabesë, e hedhur në vitin 1974, tre vjet para vdekjes së saj.


08/02/2004

Marre nga Shekulli.com
 

atman

Forumium maestatis
Re: FREUD

Do te shkruaj ende diçka sepse ne fakt me beri pershtypje ajo thenia tende: KUR TE DISKUTOSH ME NE...
Po vrisja mendjen te gjej kush jane keta NE dhe zgjidhjen e kisha para syve...NE...dmth TI, Berta Bappenheim dhe Ana O, formoni vertet nje kompleks dhe nga me te njohurit ne bote.
Me thene te drejten kam frike te diskutoj me ty, me Berten dhe me Ana O, e di pse? SEPSE AKUZOI DOKTORIN E SAJ SIKUR E KISHTE LENE ME BARRE.
Nuk jam kam ngene te bredh gjyqeve, te bej prova DNA dhe te faktoj se ku kam qene filan dite ose filan nate. Jo, me vjen keq
 

ana karenina

Primus registratum
Re: FREUD

Fillimisht postuar nga atman:
[qb] Me thene te drejten kam frike te diskutoj me ty, me Berten dhe me Ana O, e di pse? SEPSE AKUZOI DOKTORIN E SAJ SIKUR E KISHTE LENE ME BARRE.
Nuk jam kam ngene te bredh gjyqeve, te bej prova DNA dhe te faktoj se ku kam qene filan dite ose filan nate. Jo, me vjen keq [/qb]
Ja edhe nje detaj mese i bukur, nga te rrallet qe pasqyrojne konkretisht konceptin e psikozes se delirit te madheshtise. Edhe pse Freud ju perkushtua vetem nevrozave, duke cituar se psikozat kane shkaqe somatike, dmth jane te pakurueshme me ane te psikoanalizes sepse energjia libidike eshte e fiksuar ne vetvete dhe nuk mund te sublimohet mbi asgje tjeter, ai tha nje te vertete te madhe mbi delirin e madheshtise dhe friken nga persekutimi: Nje dikush qe i mbushet mendja se eshte DOKTOR, dhe per me teper nje doktor qe vetekenaqet ne rite alucinatore seksuale me pacientet e veta :lol: por qe njekohesisht mbart ne vetvete ndjenjen e fajit, FRIKEN per te diskutuar mbi te verteten, konfliktin e pazgjithshem mes reales dhe imazheve :shrug: .

Ne fakt shume paciente enderrojne te mbeten me barre jo vetem nga doktori, por edhe nga babai kur perjetojne kompleksin e Elektres, edhe pse Freud nuk ka arritur ti jape nje shpjegim te qarte ashtu si shpjegon kompleksin e Edipit. Kur keto ndjenja perjetohen serisht gjate psikoanalizes, ndodh i famshi 'transfert', koncepti kyc qe mundeson zgjidhjen e konflikteve te hershme te fazes falike (2-4 vjec) qe vazhdojne te egzistojne si pasoje e mosplotesimit te identifikimit me babain per meshkujt dhe me nenen per femrat. Ne fakt Freud thote qe femrat nuk do identifikohen kurre me nenen, perkundrazi nena do te jete gjithmone armikja e tyre, shkaktarja e mungeses se organit gjenital mashkullor, do jene perjete te dashuruara me babain, te nenshtruara ndaj pushtetit te tij qe perfaqeson ne menyre simbolike ligjin dhe pengesen ndaj incestit familjar. Do te mbeten gjithmone femije, shkencerisht e quajtur: e fiksuar ne fazen falike si pasoje e pamundesise per te zgjidhur kompleksin e elektres. Ato do te gjejne shpagim (per dashurine e ndaluar ndaj babit) vetem ne lindjen e nje djali, i cili do te kompesoje mungesen e organit gjenital mashkullor (qe femrat e perceptojne si mungese dhe jo si ndryshim).

:wub:
 

ana karenina

Primus registratum
Re: FREUD

Nje kendveshtrim i ri!

Per nder te tetedhjete vjeteve frojdjane, Thomas Mann shkruan: Edhe pse e ardhmja do te rishikoje e modifikoje kete ose ate rezultat te kerkimeve te tij, kurre me nuk do te vihen ne pikpyetje zbulimet e Freud’it mbi njerezimin; zbulimet e tij shkencore nuk mund as te mohohen as te kthehen ne kult! Vepra e tij ka lene gjurme te thella dhe jemi te sigurte se nese ndonje pershtypje njerezore do te mbetet e paharrueshme ajo do te jete pershtypja e Sigmund Freud qe ka penetruar thellesite e shpirtit njerezor. Ne te gjithe nuk mundemi as ta imagjinojme boten shpirterore pa punen kurajoze qe Freud’i ju dedikua ne tetedhjete vjetet e ekzistences se tij!’

Psikoanaliza eshte aventura e fundit e racionalitetit perendimor, rivenja ne prove e dobesise dhe forces se tij. Deshmon deshtimin e njohurise shkencore ne pretendimin e saj te njohurise, pronesise dhe dominimit te realitetit. Behet fjale per nje kapacitet per te dyshuar ndaj sigurise, te heqesh dore nga siguria qe ofron e njohura per te panjohuren, te tentonsh te pamunduren!

Cdo sjellje njerezore mund te lexohet si nje gjuhe e manifestuar qe te shpie ne nje gjuhe te brendshme ku fshihet kuptimi. Por kuptimi nuk eshte aty vetvetiu, i gatshem, si ne filosofi. Nuk behet fjale vetem per te zbuluar nje te vertete, por dhenja jete e nje kuptimi historik nepermjet nje pune analitike shperberjeje e riberjeje e asaj cka eshte evidente. Psikoanaliza eshte nje pune gjate se ciles nxjerr krye eksperienca e nen-ndergjegjjes, prezenca e saj e jashtezakonshme. Nen-ndergjegjja nuk eshte nje zone e aparatit psiqik, por nje eksperience konkrete dhe nje nevoje llogjike.
 

b.k.

Primus registratum
Re: FREUD

Gjeta diku keto kontribute te psikoanalizes ne terapite moderne:

· E ndergjegjshmja jone eshte e paplote.
· Ne ndikohemi nga materiale te pandergjegjshme.
· E tanishmja eshte e ndikuar nga e kaluara.
· Te mundohesh te rritesh insight-in eshte e rendesishme dhe e vlefshme.
· Ngjarjet dhe flashback-et emocional kane kuptim.
· Kuptimi i ngjarjeve mendore mund te mos jete ajo cka duket ne siperfaqe.

/pf/images/graemlins/smile.gif
 

ana karenina

Primus registratum
Re: FREUD

FreudsCat.gif
 

ana karenina

Primus registratum
Re: FREUD

Sado e semure te ngjaje teoria e tij, ai dinte per se fliste.

Thene nga Blendi ne nje tjeter teme po qe qendron shume bukur edhe ketu ku e ka vendin /pf/images/graemlins/wink.gif
 

I vjetri

Primus registratum
Re: FREUD

Ore, Frojdi u kundershtua nga Jungu, dhe me vone edhe nga Fromi. A dini te me thoni se per cfare e kundershtoi Jungu kryesisht?

Se per Fromin, e di qe ai e kundershtoi se jo gjithcka te sjelljete e njeriut lidhet me seksin dhe e kundershtoi per menyren e spjegimit te endrrave, te cilen Frojdi e lidhte kryesisht me endrrat feminore...

Po per Jungun nuk jam i qarte. Ndonjeri qe ka lexuar Jungun ketu???
 

the genie

Primus registratum
Re: FREUD

une nuk di shume nga veprat e frojdit po e kam studiuar si Case study ne kolegj (little Hans psychoanalises) dhe te them te drejten shkencerisht ka shume probleme te verifikohen cfare ka thene frojne.
His unproved theories ngelen te tilla sepse frojdi studioje atitude (mendime).
keto jane shume te veshtira te kufizohen sepse basohen ne cfare te thote pacienti (apo ai qe ti studion) dhe fjala njeriut eshte gjithmone unreliable, ne te gjithe genjejme per arsue te ndryshme, themi dicka sepse mendojme qe te tjeret kete duan te degjojne.
(we wanna give socialy desirable answers)

te them te drejten ca gjera i ka shume te ekzagjeurara.

Nqse doni te dini sa e keqe eshte psikoanaliza per te krijuar memori dhe besime falso lexoni
Elisabeth loftus mbi reconstructed memory.

Abusimet e psikoanalizes ne amerike te rrenqethin mishin nga pasojat qe kane lene.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: FREUD

A dini te me thoni se per cfare e kundershtoi Jungu kryesisht?

Kryesisht nuk rane dakort mbi pjesen njerezore te pandergjegjshme dhe perberesit e saj. Sipas Jung'ut pandergjegja perbehet nga kujtime te perbashketa per gjithe njerezit kudo dhe kurdo. Eshte si nje pjese e jona e trasheguar, nje karakteristike njerezore ku ne na prezantohet ne menyre te pandergjegjshme figura e nenes, plaku e shume figura te tjera themelore ne jeten e njeriut. Nderkohe qe Jung fokusohej mbi pjesen globale te qenjes njerezore Freud e konsideronte njeriun si nje qenje me vete. Pak a shume ketu qendron e gjitha.
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: FREUD

Me "arrogancen" time mund ta permbaj :

FREUD. Vs JUNG.
Psiche Spiritualitet
Shkenca Feja
Racionalizem Irracionalizem
Materializem ind. Idealizem pre-industrial

Sipas meje jan te dy teper interesant per tu lexuar...

'900_Shkolla e "dyshimit"ose interpretacionit permban me Nietzsche,Marx dhe me te rendesishmin FREUD ,kan influencuar dhe akoma influencojn kulturen e sotshme. Me duket vetja nje micro-celul perpara ktyre dhe te flasesh per kto sikur te dridhen duart...sesa fjalet e "mija" personale mund te pershkruajn (sadopak) personazhe te tilla. (^=^)
 

Silvin

Primus registratum
Re: FREUD

Eshte gabim i madh te kritikosh Freud-in duke marre per shembull teorite e Jungut dhe Fromit per te vetmen arsye qe ne dallim nga Freudi,Jungu dhe fromi ishin filozofe/shkrimtare, ndersa Sigmundi ishte mjek. Ndersa keta zoterinjte merreshin me llafollogji, doktori jon sheronte paciente. Veç teorise pra, kishte edhe praktiken. Per sa i perket mundesise qe SF te kete genjyer ne ndonje veper, mund ta besoje ,por e shpjegoj me faktin se ai e ka bere per ta qartesuar me teper problemin. Mendja e njeriut eshte nje univers i tere i komplikuar nuk mund te shpjegohet nje rast psikoanalize ne menyre efektive ne nje liber po s'u perdoren koncepte me te thjeshtesuara. Pamvarresisht nga opinioni i secilit Freudi mbetet ne histori se qe i pari qe beri lidhjen midis semundjeve me simptoma somatike me probleme shpirterore qe s'kishin te benin fare me fiziologjine.
Ne lidhje me teknikat e reja te vendeve anglosaksone qe mohojne Freudin mund te shtoj:
Jo vetem populli yne shqiptar ka paragjykime dhe sjellje konservatore. Anglezet dhe amerikanet e kane veshtire te pranojne se shumica problemeve te personave vijne nga seksi dhe pozita sociale.
Veç kesaj keta "mjeke" preferojne te mbytin pacientet e tyre me ilaçe dhe psikofarmake sesa te qendrojne dhe te zbulojne arsyet e verteta te semundjeve te tyre. Ka pasur plot viktima te ketij sistemi te kurimit psikologjik me ane te ilaçeve. Nje prej tyre eshte edhe Kurt Cobain,pasi ne femijerine e tij mjeket i kishin dhene farmake te forta per arsye banale qe e bene ti hyje edhe perdorimit te droges ne nje periudhe me te vone.
 

soni2

Primus registratum
Re: FREUD

çdo gje eshte relative dhe relativiteti eshte tezat e studiuara te absourditeti por absourditeti ne vetvete nuk eshte aspak relativ

me duket se freud e ka thene nuk jam i sigurte ^por me duket thenie e bukur
 
Top