Fotoja e dites tek yahoo!

Fotoja e dites tek yahoo!

Per te hapur kete teme jam i shtyre nga nje teme tjeter e hapur tek rubrika e problemeve te emigranteve, por ky nuk eshte nje problem vetem i emigranteve, por ne pergjithesi gjithe shqiptareve. Si mund te qendrojme indiferente, kur siti me i madh boteror ka zgjedhur per daten 24-25 shkurt kete foto per ta prezantuar ne fotot e dites, madje te paren!

yahoo2.jpg
yahoo1.jpg

yahoo.jpg

Ky pra nje realitet i shpifur shqiptar. A nuk eshte turp?!
unsure.gif
frown-.gif
 
I

insane

Guest
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

ma kujtoni pak...

tralala lalala burrat kuvendojne
pika qe si bie se nga grate rrojne...

kush eshte "kryetari familjes" - burri
Patetike...
 
gezim lame

Primus registratum
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

gjithcka eshte revoltuese
por edhe komenti poshte fotos me sa shoh i pergjithson te gjithe shqiptaret
se di sa shqiptare do indentifikoheshin me ate koment
p.s.
nejse per te qeshur ai katunari i ngjaka shum g.w.bush
 
Archi

Forumium praecox
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

Na marrshin te keqen armiqte e Shqiperise qe duan te na diskreditojne. Nuk eshte fare e vertete qe burrat shqiptare i ngarkojne grate me dru. Jane grate vete ato qe i ngarkojne drute me shume deshire me buzen gaz dhe biles duke kenduar kenge patriotike atdhetaro-liridashese-informuese si p.sh: "A kane uje ato burime", "N´ato maja rripa-rripa", "Debora zuri malet" e te tjera si keto. Une e di shkakun e ketij vetesakrifikimit te grave. Dhe me besoni qe eshte nje shkak shume i forte. Do te pyesni ju cili na qenka ky shkak. Po e tregoj meposhte:

Para shume, ne vere, vitesh kur isha me pushime ne Shqiperi bashke me nje mikun tim gjerman, te apasionuar sic jemi mbas alpinizmit, morem rrugen per ne malesine e Dukagjinit. Duke u ngjitur perpjete shohim dy njerez para nesh. Duke u afruar me teper po na shfaqeshin konturet e qarta te ketyre njerezve dhe shohim qe njeri nga ata ishte nje grua qe po mbarte nje barre me dru. Te them te drejten une e njoha qe ishte grua vetem nga veshja, sepse ajo e shkreta kishte humbur komplet nen barren e druve. Nja dhjete hapa para saj ecte nje malsor me veshjen karakteristike te Dukagjinit, me nje goxha stap kryq me shpatullat dhe krahet i kishte kaluar mbi stap. Sic duket po t´i mbante krahet varur, i lodheshin. U pershendetem dhe qendruam rreze nje peme. E perpjeta dhe dielli e kishte bere punen e vet dhe ne ishim mbytur ne djerse. Miku kishte shqyer syte dhe po shikonte i habitur gruan, qe, ashtu ne kembe, po priste gjithmone dhjete hapa me tutje, nderkohe qe malesori na zgjati kutine e duhanit. Une nxora nje cigare, kurse miku duke refuzuar me dore ne zemer, ashtu sic e kishte mesuar, me pyet se kush ishte ajo grua dhe cfare faji kishte bere qe ishte ngarkuar me barren e druve. Ia perkthej malesorit:
- Kush eshte ajo gruaja? – e pyes.
- Nji gru e jemja - me thote, a thua se kishte nja dhjete si puna e asaj.
- A nuk eshte ngarku si shume? – i them njekohesisht duke pasur frike se mos e kisha ofenduar.
- Vec ta kishe pa dje, e kishe ngarku ene dy her aq – me thote si me krenari.
Ia perkthej mikut dhe ai i duke shqyer syte, me thote ta pyes:
- A ke femije?
- Po, besa 5 cop – a thua sikur ishin gure oborri.
- Sa eshte i madhi e sa eshte me i vogli? – vazhdoj t´i perkthej une pyetjet e mikut tim.
- 17 ash i madhi e ma i vogli tash n´shtator i mush 4 vjetet.
Kur ia perktheva kete, miku u hodh si me suste dhe thote:
- Po pse nuk ben nji gje?
- C´ar me ba?
- Po ja ti te ngarkosh drute dhe gruja te rri ne shtepi edhe te rrisi femijet, te beje punet e shtepise dhe te te beje buken me ngrene?

Mu duk se i kalova kufinjte kur i drejtova malesorit kete pyetje dhe te them te drejten mendova tani si te perballoj rrebeshin, por ai me pa ne sy, si gjysem mendueshem dhe pasi thithi fort duhanin pa filter na tha:

- Mire e ke ti ta marrsha, ene po i bajme t´gjitha sa thu, po n´darket kush ka me ma qi ket grue, a tin, aaa?

Arsyetim me baze apo jo? Prandaj edhe grate me deshiren me te madhe ngarkojne barren e druve, biles sa cohen nga gjumi, shkojne e rrembejne terkuzen dhe presin tek dera qe te cohet burri e te nisen per dru. Burrat e shkrete u thone: Moj rri sot ne shtepi, mos bej dru.
Kurse ato u pergjigjen: Jo, Jo, duam dru, duam dru, poshte Evropa, poshte Amerika, rrofte kanuni, poshte emancipimi.

Jane armiqte e popullit shqiptar dhe miqte e grekut, te serbit e te italionit ata qe tregojne keto fotografi ne internet e nuk na japin neve asi lek nga ato qi fitojne, qe t´i fusim nonji gote raki tek bytha plepit e te knojme nonji kong t´Myslymit. Funi i funit me trimnit tona po bojne lek ene ato.
Tani, po iki i deshperuar, sepse ketej nga Gjermania s´ka asnje grua qe te te lejoje ta ngarkosh me nje barre dru. Nuk ke cfare t´i besh, keta gjermanet nuk jane burra namazi.
 
Djep

Forumium maestatis
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

Shikojeni foton e dites tek yahoo, per daten 26 shkurt.
I njejti pejsazh, i njejti katunar, i njejti fotograf.
Vetem se kesaj rradhe katunari qeka lodh i cik rruges, edhe shi ku paska hyp per tu shplodh 5 minuta. :eek: Si duket te djeshmen ne darke do kete pa filmin "Perralle nga e Kaluara".

alb-theme-1.jpg

Ore po edhe ky Arben Celi s'njifka turp. Na qiti bojen neper bote!
 
mostro

Putraku
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

Fillimisht postuar nga Djep mbi Barrikada:
[qb]
alb-theme-1.jpg

[/qb]
HEC HEC MA SHPEJT MA SHPEJT.I KANE RON PATKOJT GRUS.KY TIPI KTU E KA EMRIN CEL POZLLOMI DHE ESHTE ARSIMUAR NE N.Y.U /pf/images/graemlins/wink.gif
 
lola

Primus registratum
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

Nuk eshte turp eshte tmerr. Nuk e vras shume mendjen si na shikon bota...fakti qe djem shqiptare ketu ne forum alarmohen nga kjo foto tregon qe kombi jone nuk perfaqesohet nga nje katunar i trashe nga elbasani. Te gjithe kemi njerez nga fshati ne familjet tona dhe une nuk njoh asnje nga ata qe do ta ngarkonte gruan si ky plehri ne fotografi.
Gruaja shqiptare vazhdon te trajtohet keshtu se gjithe ju djemte qe keni ndergjegje shoqerore te shikoni seksizmin shqiptar keni lene alabaket dhe katunaret ti perdhunojne vajzat apo ti trajtojne si gomere. Doni te beni dicka? Kthehuni!
 
mostro

Putraku
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

Fillimisht postuar nga Djep mbi Barrikada:
[qb]
alb-theme-1.jpg

[/qb]
S'ka s'ka!!aty te te dal shpirti ne pune!jo po ta dish moj qe ne per pune te kemi marre!sa hije qe i paska ketij burrit ky lloj qendrimi!mbi nusen ahahahaaaaaa.....
e them dhe nuk e lu as topi menimin tim,ketu nuk ka pike turpi..jemi akoma vend i botes se trete.dhe mos kujtoni se eshte rasti i vetem.ne te gjithe katundet e shqiperis ndodh e njejta gje.rujuni goca se mos bini ne ndonje dere te tille se aha qajini te drejtat masneja...
hec atyyy :eek:
 
edda

Primus registratum
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

Kete fotografin po e kapa do ta rraf e do ta baj pete. :mad:
 
McByrek

Primus registratum
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

Kjo fotografia e dyte duket qe eshte montazh. Shifni si dallohet prerja tek atletet e burrit. Me sa duket, kane filluar variacionet mbi temen tashi.
 
Djep

Forumium maestatis
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

Fillimisht postuar nga McByrek:
[qb] Kjo fotografia e dyte duket qe eshte montazh. Shifni si dallohet prerja tek atletet e burrit. Me sa duket, kane filluar variacionet mbi temen tashi. [/qb]
Jaaaaaaaa me.... Hahahahahaha.
 
bobo

marksist-enverist
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

ahahahahahah...ahahah /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
romeo

Forumium maestatis
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

shpresoj te pakten ti kene paguar mire ata njerez per te bere ate fotografine. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
ujiftohte2die4

Primus registratum
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

a ka ndonje vend per mua ore???
hecc aty te qafsha mamin se te paska lezet, ngarkoje dhe me disa dru te tjera se ngreka me shume se gomarja e gjushit tim, budalleqe, na hapen barkun me keto fotot, lere se kjo fotua e dyte eshte computerizuar, duket kollaj, ajo gruaja me mire te perfaqesoj shqiperin ne peshat e renda ngritese si per burra dhe per gra dhe sigurishte qe do te fitoje dhe do ta nderoj shqiperine te tere!!!
 
olti

Neo
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

O djepiiiiiiiiiiiii pse tallesh :eek: /pf/images/graemlins/tongue.gif

Si dhe shikoni te gjithe dhe po ta dini kush eshte djepi do e dinit se eshte mjeshter i manipulimit te fotove /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
olti

Neo
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

Sot eshte data 4 dhe ajo foto qendron ende ne listen e fotove me postuara me email, pra ne fotot me te famshme. Kemi lene nam te madh!

yahoo.jpg
 
Gigo

Primus registratum
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

Fillimisht postuar nga McByrek:
[qb] Po ti or Gigo qenke i cuditshem. Pse te djeg kaq shume fakti qe na kane dale te palarat e shtepise ne sy te botes ne? Pse ia hedh fajin fotografit qe ne fund te fundit ate detyre ka: te shkrepe aparatin kur sheh gjera qe do te skandalizonin te tjeret? Pse fillon bluan hamendje: jo ai s'eshte burri i te gjores grua, jo s'i ka marre leje fotografi, jo i ka paguar Reutersi e te tjera dokrra. Pse mor, nuk e di ti qe ne Shqiperi ka me mijera per te mos thene me dhjetera mijera gra qe e kerrusin kurrizin ne kete menyre, por nuk ka fotoreportere te REUTERsit apo AFP-se qe t'i fiksojne ne celuloid? Apo sipas rradakes tende: jooo, nuk ka nga keto gjera ne Shqiperi, por edhe nese ka, ato duhen mbajtur te fshehta dhe s'i duhen treguar njeriu. Ti nuk e thua, por fshehtaz ti kete do te doje; qe ky realitet te mos ndryshonte kurre. Dhe ky eshte nje realitet qe u vjen pas avazit vetem njerezve te dobet dhe pa karakter qe ndjehen te frustruar dhe te rrezikuar nga perparimi i emancipimit te gruas. Njerez si ty apo si ai pacienti tjeter, p.iliç, do te donin qe ne emer te tradites, fese, krenarise a budallallekut, ta kthenin mbase kohen mbrapsht. Ndoshta edhe para 1944-es kur per here te pare u hoqen ferexhete.
E kapni edhe me fotoreporterin pale. Turmë cjepsh arkaikë. [/qb]
Une te pakten mund te jem cjap arkaik, por nuk jam nje cope gomar mendjelehte qe me tregon se c'mendoj "fshehtazi thelle, shume thelle me mendjen time". Do te doja te te shihja ty ne ate foto ne nje moment gabimi apo shkarje padashje, se fotografet e paparacet keto raste ruajne e nuk ka nder per ta. po te kishe lexuar pak me me kujdes do merrje vesh se une ate tipin ne foto e quajta "maskara, etj. etj. e do merrje vesh qe une nuk jam per mundimin e grave, nuk jam as fetar, as tradicionalist etj. etj. Po nuk do te doja ne asnje menyre qe nje fotograf pa skrupuj te nxirrte ne foto nenen, motren apo nje shoqen time ne nje moment te veshtire te jetes se saj. shpresoj qe kesaj rradhe ta kesh kuptuar te pakten pse e kam kapur me fotografin...
 
McByrek

Primus registratum
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

Fillimisht postuar nga Gigo:
[qb]
Fillimisht postuar nga McByrek:
[qb] Po ti or Gigo qenke i cuditshem. Pse te djeg kaq shume fakti qe na kane dale te palarat e shtepise ne sy te botes ne? Pse ia hedh fajin fotografit qe ne fund te fundit ate detyre ka: te shkrepe aparatin kur sheh gjera qe do te skandalizonin te tjeret? Pse fillon bluan hamendje: jo ai s'eshte burri i te gjores grua, jo s'i ka marre leje fotografi, jo i ka paguar Reutersi e te tjera dokrra. Pse mor, nuk e di ti qe ne Shqiperi ka me mijera per te mos thene me dhjetera mijera gra qe e kerrusin kurrizin ne kete menyre, por nuk ka fotoreportere te REUTERsit apo AFP-se qe t'i fiksojne ne celuloid? Apo sipas rradakes tende: jooo, nuk ka nga keto gjera ne Shqiperi, por edhe nese ka, ato duhen mbajtur te fshehta dhe s'i duhen treguar njeriu. Ti nuk e thua, por fshehtaz ti kete do te doje; qe ky realitet te mos ndryshonte kurre. Dhe ky eshte nje realitet qe u vjen pas avazit vetem njerezve te dobet dhe pa karakter qe ndjehen te frustruar dhe te rrezikuar nga perparimi i emancipimit te gruas. Njerez si ty apo si ai pacienti tjeter, p.iliç, do te donin qe ne emer te tradites, fese, krenarise a budallallekut, ta kthenin mbase kohen mbrapsht. Ndoshta edhe para 1944-es kur per here te pare u hoqen ferexhete.
E kapni edhe me fotoreporterin pale. Turmë cjepsh arkaikë. [/qb]
Une te pakten mund te jem cjap arkaik, por nuk jam nje cope gomar mendjelehte qe me tregon se c'mendoj "fshehtazi thelle, shume thelle me mendjen time". Do te doja te te shihja ty ne ate foto ne nje moment gabimi apo shkarje padashje, se fotografet e paparacet keto raste ruajne e nuk ka nder per ta. po te kishe lexuar pak me me kujdes do merrje vesh se une ate tipin ne foto e quajta "maskara, etj. etj. e do merrje vesh qe une nuk jam per mundimin e grave, nuk jam as fetar, as tradicionalist etj. etj. Po nuk do te doja ne asnje menyre qe nje fotograf pa skrupuj te nxirrte ne foto nenen, motren apo nje shoqen time ne nje moment te veshtire te jetes se saj. shpresoj qe kesaj rradhe ta kesh kuptuar te pakten pse e kam kapur me fotografin... [/qb]
Po kjo provon saktesisht ate qe pata thene per ty. Ti nuk je aspak kundra asaj pamjeje te turpshme qe fotografi vetem sa e ka fiksuar ne celuloid. Ti thjesht nuk do te doje qe ajo pamje te fiksohej dhe te publikohej.
Une nuk mund ta di pse refuzon me kaq kembengulje te pranosh se ky eshte nje realitet i dhimbshem per shume fshatra te Shqiperise. Vete fakti qe ti thua se nuk do te doje te shihje ne nje foto si ajo nenen, motren apo ndonje shoqen tende, me ben te mendoj se origjina jote e afert eshte realisht shume e "kercenuar" nga publikime te tilla. Ti u trembesh ketyre lloj fotosh sepse ka te ngjare qe ato te te kujtojne familjen, apo mjedisin nga vjen, prandaj ndjehesh ne panik. Nuk them se aprovon kete menyre arkaike te jetuari, por puna eshte se ti je pjese e saj, dhe nuk mund te besh asgje per ta ndryshuar kur largohesh nga interneti dhe kthehesh prane mjerimit qe te rrethon.
Sa per mua, une nuk frikesohem sic ben ti, semos ndonje paparac me kap ndonje moment gabimi, apo shkarje padashje. Fotoja e publikuar nuk eshte pasoje e ndonje gabimi. Dhe ai burri duket qe nuk e ka ngarkuar padashje te shoqen. Une e shoh foton thjesht si nje fenomen per t'u studiuar dhe per t'u luftuar. Nuk kam asgje kunder fotoreporterit pasi jam civil dhe qytetar dhe jam i ndergjegjshem se askush nuk duhet ta kape me lajmetarin. Amendamenti nr.1 i kushtetutes amerikane thote: Shtypi eshte i lire, liria e shtypit mbrohet me ligj. Kaq. Te gjitha te tjerat jane brockulla.

Dhe mos me sugjero te lutem te rilexoj diarré-ne tende te meparshme per te kuptuar cfare tipi je. E lexova dy here dhe kuptova vetem qe ke fjalor te varfer, mjerim intelektual dhe se e ke kapur me pasojen ne vend qe te merresh me shkakun. Te dyja postimet i fillon me eksklamacionin: "O fotograf".

Mirupafshim dhe mos u merzit qe je fshatar.
 
Mirupafshim dhe mos u merzit qe je fshatar. [/QB][/QUOTE

Injoranca dhe varferia jote shpirterore s'ka kufi i dashur! Andej nga vij une, kjo pamje nuk ka qene as para 100 vjetesh. Mbase kjo eshte fatkeqesia jote. Dhe ben shume mire qe me kujton mua amendamentet, por ki parasysh se mendimi im i lire ka te njejten vlere si ai i reporterit. Por ti nuk je aq tolerant. Kjo eshte fatkeqesia e shume shqiptareve, qe vijne ne Amerike nga hici dhe kujtojne se cdo gje jashte Shqiperise eshte perfekte. Mos harro se Shqiperia ka ekzistuar shekuj me pare Amerikes. Por, ti mbase i ke humbur keto mesime qe duhet ti kishe marre ne moshen e duhur. Tani mbase eshte vone. Mundohu te pranosh dhe ata qe nuk mendojne doemos si ty. Agresiviteti jot eshte tipik shqiptar. Me fal, mik i dashur, duhet ta pranosh. Dhe toleranca eshte nje karakteristikat e mira te amerikaneve, te cilen me sa duket nuk e ke mesuar akoma. Duke me cituar mua amendamentin e kushtetutes se nje vendi tjeter, tregon mungesen e identitetit tend. Ti nuk di akoma se kush je. Me kete mendje qe ke, mos te te genjeje vetja se ke shanse per t'u bere ndonje dite amerikan. Ne rradhe te pare duhet te behesh njeri dhe kjo fillon me pranimin e faktit qe jo te gjithe mendojne doemos si ty. Larmia e mendimeve, te hap syte. Mos harro se Shqiperia ka dhe shume gjera te bukura qe mbase ti ke zgjedhur t'i harrosh. Ne qofte se nuk jemi ne te paret qe ia tregojme botes, atehere c'mbetet. Cdo vend ka te keqijat dhe te mirat e veta. Ne jemi shqiptare dhe duhet t'i tregojme te tjereve qe nuk jemi me pak njerez apo me pak te zgjuar se ata. Shqiperia nuk ka nevoje per gjera te tilla. A ka mundesi te japesh ti dhe ai fotoreporteri apo dhe gjithe te tjeret ide se si mund te behet me mire? Mendohu pak. Kultura dhe edukata ime nuk me lejojne te bie ne nivelin e diskutimit tend. Ndaj po e le me kaq.
 
mostro

Putraku
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

Fillimisht postuar nga PUTRAKU:
[qb]
Fillimisht postuar nga Djep mbi Barrikada:
[qb]
alb-theme-1.jpg

[/qb]
/pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
ysh er dreq yshhhhhhhh!!!!
amon o djepo pse re ti e ke ber kete kryeveper.... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Open-minded

Primus registratum
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

Ne Amerike ka njerez qe flene poshte urave, burra qe i rrahin dhe vrasin grate. Po keshtu dhe ne shume vende te tjera. Kur isha ne Greqi para nje viti, pashe nje plake me gomar qe u shiste turisteve fruta. Ajo ishte krejt si plakat shqiptare mbase dhe me keq. Megjithate, kur hyn ne internet dhe kerkon informacione per Greqine, nuk sheh plaken e vuajtur me gomar,por sheh Athinen e vjeter dhe ishujt e mrekullueshem greke. Mbase disa mund te mos jene dakort me krahasimin, sepse duhet te pranojme qe jemi mbrapa Greqise, por tregon se realiteti ka dy ane. Zotesia eshte te shfrytezosh te mirat dhe t'ua besh te njohura dhe botes te kuptosh te keqijat per te miren tende dhe ti rregullosh dhe jo te behesh gazi i botes. Ne disa zona te Zvicres femrat nuk votojne se voton kryetari i familjes vetem, por nuk eshte kjo qe karakterizon Zvicren ne internet. Mendoj se eshte detyre e shiptareve jashte dhe brenda Shqiperise te bejne pjesen e tyre te vogel per t'i permiresuar gjerat. Te pushojme te shari veten dhe te pranojme qe jemi mbrapa, por njekohesisht te shohim para se si mund te bejme me mire per veten dhe vendin tone. Nuk mund te kenaqemi me largimin nga vendi dhe te vazhdojme te shajme Shqiperine. Se Shqiperia nuk eshte nje gje abstrakte , por perbehet nga njerez. Dhe ne duam s'duam jemi pjese e ketyre njerezve. Une nuk e kuptoj se si ca shqiptare qe ikin ne Europe dhe Amerike, u genjen mendja se kjo i ben me te mire e me te zgjuar se ata qe kane lene ne Shqiperi. Une vete jam ne Amerike, jam studente doktorature, por prape mendoj qe jeta ne Shqiperi, ndonese jo shume e organizuar, per disa njerez eshte shume me aktive, e pasur dhe ne ndryshim e zhvillim te vazhdueshem, plus qe ne nje vend te vogel si Shqiperia ndikimi yt si individ eshte me i dukshem. Me ka bere pershtypje nje punonjese amerikane ne universitet qe e vetmja gje qe dinte nga Shqiperia ishin studentet shqiptare qe i kishin lene te gjithe pershtypje te mira dhe Valbona Selimllari per sa e bukur ishte dhe cmimet qe kishte fituar. Pse te mos i tregojme botes te mirat tona? Ekziston nje thenie qe "Vendet maten nga njerezit e mire qe kane."
 
Top