Re: Fotoja e dites tek yahoo!
Na marrshin te keqen armiqte e Shqiperise qe duan te na diskreditojne. Nuk eshte fare e vertete qe burrat shqiptare i ngarkojne grate me dru. Jane grate vete ato qe i ngarkojne drute me shume deshire me buzen gaz dhe biles duke kenduar kenge patriotike atdhetaro-liridashese-informuese si p.sh: "A kane uje ato burime", "N´ato maja rripa-rripa", "Debora zuri malet" e te tjera si keto. Une e di shkakun e ketij vetesakrifikimit te grave. Dhe me besoni qe eshte nje shkak shume i forte. Do te pyesni ju cili na qenka ky shkak. Po e tregoj meposhte:
Para shume, ne vere, vitesh kur isha me pushime ne Shqiperi bashke me nje mikun tim gjerman, te apasionuar sic jemi mbas alpinizmit, morem rrugen per ne malesine e Dukagjinit. Duke u ngjitur perpjete shohim dy njerez para nesh. Duke u afruar me teper po na shfaqeshin konturet e qarta te ketyre njerezve dhe shohim qe njeri nga ata ishte nje grua qe po mbarte nje barre me dru. Te them te drejten une e njoha qe ishte grua vetem nga veshja, sepse ajo e shkreta kishte humbur komplet nen barren e druve. Nja dhjete hapa para saj ecte nje malsor me veshjen karakteristike te Dukagjinit, me nje goxha stap kryq me shpatullat dhe krahet i kishte kaluar mbi stap. Sic duket po t´i mbante krahet varur, i lodheshin. U pershendetem dhe qendruam rreze nje peme. E perpjeta dhe dielli e kishte bere punen e vet dhe ne ishim mbytur ne djerse. Miku kishte shqyer syte dhe po shikonte i habitur gruan, qe, ashtu ne kembe, po priste gjithmone dhjete hapa me tutje, nderkohe qe malesori na zgjati kutine e duhanit. Une nxora nje cigare, kurse miku duke refuzuar me dore ne zemer, ashtu sic e kishte mesuar, me pyet se kush ishte ajo grua dhe cfare faji kishte bere qe ishte ngarkuar me barren e druve. Ia perkthej malesorit:
- Kush eshte ajo gruaja? – e pyes.
- Nji gru e jemja - me thote, a thua se kishte nja dhjete si puna e asaj.
- A nuk eshte ngarku si shume? – i them njekohesisht duke pasur frike se mos e kisha ofenduar.
- Vec ta kishe pa dje, e kishe ngarku ene dy her aq – me thote si me krenari.
Ia perkthej mikut dhe ai i duke shqyer syte, me thote ta pyes:
- A ke femije?
- Po, besa 5 cop – a thua sikur ishin gure oborri.
- Sa eshte i madhi e sa eshte me i vogli? – vazhdoj t´i perkthej une pyetjet e mikut tim.
- 17 ash i madhi e ma i vogli tash n´shtator i mush 4 vjetet.
Kur ia perktheva kete, miku u hodh si me suste dhe thote:
- Po pse nuk ben nji gje?
- C´ar me ba?
- Po ja ti te ngarkosh drute dhe gruja te rri ne shtepi edhe te rrisi femijet, te beje punet e shtepise dhe te te beje buken me ngrene?
Mu duk se i kalova kufinjte kur i drejtova malesorit kete pyetje dhe te them te drejten mendova tani si te perballoj rrebeshin, por ai me pa ne sy, si gjysem mendueshem dhe pasi thithi fort duhanin pa filter na tha:
- Mire e ke ti ta marrsha, ene po i bajme t´gjitha sa thu, po n´darket kush ka me ma qi ket grue, a tin, aaa?
Arsyetim me baze apo jo? Prandaj edhe grate me deshiren me te madhe ngarkojne barren e druve, biles sa cohen nga gjumi, shkojne e rrembejne terkuzen dhe presin tek dera qe te cohet burri e te nisen per dru. Burrat e shkrete u thone: Moj rri sot ne shtepi, mos bej dru.
Kurse ato u pergjigjen: Jo, Jo, duam dru, duam dru, poshte Evropa, poshte Amerika, rrofte kanuni, poshte emancipimi.
Jane armiqte e popullit shqiptar dhe miqte e grekut, te serbit e te italionit ata qe tregojne keto fotografi ne internet e nuk na japin neve asi lek nga ato qi fitojne, qe t´i fusim nonji gote raki tek bytha plepit e te knojme nonji kong t´Myslymit. Funi i funit me trimnit tona po bojne lek ene ato.
Tani, po iki i deshperuar, sepse ketej nga Gjermania s´ka asnje grua qe te te lejoje ta ngarkosh me nje barre dru. Nuk ke cfare t´i besh, keta gjermanet nuk jane burra namazi.