Fotoja e dites tek yahoo!

Fotoja e dites tek yahoo!

Per te hapur kete teme jam i shtyre nga nje teme tjeter e hapur tek rubrika e problemeve te emigranteve, por ky nuk eshte nje problem vetem i emigranteve, por ne pergjithesi gjithe shqiptareve. Si mund te qendrojme indiferente, kur siti me i madh boteror ka zgjedhur per daten 24-25 shkurt kete foto per ta prezantuar ne fotot e dites, madje te paren!

yahoo2.jpg
yahoo1.jpg


yahoo.jpg


Ky pra nje realitet i shpifur shqiptar. A nuk eshte turp?!
unsure.gif
frown-.gif
 

mostro

Putraku
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

Jo plako seshte turp hic!jemi akoma vend i botes se tret me synim ate te dytin-kshu shkruante nje gazete europiane..prandaj turpi dhe burgu per burrat jane..mjaft qe ne keto data mos hy fare te yahoo-jaaaaaaaaaa
biggrin-.gif


he mo te keqen ja ashtu ju pafshim per hera(grave kjoja grave)
biggrin-.gif
 

ARBEN CELI

Primus registratum
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

edhe ktu qekam una eeee?si paska dal edhe qyfyrja ne fotooooooo!!!!sa bukur !e kom thone ekur ma ka gjet baba per nuse,qe qyfyrja eshte nuse per shpi.la shpla ene shko edhe per dru.ket dit u kenoqem sepse bomdhe nji pic nic me kete rast qe u hap dhe koha.
biggrin-.gif
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

O god, shume pamje e shpifur. ...
e medet Elbason, qyteti ne kerthize te Shqiperise, paskan goxha per te kapur ndaj jetes...
Ce do realiteti i shpifur shqiptar...
blush.gif
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

E shkrova në një rubrikë tjetër. të më falin bashkombasit ndaçin...
Ne trimoshat shqiptarë jemi derra-maço-shovinistë.
Ende janë aktuale për mjaft ne vargjet e Çajupit.
...-Burrat (burracakët, shtesa ime)nën hije, pika që su bie...-
I pata thënë një shoku ... Ne kemi robëruar femrat tona të mrekullueshme, ndërsa të tjerët na kanë robëruar ne...
Seriozisht, për mua është më lehtë me dalë në mal dhe me u vra, se me mbetur vejë me kalamaj të vegjël, pa bukë, në mëshirën e fatit, që në të shumten e rasteve ka qenë shumë tragjik.
Vërtetë në të shumten e rasteve, i kemi trajtuar keq, si prona, dhe as që kanë menduar, ende mjaft nuk mendojn që ti kënaqin, as në shtrat as në hanek,- thojn andej kah ne...
Secili konstatim ka përjashtime. Këtu ka edhe humor, por disa tipa, vëllezërit e mi kam përshtypjen se kënaqen vërtetë, duke pa femrat duke vuajtur...
P. s. Ata që kënaqen kur i shohin duke vuajtur, dhe i bëjn femrat me vuajtur, në jetën tjetër lindin femra, dhe do i vuajn ato që ua kanë shkaktuar atyre!!!!!
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

Kendveshtrimi i ketij 'zoterise' me cigare:

d-w-m.gif


[ 25. February 2003, 12:02: Message edited by: Djep mbi Barrikada ]
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

Djepo eshte veprimi me i ulet qe nje mashkull shqiptar ben tek sa sheh kete foto.
Nuk ka vetem ne Elbasan por ne gjithe Shqiperine.
Femra shqiptare eshte me e persekutuara ne gjithe vendin dhe kjo si pasoje e shume arsyeve.
Jemi kapadainj dhe padishahe ndaj nuk shohim dite.
Me vjen mire qe shqiptaret kane filluar te kuptojne dhe me vjen mire qe te drejtat e gruas do vihen ne vend nje dite, por kjo do kohe
Ky lloj maskaralliku eshte normal ne cdo fshat shqiptar.
Dhe partia e Punes me ne krye shkerdhatat me te degjeneruare te kombit e la kete vend edhe 1000 vjet mbrapa.
Fotoja e 2003 tregon se ne Evrope akoma ka mbeturina te mijevjecarit te kaluar dhe aq me keq qe Fete ndryshme qe kane ardhur tani sidomos ato orientale po i kthejne femrat ne gomere te dobishem.
 

une_une

Primus registratum
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

Fillimisht postuar nga Djep mbi Barrikada:
[qb] Kendveshtrimi i ketij 'zoterise' me cigare:

d-w-m.gif


<small>[ 25. February 2003, 12:02: Message edited by: Djep mbi Barrikada ]</small> [/qb]
eshte e cuditshme Elbasani dallohet per kete. Disa gazeta shkruan se ne disa fshatra ne elbasan jetohen si Taleban. Jane njerez te mire por magjype.
 

Artur IDRIZI

Primus registratum
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

BURRAT NEN HIJE
LOZIN,KUVENDOJNE
PIKA QE S'U BIE
SE NGA GRATE RROJNE
Atit mikut qe e ka shkrujt i duhet bo monument.
Medet,medet.Jemi ne 2003,po m'gja se atij palles i paska ngel ora nja 1000 vjet mrapa. :eek:
 

u74

Primus registratum
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

Turp eshte eshte qe akoma ne Shqiperi grate trajtohen ne nje menyre te tille sic e paraqet ajo fotoja.

POR UNE DO TE THOJA SE TURPI ME I MADHE ESHTE PER SHQIPETARET SI ARBEN COJA QE PER NJE GRUSHTE DOLLAEESH JANE GATI TI PARAQESIN NE BOTE SHQIPETARET SI NJEREZ ME BISHT !!!!!!!!!

Ne c'do vende te botes mundesh qe ta besh nje fotografi te percudnuar.
P.sh ne amerike jane me qindra drug -adicts qe te percudnuar ose edhe te varfer te tjere qe nuk kane
dallim nga varferia dhe mentaliteti shqipetare,
po keshtu mund te vazhdojme me Angline,Francen,Italine,Gjermanine etj..etj.

Gjendja e grave dhe e gjithe shqipetareve eshte e veshtire,shume njerez nuk kane para ne fshatrat shqipetare te blejne nje mjet te motorizuar qe te punojne token,ose nje biciklete apo qofte edhe nje gomare.

Besoj se nuk kemi harruar kur jetonim dy ose tre familje ne nje hyrje me nje ose dy dhoma ,dhe WC
ishte kthyer njekohesishte edhe ne kuzhine per te gatuar ushqimin, sepse shpeshhere apartamentet shqiptare kishin nje aneks te vogel, ose edhe pa kuzhine fare.

E tani sipas ketyre tipave si ARBEN COJA ne duhet qe ti publikojme sa me shume ne bote keto fakte tragjike qe kemi kaluar dhe po kalojme si popull.

AI BURRI QE ESHTE NE KRAH TE ASAJE GRUAJE TE NGARKUAR DUKET NJE I HUMBUR , POR KY ARBEN COJA DUKET NJE INJORANTE SAHANLEPIRES PERPARA ATIJE TE HUMBURIT QE NE FOTO PI CIGARE.
 

pupi

Primus registratum
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

Fotoja me pelqen.
Kjo tregon se Emanzipimi ka hyre ( vone por ka hyre ama ) dhe ne Shqiperi.
Po te mbante dhe ate barren burri car do bojte gruaja pastaj ? apo dhe ajo te pinte cigare .
Ndoshta ka kambengulur qe ta mbaje se perndryshe nuk do kishte shume levizje Fizike dhe do shendodhej me shume dhe ai i shoqi do ta tradhetonte me nje me te dobet.
Pra njerez : shikojeni boten me syze me ngjyra dhe jo bardhe e zi


---------------------
Ashtu ju pafsha te gjithave
 

u74

Primus registratum
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

Fillimisht postuar nga Lara Croft:
[qb] Te lutem cfare je duke thene?? je duke krahasuar kete shembelltyren e paburrerise dhe pertacise dhe injorances ne foto me mizerjen e ca te droguarve?? Nuk mund ta pranoj. Ata jane nen efektin e dickaje qe i mban varur. Ky qelbesira ne foto nen efektin e cfare gjeje eshte??? Te paburrerise se vet???

Pfffffffffffffff [/qb]
MOS mu lut hic!

Shihe proplemin nga te gjitha aspektet, dhe mos u nise vetem nga qellimi naive qe te dukesh si e si me i emancipuar. pffff /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Herkuli

Primus registratum
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

Me vjen shume keqe per ofendimet qe me keni bere me siper:
Ajo fotoja nuk eshte aspak e vertete se une perpara se te ngarkoja gruan, i kisha prere vete shkarpat ne pyll. Kuptohet pa leje. Ate dite me dhimbte mesi sikur te mi kishte rene dikush me vare. Hunda po me cahej per nje duhan dhe keshtu qe taksirati i gruas te mbante kapicen. Une i shkreti e pyeta gruan- A do ta mbaje une por ne darke-i thashe-nuk do kem fuqi te ngrej as doren e jo me ... Dhe dy llafe deshi nusja dhe ma rrembeu gurin nga dora, sic i themi neve ketej.
Dale moj cupa sa shume qenkeni merakosur per fatin e bashkekombes dhe bashkefshatares?!Sa me dhimbet mua gruaja eme nuk ju dhimbet juve. Por me siguri juve ju dhemb shpirti se mendoni se jeni ju ne rradhe, sidoqofte jo me mua se jam tashme i kompletuar edhe me grua edhe me gomar. Grate po nuk u morren me pune te renda sic e tregonte edhe resmja e mesiperme fillojne dhe hazbojne si gomarica te mbarsura. Duhet pune, pune qe ti vere ne frere keto grate e sotme se kane marre kot te gjitha. Klubet e tiranes gumezhojne nga grerezat dhe te perdalat kane marre rruget.
Femrat shqiptare e kane harruar detyren e tyre, te na lajne, pastrojne dhe te na sherbejne si gra te denja per mbremjen qe u perket totalisht atyre (nese kane fuqi kuptohet!). Pastaj sic dhe e tha dikush me pare, doni barazi?! Bujrum, ngreni stiven e shkarpave.
 

ujiftohte2die4

Primus registratum
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

o njerez, vellezer, motra dhe patrioter nuk eshte turp jo, mendohuni thelle... pse dota na i ka nxjere ate foto atje, sepse shume shtete na kane zilin per c'fare ne bejme dhe duan qe te na ulin me poshte se veten e tyre por s'kan c'fare te na bejne me koto foto jo, sepse ne jemi race e zgjuar, and we play wit these ugly mothafuckaz!!!
 

Gigo

Primus registratum
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

Fotografi Arben Celi qenka nje pusht fotograf qe do te beje para me vuajtjet e te tjereve, ne rastin aktual, me vuajtjet e gruas ne foto. Po ti more pusht fotograf, meqe na ben moral me foto, a i the gje burrit te gruas qe pe, p.sh. "mor maskara pse e le gruan ashtu" apo ti je "bure" vetem per te bere fotografi? apo nuk ishte fare burri i saj i vertete dhe ti the qe ishte burri qe te merrje parate nga Reuter-i? plehre!
 

Gigo

Primus registratum
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

O fotograf, po i more leje asaj gruas qe ti bëje fotografi, sic behet zakonisht ne perendimin "e kulturuar", apo jo?! Me siguri qe jo. Po ndonje para i dhe nga ato qe more nga Reuters-i, meqe edhe ajo, edhe "burri i saj" moren pjese ne "suksesin" tend ne Yahoo Entertainment?! Po nuk je shqiptar ti jo, as burre nuk je se nuk ke as nder e as burrni, se i njoh tipat pleh si puna jote une, vetem paraja i terheq! Fatkeqsisht jane bere shume tipat si puna jote ne Shqiperi prandaj jemi aty ku jemi...
 

McByrek

Primus registratum
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

Po ti or Gigo qenke i cuditshem. Pse te djeg kaq shume fakti qe na kane dale te palarat e shtepise ne sy te botes ne? Pse ia hedh fajin fotografit qe ne fund te fundit ate detyre ka: te shkrepe aparatin kur sheh gjera qe do te skandalizonin te tjeret? Pse fillon bluan hamendje: jo ai s'eshte burri i te gjores grua, jo s'i ka marre leje fotografi, jo i ka paguar Reutersi e te tjera dokrra. Pse mor, nuk e di ti qe ne Shqiperi ka me mijera per te mos thene me dhjetera mijera gra qe e kerrusin kurrizin ne kete menyre, por nuk ka fotoreportere te REUTERsit apo AFP-se qe t'i fiksojne ne celuloid? Apo sipas rradakes tende: jooo, nuk ka nga keto gjera ne Shqiperi, por edhe nese ka, ato duhen mbajtur te fshehta dhe s'i duhen treguar njeriu. Ti nuk e thua, por fshehtaz ti kete do te doje; qe ky realitet te mos ndryshonte kurre. Dhe ky eshte nje realitet qe u vjen pas avazit vetem njerezve te dobet dhe pa karakter qe ndjehen te frustruar dhe te rrezikuar nga perparimi i emancipimit te gruas. Njerez si ty apo si ai pacienti tjeter, p.iliç, do te donin qe ne emer te tradites, fese, krenarise a budallallekut, ta kthenin mbase kohen mbrapsht. Ndoshta edhe para 1944-es kur per here te pare u hoqen ferexhete.
E kapni edhe me fotoreporterin pale. Turmë cjepsh arkaikë.
 

Luminus

Primus registratum
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

ne fund te fundit ajo foto pasqyron realitetin shqiptar... na pelqen apo sna pelqen, kjo eshte kultura dhe tradita shqiptare. ka ndonje gje te keqe ketu? Yahoo!-se i beri pershtypje kjo, kurse mua si shqipo qe jam me duket normale... duhet te jemi krenar for our heritage :cool:
 

filani

Primus registratum
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

Qe fotografia eshte e turpshme kjo nuk diskutohet. Por qe edhe kushtet ne shtepine tone te dhjere jane te tilla, edhe kete s'e luan topi. Llogarisni sikur ketij tipit ti dilte llotaria per ne Amerike apo te sajonte nje soggiorno per ne Itali. Si mendoni ju, a do te vazhdonte te ngarkonte gruan si gomar ai? Une them se jo. Dhe e dini pse? Sepse ambjenti nuk do ta lejonte. Por ne Shqiperi pak veteve i bejne pershtypje skena te tilla. Keshtu qe ky tipi, Mahamuti te themi p.sh, ashtu ka pare dhe ashtu ben. Dmth ambienti qe e ka rrethuar tere jeten ka qene i tille si edhe vet kjo foto. Une nuk e di nese fotografi, Z. Arben Trapi ka bere mire qe e ka cuar te Yahoo kete foto apo jo. Po te isha une do ta kisha zmadhuar dhe do ta vendosja te hyrja e parlamentit tone te nderuar, pikerisht aty ku burrat tane me te mire e me te zgjuar drejtojne me aq urtesi. Ose ndoshta edhe fotografi vet e ka kuptuar se edhe po ta conte te dera e parlamentit nuk do bente shume efekt, sepse burrat tane me te mencur nuk do kishin kohe per gjera te tilla. E ku kane kohe ata te merren me nje katundar nga Elbasani tashti de. Ata jane te zene me parlamentin qe bie era nevojtore nga kokat e tyre. Dhe s'kane faj. Shqiptaret mesa duket donin ti hiqnin nga rruga keta burra nga era e keqe qe vijne dhe thane me mire ti veme bashke ne nje dhome. Ne parlament. Te pakten aty brenda ata nuk nuk do te shohin foto te tilla se po ti shohin do na ngarkojne te gjitheve ne (burra e gra) si ajo gruaja te fotografia.
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Fotoja e dites tek yahoo!

Fillimisht postuar nga Djep mbi Barrikada:
[qb] Kendveshtrimi i ketij 'zoterise' me cigare:

d-w-m.gif


<small>[ 25. February 2003, 12:02: Message edited by: Djep mbi Barrikada ]</small> [/qb]
O Djepo por car kujton ti se po te kishte gomar ky mortja, ne te majte te gomarit do te shihje mortjen ti? Prape ajo e mjera do te ishte.
Ai plera pale ku do te ishte duke dredhur zinxhirin.
 
Top